Pozicioni i gjumit, tregues personaliteti
3 posters
Faqja 1 e 1
Pozicioni i gjumit, tregues personaliteti
Mënyra se si kushdo prej nesh fle gjatë natës është një tregues i mirë rreth personalitetit të tij. Një studim mbi “gjuhën e trupit”, mori nën hetim persona të ndryshëm, pasi ishte regjistruar më parë se në çfarë pozicionesh i zinte gjumi. Më shumë se gjysma e personave, kanë si pozicion të preferuar për gjumin atë të shtrirjes në një krah dhe mbledhjes së gjymturëve.
Diçka e tillë lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me stresin dhe shqetësimin.Pozicioni i dytë më popullor është përsëri fjetja në njërin krah, por i shtrirë në të gjithë gjatësinë e krevatit, pozicion që lidhet me natyrën ëndërrimtare dhe dëshirën për të ndryshuar jetën aktuale. Përsa i përket personave me një vullnet të hekurt, shumica e tyre flenë në shpinë drejt ose të kthyer në një krah, me duart jo të hapura anash, por të mbajtura poshtë. Nga ana tjetër, ata që flenë barkas, kanë një tendencë që të kenë më pak kontroll mbi jetën e tyre dhe që të jenë konfuz.
Megjithatë, realizuesit e studimit, disa ekspertë britanikë, saktësuan se këto rezultate lidhen vetëm me një pjesë të madhe të grupeve të studiuara prej tyre dhe se ka raste të shumta përjashtimesh, ku dilet nga ky rregull.
Zattoo- 600
Re: Pozicioni i gjumit, tregues personaliteti
Shume pozicione te gjumit nuk i ke treguar kuptimin. Si psh : Pozicionin "rrumbullak" cfare personaliteti shpreh?
osho- Kur nga gjumi do zgjohesh dhe nuk do shohesh me diellin: O do te kesh vdekur, o je dielli vete!
1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi