Llozha masone "Skenderbej" ne Athine
4 posters
Faqja 1 e 1
Llozha masone "Skenderbej" ne Athine
Po i hidhja një sy një faqeje interneti greke, te quajtur "LLOZHA E MADHE E GREQISE" http://www.grandlodge.gr dhe duke kërkuar aty gjeta një listë me disa llozha, apo "galeri, ose streha masone, siç i quajnë ata" më të vogla të varura nga kjo llozha e madhe dhe midis tyre dallova një llozhë masone greke me emrin "Skënderbej". Gjithashtu në atë faqe gjeta edhe pak histori për këtë llozhë. E përktheva në shqip dhe po e postoj këtu, pasi mu duk interesante.
Historik i shkurtër :
Streha "Galeria" Masone «Skënderbej» me numrin 31
Galeria Skënderbej u themelua në Athinë, më 28 Prill (11 Maj, me kalendarin e ri) të vitit 1900, gati 40 vjet (1867) pas themelimit të strehës "Orienti i madh dhe paqësor i Greqisë".
Organizimi administrativ i masonerisë greke të atëhershme, nuk ishte i qartë. Identifikimi i komandantit të madh suprem, me mjeshtrin e madh të lavdishëm, përbënte një pikë fërkimi. Mungesa e një godine të mirë dhe një vendi të përshtatshëm krijoi probleme të tjera. Kufijtë e "rrudhur" të Greqisë paraqitnin rënie irredentizmi, ndërsa Europa bënte akrobacira ndërmjet paqes dhe luftës.
Fillimet e strehës Skënderbej datojnë në vitin 1882, kur antarët e strehës «Pitagora» me numrin 8", themeluan strehën «Athina» me numrin 9" që kishte qëllim kryesor aktivizimin e antarëve të saj për të çuar drejt suksesit lëvizjet kombëtare të grekëve të skllavëruar të Kretës dhe të Maqedonisë.
Nga gjiri i «Athinës» u themeluan edhe streha të tjera, ndër të tjera edhe streha e quajtur «Thespis». Më 1900, disa antarë të strehës «Thespis», e cila nuk ishte aktive, frymëzuan grekët e skllavëruar me impulset e nacjonalizmit dhe idesë për çlirimin e Epirit të pushtuar nga Turqit. Me pararojë pas'ardhësin e familjes heroike Suljote, të paharruarin, të nderuarin e parë të strehës, Marko Boçarin, vazhduan me themelimin e strehës së re me emrin që do të sinjalizonte mesazhin çlirimtar dhe për Epirin e skllavëruar. Figura e Gjergj Kastriotit simbolizonte luften dhe përpjekjet për çlirim nga pushtuesit turq. Streha «Skënderbej» me numrin 31, që nga themelimi i saj, e deri sot përshkon drejtim të njëjtë, të pandryshueshëm dhe të vazhdueshëm.
Grekë të shquar dhe figura të njohura zbukurojnë hishtorinë e strehës Skënderbej dhe nga gjiri i kësaj strehe "ambasadore të rracës tonë" dolën (6) mjeshtra të mëdhenj dhe (27) antarë të lavdishëm të këshillit të «STREHËS SË MADHE TË GREQISË».
Nga streha Skënderbej dolën dhe u themeluan (8) "streha bija",
nga të cilat sot janë aktive vetëm (4) prej tyre.

Niko_- 57
Re: Llozha masone "Skenderbej" ne Athine
Shum Interesante dhe domethenese per masonizmin Shqiptar.
TheDog- 7
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
si e pamundur me duket sepse duke pare luften e madhe qe i behet kombit tone nga ata "pisa", politika greke e kam fjalen, ose do jene bere dhe ata grek dhe do kene nderruar kombesine ?
nojre- 3
Re: Llozha masone "Skenderbej" ne Athine
"Niko_"....... llozha e madhe dhe midis tyre dallova një llozhë masone greke me emrin "Skënderbej"
Lol, ka shume hamendje ne lidhje me perkrenaren e Skenderbeut per faktin qe pse ka koken e nje dhie qe ngjan me figuren e bafomet.
Fakti qe kete llozhe e kane quajtur si Skenderbej, ndoshta ka gjasa te kete nje lidhje ketu me ate qe thashe me lart, keshtu qe ka dicka ketu qe me ben te dyshoj shume fort ne lidhje me kete.
Edituar për herë të fundit nga enya në 04.04.11 12:29, edituar 1 herë gjithsej
enya- 18
Re: Llozha masone "Skenderbej" ne Athine
ENYA, tani po na hedh në temë tjetër, që mbase mund të ketë lidhje me masonerinë.
Në radhë të parë, mendimi im personal është se objekti që ruhet në muzeun e Vjenës është kurora e Skënderbeut dhe jo përkrenarja e tij! Në radhë të dytë, edhe unë besoj se mund të ketë lidhje me figurën e mëposhtme që thuhet se vjen nga lashtësia dhe ka emërtime të ndryshme, si Bahomet, Baal, apo edhe vetë djalli.
Por më shumë jam i prirë të besoj se koka e dhisë në kurorën e Skënderbeut ka lidhje me mitologjinë greke dhe me "Greqinë e lashtë" siç njihet në ditët e sotme. Në mitologjinë greke thuhet se Rea, nëna e Zeusit, e çoi birin e saj të vogël dhe të sapolindur Zeusin, në ishullin e Kretës tek gjyshja e tij GEA=TOKA që të rritej i sigurt larg babait të tij Kronit, i cili hante bijtë e tij.
Gjithashtu në mitologji thuhet se Zeusi u rrit duke pirë qumësht nga briri i djathtë i dhisë Amalthia. ((thuhet se në Kretë lulëzonte qytetërimi Minoik rreth 3000 - 4000 vjet para Krishtit dhe se rreth shekullit të X para Krishtit u dyndën aty edhe Dorët e lashtë. (unë për vete jam nga ata që besojnë që emrin e atij ishulli e spjegon dhe i jep kuptim gjuha shqipe edhe sot Kretë - Kret=kokë)) Dy emrat që grekët përdorin në 99% të rasteve për të treguar, apo për t'ju drejtuar Zeusit janë ΔΙΑΣ - DHIAS dhe ΖΕΥΣ - ZEUS. Unë këtu shoh edhe një fjalë që e ruan shqipja e sotme. DHIAS - ndoshta është ai që ushqye nga dhia.
Gjithashtu grekët i thonë dhisë γιδα - gjidha. Pra edhe nje fjale tjetër që ruhet nga gjuha shqipe, "gji ' dha", ose "dha gji".
Edhe një fakt tjetër është se një simbol tjetër i Zeusit ishte edhe shqiponja, që ishte gjithashtu edhe simbol i Skënderbeut. Ndoshta gabohem, por ky është mendimi im.

Niko ke sjelle disa fakte shume interesante qe ia vlejne jo vetem per t'u lexuar por edhe per te reflektuar mbi to.
Me ben pershtyje kjo qe thua ti, ne lidhje me disa fjale qe jane tonat dhe tingellojne edhe ne greqishte, mu kujtuan menjehere studimet arkeologjike mbi Dodonen qe arkeologe te huaj e shpjegojne mjaft mire, ate qe ti pretendon ne lidhje me fjalet shqipe, simbolet dhe mitologjine "greke" qe perputhen me ate shqiptare.
Me pelqeu shume ajo qe ke shkruajtur, dhe meqe ne fund ke thene qe "ndoshta gabohem", nuk gabohesh perderisa t'i i argumenton faktet, dhe bashkohem me mendimin tend.
Te pergezoj!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi