Funksionet e gjumit
2 posters
Faqja 1 e 1
Funksionet e gjumit
Funksionet e gjumit
Sipas William C. Dement (1960) tregon se, mungesa e gjumit me “lëvizjet e shpjeta të syrit” sjell si pasojë ndryshime të personalitetit, ankth të shtuar dhe irritueshmëri.
Disa studime sugjerojnë se gjumi me “lëvizjet e shpejta të syve” ka të bëjë me të mësuarit dhe kujtesën. Sipas Greiser, Greenberg dhe Harrison (1972) njoftuan se privimi nga gjumi me “lëvizje të shpejtë të syve” prodhonte deficitet në kujtimin e fjalëve të lidhura emocionalisht.
Sipas Hartmann (1973) gjumi me “lëvizjet e shpejta të syve” është i rëndësishëm për konsolidimin e kujtesës, veçanërisht kur është i pranishëm stresi.
Madje sipas Crich dhe Mitchison (1983) funksionimi i gjumit me “lëvizjet e shpejta të syve” pastrojnë trurin nga kujtime që mund të ndërhyjnë te mendimi normal dhe kujtesa. Kjo është arsyeja se pse ne nuk mbajmë mend shumë nga ëndrrat tona.
Kurse shumica e studimeve për privimin nga gjumi me “lëvigjet jo të shpjeta të syve” përqendrohen te gjumi i Etapës IV, përderisa kjo është më e lartë prej “lëvizjes së shpejtë të syve”, dhe tregon një model EEG-je të dallueshëm.
Njerëzit e privuar nga gjumi i Etapës IV gjithashtu kanë prirje të paraqesin një efekt rikthimi, duke bërë më shumë gjumë në këtë Etapë, kur lejohet të flenë normalisht.
Disa kërkime tregojnë se, gjumi i Etapës IV është i rëndësishëm për ripërtëritjen fizike të trupit. Personat e privuar nga gjumi i Etapës IV u ankuan për dhimbje muskujsh dhe kyçesh.
Provat të tjera në lidhje me rritjen dhe përtëritjen e indeve varën nga hormonet e rritjes njerëzore që çliroheshin gjatë Etape III dhe IV. Po ashtu gjumi me “lëvizjet jo të shpjeta të syve” e ripërtërin trupin kur ai është i dëmtuar ose i këputur fizikisht.
Ne flemë sepse gjumi konservon energji dhe, sidoqoftë, është më pak me zara po të bësh shumë në errësirë!
Çrregullimet e gjumit
a. disomnitë kemi insomnia (pagjumësia) dhe hipërsomnia, simptoma kryesore është çrregullimi i sasisë dhe cilësisë së gjumit të bërë.
1. Insomia nuk është asgjë tjetër përveç kërkesë e madhe për ilaçe gjumi është një simptomë e përhapjes së gjerë të insomnisë,pamundësisë për të zënë gjumi.
Disa insomniakë i zë gjumi lehtë, por shohin ëndrra sikur janë të zgjuar. Si rrjedhojë, kur zgjohen, ata ndjehen sikur po përpiqeshin ende që të flinin.
Të tjerët e kanë të vështirë që t’i zërë gjumi për shkak të ankthit, frikës, stresit, depresionit, ose problemeve të tjera. Droga po ashtu mund të çrregullojë ciklin normal të gjumit.
Disa inspomiakë vuajnë nga një gjendje e njohur si apnea e gjumit. Ata i zë gjumi lehtë, por pastaj u ndalet frymëmarrja dhe zgjohen duke gulçuar për ajër. Ata mund të zgjohen disa qindra herë gjatë nate.
Bllokimi i kalimit të ajrit nga shtendosja e muskujve të fytit ose një keqfunksionim në tru, mund të sjellë për pasojë apnean. Po ashtu ka mundësi që sindroma e vdekjes së befasishme foshnjore të shkaktohet nga apnea e gjumit.
2. Narkolepsia nuk është asgjë tjetër por një formë e hipersomnisë, është çrregullim i gjumit i karakterizuar nga goditje pa vend të gjumit gjatë ditës. Personin narkoleptik e zë gjumi në mënyrë të paparashikuar gjatë ditës.
Të dhënat nga EEG-të tregojnë se, narkoleptiku bie drejtpersëdrejti në gjumin me “lëvizjet e shpeshta të syve” dhe përderisa kjo etapë lidhet me paralizimin muskulor, mund të jetë me shumë rrezik për individin. Nganjëherë goditja shkaktohet nga një emocion i fortë, si të qeshurit, befasimi, ose ndezja seksuale.
Një simptomë e narkolepsisë është shfaqja e halucinacioneve hipnagogjike. Këto janë ëndrra shumë të qarta që shfaqen kur narkoleptiku hyn në një goditje gjumi.
Shpesh ëndrra është një vazhdim i ngjarjeve që paraprinin në gjendjen e zgjimit dhe kështu krijon iluzionin e realitetit dhe si rrjedhim një përjetim të frikshëm.
Episodi zgjat për më pak se 15 minuta dhe pastaj personi gradualisht zgjohet dhe vazhdon veprimtaritë e tij të përditshme. Nuk dihet se nga se shkaktohet narkolepsia, por shkencëtarët dyshojnë se, ajo lidhet me sasi të pamjaftueshme të dopaminës neurotransmetuese ose me funksionimin jo normal të “lëvizje së shpejt të syve” gjatë ditës.
b. Çrregullimet e gjumit me lëvizje jo të shpjet të syve. Njihet disa parasomni që ndodhin në Etapat III dhe IV të gjumit me “lëvizjet jo të shpejta të syve” dhe që përfshijnë të folurit në gjumë, të ecurit në gjumë, urinimi në shtrat, dhe tmerrimin në gjumë, zgjohet duke piskatur dhe të tmerruar. Ato janë, në pjesën më të madhe, të parrezikshme dhe ndodhin shpesh te fëmijët.
Çrregullimet e gjumit me “lëvizje jo të shpejtë të syve” kanë tiparin e përbashkët që personi shpesh nuk i mban mend ato kur çohet në mëngjes. Kjo përputhet me konceptin se gjumi me “lëvizjet jo të shpejta të syve” nuk përbën një gjendje mendërisht aktive të vetëdijes.
Gjendjet e tjera të ndryshuara të vetëdijes përjetohet më rrallë sesa gjumi.
Nga Don Nosh Gjolaj

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Funksionet e gjumit
Çrregullimet e gjumit, kërcënim për shëndetin
A ju ka ndodhur që të jeni aq të lodhur, sa t’ju zërë gjumi në punë? Për disa nga ju që keni pasur raste të tilla, këto mund të jenë simptomat e një çrregullimi që shkakton probleme me gjumin. Një studim i ri, për të cilin flet VoA, është zhvilluar për këtë problem, i përqendruar veçanërisht tek policët në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada:
Shumë njerëz e kanë të vështirë të bëjnë gjumë të mirë. Çdo gjë u bëhet pengesë për gjumin, që nga orët e çrregullta të punës, apo çrregullimet në frymëmarrje. Dr. David Gross punon në Spitalin Kombëtar të Rehabilitimit në Uashington :
“Një ndër çrregullimet është bllokimi i rrugëve të frymarrjes gjatë natës. Personi mund të ketë frymarrje të rregullt në orët e ditës, por kur bie në gjumë, muskujt e sistemit të frymarrjes lëshohen, duke bllokuar rrugët e frymarrjes. Kjo mund të ndodhë 60 deri në 100 herë në orë”.
Studimet tregojnë se ky çrregullim është faktor rreziku për goditje në tru apo zemër. Dr. Michael Twery thotë se në rastet kur nuk marrim oksigjen të mjaftueshëm gjatë frymarrjes, zemra punon më fort. Ashtu si motorri i makinës që ecën me shpejtësi të madhe, me kalimin e kohës edhe zemra amortizohet më shpejt.
“Zemra lodhet më shumë dhe bëhet edhe më e dobët para rrezikut të infarktit”.
Një studim i ri analizoi problemet e një grupi policësh nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Shantha Rajaratnam në Universitetin Monash në Australi dhe Dr. Charles Czeisler në Spitalin e Gruas në Boston janë dy nga autorët e studimit. Policët kanë punë me turne, me orare të çrregullta, kalojnë orë të tëra pa lëvizur në makinat e patrullimit, shpesh hanë ushqim jo të shëndetshëm dhe vuajnë në shumë raste nga çrregullime gjumi:
“40 për qind e policëve në Amerikën e Veriut kishin një lloj çrregullimi në gjumë. Më i zakonshmi ishte bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes. Policët që kishin simptomat e së paku një çrregullimi gjumi ishin më të rrezikuar nga kërcënimi i depresionit, ankthi, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe një numër problemesh të tjera shëndeti”.
Në studim u përfshinë 5 mijë policë.
Policët e shtetit Masaçusets të përfshirë në këtë studim kishin ritme më të ulëta të çrregullimeve në frymarrje gjatë gjumit dhe ritme më të ulëta mbipeshe – një tjetër faktor rreziku për probleme gjumi. Përse ky ndryshim?
Fakti është që në Masaçusets, policët inkurajohen të shfrytëzojnë palestrën dhe kohën që u është vënë në dispozicion gjatë orarit të punës, për të bërë ushtrime fizike. Sipas autorëve të studimit, personat me orare të çrregullta pune duhet të vizitohen për çrregullime gjumi dhe të kërkojnë mjekim, si dhe të përpiqen të përmirësojnë sa më shumë shëndetin e përgjithshëm.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Paraliza e gjumit dhe posedimi
» Teoritë e gjumit
» Ligjet e gjumit
» Cfare me ndodh gjate gjumit?
» Pozicioni i gjumit, tregues personaliteti

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi