EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shikimi në shpirtin e njeriut!

Shko poshtë

Shikimi në shpirtin e njeriut! Empty Shikimi në shpirtin e njeriut!

Mesazh  Fikrro 07.07.10 23:14

Shikimi në shpirtin e njeriut! Kirilian

Fotografia e Kirlianit

Edhe pse e njohur që një kohë të gjatë. Edhe pse është eksperimentuar mjaft me të, edhe më tej ekzistojnë qëndrime kontroverse ndaja këtij fenomeni dhe rëndësisë së tij.

Njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e tij, por edhe me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji që përshkon edhe trupin e tij nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike dhe mban organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm, quhet bioenergji.

Ndryshe nga energjia fizike e cila me forcën e saj vepron dukshëm në botën e jashtme materiale, bioenergjia vepron në formë më sublime dhe atë më fuqishëm në botën e brendshme shpirtërore, në kryerjen e veprimeve dhe proceseve psikike, kuptimeve mentale, përjetimeve emocionale etj.

Dihet mirë se në organizëm veprojnë lëvizje të brendshme pulsike si rezultat i tërë proceseve jetësore, e të cilat formojnë një fushë energjetike, si jashtë ashtu edhe brenda organizmit, e cila, varësisht prej kushteve, është herë më e fortë e herë më e dobët.

Por në raste të jashtëzakonshme fuqia e saj rrezatuese bëhet më intensive dhe mund të vërehet edhe në spektrin e rrezeve të dritës së dukshme, ose në fushën e elektromagnetike të tensionit të lartë dhe frekuencave të larta, ajo arrihet edhe të fotografohet.

Megjithatë, kjo energji i është e njohur njerëzimit që nga lashtësia. Indianët e njohin këtë energji qysh para më së 5000 vjetësh. E konsiderojnë si energji të jetës dhe e quajnë “prana”.

Gjithashtu, edhe kinezët e njohën këtë energji dhe e quajtën Ch’i e cila përmban dy polet e forcës dhe baraspeshës, jin dhe jang.

“Kaballa”- teoria mistike e hebrenjve, që ka filluar të paraqitet disa qindra vjet para Krishtit, bënë fjalë për këtë energji si dritë astrale. Krishterimi portreton Isain dhe figurat e larta fetare të rrethuara me dritë mbi kokë (aureolë) etj.

Në fillim të viteve 1900, ishte dr. William Kilner ai që i pari dha informata rreth kësaj energjie njerëzore. Ai i përshkruan tri shtresa në formë të mjegullës që përshkojnë trupin e njeriut dhe këtë mbështjellës e quan “aura”.

Mirëpo tek kah fundi i viteve 60’ u zbulua për herë të parë aparati që mundësonte fotografimin e auarës (bioenergjisë), dhe atë me ngjyra. Ishte elektricisti dhe fotoamatori, Sejmon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkë me të shoqën Valentinen që bëne këtë zbulim senzacional.

Shikimi në shpirtin e njeriut! Image002

Semjon Kirlian

Shikimi në shpirtin e njeriut! Image004

Model i përpunuar i aparatit të Kirlianit

Fotografia e Kirlianit bazohet në fenomenet e profesorit nga gjermania G. Lichtenberg, të zbuluara para më se dy shekujsh. Mirëpo tek zbulimet e N. Teslles (shkarkimi i tensionit të lartë) mundësuan realizimin teknik të këtij instrumenti.

Duke u bazuar në këto studime, qifti Kirlian arriti konstruktimin e aparatit dhe zbatimin e tij në praktik për regjistrimin e këtyre fenomeneve, pra fotografimin e shkarkimeve energjetike, të cilat dukshëm ndriçojnë dhe ndryshojnë mes materieve të gjalla dhe atyre të “vdekura” në fushën e tensionit të lartë dhe frekuencave të larta.

Ky aparat, me ndihmën e një transformatori, krijon fushë elektromagnetike me tension të lartë deri në 20.000 volt, në të cilën vet objekti i fotografimit, qoftë ai gjeth bimësh, gisht njeriu apo diç tjetër, shërben si një elektrodë i cili emeton një energji të dukshme.

Shkarkimi i kësaj energjie regjistrohet në një film shumë të ndjeshëm, që është i vendosur mbi një pllakë metalike, e cila është e lidhur me masën e aparatit. Dhe nga kjo energji shndritëse që krijohet mes objektit dhe pllakës metalike nga tensioni i lartë, përfitojmë pamjen e aurës të cilën e rrezaton objekti i caktuar.


Shikimi në shpirtin e njeriut! Image006
Aura rreth gishtit

Shikimi në shpirtin e njeriut! Image008

Aura rreth gjethit

Në këto regjistrime shihet qartë aura e objektit, diku më e fortë e diku më e dobët (varësisht nga lënda) e cila paraqitet në formë të flakës ose rrezeve.

Qifti Kirlian, gjatë eksperimentimeve të gjata me aparatin e tyre, arriti të konstatojë se secila substancë e ka strukturën e vet tipike.

P.sh. gishti i njeriut e ka strukturën e dritës krejt të ndryshme nga gjethi i ndonjë bime apo objekti metalik. Metali tregon dritë të zbehtë, ndërsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnë fare energji.

Ata gjithashtu vërejtën edhe ndryshime në shtresat e vetë arës, si rezultat i vetë ndryshimit emocional të individit ose gjendjes së tij shëndetësore. Ato ndryshime reflektoheshin përmes intensitetit të dritës si dhe ndryshimeve variabël të ngjyrave në aurë.

Kjo i nxiti edhe shumë hulumtues që aparatin e Kirlianit ta përdorin si mjet diagnozstifikues për shumë sëmundje të ndryshme, bazuar mu në këto ndryshime variabël të aurës gjatë gjendjeve të ndryshme psikik e fizike.

Disa prej tyre janë munduar ta përpunojnë atë “fotografi shpirtërore”. Ata kanë eksperimentuar edhe me regjistrimin e objekteve në largësi prej disa cm, pra pa i vendosur në pllakën metalike.

Suksesi në këto veprime argumentoi se aura e regjistruar nga aparati i Kirlianit, nuk është një fenomen, thjesht fizik, i regjistrimit të dritës, por se organizmi rrezaton edhe energji tjera me karakteristika të posaçme, të paregjistruara deri më tani, që disa parapëlqejnë ta quajnë edhe Bioplazmë.

Prandaj edhe shumë shkencëtar mendoj se mu kjo plazmë biologjike mundëson edhe paraqitje të partikuluara psikotronike, respektivisht paraqitjen e fenomeneve parapsikologjike, në ekzistencës e të cilave sot as që dyshohet.

http://www.sa-kra.ch/foto_kirilian-Dateien/image010.jpg[/img]
Aura e autorit bërë nga Art Studio Luzern në Basel më 1998

Shikimi në shpirtin e njeriut! Image012

Chakrat: qendrat e energjisë

Mësimet ezoterike, shumë shumë më herët se zbulimi i aparatit të Kirlianit, e kanë përshkruar aurën si manifestim i energjisë që është e lidhur ngushtë me baraspeshën e njeriut në harmoni me natyrën.

Këtë fushë energjetike që e rrethon njeriun dhe emeton rreze karakteristike, ato mësime e përkufizojnë në shtatë shtresa të lidhura me shtatë qendra të energjisë në trupin e njeriut, të quajtura Chakra (çakra).

Shtresa e parë është e lidhur me çakrën e parë, e dyta me të dytën e kështu me radhë. Përmes këtyre kanaleve subtile kalon energjia universale nëpër trupin e njeriut duke e mbajtur atë në harmoni me vetën dhe ambientin që e rrethon.

Çdo çrregullim në këto pika të energjisë pason me disharmoni, që shkakton edhe sëmundje.

Secila nga këto shtatë çakrat ka lokacionet e veta specifikat në sistemin tonë energjetik të lidhura ngushtë, si me emocionet, mendimet, kujtimet ashtu edhe me përjetimet tjera fizike.

Pasi që simptomat fizike janë të lidhura me këto lokacione,atëherë edhe do të mund ta kuptojmë shumë lehtë natyrën e çrregullimit, pra sëmundjes.

Edhe pse jo shumë e marrë në konsideratë nga shkenca konvencional, dhe mjaftë e diskutueshme në qarqe të ndryshme, fotografia e Kirlianit mbetet një ndër faktet më bindëse për ekzistimin e energjisë biologjike.

Sabir Krasniqi
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shikimi në shpirtin e njeriut! Empty Mbi të andejshmen!

Mesazh  Fikrro 08.07.10 17:06

Në intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit të ardhshëm, jemi pa ndjenja. Trup nuk ka, andaj çfarëdo që të eksperimentosh në këtë dimension është e ngjashme me ëndrrën.

Duket sikur ëndërron. Kur ëndërrojmë assesi nuk dyshojmë në realitet. Kjo është mjaft interesante: dyshojmë më vonë, por kurrsesi gjatë ëndërrimit. Ëndrra na duket e vërtet. Edhe dyshimi më i vogël e thyen ëndrrën më të thellë! Për këtë ëndrra na duket më reale se vet realiteti.

Gjatë qëndrimit tim në Varanasi (Benares), më vizitoi një profesor nga Universiteti hindu. Ai më pyeti: “A besoni në ferr?” I thashë: “Nuk ka nevojë të besoj në ferr, sepse ferri ekziston. Besimi është i nevojshëm atëherë kur diçka nuk e shohim se ekziston. Ferri është këtu, deri në atë masë prezent sa nuk ka fare nevojë që të besohet në të”.

“Ku ndodhet ferr?” -pyeti profesori.

“Ju jetoni në të. Jeni lindur në të, frymoni në të, do të vdisni në të - nëse nuk ndërmerrni diçka që të dilni nga ai”.

Njeriu e harron ferrin ngase është i lindur në të. Ai jeton në ferr, siç jeton peshku në oqean. Peshku për këtë nuk është i vetëdijshëm përveç nëse rastësisht do të nxirrej jashtë oqeanit. Vetëm atëherë kupton se tërë kohën ka jetuar në oqean.

Pa përjetuar diçka nga parajsa, ju kurrë nuk do të kuptoni se jetoni në të, ju jeni krijuesit e tij; ju jetoni në botën të cilën vet e krijoni. Vendi i vetëm ku mund të jetoni është vendi të cilin ju vet ia keni përshtatur vetes. Ajo që keni krijuar rreth vetes duhet të ekzistojë së pari në qendër të qenies suaj, vetëm atëherë ajo mund të zgjerohet në rrethinë.

Në intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit të ardhshëm, jemi pa ndjenja. Trup nuk ka, andaj çfarëdo që të eksperimentosh në këtë dimension është e ngjashme me ëndrrën. Duket sikur ëndërron. Kur ëndërrojmë assesi nuk dyshojmë në realitet. Kjo është mjaft interesante: dyshojmë më vonë, por kurrsesi gjatë ëndërrimit.

Ëndrra na duket e vërtet. Edhe dyshimi më i vogël e thyen ëndrrën më të thellë! Për këtë ëndrra na duket më reale se vet realiteti. Realiteti gjithmonë lë pas vete një dromcë dyshimi. Shembull: në ëndërr e sheh njeriun duke u shndërruar në qen.

Në asnjë moment nuk dyshon: “Si është e mundur kjo?!” Ajo ka ndodhur dhe duhet të jetë e mundur. Me të zgjuar do të mendosh: “Çfarë absurdi!” Befasisht shoku yt i ngushtë, e drejton revolen në ty. Në mendjen tënde as për një çast nuk hamendesh: “Pse ma bënë këtë shoku?”...

Në intervalin mes vdekjes dhe lindjes frymojnë dy lloje shpirtrash. Njëri lloj - shpirti i mallkuar. Këtij shpirti është vështirë t’i gjendet barku, në të cilin do të mund të lind. Këta shpirtra janë quajtur shpirtra të këqij. Lloji i dytë i përfshin shpirtrat e mirë. Këta janë quajtur Deva (hyjnor). Edhe për këta shpirtra është vështirë të gjendet ndonjë bark nëne.

Në mes këtyre dy ekstremeve ndodhen të gjithë shpirtrat që nuk ndryshojnë shumë njëri nga tjetri, përveç në variacione karakteristikash, personalitetesh dhe qëndrimesh mentale. Përgjithësisht i takojnë llojit të njëjtë, vetëm se përvojat u ndryshojnë.

Më parë kam thënë se pasi të zgjoheni, do të arrini t’i kujtoni ëndrrat në maksimum deri në një orë. Po në këtë mënyrë pas lindjes së sërishme, në gjashtë muajt e parë, personit i kujtohet gati gjithçka. Me kalimin e kohës, kujtesa humb.

Personi me imagjinatë të zhvilluar apo sensibilitet të madh, ndoshta do të mbaj mend më gjatë, por vetëm nëse ka ushtruar dha ka tejkaluar vetëdijen në jetën e tij të kaluar. Atëherë do të jetë në gjendje të mbaj mend më gjatë.

Muajt e fundit të jetës duhet t’i kushtohen Sadhanu-së, ushtrimeve shpirtërore. Mirëpo, kjo përgatitje nuk mund të të jepet në momentin e vdekjes.

Kjo duhet ushtruar! Vetëm personi që është përgatitur në gjashtë muajt që pasojnë vdekjen, mund të jetë i ushtruar në gjashtë muajt e parë, pas lindjes. Në jetën time kam takuar miliona njerëz, por asnjëri prej tyre nuk më ka pyetur se ç’ndodh para lindjes - me mijëra më kanë pyetur: Çka pas vdekjes?

Gjithmonë kam menduar pse njerëzit lindjen a kanë pranuar pa bërë asnjë pyetje? Pse edhe vdekja nuk është pranuar në mënyrë të njëjtë? M’u kujtua... Mulla Nasradini lajmërohet në një shpallje për punësim në anije. Njëri prej anëtarëve të komisionit i parashtron pyetjen: “Nëse deti është i trazuar, era shtrëngatë, ç’do të bëje ti për ta shpëtuar anijen?”

“Kjo nuk është problem. Do ta hidhja spirancën për ta mbajtur drejtpeshimin e anijes!” -përgjigjet Nasradini.

I njëjti vazhdon: “Supozojmë se vjen edhe një valë e madhe sa bjeshka?”

Nasradini ia kthen: “Asgjë - edhe një spirancë!”

“Paramendojeni një tajfun të fortë?!” - këmbëngulë komisioni.

“Asgjë, prapë edhe një spirancë!” -thotë Nasradini.
Në fund ata të komisionit nuk durohen: “E ku do t’i marrësh tërë ato spiranca?!”

Nasradini ua kthen: “Nga i njëjti vend ku i morët edhe ju të gjitha ato valë e tajfune. Ju shkoni e merrni tuajat e më pas unë do t’ju sjell spiranca e spiranca”.

OSHO “Dimensionet e së andejshmes”
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi