5 arsyet pse Izraeli do sulmojë Iranin..!!
Faqja 1 e 1
5 arsyet pse Izraeli do sulmojë Iranin..!!
Kjo deklaratë pritej. Pas sulmeve mbi diplomatët izraelit në Indi dhe Gjeorgji dhe pas bombave në Tajlandë, pas të cilave qëndronin iranianët, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka thënë se Irani duhet ndalur. Sipas tij, aktiviteti terrorist i Iranit është tani evident për gjithkënd në botë.
Deklaratat e tij vijnë pikërisht në ditën kur televizioni iranian bëri të ditur se shumë shpejt do bëhet publike një gjeneratë e re e centrifugave pas pasurimin e uraniumit. Sipas Iranit, këto centrifuga të reja janë shumë më të shpejta dhe më eficente.
Perëndimi druhet se Irani po përgatit bombën bërthamore, kurse revista gjermane Der Spiegel sjell pesë arsye pse Izraeli do e sulmojë Iranin.
E para, presioni kohor
Që në fillim të vitit është bërë e ditur se Irani ka nisur që të vendosë nën tokë fabrikën e pasurimit të uraniumit. Aq thellë do vendoset, sa do jetë shumë e vështirë edhe për bombat më të rënda për tu shkatërruar. Izraeli mendon se nëse fabrika do futet 90 metër nën tokë, atëherë askush nuk e ndal Iranin në prodhimin e armës bërthamore.
E dyta, dështimi i alternativës joushtarake
Prej vitesh Perëndimi po tenton që të bëjë presion politik mbi Iranin, por pa asnjë sukses. As sanksionet dhe as premtimet për investime nuk kanë ndryshuar gjë. Për më tepër, shtete të tilla si Kina, Rusia dhe India nuk kanë marrë pjesë në sanksione, çka ka bërë që ato të jenë të paefektshme.
E treta, bomba bërthamore destabilizon Lindjen e Mesme
Një Iran i armatosur me bombë bërthamore do shtonte rrezikun e luftës bërthamore në rajon. Mes dy vendeve nuk do ketë asnjë paralajmërim në rast të goditjes. Nuk ka një hotline komunikimi mes qeverive siç kishte mes SHBA e Bashkimit Sovjetik. Goditja do ishte fatale pasi mund të sillte zhdukjen e një vendi të tërë.
E katërta, përshkallëzimi i duhet Izraelit
Shumë thonë se sulmi izraelit do të shkaktonte një vatër të madhe zjarri në Lindjen e Mesme me shumë të vdekur. Por tani ka nga ata që mendojnë se një sulm i Izraelit do ishte zgjidhje më e mirë pasi do bombardoheshin jo vetëm zonat ku mund të prodhohet arma bërthamore, por edhe industria e Iranit, rrjetet e komunikacionit dhe ato të energjisë. Mos harrojmë se Irani po kërcënon për të mbyllur Ngushticën e Hormuzit. Ekspertët amerikanë thonë se Hezbollahu dhe Hamasi nuk do i vijnë dot tani në ndihmë Iranit. Kurse raketat balistike iraniane nuk janë kërcënim për forcat amerikane që gjenden në rajon.
E pesta, Izraeli ka përvoja të mira me këto sulme
Izraeli mund të marrë zemër nga sukseset në sulmet e të kaluarës. Në vitin 1981 ata shkatërruan në një sulm të befasishëm një reaktor bërthamor në Irak. Në vitin 2007 po ashtu sulmuan një kamp ushtarak në Siri. Edhe në këtë rast mendohet se aty kishte një reaktor bërthamor. Të dyja sulmet nuk patën asnjë pasojë për Izraelin. Iraku dhe Siria nuk u përgjigjën.
Asgardian- Nëse unë besoj në Zot dhe Zoti nuk ekziston..nuk humbi gjë
.
Por nëse unë nuk besoj në Zot dhe Zoti ekziston unë humbas shumë.!
27
Similar topics
» SHBA përgatitet ta sulmojë Iranin?
» Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
» Izraeli dhe Opsioni i Samsonit të verbër
» Nëse Izraeli shuhet do të na marrë me vete
» Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
» Izraeli dhe Opsioni i Samsonit të verbër
» Nëse Izraeli shuhet do të na marrë me vete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi