EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

USA - SHBA - UFO

+14
vjollca!
Nikolaos
Ufo
ILIRA
Odin
nert
Fikrro
Luli
Uliks
Jon
Estilen
ArianSs
Neo
Admin
18 posters

Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty USA - SHBA - UFO

Mesazh  Admin 19.05.08 19:04

Amerika, luftë me UFO-t

Dëshmia për ndërtimin e një qendre ushtarake amerikane në Hënë

Ish-ministri kanadez i Mbrojtjes kërkon shqyrtimin e lidhjeve me civilizimin alien

Një ish-ministër i Mbrojtjes kanadeze dhe përfaqësues i kryeministrit, Pierre Trudeau, është bashkuar me tri organizata joqeveritare për t'i kërkuar Parlamentit të Kanadasë që të shqyrtojë publikisht exopolitikat, marrëdhëniet me "ET".

Me "ET", Hellyer dhe këto organizata duan të thonë civilizime etike e të përparuara jashtëtokësore, që edhe në këtë moment mund të jenë duke vizituar Tokën. Më 25 shtator 2005, në një fjalim të shkëlqyer në Universitetin e Torontos, ai tërhoqi vëmendjen e gazetave dhe revistave më të rëndësishme.

Paul Hellyer, ish-ministri i Mbrojtje së Kanadasë në vitet 1963-'67, në kohën e kryeministrit që ka fituar Nobel, Lester Pearson, tha publikisht: "UFO-t janë të vërtetë si aeroplanët që fluturojnë mbi kokën tuaj". Hellyer vazhdoi të thoshte: "Jam shumë i shqetësuar për pasojat që mund të sjellë fillimi i një lufte ndërgalaktike, për këtë mendova të them diçka".

Hellyer rrëfeu se "e fshehta që përfshiu në të gjithë kuptimet incidentin e Rosuell ishte e pashembullt. Klasifikimi i dosjes ishte "Top Sekret" kështu që, maxhoriteti i zyrtarëve dhe politikanëve të SHBA-së, e la të vetëm një ministër të thjeshtë Mbrojtjeje".

Hellyer paralajmëroi se ushtria e SHBA-së po përgatitet të përdorë armët kundër alienëve dhe mund të shkaktojë një luftë ndërgalaktike, pa folur apo dëgjuar më parë.

Ai deklaroi se administrata e Bushit ka rënë dakord që të lejojë ushtrinë të formojë një bazë ushtarake të avancuar në hënë, gjë që do t'i vërë ata në një pozitë më të mirë për të gjurmuar ikjet dhe ardhjet e vizitorëve të huaj nga hapësira dhe nëse vendosin, t'i qëllojnë ata".

Fjalimi i Hellyer përfundoi me një ovacion me rëndësi. Ai tha: "Ka ardhur kohë që t'u heqim vellon sekreteve dhe të themi të vërtetën hapur, kështu mund të kemi një debat të vërtetë dhe të informuar, për një nga problemet më të rëndësishme me të cilat po përballet planeti ynë sot".

Tri organizata joqeveritare e besuan fjalën e Hellyer-it dhe iu drejtuan Parlamentit të Kanadasë në Ottaua, që të shqyrtojë në publik çështjen e prezencës së jashtëtokësorëve dhe çfarë duhet të bëjë Kanadaja. Senati kanadez e konsideron çështjen.

Më 20 tetor 2005, Instituti për Kooperim në hapësirë i kërkoi senatorit kanadez, Colin Kenny, senator dhe kryetar i senatit për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen "një plan publik për iniciativën exopolitike kanadeze", kështu që, dëshmitarë si, Paul Hellyer dhe ushtarakë ta lartë kanadezë të lidhur me inteligjencën, NORAD, shkencëtarë dhe dëshmitarë qeveritarë, të ndihmonin këtë projekt demaskimi. Simpoziumi exopolitik i Torontos të mund të paraqesë prova bindëse, dëshmi dhe rekomandime të politikës publike.

Instituti për Kooperimin në Hapësirë (ICIS) me bazë në Vankuver, drejtori ndërkombëtar i të cilit kryesoi një propozim për një studim mbi komunikimin jashtëtokësor në vitin 1977, për ish-presidentin e SHBA-së, Jimmy Carter, i cili vetë ka raportuar publikisht në vitin 1969 takimin e afërt të llojit të vetëm me një UFO, ka shkruar një kërkesë origjinale për Parlamentin kanadez, që të marrë parasysh shqyrtimin e kësaj çështjeje.

"Tani është koha që të demaskohet hapur se ka civilizime etke jashtëtokësore që vizitojnë Tokën", tha një zëdhënës i organizatave joqeveritare.

Nga Panorama
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Thirrje SHBA-së për hapjen e dosjeve për UFO-t

Mesazh  Admin 20.05.08 17:48

Thirrje SHBA-së për hapjen e dosjeve për UFO-t

Një grup i ish pilotëve dhe zyrtarëve qeveritarë i kanë bërë thirrje qeverisë amerikane që të rihapë hetimet rreth pretendimeve

Projekti 'Blue Book' ('Libri i Kaltër'), i udhëhequr nga Forcat Ajrore Amerikane, ishte ndalur në fund të viteve 1960-ta.Grupi, ku përfshihen ish oficerë ushtarakë
nga shtatë vende, të gjithë thonë se kanë parë UFO ose kanë drejtuar studime rreth këtij fenomeni.

Sidoqoftë, Forcat Ajrore thonë se asgjë nuk ka ndodhur në katër dekadat e fundit, që do të arsyetonte rifillimin e hetimeve.

Çdo vit mijëra njerëz thonë se ata kanë parë UFO në Shtetet e Bashkuara dhe pretendimet e tyre zakonisht merrem me skepticizëm.

Por ky panel i ish personelit ushtarak, qeveritar dhe të aviacionit, prej vendeve nga mbarë bota, kanë kërkuar nga qeveria amerikane që pretendimet e tilla t'i marrë me seriozitet.

Grupi thotë se të parit e pjatave fluturuese,dritave me ngjyra të ndezura dhe anijeve kozmike me shpejtësi shumë të madhe, janë çështje të sigurisë kombëtare dhe nuk duhet të hidhen poshtë.

Paneli i ka kërkuar ushtrisë amerikane të rihapë hetimet që janë ndaluar që nga viti 1969, të quajtura 'Blue Book', ku nga Forcat Ajrore janë hetuar më shumë se 12,500 raste të pretendimeve se kanë parë UFO.

Tani për tani duket se lutjet e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër - Forcat Ajrore Amerikane thonë se asgjë nuk ka ndryshuar që do të mbështeste një rifillim të hetimeve.

Por ata që besojnë se kanë parë UFO, e dinë se kanë mbështetës me ndikim të madh.

Në mesin e panelistëve janë edhe ish guvernatori i Arizonës, Fife Symington dhe muajin e kaluar edhe kandidati presidencial i demokratëve, Dennis Kucinich tha gjatë një debati televiziv se ai kishte parë UFO.

BBC
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty SHBA, në gjurmim të UFO-s

Mesazh  Admin 29.05.08 18:39

SHBA, në gjurmim të UFO-s

Të paktën një pilot, një polic, dhe një biznesmen nga Stephenville pohojnë se kanë parë qartë një objekt fluturues të paidentifikuar që fluturonte në kuotë të ulët dhe me dritat të ndezura.

Për përgjegjësit e kontrollit ajror nuk ekzistonte asnjë mjet në qiell natën e 8 janarit 2008. Radarët e tyre nuk tregonin asgjë.

Ndërsa dëshmitarët pohojnë të kundërtën: mjeti fluturues misterioz ishte në qiell dhe asnjë avion nuk mund të kishte përmasa të tilla, formë e shpejtësi të tillë.

Në SHBA, sipas statistikave të fundit, njoftohen rreth 200 raste të UFO-ve në qiell, pjesa më e madhe e të cilëve në Kaliforni, Teksas, Kolorado.

Sipas një sondazhi, 14 për qind e amerikanëve besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Admin 05.09.08 23:23

Rishfaqen UFO-t në shkretëtirën e Arizonës

Katër pika të shndritshme në qiellin e natës në Phoenix kanë vënë në lëvizje ufologët dhe mijëra të apasionuarit e fantashkencës. Ngjarja e dokumentuar me foto dhe një video amatoriale, të kujton ngjarjen e mijëra dritave misterioze të mbërritura në shkretëtirën e Arizonës 11 vjet më pare, asnjëherë të deshifruara.

Katër pika të çuditshme me ngjyrë të kuqe kanë qendruar në pozicione të ndryshme, duke marrë disa trajta brenda pak minutave.

Dritat kanë formuar një linjë vertikale, nje trapez dhe një diamant, një trekëndësh, një “U” dhe më pas lëvizën ne shpejtësi ë madhe nga e majta në të djathtë, për t’u zhdukur një nga një.

Dëshmitarët e rastit kanë treguar edhe ngjarjen për mediat, të cilat natyrisht, nuk mund ta linin jashtë vëmendjes një skup të tillë. “Kam parë katër drita në qiell. Janë vendosur sipër kokës tonë dhe më pas janë vendosur në pozicione të ndryshme”.

Disa i kanë regjistruar objektet në qiell me telefonat e tyre apo edhe me videokamera. Filmimet më pas kanë përfunduar nëpër lajmet kryesore të televizioneve lokale dhe në shumë uebsajte informative. Fenomeni që ndodhi gjatë kësaj jave vazhdon të ngelet ende një mister.

Kjo edhe për autoritet ushtarake. Komanda e Fluturimeve Aeronautike e SHBA-ve, ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësit të saj se nuk dihet nga kanë ardhur këto drita. “Asgjë e dyshimtë nuk është kapur nga radaret e Sky Harbourit”, ka thënë Ian Gregor në Departamentin e Transportit Amerikan, duke shtuar se “Agjencia nuk parashikon të investigojë në lidhje me këtë fakt”.

Qytetarët e “Luginës së Diellit”, theksojnë se kanë parë qartësisht që shpejtësia e lëvizjes së objekteve ishte shumë më e ndryshme nga ajo e lëvizjes së avionëve apo e objekteve të tjera ushtarake.

Sipas disa të tjerëve, shpjegimi mund të jetë shumë më i thjeshtë. Lino Mailo ka thënë se ka parë fqinjin e tij të lëshojë në ajër disa balona të vogla të lyera me ngjyrë të kuqe dhe të luajë me to. Çdo vit në këtë zonë ka me mijëra sinjalizime për UFO. Këtë herë në fakt misteri ende nuk ka përfunduar.

Pikërisht në këtë zonë, më 13 mars 1997, ka ndodhur një ndër pamjet më spektakolare të UFO-ve në histori, një eveniment që është quajtur si “rasti i dritave në Phoenix”. Një seri objektesh të shndritshme kanë fluturuar qetësisht mbi Squavv Peak, malin e Phoenixit, duke qëndruar ashtu për shumë kohë.

Sipas ekspertëve, këto drita që janë edhe të fotografuara, nuk mund të ishin avionë, helikopterë, yje apo meteorë të rënë, dhe as reflekse të krijuara nga natyra gjeofizike. Në korrik të vitit të kaluar, mbi qiellin e Britanisë së Madhe, pesë objekte të shndritshme kanë bërë një xhiro, duke u zhdukur natën si dhe duke rritur kureshtjen e qindra banorëve të Stratford-Upon-Avon.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 30.08.09 23:38, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Pilotët amerikanë dëshmojnë për Ufot

Mesazh  Admin 07.01.09 0:52

Pilotët amerikanë në pension dëshmojnë për UFO-t

Dy pilot nga Shtetet e bashkuara kanë pohuar se ishin urdhëruar teksa ndodheshin në qiejt e Britanisë se Madhe që të qëllonin me raketa mbi disa objekte që po fluturonin, menjëherë pas sinjalit të radarëve.

Menjëherë pas urdherit te marre, piloti Milton Torres, tashme 77 vjeç dhe qe jeton ne Florida, kishte nisur te ndiqte objektin fluturës, por një figure i ishte shfaqur dhe i kishte kërkuar qe te mos fliste kurrë për atë çfarë kishte pare.

Pilotet amerikane ne pension kanë dëshmuar se kishin marre urdhera per te qelluar mbi objekte fluturuese te paidentifikuara.

Ne kete menyre, fenomeni UFO rikthehet serish ne media.

Agjencite e huaja bejne te ditur se dy pilote nga Shtetet e bashkuara kane pohuar se ishin urdheruar teksa ndodheshin ne qiejt e Britanise se Madhe qe te qellonin me raketa mbi disa objekte qe po fluturonin, menjehere pas sinjalit te radareve.

Menjehere pas urdherit te marre, piloti Milton Torres, tashme 77 vjec dhe qe jeton ne Florida, kishte nisur te ndiqte objektin flutures, por nje figure i ishte shfaqur dhe i kishte kerkuar qe te mos fliste kurre per ate cfare kishte pare. Ne kete menyre, piloti amerikan heshti per me shume se 30 vjet.

Nderkaq, eksperti amerikan per fenomene te tilla, Dejvid Klark, publikoi per agjencine Reuters nje tjeter dokument ku nje pilot i linjes se fluturimeve Alitalia, kishte pare nje Ufo qe i afrohej aeroportit Heathroë ne Londer. Ky objekt ishte kapur edhe nga radaret britanike.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Admin 30.01.09 17:43

Ufo ne zbritje

USA - SHBA - UFO Ovni-a10

Whitley Strieber publikoi nje foto te nje UFO ne toke : »Ajo eshte bere ne jug te Teksasit ne naten e 11 janarit 2009, afer Harlinger, nga nje vajze shume e besueshme.Ky objekt qendroi ne toke disa sekonda.Deshmitarja gjendej me pak se 200 metra. Ai ishte ne menyre te persosur i qete, dhe fluturoi drejt qiellit me nje shpejtesi ekstreme »


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 30.08.09 23:39, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty SHBA - UFO

Mesazh  Admin 01.02.09 3:12

Përse SHBA, Anglia dhe Franca hapën dosjet për UFO-t

UFO-t gjithnjë kanë nxitur një interes shumë të madh. Jo vetëm shkencëtarët, por edhe njerëz të thjeshtë kanë shprehur gjithnjë kuriozitet për të ditur rreth “homologëve”, të cilët nuk kanë bërë pak vizita në tokë, sipas raporteve të ndryshme jo zyrtare.

Janë raportuar shumë herë raste të ekzistencës së tyre, e tashmë tre shtete të fuqishme si SHBA, Franca dhe Anglia, hapin arkivat. Por cilat janë provat dhe gjurmët që kanë lënë UFO-t, nga antikiteti e deri në kohërat e sotme.

Valët e shfaqjes së tyre dhe vendet “e preferuara” nga vizitorët e panjohur. Rastet e fundit në Amerikë e Evropë. Por, si përpara 200 viteve ashtu edhe tani janë disa pyetje që nuk kanë marrë akoma përgjigje.

A ekzistojnë me të vërtetë jashtëtokësorët? Çfarë zhvillimi kanë ata? A e kanë vizituar në të vërtetë tokën? A kanë ngjashmëri me njerëzit, dhe ajo më e rëndësishmja, kur do të ndodhë takimi “zyrtar” mes një banori të tokës dhe një jashtëtokësori? “Tirana Observer” sjell gjithë rastet më misterioze, sipas të cilave jashtëtokësorët kanë vizituar planetin Tokë.

UFO-t

Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve.

Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene. Raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947.

Me mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën. Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara e të pa studiuara.

Si mendohet të jenë alienët:
- Ndërsa elementi kryesor në trupin e njeriut është karboni, mendohet se ai në trupin e një alieni është silic.
- Alienët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal.
- Kanë kokë të madhe, e cila vjen e ngushtë pranë qafë dhe zgjerohet në majë.
- Kanë sy të mëdhenj e të zinj së bashku me veshë të mprehtë e të mëdhenj.
- Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.
- Janë ngjyrë gri dhe nuk kanë flokë dhe qime në trup.
- Zhvillimi i inteligjencës tek këto qenie jashtëtokësore është shumë më i zhvilluar se tek njerëzit.
- Nuk komunikojnë, mendohet se lëshojnë ultratinguj.
- Disa objekte UFO kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme.
- Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme

Historia

Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë. Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomik në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syrin e zbuluar, udhëkryqe planetare apo fenomene optikë atmosferikë si lloje të ndryshme resh. Raportime të tjera historike duken se e sfidojnë shpjegimin prozaik, por vlerësimi i të dhënave të tilla është i vështirë, meqë informacioni në një dokument historik mund të jetë i pamjaftueshëm për të bërë një vlerësim praktik.

LISTA

Fiset Ramayana

Ramayana e lashtë hindu e përshkruan përdorimin e makinave të ndërlikuara fluturuese, të cilat janë bërë objekt i spekulimeve ufologjike.

99 p.e.s, Romë,

Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e përëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga përëndimi për në lindje”.

1235, Japoni

Në shtator të vitit 1235, gjeneral Kujô Yoritsune dhe ushtria e tij, vëzhguan rrathë të paidentifikuar drite në modele të çrregullta në qiell, natën pranë Koyoto, Japoni. Këshilluesit e gjeneralit i thanë të mos shqetësohej, ishte thjesht era që bënte që yjet të lëkundeshin.

1561, Gjermani

Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj.

1887, New England

Raportime të “anijeve kozmike të mistershme” janë shfaqur në vitet 1887 dhe vitet 1896-1997, dhe një tjetër valë ngjarjesh të tilla kanë ndodhur në vitet 1909-1912 në New England, Evropë dhe në Zelandën e Re.

1985, SHBA

Shkrimtari paranormal Whitley Strieber, pretendon se është rrëmbyer nga alienët dhe shkruan për eksperiencën e tij në romanin që u kthye në një best-seller në SHBA, “Communion”. Në vitin 1996 në një intervistë tek Larry King, Strieber e mohoi që ai të ishte rrëmbyer duke thënë se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë.

1986, Brazil

Në “Natën Zyrtare të UFO-ve” më shumë se 20 Objekte Fluturuese të Paidentifikuara u kapën në radar në pjesë të ndryshme të vendit. Koloneli Ozires Silva, i cili në ato momente po fluturonte afër vendit merr informacion dhe niset për të ndjekur UFO-t. Pasi u shfaqën dritat për disa kohë në radar ato u zhdukën.

1970, SHBA

Sherif Barry A. Delong në Mein, SHBA, dëshmoi se kishte parë një UFO. “Ata po lundronin në ajër disa metra sipër automjetit tim, natën vonë. Objekti kishte drita të fiksuara të cilat fikeshin e ndizeshin. Ishte një objekt i madh me formë ovale.

1980, SHBA

Një seri të rasteve të UFO-ve u shfaqën sidomos gjatë viteve ’80 dhe ’90. Kjo rezultoi në mijëra raporte nga njerëz që thanë se kishin parë objekte të këtij lloji, të gjitha në një formë. Rasti i parë u raportua nga një polic në pension në Kent, Nju Jork, pak para Vitit të Ri 1981.

2000, Lindje e Mesme

Banorët në pjesën perëndimore të Pakistanit dhe atë lindore të Afganistanit, pretenduan se kanë parë drita të çuditshme në qiell. Dritat u panë duke u tërhequr lart në qiell. Të njëjtat drita u panë sërish brenda dy javësh.

2006, SHBA

Një grup punonjësish të aeroportit në Çikago, SHBA, ku dhe pilotë deklaruan se kishin parë një objekt misterioz në formë disku, i cili nuk kishte drita dhe që qëndronte pezull mbi terminalin e aeroportit “Chicago O’Hare” përpara se të zhdukej nëpër re.

Elberta Spaho
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Neo 28.08.09 11:14

Ufo - trekëndëshi i zi në Kansas, 6 dëshmitarë të shokuar

Kansas më 21/08/09

USA - SHBA - UFO File10821092048250

Gjashtë dëshmitarë të Kansas në një zonë pranë një pellgu, u tallen me të parë dritat në qiell rreth tyre.
Por janë shokuar nga paraqitja e dytë e saj, shumë të afërt, kur ajo mori formën e "veçantë të një objekti trekëndësh të zi dhe shumë të hollë," sipas dëshmisë nga të dhënat MUFON .
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Fotografohet UFO mbi Rosswell

Mesazh  ArianSs 06.03.10 15:22

USA - SHBA - UFO F.0304161503844_m


Një banor i qytezës amerikane Rosswell, e njohur për përplasjen e UFO-s në vitin 1947 në rrethinat e saj, në fillim të muajit janar pa një objekt të çuditshëm metali mbi qiellin e njërës prej rrugëve kryesore të qytezës. Natyrisht ai është i bindur se ka parë një UFO.

Michael Schiavello nga Rosswelli më 13 janar rreth orës 17:30, derisa po shëtiste nëpër qytet, mbi rrugën Main pa – siç tha ai, “një objekt të vogël shkëlqyes duke lëvizur në ajër”. Tërë këtë pamje ai arriti edhe ta fotografojë.

“Rreth orës 17:30, derisa po shëtisja kam parë objektin i cili po lëvizte nëpër qiell dhe fillimisht mendova se mos është ndonjë balon. Mu duk si tepër i vogël ose ndoshta pak më i madh sesa një balon, por kur iu afrova e kuptova se nuk bëhet fjalë për kurrfarë balone”, tha ai.

Objekti kishte ngjyrë metalike të ngjashme me aluminin dhe lëvizte me shpejtësi horizontale, edhe pse nganjëherë dukej sikur kërcente poshtë e përpjetë në ajër”, tha një dëshmitar i cili edhe vetë se di se çfarë kishte parë saktë dhe për këtë arsye ai kontaktoi agjencinë “MUFON” e cila merret me hulumtimin e UFO-ve.
ArianSs
ArianSs

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Estilen 07.03.10 12:19

NEWS UFO.

Prova te reja qe vertetojne se dosjet UFO kane egzistuar dhe ekzistojne.
Me poshte po japim disa dekumenta leterkembimi te Shtepise se Bardhe me keshilltare te zbulimeve per Jashtetokesore.
Keto dekumenta vine per publikun,ne kuadrin e informimit te publikut,nga zyra e ish Presidentit Bill Klinton.

USA - SHBA - UFO Clinton_Letter_Worksheet-6-30-95

USA - SHBA - UFO Clinton_Letter-6-4-95-1

USA - SHBA - UFO Clinton_Letter-6-4-95-2

USA - SHBA - UFO Greer_Letter-8-3-95
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty UFO bumerang mbi Kaliforni

Mesazh  Estilen 22.03.10 11:34

USA - SHBA - UFO I10E7CCAX0OKN4CA7TCIMNCATFOBVYCA4F9451CAST590JCA5ZOF6WCA0E0QTQCA1X5JDECAP9213MCADR2WTRCA4W3D5ECAQ9OL9FCA1TDL4OCAOSUEW4CAWNVOVSCAA0IPB3CABCAURWCAY031YXCASLJ0CD%281%29 Një objekt ne formë bumerangu ka lëvizur nëpër ultësirën e Sacramentos, California, në mbrëmjen e 20 marsit 2010 dhe ku u filmua.Kjo ngjarje raportohet si një disk fluturues.

USA - SHBA - UFO IMG_7222_copy
USA - SHBA - UFO Copy_of_IMG_7222_copy

Këtu janë disa imazhe të tjera të objekteve bumerang(objekte kendor) USA - SHBA - UFO Images%5B4%5D%289%29USA - SHBA - UFO Images%5B5%5D%2822%29USA - SHBA - UFO Mages%287%29USA - SHBA - UFO 206_thumb%5B1%5D%286%29
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Estilen 07.04.10 19:39

Lajmi i date 4 prill 2010

Dy shkencëtarët amerikanë kane dhene alarmin në Pentagon: sulmet e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë nisur nga Al Kaeda apo organizata të tjera terroriste, por nga jashtetokesoret.

Për këtë arsye dy profesorët amerikanë kanë botuar një manual që tregon hapat që duhet të ndjeki qeveria amerikane, për të mbrojtur siç duhet popullaten e tyre nga jashtetokesoret..

Travis Taylor dhe Bob Bohen, të dy të diplomuar në astronomi dhe fizike, e kanë quajtur punën e tyre "Fillimi i mbrojtjes planetare."

Të dy studiuesit thone se ekziston vetëm një mënyrë për t'iu kundërvënë jashtetoksoreve: Përdorimi i teknikave të përdorura nga guerilet separatiste Baskë dhe rebelët e Irakut.

Kopjet e librit të jane shitur brenda disa orësh, dhe kanë arritur tashmë në duart e Ministrisë së Mbrojtjes dhe NASA.

Ndërkohë, dy shkencëtarët thone se galaksia jone është e populluar nga mijërat qytetërimeve të përparuara, të cilat për vite me rradhë kane vizituar ne fshehtesi planetin tonë.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Jon 16.04.10 19:36

Te merkuren ne mbremje rreth ores 21h30 siper Midwest ne SHBA, pastaj ne Iowa, Illinois, Missouri, Indiana, eshte pare nje top jashtezakonisht i madh flake ne qiell.

Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Nje filmim spektakolar

Mesazh  Estilen 20.08.11 12:38


Nje filmim spektakolar i nje flote Ufosh mbi Kaliforni....



USA - SHBA - UFO Flottillas_california02%20aug.%2020%2009.13


Video e regjistruar me 13 gusht 2011 dhe tregon flotën klasike te UFO-ve qe janë regjistruar në qytetin e Carmichael, pranë Sacramento, Kaliforni. Dëshmitari thote se këqyrja ishte bere mbi shtëpinë e tij përreth ores 7. "Unë i kam parë këto topa të bardhe, duke i mbajtur nen ''kontroll'' për rreth 15 minuta.Ai thote se unë i kam regjistruar me aparatin tim 8mmm dhe nuk mund ti shohim ato me afer se kaq,per aresye se aparati nuk kishte nje fokusim te madh...."

Sipas specialisteve rezulton qe video eshte e sakte,pa trukime,por nuk jepet asnje lajm nga organet kompetente,per te treguar se cfare ishte ai evazion objektesh te pa indentifikuara.

Shihni keto pamje kaq te pa besueshme..

Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  vjollca! 20.08.11 15:16

Respekt per mendimin tend nikolas,por me keto video qe postoni ja ufot ja ufot,kane ardh pfff,sikur te vijne ata dhe te na vizitojne atehere pasi jane kaq te civilzuar sesa ne a thua valle perse nuk vijne pergjithmone dhe te na pushtojne,kjo eshte per ata qe kane logjike te shendoshe
vjollca!
vjollca!

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Nikolaos 20.08.11 15:23

vjollca! shkruajti:Respekt per mendimin tend nikolas,por me keto video qe postoni ja ufot ja ufot,kane ardh pfff,sikur te vijne ata dhe te na vizitojne atehere pasi jane kaq te civilzuar sesa ne a thua valle perse nuk vijne pergjithmone dhe te na pushtojne,kjo eshte per ata qe kane logjike te shendoshe
Ndoshta vijne per te na eksploruar, dhe nuk u intereson per te na pushtuar. Ata kane boten e tyre dhe Diellin (yllin) e tyre. Ndoshta nuk pershtaten me jeten ne toke, me kushtet tona natyrore, prandaj kur kane ardhur ndonjehere kane marre kushtet me vete dhe nuk kane qendruar shume.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  vjollca! 20.08.11 15:27

te kuptoj,por pjatat fluturuese qe shihni ne video,ato jane thjeshte krijime te njeriut dhe shpejtesia e tyre arrine derine 20 mije km/h
kurse sa i perket a egzistojne krijesa tjera ne univers perveq neve ne toke aty nuk e di askush,por per pjatat fluturuese qe shihni ne video atojane theshte krijese njerezore!
vjollca!
vjollca!

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Nikolaos 20.08.11 15:32

vjollca! shkruajti:te kuptoj,por pjatat fluturuese qe shihni ne video,ato jane thjeshte krijime te njeriut dhe shpejtesia e tyre arrine derine 20 mije km/h
kurse sa i perket a egzistojne krijesa tjera ne univers perveq neve ne toke aty nuk e di askush,por per pjatat fluturuese qe shihni ne video atojane theshte krijese njerezore!
Ka edhe krijime njerezore, por ka edhe te verteta. Per ufot ka me mijera materiale dhe video, dhe siç i thone nje fjale "ku ka zë s'është pa gjë". Unë kam lexuar që ufot janë shfaqur që në kohën e Aleksandrit të Madh, këtë e thonë historianët e tij. Ndoshta janë shfaqur më përpara, dhe prandaj mendoj se prania e ufove në Tokë ka bërë që njerëzit e lashtë të krijonin zotat e mitologjisë, fantazmat, djallin etj. Pra mund të jenë frymezuar nga ufot per te krijuar keto figura misterioze.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Estilen 25.08.11 12:05



Ne Spanje nje objekt i paindentifikuar ne forme akrepi..




USA - SHBA - UFO Images?q=tbn:ANd9GcRzTwolQ1BOofTwvyHZKIqBnA85PwXyYm1C_cA2Kk4h7UJkA-1l

Në një nga pamjet më të pazakonta të fundit,per Ufo, një objekt në formë akrepi u shfaq në qiellin e Los Cristianos, Spanjë te shtunën, 21 gusht 2011. Jamie O'Rourke, i cili u habit me objektin e paidentifikuar fluturues pranë shtëpisë së tij rreth ores 08:00,arriti të bente disa fotografi para se objekti te zhdukej.

USA - SHBA - UFO 15?mapSize=200%2C200&pushpin=28.052528381348%2C-16

Një kërkim në internet për objekte Ufo ne forme akrepi nuk ka dhene rezultat me objektin e ngjashme e te çuditshëm qe shihet në fotot e ketij materiali.Objekti i paidentifikuar fluturues i çuditshme në Los Cristianos i fotografuar,duket se nuk mund te shpiegohet me logjikën e kësaj kohe.

USA - SHBA - UFO A189354d2897ada221f5594985a050a5

Ju mund të shihni nga fotot që ky UFO ishte e zgjatur në formë dhe me ngjyrë të errët. Ai kishte dy shtojca në një fund që ngjanjne si darë apo kthetrat e një akrepi. Në ane të kundërt, UFO kishte një bisht të gjatë që dukej si bishti ose thumbi i akrepit.
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Zattoo 28.08.11 23:49

Ufo e filmuar nga gjate uraganit Irene

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Luli 17.12.11 23:00

Çfarë transportoi ushtria amerikane?

USA - SHBA - UFO UFO_572942

Qytetarët e WebbCity-t, një qyteti që është pjesë e shtetit të Missourit në SHBA, nuk do ta harrojnë datën 13 dhjetor, kur panë një gjë të pazakontë.

Ushtria amerikane nën vështrimin e syve kureshtarë të banorëve të këtij qyteti, transportoi një gjë që ata zyrtarisht e quajtën aeroplan, ndërsa ai nuk ishte nga ata që njihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të ushtrisë më të fortë në botë.

Fluturakja në trajtë disku, nga ato që jemi mësuar t’i quajmë pjata fluturake të jashtë tokësorëve, u transportua në një kamion drejt destinacionit të saj, nën kujdesin e fuqishëm ushtarak.

Për rreth një orë policia lokale e qytetit rregulloi komunikacionin në atë mënyrë që t’i bëjë vend lëvizjes së kësaj fluturakeje të pazakontë.

Sherifi i qytetit Don Read ka thënë se ushtria kishte kërkuar ndihmë nga organet e rendit të qytetit WebbCity, për të tranasportuar një aeroplan, duke shtuar se forcat e armatosura kishin shqyrtuar edhe mundësi tjera transportimi, por lëvizja nëpër rrugët tokësore u ishte dukur më e përshtatshme.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Jon 08.01.12 22:17

Rishfaqen UFO-t në Amerikë

USA - SHBA - UFO 08-shfaqen_0801122120_1

Duke udhëtuar për në veri të rrugës 49 të qytetit, një banor i rajonit të Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës thotë se u befasua kur pa një dritë në formë trekëndore, që lëvizte në ajër në një lartësi të ulët dhe me shpejtësi të madhe.

Objekti i shndritshëm në formë trekëndëshi ndoqi lëvizjen e automjetit të tij dhe drita e fortë u pasqyrua në rrugë gjatë lëvizjes së veturës.

Ngjarja e rrallë ndodhi natën e 6 janarit 2012, në një zonë të thellë bujqësore, transmeton agjencia NOA.

Banori i zonës e rrëfeu imazhin e UFO-s trekëndor në faqen on-line Mufon.

Ai tregon se po kthehej për në shtëpi pas punës dhe nata kur ndodhi mirazhi para syve të tij ishte e kthjellët.

“Unë po ngisja veturën kur vura re një si avion trekëndor tejet të shndritshëm, me ngjyrë blu dhe të bardhë që lëvizte në ajër para veturës sime. Kishte afërsisht ngjyrën e një drite hallogjene”, tha ai i befasuar nga pamja e rrallë.

“Objekti i shndritshëm u shfaq befas para syve të mi dhe fluturonte ulët e me shpejtësi të madhe. Drita erdhi nga lindja mbi horizont dhe shkonte drejt perëndimit. Ajo u bë e ndritshme dhe ndryshoi shumë shpesh ngjyrë deri sa u ngjit mbi kokën time dhe vijoi rrugën lart në qiell. Po shihja me vëmendje që të kuptoja se ç’ishte, por në perëndim ajo nuk dukej më. Sakaq, drita e rrallë ishte zhdukur krejt, ndërsa rruga përpara meje ndriçohej nga dritat e zonës”, tha dëshmitari.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Studimi ne SHBA tregon qe shfaqjet e UFO-ve jane shtuar

Mesazh  Odin 05.08.12 21:58

Studimi ne SHBA tregon qe shfaqjet e UFO-ve jane shtuar

USA - SHBA - UFO Ufo

Sipas nje raporti te leshuar nga Ufology Research, e cila ka studiuar objektet fluturuese te paidentifikuara ne kete vend qe nga viti 1989, ne vitin 2011 ka patur 986 shfaqje te UFO-ve, ose e thene ndryshe, pothuajse tre ne dite.

Rekordi i vendit per nje vit te vetem, eshte vendosur ne vitin 2008 dhe eshte 1.004 shfaqje te UFO-ve.

Ontario ishte vendi kryesor me me shume shfaqje, ndersa Alberta ishte e vendosur ne vendin e trete.

"Ontario eshte vendi qe cdo vit shtohen gjithmone e me shume raportimet. Ka qene me pare nje theksim ne perendim, ne dis prej raportimeve me te vjetra," - tha Chris Rutkowski, drejtori i grupit kerkues te Ufologjise per Winnipeg.

"Megjithate tani duket se eshte e shperndare pak me mire."

Manitoba ka raportuar gjithsej 81 shfaqje te UFO-ve, nderkohe qe nga keto, 18 kane ndodhur ne Wnnipeg.

"Ne Manitoba, nuk eshte se ka patur ndonje raportim qe na ka bere qe te futemi shume ne mendime." - tha Rutkowski.

Por megjithate ai citoi te pakten nje rast interesant nga 12 Dhjetori i vitit te kaluar ne oren 15.30, ngjarja e ndodhur ne jug te Winnipeg.

"Dikush kishte pare nje objekt ngjyre gri, te shndritshem dhe me forme disku qe fluturonte nen re."

"Nuk ka te dhena ne lidhje me madhesine e objektit. Objekti ishte pare per rreth 1 minute e gjysem perpara se te zhdukej.

Shfaqjet qe mund te terheqin me shume vemendjen vitin e kaluar vinin nga Kanadaja Lindore.

Ne St. Catharines ne fillim te shkurtut nje burre raportoi qe kishte pare nje objekt ngjyre bezhe, me madhesine dhe me formen e nje grejpfruti qe vinte verdalle. Me as objekti ndaloi, dhe fluturoi drejt tij duke mos e prekur per vetem rreth 2 metra, perpara se tí zhdukej nga shikimi.

Ne fund te marsit, Quebec's Eastern Townships pa nje raport te nje eksperience edhe me te cuditshme,

"Nje cift duket se ka pare disa tip krijesash shkelqyese, ndricuese," - tha Rutrowski.

"Ata nuk duan qe emrat e tyre te behen publike, dhe tani per tani nuk duan qe te bisedojne me hetuesit."

"Problemi eshte qe ata jane krejtesisht anonime. Une nuk kam folur me ta. Keshtu qe ne duhet te quajme te dhenat te pamjaftueshme dhe ta lejme gjitshka pezull."

Ne fakt 81 raportimet ne Manitoba duhet te konsiderohen si renie, pasi ne 2010 numri i raportimeve ishte 88.

Me shume se gjysma e shfaqjeve te UFO-ve ne Kanada vitin e kaluar ishin thjesht drita ne qiell.

Megjithate duhet patur parasysh qe rreth 11% e raportimeve nuk mund te shpjegoheshin edhe pse jane angazhuar shume ne studimin e tyre.

"Rezultatet e ketij studimi tregojne qe shume njerez vazhdojne ende te raportojne unjekte jo te zakonshme ne qiell, dhe disa prej ketyre objekteve nuk kane ende shpjegime. Shumica e deshmitareve jane pilote, police dhe individe te tjere meraftesi shume te mira logjike dhe vezhgimi si edhe me mendjen e kthjellet." - tregon studimi.

Pra duke qene nje nje pjese e rasteve nuk kane gjetur shpjegimin e nevojshem, nuk ka asnje prove kunder te dhenave qe disa raste te lidhura me UFO-t te kene perfshire edhe kontakte jashtetokesore.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Odin 30.09.12 0:23

UFO mbi Teksas?

USA - SHBA - UFO Ufot

Dy objekte misterioze u fotografuan mbi qiellin e Teksasit në një distance mbi 1.6 kilometra nga njëra-tjetra.

Objektet u kapën veç e veç nga Google Street View dhe kamera e një televizioni lokal në Lindje të Teksasit. Filmimet rritën misterin e “vizitës” së UFO-ve në planetin tonë. Pamjet nuk tregojnë qartësisht formën e objekteve, megjithatë aty mund të vërehet në mënyrë të mjegullt forma e diskut fluturues, të ngjashëm me format e përdorura në filmat hollivudianë fantastiko-shkencorë.

Kureshtja e banorëve lokalë, por jo vetëm, mbetet ende e pashuar, ndërsa lajmi është përhapur me shpejtësi në gjithë botën.

USA - SHBA - UFO Ufot USA - SHBA - UFO Ufot-1

Nuk dihet data e saktë se kur janë shfaqur për herë të parë “objektet” në formë disku. Skeptikët shprehen se bëhet fjalë për një shaka të reve dhe jo për objekte jashtëtokësore, ndërsa të tjerë e quajtën një efekt të kameras.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Një UFO në formë cigareje habit amerikanët

Mesazh  Flavius 28.10.12 12:41

Një UFO në formë cigareje habit amerikanët

USA - SHBA - UFO 1846

Diçka shumë e çuditshme është pikasur në qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në tre shtete të këtij vendi është parë një objekt fluturues në formën e një cigareje.Astronomi Allen Epling tha se UFO-ja qëndroi për thuajse dy orë.

Mijëra njerëz thonë se kanë parë këtë UFO, që ishte në një lartësi rreth 30 kilometra, thuajse dy herë më lart se ç’fluturojnë avionët tregtarë.

“Ishte diçka që nuk e kisha parë kurrë më parë. Përfundimisht nuk ishte aeroplan, helikopter jo e jo,” tha Allen Epling.
Dëshmitarët në Kentucky, Virginia dhe Tennessee kanë parë këtë UFO.

Ajo që e ka habitur më shumë astronomin është se si ka mundësi që objekti mban atë pozicion në një lartësi aq të madhe.
Policia lokale thotë se nuk ka qenë në gjendje të identifikojnë ndonjë objekt në qiell.

Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  juventinini91 28.10.12 16:00

Shumë nga kërkuesit mbi fenomenet e paspjegueshme dhe UFO-t, nxjerrin shpesh herë në pah një fakt shumë të rëndësishëm që nuk mund t’i jepet një përgjigje e saktë.

Ndërsa mendohet nga shumica e shkencëtarëve që merren me kërkime të kësaj natyre, se, rastet e identifikuara si Objekte Fluturuese të Paidentifikuara ose UFO, janë nga burime jashtëtokësore ose janë projekte qeveritare, ka dhe një rrymë tjetër mendimi, që këto objekte të kenë lidhje me Indinë e Lashtë ose me Atlantisin.

Ajo që dihet mbi mjetet enigmatike fluturuese në Indinë e Lashtë, vjen nga burimet e vjetra të literaturës indiane:tekste të shkruara, që kanë ardhur te ne nëpërmjet shekujve. Nuk ka pikë dyshimi se, këto tekste janë autentike dhe shumë prej tyre njihen si epikat indiane. Nuk ka pak, po ka qindra tekste të tillë. Shumë prej tyre akoma nuk janë përkthyer në anglisht që prej sanskritishtes së vjetër.

Perandori indian, Ashoka, krijoi një shoqëri sekrete të quajtur “Shoqëria sekrete e nëntë burrave të panjohur”, të cilët ishin shkencëtarë që supozohet se kataloguan shumë shkenca. Ashoka e mbajti punën e tyre të fshehtë, pasi ishte i trembur nga përmbledhja e avancuar e shkencës, që bënë këta shkencëtarë duke iu referuar burimeve antike, mund të përdorej për luftë-ndaj të cilës ai ishte totalisht kundër. Ashoka ishte kthyer në një budist të devotshëm pasi kishte mundur një ushtri të madhe në një betejë shumë të përgjakshme.

“Nëntë burrat e panjohur” shkruajtën një total prej nëntë librash, mundësisht nga një prej secilit.

Një prej këtyre librave ishte “Sekretet e forcës gravitacionale”. Ky libër, i njohur prej historianëve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma prej ndonjërit prej tyre, trajton çështjet e gravitacionit dhe të kontrollit të tij. Ky libër, mendohet se është diku i mbajtur fshehur, në ndonjë bibliotekë të Indisë ose të Tibetit (ose ndoshta dhe në ndonjë vend të Amerikës së Veriut…).

Arsyet e Ashokës mund të kuptohen lehtësisht nga kushdo, pasi nëse dikush me qëllime negative do të mund të kishte në dorë njohuri të tilla, atëherë Toka do të kthehej sërish në një grumbull pluhuri. Ishin pikërisht këto armë e këto njohuri që shkatërruan perandorinë e lashtë indiane, Rama, disa mijëra vjet përpara se Ashoka dhe raca e tij të ishin aty.

Tekste të detajuar mbi teknologjinë mijëravjeçare indiane

Pak vite më parë, kinezët zbuluan disa dokumente sanskrite në Llahsa, Tibet dhe i çuan ato në Universitetin Chandrigarh për t’i përkthyer.

Dr. Ruth Reyna, i këtij universiteti, deklaroi se, këto dokumente përmbajnë instruksione për të ndërtuar anije hapësinore për udhëtime ndëryjore.

“Metoda e tyre e shtytjes, tha ajo, ishte e tipit “anti-gravitacional” dhe ishte e bazuar në një sistem analog e “laghimas”, fuqia e panjohur e egos, që ekziston në psikologjinë e njeriut, “një forcë centrifugale e fuqishme mjaftueshëm për të mposhtur forcën gravitacionale”.

Duke iu akorduar Yogës Hindu, është pikërisht kjo lloj force ajo që lejon ngritjen në ajër dhe zhvendosjen e një personi.

Dr. Reyna, tha se, në bordin e këtyre makinave, të cilat ishin të quajtur “Astras”, në tekst, indianët e lashtë mund të kishin dërguar njerëz në cilindo planet-duke i’u akorduar dokumentit, i cili mendohet të jetë mijëra vjet i vjetër. Dorëshkrimet, u tha se ishin bartëse të sekretit të “antimas”, “mbulesës së padukshme” dhe “garimës”, si dhe “si të bëhesh i rëndë sa një mal plumbi”.

Natyrisht, shkencëtarët indianë nuk i morën këto tekste seriozisht, por u bënë më të ndjeshëm ndaj këtyre teksteve të lashta dhe vlerës së tyre, vetëm kur kinezët deklaruan se, studimi i këtyre teksteve ishte përfshirë në programin hapësinor që ata kishin.

Ky ishte një nga rastet e para, kur një qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kërkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.

Dorëshkrimet nuk thonë përfundimisht nëse udhëtimet ndërplanetare u realizuan apo jo ndonjëherë, por përmend planifikimin e një udhëtimi në Hënë, megjithëse nuk është e qartë nëse ky udhëtim u krye apo jo.

Megjithatë, një prej epikave indiane më të mëdha, Ramayana, ka në përmbajtje të saj një përshkrm të hollësishëm të një udhëtimi në Hënë, në bordin e një Vimana (ose Astra), dhe tregon një betejë të zhvilluar në Hënë me një Asvin (një anije e qytetërimit Atlantas). Kjo është vetëm një evidencë e vogël në lidhje me kontrollin antigravitacional të përdorur në kohën e indianëve të lashtë.

Që të kuptohet kjo lloj teknologjie, duhet të shkohet shumë prapa në kohë. E ashtuquajtura Perandoria-Rama e Indisë Veriore dhe Pakistanit, u zhvillua rreth 50 000 vjet më parë në ndarjen kontinentale, që i përkiste Indisë dhe ishte një komb shumë i madh, me qytete të sofistikuara, shumë prej të cilëve vazhdojnë të zbulohen edhe sot në shkretëtirën e Pakistanit, në Indinë perëndimore dhe atë veriore.

Rama ekzistonte paralel me qytetërimin Atlantas, qytetërim i cili drejtohej nga “udhëheqësit shpirtërorë të dritës”, të cilët ishin dhe qeverisësit e qyteteve. Shtatë qendrat më të mëdha të qytetërimit Rama, njihen në tekstet Hindu si “Shtatë qytetet Rishi”. Duke i’u akorduar teksteve indiane, njerëzit kishin fluturuar me makina fluturuese të quajtura Vimana.

Këto ishin me dopjo kuvertë, dritare anash dhe një kube qendrore dhe ngjanin nga forma me një pjatë të filxhanëve të sotëm. “Udhëtonin me shpejtësinë e erës dhe lëshonin një tingull melodioz”-shkruhet aty. Kishte të paktën katër tipe të ndryshme të Vimanas. Disa ishin si tip pjate, të tjera si cilindër (anije në formë cigarje).

Tekstet e lashta indiane mbi Vimanat, janë të shumtë. Duhet të shkruash volume të tërë librash me përshkrimet që bëjnë ata. Indianët e lashtë i prodhonin këto anije vetë. Ata shkruajtën manuale të tëra mbi kontrollin e tipeve të ndryshëm të Vimanas, shumë prej të cilëve janë akoma në qarkullim dhe një pjesë e mirë janë përkthyer edhe në anglisht.

Samara Sutradhara, është një traktat udhëzues me të gjitha detajet më të imta të një udhëtimi ajror në një Vimana. Ka rreth 230 strofa që tregojnë mënyrën e ndërtimit, lëshimit në ajër, udhëtimin me mijra milje, uljet normale dhe ato të detyruara e deri të përplasjet e mundshme me zogj.

Në vitin 1875, Vaimanika Sastra, një tekst i periudhës së shek. IV p.e.s. shkruajtur nga Bharadvajy i Zgjua r(i cili i referohej disa teksteve akoma më të lashtë), u zbulua në një tempull indian. Ky dorëshkrim përshkruante operacionin e një Vimana dhe jepte informacion në lidhje me drejtimin e timonit, masat e sigurisë për udhëtime të gjata, mbrojtjen e anijes nga rrufetë dhe mënyrën sesi t’i jepje këtyre makinave duke zëvendësuar enregjinë diellore me një lloj tjetër energjie, e cila është ajo anti-gravitacionale.

Vaimanika Sastra ka tetë kapituj me diagrama, ku përshkruhen tre tipe avionësh, përfshirë aparaturat që mund të duheshin në rast zjarri apo prishje. Aty përshkruhen edhe 31pjesë nga këto anije dhe 16 materiale me të cilët ishin ndërtuar këto anije. Këto materiale thithnin nxehtësinë dhe dritën dhe konsideroheshin të vlefshme për ndërtimin e Vimanave.

Ky dokument është përkthyer në anglisht dhe është lehtësisht i verifikueshëm: “VYMAANIDASHAASTRA AERONAUTICS” nga Maharishi Bharadwaaja, përkthyer në anglisht dhe publikuar nga G. R. Josyer, Mysore, India, 1979. Josyer është drejtori i “International Academy of Sanskrit Investigation” në Mysore.

Hitleri dhe nazistët, në kërkim të epikave indiane

Nuk ka pikë dyshimi që Vimanat ishin të ushqyera nga një energji që është thjesht antigraviteti. Bharadvajy i Zgjuar tregon për më shumë se 70 autoritete dhe të paktën 10 ekspertë në fushën e fluturimit. Këto burime tashmë kanë humbur.

Vimanat ishin të mbajtura në një tip hangari të quajtur Vimana Griha dhe në tekste thuhet se përdornin një lëndë të lëngshme të verdhë, e disa herë një lloj përzierje me bazë mërkuri, por që gjithsesi shkruesit nuk e kishin shumë të qartë se nga se përbëhej saktësisht.

Megjithatë, Vimanat përdornin mënyra të ndryshme shtytje, përfshirë këtu edhe motorët reaktivë. Është shumë interesant fakti se, nazistët ishin të parët që vunë në përdorim motorrët reaktivë për raketat e tyre V-8, ose si quheshin ndryshe “bombat zukatëse”.

Hitleri dhe nazistët kishin një interes të veçantë për Indinë dhe Tibetin. Ekspedita nga shkencëtarë nazistë ishin të përvitshme në këto vende, duke filluar që nga vitet ’30, me qëllim sigurimin e informacionit. E ndoshta pikërisht prej këtyre njerëzve, ata arritën të merrnin informacionin e shumtë shkencor që dispononin.

Duke i’u referuar tekstit Dronaparva, pjesë e Mahabaratas dhe Ramajanas, një Vimana përshkruhet në formë sferike. Mund të udhëtojë në çdo drejtim që dëshiron. Me shpejtësi shumë të madhe dhe të përdorë gjithashtu mërkurin për udhëtimet e saja.

Në një tjetër burim indian, Samarin: “Vimanat ishin makina të hekurta fluturuese, të lëmuara dhe të puthitura shumë mirë, që udhëtonin në sajë të mërkurit, i cili lëshohej pas në formë flake gjëmuese”. Ështe kurioz fakti se, shkencëtarët rus kanë zbuluar disa objekte që ata i kanë quajtur instrumenta të lashtë navigimi, të përdorur në anije fluturimi.

Këta instrumenta ata i kanë gjetur në disa shpella në Turkesatn dhe në shkretëtirën e Gobit. Objektet janë gjysmë sferik, prej xhami ose porcelani dhe përfundojnë me një formë konike me një pikë mërkuri në brendësi.

Në “Mahavira të Bhavabhutit”, një tekst i Jain, i shekullit të tetë, por që i referohet burimeve të lashta, ne lexojmë:
“Një karrocë ajrore, Pushpaka, merr shumë njerëz për në kapitalin e Ayodhias. Qielli është plot me makina të shkëlqyera fluturuese, të errëta si nata, por të vëzhgueshme nga drita të forta vezulluese e të verdha.”

Vedat antike indiane, shpjegojnë se Vimanat ishin me madhësi e forma të ndryshme, duke pasur dhe emra sipas formës, si p.sh. formë elefanti, shqiponje etj.

Fatkeqësisht, sipas dëshmive shkencore, u përdorën për luftë. Atlantasit, përdorën makinat e tyre për luftë, të quajtura Valiksi, të cilat ishin në gjendje të vinin nën kontroll botën, sipas teksteve indiane. Atlantasit, të njohur si Asvins në tekstet indiane, ishin teknologjikisht më të zhvilluar sesa indianët.

E megjithatë, nuk janë gjetur tekste që të përshkruajnë hollësisht teknologjinë e atlantasve. Në tekstet e lashta indiane, anijet atlantase, jepen të ngjashme me Vimanat, por shumica e tyre janë në formë cigareje dhe udhëtojnë edhe nën ujë e deri edhe në hapësirë.

Duke iu referuar Eklal Kueshanas, autor i studimit “Kufiri i fundit”, këto makineri fluturuese përdornin forca anti-gravitacionale dhe kishin fuqi shtytëse përafërsisht deri në 80 000 kuaj fuqi. “Ramayana, Mahabarata” flet për një luftë të tmerrshme, që u zhvillua rreth 10-12 000 vjet më parë mes atlantasve dhe indianëve të lashtë.

Mbretëria Atlantis dhe Perandoria Rama, përdorën armë të shkatërrimit në masë në këtë luftë. Këto armë që përshkruhen në këto tekste nuk ishte e mundur që të kuptoheshin nga lexuesit dhe transkriptuesit e këtyre shkrimeve, deri gjysmë shekulli përpara.
juventinini91
juventinini91

jeta eshte nje ¨¨enderr¨¨

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Luli 21.09.13 11:30

UFO sipër një anije në flakë në Kaliforni

USA - SHBA - UFO Foto_p10

Fotografitë që ne po paraqesim bashkengjitur kanë të bëjnë me disa sfera dritash të regjistruara në Kaliforni gjatë ditëve të para të shtatorit të vitit 2013.

Dëshmitari i cili pa imazhet në fjalë ishte në plazh, kur vuri re drita misterioze që fluturonin mbi ose prapa një anije që dukej se mbulohej nga shtëllunga të mëdha tymi.

Nëse këto UFO janë kapur apo jo gjatë një zjarri në bord të anijes ende nuk është e qartë. Fillimisht është menduar se dritat mund të jenë fishekzjarrë ushtarakë të lëshuar nga një avion në det, por fishekzjarrët ushtarakë nuk fluturojnë lart dhe nuk kanë lëvizje të tilla si ato që dukeshin sipër anijes.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Luli 13.03.14 0:16

SHBA, kamerat filmojnë një UFO në formë cigare

USA - SHBA - UFO Ufoo

Videoja interesante që sjellim bashkëngjitur i përket regjistrimit të një UFO në formë cigare që qëndron mbi Utah Canyons.

Ky filmim është regjistruar në fund të muajit shkurt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një zonë jo shumë larg shtetit të Nevada, ku ndodhen shumë vende interesante si Bryce Canyon National Park.

Bryce Canyon National Park, është saktësisht vendi ku është regjistruar kjo video.

Në fakt filmimi është regjistruar nga disa turistë të cilët ndodheshin për vizitë në Bryce Canyon, ku duket qartësisht lëvizja e UFO-s nga e djathta në të majtë.

Në videon që gjeni bashkëngjitur shihet qartësisht ajo që duket se është UFO në formë cigareje, që kalon mbi majat e maleve.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Zattoo 22.08.14 0:02

UFO mbi Houston

USA - SHBA - UFO Ufo%201

Një UFO mund të ketë vizituar Teksasin këtë javë? Disa persona kanë hedhur në Twitter foto ku një objekt i çuditshëm fluturues lëvizte mes reve në qiell mbi Houston të hënën e kaluar.

Fotot tregojnë një objekt të shndritshëm në formë ovale. “Është e lehtë të mendosh se janë jashtëtokësorë nga përfytyrimi që ne kemi për ta. Por edhe moti me stuhi mund të jetë një shpjegim”, ka deklaruar zëvendëspresidentja për Astronominë në Muzeun e Shkencave të natyrës në Houston Carolyn Sumners.

USA - SHBA - UFO Ufo%202_thumb_medium400_0

USA - SHBA - UFO Ufo%203_thumb_medium400_0
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Ufot jane mes nesh, edhe pse ne s'duam ta pranojme.

Mesazh  Vizitor 23.08.14 13:27

Do te vije koha kur ata do ta tregojne veten e tyre, por a do te jete teper vone per ne, njerezit?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Ruhan 24.08.14 23:09

Cfare ka ne Zonen 51, e te cilat nuk jane bere publike per njerezimin? Qeveria amerikane pat deklaruar se eshte mbyllur kjo baze, por ne fakt ajo ende ekziston. Cfare ka nen siperfaqen e kesaj baze? Cfare eksperimentesh kryhen aty? Pse ne kete zone jane zhdukur me dhjetra aeroplane? Pse aty shfaqen drita misterioze? Pse njerezve iu ndalohet te afrohen ne kete zone?

Amerika ka programe te panumerta secrete sikurse edhe organizata sekrete, te cilat jane me te fuqishme se sa vete Qeveria amerikane dhe nuk lejojne sekretet te dalin ne fushe. Objektet e paidentifikuara, te njohura si UFO, ne fakt jane mjete fluturuese amerikane, te cilat jane ne fazen eksperimentale ose edhe perfundimtare, por qe ekzistenca e te cilave nuk do te pranohet asnjehere. Eksperimentet e shumta sekrete me fluturake, per llojin e te cilave ne vetem mund te imagjinojme, jane ne fakt objektet e paidentifikuara- UFO. SHBA-te spiunojne gjithe boten, por nuk jane te sigurta se siguria e tyre kombetare eshte ne nivel te duhur andaj jane duke punuar me dekada per krijimin e fluturakeve special qe mund te arrijne shpejtesi te madhe ne ajer dhe te kontrollohen pa problem me gjithe shpejtesine e madhe qe kane. Ekzistencen e ketyre mjeteve nuk guxon ta pranoje asnjehere qeveria amerikane, e cila gjithmone ka nje cover-up per fenomenet e cuditshme ne natyre, e te cilat ne fakt jane pjese e eksperimenteve qe behen ne bazat sekrete amerikane. Vetem ne nje duhet besuar- nuk ka aliene dhe nuk ka jashtetokesore. Jashtetokesoret e vetem ne Toke jemi ne vete. Cdo gje tjeter qe percillet me fenomenin e UFO-ve nuk eshte gje tjeter pos nje mbulese per te mbajtur secret fluturaket sekrete amerikane per te cilat askush nuk duhet te di. Ne Zonen 51 edhe vete punetoret nuk e dine se cfare ka aty, krejt kjo me qellim te ruajtjes se sekretit. Por, nje duhet mbajtur mend-shkenca sot eshte duke eksperimentuar me te gjitha tezat rreth mundesise se realizimit te gjerave qe ne imagjinojme, prej objekteve qe nuk detektohen ne radar, laserit vdekjeprures qe mund te godase fluturaket ne lartesi deri pese km ne ajer, e deri tek leximi dhe kontrollimi I mendjes se njeriut. Por, keto eksperimente mbeten sekrete- mund te dale vetem nje fraze nga ajo se cfare ndodh prapaskenave dhe njerezit me te degjuar nisin spekulimet dhe konspiracionet se cfare eshte duke ndodhur. Ne fakt, jane duke u bere vetem eksperimente sikurse ai I Filadelfise, eksperimentet e Nikiolla Tesles, zbatimi I Teorise se Relativitetit te Ajnshtajnit dhe te ngjashme. Rritja e shpejtesise se fluturakeve I bene ato te padukshme, por kur e ndalin ato shpejtesine ne ajer mund te shihen nga njerezit dhe keta thone ja, UFO! Pra, UFO-t jane prodhim I njerezimit dhe jane ne fazen eksperimentale, sepse njerezit nuk jane te afte per t'u pershtatur per kontrollin e shpejtesive te medha, edhe pse thuhet se kane arritur te krijojne fluturake qe mund te shkoje deri ne njezet mije km ne ore ose edhe me shume. Objekte te cuditshme ekzistojne, Une kam pare edhe vete, madje ketu ne Kosove, diku ne vitin 1996-97, ne mengjes: zbritja e nje objekti te rrumbullaket, ngjure alumini nga qielli. Me te rene deri ne nje pjese te qiellit, objektit qe nuk leshonte aspak drite dhe nuk kishte asnje drite vezulluese pos ngjyres se aluminit dhe te cilit nuk mund t'i shihje asnje detaj fizik, pos forms se rrumbullaket qe e mbeshtillte, pra objekti ndaloi per nje qast dhe nderroi drejtimin duke fluturuar me nje shpejtesi jo te madhe neper qiell, ne drejtim te Serbise. Kurre me nuk kam pare object te tille. Nga leximet e bera ne internet ne SHBA, duket se behet fjale per nje object secret ushtarak amerikan qe ka per qellim xhirimin preciz te gjerave qe ndodhen ne toke. Por, detajet se cfare eshte ky object ne realitet nuk I di askush pos atyre qe e posdeojne dhe e perdorin per qellime te tyre. Keq qe ne ate kohe nuk e kam pasur ndonje kamere per ta regjistruar objektin ne qiell, te cilin e kam pare me sy te lire per te pakten dy minuta.
Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - Ufo - ShBA.

Mesazh  Vizitor 25.08.14 2:44

Ruhan shkruajti:Cfare ka ne Zonen 51, e te cilat nuk jane bere publike per njerezimin? Qeveria amerikane pat deklaruar se eshte mbyllur kjo baze, por ne fakt ajo ende ekziston. Cfare ka nen siperfaqen e kesaj baze? Cfare eksperimentesh kryhen aty? Pse ne kete zone jane zhdukur me dhjetra aeroplane? Pse aty shfaqen drita misterioze? Pse njerezve iu ndalohet te afrohen ne kete zone?

Amerika ka programe te panumerta secrete sikurse edhe organizata sekrete, te cilat jane me te fuqishme se sa vete Qeveria amerikane dhe nuk lejojne sekretet te dalin ne fushe. Objektet e paidentifikuara, te njohura si UFO, ne fakt jane mjete fluturuese amerikane, te cilat jane ne fazen eksperimentale ose edhe perfundimtare, por qe ekzistenca e te cilave nuk do te pranohet asnjehere. Eksperimentet e shumta sekrete me fluturake, per llojin e te cilave ne vetem mund te imagjinojme, jane ne fakt objektet e paidentifikuara- UFO. SHBA-te spiunojne gjithe boten, por nuk jane te sigurta se siguria e tyre kombetare eshte ne nivel te duhur andaj jane duke punuar me dekada per krijimin e fluturakeve special qe mund te arrijne shpejtesi te madhe ne ajer dhe te kontrollohen pa problem me gjithe shpejtesine e madhe qe kane. Ekzistencen e ketyre mjeteve nuk guxon ta pranoje asnjehere qeveria amerikane, e cila gjithmone ka nje cover-up per fenomenet e cuditshme ne natyre, e te cilat ne fakt jane pjese e eksperimenteve qe behen ne bazat sekrete amerikane. Vetem ne nje duhet besuar- nuk ka aliene dhe nuk ka jashtetokesore. Jashtetokesoret e vetem ne Toke jemi ne vete. Cdo gje tjeter qe percillet me fenomenin e UFO-ve nuk eshte gje tjeter pos nje mbulese per te mbajtur secret fluturaket sekrete amerikane per te cilat askush nuk duhet te di. Ne Zonen 51 edhe vete punetoret nuk e dine se cfare ka aty, krejt kjo me qellim te ruajtjes se sekretit. Por, nje duhet mbajtur mend-shkenca sot eshte duke eksperimentuar me te gjitha tezat rreth mundesise se realizimit te gjerave qe ne imagjinojme, prej objekteve qe nuk detektohen ne radar, laserit vdekjeprures qe mund te godase fluturaket ne lartesi deri pese km ne ajer, e deri tek leximi dhe kontrollimi I mendjes se njeriut. Por, keto eksperimente mbeten sekrete- mund te dale vetem nje fraze nga ajo se cfare ndodh prapaskenave dhe njerezit me te degjuar nisin spekulimet dhe konspiracionet se cfare eshte duke ndodhur. Ne fakt, jane duke u bere vetem eksperimente sikurse ai I Filadelfise, eksperimentet e Nikiolla Tesles, zbatimi I Teorise se Relativitetit te Ajnshtajnit dhe te ngjashme. Rritja e shpejtesise se fluturakeve I bene ato te padukshme, por kur e ndalin ato shpejtesine ne ajer mund te shihen nga njerezit dhe keta thone ja, UFO! Pra, UFO-t jane prodhim I njerezimit dhe jane ne fazen eksperimentale, sepse njerezit nuk jane te afte per t'u pershtatur per kontrollin e shpejtesive te medha, edhe pse thuhet se kane arritur te krijojne fluturake qe mund te shkoje deri ne njezet mije km ne ore ose edhe me shume. Objekte te cuditshme ekzistojne, Une kam pare edhe vete, madje ketu ne Kosove, diku ne vitin 1996-97, ne mengjes: zbritja e nje objekti te rrumbullaket, ngjure alumini nga qielli. Me te rene deri ne nje pjese te qiellit, objektit qe nuk leshonte aspak drite dhe nuk kishte asnje drite vezulluese pos ngjyres se aluminit dhe te cilit nuk mund t'i shihje asnje detaj fizik, pos forms se rrumbullaket qe e mbeshtillte, pra objekti ndaloi per nje qast dhe nderroi drejtimin duke fluturuar me nje shpejtesi jo te madhe neper qiell, ne drejtim te Serbise. Kurre me nuk kam pare object te tille. Nga leximet e bera ne internet ne SHBA, duket se behet fjale per nje object secret ushtarak amerikan qe ka per qellim xhirimin preciz te gjerave qe ndodhen ne toke. Por, detajet se cfare eshte ky object ne realitet nuk I di askush pos atyre qe e posdeojne dhe e perdorin per qellime te tyre. Keq qe ne ate kohe nuk e kam pasur ndonje kamere per ta regjistruar objektin ne qiell, te cilin e kam pare me sy te lire per te pakten dy minuta.
Amerika i mban te fshehte njerezimit se UFOT jane vellezerit tane ne njefare menyre dhe se ne kemi disa nga qelizat e tyre. Faktet nuk duhen nenvleresuar sidomos kur gjithcka tregohet hapur mes sheshit dhe para syve te te gjithe njerezimit pra gjithe botes.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

USA - SHBA - UFO Empty Re: USA - SHBA - UFO

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi