Shikimi Magnetik
Faqja 1 e 1
Shikimi Magnetik
Shikimi Magnetik
Sytë thuhet sa janë pasqyra e jetës, që duhet të jetë e vërtetë. Ata kanë rëndësi të veçantë në jetën e njeriut.
Shumica e njerëzve kësaj shqise i japin prioritet ndaj shqisave tjera, sepse në krahasim me shqisat tjera, kjo shqisë komunikon me një pjesë më të madhe të trurit dhe ne i besojmë më shumë informacinit pamor se çdo lloji tjetër të informacionit ndijor.Kjo shqisë, që nganjëherë krahasohet me një „videokamerë të gjallë“, ka rëndësinë kryesore (bashkë me „zërin magnetik“) për induktimin e gjendjes hipnotike.
Sytë kanë pushtet shumë të fuqishëm dhe janë sigjenerator reflektues, kështu që, ushtrimi i shikimt magnetik luan rol shumë të rëndësishëm në ndikimin e një individi mbi tjetrin. Në qoftë se gjatë një bisede me një individ, ne e shikojmë atë në sy, si dhe ai neve, ndikimi dhe pranimi i sugjestionit nga ai, do të jetë shumë më i madh sesa kur vështrimi i tij reflektohet diku tjetër.
Ndikime të tilla nuk vërehen vetëm tek qeniet njerëzore, por në raste të shumta edhe tek bota shtazore e edhe te llojet më të ulëta. P.sh. gjarpëri vetëm me një shikim „magnetik“ e detyron bretkocën t’iafrohet, kurse ai e pret viktimën me kokën lart, dhe kur ajo i afrohet në distancën e caktuar 10-15 cm, me një lëvizje të shpejtë e gëlltit atë. Është interesant të cekët se aq i madhështë koncentrimi i gjarpërit, sa që edhe po t’i afrohemi deri në njëmetër largësi, ai nuk e vëren praninë tonë, pra nuk reagon.
Por edhe gjatë asaj kohe, po të lëvizet bretkoca ose të ndërpritet shikimi i gjarpërit, do të ndërpritet edhe gjendja e bllokadës së krijuar dhe bretkoca do të ndërmarrë veprim mbrojtës.
Pastaj kemi edhe shembullin e hutinit, i cili në mënyrë të njëjtë si gjarpëri, rri i shtanguar dhe vetëm me shikim i detyron viktimat e veta, në këtë rast zogjët, që t’i futen në gojë pa kundërshtim... Këto raste i cekëm vetëm për ta vërtetuar forcën e madhe ndikuese që kanë sytë.Sytë paraqesin edhe anën e brendshme emocionale.
Vetëm me një shikim ne sy mund ta dimë se në çfarë gjendje shpirtërore është individi, prandaj edhe ushtrimi i shikimit magnetik është më se i domosdoshëm (jo vetëm për induktimin e gjendjes hipnotike, por edhe për paraqitjet në jetën e përditshme).Për ta zhvilluar shikimin magnetik, për të pasur ndikim mbi individëte tjerë, duhet t’u përmbaheni disa rregullave gjatë ushtrimeve sistematike:
a)
Njëherë në ditë duhet t’i pastroni sytë në këtë mënyrë: Duhet të futet koka (pjesa e fytyrës) në një enë të mbushur me ujë të pastër e të vakët dhe të hapën sytë. Në qoftë se gjatë kësaj kohe, për arsye të ndryshme, ndieni ngacmime të përcjella me djegije në sy, nuk duhet të frikësoheni. Kjo ndjenjë e pakëndshme pas disa ditësh do t’ju largohetdhe ju do ta ndjeni ndikimin mirëbërës të këtij veprimi. Për të qenë efekti më i shpejtë, këtë ushtrim mund ta përsëritni dy herë në ditë.
b)
Në këtë ushtrim duhet t’i ushtroni edhe lëvizjet e kokërdhakëve të syve që të shikojnë në drejtime të ndryshme. Së pari duhet që shikimin ta drejtoni nga ana e majtë në të djathtë (ose anasjelltas) aq sa është emundur 10-12 herë, pastaj shikimin ta drejtoni lart e poshtë (ose anasjelltas), prapë, aq sa është e mundur, 10-12 herë. Ky ushtrim është mirë të bëhet më shpesh, 3-4 herë në ditë.
c)
Gjithashtu, edhe masazha e syve ka ndikim të madh. Me gishtat tregues duhet që t’i fërkoni sytë (duke mos i shtypur fort). Së pari kapakët e sipërm të syrit, nga ana e brendshme në drejtim të anës së jashtme, pastaj në të njëjtën mënyrë të veproni edhe me kapakët e poshtëm të syve, 8-10 herë. Edhe ky ushtrim preferohet që të bëhet dy herë në ditë. Pas 10 ditësh të këtyre ushtrimeve mund të kaloni në ushtrimin e shikimit magentik.
d)
Uluni në një karrigë dhe vendosini duart në gjunj. Shikimin drejtojeni në një pikë të cilën e ke vënë (vizatuar) në mur ose diku tjetër, në lartësinë e syve tuaj dhe në largësi 1-1,5 m. Fiksmi duhet tëzgjasë 5 min. dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet që t’i mbyllini kapakët e syve, e as të bëni ndonjë lëvizje tjetër të muskujve të fytyrës. Ky ushtrim ndoshta në fillim do të duket i vështirë, sidomos për ata që i kanë sytë e dobët, por pas ca ditësh do ta përvetësoni.
e)
Uluni para pasqyrës dhe përqëndrojeni shikimin në mes të syve tuaj, në figurën e reflektuar në pasqyrë. Për fillim do të ishte mirë që atë pjesë ta markoni me ndonjë simbol ose ngjyrë. Edhe këtu si në ushtrimin a), duhet që të shikoni pa i mbyllur kapakët e syve dhe pa bërë lëvizje të muskujve të fytyrës. Në fillim ky ushtrim duhet të zgjasë nga 5 minuta, më pas, për çdo ditë mund t’i shtohet nga një minut, derisa të arrihet koha prej 10 minutash. Brenda këtyre 10 ditëve duhet që ta koncentroni vëmendjen tuaj vetëm në mënyrën e frymëmarrjes që ajo të jetë e thellë dhe me ritëm. Ndërsa pas 10 ditësh, koncentrimin mund ta orientoni në një dëshirë të caktuar, p. sh.: „Unë dëshiroj të bëjë këtë e këtë...“. Pasi të arrini që shikimin ta mbani 10 minuta, mund të kaloni në ushtrimin tjetër.
f)
Zgjedhni disa fotografi të ndryshme, mundësisht me ngjyra, nëpër revista dhe vendosini para vetës në tavolinë në largësi 30-50 cm.Fiksojeni vëshrimin në njërën nga ato, në mes të syve të individit që ndodhet aty (në fotografi). Do të ishte mirë ta zgjidhni fotografinë e ndonjë individi që ka shikim të thellë e të mprehtë. Së pari duhet që të ushtroheni, që ta shikoni atë individ në sy për 10 minuta, e pastaj për çdo ditë deri sa ta arrini kohën e dëshiruar (do të ishte mirë mbi 20min.).
Gjatë kësaj kohe, derisa e shikoni individin e zgjedhur, duhet ta urdhëroni (me mendime të koncentruara) që t’i kryej veprimet e dëshiruara prej jush.Ky ushtrim është edhe testim i aftësive të fituara gjatë ushtrimeve të mëparshme dhe njëkohësisht aplikimi i kësaj force në praktikë.
Dilni në rrugë dhe fiksojeni një individ që po vie në drejtimin tuaj. Ecni edhe ju në drejtim të tij dhe, kur të afroheni në distancën e caktuar 10-20metra, shikojeni direkt në mes të syve me shikim magnetik dhe koncentrohuni me mendime se në cilën anë të rrugës, djathtë apo majtë, t’ju largohet.
Ta keni parasysh, se gjatë koncentrimit duhet ta përytyroni sa më qartë në mendime ngjarjen që duhet të ndodh, pra tashihni ngjarjen përpara me „syrin shpirtëror“, të kryer ashtu siç dëshironi. Pasi ta kesh kaluar këtë ushtrim me sukses në disa persona atëherë provojeni edhe një tjetër. Dilni në rrugë dhe përcilleni një individ nga prapa, në distancë 2-4 metra. Drejtojeni shikimin magnetik në pjesën e prapme të kokës dhe koncentrohuni duke e urdhëruar: “Ti duhet ta kthesh kokën në anën e majtë (ose të djadhtë)... “.
Por veprimi duhet të jetë si në rastin e parë, i vizualizuar në „ekranin shpirtëror“ si i kryer. Këtë urdhër përserite disa herë, derisa individi ta bëjë atë veprim që e keni urdhëruar ju. Kur ta arrini këtë atëherë ju keni arritur që të keni ndikim mbi individin tjetër vetëm me forcën e shikimit dhe mendimit të koncentruar.
Në qoftë se në rastet e para nuk korrni sukses, nuk duhet asesi të dëshproheni por duhet të vazhdoni me persona tjerë, deri sa t’ia arrini, sepse suksesi varet shumë edhe ngagjendja përkatëse shpirtërore e personit në të cilin mundoheni të ndikoni. Mos harroni, se këtë forcë mund ta orientoni edhe për qëllime negative që hyjnë në rangun e magjisë së zezë, por ju këshilloj që çdo tentativë e ndërmarrë në atë drejtim, do t’ju kthehet si bumerang i shumfishtë, sepse vetë dialektika e ligjeve të natyrës është e organizuar në këtë mënyrë.
Sabir Krasniqi

Xhemajl- 187
Similar topics
» Djaloshi magnetik
» Shikimi në distancë
» Shikimi i Aurës
» Shikimi fiksues – Mësyshi
» Shikimi në shpirtin e njeriut!
» Shikimi në distancë
» Shikimi i Aurës
» Shikimi fiksues – Mësyshi
» Shikimi në shpirtin e njeriut!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi