EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja e shqiptarit - Shqiptaria

+14
Fakiri
Gon!
Xhemajl
Cimi Elezi
abramelin
maqomaqo3
ILIRA
Estilen
Dimitrov Xhunga
Nikolaos
rebelisistemit
Venera1
Ufo
lucio
18 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Feja e shqiptarit - Shqiptaria - Faqe 3 Empty Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  Cimi Elezi 24.08.11 20:39

Ufo shkruajti:
Kjo tregon se ne shqiptarët debatojmë kot përditë edhe këtu në Explorer për punë feje..Në qenjet tona thellë ka zenë vend me kohë paganizmi, ritet dhe traditat ashtu siq edhe ti thekson ma sipër flasin vetë për këtë..Nuk e di a jam ndopak konciz apo jo dhe a ndan një mendim me mua ??
Sakt smund ti heq asnje pik ose presje,vetem mund te shtojm dhe rite te tjera per te par se ku qendron feja me ritet pagane.

Cimi Elezi

108


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e shqiptarit - Shqiptaria - Faqe 3 Empty Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio 25.08.11 20:49


Tradita e festimeve

Nevruzi

Festë bektashie. Nevruzi, ose Sulltan Nevruzi, është festa e Vitit të Ri e kremtuar prej bektashinjve dhe prej shiitëve të tjere më 21-22 mars. Nevruzi, nga persishtja 'viti i ri,' në fillim ka qenë festa e ekuinoksit pranveror dhe quhej si dita e parë e kalendarit diellor persian. Për bektashinjtë dhe shiitët e tjerë ai shënon edhe ditëlindjen e imam Aliut, dhëndërit të Profetit Muhamed.

Pashkët

Zakone dhe festë popullore. Sikundër gjetiu në botën e krishterë, Pashkët, nga lat. Pasqua, është ditë e madhe feste ndër shq-iptarët ortodoksë e katolikë. Ortodoksët e festojnë duke ngrënë vezë të ngjyera me bojë dhe bukë të bërë në trajtë kryqi e të bekuar nga prifti, si dhe duke pirë ujë të bekuar. Pas ceremonive në kishë, njerëzit dalin pasdreke dhe shkojnë për vizitë tek miqtë dhe fqinjët. Ndizen edhe zjarre tëmëdhenj.

Në Iballë të Pukës, zakon ishte që për Pashkë të visheshin me rrobat më të mira dhe të merrnin pjesë në meshë, por me një mënyrë të veçantë për malësinë. Baroni Franc Nopça (1877-1933) shkruan se, duke iu afruar kishës, fiset shtinin në ajër dhe thërrisnin "A je, Don...?" Shër-byesi i priftit të famullisë përgjigjej: "Po, po, këtu është!" dhe shtinte edhe ai. Pas meshës, besimtarët viheshin në rresht me fytyrë nga fshatrat myslimane të zonës dhe shtinin në ajër përsëri. Pas kësaj bëheshin gara qitjeje.

Verorja

Zakon popullor. Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fill të tjerrur të kuq e të bardhë, term që ndoshta ka lidhje me emrin e stinës 'verë' në shqip. Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëhere mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.

Konfirmohet qe verorja perdoret edhe ne myzeqe por me ndryshimin qe nuk ka rendesi nese je beqar ose jo. Verorja vihet me 1 mars dhe pritet ardhja e dallendysheve qe verorja te hidhet mbi nje dege trendafili qe dallendyshja ta marre dhe ta beje fole.


Zonja Nunciatë

E kremte e krishterë. E kremtja e Zonjës Nunciatë përkujton ditën kur kryengjëlli Gabriel i njoftoi Shën Mërisë së Virgjër se ajo do të lindte Jezuin. Në Shqipëri, kjo ditë kremtohej si nga katolikët e veriut, të cilët e quanin Zonja Nunciatë, ashtu edhe nga ortodoksët, që e quanin Ungjillëzimi ose, me termin gr. Evangelizmoi, shq. Vangjelizmoi. Në popull njihej mjaft edhe me emrin Dita e këmborëve ose Dita e zileve, sepse kjo ishte ajo kohë e vitit kur fëmijët dilnin me zile e këmborë për të dëbuar gjarpërinjtë, sikundër dalin në Greqi e në Serbi.

Festa e Zonjës Nunciatë kremtohet më 25 mars sipas kalendarit perëndimor dhe më 7 prill sipas kalendarit lindor të përdorur në Kosovë e në Maqedoni. Në të njëjtën kohë të vitit myslimanët festojnë Nevruzin .
Kisha kryesore ortodokse e Tiranës mban emrin Katedralja e Ungjil-lëzimit. Edhe në Karpen KJ gjendet një kishë e Zonjës Nunciatë e fillimit të shekullit XVII.

Ndër ortodoksët shqiptarë të Rekës së Epërme (Republika e Maqedo-nisë) kjo e kremte quhet me emrin sllav Bllagovesti dhe mbahet si nga ortodoksët ashtu edhe nga myslimanët. Shtëpijaket dalin në të lindur të diellit dhe mbushin ujë në burimin e fshatit, e pastaj hedhin në ujë sheqer, monedha sermi dhe borzilok. Në fillim, enët i shpien në kishë e, më pas, në shtëpi, ku 'uji që fle' pihet nga të' gjithë pjesëtarët e familjes.

Pasdreke, në një lëndinë aty afër mblidhen për të festuar. Vashat beqare, të veshura me kostumet popullore më të bukura dhe duke kënduar, vënë unaza në barin e lëndinës dhe kafshojnë barin aty ku i kanë vënë unazat.

Barin e këputur me dhëmbë e hedhin në enët me ujë të bekuar dhe uji pastaj u jepet për të pirë bagëtisë për t'u shtuar sa më mirë. Sikundër gjatë Krishtlindjeve (shih), pemët frutore vishen me kashtë në këtë kohë të vitit dhe, si për kërcënim, pranë u vihet një sopatë, në mënyrë që të japin prodhimtari të mirë më pas.

lucio

74


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e shqiptarit - Shqiptaria - Faqe 3 Empty Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria

Mesazh  lucio 26.08.11 9:40

Muzika tradicionale qe nga periudha Ilire