Ligjet e gjumit
2 posters
Faqja 1 e 1
Ligjet e gjumit
LIGJET E GJUMIT
Njeriu bie në gjumë duke u transferuar prej një ligji në një ligj tjetër. Kur ai është zgjuar, atë e sundojnë ligje të cilat janë të kufizuara.
Ai sheh trupat që e rrethojnë, pra, trupat materialë. Ai vazhdon të ecë duke e përdorur edhe mendjen e tij. Kjo, për njeriun, quhet botë e dëshmive fenomeneve. Botë e cila na është e njohur të gjithëve.
Në të merr pjesë mbarë njerëzimi. Por, kur biem në gjumë, ne kalojmë në një jetë tjetër. Ky transferim ka ligjet e veta. Këto nuk i nënshtrohen mendjes, logjikës, e as dëshmive të kësaj bote.
Ne pra, kështu, kemi dalë nga koha. Njeriu nuk ndien se ka të bëjë me kohën kur është në gjumë, për arsye se nuk ka të bëjë me elementet e kohës që ne i disponojmë në jetën tonë të natyrshme, thuaj të përditshme.
Sikur të mos ekzistonte dallimi midis ditës dhe natës, njeriu nuk do t’a përjetonte dallimin kohor. Ai e bën këtë dallim ngase bie gjatë natës dhe zgjohet gjatë ditës, ose bie në gjumë gjatë ditës dhe zgjohet natën.
Pra, nëse nuk do t’i përjetonte këto ndryshime, gjatë rënies dhe zgjimit, ai nuk do t’a dinte se sa kohë ka kaluar në gjumë.
Gjumi e shndërron njeriun, duke e bërë atë të dalë jashtë rrethit të botës normale. Ai nuk ndien asgjë për të (botën materiale), e as ajo nuk i është e njohur.
Është i ndarë plotësisht prej saj. Thuajse, ai është ndarë prej ndodhive të kësaj botë plotësisht. Kur ai ndahet prej këtyre ndodhive, natyrshëm, ndahet edhe prej ligjeve të tyre.
Ai mund të shohë, edhe pse sytë i ka të mbyllur. Ai vrapon edhe pse këmbët i ka në shtrat dhe nuk i lëviz. Rrëzohet nga ndonjë majë mali e lartë dhe nuk pëson fizikisht asgjë.
E sheh veten duke fluturuar nëpër qiell, ose sheh të përmbytet toka. Ai e ndien veten se është duke qarë, ndërsa në realitet është duke qeshur. E kap ndonjë ankth, nxjerr zëra të çuditshëm, të bezdisshëm, ose zgjohet prej gjumit i trishtueshëm.
Ai gjatë kohës së tij në gjumë, nuk i nënshtrohet ligjeve të mendjes, e as nuk logjikon. Ai nuk u nënshtrohet as ligjeve të cilave u nënshtrohet në jetën e tij normale.
Nëse i thua ndonjë njeriu se (në gjumë) kam shkuar në Amerikë dhe jam kthyer njëzet herë, brenda një nate, a do të të përgënje-shtronte? Përgjigja do të ishte: jo.
Por nëse ti i thua se në gjumë kam biseduar me filanin dhe me filanin, të cilët kanë ndërruar jetë që prej shumë kohësh, a do të përgënjeshtonte? Përgjigja, gjithashtu do të ishte: jo.
Njeriu në kohën kur është në gjumë, siç thamë më sipër, i nënshtrohet ligjeve të cilat shkenca nuk mund t’i kuptojë.
Për këtë arsye njerëzit janë pajtuar që t’i nxjerrin nga përdorimi i dialektikës argumentet që shohin në gjumë. Asnjë njeri nuk bën debat rreth tyre, sado që të flitet për atë që shohin njerëzit në gjumë, ose që nuk janë logjike.
Shumë shkolla filozofike kanë bërë përpjekje që të japin shpjegime, rreth atyre se çfarë sheh njeriu kur është në gjumë.
Por, të gjitha dolën pa rezultate konkrete, edhe pse kemi shumë thënie dhe shembuj të shumtë që rrodhën nga shkenca e psikologjisë.
S’do mend se është derdhur djersë e shumtë, janë angazhuar mjaft njerëz dhe shkencëtarë, por përfundimi i tyre u bazua vetëm mbi supozime, ose trillime, prej të cilave njeriu nuk ka fare dobi. Të gjitha ato thënie nuk kanë të bëjë me realitetin.
Shkenca thotë: Koha më e gjatë që mund të punojë truri i njeriut, duke qenë në gjumë, është shtatëmbëdhjetë se-konda.
Vetëm gjatë këtij intervali, njeriu “mund të shohë ëndrra”. Ndërsa për t’a transmetuar një ëndërr, njeriut ndonjë-herë i duhet një orë ose më tepër.
Duhet të kuptohet se ky veprim është një transferim, nga një gjendje në një gjendje tjetër. Ai mund të kuptohet edhe si jetësim i një rregulli ose ligji, në një ligj krejtësisht tjetër. Këtë e përjeton secili njeri.
Pse bëhet kjo? Për arsye që t’a mësojë njeriun, me transferimin e jetës së tij, prej një ligji në një ligj tjetër.
Kur ne na thuhet se në ahiret do të jetojmë përgjithmonë, ne kuptojmë se do t’u nënshtrohemi ligjeve të tjera, dhe nuk habitemi, sepse jemi mësuar me këtë transferim!
Si mundet që njeriu të jetë i amshueshëm, apo të jetë i përjetshëm? Kjo jetë ka ligjet e veta të cilat e përcjellin njeriun. Pra, transferimi nga një ligj në një ligj tjetër bëhet çdo natë, tek secili njeri, duke mos e ndier ai fare këtë ndryshim.
Nuk mendoj se dikush prej atyre, që deklaron vetëm në emër të shkencës, të mund të na shpjegojë se cilat janë ato ligje që i nënshtrohet ai, në momentin e rënies në gjumë.
Të na tregojë, gjithashtu, se si mund të shohë ai, kur i ka sytë të mbyllur (në gjumë)? Ose kur vrapon, e ai është në shtrat? Ose kur udhëton nga një vend në tjetrin, e ai nuk ka lëvizur fare!?
Nga këto pyetje mësojmë se ekziston një mbretëri tjetër (ligjesh) për njeriun, të cilat ai akoma nuk i njeh, dhe nuk e di se si veprojnë ato gjatë gjumit. Pra, paskemi ligje që janë plotësisht të panjohura, që i përjetojmë gjatë jetës.
nga M.Sharavi

Admin- 1132
Re: Ligjet e gjumit
Kuriozitete mbi gjumin
Gjithmonë flasim për gjumin dhe shpesh nuk i kushtojmë rëndësi asaj se si zgjohemi. Viteve të fundi një studim ka paraqitur tetë kuriozitete për gjumin, që ja vlenë ti dëgjoni.
1. Rekordi i gjumit më të gjatë është 18 ditë, 21 orë, dhe 40 minuta. Mbajtësi i këtij rekordi pas vënies se rekordit ka pasur halucinacione, paranoja, humbje të përqendrimit dhe të memories.
2. Ëndrrat, mendohej se shiheshin vetëm gjatë fazës REM (rapid eye movement) të gjumit, ndersa në ditët e sotme është vërtetuar që ato mund të shihen edhe gjatë fazave të tjera të gjumit.
3. Ëndrrat gjatë fazës REM karakterizohen nga ngjarje të çuditshme, ndërsa ato të fazës jo REM janë shumë të përsëritshme dhe varën nga mendimet e fundit që kemi pasur para gjumit
4. Disa lëvizje të syve gjatë fazës REM, janë të lidhura me lëvizje specifike gjatë ëndrrave, dhe duket se procesi i gjumit është i ngjashëm me procesin e shikimit të një filmi.
5. Elefantët qëndrojnë në këmbë gjatë fazës jo REM, dhe shtrihen gjatë fazës REM.
6. Kërkuesit e Ministrisë se Mbrojtjes britanike, ishin në gjendje të bënin një reset (ripërtëritje) të trupave të ushtarëve, në mënyrë që t’i bënin të rrinin pa fjetur për gati 2 ditë.
Fibra optike të lehta aplikoheshin në disa lente speciale që projektonin një dritë të bardhë rreth retinës, duke kërkuar t’i bënin të mendonte trurit të tyre sikur sapo ishin zgjuar. Ky sistem është përdorur për herë të parë nga pilotët amerikanë gjatë luftës në Kosovë.
7. Është studiuar se ndërrimi i orës në Kanada, pra zgjimi një orë me përpara, sjell një rritje të aksidenteve rrugore.
8. Studiuesit janë të bindur se interneti i disponueshëm 24 orë është një nga shkaqet që ndihmojnë në uljen e kohës së fjetjes.

Zattoo- 600
Similar topics
» 11 Ligjet e harruara
» Teoritë e gjumit
» Funksionet e gjumit
» Paraliza e gjumit dhe posedimi
» Dymbëdhjetë Ligjet kozmike që t’i dini, t’i meditoni dhe t’i përdorni

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi