EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paraliza e gjumit dhe posedimi

3 posters

Shko poshtë

Paraliza e gjumit dhe posedimi Empty Paraliza e gjumit dhe posedimi

Mesazh  Jon 19.12.09 2:17

Paraliza e gjumit, personaliteti i ndarë dhe posedimi

Paraliza e gjumit dhe posedimi Posedi10

Në librin e tij "Misteret", eksperti i fenomeneve paranormalë, Colin Wilson përmend se si miku i tij, Bill Slater, që dikur ka qenë kreu i BBC, bënte komente hokatare gjatë një seance psikike. Kur ai shkonte në shtrat, thotë Wilson, zgjohej më vonë atë natë "i bindur se një lloj entiteti i padukshëm po përpiqej të merrte kontrollin e trupit të tij".

Duheshin 20 minuta betejë e vazhdueshme përpara se ta "dëbonte". Por, nëse dëshiron të gjesh një shpjegim të rëndomtë për fenomenin e Slater, nuk ka nevojë të shohësh shumë larg. Këto kohë, gjendja e njohur si Paraliza e Gjumit përdoret për të shpjeguar - dhe shpesh herë për të injoruar pa të drejtë - një numër jo të vogël përvojash paranormale gjatë natës, që nga episodet e rrëmbimit të alienëve deri tek incidentet jashtë trupi.

Paraliza në gjumë është një gjendje në të cilën një person përjeton një paralizë të përkohshme të trupit menjëherë, pasi zgjohet (dhe më rrallë, pasi bie në gjumë). Ndonëse mendja është në gjendje zgjimi, ata që vuajnë nga kjo lloj paralize e gjejnë veten të paaftë të lëvizin, ndonjëherë deri për disa minuta. Në disa raste, ai që vuan mund të përjetojë haluçinacione të dëgjimit, prekjes apo shikimit.

Kjo gjendje është e lidhur ngushtë me paralizën normale që ndodh gjatë fazës REM të gjumit, e quajtur atonia e muskujve, në të cilën trupi paralizohet për të penguar një person që të kryejë aktivitetet që sheh në ëndërr, si për shembull lëvizja e këmbëve në rast se në ëndërr është duke vrapuar. Disa shkencëtarë besojnë se është një pjesë normale e ciklit të gjumit dhe kur ndodh paraliza e gjumit, truri është zgjuar nga një gjendje REM në një gjendje pothuajse zgjimi të plotë, e megjithatë paraliza e trupit vazhdon.

Disa prej shkaqeve të mundshëm të paralizës së gjumit përfshijnë pengimin post-sinaptik të neuroneve të trurit apo nivele të ulët të melatoninës. Gjithashtu, besohet se narkolepsia (një gjendje neurologjike që karakterizohet nga një gjendje gjumi tërë ditën) mund të shkaktojë paralizën e gjumit. Por nuk është e thënë sem narkoleptikët vuajnë nga kjo gjendje. Në fakt, studime të ndryshëm tregojnë se, shumica e njerëzve e përjetojnë paralizën e gjumit të paktën një herë gjatë jetës.

Fenomen ndërkulturor

Një prej aspekteve më interesantë të paralizës së gjumit janë llojet e ndryshëm të haluçinacioneve që shoqërojnë zakonisht këtë gjendje. Shpesh herë, ata që vuajnë ndjejnë se ka një prani keqdashëse aty pranë, që i mban poshtë, duke u qëndruar mbi kraharor. Gjithashtu, nuk është e pazakontë që njerëz të ndihen sikur po mbyten, rrihen, apo po u përthyhen gjymtyrët. Veç kësaj, ka patur raportime për tinguj të ndryshëm, si ulërima e fërshëllima, ndonjëherë të shoqëruar nga ndjesi të çuditshme të trupit, si therje apo mpirje.

Raportohet gjithashtu për tinguj të një natyre teknologjike, si zhurma sirenash apo telefoni. Pastaj ka zëra, disa prej tyre të padallueshëm, të tjerë të qartë e të kuptueshëm.

Duke patur parasysh se këto eksperienca mund të kenë ndikim të thellë në botëkuptimin shpirtëror të një njeriu, nuk është habi që ky fenomen ka patur impakt të thellë mbi fenë dhe mitologjinë në histori. Në folklorin kinez, për shembull, paraliza e gjumit besohet të jetë një formë posedimi të vogël të trupit nga qenie të vdekura. Sipas mitologjisë skandinave, paraliza e gjumit shkaktohet nga një fantazmë keqdashëse femre, e cila ulet mbi kraharorin e viktimës, dhe më pas sjell vetëm makthe.

Fenomene të llojit të paralizës së gjumit mund të gjenden edhe në shumë shtete të tjerë, duke përfshirë Japoninë, Meksikën, Greqinë, Idnonezinë, Filipinet, Rusinë dhe Hungarinë. Në shumicën e këtyre shteteve, shpirtëra dhe qenie të tjera mbinatyrore besohet se qëndrojnë prapa episodeve të paralizës së gjumit dhe maktheve.

Zëra në kokë

Shumë njerëz që vuajnë nga paraliza e gjumit ndonjëherë përjetojnë edhe haluçinacione të dëgjimit. Shumica prej nesh supozojmë se të sëmurët mendorë, sidomos psikotikët janë të vetmit që dëgjojnë zëra, por kjo thjeshtë nuk është e vërtetë, pasi edhe njerëz me një shëndet të mirë mendor ndonjëherë raportojnë për eksperienca të tilla.

Për shembull, në një studim të kryer në vitin 1889 nga Shoqëria e kërkimeve Psikike, ku u përfshinë 17 mijë të rritur të shëndetshëm nga Anglia, Rusia dhe Brazili, u bë kjo pyetje: "A ju ka ndodhur ndonjëherë që, kur keni besuar se keni qenë tërësisht zgjuar, keni patur përshtypjen që keni parë apo jeni prekur nga një qenie apo objekt, apo të keni dëgjuar një zë"?

Më shumë se 100 vjet më vonë, një vëzhgim i ngjashëm u krye nga Allen Y. Tien, themelues dhe president i MDLogix, ku përfshiu 15 mijë vetë nga Baltimora, St. Louis dhe Los Angeles. Tien zbuloi se zërat dëgjohen rregullisht nga 2.3 përqind e popullsisë. Të tjerë studime bashkëkohore mbi mbizotërimin e haluçinacineve të dëgjimit brenda popullsisë në përgjithësi kanë nxjerrë rezultate të ngjashëm.

Sigurisht, ata që kanë më shumë gjasa të dëgjojnë zëra janë njerëzit që vuajnë nga një lloj i caktuar psikoze. Sipas Ralph Hoffman, profesor i Psikiatrisë në Yale University, kjo gjendje prek 70 përqind të pacientëve me skizofreni, dhe 15 përqind të pacientëve me çrregullime të gjendjes shpirtërore.

Gjendjet dhe diagnozat jopsikotike, si depresioni dhe stresi mund të sjellin gjithashtu përjetime të ngjashëm. Atëherë nga e kanë origjinën këta zëra fantazmë? Hemisfera e majtë e trurit tonë lidhet me gjuhën dhe logjikën, ndërkohë që e djathta ka të bëjë me modelet dhe intuitën. Hemisfera e majtë është më dominuesja e dy "personaliteteve" tanë, dhe çdonjëri prej nesh jeton në këtë anë të trurit.

Tek 'origjina e vetëdijes në shkatërrimin e Mendjes Dydhomëshe", psikologu i Princeton, Julian Jaynes, parashtron teorinë që zërat jashtë trupit e kanë origjinën nga pjesa e djathtë e trurit, por ata dëgjohen nga pjesa e majtë e tij si me një megafon. Studime të kryer tek skizofrenët tregojnë, se zërat që ata dëgjojnë janë kanosës, tallës dhe shpesh herë shqetësues. Ata, shpjegon Jaynes, 'mund të ulërasin, rënkojnë, thumbojnë dhe variojnë nga pëshpërima deri tek një ulërime bubulluese". Gjithashtu mund të ketë më shumë se një zë dhe zërat shpesh herë flasin në një mënyrë të veçantë, për shembull shumë ngadalë, në një gjuhë të huaj, apo me rimë.

Ndonëse kjo teori që këta zëra e kanë origjinën tek pjesa e djathtë e trurit mund të shpjegojë disa raste, ajo sigurisht që nuk i shpjegon të gjithë.

Bota e shpirtërave

Në vitet shtatëdhjetë, psikiatri Dr. Wilson Van Dusen kreu një studim 16-vjeçar tek skizofrenë, të alkoolizuar dhe njerëz me dëmtime në tru që vuanin nga haluçinacionet. Duke i bërë pacientët të përshkruanin se çfarë mund të shihnin dhe dëgjonin, Van Dusen ishte në gjendje të fliste me haluçinacionet e tyre, duke patur madje shpesh herë biseda të gjata me ta.

Van Dusen zbuloi se, kishte dy lloje të ndryshëm zërash që dëgjonin zakonisht pacientët e tij. Të parët ishin të "rendit të ulët", që ishin si "vagabondë të pirë në një lokal që kanë qejf të ngacmojnë dhe trazojnë thjeshtë për qejf". Ata, thotë ai, "gjejnë një pikë të dobët në vetëdijen e dikujt dhe punojnë pafund me të".

Veç kësaj, "ata e thërrasin një pacient me çdo emër të mundshëm, i sugjerojnë akte të turpshëm, vjedhin kujtime apo ide nga vetëdija, kanosin me vdekje dhe punojnë në çdo mënyrë me kredibilitetin e pacientit". Zërat e "rendit të lartë" janë dashamirës, kanë një shqetësim të sinqertë për mirëqenien e pacientit, dhe kanë prirjen të komunikojnë përmes simbolizmit dhe përvojës fetare.

Në përgjithësi, thotë Van Dusen, "rendi më i lartë është më i pasur se sa eksperienca norale e pacientit, respektojnë lirinë e tij, janë ndihmës, udhëzues, mbështetës, shumë simbolikë dhe fetarë... ata mendojnë sipas ideve universale që janë më të pasura dhe më komplekse se sa mënyra e të menduarit e vetë pacientit".

Van Dusen e krahasonte rendin e ulët me identitetin e Frojdit dhe rendin më të lartë me prototipet e Karl Jung. Zbulimet e tij duket se sugjerojnë që një prej roleve të rendit të lartë është të mbrojnë njerëzit nga rendi më i ulët, ku ky i dyti mund të përshkruhet si persekutues dashakeq me një dëshirë këmbëngulëse për të shkatërruar mendjet dhe trupin e viktimave. Rendi më i lartë, thotë Van Dusen, pretendon të jetë më i fuqishëm se sa rendi më i ulët, por jo aq sa për t'u dhënë qetësi mendore shumicës së pacientëve.

Për të hedhur dritë mbi përvojat e pacientëve të tij, Van Dusen shfletoi shkrimet e mistikut dhe shkencëtarit suedez, Emanuel Svedenborg. Sipas tij, si shpirtërat edhe ëngjëjt mund të bashkëbisedojnë direkt me njeriun, duke hyrë "me anë të një rruge të brendshme në organin e tij të dëgimit, pra, duke e ushtruar ndikimin nga brenda". Por, komunikimi me shpirtërat është i rrezikshëm, thoshte Svedenborg, pasi duke bërë këtë njeriu mund të vërë në rrezik shëndetin mendor, madje dhe jetën.

Svedenborg përmendte gjithashtu që shpirtërat janë normalisht jo të vetëdijshëm për ekzistencën tonë, dhe për arsye se ekziston një lloj barriere mes tyre dhe vetëdijes sonë, ata si rrjedhim nuk janë në gjendje të komunikojnë me ne në mënyrë direkte.

Megjithatë, në disa raste të rrallë, si për shembull kur njerëzit jepen pas fantazive, shpirtërat mund ta thyejnë këtë barrierë, duke shkaktuar trauma. (është interesante që ky citim është njëkohësisht një përshkrim i saktë i skizofrenisë, e cila është e përcaktuar si një "apo disa çrregullime mendorë që karakterizohen nga humbja e kontaktit me realitetin dhe shpërbërja e personalitetit".

Në lidhje me shpirtërat e ligë, apo ata që Van Dusen i ka quajtur zërat e rendit më të ulët, Svedenborg thoshte se, ata dëshironin që të posedonin trupin e viktimës, diçka që studimi i Van Dusen duket se e konfirmon.

Engjëjt, apo zërat e rendit më të lartë, thotë Svedenborg, komunikojnë përmes simbolizmit dhe përdorin pak fjalë, sepse "mendja e brendshme e njeriut nuk mendon me fjalë, por me intuitë". Përmes kësaj, Svedenborg duket se i referohet hemisferës krijuese të djathtë të trurit.

Natyrisht, Van Dusen e pati të vështirë të injoronte zërat e rendit të lartë dhe të ulët si asgjë më shumë se sa manifestime të pavetëdijes. Më shumë gjasa, thotë ai, ka që forca spirituale të ekzistojnë pavarësisht nga pacienti dhe që janë përgjegjëse për zërat. Nëse këta zëra do të ishin prodhuar nga pavetëdija, atëherë si ka mundësi që rezulton se shumica e zërave të rendit të ulët urrejnë fenë? Dhe përse haluçinacionet e pacientëve janë të gjithë kaq të ngjashëm?

Nëse shpirtërat e ligë janë vërtetë përgjegjës për prodhimin e llojeve të ndryshëm të haluçinacioneve që përjetojnë skizofrenët, atëherë është e mundur që paraliza e gjumit të shpjegohet në të njëjtën mënyrë. Me fjalë të tjera, ndoshta zërat e rendit të ulët prodhohen nga shpirtëra të ulët apo të mesëm. Nëse do të duam të formulojmë një teori të arsyeshme të paralizës së gjumit, atëherë le të supozojmë se shpirtërat e të vdekurve okupojnë një pjesë të spektrit elektromagnetik përtej kufijve tanë të perceptimit.

Në kushte normale, ne nuk mund t'i perceptojmë dhe as ata nuk munden të na perceptojnë ne. Por, gjatë fazës REM të gjumit, pulsi dhe frymëmarrja jonë çrregullohen, sytë tanë lëvizin me shpejtësi me kapakë të mbyllur, muskujt tanë relaksohen, dhe aktiviteti i valëve të trurit tonë ngjan me atë të një personi të zgjuar dhe në vigjilencë. Paraliza e gjumit gjithmonë pason fazën REM. Gjatë një episodi të paralizës së gjumit, njeriu ndihet sikur është plotësisht i zgjuar, por në të vërtetë është në një gjendje vetëdije që mund të jetë e favorshme për komunikimin e një dimensioni tjetër.

Përveçse konsumojnë energjinë tonë jetësore për mbështetje, ndoshta këta entitete përpiqen të posedojnë trupin tonë. Me qëllim që të rezistojnë sulmit, shumica e atyre që vuajnë paralizën e gjumit përpiqen të zgjohen. Por çfarë do të ndodhte nëse nuk ia dalin? A do të posedoheshin trupat dhe mendjet e tyre nga entitete të tillë? A do të zhvillohej tek ta skizofrenia dhe do të nisnin të dëgjonin zëra?

Ndërkohë që, paraliza e gjumit mund të jetë thjeshtë një pjesë e procesit të thjeshtë të gjumit, frika nga kjo eksperiencë ka bërë shumëkënd të besojë se ka një takim spiritual apo paranormal. Deri kur të vijë koha që shkenca të ketë konfirmuar një herë e mirë se çfarë ndodh në fakt biologjikisht gjatë këtyre episodeve të frikshëm, ne mundemi vetëm të vazhdojmë t'i studiojmë dhe të mbështesim ata që vuajnë prej tyre.

Shpirtërat e Havait dhe Kahunat

Sipas Maks Fridom Long, një ekspert i Kahunasve të Havait ("ruajtësit e besimit") njeriu ka një shpirt të poshtëm, të mesëm dhe të lartë, të njohur gjithashtu si shpirti i nënvetëdijshëm, i vetëdijshëm dhe i supervetëdijshëm. Shpirti i nënvetëdijshëm, thotë ai, "merret me forcat etësore të trupit", pak a shumë si sistemi nervor autonom. Ai ka temperamentin e një fëmije kokëfortë, është shumë emocional dhe shpesh herë refuzon të bindet. Shpirti i vetëdijshëm është "Uni që mendon", ajo pjesë e jona që flet, arsyeton, kontrollon veprimet e vullnetshëm dhe merret me shqetësimet e përditshëm.

Shumë të lidhur me njëri-tjetrin, të dy shpirtërat bashkohen në një trup që kontrollohet nga nënvetëdija. Shpirti i supervetëdijshëm, nga ana tjetër, është përgjegjëse për kontrollin e të ardhmes sonë, dhe e bën këtë në përputhje me dëshirat dhe sugjerimet e shpirtit të vetëdijshëm, thotë Long.

Banorët e Hauait besojnë, se të tre shpirtërat kanë nevojë për forcën vitale të një personi - e quajtur mana - për të mbijetuar. Pasi një person vdes, thotë Long, shpirti i poshtëm ndonjëherë shkëputet nga dy shpirtërat e tjerë dhe shndërrohet në një lloj fantazme që endet për arsye se, ndryshe nga shpirti i mesëm, ai nuk ka një kujtesë, as edhe nuk është veçanërisht inteligjent.

Me sa duket, një Kahuna është në gjendje të sigurojë shpirtëra të ulët ose duke i huazuar ata nga një tjetër Kahuna, ose duke i gjetur fizikisht. Pasi i ka nën kontrioll, Kahuna u jep atyre mana-n, duke i bërë të mundur një shpirti të ulët që të pushtojë trupat e viktimave. Normalisht, thotë Long, mendja e pavetëdijshme është në gjendje të vetëmbrohet nga pushtime të tillë, por nuk është në gjendje ta bëjë këtë kur një shpirti të ulët i është dhënë man-ë shtesë.

Për të shpenzuar mana-n që kanë grabitur, thotë Long, Kahuna do të urdhërojë ndonjëherë shpirtërat skllevër që të "luajnë", gjë që ata e bëjnë duke hedhur objekte, duke bërë zhurma dhe përgjithësisht, duke shkaktuar trazira. Me fjalë të tjera, ata sillën në mënyrë të ngjashme me poltergeist-ët, gjë që të bën të mendosh se mos poltergeist-ët dhe shpirtërat e ulët janë e njëjta gjë. Long, duket se mendon që kështu është.

Long shpreh gjithashtu mendimin se, kur shpirtërat e mesëm dhe të ulët pushtojnë trupin e një njeriu për të thithur forcën jetësore, viktima pëson një formë sëmundjeje mendore, si përshembull çrregullime personaliteti të shumëfishtë ose skizofreni.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraliza e gjumit dhe posedimi Empty Re: Paraliza e gjumit dhe posedimi

Mesazh  ajo vajza 29.12.09 3:03

Eshte shume e shpifur dhe rrenqethese te kujtoj sesi mua me ka peshperitur dikur ne vesh emrin tim...tamam sikur te ishte duke buzeqeshur, ishte ze femre dhe me zgjoi nga gjumi, me kishte zene gjumi pa e kuptuar ate nate, mund te kisha gati 20 min qe flija.

Nje nate tjeter isha si ne nje vegim ne gjume, sapo me kishte zene gjumi, sikur bisedoja me dike eshte shume e cuditeshme dhe nuk eshte normale dhe dikush sikur me tha "ketu jemi" dhe u zgjova nga gjumi. Nje here tjeter me ka ndodh perseri sikur me therriste zeri i nenes time, madje u pergjigja dhe u zgjova nga gjumi...ishte mes i nates te gjithe ishin ne gjume.
ajo vajza
ajo vajza

3


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraliza e gjumit dhe posedimi Empty Paraliza e gjumit

Mesazh  Vizitor 19.06.10 23:14

Paraliza ne gjume dhe shfaqja e demoneve

Paraliza e gjumit dhe posedimi Vampir10

Kur Carla MacKinnon filloi te zgjohej disa here ne jave e paafte per te levizur, me ndjenjen qe nje prezence shqetesuese ishte ne dhome me te, ajo filloi te bente kerkime. Tani, kerkimet e saj po behen nje film i shkurter qe eksploron fnomenin e frikshem te paralizes ne gjume.

Filmi, i mbeshtetur nga Wellcome Trust do te debutoje ne maj. Paraliza e gjumit ndodh kur njerezit behen te vetedijshem nderkohe qe muskujt e tyre qendrojne ne ne gjendjen e relaksuar qe i ndalon ata qe te veprojne.

Eksperienca mund te jete shume tmerruese, me shume njerez qe fillojne te kene halucinacione ne lidhje me nje prezence te keqe prane tyre, apo edhe me nje sulm qe tenton t'i mbyse.

"Po kaloja shume paraliza ne gjume gjate veres, shume shpesh, dhe fillova te interesohesha se cfare po ndodhte, se cfare ishte nga ana mjekesore ose shkencore." - tha MacKinnon.

Pyetjet e saj e bene t'i drejtohej shkencetareve dhe psikologeve, si edhe njerezve qe perjetonin kete fenomen. Mitet dhe legjendat ne lidhje me paralizen ne gjume ndodhen neper gjithe globin.

Nje burre foli per eposodet e tij te paralizes se gjumit, gjate te cilave ai provonte halucinacione te nje femije qe hidhej mbi shtratin e tij dhe qe kendonte kenge per femije. Ndonjehere femija ulej ne jastekun e tij dhe i fliste. Nje dite, e pyeti burrin edhe per pyetje personale.

Kur ai nuk pranoi t'i pergjigjej, femija u kthye ne nje demon te tmerrshem. Nje burre tjeter qe vuante nga narkolepsia qe e beni paralizen e gjumit edhe me te zakonshme, bita e enderrave te tij perplasej me boten reale ne menyre te tmerrshme. Episodet e paralizes se gjumit per te perfshinin halucinacione qe diksh tjeter ishte ne shtepine apo dhomen e tij; ai degjonte edhe zera. Nje nate ai u zgjua i paralizuar dhe si zakonisht pa nje figure ne dhomen e tij.

"Ai kupton papritur qe dicka eshte ndryshe kesaj here" - tha MacKinnon. "Ai kupton qe eshte nje nje paralize ne gjume dhe syte e tij jane te hapur, por personi qe eshte ne dhome eshte ne dhomen e tij ne jeten e vertete." Figura ne dhomen e tij nuk ishte demon ne enderr, por nje hajdut.

Ndjesia e mbytjes apo sikur dikush i shtyp ne zonen e gjoksit qe ndodh shpesh gjate paralizes ne gjume mund te jete rezultat i menyres automatike te frymemarrjes nete cilen njerezit bien gjate gjumit. Kur ata ndergjegjesohen nderkohe qe jane ne kete menyre frymemarrje, ata mund te tentojne te rregullojne frymemarrjen nen kontrollin e tyre vullnetar, dhe kjo con ne ndjenjen e mbytjes.

Dhe persa i perket halucinacioneve qe shfaqen, nuk eshte e cuditshme qe interpretimet te cojne ne demone, fantama apo edhe rrembime nga alienet.

"Paraliza e gjumit esht me e mundur te ndodhe kur gjumi juaj eshte shqetesuar ne nje fare menyre - ndoshta sepse keni udhetuar, keni ftohte apo vape, apo nese po fleni ne nje vend jo familjar per ju."

Keto tendenca mund ta bejne me te mundur qe nje person te vuaje nje paralize ne gjume kur eshte i prekshem nga mendimet ne lidhje me demonet dhe fantazmat.

Qe kur ka punuar me prjektin, MacKinnon ka qene e afte qe te veje nen kontroll episodet e saj te paralizes ne gjume, ose te pakten mesoi ta qentesonte veten gjate tyre.

"Mu desh shume kohe qe te mos besoja me qe ishte e vertete, pasi duket shume e vertete."

Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraliza e gjumit dhe posedimi Empty Re: Paraliza e gjumit dhe posedimi

Mesazh  Equinox 24.03.17 22:28

Paraliza e Gjumit - një argumentim alternativ

Paraliza e gjumit dhe posedimi Untitled

Përkufizimi klasik i këtij fenomeni njihet si "paraliza e gjumit", në gjuhën popullore si pushtim nga xhindi apo xhindët. Mund të zgjasë disa sekonda deri në disa minuta, dhe zakonisht ndodh pak çaste përpara se të na zerë gjumi ose pak çaste më parë se të zgjohemi. Shumë njerëz përshkruajnë sikur ndjejnë prezencën e diçkaje që shpesh përshkruhet si keqdashëse, kërcënuese, djallëzore, dhe përjetojnë një terrorr të pakuptimtë.

Zakonisht kjo prezencë shihet, ndjehet dhe dëgjohet. Njerëzit kanë raportuar gjithashtu përvoja unike, si p. sh., ndjenja e pluskimit apo të ndodhurit jashtë trupit. Shumë njerëz besojnë se ky fenomen është thellësisht shpirtërorë.

Në botën moderne këto përvoja përkufizohen si haluçinacione "hipnogogig" dhe "hipnopompik", që është shpesh një përshkrim kur pikëpamjet modern të përvojës shpirtërore kombinohen me idetë mjekësore duke i etiketuar si psiko-patologjike. Ajo që nuk kuptohet janë ndjenjat e çuditshme të një fenomeni kompleks, për të cilin dihet shumë pak, duke e dekurajuar kështu diskutimin e tij në botën moderne.

Qasjet shkencore të këtij fenomeni pretendojnë se këto përvoja rrjedhin nga haluçinacionet. Në vend që këto ide të vijnë nga një pikëpamje neutraliteti, shumica e studimeve e hedhin poshtë idenë e ndonjë realiteti prapa këtyre "haluçinacioneve". Ekzistojnë gjëra të tjera që duhet të merren në konsideratë siç për shembull shkenca kuantike na tregon, se ekzistojnë botë të panumërta brenda botëve tona që nuk mund të perceptohen lehtë. Përfundimisht ekziston një aspekt jo fizik në shkencë në përgjithësi, për të cilin sapo kemi filluar të zgjohemi.

Shkencëtarët modern e kanë të vështirë të përcaktojnë shpirtin dhe shpirtëroren, shpesh qeshin me këto tema.

Është e rëndësishme të nënvizohet se shumë nga këto përvoja ndodhin brenda "shpirtit", kur personi është krejtësisht i ndërgjegjshëm, i zgjuar dhe vigjilent, dhe jo gjatë "paralizës së gjumit", siç e quajnë shkencëtarët. Ka shumë të ngjarë që niveli shkencorë të mos ketë avancuar shumë për të shpjeguar këtë fenomen, të cilin e kategorizojnë në grupimin e haluçinacioneve, që në fakt këto janë gjëra që nuk mund të shpjegohen akoma shkencërisht.

Është interesant fakti që informacione të rëndësishme të këtij fenomeni gjenden në duart e komunitetit të inteligjencës, ekstremisht të klasifikuara dhe të ruajtura me kujdes, tamam si informacioent e eksperimenteve të bëra në universitetet më prestigjioze botërore.

Në fakt ekzistojnë një sërë shembujsh që ky fenomen mund të futet në kategorinë e shpirtërores, dhe nga ana tjetër, kush jemi ne që të themi se përvojat e paralizës së gjumit nuk janë të vërteta!?

Ndonjëherë idetë dhe konceptet mund të përbëjnë kërcënim për pushtetin e një grupimi për të kontrolluar, dhe për gjithë perceptimin që njerëzimi ka për realitetin.

Nëse ndryshojmë mënyrën se si i shohim gjërat, mund të shohim se si gjërat ndryshojnë. Nëse njerëzimi do të ndryshonte mënyrën e të parit të paralizës së gjumit dhe të të tjera ndodhie të pashpjegueshme, është e sigurtë që kjo dë të kontribuonte në një zhvendosje mendësie që planeti tokë nuk e ka parë kurrë, dhe kjo është ekzaktësisht ajo që ka nisur të shpaloset mbi tokë, sot.
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Paraliza e gjumit dhe posedimi Empty Re: Paraliza e gjumit dhe posedimi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi