Ankthet bërthamore!
4 posters
Faqja 1 e 1
Ankthet bërthamore!
Ankthet bërthamore
Figura më e rrezikshme e pjesës së fundit të shekullit XX dhe pjesës së parë të shekullit XXI nuk duhet të jetë domosdo Osama Bin Laden. Kandidat tjetër për këtë është një burrë i quajtur Adbul Kadir Kan - një shkencëtar pakistanez që njihet si babai i programit bërthamor të shtetit të tij.
Por, më saktësisht, ai cilësohet si bandit dhe kreator i një rrjeti kriminal që shiste pajisjet dhe njohuritë e nevojshme për krijimin e armëve bërthamore. Në mesin e klientëve të Kanit hynin Irani, Koreja Veriore dhe regjimi i presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi.
Shtetet e tjera që bëjnë pjesë këtu, nuk janë vetëm shtypëse, por posedojnë edhe programe të avancuara bërthamore, udhëhiqen nga ideologjitë dhe kanë ndjeshmëri rreth pengesave kundërproduktive që mund të jenë kërcënuese.
Kur Kan zhvilloi tregtinë e paligjshme në vitet 1980 dhe 1990, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, autoritetet e tjera mbikombëtare, qeveritë perëndimore dhe shërbimet e inteligjencës kishin pak ide se kjo tregti po vazhdonte. Kan pranoi publikisht në muajin shkurt të vitit 2004 se po u jepte shteteve të tjera sekrete rreth krijimit të armëve bërthamore.
Ai u hoq nga posti i kreut të programit bërthamor të Pakistanit dhe u vendos nën arrest shtëpiak.Këto kufizime u lehtësuan në vitin 2009. Arsyeja kryesore që çoi në zbulimin e rrjetit të Kanit ishte lidhja e tij me Libinë. Në tetor të 2003-shit, komponentë të rëndësishëm për pasurimin e uranit, të përcaktuar për programin bërthamor të Gadafit, u konfiskuan nga një anije gjermane.
Pastaj, shumë shpejt, Gadafi pranoi se Libia ka një program të fshehtë bërthamor, duke ia ofruar këto informata inteligjencës britanike. Gjurmët e teknologjisë çonin te Kani dhe bashkëpunëtorët e tij. Këto gjëra diheshin për një kohë. Tani del se deklarata e Gadafit nuk u bë për t’u afruar me perëndimin, por meqë shërbimet inteligjente të perëndimit e kishin zënë atë.
CIA-a përgjoi një takim që zyrtarët libianë kishin mbajtur me Kanin në Kasablanka. Dëshmitë për bashkëpunim bërthamor iu prezantuan Gadafit. Pasoi publikimi i të gjitha aktiviteteve të Kanit. Ka shumë mësime në këtë tregim.
Në radhë të parë, Pakistani ka një rol qendror dhe pengues në dilemat e perëndimit rreth sigurisë. Në këtë vend pat gjetur strehim Bin Ladeni. Në këtë vend, ngeci regjimi kundër përhapjes së armëve bërthamore.
Kan mbetet një hero për shumë bashkëpunëtorë të tij, edhe pse materiali i cili i mundësonte Pakistanin krijimin e bombave, ishte kryesisht i vjedhur. Pjesa dërrmuese e aktiviteteve të tij u mbështetën nga autoritetet dhe mekanizmat e sigurisë në Pakistan.
Së dyti, kontrollet për eksportimin e teknologjisë bërthamore ishin dukshëm të papërshtatshme dhe aftësitë e Agjencisë Ndërkombëtare për Armë Bërthamore ishin të mangëta. Ndërtesat sekrete të Iranit - një objekt për pasurimin e uranit në Natanz dhe një uzinë e rëndë ujore në Arak - nuk ishin të njohura për autoritetet ndërkombëtare, derisa ato u zbuluan nga një grup disidentësh.
Së treti, nuk ka siguri për Perëndimin rreth një qëndrimi jondërhyrës. Dështimi për të gjetur armë të shkatërrimit në masë pas rrëzimit të Sadam Huseinit ia humbi arsyen luftës në Irak, por në retrospektivë ndërhyrja pat pasoja të gjera.
Me shërbimin e inteligjencës së CIA-së dhe precedentin e fatit të Sadamit, Gadafi ia dorëzoi arsenalin Mbretërisë së Bashkuar - aleatit të Amerikës në luftën kundër Irakut. Vetëm atëherë u shkatërrua një kërcënim për sigurinë perëndimore, i quajtur A.Q.Kan. Në politikën e mbrojtjes, nganjëherë nuk mjafton fuqia e butë.
Androo- 250
Iran, pranë përfundimit reaktori i nëndheshëm
Kriza e Iranit vazhdon të thellohet, ndërsa ditën e dielë, “burime të mirëinformuara” brenda vendit njoftuan se është pranë hapjes një reaktor i nëndheshëm bërthamor.
”Impinati bërthamor në Fordov për pasurimin e uraniumit do të jetë në funksionim në të ardhmen e afërt”, shkruante e përditshmja iraniane Kayahan, duke cituar drejtuesin më të lartë të Organizatës për Energjinë Bërthamore Iraniane, Fereydoun Abbasi Davani.
Hapja e një qëndre të tillë tregon se vendi është gjithmonë e më pranë prodhimit të bombës së tij të parë bërthamore.
Irani, tashmë subjekt i shumë bllokadave dhe shtrëngimeve financiare, përballet me një presion ndërkombëtar gjithmonë e më të lartë për shkak të programit të tij, për të cilin Teherani pretendon se ka vetëm qëllime civile.
Më parë gjatë muajit, kërcënimet e Iranit për një mbyllje të mundshme të ngushticës së Hormuzit sollën një reagim të ashpër ndërkombëtar, me SHBA-në që paralajmëroi për pasoja serioze dhe Britaninë e Madhe që nisi një luftanije drejt zonës.
Meridiani 0 (zero)- 209
“Luftë e Ftohtë” ndërmjet SHBA-ve dhe Iranit
Shërbimet e fshehta të shtetit islamik kanë arrestuar disa persona të cilët akuzohen se janë spiunë të Shteteve të Bashkuara si dhe janë përpjekur për të sabotuar zgjedhjet parlamentare në Iran, më 2 mars.
Ky lajm është bërë i ditur nga vetë Ministri i inteligjencës së Iranit, Heydar Moslehi, i cili ka dhënë edhe sqarime të mëtejshme për aktivitetin e tyre. Sipas tij, të dyshuarit, ishin në lidhje me kontaktet e tyre jashtë Irakut, nëpërmjet internetit duke bërë jo vetëm propogandë kundër shtetit por duke u marrë edhe me sabotazh. Megjithatë ai nuk ka dhënë numrin e saktë të arrestuarve dhe as kombësinë e tyre.
Autoritetet e Iranit, herë pas here bëjnë publike arrestimin ose ekzekutimin e spiunëve të dyshuar të Shteteve të Bashkuara ose të Izraelit.
observer
Meridiani 0 (zero)- 209
Re: Ankthet bërthamore!
Ky eshte thjeshte nje konspiracion,iranianet jane te sekstit shia,kurse shiat jane anti islam,pra iran+israel+amerika= the same
Gjinkalla- 111
Iran, ka nisur pasurimi i uranimit
Irani ka nisur procesin e pasurimit të uraniumit në një qendër të fortifikuar rëndë pranë qytetit të shenjtë të Qomit, konfirmoi Organziata e Kombeve të Bashkuara.
Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA – në anglisht), argumentoi se procesi ka nisur në reaktorin e Fordos.
Irani pretendon se është duke kryer një pasurim të mesëm të uraniumit, për ta çuar atë në nivelet e përshtatshme për përdorim civil, por njëkohësisht, ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të armëve bërthamore.
Ekzistenca e impiantit nëntokësor të Fordos u zbulua vetëm pasi u identifikua nga agjensitë perëndimorë të zbulimit, në shtator 2009.
Teherani nisi punën për kompletimin e procesit në 2007-n, edhe pse IAEA beson që zanafilla e tij të jetë edhe 1-2 vjet më e hershme. Korrespondenti i BBC-së në Iran, James Reynolds, shprehet se ngrehina ka tërhequr shumë dyshime rreth vetes, pasi në mbrojtje të saj janë vendosur edhe disa divizione elitë të ushtrisë iraniane.
Nëntokë, ai është i mbrojtur nga sisteme modern kundërajrore, që e bëjnë tepër të vështirë goditjen e tij nga ajri. Më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nuk kanë dhënë garanci për mossulmimin e Iranit.
Sipas IAEA-s, “Irani ka nisur pasurimin e uraniumit deri në nivelin 20%”. Komunikata e Agjensisë që operon me mandat të OKB-së erdhi në një ditë tensionimi të ri të marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe Teheranit, pasi një shtetas me pasaportë amerikane u dënua me vdekje në Iran, pasi sipas autoriteteve, pranoi akuzat e spiunazhit në interes të CIA-s.
Meridiani 0 (zero)- 209
SHBA përgatitet për luftë, bombë e re kundër Iranit
Sipas shumë media amerikane dhe europiane, Pentagoni ka nisur punën për krijimin e një bombe të re e cila do të përdoret kundër Iranit. Bomba do të quhet “shkatërruese bunkerësh” dhe Pentagoni ka si synim që me anë të saj të shkatërrojë strehimet nëntokësore iraniane.
Ekspertët në bazë të studimeve që kanë bërë për strehimet nëntokësore iraniane kanë arritur në përfundimin se kjo ngarkesë eksplozivi mund të mos mjaftojë në rast se vendoset të bombardohet Irani nga ana e SHBA-ve. Edhe Izraeli mendon të njëjtën gjë se është shumë e vështitrë që bombat e reja të SHBA-ve të shkatërrojnë bunkerët iranianë. Mediat amerikane kanë shprehur shqetësimin e Pentagonit lidhur me impiantin bërthamor iranian “Fordow”, që në bazë të informacioneve të fundit, gjendet në brendësi të një mali. Thuhet se për ndërtimin e këtij strehimi brenda në mal kanë kontribuar shumë inxhinierët e Koresë së Veriut, që janë specialistë pikërisht për ndërtimin e këtyre lloj tunelesh, të pashkatërrueshëm nga asnjë lloj bombe.
Investimi për prodhimin e kësaj bombe deri tani ka kapur shifrën e 330 milionë dollarë por për Pentagonin kjo është e pamjaftueshme dhe ka kërkuar dhe 82 milon të tjera.
obsserver
Meridiani 0 (zero)- 209
SHBA përgatitet për luftë, bombë e re kundër Iranit
irani eshte kercenim i madh por amerika eshte kercenim edhe me i madh sepse amerika eshte shkaktarja
Ushtari i krishtit- 152
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi