EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ringjallja e shqiptarit për besën

Shko poshtë

Ringjallja e shqiptarit për besën Empty Ringjallja e shqiptarit për besën

Mesazh  Zattoo 02.09.15 18:36

Ringjallja e shqiptarit për besën Largea_kosntandini-i-madh1363542527

Ringjallja e shqiptarit për besën, e krahasueshme veç me perënditë

Po qe se do mendojmë se ky lloj miti, pra vdekja e ringjallja, gjendet në shumë kultura, kjo do të ishte plotësisht e saktë. Por, po qe se do të shihnim mënyrat e zhvillimit të këtij procesi dhe personazhet që kalojnë nëpër këtë cikël vdekje-ringjallje, do të vinim re se bëhet fjalë për Perëndi.

Të gjithë këta, të ringjallur e të ardhur nga Bota e Përtejme - pasi kanë vdekur - janë entitete të mbinatyrshme, fuqiplotë, mbinjerëzorë e natyrisht janë manifestim i fuqisë së përjetshme mistike, fuqisë universale, rregullatori i Kozmosit brenda-njerëzor e Universal. E veçanta është se Kostandin i Vogëlthi, ishte veç... një njeri.

Kjo Baladë ka një kuptim shumë të thellë e madje nevojitet një analizë e shtrirë në disa rrafshe të mbivendosura, që gjenden brenda individit e rrëfimit, për të dhënë dimensionin e kësaj figure Titanike. Një nga mesazhet e baladës është se Kostandini theu rregullat e Universit dhe bëri atë që kishin bërë më parë figurat me fuqi mbinatyrore si Osiris, Dionis, Tamuz, Adonis, Baal e madje edhe vetë Krishti. Një figurë anonime. Një njeri i panjohur. Një vëlla i vogël. Një luftëtar i rënë në një luftë pa emër. Ai, Kostandini është mishërimi i fuqisë së panjohur njerëzore, mishërimi i së voglës së pafuqishme, njeriut, që shndërrohet në fuqi hyjnore, mishërim i ngadhënjimit të njeriut mbi vdekjen, mbi Universin.

Kostandini zbërthen kodet e jetës e të vdekjes dhe i bën ato të parëndësishme, të kota, të pavlera, të pafuqishme. Ai nuk është një Faust, por është një njeri që qëndron mbi palët: mbi Jetën e mbi Vdekjen. Qëndron aty me fuqinë që ka vetëm një Zot: Ai që ka çelësat e Botëve. E këtë fuqi ai nuk e mori nga sakrifica, rituale, tempuj, mësime ezoterike, yjësi enigmatike, dije të kulluara e të rrokura veç nga mendje mbinjerëzore. Jo! Asnjëra nga këto nuk ishte rruga e Kostandinit.

Rruga e tij kalon nga shtegu i lotëve të nënës së tij dhe nga lugina e djegur e dhimbjes, përndryshe, forma që ka shpirti i kësaj nëne; kalon nga Dheu, që i kujton atij se ai është i tepërt për të. Është i tepërt për atë Dhe, pasi shpirti i tij nuk është as i asaj bote e as i kësaj bote. Ky përrua lotësh, kjo luginë e djegur, ky Dhe fisnik, ky shpirt i trazuar dhe e vetmja pemë me lule e luginës, pema Doruntinë, janë elementët e fuqisë së Kostandinit.

Të tërë këta përbëjnë, “frymë e gjak” të Kostandinit, përbëjnë fuqinë e tij jetike, forcën që theu barrierat, forcë e cila e ka emrin BESË. Në emër të saj ai erdhi e iku në heshtje enigmatike. Kjo është ajo forcë e mbinatyrshme që vesh shqiptarët, historitë e tyre mitike në më shumë se një rast, traditën e tyre të kahershme, me një lloj besimi të njëjtë me atë të atyre Perëndive që u përmendën më sipër.

Besa e shqiptarit, e ngritur në këtë nivel është një besë, religjion ta quajmë nëse duam, organik i shpërndarë në të gjitha viset, duke i veshur vetëdijes së këtyre individëve një fuqi vendimmarrje e vetëgjyqësie, bazuar në kodet më fillestare të ekzistencës njerëzore, në format më arkaike të organizimit të jetës. Ndoshta, kjo arsye, Besa, dhe kjo mënyrë e përballimit me vdekjen, dashurinë, drejtësinë, gjetur veç si tipar hyjnor i Perëndive mitologjike, e shtyn Henry Noel Brailsford që të shprehet për ta: Janë mbinjeriu i Niçes, këta shqiptarë të moçëm, diçka mes mbretërve dhe tigrave... /

Përgatiti: Maksim Zotaj
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi