Feja e sllavëve
Faqja 1 e 1
Feja e sllavëve
Edhe sllavët, sikur keltët, janë prej popujve europianë. Banojnë mes lumit Vollga dhe Dniepër. Sllavë lindorë llogariten: rusët, ukrainasit, rutenët. Kurse sllavë jugorë janë: kroatët, serbët dhe bullgarët.Ndërkaq sllavë perëndimorë quhen çekët, sllovenët, vllehët (polakët), sorbenët dhe keshubenët.
Lajmi më i vjetër për sllavët haset në luftën Gote, gjegjësisht në shpjegimin e fesë së sllavëve, të cilat i tregon në veprën e tij historiani bizantin, Prokebuni, i cili që ka jetuar në shek. VI. Edhe Ibën Fadlan, i cili në shek. X ka vizituar Rusinë, në Seyahatnamen (udhëpërshkrim) e tij jep njohuri për fenë e sllavëve.
Sidomos, për fenë sllave njohuri mund të fitohet edhe prej epopeve dhe tregimeve për trimëri, si dhe prej traditave të vjetra.
a. Zoti dhe fuqitë mbinatyrore
Sipas të dhënave, sllavët besonin në një qenie të quajtur Anten, që llogaritet si krijuesi i çdo gjëje.Kjo karshi zotit të së mirës dhe të së bukurës, sikur në fetë e tjera, ishte edhe një qenie e së keqes dhe të ligës.Megjithatë, kjo nuk është parim i dualizmit. Në henoteizmin e sllavëve të jugut zot krijues ishte Perun.Perun llogaritej zot i qiellit, i vetëtimës dhe i furtunës.
Në Novgrad kishte një zjarr që ndizej rregullisht për hir të tij. Idhulli i kultit ishte prej druri, përpara të cilit edhe sakrifikohej. Idhulli në Kiev ishte i ndërtuar prej ari dhe argjendi. Tempulli i tij ishte shkatërruar në vitin 988, në kohën kur mbreti Vladimir e pranon krishterimin si fe të veten. Te sllavët e jugut gjendej edhe zoti Pazbog, që ishte zot i diellit dhe i sakrificës dhe që ishte bir i Svaro-së, zot i zjarrit.
Ndërkaq nuk haset shumë në hyjnesha.Po ashtu përmenden edhe zotat si Stribo, zot i erës dhe i luftës, Horse, zot i gjuetisë dhe i sëmundjeve,Mkos, zot i bujqësisë dhe i tregtisë.Gjithashtu thuhet se ata kanë besuar edhe në ekzistimin edhe të zotave të hënës, të fatit dhe të të vdekurve. Përveç kësaj, ata kanë besuar edhe në shpirtëra, vampirë dhe zana.
b. Koncepti për vdekjen
Sipas lajmeve të vjetra dhe njohurive që japin udhëpërshkruesit arabë, sllavët, krahas traditës së adhurimit të idhujve dhe kulteve të bujqësisë, rëndësi të veçantë u kanë dhënë edhe ceremonive për të vdekurit. Tradita e djegies së të vdekurit ishte shumë e përhapur. Gjatë kësaj ceremonie për të vdekurin bëheshin shumë dhurata.
Ibën Fadlan tregon se, gjatë djegies së trupit të të vdekurit, me qëllim shoqërimi,
sakrifikohej edhe gruaja ose robi i tij. Gjithashtu atë e kanë djegur bashkë me teshat, duke menduar se ato do t’i duhen atij në botën e ardhshme.
Respekti ndaj shpirtërave të vdekur ka vazhduar një kohë të gjatë. Shpirtërat janë përfytyruar shumë të thjeshtë, të rrezikshëm dhe në forma të çuditshme.Sikur që ka shpirtra në formë ujku dhe vampiri (lugati),ka edhe shpirtra shtëpiakë, të cilët sjellin fatkeqësi apo fshehurazi sjellin mëshirë.
Shumica e shpirtërave shtëpiakë përfytyrohen si shkurtabiqë. Besohej se, prej shpirtave të fëmijëve të mbytur në ujë, bëhen demonët dhe zanat.

Fakiri- 486
Similar topics
» Mormonët dhe Mormonizmi
» Feja e keltëve
» Feja e vjetër Amerikane
» Feja tradicionale turke
» Feja para gjithçkaje ?!
» Feja e keltëve
» Feja e vjetër Amerikane
» Feja tradicionale turke
» Feja para gjithçkaje ?!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi