EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare me ndodh gjate gjumit?

3 posters

Shko poshtë

Cfare me ndodh gjate gjumit? Empty Cfare me ndodh gjate gjumit?

Mesazh  vetem eshte me mire 04.09.12 0:12

Nuk e kam lezuar kete rubrike , dhe nuk kam bere asnje studim te mirefillte per gjumin dhe efektet e tij , por jam i bindur qe ketu ka material me vlere rreth kesaj teme dhe ia vlen ta studioj , gje te cilen do ta bej se shpejti ;

para se te lezoj te tera temat rreth gjumit ne kete forum , do doja te ndaja me ju dicka qe mua me ndodh gjate kohes kur fle ;

eshte nje fenomen qe me shqeteson dhe do doja te dija arsyen , efektet dhe sherimin e ketij fenomeni ;

prej studimeve , dhe pervojave tuaja shpresoj te mar pergjigje rreth pyetjeve te mia ;

1- se pari , dua te di nga e ka prejardhjen fjala gjume ?
ne pamje te pare fjala gjume afrohet me fjalet gym [gjym ] =nje lloj fucie prej balte , ose gyp-i =zorre hekuri , soline ;
shkronja gj eshte e huazuar nga gjuhet e tjera ose e krijuar shume vone per pasurimin e alfabetit shqip ;

2-ajo qe me ndodh mua gjate gjumit eshte kjo ;

a-qe kur isha i vogel stresohesha shpesh gjate dites per shkollen , per mesimet , orarin e te tjerat dhe shume here ngrihesha naten dhe rembeja canten me libra te shkolles dhe ecja per ne shkolle ne menyre te pavetedijshme dhe disa here jam gdhire ne porten e shkolles .

b-kur shkoja ne greqi si i paligjshem nga malet , me dite te tera se bashku me shoke te tjere kisha probleme , pasi edhe ate pak gjume te paket qe beja kthehej ne nje mankth per mua pasi shpesh here zgjohesha dhe vrapoja larg prej shokeve te mi qe flinin perkrah meje , dhe ka ndodhur qe edhe i kam zgjuar ata duke u perleshur , pasi mendoja se ishin te huaj per mua ose mendoja se ishin policia ose milicia greke qe na ndiqte .

c-edhe kur isha ushtar me kane ndodhur shume incidente serioze te tilla gjate gjumit , madje duke vene ne rezik jeten time dhe te shokeve te mi .


d- tani pas 17 vjeteve emigrimi , i sfilitur nga stresi , lodhja ,detyrimet familjare ,dhe pergjithesisht nje jete e veshtire , ky fenomen qe kam gjate gjumit po me behet nje barre serioze duke qene nje rezik per veten dhe per te tjeret , pasi shpesh here , stresi provokon grindje dhe sherr , dhe pasi kam nje karakter qe nuk besoj te dhuna dhe nuk reagoj negativisht gjate nje gridje por i tulat dhe i shtyp nervat dhe shperthimin tim ne maksimum , por nuk kam te njejten reagim gjate gjumit ; ate qe nuk bej gjate dites e bej gjate gjumit , pra reagoj negativisht ndaj personave qe grindem gjate dites , vetem naten .



si quhet kjo semundje dhe si mund te sherohem ?
vetem eshte me mire
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare me ndodh gjate gjumit? Empty Re: Cfare me ndodh gjate gjumit?

Mesazh  Zattoo 04.09.12 0:43

Mendoj se nje magnetizues i mire (bioenergji) mund te ju ndihmoi qe te heqni gjitha ato energji qe eshte grumbulluar gjate viteve tek ju.
Sigurisht qe duhet ta gjeni nje qe eshte i njohur per sherime energjetike dhe jo ndonje sharlatan.

Kjo dukuri qe ju keni quhet Somnambulizem.

Individet te ndryshem perdorin nje sere teknikash per te eleminuar ecjen ne gjume, duke perfshire ketu meditimin ose hipnozen.

Perdorimi i imazherise per relaksimin e trurit eshte nje teknike afatgjate, dhe personat qe ecin ne gjume mund te kerkojne ndihme nga terapiste te ndryshem si dhe hipno terapiste per te gjetur nje zgjidhje.

Gjithashtu personat qe ecin gjate gjumit duhet ti nenshtrohen nje regjimi pa stres ne darke, gje e cila mund te behet me meditim dhe me qetesim shpirteror perpara gjumit te darkes.

Gjate kesaj kohe evitoni mbistimulimin e trurit duke pare televizor ose duke punuar; ne vend te tyre mund te perdorni teknika relaksimi -- si per shembull nje banjo e nxehte ose te lexoni nje
liber qe ju terheq.

Njerezit qe vuajne nga somnambulizmi vuajne njekohesisht edhe nga simptoma gjate dites si per shembull marrje mendsh, u shkaktojne stres anetareve te tjere te familjes, mund edhe te ndermarrin aktivitete te rrezikshme gjate gjumit mund edhe te vizitoheni tek doktori i familjes.

Ka nje numer medikamentesh, te cilat mund te perdoren per te trajtuar shqetesimet gjate gjumit si per shembull prosom, trazodone dhe klonopin.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare me ndodh gjate gjumit? Empty Re: Cfare me ndodh gjate gjumit?

Mesazh  vetem eshte me mire 04.09.12 14:30

flm per pergjigjet e tua ;

terapite te cilat me keshilluat ti bej si dhe barnat nuk mund ti bej , po ashtu edhe te psikologu apo psikiatri nuk mund te shkoj per arsye personale ;

te sheruesit energjitike nuk u ze bese , dhe gjithsesi thjesht do doja te dija me shume rreth kesaj qe me ndodh , dhe prej pergjigjes tende ,mesova dicka ;

vetem eshte me mire
vetem eshte me mire

Di nje gje , qe s'di asgje.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare me ndodh gjate gjumit? Empty Re: Cfare me ndodh gjate gjumit?

Mesazh  Albaniaa 12.07.13 11:28

Ka shume pak gjera qe mund te na "kthejne" energjine dhe aftesine mentale se gjumi ne oret e pasdites. Cfare ndodh ne ate gjysme ore me trupin tone?

Pagjumesia eshte pasoje e grumbullimit te adenozines, e cila grumbullohet gjate dites ne organizmin tone. Nese nuk keni fjetur mire gjate nates, niveli i adenozines do te ju sjelle ne gjendje qe te fleni ne oret e pasdites.

Truri "pompon" GABA neutrotransmiter, bashkim qe qendrat per gjum i lajmeron se eshte koha per te fjetur. Ne te njejten kohe, ai ndihmon edhe ne qetesimin e nje pjese te trurit qe kontrollon levizjet e muskujve. Nese jeni te sterlodhur, mund te ndodhe qe truri te "shuhet" para se trupi te relaksohet plotesisht, cka sjell deri tek kontraktimi i pakontrolluar i muskujve, prandaj keni dridhje te vogla te kembeve ose dores ne gjendje gjysme te zgjuar ne kufirin e gjumit dhe zgjimit.

Keni fjetur…

Ne pese minutat e para, truri juaj nuk eshte ne dijeni, mirepo shqisat ende jane ne funksion. Nese dikush ju prek ose degjoni ndonje ze, ju do te zgjoheni menjehere.

Kur ju bie tensioni i gjakut, pulsi ngadalsohet, syte nuk ju levizin me nen kapaket e mbyllur dhe keshtu do te mbeten te ngadalsuar per nje kohe.

Ne 20 minutat e ardhshme, adenozina e grumbulluar ne trupin tuaj tretet, gjithashtu kortizoli nga gjendra mbiveshkore do te ndihmoje te jeni me te kthjellet kur te zgjoheni.

Sistemi imunitar i cili per shkak te lodhjes eshte crregulluar, fillone te kthehet ne normale.

Gjate pese minutave te fundit… Gjate pese minutave te fundit…

Gjate gjumit te pasdites dhe pushimit te shkurter kryesisht nuk mund te futemi ne gjumin e thelle. Nese jeni te lodhur, mund qe te bieni ne REM (rapid eye movement) fazen apo fazen e gjumit te rende e cila karakterizohet me levizje te shpejta te syve pas kapakeve te mbyllur. Nga kjo faze eshte me veshtire te zgjohemi.

Nese pas gjumit gjysme oresh kur zgjoheni ndjeheni edhe me keq se para se fleni, atehere nenkupton se juve ju duhet nje pushim me serioz. Gjumi i pasdites nuk mund te zevendesoje gjumin e nates.
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cfare me ndodh gjate gjumit? Empty Re: Cfare me ndodh gjate gjumit?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi