EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Feja e vjetër Amerikane

Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Fakiri 31.01.12 17:01

Edhe në historinë e kontinentit amerikan haset në kultura të zhvilluara.Disa nga këto kultura shkojnë deri në periudhat më të lashta, kurse disa janë paralel me historinë e Periudhës së Mesme të Evropës. Në Meksikë shihet kultura e lartë e toltekëve dhe e aztekëve,në Guatemala dhe në Jukatan shihet shteti i majave, në Kolumbi çibçat,kurse
në Peru dhe në Bolivi inkat.Vetëm se,okupimi i Amerikës së Mesme dhe të Jugut nga
ana e spanjollëve, për të gjithë ata përgatit një fund të dhimbshëm dhe kështu të gjithë u zhdukën nga skena historike.

Ata të cilët të parët kanë diskutuar për fetë e vjetra amerikane janë shpirtërorët spanjollë, shumicën e të cilëve e përbëjnë priftërinjtë, që kanë ardhur bashkë me fuqitë pushtuese. Gjithashtu, gjendjen fetare të popullit e ndriçojnë edhe shkrimet historike të administratorëve dhe të indianëve.

Sidomos, lajmet e vëzhguesve i vërtetojnë hulumtimet e bëra me anë të gërmimeve arkeologjike në kohën e fundit. Gjithashtu dokumentohen edhe njoftimet nga astekët dhe nga të vjetërit.

Libri i shenjtë i popullit kiçe, i quajtur “Popul Vuh” (Libri i këshillave), i cili ka vlera të rëndësishme në fushën e historisë së feve, nga ana e një indiani që e ka pranuar krishterimin më 1530, është përkthyer në gjuhën amtare, por me alfabet latin.

Këtë libër, nga origjinali apo nga një kopje Francisko Ximenez, nga fraksioni i dominikajve, e ka përkthyer në spanjisht më 1700. Ky libër përfshin legjendat për krijimin e botës dhe të njerëzve,historinë e zotave,trimat e periudhës së parë dhe në fund historinë e sunduesve të popullit kiçe.Vepra është një prej dokumenteve më me vlerë për kulturën e Amerikës së Vjetër.

Ndërkaq popujt e kulturës të rajonit të Andeve të Amerikës Jugore, për të shprehur qëllimet e tyre,në vend të shkrimit kanë përdorur sistemin e perit me nyje.Forma e nyjes në pe tregonte ngjyrën,gjatësinë,kuptimin dhe numrin e gjësë në fjalë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Re: Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Fakiri 31.01.12 17:09

1. Aztekët

Me pushtimin e Meksikës nga ana e spanjollëve më 1521, dhe shteti i aztekëve u shkatërrua dhe u zhduk.Emri i aztekëve rrjedh prej fjalës Aztlan,që është emri i shteteve mitologjike.Gjuha e tyre i takon grupit të gjuhëve të popullit nahua.Këta në shek. XIV,në platotë meksikane,kanë themeluar monarkitë ushtarake,kurse në aspektin shpirtëror ishin të lidhur me trotekët,të cilët shtetin e tyre e kanë formuar më herët.

Ata gjithashtu kishin një histori me shkencë të matematikës të zhvilluar.Sipas koncepteve për universin,bota ka dalë prej një deti të amshueshëm.Nën sipërfaqen e tokës gjenden nëntë bota nëntokësore, kurse mbi të gjenden nëntë apo dymbëdhjetë shtresa qiellore. Bota, me përjetimin e katër fatkeqësive të mëdha, u shkatërrua katër herë dhe më në fund u shkatërrua krejtësisht.

Këto fatkeqësi emërtohen me periudha të quajtura “diell”.
E para është “Delli i ujit”, e cila ka përfunduar me kaplimin e tërë botës nga uji me rastin e tufanit;
e dyta,“Dielli i tigrit”,e cila ka përfunduar me ngrënien e diellit dhe të gjallesave nga ana e tigrit;
e treta,“Dielli i zjarrit”,e cila ka përfunduar me ndarjen e tokës nga zjarri i ardhur nga qielli dhe i dalë prej vullkaneve;
e katërta,“Dielli i erës”,e cila ka përfunduar me zhdukjen e tërë gjallesave nga furtuna dhe nga shekullina.Kurse periudha e tashme botërore është më e fundit, e cila do të përfundojë me tërmete.

Vetëm se, zotat,në fatkeqësinë e mëparshme, kanë shprehur dëshirë të shohin një botë të re dhe e kanë riparuar botën.Ndërsa këtë rradhë,nuk do të ndihmojnë në riparimin e botës dhe ajo nuk do të mund të ringjallet edhe një herë.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Re: Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Fakiri 31.01.12 17:14

Sipas aztekëve,në katin më të lartë të qiellit qëndron zoti Tonacatecutli bashkë me gruan e tij.Ata fëmijës në barkun e nënës i dërgojnë shpirtin.Nën administrimin e tyre kanë zota të panumërt, gjysëm zota, trima të periudhës së vjetër, demonë të mirë dhe të këqinj, shpirtëra natyrorë dhe të paraardhësve.

Në tempujt e tyre adhurohen vetëm zotat. Murgjit janë të detyruar që t’i mësojnë ceremonitë praktike dhe të menduara me bindje. Në shtetet e aztekëve dhe të toltekëve, tempujt më të mëdhenj të rajonit i përkushtohen, së pari Ketsalkovatl (gjarpëri me fletë) e pastaj Tezcatlipace dhe Huitzilopochtli.

Sipas legjendës, Ketsalkovatl ka lindur pas gëlltitjes së gurit të çmueshëm hyjnor nga ana e vejushës Kimalman. Ai gjithashtu ishte mbreti murg i shtetit legjendar Tollan dhe mësuesi i shumë arteve dhe kulturave për tollanët dhe toltekët. Për shkak të shumë intrigave të zotave rivalë, ai e braktisi shtetin dhe u zhduk në largësi. Kohën e fundit, Ketsalkovatl përfytyrohej si zot i furtunës dhe gjykues i qiellit natën.

Besohej se në një ardhmëri të largët do të kthehet përsëri në botë. Duke menduar se ardhja e komandantit Cortez është kthimi i Ketsaltkovatl-it, ata i pritën vëllazërisht spanjollët. Kur e kuptuan se janë mashtruar, çdo gjë kishte përfunduar.

Rivali i Ketsalkovatlit ishte Tezkatlipoce, zoti i natës dhe i luftës. Ai përfytyrohej me fytyrë të frikshme dhe person që bën intriga dhe si magjistar i madh.

Një zot tjetër është zoti i luftës, Huitzilopoçtli. Hyjnesha e tokës, që ishte Tlazolteotl, nëpërmjet një topi, i cili përplot me qime ka rënë nga qielli, ka mbetur me barrë prej Huitzilopoçtlit dhe atë e ka lindur bashkë me armët. Zota të tjerë me rëndësi janë: Tonatiuh, zoti i diellit, Tlaloci, zoti i shiut dhe Tlazolteote, zoti i tokës.

Përveç këyre, kishte edhe shumë zota të tjerë që përfaqësonin krijesa natyrore, si prodhimtarinë, zjarrin, yjet etj. Sundimtari i botës së të vdekurve dhe i shtatë botëve nëntokësore ishte Mictlantecutli.Kulti i tij përcaktohej sipas kalendarëve të përgatitur me një vrojtim të kujdesshëm të qiellit.Përveç disa festave për nder të tij, ai adhurohej edhe në disa ceremoni, të cilat realizoheshin me rastin e disa rasteve në jetën e njeriut, si lindja,vdekja etj.

Adhurimi në tempull dhe në vende të posaçme bëhej me flijim dhe me lëmoshë.Fëmija i sapolindur,për t’u mbrojtur nga fëlliqësitë materiale dhe nga forcat e liga shpirtërore, lahej me ujë. Për pastrim shpirtëror agjërohej, qëndrohej larg marrëdhënieve seksuale dhe bëhej pendimi me askezë. Te aztekët ishte shumë e përhapur tradita e flijimit të njeriut.

Për hyjninë e zjarrit periodikisht flijohej njeriu. Besohej se, në sajë të këtyre sakrificave dielli dhe hëna vazhdonin lëvizjet e tyre. Në altarët, që quhen “Tlacatecco”, ku njeriu sakrifikohej, ndërtohej një idhull i përbërë prej mjalti, mielli dhe prej gjakut të fëmijës, më vonë mishi i sakrificës hahej nga prezentuesit në ceremoni.

Sakrificat më tepër zgjidheshin të jenë prej robërve të luftës dhe prej fëmijëve. Njeriun që do ta sakrifikonin e kapin katër vetë, kurse murgjit me thikë prej guri ia çajnë kraharorin dhe ia nxjerrin zemrën jashtë. Sipas dëshmive, nuk mungonin edhe gostitë kanibaliste. Për sakrificë i piqnin dhe i hanin të rinjtë e ushqyer enkas për këtë qëllim.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Re: Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Fakiri 31.01.12 17:18

Murgjit ishin të organizuar në mënyrë hierarkike dhe jetonin nëpër manastire të pamartuar. Prej kushteve të murgërisë llogariteshin,të bërit e vetes unuk (steril),të marrurit gjak prej veshëve dhe gjuhës.

Kurse fati i njerëzve pas vdekjes varej prej formës së vdekjes.Burrat dhe gratë që vdesin në pleqëri dhe të sëmurë, shkojnë në botën nëntokësore.Ata që mbyten apo vdesin nga ndonjë sëmundje me temperaturë dhe ata që vdesin prej vetëtimës shkojnë në parajsën e Tlaloc-it, zoti i shiut, për të cilin mendohet se gjendet në një mal në lindje.

Për këtë, të vdekurit para se të varrosen lyhen me ngjyrë të kaltërt, që llogaritet ngjyra e zotit të shiut. Ata që vdesin në luftë dhe që flijohen dhe ato gra që vdesin gjatë lindjes, shkojnë në parajsën qiellore, te zoti i diellit. Kështu që, në jetën pas vdekjes nuk ka dënim dhe shpërblim, kundërvlerë për punët e kësaj bote.

Njëri prej lajmeve me rëndësi që është në burimet e tyre është ajo se, njëri prej princave të popullit Tezcoco,i quajtur Nezahualcoyotl (Kozotl që agjëron),ka shkruar një legjendë të ngjashme me Fjalët e Urta (të Solomonit) të Dhiatës së Vjetër.Ai ka ndërtuar një tempull nëntë katësh,ka mbrojtur mendimin se zoti është krijuesi i gjithësisë, të besohet dhe të adhurohet një zot i dukshëm dhe e ka ndaluar sakrificën me gjak.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Re: Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Fakiri 31.01.12 17:37

2. Majatë

Feja e majave ka ngjashmëri në shumë aspekte me fenë e aztekëve.Shkrimet hieroglife dhe lojrat e shenjta me top janë disa prej ngjashmërive.Vetëm se majatë nuk kanë qenë tiranë dhe gjakderdhës, sikur aztekët.Te ata shumë rallë shihet flijimi i njeriut. Kryesisht ata flijonin bimë dhe kafshë. Në krye të panteonit gjendej Hunabku, zoti më i lartë dhe pasiv.

Kurse zoti aktiv, Itzamna, llogaritej zoti i diellit dhe trim i kultit. Zoti që i ngjan Ketsalkovatlit të aztekëve ishte Kukulkan.Ai ishte zbuluesi i kalendarit dhe i diturive dhe mbrojtësi i prodhimit. Ata kishin edhe zota të shiut, të tërmetit dhe të yjeve.

Kurse sunduesi i botës nëntokësore ishte Hunahpu. Sipas legjendës së majave, ai ishte zoti që e nxorri shtetin prej deti dhe pasi iu përgjigj çdo nevoje, e krijoi njeriun prej bimës së misrit.

Këta edhe në aspektin e kultit u ngjajnë aztekëve, të cilët flijonin pemë, lule, qen dhe gjel deti. Ndërkaq flijimi i njeriut ishte i rallë. Vetëm në kohë të caktuara, në një gropë të thellë që e llogaritnin të shenjtë, i hidhnin vajzat beqare, duke i sakrifikuar. Ata e dinin edhe lojën e topit, sikur te aztekët.Oborri i gjerë i tempullit llogaritej edhe fushë futbolli.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Re: Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Fakiri 31.01.12 17:38

3. Inkatë

Inkatë kanë jetuar në Perun e sotëm. Shteti i tyre ka ekzistuar deri më 1432, kur komandanti spanjoll Pizarro e pushtoi atë. Një pjesë e tokave të tyre ishte pasuri e shtetit, gjegjësisht e inkave. Çdo nënshtetas mashkull, deri në një moshë të caktuar, ishte i obliguar të punojë në këto toka dhe të shërbejë në ushtri. Nevojtarët kërkesat e domosdoshme të tyre për drith, pambuk etj., i përmbushnin prej depos shtetërore.

Ndërsa kur plakeshin nevojat e tyre në tërësi i plotësonte shteti. Inka, si kryetar shteti, llogaritej nip i diellit. Sipas legjendës, pasuesi i tij Manko Kapak, i cili është parë nga motra dhe gruaja e tij në një shpellë në liqenin Titicaca, është tërhequr në veriperëndim dhe njerëzve u ka mësuar ndreqjen dhe përdorimin e mjeteve të ndryshme. Kurse në Cuzco ka formuar një shtet. Nga të gjithë këta sundimtarë, gjashtë të fundit janë të njohur.

Sipas inkave, zoti Vriakoça, llogaritej krijuesi i botës. Këngët e bukura fetare për të tregojnë fetarësinë e njerëzve.Në tempullin e diellit në Cuzco, gjenden bashkë zoti i diellit, Inti, dhe zoti i vetëtimës, Kokeilla. Ata përfaqësohen me tre idhuj prej ari.

Poashtu, edhe deti, hëna dhe yjet e rëndësishëm kanë zotat e tyre të posaçëm. Ceremonitë fetare bëhen në tempull.Për kurban flijohen lule, ushqime, pije dhe veshje, të cilat pastaj hidhen në zjarr dhe digjen.Në disa raste në zjarr si kurban digjej edhe kafsha Lama.

Me rastin e kalimit në fron apo me rastin e vdekjes së inkas, ose në raste me rëndësi, si paraqitja e sëmundjeve ngjitëse dhe e urisë,flijohen fëmijë dhe të rritur.Shërbimet fetare i kryejnë murgjit dhe murgeshat.Inka,gratë tjera,përveç gruas kryesore të tij,që është edhe motra e tij, i zgjedh prej murgeshave.

Të vdekurit i varrosin të balsamosur. Ata besojnë se, shpirtrat, nëpër një urë prej qimje, shkojnë në “Shtëpinë e memecëve”, e cila gjendet mbi një det të thellë, kurse për ata që jetojnë në bregdet, besohej se shpirtërat e tyre me anë të peshkaqenëve dërgohen në ishullin Guano.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Re: Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Fakiri 31.01.12 17:41

4. Çibçatë

Ata jetonin në mes të liqenit Nacaragua dhe të Ekuatorit, dhe kishin prejardhje prej popullit të Andeve me një kulturë të zhvilluar.Qyteti i shenjtë Suamoj qeverisej nga një mbret murg i zgjedhur.Ata kishin një sistem të ngjashëm me sistemin kast të indusëve. Murgjit pozitat e tyre i linin trashëgimi me një metodë matriarkale.

Klasat përbëheshin duke filluar prej luftëtarëve, tregtarëve, artistëve dhe bujqve.Kurse klasa më e ulët ishin parjatë. Realizuesi i këtij ligji, në të njëjtën kohë ishte edhe sundimtari, hyjnia e të cilit është e pranuar.

Sipas një dëshmie të çibçajve, njerëzit burojnë nga Bachue, që është nëna e çdo gjëje, e cila ka mbetur me barrë nga një mashkull që është parë në liqenin Iquaqua.Pastaj Bachue, atë mashkull, që është babai i njerëzimit, e shndërron në formën e gjarpërit dhe e lëshon në liqen.

Kurse sipas një dëshmie tjetër, i ati i parë i njerëzimit është Kazikeni, që meshkujt i ka krijuar prej dheut të verdhë,kurse femrat prej bishtit të bimëve.Ndërsa vetë ai, sikur dielli dhe hëna, ka hipur në qiell.Bachue është ajo që njerëzimit ia ka mësuar qytetërimin.Ajo, së pari është fshehur dhe pastaj ka humbur.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Re: Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Fakiri 31.01.12 17:43

5. Piramidat e Amerikës Jugore

Piramidat janë të ndërtuara nga vendësit e vjetër amerikanë.Gjithashtu janë mbeturina të
qytetërimit (200 para e.s.-700 pas e.s.) të quajtur “Teotihucan”. Përbëhet prej pesë katëve taracë. Më e larta është 60 metra.Por, ka edhe më të vogla.Në shtetin e majave (Rajoni Chiapas) ka edhe piramidë me emrin “Tempulli i mbishkrimeve”, e cila ka një dhomë për të vdekurit, që nuk është te piramidat e tjera, dhe një varr prej guri dhe, gjithashtu, është e zbukuruar me gurëz të gdhendur. Në maje të pira-midave të Meksikës gjendet një bazament dhe një pullaz tempulli. Ndërkaq piramida El-Castillo është nëntëkatëshe dhe mjaft madhështore.


6. Pasqyrimet e besimit të vjetër amerikan

Vendasit e Amerikës së Vjetër,të shpëtuar prej gjenocidit të ushtruar mbi ta,nga ana e kolonizuesve janë syrgjynosur në male dhe shkretëtirë, vende të cilat nuk vlejnë për bujqësi. Një pjesë e popullit, nga të cilët ishin marrë burimet për jetë, u zhdukën nga uria dhe sëmundjet. Ata që kanë mbijetuar deri tani nga kultura e tyre e përbashkët, janë vallëzimet e kultit për turistët, modelet e teshave të veshura në danse dhe punimet mbi ato tesha.

Ata, përveç që janë dërguar përreth lumit Missisippi dhe Misuri, janë munduar që jetën e tyre ta vazhdojnë edhe në shkretëtirën e Teksasit dhe të Meksikës së Re dhe në kufijtë e Kanadasë. Krahas krishterimit të për-gjithshëm të tyre, në mesin e tyre, nga mesi i shek. XX, u paraqit një lëvizje e quajtur “Vallëzimi i shpirtërave”, e cila sot vazhdon ende me emrin “Kulti Peyote”.

Peyote është manifestim i ndjenjës së zhvilluar fetare në situata të ndryshme të racës së kuqe. Në vallëzimin e shpirtërorëve është shpresa për ardhjen e shpëtimtarit-mesias. Sipas kësaj, ata besojnë se do të vijë një lider i mbushur me frymëzim hyjnor dhe do t’u mundësojë atyre një jetë parajse. Që këtë lider dhe udhëheqës Zoti sa ta dërgojë më shpejt, ata mundohen që të lidhin marrëdhënie me shpirtërat e stërgjyshërve dhe botën hyjnore.

Brenda kohës janë paraqitur edhe liderë, të cilët kanë besuar se kanë lidhje me qiellin dhe me shpirtërat e stërgjyshërve. Këta, në përgjithësi, janë liderë të edukuar dhe që shpejt mund të kalojnë në trans (gjendje shpirtërore të hipnozës së thellë).Disa nga këta njerëz, që nëpërmjet ëndërrës dhe transit bëjnë udhëtime shpirtërore në qiell, jetojnë jetë asketike në male.

Në manifestimin e fuqisë së shenjtorëve në rolin e shpëtimtarit,rol të rëndësishëm luajnë kulti i vjetër mjekësor dhe veprimet për shpërndarjen e shërimit. Në disa raste luftëtarëve u kanë thënë se nuk i vret plumbi i të bardhëve.Sidomos, ata besojnë se, dëshmorët e luftës me fuqinë misterioze të Shpëtimtarit të ardhshëm do të rikthehen përsëri në jetë, gjegjësisht në familjet e tyre.

Kulti Peyote është shfaqur pas shtypjes së kryengritjes aktive të shpëtimtarit nga ana e të bardhëve. Peyote është një bimë kaktusi me rrënjë të deponuar, si karrotë, rrepë etj. Ka specifikë narkotike. Njerëzit që ushqehen nga këto kalojnë në gjendje transi dhe në ekstazë (dehje shpirtërore) dëgjojnë zëra të jashtëzakonshëm, shohin fotografi të ngjashme.

Për ta kjo është një bimë e shenjtë. Anëtarët e kultit Peyote kishën e tyre në fillim e kanë quajtur “Church of the Born”, kurse sot e përdorin emrin “Native American Church”. Bima Pejote është bërë një mjet që i bashkon njerëzit me hyjninë.

Sa që thonë se,Bibla është vetëm për anëtarët e botës së vjetër,kurse ata vetë me anë të Peyotes arrinë direkt te shpallja hyjnore,dhe thonë se Bibla nuk është për ta.Ceremonitë kishtare janë unifikuar me ceremonitë Peyote.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Feja e vjetër Amerikane Empty Re: Feja e vjetër Amerikane

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi