EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja tradicionale turke

2 posters

Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:39

Feja tradicionale turke

Turqit, para se të pranojnë islamin,kanë qenë pjesëtarë edhe të budizmit,hinduizmit, maniheizmit, zaratustrizmit, hebraizmit dhe të krishterimit.Vetëm se, kjo nuk është bërë me përqafimin tërësor të tyre por duke i pranuar ato pjesërisht, krahas besimeve tradicionale të veta.

Përvetësimi komplet shihet vetëm në kalimin e tyre në islam.Përveç feve që i numëruam më lart është edhe feja e hershme turke,të cilën e ka besuar populli turk që në kohët më të vjetëra dhe që mund ta quajmë edhe fe tradicionale turke. Është e vështirë që të diskutohet për ekzistimin e njohurive dhe studimeve të mjaftueshme për të. Tema në fjalë komentohet në bazë të njohurive ekzistuese.

Në shek. II para e.s. te popujt turq dhe te hunët tradicionalisht ka qenë besimi në Zotin e qiellit. Teoritë e bazuara në Dhiatën e Vjetër, edhe pse historinë gjenealogjike turke e mbështetin në Jafesin (2500 para e.s.), gjegjësisht në djalin e Nuhit, komentatorët arkeologjikë shkojnë edhe më larg, rrënjët e tyre derisa humbasin në burimet historike.

Dëshmitë se Oguz Kani ka qenë armik i adhurimit të idhujve, se babain e tij e shkatërroi për shkak të favorizimit të idhujtarisë dhe se shtetin e mori në duart e tij, janë në thelb shkëndijat e dëshirës së tij që të arrijë në monoteizëm. Nuk është lehtë që në një kohë dhe në një periudhë të pashënuar të hasësh në dokumente për një temë abstrakte.

Edhe sot me njohuritë e arritura etnologjike dhe me dokumetacionet historike nuk shihet se është e mundshme të arrihet në përgjithësime përfundimtare. Dokumentacionet arkeologjike dhe etnologjike, në përgjithësi tregojnë se turqit kanë qenë politeistë. Në burimet e shkruara të periudhës më të vonshme, si monumentet Orhun, është rastisur edhe në gjurmë monoteiste.

Në historinë fetare tradicionale turke është e mundur që besimi të ndahet: në atë të klasës së ngritur dhe besimi i shtresës popullore dhe, kështu, ka mundësi të arrihen dy përfundime. Shumica e studimeve të bëra deri sot, janë studime folklorike në lidhje me besimet popullore turke. Kurse studime për besimet e shtresës së ngritur gati se nuk ka fare.Natyrisht, shkaku i vërtetë i kësaj nuk duhet të harrohet se janë mangësia e burimeve dhe e mjeteve.

Edhe njohuritë që do t’i paraqesim më poshtë, në përgjithësi, kanë të bëjnë me besimin popullor tradicional turk. Vetëm se, për shkak që fiset e ndryshme turke e kanë pranuar budizmin, hinduizmin, zaratustrizmin, maniheizmin, krishterimin, hebraizmin dhe islamin, nuk është e drejtë që të diskutohet vetëm për një fe të caktuar.

Është e mundur që sot në besimet popullore turke,të gjenden gjurmët dhe ndikimet e feve të lartprmendura.Këtu shkurtimisht do të përqendrohemi në aspektin “Feja tradicionale turke”. Gjithashtu shkurtimisht do të diskutojmë edhe për marrëdhëniet e saj me fetë e saj të përgjithshme.

Njohuritë për traditën e varrimit të të vdekurit tek iskitët, që i jep Herodoti, i cili ka jetuar në shek. V para e.s., kohët e fundit vërtetohen edhe nga gërmimet arkeologjike të bëra në Azinë e Mesme dhe në Malet Alltaj. Historia e varrezave dhe e teshave në ta, të nxjerrura në shesh nga këto zbulime, shkon deri në vitin 3000 para e.s.

Edhe burimet kineze, të mbetura prej shek. IV të e.s., dhe sqarimet e Radlofit, që në shek. XVIII ka shëtitur Azinë e Mesme dhe Veriore, gati sa tregojnë një paralelizëm me të dhënat historike dhe arkeologjike.

Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:40

1. Emri i besimit tradicional turk dhe adhurimet e tyre

Për besimin dhe adhurimet tradicionale turke, me ndikimin e etnologëve perëndimorë, përdorej termi shamanizëm. Në literaturë fjala “shaman” ka kuptimin “magjistar primitiv”. Origjina e fjalës është nga gjuha tunguziane, kurse në gjuhën jakute janë fjalët: “oyun” ose “udayan”. Ndërkaq te turqit alltaj është fjala “kam” ose “gam”.

Në fakt termi shamanizëm, i cili rrjedh prej emrit Shaman, emër ky i cili i jepet
atij që udhëheq në rituale dhe në adhurim, nuk është shprehja e vërtetë e fesë tredicionale turke. Madje, në kohën e Mbretërisë Ruse, një grup turqish shkuan te mbreti rus dhe i thanë se feja e tyre nuk është shamanizmi, dhe se ata nuk dëshironin që ky emër të përdorej për ta.

Por, misionarët dhe etnologët perëndimorë kanë ngulmuar mbi këtë term të gabuar dhe të padëshiruar dhe kështu në literaturën botërore, fjalën “shamanizëm” e kanë vendosur si një term kryesor.

Në botimin e parë të këtij libri kam përdorur termin “Feja e vjetër turke”. Vetëm se, përdorimi i shprehjes “Fe tradicionale turke” në punimet e reja të Ü. Günay dhe të H. Güngör-it, më shtyu që të mendoj edhe njëherë për këtë çështje. Edhe pse gjatë historisë turqit kanë pranuar fe të ndryshme, duke përfshirë edhe fetë universale, mendimi i Günay-it dhe i Güngör-it se kjo fe (feja tradicionale) duhet të dallohet më qartë nga fetë tjera, më pëlqeu dhe vendosa t’i përshtatem këtij mendimi të tyre.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:41

2. Koncepti për Zotin

Besimi hyjnor te turqit e vjetër ishte henoteizmi. Gjegjësisht besohet në një zot të madh që ka krijuar gjithësinë dhe çdo gjë, por të njëjtit i përshkruhen grua dhe fëmijë. Me fjalë të tjera, bashkë me pranimin e shumë qenieve hyjnore, besoj se në mesin e tyre ka një Zot të fuqishëm. Fjala “zot” në të kaluarën te turqit përdorej edhe me kuptimin “zot”, por edhe me kuptimin “qiell”.

Sikur që shihet te fqinjët e tyre kinezë, ata një kohë kanë besuar edhe në “Zotin e qiellit”. Besojnë se Zoti i Qiellit qëndron në katin më të lartë, bashkë me bashkëshorten e tij. Më vonë, për të mos u përzier termat qiell dhe zot, të cilat shprehen me fjalën “tengri”, hyjnia duhej të shprehej më fjalë tjetër. Kështu që, turqit alltaj këtë qenie të lartë e kanë quajtur Ülgen, Ülgön (i madh) ose Bay Ülgen (i pasuri i madh).

Tatarët kanë përdorur emrin “Kuday”, jakutët “Tanara”, çuvashët “Tura” ose “Tora”. Përveç këtyre është edhe përmendja e termave të popujve turq si Idi, Ugan, Çalab, Bayat etj.

Në përgjithësi, Zoti konceptohej në trajta njerëzore, gjegjësisht si person i cili bashkë me gruan e tij Umay-in, qëndron në katin më të lartë qiellor. Turqit abakan diskutonin edhe për tendën e Zotit të Qiellit. Sipas turqve alltaj, Bay Ülgen qëndron ulur mbi një fron prej ari, në një saraj të mbështjellur me ar.

Ai është krijuesi i njerëzve, fushave, maleve, zjarrit, diellit, hënës, yjeve dhe kupolës qiellore; ai është edhe udhëheqës i fatit. Ai, gjithashtu, është edhe dhurues i fëmijëve. Edhe pse fuqia e tij mjafton për çdo gjë, ai kënaqej vetëm me veprimin e së mirës.

Sipas mbishkrimeve Orhun, edhe sundimtarët dhe zotërinjtë turq e falënderonin Zotin e Qiellit. Ata kur flisnin për punët me sukses nuk nguronin të përdornin edhe termin “dëshira e Zotit”. Gjithashtu emrin e Zotit e përmendnin në veçanti, pa mos e përzier me zotërat dhe shpirtrat e tjerë. Dhe kjo ne na tregon se sa ka qenë i zhvilluar tek ata besimi në Zotin e Madh.

Sipas turqve alltaj, Zoti i madh Ülgen, ka shtatë ose nëntë djem, nëntë vajza dhe një shpirt ndihmës. Djemtë e Ulgenit kanë qenë: Karshët, Pura-Kan, Jajëk-Kan, Burça-Kan, Karakush, Paktë-Kan, Er-Kan. Çdo fis, njërin nga këta e llogariste për themelues të fisit të vet. Vajzat e Ulgenit në përgjithësi quheshin “Vajzat e bardha”, gjegjësisht “Vajzat e ndershme”.

Këto vajza, që kanë hyrë në shtresën e shpirtërave të mirë gjatë ritualeve i inspirojnë dhe i inkurajojnë kamët (shamanët). Foshnjat, në formë të lodrës për fëmijë, të cilat i përfaqësojnë ato, qëndrojnë varur në mantelin e kamit, Kurse shpirtërat ndihmës të Ulgenit, kryejnë detyrën e të dërguarit dhe qëndrojnë në qiellin më të afërt të botës. Këta, si Jajëk, Sujla, Karllëk dhe Utkuçu, përbëjnë shpirtërat më të avancuara të panteonit të zotave.

Sipas turqve lebed, Bay Ulgeni ka katër djem: Përçak-Kan, Toz-Kan, Kara-Kan dhe Sujlap. Djali i këtij të fundit është Sari-Kan. Djali i Përçak-Kanit është Kërgëz-Kan. Ky llogaritet shpirti themelues i turqve lebed, të cilët kanë jetuar për rreth lumit Kargasan.

Përveç Kara-Kanit, të gjithë zotat e tjerë njerëzimit i bënin mirë, ndërsa Kara-Kani, largohet prej botës së zotave dhe tërhiqet në botën e errësirës. Erlik, sundimtari i të vdekurve, është i biri Kara-Kanit. Edhe Erliku ka dy djem: Ulap dhe Kolok.

Të gjitha këto krijesa hyjnore jetonin në një botë të errët nëntokësore dhe quheshin Aza. Nën urdhërin e Azave gjendeshin djajtë dhe nëpërmjet tyre i mundonin njerëzit dhe kërkonin prej tyre flijim.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:42

3. Fuqitë natyrore dhe shpirtërore

Turqit e vjetër besonin se, toka dhe bota nëntokësore janë përplot të mbushura me disa shoqëri shpirtrash dhe me fuqi shpirtërore dhe se çdo vend ka pronarin shpirtëror të saj. Zoti i Qiellit me njerëzit fliste me anë të të dërguarve shpirtërorë. Shamanin në udhëtimin e tij qiellor e shoqëronin shpirtrat.

Sidomos, në natyrë çdo krijesë ka një shpirt,të cilët detyrat e tyre i kryejnë në mënyrë hierarkike. Çdo gjë që jeton në ose mbi detra, lumenj, liqenj, male dhe mbi ose në
kodrina ka një shpirt mbrojtës.

Fuqitë natyrore si dielli, hëna, yjet, bubullima, vetëtima konceptoheshin në formë të shpirtërave qiellorë. Në burimet kineze përmendet se, hunët e kanë madhëruar diellin dhe hënën. Sipas njohurive etnologjike moderne, ky kult ka vazhduar edhe te jakutët.

Dielli dhe hëna llogariten si dy vëllezër (motra) dhe atyre u përshkruhet fuqi hyjnore. Besohej se disa trima rrjedhin prej bamirërsisë së diellit dhe të hënës. Po ashtu edhe yjet dhe planetet llogariten të shenjta. Më i rëndësishmi nga ato është Venusi, gjegjësisht ylli i mëngjesat.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:43

a. Shpirti dhe kulti i malit

Te turqit, kulti i malit ka të bëjë me kultin Zoti i Qiellit. Në malin Han-Joan, që është prej vargmaleve Jen-si-jan dhe Shan-din-shan, atdheu i vjetër i hunëve, është mali ku çdo vit sakrifikohet për Zotin e Qiellit. Perandorët Hanë, marrëveshjet me Kinën i kanë aprovuar duke sakrifikuar dhe duke u betuar në vendin e quajtur mali Hun.

Turqit malet i llogarisnin si vende të zotave.Ka mundësi që ky besim të jetë për shkak se, malet e larta duken sikur janë më afër qiellit.Për këtë, shumica e maleve në Azinë e Mesme, njihen me emrat si zoti Han, Buztag Ata Kayrakan etj., të cilët në turqishte dhe në mongolishte kanë kuptimet: i shenjtë, ati i madh, perandor i madh.

Sikur që çdo familje kishte një mal të shenjtë të vetin special, edhe shoqëritë e formuara nga këto fise kishin malet e shenjta të përbashkëta. Nga mbishkrimet e gokturqve dhe ngjyrave të tyre kuptojmë se, në shek. VII për të gjitha fiset turke dhe fiset e huaja, që janë bashkuar me perënditë qiellore të turqëve, kulte kanë qenë malet dhe pyjet Ötüken.

Në këto lokale të shenjta adhurohej Zoti i Qiellit,Jersua (hyjni e tokës dhe e ujit) dhe shpirtrat e stërgjyshërve. Edhe malet përreth dhe burimet e lumit Orhun,që prej kohës së hunëve,nga ana e fiseve të ndryshme turke janë llogaritur të shenjta.Po ashtu dihet se janë përdorur edhe si vend kulti.

Edhe fiset e sotme alltaj, kanë male të shenjta. Ata në këngët fetare të tyre, përmendin vargmalet Alltaj. Për turqit malet, liqenet, lumenjtë janë përplotë me shpirtëra dhe janë krijesa të gjalla. Kështu që kur flitet për ta, është vështirë të kuptohet se flitet për malet, për ujërat, apo për njeriun, i cili mban emër gjeografik. Të gjitha këto objekte janë krijesa që dëgjojnë, që martohen, që kanë fëmijë.Shpirti është vetë mali, mali është vetë shpirti.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:45

b. Shpirti dhe kulti i zjarrit

Turqit, që në kohët e hershme e kanë respektuar zjarrin dhe kanë besuar se në zjarr ka një shpirt të shenjtë. Alltajasit këtij shpirti i thonë “ot ezi” (pronar i zjarrit); jakutët, me kuptim të njëjtë, i thonë “ot iççite”. Besimi se zjarri vjen prej qielli, është një besim i përhapur shumë në mesin e turqve.

Historikisht është vërtetuar se ai posedon një fuqi pastrimi. Nga ceremoni të shumta që bëhen për raste të ndryshme, kuptohet se ekziston besimi se zjarri ka një specifikë që njeriun e pastron prej të këqijave, prej shpirtërave të ligj dhe e mbron prej sëmundjeve.

Zjarrin e përdornin edhe si mjet që lajmëron për të ardhmen. Atë e llogarisnin si një krijesë të gjallë dhe mundoheshin, që në respektimin ndaj tij të mos mbeten të mangut. Te turqit alltaj dhe te të Sibirisë, ka qenë traditë që për zjarrin të sakrifikohet,të sapomartuarit të derdhin vaj në zjarr gjatë ceremonisë, prej pijeve dhe prej ushqimit të tyre t’i ndajnë një pjesë edhe shpirtit të zjarrit.

Besohej se zjarri është dërguar prej qielli, nga ana e Ülgenit. Kundër zjarrit nuk thuhet asnjë fjalë e keqe.Rreptësisht ishte e ndaluar sharja e zjarrit,fikja e tij me ujë, pështyrja në të dhe loja me zjarrin.Një traditë e vjetër ishte edhe hedhja e fallit duke shikuar zjarrin.

Në ditë të caktuara të vitit ndizej një zjarr i madh, flijohej, bëheshin lutje dhe më pastaj shikohej fall në flakën e këtij zjarri. Nëse flaka bëhej e gjelbërt sinjalizonte se do të ketë shi, bereqet dhe prodhim të mirë; nëse merrte ngjyrë të kuqe atëherë simbolizonte sëmundjet ngjitëse, nëse shndërrohej në të zezë simbolizonte vdekjen e perandorit.

Sipas karagasve, nëse zjarri fishkëllon kjo ishte simbol se do të vijë një mik nga larg. Vetëm nëse zjarri fishkëllon natën nuk është mirë, sepse ajo është shenjë e afrimit të djallit. Atëherë për largimin e djallit, në zjarr hidhet një dru dëllinje, që llogaritej si dru i shenjtë.

Jakutët, nëse shohin se hiri lëviz në oxhak, thonë “og kuta oynyur” (luan shpirti i fëmijës) dhe besojnë se zjarri tregon se familja do të lind një fëmijë. Nëse duke menduar diçka fishkëllon zjarri, ata gjykonin se ajo nuk mund të realizohet.

Për të shfrytëzuar fuqinë pastruese të zjarrit dhe për t’i përzënë shpirtërat e ligj, gokturqit perëndimorë, në shek. VI delegacionet e huaja që vinin në shtetin e tyre, i kalonin nëpër zjarr, me anë të të cilit mundoheshin t’i pengonin shpirtërat e ligj që të hynin bashkë me të deleguarit dhe t’i prishnin magjitë e tyre.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:47

c. Kulti i stërgjyshërve

Tradita e respektimit të stërgjyshërve të vdekur dhe sakrifikimi për ta, përbëjnë pjesën e rëndësishme të besimit turk. Hunët çdo vit, nga mesi i muajit Maj sakrifikonin për paraardhësit e tyre. Edhe gokturqit dhe ujgurët, sikur hunët, mblidheshin në malet e shenjta dhe sakrifikonin për zotin dhe paraardhësit e tyre. Madje të vdekurit i varrosnin bashkë me teshat me vlerë të tyre.

Vizatimet, të cilat alltajtë i quanin “toz”, dihej se kishin të bënin me kultin e paraardhësve. Po ashtu jemi dëshmitarë edhe të ekzistimit të kultit të kafshëve. Këto janë shpendët si: skifteri, shqiponja, Pjetriti, shkaba dhe fajkoi.Te gokturqit është ujku. Në flamujt e perandorive të gokturqve dhe të ujgurëve gjendej “koka e ujkut”. Te kërgëzët është “lopa”, kurse në mitologjinë alltaje dhe sibiriane vendin e tyre e zë “shqiponja”.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:48

ç. Shpirtërat nëntokësorë

Bota nëntokësore si zakonisht është vendi ku kanë jetuar shpirtërat e frikshëm dhe të ligj. Alltajtë këta i quajnë “substancë e errët, shpirti i keq, rritje e errët”. Ka edhe shpirtra, si ajna, ada, yor etj., për të cilët besohet se jetojnë në botën nëntokësore dhe përfytyrohen si të trishtueshëm. Në krye të shpirtrave të këqinj është Erlik Kani, që llogaritet perandor i botës nëntokësore. Irle Kani ose Il Kani, si dhe Erlen Kani, nuk janë tjetër veçse emra të tjerë të Erlik Kanit.

Sipas alltajve, Erlik Kani, karrierën e tij e vazhdon në katin më të ulët të nëntokës, në një fron në sarajin e rregulluar prej dheut të zi ose prej hekuri të zi. Në skaje të nëntokës gjendet një lumë ku jetojnë egërsirat më të trishtueshme. Ai që i çon fatkeqësitë e mëdha dhe ai që i çon sëmundjet ngjitëse, po ashtu është Erlik Kani. Ai me këto kërcënime kërkon që të bëhen kurbanë për të.

Në lutjet shamane Erlik Kani përmendet edhe si Kayra-Kan (hani therës). Alltajtë besojnë se shpirti i cili përfytyrohet si zanë,është prerë nga vetë ai.Erliku shpirtërat e marrur të njerëzve i çon në botën nëntokësore. Kurse pas gjykimit të tyre atje i përdor si skllevër. Ata nuk bëjnë idhuj ose ikona që e përfaqësojnë Erlikun.

Thuhet se Erliku ka patur ose shtatë ose nëntë djem. Ata janë: Bay Bahadir, Karash, të cilët janë gurëz me kyç dore; kurse bakër me kyç dore janë: Uçar Kan, Jabsh Kan, Kerey Kan, Sedey Kan.Të gjithë shpirtërat e ligj në nëntokë dhe në mbitokë udhëhiqeshin nga ata. Ata ia tregojnë rrugën shamanit që zbret në nëntokë. Ata ndërmjetësojnë mes etërve dhe shamanit. Në disa raste Erliku adhurohet edhe si shpirt mbrojtës.

Fiset alltaje, për Erlikun dhe për djemtë e tij, për sakrificë i merrnin kafshët e dobëta, bile edhe të sëmurat. Shumica, në emër të tyre therin një ka të zi, ose një lopë, kurse asnjëherë nuk kanë sakrifikuar kuaj.

Erliku ka tetë ose nëntë vajza. Ato nuk kanë detyra të caktuara. Luajnë lojëra, vallëzojnë, i mashtrojnë shamanët, të cilët çojnë kurban në nëntokë. Ata që arrijnë te paraardhësit e tyre dërgojnë sakrifica në nëntokë dhe mundohen që prej tyre të marrin sakrifica. Në lutjet e tyre i pëshkruajnë si krijesa me fytyrë të zezë, me flokë të zeza dhe me sensualitet.

Besohet edhe në qenien e të vdekurve nëntokësorë. Lebedët, për të shpëtuar atë që gjendet nën presionin e shpirtit të keq të quajtur “aza”, flijojnë një kafshë me ngjyrë të zezë. Taleutët besojnë se shpirti i të vdekurit deri në të katërdhjetat jeton në varr, kurse në disa raste ai dëshiron të vijë në shtëpinë e tij, të cilët quhen “uzut”. Besohet se edhe aza edhe uzuti shëtisin nëpër furtunë.Këto shpirtra të ligj,nën udhëheqjen e Erlik Kanit, mundohen t’i kapin shpirtrat e të gjallëve dhe t’u lëshojnë sëmundje
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:50

d. Shpirtërat e fëmijëve

Sipas turqve alltaj, shpirti i njeriut (kut) para se të lindë njeriu gjendet në qiell. Teleutët thonë se Enem Jajuçë, i cili i jep shpirt fëmijës, jeton në katin e katërt të qiellit. Sipas asaj që thuhet, shpirti i fëmijës në trupin e nënës hynë në formë të një krimbi të kuq. Kurse se sa do të jetojë fëmija i lindur e përcakton hyjnesha e lindjes. Sipas tyre ka edhe një hyjneshë tjetër me emrin Enem Kan, e cila qëndron në katin e tretë në qiell dhe ajo kafshëve të vogla u jep shpirt.

Sipas alltajasve, për lindjen e fëmijës Ulgeni e urdhëron djalin e tij, Yayikin. Edhe Jajëki shpirtin e merr prej “sut ak kol”-it (det i bardhë si qumështi) në qiell, që gjendet në katin e pestë dhe përfytyrohet si femër, dhe e vendos në mitrën e nënës dhe bëhet ndihmës i tij tërë jetën.Sipas jakutëve,shpirti i fëmijës zbret si zog nga qielli dhe futet në barkun e nënës.


4. Adhurimet

Burimet historike tregojnë për ceremonitë fetare zyrtare, të bëra rregullisht në çdo vit. Hunët, në muajin e pestë të vitit, për zotin e Qiellit dhe për Tokën-Ujin, sakrifikojnë. Gjithashtu në fillim të çdo viti krerët e fiseve turke tubohen në tempullin perandorak dhe e adhurojnë Zotin.

Epiqendër e adhurimit është ceremonia e sakrifikimit. Sakrifica më e pëlqyer është kali. Kurse kau ose lopa dhe bagëtia tjetër janë në kategori të dytë. Madhërohet dielli i lindur, kurse gjatë natës adhurohej hëna.Për sakrificë pa gjak flijohen materiet ushqimore si pijet alkoolike,orizi, gruri, mielli, qumështi.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:54

5. Klasa shpirtrore (klerikët)

Te turqit e vjetër ka patur njerëz të cilët i kanë udhëhequr ritualet fetare dhe ceremonitë e sakrifikimit, dhe që kanë qenë edhe ndërmjetësues mes njerëzve dhe shpirtërave. Këta njerëz janë quajtur “kam”. Këta janë një lloj i veçantë shërbyesish fetarë.

Tunguzët këtyre u thonë “shaman”. Kamët janë njerëz që dinë të lidhen me shpirtrat në forma të ndryshme. Njerëzit normalë nuk mund të dinë se shpirtërat në cilën gjendje janë dhe prej cilave gjëra ata ndiejnë kënaqësi.

Ata nuk mund të përcaktohen se prej cilit lloj të sakrificave mund të jenë të kënaqur. Vetëm se, kami dhe shamani me fuqinë dhe frymëzimin që marrin prej shpirtërave të paraardhësve i dinë të gjitha këto.

Ata punojnë që në njërën anë të mundësojnë vazhdimin e të mirës dhe të dobishmes në aspektin shpirtëror për njerëzit,kurse në anën tjetër, të pengojnë aktivitetet e dëmshme të shpirtërave të këqinj. Kami, në ritualet që i përgatit me këtë qëllim, bën takime me shpirtërat dhe i kënaq ato, dhe kështu mundohet të arrijnë rezultatin e nevojshëm.

Besohet se kamët lajmërojnë edhe për të ardhmen. Mevrizi, kur flet për kërgëzët, thotë:

“Çdo vit në ditë të caktuar sillet një njeri dhe pranë tij grumbullohen këngëtarët, muzikantët dhe njerëz të ngjashëm me ta. Këta fillojnë të argëtohen.Kur tubimi merr një gjendje të pëlqyeshme,njeriu,për të cilin bëhet fjalë alivanoset.

Ai bie në tokë si një njeri epileptik. Gjatë kësaj gjendjeje ai pyetet për ngjarjet e vitit të ardhshëm. Dhe pastaj ai tregon se çfarë do të ndodhë në vitin e ri, a do të ketë bollëk, apo mungesë ushqimi, apo shi ose thatësi”.


Kamllëku, sipas alltajve,llogaritet si një sëmundje, e cila trashëgohet familjarisht dhe që, sidomos në moshën fëmijërore,vjen me anë të rojeve epileptikë.Çdokush me anë të një edukimi të caktuar nuk mund të bëhet kam.Kamllëku është një çështje natyrore dhe një caktim i pashmangshëm.

Shembuj të panumërt tregojnë se aftësia për kam është patologjike.Sipas Radlofit, mbrojtësit e kamllëkut vijnë në një kohë të papritur.Kandidati për kam së pari ndjen një lodhje të madhe,trupi i tij tkurret dhe dridhet dhe pas kësaj pason gjendja e të gogësiturit.Gjoksi i ngushtohet, qanë duke nxjerrë zëra të çuditshëm,sytë i rrotullohen.

Pas një kohe kërcen dhe çohet në këmbë, fillon të rrotullohet si i çmendur dhe në
fund duke i shkumuar goja bie në tokë, trupi i tij bëhet i pandijshëm. Këto gjendje brengosëse vazhdojnë një kohë.

Si përfundim një ditë e merr daullen dhe fillon t’i bjerë, qetësohet dhe vjen në vete.
Besohet se ai që ikën që të mos bëhet kam, çmendet apo vdes në moshë të re.

Kamët, në përgjithësi janë njerëz të mençur, me shpirt poeti dhe fantazist. Ata gjatë ritualit, me një ekstazë (ngazëllim) të lartë, kalojnë prej vetes dhe shkojnë në qiell ose zbresin në botën nëntokësore.

Krijesat dhe ngjarjet e çuditshme që i sheh atje i shpjegon në imtësi.Vetëm se, pas vetëdijësimit nuk mund të përkujtojë asgjë. Transmetohet se kamët ndahen në dy grupe, në të bardhë dhe në të zinj.

Të parët mundësojnë kontaktin me qiellin,me Ulgenin,perandorin e botës së dritës dhe me shpirtrat e mirë.Kurse të dytët organizojnë ceremoni vetëm për Erlikin,përfaqësuesin e shpirtit trishtues të nëntokës, dhe për shpirtrat e varur prej tij.

Këto dy lloje të kamëve ose të shamanëve, nga njëri-tjetri dallojnë edhe për nga veshja. Kamët e bardhë, në krahasim me kamët e zinj, janë më modestë dhe pa madhështi. Kurse gratë mund të bëhen vetëm shamanë/kamë të zinj.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:56

6. Vdekja dhe besimet

Në lidhje me të Turqit e vjetër sëmundjen dhe vdekjen e llogarisnin si një vepër të shpirtërorve të ligj.Sipas turqve alltajas,Erliku,perandori i botës nëntokësore,me anë të alldaçëve që i dërgon në tokë, i burgos shpirtrat e njerëzve dhe i jep fund jetës së tyre.

Edhe jakutët vdekjen e shpjegojnë me kapjen e shpirtit të njeriut, nga ana e shpirtrave të ligj. Sipas përfytyrimeve të tyre, shpirtrat që e krijojnë vdekjen janë shpirtra, o të
anëtarëve të vdekur të familjeve të tyre, ose janë të të vdekurve të huaj.

Në përfytyrimet e tyre është edhe ajo se shpirti, në gjendjen e vdekjes, fluturon dhe shkon në formë të një zogu. Reflektimin e tyre e shohim edhe në mbishkrimet Orhun. Besohet se, shpirtrat shohin dhe dëgjojnë çdo gjë që lëviz rreth tyre.

Sipas turqve alltaj, me kalimin e kohës njerëzit do të pakësohen dhe nuk do të largohen prej mëkateve. Zoti i mirë, Ülgeni, do të largohet nga kjo shoqëri mëkatare. Në tokë do të dalë zoti Erlik dhe do të nxitë të keqen.

I shqetësuar nga kjo zoti Ülgen, për t’i shpëtuar njerëzit në tokë, do të luftojë me djalin e tij, Erlikun, i cili ka një karakter të keq. Në fund Ülgeni do të dominojë dhe në tokë do të mbetet sunduesi i vetëm. Dhe më vonë do t’i ringjallë të gjithë të vdekurit dhe do ta fillojë ditën e ringjalljes.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:57

a. Mbajtja zi

Në fenë e turqve të vjetër, dhembja që ndjehet me rastin e vdekjes së ndonjërit, shprehet në forma të ndryshme dhe me disa ceremoni.Hunët si traditë i shkurtojnë flokët.Për trimat nuk derdhin lotë,por duke e lënduar fytyrën derdhin gjak.

Sipas burimeve kineze, te turqit, anëtarët e familjes duke bërtitur dhe duke qarë përpara tendës ku gjendet i vdekuri, fytyrën e tyre e lëndojnë me thikë dhe derdhin lotë gjaku. Në Mbishkrimet Orhun shpjegohet se, me rastin e vdekjes së Bumi Kaganit dhe vëllait të tij Kul Tikinit, në mesin e të afërmve që kanë ardhur ka patur edhe prej atyre që kanë mbajtur zi. Ata që do të marrin pjesë në ceremonitë e zisë, si shenjë zie, ka qenë traditë t’i presin flokët dhe veshët.

Te kërgëzët ditën kur varroset i vdekuri, gruaja e tij e mbetur vejushë dhe vajzat e tij i shkurtojnë flokët. Prej gërmimeve të bëra kuptohet se, hunët, flokët e prera bashkë me teshat e tjera me vlerë, i kanë futur në varr.

Megjithatë, në një varr hunësh, në Noyin Ula afër Urgasë, janë gjetur 17 gërsheta flokësh të mbështjellura me mëndafsh. Kërgëzët, si shenjë zie, kalit të të vdekurit ia presin bishtin dhe kreshtën.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Fakiri 08.02.12 22:59

b. Tradita e varrimit të të vdekurve

Sipas burimeve kineze, hunët, të cilët në shek. I të e.s. kanë jetuar në pjesën veriore të Mongolisë, prijësit e tyre familjarë i kanë varrosur me tesha të argjendëta. Gjithashtu në burimet kineze është e regjistruar se turqit, të cilët në shek. V-VIII kanë jetuar në rrethin Kara Irtish, në veri të shkretëtirës Gobi, të vdekurit i kanë djegur bashkë me kalin dhe teshat e tyre.

Po ashtu prej burimeve të njëjta mësohet se, edhe dubotë, të cilët jetonin në pjesën e epërme të Jenisejit, pasi të vdekurin e fusnin në arkivol, e vendosnin mbi një shkëmb
ose mbi drunj. Te gokturqit është traditë që te varri i perandorit ose i udhëheqësit të vdekur të ngulen aq statuja sa armiq ka mbytur ai deri sa ka qenë gjallë.

Këto statuja quhen balbal Qëllimi i kësaj është që njeriu që përfaqëson balbalin në botën e të vdekurve, të mundësojë që të shërbehet i vdekuri. Sipas asaj që shpjegon Ibën Fadlani,te hazarët dhe te oguzët ka qenë traditë që i vdekuri të varroset në
shtratin e lumenjve.Për këtë, në shtratin e lumit që ka ndyshuar kahje përgatitet një varr me material të fortë dhe pasi që i vdekuri të varroset aty, ujërat rikthehen në shtratin e vjetër të tyre.

Mervizi lajmëron se, kërgëzët, të vdekurit e tyre i kanë djegur: “Ata mendonin se zjarri të vdekurin e pastron dhe e lanë prej mëkateve. Kjo traditë e djegies tek ata është e hershme. Por, pasi u bënë fqinj me muslimanët, filluan që të vdekurit t’i varrosnin”.

Sipas njohurive që i jep Plano Carpini, i cili ka shëtitur nëpër Azinë e Mesme, mësohet se në shek. VIII., një zotëri që vdiste te turqit, varrosej fshehurazi. Përpara të vdekurit vendosej një masë e mbushur me ushqime si mish, qumësht etj., po ashtu varrosej bashkë me të edhe kali i tij me të gjitha stolitë.

Gjithashtu te varri therej një kalë dhe hahej, kurse shtëpia dhe qerrja e të vdekurit shkatërroheshin. Ka qenë traditë që te varri të ngulet një kalë që ka kaluar nëpër shtagë. Qëllimi i të gjitha këtyre ceremonive është furnizimi i të vdekurit me gjëra të gjalla dhe jo të gjalla, të cilat do t’i përdorë në botën e re, dhe që do t’i shërbejnë për t’ia lehtësuar jetën atij atje.

Në vitet 1924-25, në gërmimet e bëra nga arkeologë rusë në fortesat e maleve Noyan-Ula në pellgun e lumit Selanga, janë zbuluar varreza të princave hunë. Princat hunë, në përgjithësi janë varrosur nëpër male të larta. Bora që depërton nëpër varret e tyre ngrin shpejtë dhe mbetet e pashkrirë shekuj me rradhë. Për këtë stofat, drunjtë dhe trupat që janë varrosur bashkë me të vdekurin, janë ruajtur të paprishura dhe kanë arritur deri në kohën tonë.

Pjesa e jashtme e varreve është e ngritur me gurëz dhe me tokë, dhe kështu ka marrë formën e piramidës. Pjesa e brendshme e varrit përbëhet prej dy pjesëve. Gropat e varreve gradualisht thellohen dhe kështu dalin në shesh korridoret. Pas korridorit arrihet në vendin ku është vendosur arkivoli. Arkivoli ishte varrosur në një gropë të hapur për këtë qeli të brendshme.

Kjo qeli mbyllet me dërrasa të prera bukur dhe me trung. Në kapakët e disa arkivoleve
haset në mbeturinat e stofit të mëndafsht. Nga kjo kuptohet se, arkivolet kanë qenë të mbështjellur me stof mëndafshi. Në korridoret e varreve, si shenjë zie, është hasur në stofë me yndyrë.

Gjithashtu në varreza janë gjetur stoli kuajsh, tesha të mëndafshta, tesha shtëpishë, kurse në një vazo janë parë edhe mbeturina çaji. Në këto varreza kuajtë janë varrosur jashtë dhomave që kanë qenë të posaçme për njerëzit.


7. Marrëdhëniet e tyre me fetë e tjera

Marrëdhëniet e turqve me fetë e tjera shkojnë shumë larg në histori. Misionarët budistë, në shtetet turke kanë filluar të paraqiten qysh në shek. II. të e.s. Jemi dëshmitarë të asaj se më vonë në mesin e turqve janë përhapur edhe zaratustrizmi (“fe” e adhuruesve të zjarrit), hebraizmi, krishterimi, maniheizmi. Nuk ka dyshim se te turqit kanë ndikim edhe fetë kineze si konfuçianizmi dhe taoizmi.


Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty spartak demiraj

Mesazh  spartak demiraj 14.08.12 9:30

besimet e para turke kan qen shamanizmi shpirti i ujqve qe jetojn nomad dhe ne egersin e natyre,sipas mejE besimi tradicional turk eshte i njejti besim i indianeve te amerikes veriore.
spartak demiraj
spartak demiraj

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja tradicionale turke Empty Re: Feja tradicionale turke

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi