EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA përgatitet ta sulmojë Iranin?

2 posters

Shko poshtë

SHBA përgatitet ta sulmojë Iranin?  Empty SHBA përgatitet ta sulmojë Iranin?

Mesazh  Gjinkalla 28.04.12 17:18

SHBA përgatitet ta sulmojë Iranin?  Boeing-2025-aircraft-600x400

Aeroplanët më modernë amerikanë, F-22 Rapotor, të cilët nuk janë përdorur kurrë në luftë, janë rreshtuar 350 kilometra larg kufirit iranian. Komanda ajrore amerikane demanton se ky veprim paraqet kërcënim për Iranin.
Një numër i panjohur i Raptorëve është bartur në bazën Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan revista “Aviation Week”, duke theksuar se aeroplanët e ri të “padukshëm” janë vendosur vetëm një herë në këtë shtet, para tri vitesh.

Arsyeja për transferimin e tyre nuk shpjegohet, por një zëdhënës i bazës amerikane, John Doryan, tha se " gjithçka është pjesë e aktiviteteve të planifikuara më parë, të cilat nuk përbëjnë kërcënim ndaj Iranit. Koloneli e ka .përshkruar numrin e fluturakeve si "domethënëse”.

Reptor është projekti kontrovers i aeroplanëve të gjeneratës së ardhshme, për të cilin SHBA-të deri tash kanë shpenzuar 80 miliardë euro, ndërsa gjatë shtatë viteve të fundit nuk i kanë përdorur kurrë në luftë. Ato nuk janë testuar as në Afganistan e as në Irak, ndërsa e kanë humbur shansin për t’u dëshmuar edhe në Libi.

Prodhues Lockheed Martin pohon se F-22 është i gatshëm për aksion kundër caqeve në zona të mbrojtura mirë, si Irani dhe Koreja e Veriut, por amerikanët kanë vërejtje serioze për shpenzimin e miliarda dollarëve për këtë projekt të pasigurt.

Baza Al Dhfra gjendet 1500 kilometra larg Teheranit, që është në brenda cakut të veprimit të Raptorit.
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHBA përgatitet ta sulmojë Iranin?  Empty shba

Mesazh  Ushtari i krishtit 28.04.12 18:53

nuk mundet te sulmoje iranin jo tani per momentin
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi