Feja e shqiptarit - Shqiptaria
+14
Fakiri
Gon!
Xhemajl
Cimi Elezi
abramelin
maqomaqo3
ILIRA
Estilen
Dimitrov Xhunga
Nikolaos
rebelisistemit
Venera1
Ufo
lucio
18 posters
Faqja 1 e 3
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Nga lugina e Fanit doli dhe Pashko Vasa, bashkë me shpalljen publike te këtij qëndrimi “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Ne juglindje te Shqiperise ne nje kenge rreth viteve 1912,kendohej vargu,"Sos per mua aper ti,por per gjithe Shqiperi" Me tej Mitrush Kuteli shkruan :
Jam Shqiptar e Kosovar
zot e krenar
mbi ket dhe qe kam si fe
kam Vatan e kam Atdhe
Mbas viteve '90 Rexhep Qosja shprehet "Shqiptaria eshte bibla dhe kurani i cdo shqiptari "
Sot për sot kjo lëvizje mbartet nga tre grupe nga krahu patriot që sheh në çdo lëvizje fetare dhe filozofike një ngushtim te qarkut patriotik.
Grupet fetare si organizatat islame dhe ato te krishtere ne jug jane kercenimi kryesor pasi po indoktrinojne adoloshenete te perbuzin cdo ide nacionaliste te cilat ato e shikojne si rrezik te perhapjes se ideologjive te tyre.
Ne 2010 disa krere te shoqates islamike e akuzuan kryetarin e organizates islamike shqiptare per tradheti pasi ai donte te hapte nje medrese nderkombetare per ta shnderruar Tiranen ne nje qender te indoktrinimit islamik.
Por ka edhe nga ata me bindjen qe thone se edhe "zoti vet e tha me goje,se Shqipëria do të rroje". Nje grup i katert ne fillim te shekullit XXI eshte grupi i besuesve ne nje mitologji popullore shqiptare.
Se fundmi eshte ne funksion e veprim ''Aleanca kuq e zi'',e cila filloi kundershtine e saj ndaj rregjistrimit te shqiptareve duke ju pergjigjur pyetjeve per etnine dhe perkatesine fetare...
Ne kete teme do postojme materiale te ndryshme me origjine shqiptare,pure shqiptare,si,gojdhena,dasma,dollira,gjema,veshje,tregime,vende e shume e shume gjera te tjera.
Kjo me qellimin e vetem per te mbushur boshllekun qe ka ky forum per historine e ''vogel'' shqiptare....se historine e madhe e kane bere Rilindasit,por qe sot kete histori po e shkaterrojne me deshire politikanet e pas kuintave.
Prerja e frikës
Në Dukat, Vlorë, kur një fëmijë kishte frikë të ecte në këmbë dhe vazhdonte të ecte këmbadorazi, e ëma merrte fëmijën në krahë; merrte tre qime sorkadheje dhe një gërshërë dhe niste ky dialog me një shoqen e saj:
- Çfarë bën ashtu?
- Pres frikën e djalit, të ecë, të fluturojë,
dhe sorkadhit t’ia kalojë.
Prerja e sifonit
Sifoni është një dukuri meteorologjike tipike e bregdetit të Himarës, një vorbull ajri që zbret nga retë e cila thithte ujë nga deti dhe mund të përpinte anijet dhe të shkulta ullinjtë.
Prerja e sifonit kryhej si nga njerëzit në tokë dhe ata që ishin në lundrim.
Në formën më të vjetër, njerzit merrnin një urë të ndezur zjarri dhe e hidhnin në oborr. Ky veprim shoqërohej dhe nga ky dialog ritual që përsëritej tre herë:
-Çfarë pret aty?
-Pres sifonin!
Përdormi i urës së zjarrit lidhet me kultin e zjarrit dhe në vetvete me kultin e diellit.
Në kohë më të afërta me ne ura e zjarrit u zëvëndësua nga armët e zjarrit, dhe prerja bëhej duke qëlluar me armë drejt resë.
Ky dialog përsëritej tre herë, dhe pas çdo here nëna priste nga një qime sorkadheje.
Banja e shenjte
Është një formë pagëzimi pagan i banorve të Bregut të Labërisë
Në formën e vet më të vjetër fëmija lahej në det pasi mbushte 3-4 muaj jetë, nëna në një ditë me mot të ngrohtë, merrte fëmijën e veshur me pelena dhe shkonte në det e vetme, në të dalë të diellit.
Me tu ngrohur uji, e lante foshnjen, e fshinte, pastja e vishte. Gjatë banjës së shenjtë, ajo murmuriste fjalë rituali.Prej tyre sot ruhet vetëm ndonjë formë si kjo, rrëfyer nga Lefteri Qirjaqi :
“O det, të më rritet e të më bëhet i mirë! Ku të shkel ai, t’i shkelë këmba flori! “
Në kohë më të vonshme ky rit është kryer në ditë të caktuara, si 1 Marsi, lidhur me festimet pagane tër ripërtëritjes së natyrës.
Edhe pas përhapjes së feve abrahamike ky rit pagëzimi pagan ka mbijetuar duke qënë se pagëzimi kishtar nuk cilësohej i mjaftueshëm nga ana e popullsisë.
Nënat vazhdonin të lanin në det foshnjat, gjithmonë gjatë lindjes së diellit, përpara se ti çonin për të pagëzuar në kishë dhe po në det lanin teshat e pagëzimit.
Zonjat e Bardha (Pogradec)
Në pranverë. kur çelte molla e qershia. mbushej fshati rëngë me të bardha, që loznin valle, natën me hënë, aty nër ato kopshte të lulëzuar.
Askush nuk guxonte asoherë të shkelte jashtë pragut, të kalojë remën e mullirit e të rrijë ndënë pemë. E ngrinin - pa një, pa dy ato Zonjat e Bardha (paçin e hijen e tyre!) edhe e shpinin atje ku s'ta pret mendja as ty, as mua
Dhe as emri i tyre nuk kujtohej asohere, natën se e dëgjonin edhe zbrisnin fësh-fësh nëpër oxhak a nëpër ndonjë vrime të dritares.
Po aq bukur këndonin këto Të Bardhat - sa e sa nuk i kishin dëgjuar... - sa u turbullonin mendjen të rinjve, i nxirrnin jashtë pragjeve dhe i rrëmbenin e i shpinin larg-larg, si e patën ngritur atë të mjerin Niku.
E si e ngritën, e çuan mal më mal e gur më gur, lodhur e kapitur, si mos o zot! Po për të gëzuar gjithë i gëzuar ish se ato zonjat e Bardha dinin ta bënin njerinë të lumtur.
Pleqve s'kishin ç'u bënin. E as që i deshin fort. Ato e kishin më të rinjtë, njëzetenjë mot e rëposh.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Vlen për t'u përgëzuar inisiativa juaj, por ajo që s'kuptoj unë është se përse ''përzieni'' mitet, gojëdhënat me fenë..Në mundshi do ju'a dija për nder t'ma spjegonit këtë ''lidhje'' Faleminderit !
Ufo- 135
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Pergjigjen simpatiku Ufo e ke tek tema.....Feja e Shqiptarit -Shqiptaria,me gjitha ''bemat'' shqiptare dhe jo me hadithet suret e ajete arabe....
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
lucio shkruajti:Pergjigjen simpatiku Ufo e ke tek tema.....Feja e Shqiptarit -Shqiptaria,me gjitha ''bemat'' shqiptare dhe jo me hadithet suret e ajete arabe....
Lol.., unë jam me atë që ''Feja është opium i popujve'' dhe e dyta ''Feja zhduket kur guri i fundit i kishës/xhamisë fundit, bjenmbi kryet e priftit/hoxhës fundit..'' hahahahhah Varja shoku, feja është obskurantiste, fondamentaliste siq ishte në kohrat e largëta edhe tashi në modernen paçka se ka ndërruar zhgun, raso , veladon xhybe a çdreqin veshin kta t'sotmit, madje di që priftërinjtë sot kanë edhe dashnore...Kush të dojë le t'ma kundërshtojë këtë, at'herë lind pyetja , një klerik i tillë me raso veladon a xhybe..Ç'xxx njeriu është..???
Ufo- 135
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
rebelisistemit shkruajti:KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE-Nje shekull ne sherbim te Islamit dhe Kombit
Rebelo, mendoj se si antar më i vjetër i forumit, duhet të lëshosh pak ''pe''..Ndryshe do e bëni tërkuzë k♪7të debat pa bereqet dhe domosdoshmërisht pastaj të pandjekur..
Tung !
Ufo- 135
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Miti Iliro-Shqiptare i Afrodites
Perendesha e bukurise qe e quajne Greke, ajo eshte nje simbol i bukurise se Zanave qe me emrin AFRO-DITE do te thote Afrohu o bukuri qe shkelqen si drita e dites...ne plot kuptimin e saj...
Eshte nje shprehje dashurie per te pare te bukuren ateqe nuk arrijme ta shohim nga afer qe persenifikohet vetem ne figuren e ZANAVE dhe Iliret e Jugut e perdoren ne mije vjecaret si nje simbol
lavderimi ndaj se bukures, ndaj femres duke e krahasuar me ZANAT mitologjike ILIRE...
Me vone emri AFRODITE u huazua nga Grekrit deri ne nje pervetsim total ku e mbajten si perendeshe te bukurise ne sallonet mbreterore duke e quajtur me vone si mit te tyre
Edituar për herë të fundit nga lucio në 17.08.11 19:44, edituar 1 herë gjithsej
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
cfare thua more zoteri a je ne vete? me shume se kisha katolike asnje fe tjeter nuk i ka ndihmuar te varfrit e Shqiperise. Kisha katolike u ka ndertuar me qindra shtepi popullit tone, dhe ju dini te bertisni ne maje te xhamise, asgje tjeter nuk dini ju. Me thuaj ne cilin vend komuniteti juaj ka ndertuar shtepi falas per njerezit fukarenj? Po te kishte qene Shqiperia katolike akoma me shume do te bente Italia, dhe katolicizmi per kete vend, madje dhe vet Europa e cila nuk e duron fare fene tuaj. Turqit e pabese s'kane dashur kurre qe te hapeshin shkolla shqiperebelisistemit shkruajti:KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE-Nje shekull ne sherbim te Islamit dhe Kombit
Venera1- 17
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
UFO I NDERUAR MBASE KENI TE DREJTE!
POR MOS MENDO SE ANTARI I MESIPERM ESHTE I RI NE KETE FORUM! NDRYSHE SI E SHPJEGON GJITHE ATE MLLEF KUNDRA MEJE ?!
THJESHTE MUA ME DUKET NJE ANTARE ME I VJETER SE UNE,I CILI THJESHTE KA NDRYSHUAR EMER,
""UJKU QIMEN E NDERRON,PO ZAKONIN SE HARRON"" (I KAM NJA DY EMRASH ANTARESH TE VJETER QE SPO DUKEN KETO DITE ME NICNAMET E VJETRA )
QOFSHA I GABUAR! MBASE E KA FAJIN HOBI IM PER KONSPIRACIONET! MBASE!
POR MOS MENDO SE ANTARI I MESIPERM ESHTE I RI NE KETE FORUM! NDRYSHE SI E SHPJEGON GJITHE ATE MLLEF KUNDRA MEJE ?!
THJESHTE MUA ME DUKET NJE ANTARE ME I VJETER SE UNE,I CILI THJESHTE KA NDRYSHUAR EMER,
""UJKU QIMEN E NDERRON,PO ZAKONIN SE HARRON"" (I KAM NJA DY EMRASH ANTARESH TE VJETER QE SPO DUKEN KETO DITE ME NICNAMET E VJETRA )
QOFSHA I GABUAR! MBASE E KA FAJIN HOBI IM PER KONSPIRACIONET! MBASE!
rebelisistemit- Nësë do të bësh armiq, nuk është e nevojshme që të shpallësh vetëm luftë, mjafton ta thuash të Vërtetën. (Martin Luter King)
80
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Kur hundet jane shume te ndjeshme,nuk nuhasin vetem eren e mishit te pjekur,por edhe ate kermes...o konspiratorrebelisistemit shkruajti:UFO I NDERUAR MBASE KENI TE DREJTE!
POR MOS MENDO SE ANTARI I MESIPERM ESHTE I RI NE KETE FORUM! NDRYSHE SI E SHPJEGON GJITHE ATE MLLEF KUNDRA MEJE ?!
THJESHTE MUA ME DUKET NJE ANTARE ME I VJETER SE UNE,I CILI THJESHTE KA NDRYSHUAR EMER,
""UJKU QIMEN E NDERRON,PO ZAKONIN SE HARRON"" (I KAM NJA DY EMRASH ANTARESH TE VJETER QE SPO DUKEN KETO DITE ME NICNAMET E VJETRA )
QOFSHA I GABUAR! MBASE E KA FAJIN HOBI IM PER KONSPIRACIONET! MBASE!
Gabon ne nuhatje kete radhe,nuk e di per cilin flet,por kur kerkon ta kruash duhet te durosh edhe dhimbjen lol....
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Tregim per Gjamen ne Shale..
I dekuni, veshë e mbathë si darsmuer, shtri në vig, qitej jashtë në patalok, para shpijet ase n’anët e sajë; kur mbrapa shpije. Kur i dekuni ishte burrë i veheshin përbri armët e krahit dhe ajo e brezit në rryp. Tirqit shajakut me gajtana të zez dhe mitani (enteri me krahë cohe të kuqe qëndisë me gajtana sermit) e qeleshja majë kreje, ishte vesha e jashtme të dekunit. Kur ishte plak nuk i vendojshin armët.
Si mblidheshin burrat 40-50 vetë, vendoseshin në tre rreshta nja afro 1000 m. larg të dekunit; fillonte gjamën rreshti i parë njen të cilit rrinte gjamtari që i printe rreshtit të vetë: ky bërtiste me të madhe
-I meri unë, vllathi jem, mjerooo!!!
Tui bâ dihanë, tui kapë hundën me dorë e lëshon dhe ven dy duert në cepa të ballit dhe lëshon britmën e dytë:
-Mjeri o, krahi i jem, mjero oo!
Tui rrâhë të gjithë përnjiherit me grushta gjoksin, nën prijen e gjamtarit,
gërdhishtin faqet të gjithë përnjiherit. Dikur gjaku kullonte rrkajë për të gjatë mollzave të faqeve deri sa me u lagë deri teshat e trupit.
Edhe në dy shâje të rrugës pa mbrijtë i dekuni, bâhej kjo gjâmë, tuj ecë e tui dihatë të gjithë rresht.
Kur i aviteshin të dekunit, të rresht për tre, kriste dhe i her gjâma:
-I mjeri o, vlla, mjerooo!
Rrahëshin gjokset me grushta, gërdhishteshin dhe bijshin në gjuj me krye për tokë tui bërtitë në katër shêja
-I mjeri vllathi i jem, mjerooo!
dhe katër herë:
-I mjeri krahi i jem, mjerooo!
dhe prap gërdhishteshin
Mbas katër herash, si mblojshin të dekunin e putheshin e rrokeshin e mandej shpërndaheshin.
Shpijëtarët dhe të afërmit e gjakut, mendojshin me e vorrue.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Dollia ne Pogradec
Tezja uron mbesen
Të rroftë yt zot, të ardhtë shëndoshë e mirë e me shumë pare në qese, të rrofshin djemtë që ke e ata që do bësh. Kur të të vijë yt zot bëj e dy a tre djem, po bëj edhe nja dy çupa, se edhe ato paskan vendin e tyre. Ç'të do zemra.Gezuar
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Millosh Gjergj Nikolla
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime të fetarve.
Tingujt e kumbonës ngatrrohen me zanin e kasnecit,
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të hoxhallarve
0, sa engjuj të bukur përpara derës së ferrit!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë-simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.
Millosh Gjergj Nikolla poet dhe prozator i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër.Me një realizëm të thellë, të panjohur deri atëherë në letërsinë tonë, ai pasqyroi jetën e përditshme të shoqërisë shqiptare, sidomos të shtresave të varfëra të qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqëror si dhe fashizmin që po kërcënonte Evropën.
Migjeni futi në letërsinë tonë një shkallë shumë të lartë ideoartistike protestën e hapur, ëndërrën për një botë të re, ku njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet njerëzor dhe pa frikë për të nesërmen.
Ky humanizëm aktiv përshkon tej e ndan veprën e tij. Mbetet, përfaqësuesi absolut i realizmit kritik në letërsinë shqipe.Vlen për tu përmendur prania e tij si përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922. Ndërroi jetë më 26 Gusht 1938 në Torino të Italisë.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Veshje vajzash nga Dardha e Korces
Panair "Shpirt Mbretëror ndër të veshurat e gruas arbëreshe"
Veshje kombëtare shqiptare në koloninë S. Demetrio Corone
.............
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Gostivar: Manifestimi tradicional “Dita e piteve”
Gostivari, qyteti i dëshmuar për mikpritje bujare dhe për mjeshtërinë e gatimit, edhe sivjet organizoI manifestimin tradicional “Dita e piteve”.
Amviset e shkathëta, prodhues të produkteve ushqimore, gastronomë dhe konditorë të shquar nga Gostivari dhe rrethina, me 30 korrik ekspozuan specialitetet e tyre me përbërje brumore.
Manifestimi u shoqërua me program të pasur kulturor dhe me promovim të veshjeve tradicionale, veglave muzikore dhe rekuizitave nga folklori ynë.Motivi ...ruajtja e tradites se hershme te banorve autoktone
lucio- 74
veshje krahinore
veshje e krahines se Mirdites si dhe kenge atdhetare (ne video)
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
"Pushtimi i Kalasë"
Luhej në çdo stinë nga djemtë e moshës 10 vjeç e naltë, në nji vend të naltë, në fushë ose oborr.
Marrin pjesë 10 ose 20 veta, të cilët ma parë bajnë "kalanë", e cila asht nji rreth me diametër 10m, ose zgjedhin nji vend kodër. Mbasi ndahen në dy skuadra të barabarta dhe për secilin nga këta caktohen udhëheqësa, qitet short se cila skuadër do të ruejë dhe cila do të sulmojë kalanë. Pastaj zanë vendet:ruejtsit futen në rreth kurse sulmuesit qëndrojnë jashtë tij.
Loja fillon me sulmin e atyne qi janë jashtë "kalasë", por nxirren jashtë saj me gjoksat e ruejtsve, të cilët mobilizojnë të gjitha forcat e tyne qi kundërshtarët mos t'i lanë brenda. Në qoftë se sulmuesit i nxjerrin ruejtsit jashtë "kalasë", atëherë ndrrojnë rolet. Mbas disa ndeshjesh ajo skuadër që qëndron në kala quhet fituese.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Me që FEJA , qenka dhe ushqim që hahet me lugë e pirun po postoj edhe unë një foto''Kungulli''
Ufo- 135
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Loja me Shtiza
E lujshin ma tepër barinjt 10 vjeç e nalt, tue mbajt shkopinj të gjatë rreth 1.5 m. Në këtë lojë marrin pjesë 10-15 lojtarë. Vendin e saj e caktojnë tue shënue nji vijë në tokë qi quhet cak. Rreth 20m. larg kësaj vije vihet nji qeleshe si sheje.
Mbas kësaj lojtarët qitin short se cili do të hudhë shtizën i pari, i dyti e kështu me rradhë. Pastaj secili prej tyne shkon me zanë vend afër vijës së caktueme dhe kështu vihen në gadishmëni, tue mbajtë shkopin në mes me gishtin e madh dhe gishtin diftues. I pari qi gjuen, në se i bien qeleshes , fiton pesë pikë, në se i afrohet shumë afër, dy : pak më larg, nji.
Ai qe fiton pikë ma shumë del fitues, kurse të tjerët humbasin.
Lojtari që gjuen nuk duhet të shkelë vijën e qitjes; në rast të kundërt humbet të drejtën e hudhjes.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Loja me bahe
Ndër Shqiptarët në Tetovë, Shkup etj
Për Shën Gjergj, nëpër male a kodra, luhej nga fëmijët me bahe (gurhedhës). Bëhej një litar me fije kërpi si shirit e në njërën majë i lenin një vrimë vezore ku ku futej guri.
Fëmijët me këta gurhedhës hidhnin gurë përpjetë dhe provonin mes tyre kush do ta hidhte më lartë në hapsirë. Nganjëherë, të pajisur me këta hedhës, "luftonin" me grupet e lagjeve dhe fshatrave të tjerë.
Tirta ( Panteoni dhe Simbolika.) në këtë lojë vë re një mbijetojë të riteve të lashta të inicimit, të kalimit nga statusi i fëmijërisë në atë të burrërisë, të luftëtarit.
Ndër Shqiptarët në Tetovë, Shkup etj
Për Shën Gjergj, nëpër male a kodra, luhej nga fëmijët me bahe (gurhedhës). Bëhej një litar me fije kërpi si shirit e në njërën majë i lenin një vrimë vezore ku ku futej guri.
Fëmijët me këta gurhedhës hidhnin gurë përpjetë dhe provonin mes tyre kush do ta hidhte më lartë në hapsirë. Nganjëherë, të pajisur me këta hedhës, "luftonin" me grupet e lagjeve dhe fshatrave të tjerë.
Tirta ( Panteoni dhe Simbolika.) në këtë lojë vë re një mbijetojë të riteve të lashta të inicimit, të kalimit nga statusi i fëmijërisë në atë të burrërisë, të luftëtarit.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Folklor Shqiptare
Festivali ''Kenge Jeho'' Struge...
Netë të festivalit “Këngë jeho”, Strugë-2011, marrin pjese grupet folklorike:Ansambli “Shote Galica” Drenas-Kosovë, bashkë me ansamblet e Shtetit Shqiptar, Ansamblin nga Presheva dhe Ansamblin e Çamërisë dhe SHKA-të:”Besa” nga Dellogozha, “Drita e Drvenit” nga Shkupi dhe “Burimet e Sharrit” nga Tetova.
Ky festival i ka dhene këtij qyteti një emblemë që ai e ruan dhe kultivon këtu në Strugë dhe kudo qoftë. Është një nga dimensionet më tëthella dhe më mahnitës të shpirtit të madh krijues të popullitshqiptar.
Festivali ''Kenge Jeho'' Struge...
Netë të festivalit “Këngë jeho”, Strugë-2011, marrin pjese grupet folklorike:Ansambli “Shote Galica” Drenas-Kosovë, bashkë me ansamblet e Shtetit Shqiptar, Ansamblin nga Presheva dhe Ansamblin e Çamërisë dhe SHKA-të:”Besa” nga Dellogozha, “Drita e Drvenit” nga Shkupi dhe “Burimet e Sharrit” nga Tetova.
Ky festival i ka dhene këtij qyteti një emblemë që ai e ruan dhe kultivon këtu në Strugë dhe kudo qoftë. Është një nga dimensionet më tëthella dhe më mahnitës të shpirtit të madh krijues të popullitshqiptar.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Lemi i Pecit
Perënditë e Amantias
"Lëmi i Peçit" është një kodrinë që e rreh gjithë ditën dielli. Nga të gjitha anët që mund të kthehesh dielli atje bie. Dielli që ka lindur në lindje e zbardh kodrën e sheshuar te Lëmit te Peçit dhe duke qarkuar rrethe malit ne fund ne prisnim te shuhej pas kodrave ku gjendet deti.
Kodra ka dy objekte arkeologjike tepër te rëndësishme për historinë dhe gjurmët që ka një qytetet antik. Nga një grup arkeologësh që kishin ardhur në Amantia diku në mesin e shekullit të 20, bënë një sondazh në kodrinë kur gjetën gjurmë. Themelet e godinës janë te gjate nga 12,15 m. dhe te gjere 6.75 .Me disa të dhëna të tjera u përcaktua se pikërisht aty gjendej tempulli i Afroditës.
Kultet dhe paraqitjet skulpturore të disa perëndive
Skënder Anamali shprehte se: Disa monumente arkeologjike, te zbuluara ne Ploce dhe monedhat e prera, na kane njohur me disa hyjni te adhuruara dhe te preferuara ne Amanti.
Ne balle të perëndive te nderuara ne Amanti është Hyu, Zeusi. Ne Amanti, Zeusi del ne përgjithësi me tiparet e hyut dodonas, te atij hyu, qe adhurohet ne Ilirinë e Jugut, duke përfshirë edhe atë parthin. Kjo preference është e kuptueshme kur kemi parasysh fqinjësinë e Amantise me Epirin, ku Zeusi i Dodonës nderohej shume.
Zeusi i monedhave te amanteve është i ngjashëm me hyun e monedhave epirote bashkëkohëse, madje edhe atëherë kur ai shoqërohet edhe me Dionen. Hyu dodonas është pare edhe ne një koke prej guri gëlqeror te gjetur ne Ploce64. Nuk është vështirë qe ne këtë koke, edhe pse jo e ruajtur aq mire (0,25.4 m. te larte) te dallohen tiparet e Zeusit te Dodones; Hyu shikon para.
Një mjekër e plote me te cilën bashkohen edhe mustaqet rrethon fytyrën dhe zbret poshtë. Balli i gufmuar rrethohet me flokë te cilët bien ne tufa te mëdha. Mbi flokë ai mban kurore gjethesh dushku. Megjithëse koka nuk shquhet si një pune e dorës se pare, Hyu është paraqitur me një pamje te qete dhe njëkohësisht madhështorë.
Ne Amanti ka qene i përhapur edhe kulti i Afrodites, e cila ne këtë qytet mban epitetin Pandamos, si perëndeshë e dashurisë se lire dhe e hetereve. Deri tani nuk është zbuluar ndonjë paraqitje skulpturale e Afrodites. Ne rrënojat e Ploces është zbuluar nje pllake e vogël guri, një kushtim votiv Afrodites Pandemia nga ana e Aristos, bijës se Aleksandërit, për vete e për te bijtë. Një mbishkrim tjetër votiv kushtuar kësaj perëndeshë, mban një pllake, be e thyer për t'u vene ne murin e një shtëpie te fshatit, ku gjendet edhe sot e kësaj dite.
Interesant ne këtë pllake është emri i Aspibuzehut, qe lexohet aty, i cili, ngjan te jete vendës. Botuesi ne nje shënim te vene pranë këtij mbishkrimi, njoftonte se kishte dijeni për ekzistencën e një mbishkrimi tjetër lidhur me Afroditen Pandamos67. Afrodita Pandamos ka pasur ne qytet një tempull te saj; për këtë bën fjale mbishkrimi i përmendur me sipër. Me kultin e Afrodites lidhen edhe disa figura te vogla bronzi te cilat do t'i trajtojmë veçmas.
Me interes te veçante ne Amanti dhe ne Ilirine e Jugut, janë dy relieve te gjetur ne Ploce, te cilët lidhen me kultin e një hyjnie vendëse, për qe ne skulpture del me paraqitjen e Pan-Silvanit. Ne një reliev te vogël është paraqitur Pani me tri nymfe.
Te katër figurat janë skalitur dhe përfytyruar ne këmbë me pamje frontale: Pani me këmbët e dhisë qëndron ne anën e djathte dhe shtrëngon, me te dy duart, me sa duket, një syrinks. Të tri nymfat janë te veshura me nje këmishë te gjate, te cilën e mbulon pastaj himationi; duart ata i kane te mbledhura ne gjoks dhe me bërrylat prekin njëra tjetrën. Fotografia e dhënë, nga botuesi i relievit nuk lejon te përcaktohet koha e punimit te saj, megjithëse, me sa duket, duhet te jete e vone.
Panin me syrinks dhe te shoqëruar me tri nymfat e kemi te skalitur ne nje reliev te madh me prejardhje nga Durrësi. Relievi i Durrësit ndryshon nga mënyra si janë paraqitur figurat, Pani gjendet ne anën e majte dhe nga nymfat vetëm dy janë përfytyruar me pamje frontale dhe te kapura njëra me tjetrën. Edhe përsa i përket kohës ai ndryshon; datohet ne shek. IV para e.s.
Një reliev i trete me këtë paraqitje është gjetur ne rrethin e Elbasanit. 70 Ne relievin e Elbasanit Pani dhe tri nimfat janë paraqitur para nje shpelle, për te cilën tregon një hark i skalitur përsipër figurave.
Ky reliev si punim i afrohet atij te Ploces, për duhet te jete diçka me i hershem. Ne Ploce, ne gërmimin e v. 1962, është zbuluar një terakote e vogël, e cila tregon tri valltare (ose valltare) te kapura për dore, ne trajte rrethi. Terrakota është punuar ne mënyre mjaft skematike. Ajo u gjet se bashku me nje tok fragmente qeramike te dy shekujve te fundit p.e.s. (Tab. XIIl,2)
Ne relievin e Amantise dhe ne te tjerët, ne figurën e Panit, S'ilvanit dhe te nimfave, duhen pare perëndi ilire dhe pikërisht hyjnitë mbrojtëse te pyjeve, kullotave e barijve. Te tille ata kane dale ne shume paraqitje skulpturale te zbuluara ne trevat veriore te Ilirisë.
Relievi tjetër, qe lidhet me një hy tjetër ilir, është edhe ai i vogël: 0.19 m. i larte, 0,35 m. i gjere dhe 0,09 m. i trashe. Për këto nuk janë përmasat e plota, mbasi ai u gjet i thyer. (Tab. XIII,3) Figura qendrore është një plak me mjekër e mustaqe, lakuriq, i ndejtur galiç, i cili shtrëngon me dorën e majte një bri bollëku te madh e te mbushur dhe me te djathtën nje kanthar
Ne dy anët e tij janë dy figura femrash ne këmbë, me përmasa me te vogla; ndërsa figura e majte është drejtuar nga figura qendrore dhe te dy duart i ka zgjatur tek ajo; femra e anës se djathte është me paraqitje frontale dhe mban një bri te mbushur.
Kryet e figurës qendrore është punuar me kujdes e me hollësi. Ky reliev i gjetur ne Plocë përsërit një skene te njohur, e cila shihet ne disa relieve te tjerë, ne këtë mënyre kemi mundësi te përfytyrojmë si ka qene i plote. Kemi kështu një figure mashkulli lakuriq te tipit te Priapit ithyfalik te theksuar dhe me fruta.
E kemi vene ne dukje gjetiu se relieve te tille janë gjetur ne shume qendra te vendit tone, duke filluar nga Shkodra ne veri, ne Apoloni, Cakran e Vlore.Tani se fundi u gjet edhe ne rrënojat e qytetit ilir Dimal. Këto paraqitje skulpturore nuk janë te njëkohshme dhe shkojnë nga shek. III p.e.s. deri ne kohen e vone antike. Me cilin hyjni duhen lidhur këto relieve ku figura qendrore është një plak mjekrosh lakuriq i ulur ne bisht? Fytyra e Hyut te relievit është mjaft e përafërt me fizionominë e Zeusit, por mënyra si paraqitet dhe qëndron, ai dhe atributet, qe e shoqërojnë nuk na lejojnë te njohim një paraqitje te Zeusit.
Te gjitha këto elemente, qe e largojnë nga Zeusi, e afrojnë me tepër te një hyjni tjetër, te Pani, qe vërehet bukur ne fytyrën e relievit te Cakranit. Kemi pra këtu një paraqitje te Hyut ilir të pjellorisë e te bollekut.
Midis skulpturave te gjetura ne Ploce janë edhe dy shtatna te vegjël mermeri. Te dy shtatnat, bashke me disa fragmente te tjerë u gjeten ne një grope, ne lagjen e përtejme te Ploces, ne këmbët e malit te Kudhesit. Ne këtë lagje janë zbuluar edhe teprica arkitektonike.
Shtati i pare, i ruajtur me mire tregon hyun Asklep; ai është përfytyruar ne këmbë. Veshja mbulon gadi gjithë trupin dhe len te zbuluar shpatullën e djathte dhe një pjese te gjoksit. Koka është kthyer lehte djathtas, flokët derdhen ne dy anët mv kaçurrela te vegjël. Fytyra ka një pamje te qete dhe një shikim te humbur.
Megjithëse i cunguar, shtati tregon se kemi përpara një kopje te shekujve te pare te erës sonë, te një origjinali te kohës helenistike; shtati i dyte është ruajtur me keq; ne gjendjen e sotme atij i mungon koka, dy krahët dhe një pjese e këmbëve. Ne pjesën e sipërme deri te kofshët është paraqitur lakuriq; veshja mbulon vetëm këmbët. Trajtat lakuriqe te trupit flasin për një djalosh me një qëndrim jo të zakonshëm; ai ka pasur krahun s djathte te ngritur.
Qëndrimi i këmbëve e majta mbi te djathtën, len të kuptohet se ai mbështetej diku. Nga qëndrimi i krahëve, i këmbëve dhe nga dy tufa flokësh qe bien mbi gjoks; figura tregon se kemi përpara Dionizin djalosh. Si shtati i Asklepit edhe ai i Dionizit i përkasin shekujve te pare të erës sonë.
Monumentet, qe përshkruam janë ende te pakta dhe jo te mjaftueshme për te pasur një pamje te plote te hyjnive te nderuara dhe te preferuara ne qytetin e Amastisë.
Gezim Llojdia
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Vallet ne Has (vallet Lirike)
Vallet e kësaj krahine marrin përparësi, sepse, duke pasur një shtrat të njësuar, bëjnë jetë artistike folklorike brenda dhe jashtë kufinjëve të sotëm shtetërorë. Kërcimet njëshe (si për burrat, ashtu dhe për gratë) përbëjnë dukurinë më tipike e më të kristalizuar.
Ka rëndësi të theksohet se struktura e tyre, ashtu si e tërë vallzimeve të këtij sistemi, kudo ku praktikohen, është elastike dhe lejon në një masë të konsiderueshme improvizimin dhe spontanitetin dhe një thurrje të motiveve dhe figurave koreografike. Megjithatë, ato kanë një bazë karakteristike hasjane, që e dallon në njëfarë mase nga vallet e krahinave fqinje.
Në Has, vallet e grave, në krahasim me ato të burrave1, janë më të shumta në numër dhe më të begata në aspektin krijues dhe interpretues, sepse dallohen sidomos për shprehësinë dhe lëvizjet e hirshme. Si të tilla, ato gjejnë praktikim më të dendur. Zakonisht vendasit përdorin për to emërtimin “kcim” ose “kcim grash”.
Kërcimet e grave të Hasit, ashtu si përgjithësisht ato të krahinave të Shqipërisë së Veriut (duke përfshirë “Kosovën”, “Maqedoninë”, dhe Malësinë), në të cilat praktikohet i njëjti sistem vallëzimi, shquajnë për tri tipare karakteristike.
Së pari formën më të hershme dhe më origjinale të kërcimeve e përbën ekzekutimi nga një grua e vetme, në mënyrë vetjake.2
Së dyti, kur gratë kërcejnë në dasma, është rregull që të ngrihen të parat “bijat” e shtëpisë (nuset që kanë dalë nga ajo shtëpi ku zhvillohet dasma) të cilat, në krahasim me të tjerat, kërcejnë e këndojnë më fort.
Së treti, fillimi dhe ekzekutimi i kërcimit nga një valltare, reagimi ti të pranishmëve përrreth dhe lidhja e valltares me mjedisin e dasmës, të gjitha këto të shoqëruara me këngë e të kryera simbas një rendi të caktuar,3 kanë ndikuar në kristalizimin e formës artisktike të këtij vallëzimi, i cili ka marrë përmasat e plota të një spektakli popullor.
Kjo mënyrë kërcimi nis zakonisht në Has me këngën e parë “Shka ka defi, mori, çi po krat? (kërcet)”. Pastaj pason vargu i dytë: “Ani, po k’saj Razës (emrin i asaj që do kërcejë), mori po i vikat (thërret)”, që këndohet nga të pranishmet përreth.
Kërcimet e grave hasiane praktikohen edhe nga dy veta, dy gra4 ose dy vajza5, dhe më rrallë nga tri veta. Në rastin e fundit, kur ato luhen njëherësh nga një vajzë, një nuse dhe një plakë, diferencohen më së miri tri plane kërcimesh, që i japin vallëzimit një pamje të larmishme6. Në vallet e grave (pa përjashtuar edhe ato të burrave), spikasin edhe të tilla që, për shkak të përmbajtjes së tyre, kanë marrë një fizionomi pak a shumë më të qenësishme koreografike, aq sa në disa raste dalin me emërtime të veçanta.
Si të tilla përmendim vallet e kënduara: “Nama ni pikë uj-e”, “Qitma kamën përmi kamë”, “Moj e mira bardh’ si pllumi”, “I mjeri unë’ xingth’ i vetëm”, “Plaku i dasmës”, “Moj Hatixhe n’shami t’kuçe”, “Kcimi i shotës” (dy vallet e fundit luhen kryesisht në Hasin e Shqipërisë Veriore).
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Kenge Dielli
Diell Diell
- Diell, Diell
kokëmbështiell,
as më jep një sahan miell,
të martojmë lalon,
lalo këmbëçalën *
të na bëjë djalën.
- Ç'do t'ia vëmë emrin ?
- Do t'ia vëmë Agush, **
të djegë si prush
Gjinokastër
** Emër që rrjedh nga ag-agoja, agimi dhe ka kuptimin të jetë shpuzë që djeg si dielli i korrikut që sapo agon.
Çila është më e bukur-o
- Diell-o, diell-o *
çila është m'e bukur-o,
që na prishi vallen-o,
theu këmbëçalën-o **
- Të tria të mira jini,
po si motra e vogël s'jini,
shtatin e saj nuk e kini.
Luzat - Tepelenë
* Recitohej nga fëmijët e vegjël duke iu drejtuar diellit.
** Motra e vogël, me kërcimin e saj të jashtëzakonshëm, i ndezi zilinë dhe vetë zërës së malit (këmbëçalës) e cila nga inati që u thye (u mund) prej motrës së vogël,e qe bëhet shkak i padukshëm për prishjen e valles së tri motrave.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Të huajt mësojnë vallet shqiptare për dhjetë ditë
Njërit prej tyre i pëlqen vallja e Osman Takës. Edhe një vendas do të mendohej mirë përpara se të guxonte të dilte në valle.Dikujt tjetër, vallja e Librazhdit. Është më individuale, më ritmike… Prej disa ditësh që ndodhen në Tiranë ata po mundohen të kapin thelbin e këtij vendi. Dhe këtë nuk mund ta bësh më mirë se duke njohur folklorin shqiptar, këngët, vallet, veshjet… E, në veçanti vallet, të cilat nuk kanë qejf vetëm t’i shohin, por edhe t’i kërcejnë.
Bëhet fjalë për një grup turistësh të huaj, të cilët, pasi kanë mësuar e parë shumëçka që i duhet një turisti, kanë shprehur dëshirën të zhvillojnë një kurs gjatë të cilit të mësojnë të kërcejnë vallet shqiptare dhe të marrin disa leksione mbi muzikën, veshjet dhe traditën popullore. Kursi po zhvillohet prej disa ditësh në ambientet e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku valltarët profesionistë të këtij institucioni, me durim po u mësojnë lëvizjet e valleve të Jugut, të Shqipërisë së Mesme e të Veriut.
Ndërsa për leksionet e tjera po bashkëpunohet edhe me specialistët e Institutit të Kulturës Popullore. Seminari është një iniciativë personale e holandezit Cees Hillebrand, i cili vite më parë, kur Shqipëria ishte ende nën diktaturë, kishte dëgjuar kalimthi muzikë shqiptare e qysh atëherë ëndërronte të vinte e të mësonte më shumë mbi të. Dje, në orën 17:30, pas një vizite në Shkodër, zhvilluan orën e radhës. E nisën me polifoninë e Jugut.
Me këngën e shkruar përpara përpiqen të këndojnë shumëzërash një nga perlat e Jugut: “Janinës ç’i panë sytë”. E çuditshme, por ia arrijnë. Këngëtarët profesionistë të Ansamblit mundohen t’i fusin në atë botë mistike që pështjell polifoninë…
Grupi i turistëve të huaj duke kërcyer pogonishten, në qendër, Genc Kastrati.
Vallet
Por, momentet më të këndshme janë, pa dyshim, ato të mësimit të valleve. Bëhen gati me të shpejtë. Veshin nga një bluzë të bardhë me shqiponjë në shpinë dhe bëhen njësh me ritmin. Për t’i futur në hulli, e fillojnë me pogonishten. Të kapura dorë për dore, me në krye balerinën Helga Saraçi, ato hedhin një nga një hapat… Pastaj një valle e kënduar përmetare: “Poshtë nga çairet”. Valltari Genc Kastrati i jep ritëm valles duke u demonstruar lëvizje, pas të cilave ata mrekullohen… Pas këtyre valleve të shtruara ndryshon ritmi. Është “vallja e zileve.
Më ritmike, më e lodhshme. Pak më të moshuarit bëjnë mënjanë nga grupi. U duhet të marrin pak frymë. Ndërsa të tjerët janë tërësisht të përpirë nga lëvizjet. Pastaj një tjetër ritëm, “vallja e Librazhdit”… Pas disa orësh mësimi nën drejtimin e kërcimtarëve profesionistë ata janë në gjendje të kërcejnë disa nga vallet më të njohura shqiptare, madje dhe më mirë se shqiptarët.
Sipas Kastratit, pas seminarit të një viti më parë, ky është i dyti, i cili ka nisur qysh në datën 8 gusht e mbyllet më 19 gusht. Këtë vit kohëzgjatja ka qenë më e madhe, pasi në qendër të tij nuk ka qenë vetëm vallja shqiptare, por edhe kënga. “Përveçse kanë mësuar valle dhe tani po mësojnë edhe polifoninë, ata kanë qenë në Malësinë e Kelmendit, në Logun e Bjeshkëve, ku kanë parë nga afër mënyrën se si njerëzit e këtyre zonave jetojnë, kërcejnë, këndojnë. Pra e kanë prekur me dorë jetën tradicionale shqiptare”, thotë Kastrati.
Janë njerëz të thjeshtë, të shtyrë nga kureshtja për të mësuar më shumë për kulturën popullore shqiptare. Vijnë nga Gjermania, Holanda, Irlanda, Franca, Suedia… Janë plot 17. Disa kanë qenë në seminarin e parë dhe premtojnë të vijnë sërish.
“Jemi munduar të përzgjedhim disa valle jo shumë të vështira, të cilat kërcehen nëpër dasmat tona, që kërcehen nga të gjithë, si vallja e Napolonit, Pogonishtja, ‘Shamia e beqarit’ etj., të cilat kërcehen prej të gjithëve.
Por ka edhe valle të veçanta, si vallja dyshe e Kavajës, vallja e vajzave të Delvinës, të cilën ata e kanë përvetësuar si të ishin shqiptarë, apo e vallja e Korçës”, thotë valltari. Ka ndonjë që do të mësojë edhe vallen e Osman Takës, madje pedagogu thotë se është një nga më të preferuarat, por që mbetet vetëm në kuadrin e dëshirës, pasi është shumë e vështirë për t’u mësuar… Por mësimi nuk mbetet këtu. Do t’i marrin me vete, do t’u mburren bashkëkombësve, e ndoshta ua mbushin mendjen të vijnë dhe ata vitin tjetër.
Njërit prej tyre i pëlqen vallja e Osman Takës. Edhe një vendas do të mendohej mirë përpara se të guxonte të dilte në valle.Dikujt tjetër, vallja e Librazhdit. Është më individuale, më ritmike… Prej disa ditësh që ndodhen në Tiranë ata po mundohen të kapin thelbin e këtij vendi. Dhe këtë nuk mund ta bësh më mirë se duke njohur folklorin shqiptar, këngët, vallet, veshjet… E, në veçanti vallet, të cilat nuk kanë qejf vetëm t’i shohin, por edhe t’i kërcejnë.
Bëhet fjalë për një grup turistësh të huaj, të cilët, pasi kanë mësuar e parë shumëçka që i duhet një turisti, kanë shprehur dëshirën të zhvillojnë një kurs gjatë të cilit të mësojnë të kërcejnë vallet shqiptare dhe të marrin disa leksione mbi muzikën, veshjet dhe traditën popullore. Kursi po zhvillohet prej disa ditësh në ambientet e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku valltarët profesionistë të këtij institucioni, me durim po u mësojnë lëvizjet e valleve të Jugut, të Shqipërisë së Mesme e të Veriut.
Ndërsa për leksionet e tjera po bashkëpunohet edhe me specialistët e Institutit të Kulturës Popullore. Seminari është një iniciativë personale e holandezit Cees Hillebrand, i cili vite më parë, kur Shqipëria ishte ende nën diktaturë, kishte dëgjuar kalimthi muzikë shqiptare e qysh atëherë ëndërronte të vinte e të mësonte më shumë mbi të. Dje, në orën 17:30, pas një vizite në Shkodër, zhvilluan orën e radhës. E nisën me polifoninë e Jugut.
Me këngën e shkruar përpara përpiqen të këndojnë shumëzërash një nga perlat e Jugut: “Janinës ç’i panë sytë”. E çuditshme, por ia arrijnë. Këngëtarët profesionistë të Ansamblit mundohen t’i fusin në atë botë mistike që pështjell polifoninë…
Grupi i turistëve të huaj duke kërcyer pogonishten, në qendër, Genc Kastrati.
Vallet
Por, momentet më të këndshme janë, pa dyshim, ato të mësimit të valleve. Bëhen gati me të shpejtë. Veshin nga një bluzë të bardhë me shqiponjë në shpinë dhe bëhen njësh me ritmin. Për t’i futur në hulli, e fillojnë me pogonishten. Të kapura dorë për dore, me në krye balerinën Helga Saraçi, ato hedhin një nga një hapat… Pastaj një valle e kënduar përmetare: “Poshtë nga çairet”. Valltari Genc Kastrati i jep ritëm valles duke u demonstruar lëvizje, pas të cilave ata mrekullohen… Pas këtyre valleve të shtruara ndryshon ritmi. Është “vallja e zileve.
Më ritmike, më e lodhshme. Pak më të moshuarit bëjnë mënjanë nga grupi. U duhet të marrin pak frymë. Ndërsa të tjerët janë tërësisht të përpirë nga lëvizjet. Pastaj një tjetër ritëm, “vallja e Librazhdit”… Pas disa orësh mësimi nën drejtimin e kërcimtarëve profesionistë ata janë në gjendje të kërcejnë disa nga vallet më të njohura shqiptare, madje dhe më mirë se shqiptarët.
Sipas Kastratit, pas seminarit të një viti më parë, ky është i dyti, i cili ka nisur qysh në datën 8 gusht e mbyllet më 19 gusht. Këtë vit kohëzgjatja ka qenë më e madhe, pasi në qendër të tij nuk ka qenë vetëm vallja shqiptare, por edhe kënga. “Përveçse kanë mësuar valle dhe tani po mësojnë edhe polifoninë, ata kanë qenë në Malësinë e Kelmendit, në Logun e Bjeshkëve, ku kanë parë nga afër mënyrën se si njerëzit e këtyre zonave jetojnë, kërcejnë, këndojnë. Pra e kanë prekur me dorë jetën tradicionale shqiptare”, thotë Kastrati.
Janë njerëz të thjeshtë, të shtyrë nga kureshtja për të mësuar më shumë për kulturën popullore shqiptare. Vijnë nga Gjermania, Holanda, Irlanda, Franca, Suedia… Janë plot 17. Disa kanë qenë në seminarin e parë dhe premtojnë të vijnë sërish.
“Jemi munduar të përzgjedhim disa valle jo shumë të vështira, të cilat kërcehen nëpër dasmat tona, që kërcehen nga të gjithë, si vallja e Napolonit, Pogonishtja, ‘Shamia e beqarit’ etj., të cilat kërcehen prej të gjithëve.
Por ka edhe valle të veçanta, si vallja dyshe e Kavajës, vallja e vajzave të Delvinës, të cilën ata e kanë përvetësuar si të ishin shqiptarë, apo e vallja e Korçës”, thotë valltari. Ka ndonjë që do të mësojë edhe vallen e Osman Takës, madje pedagogu thotë se është një nga më të preferuarat, por që mbetet vetëm në kuadrin e dëshirës, pasi është shumë e vështirë për t’u mësuar… Por mësimi nuk mbetet këtu. Do t’i marrin me vete, do t’u mburren bashkëkombësve, e ndoshta ua mbushin mendjen të vijnë dhe ata vitin tjetër.
Ufo- 135
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Shqipetaria eshte ndjenje e brendshme e shqiptarit e cila shpreh shkallen e atdhedashurise se tij.Ajo merr vlera sublime kur jep edhe jeten per arsye madhore qe e kerkon atdheu.
Feja apo fete jane institucione te ngritura mbi bazen e dogmave dhe predikimeve.Ka nje pjese njerezish qe nuk besojne dhe mire bejne sepse prej kohesh eshte vertetuar se fete kane qene ne sherbim te pushtetit ose pushteteve qe vijne e ikin.Sundimi i plote i feve ka qane ne kohen kur padituria e pushtonte njerezimin.Sot fete po vijne e po behen per mendimin tim perhere dhe me koshiente me te rejat e shkences dhe po i aplikojne ato ose ose po i perafrojne gjithsekush ne dobi te fese apo dogmave te tyre.Ne kete drejtim duket si me e avancuar feja katolike.
Shprehja "FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA'' vjen ne nje moment deciziv per Shqiperine tone kur dominimi i feve ne vend ishte ne kulm dhe kur gjithashtu levizja kombetare per pavaresi ishte ne kulm.
Per ta ngritur ne vlera me te larta se feja shqiptarizmen Pashko Vasa me kete shprehje lapidare eklipson cdo lloj feje dhe e ve shqiptarizmen mbi kokat tona,ben thirrje per bashkim te popullit etj etj.Por gjithashtu ai nuk ofendon asnje lloj besimi fetar.Si koke e madhe qe ishte e dinte se dosdo ndikimet e feve te ndryshme qe kishin zene vend ne truallin shqiptar sipas sundimene te perandorive te ndryshme,romake,bizantine apo ajo osmane ekzistonin pak a shume ne popull.
Mirepo ne kohet e sotme shohim se sa hipokrizi pasqyrojne me sjelljet e tyre disa pseudopolitikane te cilat te vetmen fe qe kane eshte paraja.Ne subkoshiencen e tyre po te shohesh me vemendje ata nuk kane as me te voglin perkushtim fetar.
Ata jane ateiste,kjo kuptohet shume lehte,por per hir te domosdoshmerise se marrjes se pushtetit hyjne e dalin neper kisha,xhamia e teqera sepse duan voten.Nese do te punonin me shqiptarizem nuk kishin pse te hynin e dilnin neper godinat e tyre vetem per festat fetare.
Feja apo fete jane institucione te ngritura mbi bazen e dogmave dhe predikimeve.Ka nje pjese njerezish qe nuk besojne dhe mire bejne sepse prej kohesh eshte vertetuar se fete kane qene ne sherbim te pushtetit ose pushteteve qe vijne e ikin.Sundimi i plote i feve ka qane ne kohen kur padituria e pushtonte njerezimin.Sot fete po vijne e po behen per mendimin tim perhere dhe me koshiente me te rejat e shkences dhe po i aplikojne ato ose ose po i perafrojne gjithsekush ne dobi te fese apo dogmave te tyre.Ne kete drejtim duket si me e avancuar feja katolike.
Shprehja "FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA'' vjen ne nje moment deciziv per Shqiperine tone kur dominimi i feve ne vend ishte ne kulm dhe kur gjithashtu levizja kombetare per pavaresi ishte ne kulm.
Per ta ngritur ne vlera me te larta se feja shqiptarizmen Pashko Vasa me kete shprehje lapidare eklipson cdo lloj feje dhe e ve shqiptarizmen mbi kokat tona,ben thirrje per bashkim te popullit etj etj.Por gjithashtu ai nuk ofendon asnje lloj besimi fetar.Si koke e madhe qe ishte e dinte se dosdo ndikimet e feve te ndryshme qe kishin zene vend ne truallin shqiptar sipas sundimene te perandorive te ndryshme,romake,bizantine apo ajo osmane ekzistonin pak a shume ne popull.
Mirepo ne kohet e sotme shohim se sa hipokrizi pasqyrojne me sjelljet e tyre disa pseudopolitikane te cilat te vetmen fe qe kane eshte paraja.Ne subkoshiencen e tyre po te shohesh me vemendje ata nuk kane as me te voglin perkushtim fetar.
Ata jane ateiste,kjo kuptohet shume lehte,por per hir te domosdoshmerise se marrjes se pushtetit hyjne e dalin neper kisha,xhamia e teqera sepse duan voten.Nese do te punonin me shqiptarizem nuk kishin pse te hynin e dilnin neper godinat e tyre vetem per festat fetare.
Dimitrov Xhunga- 100
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
100 vjet nga vrasja e Petro Nini Luarasit ,historia dhe jeta e tij
Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve.
Punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911).Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike "Mall i mëmëdheut" dhe "Pellazgu", i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë.
Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarinë patriotike, arsimore e shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë, më 17 gusht 1911.
Bashkëpunoi në organet "Bashkimi i kombit" (Manastir 1909-1910), ku qe dhe redaktor, në "Drita" (Sofje, 1907-1908), në "Kombi" (Boston, 1908), në "Liria" (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publicistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike "Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare.Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes:Bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Dollitë gjate nje dasme (Pogradec)
Plaku,kur i drejtohet gjithë miqve
Plloskën(shishen) e verës, të qëndisur me shenjtorët kokëmëdhenjë e duarhollë, mbështjellë me borzilok të thatë, si më të ftuar për dasmë, e fillonte gjyshi duke uruar:
-Hajt, për gëzim. I sotmi na ndiftë; të rinjve dasmën; të martuarit i gëzoftë me djema! Për të mirë qoftë.
-Të lumtë goja! - ia kthenin të gjithë. - E mira mos t'u ndaftë nga dera. As sot as mot.
Dhe, si pinte, ngadalë, me durim, ndërsa plloska gurgullonte, prapë urime:
-Tul e dhjamë! Pleqëri të mbarë. Paçim derën të hapur. Ku hëngrëm hëngshim, ku pimë, pifshim.
Plaka, plakut
-Më rrofsh o plak! Na rrofshin djemtë, nipërit e gjithë të tjerët. I sotmi na ndiftë të gjithëve. Sa gjallë e me nder. Pleqëri të mbarë.
Krye/Miku,uron të zotin e shtëpisë
-Një kupë do ta pi për shënden' e zotrisë sate, aga, të paçim sa malet, e mira e nderi mos t'u heqtë nga dera, zoti shëndenë e bereqenë.
-Dy të tjerat do t'i pi, ja që tashi! Për shënden' e çiftit, si pimë në fushë.
I zoti shtëpisë, mikut
-Qofsh shëndoshë, o mik, cilido qofsh. Gjuhën* s'ta marr vesh mirë, po e shoh se i afrohet shqipes sonë. Mirë se të solli e mira. Brom!
Miku i ftuar për në dasëm
- Hej! na u trashëgofshin e na u mplakshin e na u shtofshin si zgjoi i bletës! Edhe të zon' e dasmës e paçim sa malet!
Miku,të zotit të dasmës
...t'i trashëgohet gazi e t'i shtohet fara sa yjt e qiellit e sa rër' e detit.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Kadri Roshi,legjenda e skenes shqiptare.
Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër, Shqipëri; vdiq më 6 shkurt 2007 në Tiranë, aktor shqiptar.
Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.
Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.
Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj.
Legjenda e skenës
Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit.
Ai është "Nderi i Kombit" nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.
Filmografia
Kolonel Bunker (1998)
Mirupafshim (1997)
Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes
Tingujt e harresës (1996)
Mikres mèrès - Ditët e shkurtra (1995)
Një ditë nga një jetë (1994)
Dhelpra dhe rrushte - Ezopi ...teater
Vdekja e burrit (1991)
Fletë të bardha (1990)
Misioni përtej detit (1988)
Pesha e kohës (1988)
Rikonstruksioni (1988)
Kur ndahesh nga shokët (1986)
Rrethimi i vogël (1986)
Dasma e shtyrë (1984)
Fejesa e Blertës (1984)
Apasionata (1983)
Era e ngrohtë e thellësive (1982)
Dëshmorët e monumenteve (1980)
Partizani i vogël Velo (1980)
Ballë për ballë (1979)
Këshilltarët (1979)
Liri a vdekje (1979)
Gjeneral gramafoni (1978)
Njeriu me top (1977)
Shëmbja e idhujve (1977)
Zemrat që nuk plaken (1977)
Fije që priten (1976)
Lulekuqet mbi mure (1976)
Përballimi (1976)
Tokë e përgjakur (1976)
Kur zbardhi një ditë (1971)
Malet me blerim mbuluar (1971)
Tana (1958)
Estilen- 713
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Naim Frasheri,ikona e teatrit shqiptar
Naim Frashëri-aktori, lindi në Leskovik më 12 gusht të vitit 1923 dhe vdiq më 18 shkurt të vitit 1975, ishte aktor i njohur shqiptar.
Karrierën profesionale si aktor e filloi në fillim të vitit 1945, por dashuria për teatrin i lindi që në 1942. Naim Frashëri do të luante me sukses një sërë rolesh kryesore e të suksesshme.
Valeri në "Tartufi", Smithi në "Çështja ruse", Gjoni "Trimi i mirë me shokë shumë", Selimi "Familja e peshkatarit", gjenberali "Gjenerali i ushtrise së vdekur", Leka "Përkolgjinajt", Nikolla "Armiqtë", Sasha Ribakov "Orët e Kremlinit", Lubeni "Proçesi i Lajpcigut", Ferdinanti "Intrigë dhe dashuri", Hauardi "Rrënjët e thella”, Hamleti "Hamleti”, Jonuz Bruga "Familja e Peshkatarit". Për fat të keq roli i Jonuzit ishte i 80 dhe i fundit i tij. Ka interpretuar 8 role ne filmin artistik.
Naim Frashëri është nderuar me shumë tituj dhe çmime të ndryshme. Mbetet nga ikonat e teatrit shqiptar. Ështe dekoruar edhe me urdhërin e lartë "Hero i punës socialiste", si dhe mban titullin "Artist i Popullit".
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Tefta Tashko Koço
Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga Frashëri i Përmetit, Thanas Tashkos i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në Egjipt. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në Korçë në vitin 1921.
Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në Shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në Montpellier, Francë, ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato më pas në Konservatorin Superior të Parisit me rezultate shumë premtuese.
Në vitin 1930, Tefta bën inçizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe-Neço Mukon.
Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 Nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si Moxart, Guno, Shubert, Verdi, Donixeti, Pergolezi, Belini, Puçini, Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare.
Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në Paris, Francë dhe Milano, Itali.
Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muziktarëvë të shuar popullore të vendit tonë.
Një gjë të tillë e provon edhe pjesmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në Firence, Itali më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj.
Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkangjisnim edhe këngët popullore të përpunura nga kompozitori Kristo Kono me poezi të Lasgush Poradecit si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”.
Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: Jorgjia Filçe Truja dhe Maria Paluca (Kraja). Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e Beogradit me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e Puçinit dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qënë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37 vjeçare.
Jeta personale
Tefta Tashko u martua me Kristaq Koçon dhe pati një djalë me të, dirigjenitin Eno Koço, Arstist i Merituar.
Krijimtaria
Këngët popullore të Tefta Tashkos, regjistruar pranë “Columbias”-Itali, 1942: “Un’o ty moj të kam dashur”; “Kjo dashtnija kjoft mallkue”; “Kenke nur’ i bukurisë”; “Për një ditë, kur del goca në pazar”; “Këndon Kumrija”; “Metelikun ta kam falë”; “Ma ven dorën përmbi dorë”; “Dallandyshe vaj, vaj”;
“Qante lulja lulen”; “Moj fëllanxë”; “Sa me shpejt ma vunë, moj, kambën”; “Dy gisht përmni vetull”; “Moj hyrije, bukurie”; “ Shamija e beqarit”; “Iku nata”; “Del një vashë prej hamamit”; “Zare trëndafile”; “Të dua, moj goc, e vogël”; “As aman, moj lule”; “Kroi i fshatit tonë”; “O moj sylarushe”;
“Dolla në penxhere”; “Bilbil çapkëni”; “As u gremis moj lejthate”; “Dashtnuer tu bana”; “Ani, moj Hatixhe”; “Seç këndon bilbili malite”; “Shkapërceva dy-tri male”; “Edhe ky bilbili çka qënke një zog”; “Kam shtëpinë e vogël”; “I kam hypë vaporit”; “Fry, moj er’ e malit”; “O na atë fushë t’mejdanit”; “Edhe gurët e sokakut”.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Mbretresha e muzikes shqiptare..Vace Zela
"Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare".
Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë. U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj te pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut.
Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave.
Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Një kulm që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa artistike. Vaçe Zela ka marë pjesë në shumë festivale të muzikës në radio dhe më vonë në radiotelevizion që prej organizimit të parë të tyre, duke fituar plot 12 çmime të para, një rekord i paarritur për të gjitha kohët.
Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj.
Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave. Prej disa vitesh jeton në Zvicër. Ajo është e vetmja femër shqiptare e nderuar për së gjalli me Urdhrin "Nderi i Kombit" nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin:
- “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor.” Për nder të këngëtares viti 2009 është shpallur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Temë e mërzitshme, postime pafund, debat fare..Po më ngjan si punë ''Infoje'' gjithsesi s'ma do mendja se ka shqiptar që nuk di nga këto..Pse lodheni o miq !?
Ufo- 135
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Nuk e di se cte pelqen tu Ufo,por te postosh per vlerat e atdheut tend,ne kete mizori percapjesh nga te huajt per te humbur indentitetin e kombit tone,me duket se i bejme nder atdheut tonei.Ne fund te fundit,armiqte e kombit kete duan,heshtje,se pastaj lakun e kane gati ata.Me dukesh sikur jeni pak jashte realitetit me thenien e mesiperme,megjithate ai eshte mendimi juaj.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Po ja i lol,nuk e sheh qe greku do te zgjeroi territore nepermjet rregjistrimit te popullsise sipas kombesise dhe fese,islamiket duan te dominojne Shqiperine dhe Kosoven,nepermjet qindra e mijera organizatave,me nje ofensive,qe vetem ata e dine se ku e ka fundin,apo leshimet qe i behen te huajve per koncensione,per territore dhe per ngritje varrezash...Pak te duken keto..?Rizgjimi i ndjenjes kombetare,me duket sot merr vlera me shume se kur.Ne se ty te flihet gjume,''fli i vogli i mamase,... fli''.Ufo shkruajti:Ç'armiq mor shoku , ç'armiq o byrazer...
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Ngadalë more njeri, kujt i flet ti ashtu me atë gjuhë..Patriot i madh ti, rri e mos na dërdllis kot..unë s'të fyeva, madje të bëra dhe byrazer..Ndoshta ti don me u marrë vesh ndryshe..?? Ok edhe ashtu merremi
Ufo- 135
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Shakan tende duhet ta kuptojne te tjeret......,kurse ate shakane time si eshte e mundur te mos e kuptosh...?Ufo shkruajti:Ngadalë more njeri, kujt i flet ti ashtu me atë gjuhë..Patriot i madh ti, rri e mos na dërdllis kot..unë s'të fyeva, madje të bëra dhe byrazer..Ndoshta ti don me u marrë vesh ndryshe..?? Ok edhe ashtu merremi
Dhe pastaj bute or byrazer,se na trembe me ato kercenime...!!!!
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
vazhdojme tregime shqiptare...
Djalli
Zef Dushkaja (emër i trilluar, ka dashur të mbetet anonim) nga Rakoci, tregon një rast personal. Më 1974, thotë ai, kishte shkuar musafir te Dedosh Kola në Rosujë (Klinë), hipur në kalë.
Prej Rakocit deri në Rosujë është një rrugë e ngushtë këmbësore, e cila shkon vetëm nëpër pyll. Duke u kthyer nga Rosuja për në Rakoc, dëgjon një zë maceje, por ai nuk ishte zë i zakonshëm.
Macet nuk kanë zë të tillë të trishtueshëm. Zëri kishte qenë shumë afër. Zefi zbret nga kali, e lidh atë për një dru dhe me revole në dorë futet në pyll ku sheh një krijesë si mace të madhe të zezë, me sy sa filxhani i kafes.
Ai nuk shtie në të me armë, por bën kryq dhe i bërtet: "Ik këtej o i mallkuar, ty t'a preftë ujku udhën!". Në atë moment djalli mace vrapon e futet thellë në pyll, duke lëshuar atë zë të trishtueshëm.
Maces iu rritën sytë edhe më të mëdhenj kur e pa Zefin, madje edhe veshët iu rritën e iu bënë sa të gomarit.
Djalli
Zef Dushkaja (emër i trilluar, ka dashur të mbetet anonim) nga Rakoci, tregon një rast personal. Më 1974, thotë ai, kishte shkuar musafir te Dedosh Kola në Rosujë (Klinë), hipur në kalë.
Prej Rakocit deri në Rosujë është një rrugë e ngushtë këmbësore, e cila shkon vetëm nëpër pyll. Duke u kthyer nga Rosuja për në Rakoc, dëgjon një zë maceje, por ai nuk ishte zë i zakonshëm.
Macet nuk kanë zë të tillë të trishtueshëm. Zëri kishte qenë shumë afër. Zefi zbret nga kali, e lidh atë për një dru dhe me revole në dorë futet në pyll ku sheh një krijesë si mace të madhe të zezë, me sy sa filxhani i kafes.
Ai nuk shtie në të me armë, por bën kryq dhe i bërtet: "Ik këtej o i mallkuar, ty t'a preftë ujku udhën!". Në atë moment djalli mace vrapon e futet thellë në pyll, duke lëshuar atë zë të trishtueshëm.
Maces iu rritën sytë edhe më të mëdhenj kur e pa Zefin, madje edhe veshët iu rritën e iu bënë sa të gomarit.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Kulti i gurit nder shqipetaret e Maqedonise..
Në viset ku banojnë shqiptarët etnik të Maqedonisë një vend të veçantë zë dhe kulti i gurit. Në këtë punim të shkurtër përshkruhen besimet e njerëzve në cilësinë magjike të gurit, ritet që kryhen me gurë si dhe atributet e tjera që i përshkruhen gurit. Disa na duken se gjer më sot nuk janë vënë re në qenësinë e tyre dhe mund të paraqesin risi dhe nxitje për kërkime të tjera shkencore. Këtë punim “Lobi” do ta botojë në dy vazhdime.
Edibe SELIMI – OSMANI
Me gurin është e lidhur tërë jeta e shqiptarëve, nga lindja deri në vdekje. Guri në mitologji të shumë popujve është element i rëndësishëm dhe shumë arkaik. Te shqiptarët fjala shqipe gur dokumentohet në tekstet biblike, në një lashtësi marramendëse 29 shekullore, pra përpara 2900 vjetëve. Kjo është dëshmia më e vjetër e një fjale në gjuhën shqipe që ekziston deri më sot. (Moikom Zeqo, “Mes Laokontit dhe Krishtit”, Onufri, Tiranë 2000,f.35-37).
Petro Zhej fjalën gur e konsideron një nga fjalët më të lashta të njerëzimit. Është një fjalë që e kanë patur pellazgët, që e kanë trashëguar ilirët dhe që është akoma një fjalë e gjallë vetëm te një popull në botë, te shqiptarët. Madje, fjala gur, fjalë njërrokëshe, hyn te fjalët e para të njerëzimit dhe me konceptin e gurit lidhet edhe subjekti kozmogonik apo miti i Deuklaonit dhe gruas të tij Pyrras që, për të krijuar njerëzimin, hodhën prapa shpine eshtrat e tokës, pra gurët. Nga gurët që hodhi burri lindën burra dhe nga gurët që hodhi gruaja lindën gra. (Petro Zhej, ”Shqipja dhe sanskrishtja” ,Tiranë 1996, f.27).
GURI SIMBOL I FORCËS, QËNDRUESHMËRISË, I PANDRYSHUESHMËRISË
Edhe në fetë monoteiste guri respektohet për arsye të prejardhjes së tij nga qielli sidomos në biblën hebraike, në Dhiatën e vjetër dhe në besimin islamik-guri i zi i Qabes në Mekë. Sipas Biblës, vetë Perëndia i ka shkruar në dy rrasa guri dhjetë urdhrat e tij, që ia ka dhënë Moisiut, kurse atyre duhet t’u përmbahet njerëzimi. (Mark Krasniqi “Aspekte mitologjike besime e bestytni”. Prishtinë, 1997, f.225).
Disa autorë dhe studiues të tjerë shkruajnë se çështja e kultit apo e mitologjisë është çështje shumë komplekse. Sipas shpjegimit mitologjik edhe Mitro lindi nga shkëmbi. Kur ritet vijnë në kundërshtim me gjarpërin Mitra e vret demin e shenjtë dhe nga trupi dhe gjaku i tij lindën kafshët dhe bimët e dobishme.
Bindja e nderimi i shqiptarëve ndaj gurit është i përhapur edhe në traditën pagane në trojet shqiptare të Maqedonisë. Një studim të veçantë kultit të Gurit i kushtoi edhe Dr. Qemal Murati, i cili shkruan: “Në traditën pagane të truallit shqiptar në Maqedoni një vend me rëndësi të veçantë zë dhe kulti i gurit për të cilin dëshmojnë po kështu një varg emërtimesh dhe ceremonish që lidhen me gurë të shenjtë në truallin e këtyre lakadredhave gjeografike. Guri përdoret shpeshherë edhe si emër personal,khs.
Guri Madhi - piktor i shquar shqiptar, dhe si mbiemër familjar Pëllumb Guri “Gjur xhaku” gurë i goditur nga rrufeja apo lloj guri tjetër me ngjyrë si në të përhimtë. Lëngu i fërkuar me ujë nga ky gur, u jepet kafshëve kur marrin plagë të rënda. “Gratë e pafat që nuk kishin fëmijë, në fshatin Tuhin të Kërçovës shkonin t’i luten me anë të magjive - shkojnë edhe sot te Gjuri i Gjepit, si dhe te Guri i Panaxhyrit, te Gjuri i Elbnojve…” (Dr.Qemal Murtati, “Kërçova në traditat e saj të vjetra” botoi Asdreni,Shkup 1966,f.96.)
Bestytnitë e këtilla që lidhen me gurin paraqesin një element të trashëguar, të lashtë, të ngritur në kult te popullsia shqiptare vendëse, të ruajtur edhe sot e kësaj dite. Një dëshmi të tillë na sjell edhe Mr. Izaim Murtezani nga treva e Dervenit të Shkupit. Ai shkruan se ritet me gurin bëjnë pjesën qëndrore të manifestimeve të verës. Një javë para Ditës së Verës të gjithë fëmijët e fshatrave dalin në vendet e tyre të caktuara. Grumbullojnë gurëzit në formë të vezës për t’i vendosur nëpër degët e thanave. Numri i gurëzve të tubuar duhet të jetë në proporcion me numrin e anëtarëve të familjes.
Gurëzit gjatë grumbullimit nuk duhet të qëndrojnë me ndonjë pjesë të tyre në brendi të tokës, por lirshëm mbi të. Çdo gur i futur me një pjesë të tij në brendi të tokës paraqet mundësi latente të vendosjes së kontaktit me forcat tektonike dhe në këtë mënyrë ekziston mundësi potenciale e prishjes së efektit magjik. Duhet theksuar se ky rit në esencën e tij ngërthen në mënyrë më tipike botëkuptimin animist që ka arritur i padëmtuar deri në ditët e sotme dhe ka ruajtur në mënyrë autentike vlerat themelore të tij. (Mr.Izaim Murtezani “Simbolika e riteve të Ditës së Verës”, “Flaka” 15 maj 1996 f. 11.)
Duke patur një funksion mbrojtës magjik në fatin,shëndetin dhe jetën e njeriut, guri përdoret shpesherë në disa veprime magjike në shumë ceremoni ku populli beson se do të gjejë shërim, se do ta largojë të keqen, sëmundjen, syrin e keq, shpreson që do t’i sigurohet shëndeti, trashëgimia e të tjera.
Pafuqia e njeriut përballë fuqive të natyrës dhe prej këndej besimet e kota bënë që të lindin një sërë ritesh me anë të të cilave njeriu përpiqet të ndikojë mbi forcat misterioze, që këta gjatë vitit t’ia sjellin mbarë punën dhe shtimin e pasurisë në shtëpi.
Zonat e thella malore e kanë mitologjinë dhe etnologjinë më të pasur e më të freskët, traditën më të ruajtur prandaj materiali është shënuar më shumë në këto vise. Me të drejtë zonja Edith Durham thotë se guri në besimet e malësorëve është më i rëndësishëm dhe vjen i pari. (EdithDurham Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët f.144.)
DISA RITUALE QË KRYHEN ME GURIN
Në stinën e pranverës kur fshatarët dëgjojnë për të parën here qyqen, shpejtojnë të gjejnë një rrasë guri.Gurin e venë mbi kokë duke shqiptuar fjalët “Kreja ime gjur, kreja jote çull, t’munda”. Një rit të ngjajshëm e hasim në fshatin Kalisht të Gostivarit, ku njerëzit posa dëgjojnë qyqen bërtasin duke kënduar: “Mi marsh dhejmtat/ mërzijat ç’i kom”. Gurin e hudhin mbas shpine.
Sapo dëgjojnë bubullimën e parë në pranverë, malësorët shpejtojnë ta mbështetin shpinën për murin e ndërtuar me gurë. I zoti i shtëpisë, në stinën e pranverës, kur i sosën drithërat, ai rrokullis një gur sa grushti në hambar ose kosh dhe thotë: “N’mot ma shaum bereqet Zoti dhashtë “.
Këto rite që ndërlidhen me gurin janë të shumta dhe s’mund të përfshihen në një punim të këtillë.
Për vajzën që bëhet nuse, vajzat e fshatit mbushin ujë në kroin e fshatit, ndërkohë që në krua tentojnë që të gjejnë një gur, të cilin e fusin në kuti, kurse me këtë ujë lahet vajza. Konsiderohet se është keq të humbasë ky gur, i cili ruhet në fund të arkës (çekmexhes), e cila shfrytëzohet për ruajtjen e gjësendeve me vlerë. Besohet se ky gur nusen do ta mbroje nga të ligat dhe magjitë eventuale.
Në Malësinë e Tetovës dhe të Gostivarit është zakon që fëmijët disa herë të hudhin me gurë pas vajza-nuse që del nga shtëpia dhe që niset me krushqit, njëherit duke ia përmenduar asaj emrin. Besohet se në të ardhmen bija e tyre do të ketë shëndet dhe jetë të mbarë familjare.
Në fshatin Gurgurnicë dhe Sallarevë të Tetovës kur dhëndrit i hiqen flokët ai ulet mbi një gur që jeta t’i shkojë mirë dhe fortë. Edhe kurbetçiu kur niset për të parën herë në kurbet të afërmit e përcjellin deri te shkëmbi i caktuar i fshatit. P.sh në fshatin Novo Sellë deri te “Kepi i Grave”. Kur personi vazhdon rrugën, të afërmit ulen mbi gurë. Pasi ai bën disa hapa pas kurbetçiut hudhet me gurë duke pëshpëritur fjalët: “Tët shkoje oudha, gurbeti, mbar,t’kesh shëndet”.(Edibe Selimi Osmani, »Disa këngë e rite të Ditës së Verës në fshatin Gurgurnicë të Tetovës«, Vlera Tetovë,nr.2,1995, f.31.)
Kur femrat shkojnë për të parën herë të korrin të lashtat ato marrin gjatë rrugës një gur, të cilin e lidhin në shami. Sa fillojnë me korrjen ato e lidhin shaminë për beli duke pëshpëritur tri herë fjalët: “Mjedisi jot çull, mjedisi im gur. Mjedisi im u boft gur, gruni n’çull”. Besimtarët japin dy shpjegime: për të lehtësuar lodhjen; në rastin tjetër të jenë të fortë e të shëndetshëm gjatë vitit dhe mos ndjejnë dhembje beli. (Po aty)
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
sinqerisht nuk mund te jap shpiegim,ndoshta ka qene i frikesuar dhe per momentin i jane shfaqur halucinacione..nuk di me teper ILIRAILIRA shkruajti:Lucio...
cfare mund te kete qene????
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Dhe' vështruesi
Figurë e mitologjisë popullore shqiptare, që paraqitet në trajtë antropomorfe. Në Mirditë besojnë se netëve të pranverës ai i vë veshin dheut, për të përgjuar në mos vjen njeri për së largu, apo për të dëgjuar zhaurimën e ujrave të nëndheshëm.
Del gjithnjë kaluar në vithe të Dhamsutës, pelës së pagojë që kalon male e dete dhe shpie larg atë që do të shpëtojë nëpërmjet saj. Ata i ndjek mëzi i saj, që me hingëllimat e tij lajmëron Dragojtë për kalimin e pelës.
Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Nje kenge-valle e mocme mallakastriote qe ruhet ruhet per mrekulli nga folkloristet shqiptare..
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Sa here ta lexoni aq here do te tronditeni nga permasat qe rrok kjo kenge per gjuhen shqipe e kollosit FISHTA
Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fés qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
__________________
Gjuha shqype
Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjáma e rrfés zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á' e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lén mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn k'ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' má para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë k'ta për dhé t'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xúni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fés qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
N'per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
__________________
Dimitrov Xhunga- 100
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Shqipëria duhet të flas shqip
Nga Fatos Daci*
Pak ditë më parë, nëpërmjet mjeteve të informimit publik, u njoha me shqetësimin që emrat e fshatrave tona janë me ndikime e trajtë të huaj. Kur është fjala për shqetësime e interesa kombëtare për mua nuk ka rëndësi se cilët janë ata që shtrojnë çështje e probleme të karakterit kombëtar, se të gjithë këta ia duan të mirën vendit të vet. Ndaj, kushdo qofshin meritojnë respektin tim.
Më erdhi mirë që një problem kaq serioz e shqetësues për kombin tonë u artikulua botërisht. Shqetësimi i ngritur tani nuk ishte një rrufe në qiell të kthjellët, por një problem kombëtar, i akumuluar ndër vite për t’u bërë një ditë publik. Plot 74 vite më parë ky problem, që ngrihet sot, nuk qe problem OJQ-sh e individësh, por një problem shtetëror e qeveritar, që mori zgjidhje.
Por nuk mund të mos shpreh keqardhjen që ky shqetësim nuk u ngrit asnjëherë nga institucione të specializuara te shtetit shqiptar, si dhe as nga një mori institutesh të “pavarura” (që të gjithë të varur te politika), që kanë mbirë si kërpudha për të zhvatur para nga donatorë vendas e të huaj, por, që pak ose aspak po u shërbejnë interesave kombëtare.
Tani më nuk është i panjohur fakti që shumica e emërvendeve;të fshatrave, lagjeve, qyteteve, lumenjve janë me prejardhje e ndikime nga gjuhë të huaja të shteteve fqinje. Kjo gjë ka ndodhur për shkak të pushtimeve afatgjata e afatshkurtra të vendit tonë nga shumë shtete e kombe të tjera, të afërt e të largët.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë njohur sulmet e pushtimet e fiseve barbare të gotëve, astrogotëve, visigotëve, hunëve, avarëve, maqedonasve etj. Shqipëria e shqiptarët kanë njohur tri pushtime rreth 500-vjeçare secili prej tyre- të romakëve, bizantëve dhe osmanëve. Vetëm në periudhën 1912-1944, gjatë 32 viteve, Shqipëria ka njohur invadimet e pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane; plot 8 shtete e tetë kombe të tjerë.
Të gjithë këta pushtues barbarë shkatërruan e plaçkitën çfarë gjetën mbi tokë. Ata vranë e masakruan mijëra atdhetarë shqiptarë, që nuk duronin zgjedhën e pushtimit dhe luftuan kundër tyre, të gjithë ata që mbrojtën vatanin, gjuhën e flamurin. Por dëmi më i madh që i sollën këtij vendi qe shkatërrimi i kulturës iliro- shqiptare dhe injektimi në vend të saj i kulturave të tyre.
Nga pushtuesi i parë e deri tek më i fundit e dinin mirë se sa më shumë të pushtonin shpirtin e mendjet e shqiptarëve, aq më rehat sundonin dhe më shumë zgjasnin pushtimin e tyre. Ndaj e filluan nga kjo anë. Të gjithë fuqitë pushtuese punuan për këtë qëllim me laps e me program. Fillimisht goditën ndjenjat fetare. Të krishterët ndërtuan pafundësisht kisha e objekti të tyre të kultit. Myslimanët ndërtuan me po aq zell xhami e tyrbe. Ekspansioni fetar qe në plan të parë të tyre, sepse shumica e pushtuesve nuk qenë shtete laikë, por qenë shtete ideologjikë fetarë. Ky ekspansion fetar vazhdon edhe sot me të gjithë format e mënyrat dhe konstatohet lehtësisht nga kushdo, herë si një përpjekje tinëzare e herë e hapur e antishqiptarëve për të përmbysur raportet reale fetare, ashtu si ethshëm po tentojnë të ndryshojnë raportet etnike.
Të mos harrojmë, atë që e bënë në shekuj e mijëvjeçar, po e bëjnë edhe sot qetë-qetë, pa i trazuar askush. Dhe ngushëllohemi, se, po “globalizohemi”, po “evropianizohemi”! Po në cilin shtet fqinj, mund ta kenë bërë dhe mund ta bëjnë shqiptarët, atë që të tjerët po e bëjnë kundër nesh? Në asnjë prej tyre, se edhe pse ato vende e ata qytetarë “globalizohen” e “evropianizohen”,ashtu si ne, po guxove të bësh në vendet e tyre atë që ata bëjnë këtu, ta shkurtojnë gjuhën e t’i presin këmbë e duar!
Të gjithë pushtuesit, me po aq zell sa punuan për të përpunuar mendjet e besimtarëve, punuan edhe në fushën e etnokulturës, duke futur elementë të veshjes, zakoneve, kuzhinës e të gjuhës së tyre. Ndër këta elementë ata si më të rëndësishmin konsideruan emrat e vendeve në gjuhën e tyre, të cilat në planin afatgjatë ishin për ta piramida të vërteta territoriale në brendësi të vendit tonë. Të gjithë e shohin se, edhe sot, këto piramida të vëna prej tyre në kohë pushtimesh, shovinistët po i përdorin si alibi në luftën e ethshme të tyre për të ndryshuar raportet etnike në Shqipëri, me synimin e vetëm për ta kthyer vendin tonë, ashtu si nuk është, në një shtet multietnik.
Po t’u hedhësh një vështrim të gjithë emrave të fshatrave, lagjeve e qyteteve dhe të lumenjve, të parcelave e të ngastrave të tokës, të shumtët janë me ndikime e huazime nga vendet pushtuese fqinje.
Emërvendet e Lindjes, Verilindjes dhe të Veriut janë me prejardhje sllavo-maqedonase-bullgare, të Veriperëndimit me prejardhje malazeze, pjesa bregdetare perëndimore me prejardhje romake, të Jugut e Juglindjes me prejardhje greke.
Në këtë rast nuk kam si qëllim të pasqyrojë vlerat e padiskutueshme shtetformuese të regjimit të Ahmet Zogut, por mbreti Zog ishte ai që bëri tentativën e parë dhe të vetme për t’i shqipëruar të gjithë këto emërvende me prejardhje nga gjuhët dhe ndikimet gjuhësore të pushtuesve. Një përpjekje e tillë nuk u bë as gjatë regjimit të gjatë komunist e as në këto njëzet vite që ne, shqiptarët, i quajmë rëndom vite të tranzicionit.
Ishte mbreti Zog që këtë fenomen nuk e la vetëm si shqetësim qytetar e atdhetar. Në pranverë të vitit 1937 shqetësimi për emrat me ndikime të huaja e të imponuar nga të huajt u ngrit në Parlamentin Shqiptar, i cili votoi për ndryshimin e tyre. Me dekretin e datës 5 maj, Zogu I, Mbret i Shqiptarëve vendosi për ndryshimin e emrave dhe autorizoi qeverinë për të vepruar. Qëllimi i këtij dekreti shprehet qartë në Nenin 1, ku shkruhet: “Autorizohet qeveria për të zëvendësuar me emra të përshtatshëm ato të disa prej qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve të Mbretërisë, të cilat kanë humbur në kohën e shkeljeve dhe okupacioneve të huaja emrat origjinalë të tyre për të marrë emra të imponuar nga të huajt”.
Në zbatim të ligjit mbi “Ndryshimin e emrave të disa katundeve, qyteteve, lagjeve, lumenjve etj” në të gjithë prefekturat e mbretërisë u ngritën komisione shtetërore, të cilat do të bënin studimin e konvertimin e të gjithë emërvendeve të deriatëhershme. Ndërkohë, në çdo komunë apo bashki u ngritën komisione të tjera vendore. Në krye të komisionit qeveritar ishte Ajet Libohova. Pas 14 muajve pune intensive komisionet shtetërore vendore të komunave, të bashkive dhe të prefekturave të vendit kryen studimet e duhura dhe morën vendimet përkatëse, të cilat ia paraqitën komisionit qendror. Komisioni qendror, në gusht të vitit 1938 ia paraqiti komisionit të posaçëm të qeverisë për miratim. Në përbërje të Këshillit të Ministrave që vendosi për ndërrimin e emrave morën pjesë Faik Shatku-zv.kryeministër e ministër i Drejtësisë (që drejtoi edhe mbledhjen), Ekrem Libohova-ministër i Jashtëm, Musa Juka-ministër i Brendshëm, Kolë Thaçi-ministër i Financave, Abdurrahman Dibra-ministër i Arsimit, Rrok Gera-ministër i Ekonomisë. Siç shihet dy (të dy ministra) nga 6 anëtarët, madje njëri dhe kryetari i këtij komisioni, qenë dibranë.
Në përfundim të shqyrtimit Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm vendosi që emrat e katundeve, qyteteve, lagjeve e lumenjve të ndryshohen siç do t’i bëjmë të ditura më poshtë. Për ilustrim po marrim disa nga prefekturat, ku ndikimet e huaja kanë qenë më të mëdha e për të cilat pretendimet shoviniste janë akoma më të mëdha. Këto prefektura janë në skajet e kufijve të sotëm shtetëror, por i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në të gjithë prefekturat e tjera, edhe pse ata ndodhen në brendësi të vendit.
Le të fillojmë me emrat e vendeve, ku pretendimet shoviniste sllavo-maqedono-bullgare janë ngritur në sistem nëpërmjet shoqatave dhe të partive të tyre antishqiptare të ngritura mbi baza të pretendimeve etnike “të pakicave” të tyre kombëtare.
Prefektura e Dibrës: Nga 153 fshatra (pa nënprefekturën e Burrelit) nuk ndryshuan emrat e 34 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 119 fshatrave (80 % e të gjithë fshatrave), si më poshtë: Bellovë-Bardhushe, Cerjan-Kërrabaj, Çetush-Bregasi, Dohoshisht- Hysenaj, Grevë-Grindushë, Ilnicë-Kreshtë, Melan-Miellaj, Pejkë - Bishtore, Pjeçë-Kurrizaj, Pollozhan-Kuqelinë, Rabdishti-Lugina, Rrashnapojë - Rrafshinë, Staravec-Shëngjergj, Tomin-Dëshmoraj, Trepça-Vjeshta, Ushtelenza-Begata, Zagradi-Qytetëza, Zimuri-Dimnori, Hoteshi-Tejdrini, Lishani-Ledhaj, Luznia-Petritaj, Allajbegi-Draguoni, Bllata e Epërme-Burimi i Epër, Bllata e Poshtme-Burimi i Poshtëm, Çernena-Zheshkorja, Dovolani-Lëndina, Grazhdani-Moisiu, Kërçisht i Epër-Gur i Epër, Kërçisht i Poshtëm-Gur i Poshtëm, Kllobçisht-Lisi i Madh, Kovashica-Farkëtorja, Oboku-Bujkaj, Pesjaka-Rranxa, Pocesti-Ujmira, Popinara-Pjeshkorja, Vojnika-Brrakaj, Bahutaj-Mallasi, Bulaçi-Kulaçi, Blliçaj-Shalësi, Borovjani-Përpjekasi, Brest i Epër-Brezi i Epër, Brest i Poshtëm-Brez i Poshtëm, Berzhdani-Karahasanaj, Deshati-Gjylaj, Kishavec-Kishaj, Limjani-Lymaj, Sohodolli-Thatina, Shimshani-Shëmria, Vranjt-Pishaj,Kalla-Kallëza, Sllatina-Floriri, Shumbati-Dushkaj, Venishti-Vëneshta, Ratkaj-Rrathaj, Selishta-Shpatinaj, Bulqiza-Bylmetaj, Dushaj-Njomëza, Vajkal-Vrapkali, Krajka-Krekëza, Lubaleshi-Pjellorja, Safraçani-Tryezgjana, Strikçani-Thatushi, Zerqani-Arta, Boçeva-Kuqlashi, Çereneci-Sukthi, Gjorica e Epër-Bukuroshi i Epër, Gjorica e Poshtme-Bukuroshi i Poshtëm, Homeshi-Skënderaj, Kovashica-Guramira, Mazhica-Kështenjasi, Okshatina-Miroshi, Stushaj-Dushkaja, Topojani-Ura, Borova-Brinjasi, Gjinoveci-Gjinaj,Klenja-Theknore, Sebishti-Trimaj, Strebleva-Shllinëza, Trebisht Çelepi-Treanas i Mesëm, Trebisht i Epër-Treanas i Epër, Trebisht Muçinë-Treanas i Poshtëm, Zabzun-Ushtima, Lejçani-Gurakuqi, Lladomerica-Djegas, Okshtuni-Hoxhëmuglli, Ostren i Madh- Plakasi i Madh, Ostren i Vogël-Plakasi i Vogël, Radoveshi-Ranga, Smolliku-Shkoza, Tërbaçi-Thakas, Tuçepi-Kumbulla, Golevishti-Shpatllasi, Izvira-Bushaj, Sepetova-Gropaj, Mireshi-Miraj etj.
Prefektura e Kosovës (Kukësit):
Për nënprefekturën e Qendrës nga 28 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat e 9 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 19 fshatrave (rreth 70 % e tyre), si më poshtë: Brruti-Thupra, Gostili-Gushtaj, Myçi-Rrasa e Lekës, Dobruca-Ujmira, Peraj-Bardhoshaj, Perollaj-Lugina, Vranishta-Malishta, Zaharishta-Trojëza, Nikoliqi-Nikolaj.
Për në prefekturën e Lumës, nga 76 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan 29 prej tyre dhe ndryshuan emrat e 47 fshatrave (ose 60 % e tyre), si më poshtë: Bardhoc-Bardhoshi, Bela-Bardhaj, Borja-Lulëzimi, Brekinja-Bregina, Cernaleva-Pyllishta, Kollovozi-Kodraj, Kasharishta-Kepaj, Novosej-Katund i Ri, Oreshka-Rreshka, Orgjosta-Burimaj, Shishtaveci-Fushaj, Zapodi-Pikllimaj, Bushtrica-Ranishte, Kllasi-Kalisi, Ploshtani-Plotaj, Radomira-Bukuroshi.
Për nënprefekturën e Malësisë së Gjakovës, nga 145 fshatra gjithsej nuk ndërruan emër 41 prej tyre dhe i ndërruan emrat 104 fshatra (70 % e tyre), si më poshtë: Myhejani-Mehaj, Vladi-Fusha, Leniçi-Lendishti, Zharka-Brezdaja, Bratoshnica -Vllaznija, Koçanaj-Kallishta, Tepla-Pla, Peraj-Bjeshka, Raja-Shkambi, Dushaj-Dushkaja, Dojane-Kuvendi, Resuj-Rreth Uji, Viliq-Leka i Zi, Radogosh-Dëshira, Visoç-Sukthi, Vatoc Vidric-Fangu i Vogël etj.etj.
Prefektura e Elbasanit: Nga 180 fshatra, nuk ndryshuan emrat e tyre 92 fshatra dhe i ndryshuan 88 fshatra, pra, rreth 50 % e tyre, si më poshtë: Bradasheshi-Bregsheshi, Godoleshi-Pemëza, Jagodina-Oriza, Jateshi-Trashi, Karakullaku-Mbikusha, Kozani-Edhëza, Kuqani-Arrasi, Meliza-Mbleta, Murriqani-Uriqaj, Petreshi-Gjurmasi, Reçani-Lisaj, Shushica-Rraza, Martaneshi-Kaptina, Fenarsi-Flaka, Kostenja-Gështenja, Zdrajsha-Muzhagja, Biçakaj-Briskaj, Broshka-Shkumiza, Kajani-Shkëmbi, Budini-Bletëza, Dushkani-Dushkaja, Koçani-Koçaj, Isufmuçani-Muçani, Terbsaçi-Rrushnaja, Viskiqi-Vendkeqi, Babja-Shulorja, Dragostunja-Melqiza, Gizaveshi-Lajthiza, Hotolishti-Balldrethi, Kokreva-Kokrraj, Letmi-Verasi, Vulçani-Gjemthi, Bezeshta-Qyteta, Oraka-Uraka, Rashtani-Ballkuqi, Raica-Suta, Somotina-Bardhaj, Skroska-Shtresa, Straniku-Shqiponja, Vehçani-Shpatza, Jeronishti-Lana, Zavalina-Maskartha, Bejliku-Prona, Bizhdeni-Dafinëza, Gostima-Ujza, Shtermeni-Shkozet, Serica-Verriza, Terepsenishti-Bliza etj. etj.
Vazhdojmë me emërvendet e Juglindjes, tek të cilat konstatohen ndikime maqedone e greke.
Prefektura e Korçës:
Nga 137 fshatra gjithsej nuk ndryshuan emrat e 35 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 102 fshatrave (ose 75% e tyre), si më poshtë: Barçi-Bardhi, Belartoja-Mesi, Biranji-Niraj, Boboshtica-Manëza, Bellovoda-Ujë i Bardhë, Bulgareci-Arbëri, Çiflik Shemoll-Fushëkuqi, Dersniku-Lakthi, Dishnica-Mullias, Drenova-Thanëza, Dvorani-Kurtaj, Kamenica-Mulçija, Orman Çiflik-Gjashtë Dëshmorët, Polena-Pullazi, Porodina-Rushaj, Pulaha-Pulaj, Ravoniku-Rafshaj, Rembosi-Drithas, Vashtemija-Vashëza, Vinçani-Vinjolli, Voskopi-Vreshtëza, Nikolica-Nikaj, Sinica-Mollëza, Kolaneci-Kalaji, Liboniku-Shelgasi, Pirku-Prika, Plovishti-Plepaj, Pocesta-Prita, Vloçishti-Reza, Zvirina-Burimasi, Brozdoveci-Degaj, Peshtani-Brinjari, Rosoveri-Rosaj, Toroveci-Koroziu, Varvara-Varrëza, Vrepcka-Harabeli, Xerja-Kryebardha, Doberçani-Shkrepaj, Copeli-Kopshti, Moglica-Liresi, Zemblaku-Zembraj, Podgorija-Temali, Zvezda-Gelqerasi, Posteci-Shen Pali, Gjergjevica-Gjergjaj, Kushova-Pishaj, Lozhani-Vreshtari, Osoje-Bredhasi, Tresova-Hijëza, Grabocka-Kueba, Leshnje-Lathias, Lubonja-Dashasi, Panariti-Dashamiri, Stratoberdha-Ushtriza, Treska-Arishta, Trebicka-Tribigasi etj. etj.
Tani vijojmë me Jugun e Shqipërisë, ku hasen ndikime greke.
Nënprefektura e Leskovikut: Nga 32 fshatra, nuk i ndryshuan emrat e mëparshëm 12 prej tyre, ndërsa i ndryshuan emrat 20 fshatra, si: Cercka-Bukëz, Çarshova-Mazaraku, Hosecka-Shpati, Leshova-Ripas, Pobickë-Vashëza, Postenan-Morriza, Radanj-Rradha, Radat-Rrodhëza, Rodohova-Punmira, Sarandopori-Vehaj, Vrepcka-Pjeshkëza, Izgar-Shkoza, Kovaçisht-Farkaj, Kreshova-Dardhas, Melani-At Stathaj, Mbreshtani-Breshta, Toranik-Ahishta, Zguraleci-Guraleci.
Nënprefektura e Kolonjës:Nga 50 fshatra gjithsej, 22 fshatra nuk i ndryshuan emrat, ndërsa 28 fshatra i ndryshuan emrat e mëparshëm, si: Bejkova-Bujarasi, Borova-Pishaj, Gostivishti-Rrushkaj, Kodra-Kreshniku,Mesiçka-Mshikza, Psari-Peshkasi,Rehova-Bubullina, Vodica-Shenkolli, Zharkanji-Zezaka, Gozhdarazhde-Çmershi, Kamniku-Gurishtë, Leshnja-Lajthia, Radimishti-Gurëza, Bezhani- Grykaj, Koseli-Kedhasi, Skorovoti-Shendelli, Mileci-Kroj i Madh, Lencka-Gurë i Bardhë, Orgocka-Pendari, Selinicë e Pishës-Pyllasi.
Prefektura e Gjirokastrës:
Në komunën e Qendrës, nga 80 fshatra, nuk ndryshojnë emër vetëm 22 fshatra dhe e ndryshojnë emrin 58 fshatra (75 % e gjithë fshatrave), si më poshtë: Derviçan-Kukel,Dhoksat-dushka, Dhuvjan-Pronjat, Frashtan-Arbëri, Goranxi-Gur i Zi, Gorice-Bregu, Grapshi-Gravë, Hashova-Drague, Kakozi-Miraj, Nokova-Visi, Palokastra-Kështjella, Sofratika-Shufrati, Saraqinishta-Gjerni, Tranoshishta-Trandaj, Vanista-Vëneshta, Cepuna-Çepaj, Zhulat-Shulaj, Dropull-Fusha e Drinit, Deshnica-Dërrasa, Hoshtova-Kodra, Nivani-Nënmali, Sheperi-Sipër, Topova-Lajthiza, Konispoli-Çamëria, Çuçat-Cuca, Aligat-Trilagje, Dishat-Vishëza, Ninat-Nënëza, Perdhihor-Fëllenza, Çiflik-Fushaj, Grave-Lajthizë, Grazhdan-Drizë, Kakat-Kalaj, Kullurice-Kulperi, Qeburja-Rinia, Soponiku-Botkuqi, Zmineci-Dimnori, Theollogo-Rapëza, Vagalati-Vlaga, Vrina-Vrima.
Nënprefektura e Delvinës:
Nga 41 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat 3 fshatra dhe i ndryshuan emrat 38 fshatra, si më poshtë:Brailat-Brrylaj, Kokodhiq-Merinoti, Kardhikaq-Kërthias, Kalase-Rebesh, Karakaxh-Pemza, Kopaçe-Ferras, Kongoc-Kungaj, Lefterhor-Liria, Mavropulli-Zezar, Mesopotam i Poshtëm-Meslumaj i Poshtëm, Mesopotam i Sipërm-Meslumaj i Sipërm, Palavli-Pallati, Senica-Kullosaj, Vergo-Purteka, Dhrovjani i Sipërm-Kastrioti i Sipërm, Dhrovjani i Poshtëm-Kastrioti i Poshtëm, Leshnica e Sipërme-Lajthiza e Sipërme, Leshnica e Poshtme-Lajthiza e Poshtme, Çerkovica-Rrethina, Valahove-Vllazeri, Ardhosova-Ardhas, Dhivri-Dibri, Ymer Efendi-Omertaj etj.
Nënprefektura e Tepelenës: nga 54 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrin e mëparshëm 18 fshatra dhe 36 fshatra (60 % e tyre) e ndryshuan emrin e mëparshëm, si më poshtë: Breçishta-Fatosi, Berça-Grykëza, Hormova-Hardhija, Kashishta-Zallishta, Labovë e Madhe-Laborë e Madhe, Labovë e Vogël-Laborë e Vogël, Memaliaj-Sharkaj, Mexhgorani-Merguraj, Peshtani-Qyteza, Veliqoti-Veliaj, Kalivaçi-Donije, Kamshishti-Mesari, Koshtani-Gershtanizi, Levani-Luani, Qesarati-Qeshaj, Lapmartallozi-Qafëza, Mahmut Gjinaj-Gjinaj, Matoha Sanaj-Mataj, Salarija-Shpati, Gllava-Çukëza, Zvori-Burimi, Komari-Kodrina, Maricaj-Merjani, Rabije-Lisi, Selcka-Kopshtina, Zhabotika-Majasi etj.
Prefektura e Beratit: Nga 137 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat e 84 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 53 fshatrave, si më poshtë: Bistovica-Kështjellëz, Dobroniku-Bukuranje, Gjoroveni-Mali Plak, Kulalakut-Lahut, Mbolan-Bajames, Uznova-Fushgjata, Velobishti-Defrimi, Vetoniku-Dardhanj, Kuçova-Vajguri, Qereshniku-Qershajn, Çoragjaf-Qafaj, Plashnik-Kreshnik, Drenovica-Drithas, Sllanica-Shenjas, Velmishti-Fatmiri, Malishova-Karaflanj, Poliçani-Rosanjë, Hallvaxha-Kodras, Polozhani-Pëllumbas, Skrevani-Shkrepaj, Vokopola-Kryegregas etj.
Prefektura e Vlorës:
Nënprefektura e Himarës: nga 7 fshatra, nuk ndryshuan emrat 4 prej tyre dhe i ndryshuan emrat 3 fshatra, si më poshtë: Qiparo-Gjinovleshi, Dhërmi-Gjolekaj, Vuno-Malaj, ndërsa Himara, Palasa, Kudhësi dhe Piluri nuk ndryshuan nga forma e parë.
Nënprefektura e Vlorës: Nga 91 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat për 56 fshatra dhe ndryshuan emrat e 35 fshatrave si më poshtë:Tophana-Lagjja e Flamurit, Varosh-Kaçanik, Drashovicë-Drangaj, Kropisht-Fjerza, Movrovë-Fitorja, Budina-Verri, Golimbas-Pellambas, Ploça-Amantina, Sevaster-Kunorë, Velçe-Shpellaj, Brataj-Shkambi i Kuq, Gumenicë-Bigaj, Vranishtë-Zallishtë, Ramicë-Ramaj, Smokthinë-Zhgabaj, Brusja-Limaj, Gerneci-Arza, Karbunari-Thengjillas, Treshovë-Kështjellë, Bestrovë-Plepaj, Hoshtimë-Ushtimë, Kerkove-Shkrepaj, Zvernec-Rrethujëza, Bunavi-Verore, Aliban-Aliasi, Grabian-Gropaj, Novoselë-Katund i Ri, Sofratinë-Sopi.
Nënprefektura e Sarandës:
Nga 24 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat e 10 fshatrave dhe ndryshuan emrat e 14 fshatrave (60 % e fshatrave), si më poshtë: Saranda-Zogaj, Metoq-Metaj, Trembull-Tremburi, Gjiashte-Gjashte, Karalibaj-Likaj, Kalive Shushi-Sheshi, Bredan-Brija, Çaush-Rreshteri, Vermero-Kalina, Çiflik Vana-Vena, Ksamili-Mulliri, Hundecovë-Hundaj.
Emrat e këtyre njësive vendore të marra në analizë kishin ndikimet më të mëdha dhe pësuan ndryshime dërrmuese. Nga gjithsej 1233 fshatra, nuk i ndryshuan emrat e mëparshëm vetëm 471 fshatra, ndërsa 762 fshatra ( 62 % e totalit) i ndryshuan emrat e mëparshëm.
Por kemi dhe nënprefektura, ku ndikimet qenë më të vogla dhe për rrjedhojë edhe ndryshimet pati fare pak. Këto nënprefektura në brendësi të vendit dhe në periferi pothuajse nuk kanë rënë nën pushtim ndaj dhe kanë pasur dhe ndikime të më pakta.
Nënprefektura e Burrelit: Nga 164 fshatra gjithsej ( se atëherë Burreli kishte në juridiksion edhe fshatrat komunave Lurë dhe Selishtë, si dhe disa fshatra të Mirditës) ndryshimi përmbajtësore pësuan vetëm 10 fshatra, si: Bishkashi-Pishkashi, Klosi-Dullinjasi, Bejni-Shkreptima, Derjani-Derëgjani, Boshiqi-Krismajt, Kome-Këmbaj, Midha-Millëz, Karica-Karriza, Fsheti-Fshati, Shlliu-Shenllija.
Nënprefektura e Mirditës: Nga 45 fshatra gjithsej asnjërit nuk i ndryshoi emri. Nënprefektura e Pukës:Nga 50 fshatra gjithsej, ndryshuan formën e parë vetëm dy fshatra: Spas -Shpëtimi dhe Vau i Spasit-Vau i Shpëtimit. Nënprefektura e Lezhës: Nga 83 fshatra gjithsej, ndryshoi emri i vetëm një fshati: Krajmi-Skaj.
Nënprefektura e Malësisë së Madhe: Nga 94 fshatra gjithsej, vetëm 14 fshatra morën emër të ri, si: Dobre-Nënkodër, Potgore-Rranxë, Bogiq-Trojë, Kamice-Vau, Llazan-Vneshtë, Zhupa-Tregu, Okol-Rrethi, Stare-Katund i Vjetër, Goraj-Malishtë, Gradec-Qytezë, Bratosh-Vllaznia, Rahovica-Kodra, Vermoshi-Orajt, Vrata-Grykë.
Nga 436 fshatra të këtyre 5 nënprefekturave morën emra të rinj vetëm 27 fshatra, ndërsa 409 fshatra ruajtën emrat e mëparshëm. Pra, ndryshuan emrat e mëparshëm vetëm 7 % e fshatrave të tyre.
Siç e konstatoni për disa fshatra bëhet shqiptimi i drejtpërdrejt i emrit të huaj në shqip. Sigurisht, kur përkthimi i drejtpërdrejt na jep një emër jo fort të këndshëm e të dëshirueshëm, duhet menduar për të gjetur një formë tjetër më të pranueshme. Disa fshatra të tjerë i morën emrat e rinj duke pasur parasysh pamjen fizike të tyre, relievin dhe pozicionin gjeografik, si p.sh. Pishaj, Kërrabaj, Bregasi, Kreshta, Rrafshorja, Bishtorja, Kurrizaj, Lëndina, Lisi i Madh, Lisi, Shkoza, Gropaj, Lugina, Kodraj, Bregorja, Shkambi, Shpatinaj, Shpati, Zallishta, Verriza, Pishaj, Driza, Shkrepaj, Dimnori, Hijëza, Qyteza,Lajthia, Fushgjata, Mali Plak, Qafaj, Kodras, Verri, Shkamb i Kuq, Plepaj, Shkoza, Ahishta, Pyllasi etj.. Të tjerë fshatra i morën emrat e rinj duke pasur parasysh vlerat prodhuese të fshatit, si p.sh. Pjellorja, Burimi, Thatina, Thatushi, Kumbulla, Gështenja, Kështenja, Vreshtëza, Vëneshta, Kullosaj, Kopshti, Kungaj, Bajamas, Drithas, Arza, Pjeshkëza, Dardhas, Hardhija etj. Të tjerë duke pasur parasysh vlerat etiko –qytetare të atyre fshatrave dhe të banorëve të tyre, si p.sh. Shqiponja, Trimaj, Tryezëgjana, Dashamiri, Dëshira, Dafinëza, Ushtima, Ujmira, Bukuranje, Vashëza, Defrimi, Morrina, Pellambas, Lagjeja e Flamurit, Fitojra,Kreshniku, Kështjellë, Verore, Bukëz, Punmira, Rrodhëza, Mshkiza, Pendari etj. Sigurisht, në të gjithë këtë mori emrash ka edhe gjetje jo të përshtatshme, si p.sh. Bukuroshi, Floriri, Bukuroshi i Epër e Bukuroshi i Poshtëm, Miroshi, Thëllenza, Miraj, Vashëza, Defrimi, Morrina, Mshkiza, Punmira, Rrodhëza, Rreshteri, apo Kastriot i Poshtëm dhe Kastriot i Epër në Gjirokastër, kur ishte dhe u listua përsëri fshati Kastriot i Dibrës etj. Mangësi të tilla janë të pashmangshme, por të korrigjueshme. Megjithatë kjo ishte një punë shkencore e vërtetë e serioze, që duhet konsideruar si bazë nisje. Ndaj, pikërisht këtu duhet të nis edhe starti i sotëm.
Të gjithë ata shtete e kombe që janë patriotë të mëdhenj për vendin e tyre janë në ballë të zhvillimit, mirëqenies e të politikës botërore. Ndaj, mendojmë se ka ardhur koha që kjo punë shkencore e nisur në kohën e mbretërisë së Zogut të zyrtarizohet edhe një herë nga qeveria e sotme shqiptare. Dhe jo vetëm të lihet në letër, por të zbatohet me rreptësi. Ky do të ishte fillimi i të folmes shqip nga shqiptarët.
*Publicist, historian.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
"Shëngjergji" (Pogradec)
Me njëzet e tre të prillit të vjetër vinte në fshat Shëngjergji trim (hej! na faltë njerëzinë e bagëtine)! kaluar mbi kalë të bardhë.
Mbi kalë të bardlië, se ashtu e kanë trimat.
E ç'gaz i madh ish, ç'gaz i madh ish në fshatin tonë, asaj dite!
—Gau! — këtu, një dyfek me çark, që mbushej nga gryka.
—Bum-bum! — aty, një dogra e një martinë me barut të egër.
—Bamb! përtej, një manxër, nga ata të rinjtë.
E kujt s'i kish dhënë zoti as manxer të zjarrit, as martinë a dogra, as dyfek me çark, dilte me ndonjë copë kobure, majë çatisë, edhe shgedau - ia shkrepte për shëndetn' e Shëngjergjit trim.
Po fjala është se nuk mbetej asnjëri për turp, pa shkrehur, përpara Shëngjergjit e përpara njerëzisë.
Jo vetem të mëdhenjtë po edhe ne vegjëlia. Se gjer të na vinte radha për dyfek e për kobure, ne zbraznim pllofka pe shtogu, që pukisnin fort.
— E pse kaq zhurme e gaz? - më pyesni ju, o të mirë.
— E qysh mos ish zhurme e gaz kur asaj dite kjo botë hidhte tej gunën e dimrit edhe vishej me të verës? Kur gjithë pemët binin me lule, kur gjithë dheu bleronte e mbushej pllaja me shqerra të bardha?
Asaj dite të bekuar që e gezonte barabar si turku e kauri, njerëzia nxirrnin plisa me bar nga lëndinat e i vinte ne pragu i derës, odë me odë, që, kur hyn, të shkelë më të njomë e të mbetet gjithmonë i ri. Ne pragu i sipërm e më të dy anët e derës vinin degë të çelura. E çdo njeri i madh e i vogël, duhej të mbante një lule a një gjë të gjelbër në dorë. Sa për ne të miturit, ne ngjishnim breza prej kulpre në mes, vinim kurora të gjelbra mbi krye e mbanim ndonjë degë në dorë.
Njerëzit si njerëzit, po edhe sendet e shtëpisë edhe bagëtia duhej të gëzoheshin me një gjë të gjelbër. Ja aty, ftiret të lidhur me kungull të egër, ja kadet me kulpra, ja magjet anagjora, ja lopët e dhitë me brirë të stolisur me lule e fletë...
Edhe kësilloj, të veshur e të ngjeshur me të gjelbër, njerëzia vinte e peshohej në kandar, të varur në ndonjë degë peme. E rrinte ky njeriu, burrë qoftë, grua qoftë, i varur gjersa i gjendej oka, sa ne femija nisnim britmën tonë:
Mbani mish të pjekurë,
Në kaci të djegurë.
Ai që dilte me okët plot, mirë, po ai që dilte me gjysmë e me çerek, bëhej evgjit edhe i thërrisnim gjithe asaj dite:
— Evgjit! — ev-gjit! ev-gjit!
Ditën e Shëngjergjit dilte bota në gështenja, burra gra e fëmije bashkë, togje-togje, e hidhte ndonjë litar në degë të njomë për t'u kolovitur. E kur kolovitej, mbante mbi krye një degë pemë e një gur, që të ish gjithmone i gjelbër si dega, i fortë si guri.
Kush s'mundte e s'dilte ne geshtenja, e hidhte litarë në ndonjë pemë të kopshteve edhe atje vau-viu! disa të kolovitura. Po ne geshtenja a në kopshtë a kudo qoftë, pleq e të rinj, lonin valle e kendonin kengen e lashte:
Dola ditën e Shëngjergjit,
Me renke sumbull e jelekut,
Ma gjetke i bir' i grekut.
- Or' i bir' i grekut,
Nem sumbllen jelekut.
- Sumbullen jelekut
la vura plumb dyfekut.
Gratë s'kish mot që të mos ia krisnin edhe ato, veçan këngës edhe valles, për të qeshur botën:
Hipa maje malit-o,
Sar-Janin-o, Janin-o.
Pashë, moj, korçarkat-o;
Moj, ato qibarkat-o;
Pash tushemishtarkat-o,
Ato sypalarat-ol
Lonin pastaj shaqiluar gau-giu! duke u vërtitur gjer u merreshin mendtë e shkelnin si rosa të pira, sa shkulej bota se qeshuri.
Asaj dite barinjtë i varin zile e këmborë tufës edhe pastaj hynë në mes edhe gau! zbrazën dyfeqe. Ata zbraz e këto zile e këmbore bëj dengër-dengër, se trembej bagëtia e hidhej përpjetë.
- Përse këto dyfeqe! - kini për të pyetur ju, o të mirë.
- Që t'i prishet magjia bagëtisë e t'i largohen të ligat.
lucio- 74
Re: Feja e shqiptarit - Shqiptaria
Tradita e zakone Cila bimë duhet dhe nuk duhet të ndodhet në dhomën e çiftit të ri Bima luleberonja (Ilex aquifolium), e cila ndryshe në popull njihet edhe me emrat ashe, dushk i egër, lar i egër etj, si dhe bimët lule Shëngjergji (Convallaria maialis ) dhe begoneja, nuk bën të ndodhen në dhomën e çiftit të ri. Lule Shëngjergji është bimë helmuese. Lule Shëngjergji |
lucio- 74
Faqja 1 e 3 • 1, 2, 3
Similar topics
» Llozha masone "Skenderbej" ne Athine
» Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?
» Botëkuptimi fetar i shqiptarit
» Ringjallja e shqiptarit për besën
» Feja e keltëve
» Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?
» Botëkuptimi fetar i shqiptarit
» Ringjallja e shqiptarit për besën
» Feja e keltëve
Faqja 1 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi