EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?

4 posters

Shko poshtë

Feja e shqiptarit eshte shqipetaria? Empty Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?

Mesazh  Kill me 23.07.12 23:04


Kur Vaso Pasha do të shkruante në fund të 1800-ës se "feja e shqiptarit është shqiptaria", besoj do të kishte parasysh më shumë se një thirrje kombëtare për shpëtimin e kombit, faktin se bashkëkombësit e tij nuk ishin edhe aq fetarë sa ky element të përbënte një çelës propagande apo thirrjeje për zgjim kombëtar, por ishte e kundërta, pra fakti që nuk ishin fetarë aspak.



Në ditët e sotme ndajmë të gjithë të njëjtin mendim, se te shqiptarët, edhe pse të ndarë në disa fe, ekziston tradita e mirë e tolerancës fetare dhe e një harmonie bashkëjetese midis feve të ndryshme, gjë që na bën të krenohemi dhe ta trumbetojmë si një vlerë të madhe të shoqërisë sonë. Dhe padyshim që është e tillë.


Gjithashtu janë të shumtë ata që mendojnë se shqiptarët janë popull pagan dhe kjo shihet në shumë artikuj dhe në forume ku njerëzit shprehen për këtë temë. Edhe pse termi paganizëm haset shpesh, asnjë nuk e ka të qartë domethënien e saktë të tij, por përdoret si argument për të dëshmuar se ne shqiptarët jemi të shkëputur nga feja, që nuk ka rëndësi të madhe në jetën tonë të përditshme e deri diku edhe në sensin e të thënit si të "pa fe", jo në kuptimin negativ të fjalës.



Por pse mendohet që ne jemi paganë, dhe pse në shoqërinë shqiptare ka ekzistuar toleranca fetare? Asnjë nga këto dy argumente nuk shpjegon saktë thelbin e tyre ndaj dhe marrin tone propagande.

 Për tolerancën në përgjithësi mund të themi se është karakteristikë e shoqërive apo individëve të civilizuar, të emancipuar, që dinë të dallojnë qartë kufijtë e jetës së tyre me ato të të tjerëve. Është e çuditshme që një shoqëri e prapambetur si jona, në kohë të ndryshme shumë larg civilizimit evropian, të ketë pasur një tolerancë të tillë, që dhe vendet më të zhvilluara na e kanë zili. Toleranca na vjen nga civilizimi? Absolutisht jo. Arsyeja e vetme dhe e qartë që shqiptarët kanë qenë dhe janë tolerantë, është se atyre nuk u bëhet shumë vonë për fenë, nuk e kanë atë si tregues të identitetit të tyre dhe as pjesë përbërëse të jetës së tyre të përditshme.

E kam fjalën në përgjithësi, duke mos marrë parasysh grupe të caktuara religjiozësh apo besimtarësh që janë një pakicë e vogël.

 Gjatë komunizmit ne ishim i vetmi vend ateist në botë. Edhe Bashkimi Sovjetik e vendet e tjera të diktaturave komuniste, pavarësisht se denigruan fenë dhe propagandonin kundër saj, nuk arritën kurrë ta ndalonin atë, të mbyllnin vendet e kultit e të shpallnin të jashtëligjshme praktikimin e riteve të saj. Dhe jo çuditërisht shumica e popullsisë shqiptare gjatë asaj periudhe e mbështeste këtë, duke bërë që dhe sot numri i atyre që konsiderohen ateistë të jetë jo pak i ndjeshëm.



Ndërsa ata që mbrojnë teorinë e popullit pagan kërkojnë të shkëputen nga debatet religjioze. Ata gabojnë në terminologjinë e tyre, sepse të jesh pagan nuk do të thotë që të mos besosh në zot, por të besosh në shumë zota. Paganizmi si një nga format më të vjetra të fesë në botë, praktikuar pothuaj në të gjitha kulturat e hershme e që ne sot e njohim me emrin mitologji, ishte feja politeiste, pra që besonte në shumë perëndi, ku secila kishte “funksionin” e saj.



Përkrahësit e paganizmit sot, edhe pse argumentojnë në mënyrë të gabuar, kanë të drejtë, sepse shoqëria shqiptare është më tepër pagane sesa e kundërta. Po të shohim kalendarin e festave, e veçanërisht se çfarë ndodh gjatë tyre, vëmë re se shqiptarët festojnë të gjitha ditët fetare sipas mënyrës së tyre. Kështu ndodh kur është "Bajrami". E bëjnë në mënyrë pagane, pa qenë nevoja të shkojnë në xhami. Kur janë "Krishtlindjet", edhe pse jemi një shoqëri me shumicë myslimane, përsëri gjithë vendi zien nga atmosfera e festës. Dhe mesazhe urimi u dërgojmë të gjithë të dashurve tanë, duke harruar se çfarë besimi i përkasin. Po ashtu festojmë edhe Vitin e Ri, si dhe ditën e verës, apo ndonjë festë tjetër që nuk ka lidhje më fenë.

E njëjta gjë ndodh edhe për ata më mistikët që duan të kërkojnë fatin e tyre në vende të shenjta. Mjaftojnë që të shkojnë, po se janë teqe bektashinjsh, kisha ortodokse apo katolike, nuk bëjnë dallim.

 Festojmë festat e të tjerëve dhe e kundërta. Ja pra që ne shqiptarët më shumë se monoteistë, pavarësisht fesë që i përkasim, veprojmë si politeistë, për të cilët feja nuk bën diferencim, por rëndësi ka që besojnë.
Kill me
Kill me

28


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e shqiptarit eshte shqipetaria? Empty Re: Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?

Mesazh  Kill me 23.07.12 23:11

Në gadishullin tonë vihet re se historikisht shtetet, që u krijuan, u krijuan në bazë përkatësie dhe identiteti fetar popullsish racialisht heterogjene. Përjashtimi i vetëm ka qenë shteti shqiptar, i cili u ringrit në bazë të përkatësisë kombëtare duke e shmangur në mënyrë të hapur atë fetare. Si i tillë, shteti shqiptar nuk ka qenë aspak i mirëpritur në gjirizin fetar ballkanik, por dhe më gjerë, ndaj dhe është luftuar smirëzisht nga të gjithë "fqinjët" e protektorët e tyre saqë vazhdon dhe sot të jetë i ndarë në masë të madhe pikërisht për shkak të politikave me bazë fetare.

Armiqtë më të sëmurë, vatra të reaksionit antishqiptar dhe agjentë asimilues kanë qenë dhe janë ende pikërisht kishat e xhamitë e teokracive përreth, si imponuese të ideologjisë fetare kundër ideologjisë kombëtare. Në këtë këndvështrim vërehet tërë thelbi i ekzistencës së shtetit kombëtar shqiptar përbri shteteve fetare fqinje me popullsi të prejardhjeve jovendase, kryesisht sllavo-turanike.

Duke parë këtë qëndrim është e pamundur që një shqiptar i cili kërkon shtet kombëtar të flasë mirë për fenë apo të mbështesë fenë, kur DI që feja (sidomos dy trajtat më virulente të saj islamizmi dhe ortodoksizmi) dhe fetarët janë përgjegjësit kryesorë për shpërbërjen, devijimin dhe asimilimin racor e kulturor të kombit të tij.

Shtetet fqinje janë në tërësinë e tyre historike dhe aktuale çorba biologjike me ideologji "të pastër" fetare. Është një farë kompensimi ku "ndyrësia" biologjike i detyron të jenë fanatikë të "pastërtisë" ideologjike. Kjo "pastërti" ruhet, zhvillohet dhe shërben si themeli kryesor i identitetit të tyre shtetëror, si shenjë dhe vlerë identifikuese e grigjave të tyre.

Duke qenë se ky realitet është i qartë për ta në nivel administrativ, vetiu iu shfaqet një urrejtje patologjike për çdo gjë që nuk i nënshtrohet procesit të sajuar ideologjik. Kthehet në imperativ rrënimi i çfarëdo elementi që nuk përqafon ideologjinë fetare, që ka paturpësinë të mos jetë si ta, apo që shfaq dhe një farë "krenarie" të natyrshme dhe të vetishme kundër ideologjisë së tyre. Elementi perceptohet si armik që duhet hequr qafe. Urrejtja e tyre në këtë rast është praktike, sepse shtetformimi kombëtar me baza biologjike është prej natyre kundërshtar i shtetformimit ndërkombëtar mbi baza fetare dhe është kjo urrejtje që i nxit të përpiqen të asimilojnë ose asgjësojnë çdo gjë që nuk i përket grigjës, që nuk është infektuar nga feja e tyre, kundërshtarin e "zotit", shqiptarin e pafé.

Grekët, bullgarët e rumunët e hëngrën identitetin e tyre me bukë gjatë sundimit romako-bizantino-otoman, u përzien me çdo send që ranë në kontakt, iu përfundua lavazhi trunor në kohën e Bizantit e u ritrajtësuan tashmë mbi baza fetare dhe me gjak sllav-turanik. Sllavët e mëvonshëm janë ata që u edukuan që në foshnjëri nga bizantinizmi, kur ky kishte marrë formën e plotë aziatike, dhe vetëm atë identitet njohin. Të dy palëve iu dha në fund lustra nga otomanët dhe u përmbaruan si grigja fetare. Identiteti i tyre është identitet artificial fetar që vjen si pasojë e një kultivimi sistematik teorik, jo si përbërje natyrore kombëtare në zhvillim të lirë.

Në krahun e kundërt qëndrojnë shqiptarët, të cilët (siç e kish vënë re dhe sllavi Karaxhiç një shekull më parë) ishin një komb i vetëdijshëm për veçantinë e tij biologjiko-kulturore dhe që kombësia e tyre nuk lidhej kurrkund me përkatësinë fetare, aq sa (në dallim nga tërë të tjerët rrotull) feve të mos iu kushtohej rëndësi në këndvështrimin kombëtar. Kjo veçori unike e shqiptarëve në tërë kontinentin, e mbase dhe në botë, është vënë re nga të gjithë administratat fetare rrethepërqark. Kjo veçori perceptohet si rrezik i shkallës së parë sepse jep një shembull dhe krijon kushtet e vetvetishme të një regjimi jofetar! Për më tej perceptohet si moskokëçarje dhe sfidim ndaj helmit dhe shpërndarësve të helmit, dhe së bashku me vijën e pandërprerë biologjike ka sjellë tërë mërinë e vazhdueshme të abrahamikëve kundër nesh.

Pavarësisht se mund të duket thjeshtim i tepruar dalja në krahun fetar, ky është gjithë thelbi i kësaj çështjeje: Feja që disave iu bë komb dhe që jo pak syresh i gërreu dhe nga trupi ynë! Nëse nuk kuptohet kjo atëherë jemi naivë, sepse nuk ka Serbi, Bullgari, Greqi, Rumani, Turqi, Bosnje, Mal të Zi, Kroaci pa helmin fetar abrahamik. Këto janë grupime artificiale të droguara dhe feja është helmi që i mban bashkë. Në fakt nuk ka shtet në gadishull, veç nesh, që mos t'ia detyrojë ekzistencën e vet fesë, apo më saktë abrahamizmit. Mendoni ca për këtë... dhe mprihni dhëmbët.

Antiteizmi duhet të jetë nga parimet bazë të organizmit kombëtar shqiptar, sidomos kur antiteizmi praktikisht shërben dhe si veçues (nga gjithë "të tjerët" rreth e rrotull pa përjashtim) me vijën e vet të zjarrit.

Në vazhdim të kësaj dua ta theksoj këtu se feja e ka humbur tashmë dhe ndonjë dinamikë të perceptuar dhe agresivitetin e nevojshëm për t'i shërbyer kombit tonë. Ajo nuk i përshtatet nevojave të kombit shqiptar në shekujt e ardhshëm.

Në këto çaste ne kemi arritur kristalizimin ideologjik dhe përcaktimin kombëtar që nuk e përfshin fenë as si pjesë të kombformimit, as si pjesë të identitetit kombëtar dhe as si nevojë të regjimit administrativ. Çfarë do të thotë se çdo gjë që fetë abrahamike ofrojnë në rrafshin kombëtar është vetiu antikombëtare, ndihmon në përçarje e sjell elementë që nuk janë të kulturës burimore dhe që as nuk zhvillojnë apo fuqizojnë kulturën kombëtare, përkundrazi bien ndesh me parime kombëtare duke imponuar vlera të tjera popujsh të tjerë apo dhe më keq administratë të huaj.

Në zbatime konkrete, antiteizmi, si antifetar me synim të qartë dhe të ngurtë e me bazë vendase ideologjike që buron nga përcaktimi shqiptar i kombit (ku feja nuk bën pjesë), është arma moderne që duhet të mësojë të përdorë shqiptari i shekullit të 21-të.

Kjo armë mund të pasurohet me paganizëm vendas për të shtuar bazën ideologjike, por gjithnjë duke ruajtur tiparet nihiliste që përdor për shkatërrimin e feve të huaja dhe zbythjen e kombeve fetare që na rrethojnë.

Një antiteizëm i formuluar në këtë mënyrë për nevoja vendore është i pajisur siç duhet për t'i bërë ballë dhe ateistëve të kombeve fqinje apo ateizmit ndërkombëtar (e përdor termin në pamundësi të një tjetri më të saktë) që promovohet sot për arsye shkombëtarëzimi të kombeve fetare, kryesisht atyre perëndimore, dhe që ka ngarkesë të paligjshme ideologjike që del jashtë kuadrit të ateizmit si qëndrim i thjeshtë. Ne nuk na prek drejtpërdrejt ky lloj i ateizmit ndërkombëtar, por na prek tërthor duke shtuar numrin e ateistëve në kombet e tjera e duke i bërë "jofetarë si ne".

Këto konstatime na vënë kësisoj përpara armës së re ideologjike që duhet të zgjedhë një shqiptar i sotëm. Duhen njerëz që dinë të kuptojnë koncepte themelore të organizimit dhe të zhvillimit kombëtar dhe dinë të njohin dhe të përvetësojnë mjetet e nevojshme për mirëmbajtjen e kësaj strukture e mbi të gjitha të dinamikës. Çka do të thotë se sulmi ideologjik kundër çdo feje është i dëshiruar në çdo situatë dhe alternativa që ofrohet është kultura burimore pagane shqiptare. N.q.s. kjo kulturë nuk është ende e fuqizuar siç duhet, atëherë secili fillon nga puna.
Kill me
Kill me

28


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e shqiptarit eshte shqipetaria? Empty Re: Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?

Mesazh  Fakiri 25.07.12 22:10

Prof.i nderuar përse mendoni se paganizmi qenka shpëtimi jonë?!!!! Kur të gjithë ne kemi mësuar se edhe kur ishim paganë nuk ishim të bashkuar fiset ilirie,pastaj edhe ateizmin e mbajtëm mëse një gjysëm shekulli dhe as ky nuk arriti të na bashkoj por për kundrazi krijoi ndarje të shumta duke shpikur armiq imagjinare dhe luftën e klasave. Në qoftëse mendon në thënjë e të shumë nderuarit rilindasit tonë Vasko Pashës: "Feja e shqiptarit është SHQIPTARIA" me keq ardhje po e themë se nuk e paskeni kuptuar thelbin e saj e thënë nga ky rilindas.... Nuk duhet të fërkohem me njëri tjetrin rreth besimeve fetare ato janë gjëra shumë individuale secili e ka për veti beson apo nuk beson dhe në çka beson ndrësa kombi është e përbashkët jonë aty të gjithë duhet të jemi të vendosur për ta mbrojtur vlerën dhe dinjitetin e saj,sepse jemi të gjithë shqiptarë dhe në botë është veç se një SHQIPËRI dhe se SHQIPËRI tjetër askund nuk ka.....
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e shqiptarit eshte shqipetaria? Empty Re: Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?

Mesazh  Dimitrov Xhunga 27.07.12 22:00

SHPREHJA E FAMSHME ''FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA''NUK ESHTE ASPAK NJE SHPREHJE QE DUHET LIDHUR ME FENE,BILE-BILE KJO DUHET MARRE SI FSHIKULLIM QE I BEHEJ RELIGJIONEVE TE KOHES POR EDHE POPULLIT,QE TE MOS SHKONTE VERBERISHT PAS GENJESHTRAVE TE KISHAVE DHE XHAMIVE,SEPSE QELLIMI FINAL SI I NJERES ASHTU EDHE I TJETRES MBETEJ SHKOMBETARIZIMI DHEEEEE,PER TE SHPETUAR SHQIPERINE QE PO E SHQYENIN NGA TE KATER ANET TURQIA ME ISLAMIZIMIN,GREQIA ME KRISTIANIZIMIN APO SERBIA ME SLLAVIZIMIN NGRITI NE KUPE TE QIELLIT SHQIPTARIZMEN.
CDO INTERPRETIM TJETER QE I BEHET KESAJ SHPREHJEJE LAPIDARE ESHTE SA ABSURD AQ EDHE I VARFER. E MARRE NE KONTEKSTIN E KOHES KJO SHPREHJE ESHTE GDHENDUR NE MEMORIEN HISTORIKE TE SHQIPETAREVE SI NJE KRENARI E LIGJSHME E MBIJETESES DHE EKZISTENCES KOMBETARE.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e shqiptarit eshte shqipetaria? Empty Re: Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?

Mesazh  vetem eshte me mire 29.08.12 21:48

feja apo sekti bektashian eshte nje pasqyrim midis paganizmit te hershem dhe besimeve te kesaj kohe ; nje mixer midis paganizmit ,islamit dhe krishterimit ne te gjitha format e tij .

dikur u be nje perpjekje qe kjo te behej nje fe unike e vetme e njohur ne shqiperine e shqiptarew te ballkanit , por nuk pati rezultat ;


te paret tane nuk njiheshin per artin e dijes , tregtise , qyteterimit dhe rjedhimisht fese , te paret tane ishin luftetare , mercenare dhe kjo ishte mire per ata derisa u krijuan fete monoteiste si islami dhe krishterimi .

kur dikur behej lufte dhe ndertiheshin perandori per qyteterim dhe pushtet , tani behej lufte dhe ndertoheshin perandori si qellim pushtetin e erret fetar pa qyteterim , nje mizori e paskrupullt dhe menyre e mire per te prishur dynjane , ku ne si popull shqiptar e kemi vuajtur me shume se kushdo popull dhe e vuajme ende .

feja e shqiptarit nuk eshte shqiptaria por eshtew mbijetesa , kur te kapercehet ky realitet atere mund te flasim per cka eshte dhe cka beson shqiptari.
vetem eshte me mire
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e shqiptarit eshte shqipetaria? Empty Re: Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi