EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja e keltëve

Shko poshtë

Feja e  keltëve Empty Feja e keltëve

Mesazh  Fakiri 30.01.12 21:55

Keltët janë prej popujve indo-europianë, kurse në aspektin e fondit të fjalëve dhe të kultit u ngjajnë teutonëve. Për keltët njohuri të mjaftueshme japin shkrimtarët grekë dhe romakë, mbishkrimet në përmendore, monedhat, literatura në Irlandën e vjetër dhe në Uells. Keltët, në vitin 600 para e.s., kanë sunduar në Evropën Perëndimore dhe të Mesme. Me shpërnguljet e mëdha në shek. V, një numër i madh i tyre shtrihet deri në Azi të Vogël, një pjesë tjetër deri në Perëndim, në Spanjë dhe në Portugali.

Por,deri më sot keltët veten e tyre e kanë mbrojtur vetëm në Gali dhe në ishullin britanik, e sidomos në Irlandë, në Uells dhe në Skoci. Irlanda dhe Uellsi kanë qenë qendrat kryesore të gjuhës dhe të kulturës kelte. Kurse keltët e kontinentit, me anë të ekspeditave dhe të luftërave që ka bërë Cezari në Galja, janë latinizuar shpejt.

Edhe pse transmetohet se, në mbishkrimet e gjetura në rajonin ku ata kanë jetuar janë gjetur shumë emra të zotave keltë, ata nuk janë përcaktuar. Shkrimet më të vjetëra për fenë e keltëve janë në veprat e Aristotelit, Cezarit, Lucanit, Lukianit, Cacius Dios dhe në shkrimet e periudhës së vjetër.

Gjithashtu ato gjenden edhe në përkujtimet e shkrimtarëve të kishës të periudhës së krishterimit, si Gregor von Tours, dhe në legjendat e shenjtorëve. Ai që me vjershat dhe me përkthimet e tij zgjoi interesim për legjendat kelte, në vitin 1760, është skocezi James Macpherson. Ai, legjendat irlandeze që datojnë prej shek. III, i ka bartur në Skoci.

Burimet për fenë kelte, bashkë me ato që u përmendën më lartë, i përbëjnë mbishkrimet e ndryshme, përkujtimoret, skulpturat dhe monedhat me pamje zotash. Këtyre mund t’ua shtojmë edhe Librin Leinsler, që gjendet në Irlandë, i tubuar në shek. XII., dhe dorëshkrimin Mabinogion në gjuhën wellsh, e mbetur prej shek. XIV.

Këto tekste llogariten gjysëmmitologjike, sepse zotat e përmendur në to janë në pozitë të mbretit, trimit apo magjistarit. Po ashtu edhe disa vjersha kelte japin njohuri për këtë çështje. Megjithatë, këto nuk mjaftojnë për shkrimin e historisë së fesë kelte. Por, pranohet që prej burimeve të ndryshme të nxirret një koncept fetar i përgjithshëm.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e  keltëve Empty Re: Feja e keltëve

Mesazh  Fakiri 30.01.12 21:57

a. Koncepti për gjithësinë

Prej keltëve nuk ka asnjë lajm për krijimin e botës. Murgjëve keltë u thuhet druid. Sipas pretendimeve të druidëve, ata vetë e kanë krijuar diellin, hënën, botën dhe qiellin. Edhe brahmanët,sikur murgjit keltë, pretendojnë se nëse nuk e çojnë në vend sakrificën e shenjtë, dielli nuk do të lindë.

Sipas legjendës popullore, shumë pjesë të botës (lumenjtë, detrat, burimet, kodrat, malet etj.) janë të krijuara prej një vigani të madh, i cili zë vendin e hyjnive. Sipas druidëve, shpirti dhe qielli janë krijesa që nuk do të zhduken. Kurse, do të vijë një kohë kur në tokë do të zotërojë uji dhe zjarri. Por, qielli nuk do të shkatërrohet asnjëherë.Kurse sipas konceptit për botën nëntokësore, atje nuk ka diç të frikshme, ai është një vendbanim gëzimi.

Në brendi të disa kodrave gjenden sarajet e zonave dhe atje mund të hyjnë vetëm të zgjedhurit. Nga këta numërohet ishulli i shenjtorëve Avalonis dhe shteti i zonave Emain. Në mbishkrimet e Galisë shihet triniteti i zotave luftarak i keltëve. Ky trinitet përbëhet prej Mbretit të Popullit Teutatesi, Esusi dhe zotit të Vetëtimës Taranisi.

Përveç këtyre, zota të njohur në tërë shtetin e keltëve janë edhe zoti i prodhimtarisë Dagda dhe zoti i artit Lug. Lug, Lyon dhe Leiden ende e vazhdojnë jetën e tyre si emra qytetesh. Brigit, vajza e Dagdasë, përcaktohej si hyjnesha e vjershës dhe e gjykimit.
Hyjnesha e kalit Epona, është njëra nga hyjneshat e njohura. Kulti i saj është përhapur deri në thellësi të Perandorisë Romake.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e  keltëve Empty Re: Feja e keltëve

Mesazh  Fakiri 30.01.12 21:58

b. Kultet

Ndërkaq punët e kultit ishin në dorën e klasës së organizuar të fallxhorëve. Murgjit e lartë, të quajtur druidë, që janë paraqitur në Britani, përbëjnë një klasë speciale. Madje kanë formuar edhe fraksionet e tyre. Druidët, kurbanët më tepër i flijonin për çështje të shenjta, flijimin e bënin nën drunj të shenjtë ose në burime të ujërave të shenjtë. Në periudhat e mëvonshme të keltëve janë bërë tempuj duke marrë si model tempujt romakë. Kurse tempujt keltë në Irlandë hasen pas shek. V.

Sipas të dhënave romake, te keltët ka qenë i përhapur edhe sakrifikimi i njeriut. Sipas shpjegimeve të historianit Caesar, njeriu flijohej me rastin e sëmundjeve ngjitëse dhe në kohën e luftës.Kështu që “Mbreti i zotave” për njeriun nuk jepte qetësi deri sa të flijohej ai. Ndërkaq Pliniusi tregon se, në mesin e keltëve ka patur edhe kanibalistë. Kështu që, edhe krahas mirëkuptimit të madh të romakëve,kjo mund të jetë arsyeja e përndjekjes së druidëve nga ana e romakëve.

Për besimin në zot të keltëve nuk jepen shumë njohuri. Megjithatë dëshmohet se ata kanë besuar në shumë zota mbrojtës dhe lokalë, që kanë qenë një përzierje e magjisë dhe e panteizmit (një sinkretizëm).

Besohet se, ata kanë ditur se vendi i tyre ka qenë i rrethuar me shpirtra natyrorë, kanë patur njohuri për fuqitë mistere, shiun, sipas tyre e çojnë druidët. Gjithashtu kanë patur njohuri edhe për fjalët magjike dhe për formulën e betimit.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e  keltëve Empty Re: Feja e keltëve

Mesazh  Fakiri 30.01.12 21:59

c. Koncepti për jetën pas vdekjes

Keltët kanë besuar në pavdekshmërinë e shpirtit dhe në rimishërimin (reinkarnacion).Por, nuk është e qartë se ky reinkarnacion është apo nuk është si përgjigje për punën e mirë dhe të keqe.

Keltët jetën e shikojnë më me shpresë se sa teutonët, pasi për teutonët nuk ka shpëtim prej fatit, kurse fundi edhe i zotave edhe i njerëzve është errësirë.

Por te keltët vdekja është qendra e të jetuarit gjatë. Për këtë ata nuk frikësohen prej vdekjes dhe e kanë shumë të lehtë të bëjnë vetëvrasje.

Ata pranojnë se një vend special i të vdekurve gjendet në një ishull në Perëndim. Kurse disa besojnë se kjo metabotë është një vend nën ujë. Kurse besimi në ferr te keltët nuk ekziston.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e  keltëve Empty Re: Feja e keltëve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi