Mormonët dhe Mormonizmi
4 posters
Faqja 1 e 1
Mormonët dhe Mormonizmi
Mormonët dhe Mormonizmi
Ithtarët e kësaj lëvizjeje (mormonët) predikojnë se Perëndia dhe Jezus Krishti e emëruan drejpërsëdrejti Smithin për të përhapur disa "shkrime të shenjta", të shkruara mbi pllaka të arta, të cilat i kishin groposur izrealitët e lashtë që kishin emigruar në Amerikë. Sipas tregimit të Smithit për këtë ndodhi të rëndësishme, engjëll Moroni i tregoi vendin jashtë Palmyrës (në SH.B.A.) ku ishin gjoja të fshehura pllakat e arta. Harrisi, autori i letrës, ishte njëri prej "tre dëshmitarëve" të kishës së Mormonit, të cilët pohojnë se edhe ata i kishin parë pllakat e arta dhe se kjo dëshmi duhej besuar.
Një prej mësimeve dalluese të mormonizmit është pagëzimi për farefisin e vdekur. Kjo jo vetëm që rrit prestigjin e "kishës" mormone si e vetmja agjenci nëpërmjet së cilës mund të shpëtohet njeriu, por edhe u mundëson mormonëve të bëhen "shpëtimtarët" e farefisit të tyre të vdekur. Mormonët pohojnë se, meqenëse pagëzimi është i domosdoshëm për shpëtim dhe meqenëse shumë njerëz kanë vdekur para se të rikthehej "kisha" e vërtetë nën Xhozef Smithin, duket e pashmangëshme se shumica e të vdekurve janë të humbur.
Themeluesi i kësaj lëvizjeje, e cila nuk mund të quhet aspak e krishterë, Xhozef Smith, e filloi karrierën e tij si drejtues i një agjencie për kërkim thesari. Veçantia e tij ishte përdorimi i magjisë për të zbuluar thesaret, sepse nisej nga aksioma se thesare të tilla ruheshin nga shpirtrat. Këto hollësi dolën në dritë kohët e fundit (në njërën prej letrave të tij të hershme, e botuar për herë të parë më 1985). Kështu doli se Smithi ishte nën ndikimin e magjisë popullore dhe të okultizmit (gjërave të fshehura që kanë të bëjnë me djallin).
Ithtarët e kësaj lëvizjeje (mormonët) predikojnë se Perëndia dhe Jezus Krishti e emëruan drejpërsëdrejti Smithin për të përhapur disa "shkrime të shenjta", të shkruara mbi pllaka të arta, të cilat i kishin groposur izrealitët e lashtë që kishin emigruar në Amerikë.
Sipas tregimit të Smithit për këtë ndodhi të rëndësishme, engjëll Moroni i tregoi vendin jashtë Palmyrës (në SH.B.A.) ku ishin gjoja të fshehura pllakat e arta. Harrisi, autori i letrës, ishte njëri prej "tre dëshmitarëve" të kishës së Mormonit, të cilët pohojnë se edhe ata i kishin parë pllakat e arta dhe se kjo dëshmi duhej besuar.
Letra e Harrisit, e datuar shtatë muaj pas botimit të librit të Mormonit, tregon se cilat ishin, sipas tij, fjalët e Smithit në lidhje me zbulimin e "shkrimeve": "Unë e mora vetëm për shkak të fallit", - thotë Smithi. - "Një shpirt i vjetër më tha ta gërmoja arin, por kur e gërmova mëngjesin tjetër, shpirti u shndërrua në një salamandër të bardhë në fund të gropës dhe më rrahu tri herë".
Në këtë tregim nuk ka asnjë aluzion për ndonjë ëngjëll nga Perëndia, siç pohohet në librin e Mormonit.
Letra e Harrisit përmend se Smithi merrej me gërmim për para, duke përdorur fuqitë e tij gjoja të veçanta dhe një gur magjik për të gjetur thesare të groposura. Letra lë të kuptohet, gjithashtu, se Smithi përdori një gur magjik për të gjetur "shkrimet" e groposura. Kohët e fundit ka dalë në dritë një letër tjetër, e shkruar nga Smithi më 1825 dhe drejtuar një klienti të mundshëm për kërkim thesari, ku diskutohet se si t'ia hedhë shpiriti të zgjuar që ruan thesarin e groposur.
Një historian i njohur jomormon arrin në përfundimin se këto letra provojnë se magjia dhe praktika okulte luajtën një rol të rëndësishëm në fillimin e kësaj lëvizjeje fetare. Duke u përpjekur për t'i dhënë rëndësi fetare Amerikës para Kolombit, Smithi ka shpikur një tregim që mban erë shkence fantastike, por për të cilin nuk ka asnjë dëshmi historike. Theksi amerikan shihet në mendimin e tij për mbretërimin mijëvjeçar të Krishtit: ky do të mbretërojë nga dy kryeqytete: Zioni (d.m.th. indipendenc në Mizuri të Sh.B.A.-së dhe Jeruzalemi në Palestinë.
Në disa pika thuhet se libri i Mormonit ka epërsi madje edhe ndaj Biblës; në Bibël ka gjoja gabime përkthimi, ndërsa në librin e Mormonit (origjinali ishte shkruar gjoja në gjuhën egjiptiane!) jo. Ky është pretendim i çuditshëm duke marrë parasysh se qysh nga koha e botimit të parë në tekstin e këtij libri janë bërë rreth 3000 ndryshime! Përveç kësaj, disa pohime në librin e Mormonit u anulluan nga "zbulime" të mëvonshme.
Versioni i tyre i Biblës përmban ndryshime dhe shtesa të shumta që nuk kanë fare lidhje me probleme përkthimi, por bazohet në mendimin se Bibla është e paplotë dhe se duhet plotësuar nga profeti i madh, Xhozef Smithi, që erdhi pas rreth 1800 vjetësh. Është e tepërt të themi se Smithi nuk ishte çifut.
Mësimet karakteristike të mormonizmit janë: triteizmi (Trinia përbëhet nga tri perëndi); politeizmi (ka lloje të shumta perëndish përveç Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë - ato mbretërojnë në planete të tjera). Ndryshimi midis Perëndisë dhe engjëjve është vetëm relativ.
Sipas tyre, Adami ishte njëherë qenie shpirtërore (d.m.th. perëndi) që zbriti në tokë për të marrë një trup. Njeriu është në thelb perëndi në formim, i cili do të rimarrë në fund hyjninë e tij të plotë (shih herezinë gnostike dhe filozofinë pagane greke). Krijimi i kësaj bote ishte veprim i përbashkët midis perëndive dhe shpirtrave të njerëzve të veçantë që ekzistonin përpara krijimit.
Gjithashtu, ndryshimi midis mormonëve dhe Krishtit është ndryshim shkalle, por jo lloji. Trupi i Krishtit ishte pasojë e marrëdhënies fizike midis Atit dhe vigjëreshës Mari (shih mitologjinë pagane). Vepra pajtuese e Krishtit nuk e përcakton vendin ku shkon njeriu pas ringjalljes, pasi kjo përcaktohet nga veprat e njeriut (d.m.th. shpëtimi nëpërmjet veprave). Në rastin e mëkateve të rënda, njeriu duhet t'i shtojë gjakut të Krishtit gjakun e tij, që mëkatet e tij të shlyen (ky është sulm kundër njëlloshmërisë së Krishtit si Personi i Dytë i Trinisë).
Një prej mësimeve dalluese të mormonizmit është pagëzimi për farefisin e vdekur. Kjo jo vetëm që rrit prestigjin e "kishës" mormone si e vetmja agjenci nëpërmjet së cilës mund të shpëtohet njeriu, por edhe u mundëson mormonëve të bëhen "shpëtimtarët" e farefisit të tyre të vdekur.
Mormonët pohojnë se, meqenëse pagëzimi është i domosdoshëm për shpëtim dhe meqenëse shumë njerëz kanë vdekur para se të rikthehej "kisha" e vërtetë nën Xhozef Smithin, duket e pashmangëshme se shumica e të vdekurve janë të humbur.
Megjithatë, sipas pohimive të mormonëve, të gjallët mund të pagëzohen si zëvendës për të vdekurit - d.m.th. për ata që kanë vdekur pa njohjen e "ungjillit" të rikthyer. Një mësim tjetër karakteristik për mormonët është martesa qiellore. Mormonët pohojnë se ka një lloj të veçantë martese - martesa e lidhur në një tempull mormon - që zgjat në përjetësi dhe nuk anullohet nga vdekja.
Fëmijët mund të lindin prej një martese të tillë madje edhe pas vdekjes! Vetëm individët e martuar në këtë mënyrë mund ta arrijnë pozitën e hyjnisë (d.m.th. shpëtimin e plotë; të tjerët bëhen engjëj. Është e tepërt të themi se ky mësim nuk ka asnjë bazë biblike dhe kundërshton mësimin biblik për shpëtimin nëpërmjet bësimit në veprën pajtuese të Krishtit.
Reagimi i pashmangshëm ndaj pohimeve të tilla është: si mund t'i besojë ndokush me mendje të kthjellët një trillimi të tillë që kundërshton qartë mësimet themelore të Biblës? I vetmi shpjegim i mundur është se kemi të bëjmë me një mashtrim të fuqishëm djallëzor, që mund të mashtrojë çdo njeri që nuk ka bindje të forta shpirtërore dhe që nuk njeh mirë Biblën. Një mashtrim i tillë bën pjesë në shërbimin e disinformimit të djallit.
Por të gjithë ata që dëshirojnë ta gjejnë Perëndinë me çdo kusht, do ta gjejnë, ndërsa ata që janë me dy mendje, mund të bëhen viktima të një mashtrimi të tillë.
A është mormonizmi i krishterë?
Kjo ndoshta duket si një pyetje misterioze si për shumë mormonë, ashtu edhe për disa të krishterë. Mormonët do të shënojnë se ata e përfshijnë Biblën ndërmjet katër librave, të cilët ata i mbajnë si Shkrimet e Shenjta dhe se besimi në Jezu Krishtin është në qendër të fesë së tyre, siç evidentohet edhe nga emri i tyre zyrtar, Kisha e Jezu Krishtit e Ditëve të Fundit (KJKDF).
Për më tepër, shumë të krishterë e kanë dëgjuar Korin e Tabernakullit Mormon të këndojë himne të krishterë dhe i ka bërë përshtypje të mirë vendosmëria e tyre për virtyte të larta morale dhe familje të forta. A nuk të çon kjo të mendosh se mormonizmi është i krishterë?
Mormonët kanë shumë terma të rëndësishme biblike dhe norma etike me të krishterët e rilindur. Megjithatë, pikat e mësipërme janë shembuj të ndryshimeve thelbësore dhe të papajtueshme midis kristianizmit historik e biblik dhe mormonizmit. Ndërsa këto dallime nuk na ndalojnë të jemi miqësorë me mormonët, nuk mund t'i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra në Krisht.
Bibla në mënyrë të veçantë na paralajmëron për profetët e rremë, të cilët do t'ju mësojnë "një ungjill tjetër", i përqendruar rreth "një Jezusi tjetër" dhe i dëshmuar nga një "shpirt tjetër" (2 Kor 11:4, 13-15; Gal 1:6-9). Duke u bazuar në evidencat e paraqitura më sipër, besojmë se mormonizmi përfaqëson një ungjill tjetër të korruptuar.
Është thënë se nëse ndonjë pranon se është mormon, por mohon të gjitha parimet bazë të mormonizmit - se Jozef Smith-i ishte një profet i perëndisë, se Libri i Mormonëve është i vërtetë dhe i frymëzuar hyjnërisht, se Perëndia më parë ishte një njeri, i cili përparoi në hyjni duke mbajtur ligjet e urdhërat e KJKDF dhe se Kisha Mormone është krijuar në mënyrë hyjnore - të gjithë mormonët e tjerë nuk do të të pranojnë të quhesh një Shenjt i Ditëve të Fundit.
Një njeri nuk mund ta quajë veten mormon nëse nuk beson doktrinat themelore të besimit mormon, që të gjithë mormonët besojnë. Për të njëjtën arsye, nëse të Shenjtët e Ditëve të Fundit nuk besojnë as të vërtetat themelore biblike që të gjithë të krishterët e tjerë besojnë, si mundet që të krishterët në mënyrë logjike t'i pranojnë ata si miq të krishterë?
Nëse mormonët besojnë se ata janë të vetmit të krishterë të vërtetë, ata nuk duhet të përpiqen ta quajnë veten si pjesë e Kishës së Krishterë.
Në vend të kësaj, duhet t'i thonë botës hapur se ata pretendojnë se janë të krishterë të rilindur dhe se mormonët janë të krishterët e vërtetë. Kjo, në fakt, është çfarë mësojnë privatisht, por jo publikisht.

Jon- 1159
Re: Mormonët dhe Mormonizmi
Çfarë Besojnë Mormonët
Autoriteti Hyjnor
Kisha e Mormonëve përdor Biblën dhe Librin e Mormonit si autoritetet e tyre primare (kryesore). Gjithashtu, Mormonët e pranonjnë librin “Doktrinat dhe Besëlidhjet” dhe “Perla me Vlerë të Madhe” si hyjnisht autoritare. Kisha e Krishterë përdor vetëm Biblën si autoritetin e saj nga Perëndia. Jozef Smithi (Jozeph Smith) nuk njihet si profet.
Natyra e Perëndisë
Kisha Mormone e shikon Perëndinë si Qënien Supreme të universit, por sipas tyre ai e fitoi këtë pozitë mbas një kohe të gjatë. Pra ai u bë Qënia Supreme në mënyrë graduale duke jetuar një jetë përkryermërisht të drejtë. Gjithashtu, Mormonizmi mëson që Perëndia Atë ka një trup prej mishi dhe kockash. Kurse kisha e Krishterë e shpall Perëndinë si përjetësisht dhe pambarimisht suprem. Ai është i njejti sot dhe gjithmonë. Ai është një Qënie frymore.
Natyra Njerore
Kisha Mormone pohon që të gjithë qëniet njerzore ekzistojnë si qënie frymore përpara se të linden në botë. Lindja fizike i jep trup këtyre frymërave, dhe mundësinë për të pasur zgjedhjen e vullnetit të lirë. Bota fizike përfaqëson një periudhë prove. Mëyra se si dikush jeton në tokë përcakton statusin e tij apo të saj në jetën tjetër. Nëse detyrat e jetës fizike përmbushen me një standart të pranueshëm, duke përfshirë përmbushjen e detyrimeve në tempullin Mormon, ai person mund të bëhet perëndi në jetën tjetër dhe si rezultat mund të prodhojë “fëmijë frymor” për të populluar një planet të tijin (në të njejtën mënyrë që Perëndia populloi tokën). Kisha e Krishterë mëson që njerëzit nuk ekzistojnë si frymëra përpara se të linden në botë. Njerëzit nuk mund të arrijnë perëndishmërinë ose të popullojnë botëra të tjera me “fëmijë frymorë.”
Natyra e Jezus Krishtit
Kisha Mormone e shikon Jezusin, Satanin, dhe ne, si vëllezër frymorë dhe bij të Perëndisë. Satani dhe Jezusi “luftuan” për privilegjin e marrjes së formës (mishit) njerzore në mënyrë që të bëheshin shpengues i botës. Jezusi e fitoi betejën, dhe fryma e Jezusit mori një trup nëpërmjet Marisë. Karakteri dhe jeta e Jezusit mund të fitohet dhe merret nga çdokush i cili është në gjendje që të jetojë me një nivel të atillë drejtësie. Kisha e Krishterë mëson që Jezus Krishti ka ekzistuar përjetësisht si Biri i Perëndisë, “personi” i dytë i Trinisë. Jezusi morri një trup njerzor rreth 2000 vjet më parë dhe u lind në botë nëpërmjet virgjëreshës Mari. Ai u kryqëzua mbi një kryq Romak për mëkatet tona, dhe u ngrit nga të vdekurit tre ditë më vonë për të vendosur hyjninë e Tij.
Si e Fitojmë Shpëtimin
Kisha Mormone mëson që Jezus Krishti e mundi vdekjen dhe i garantoi ringjalljen fizike të gjithë njerzimit. Por, vdekja shpirtërore mund të shmanget nëpërmjet bindjes personale ndaj urdhëresave të Perëndisë. Falja e mëkateve kërkon pagëzimin nga një prift i aprovuar Mormon. Praktika e pagëzimit për të vdekurit është një shtesë apo vijim i kësaj bindje, në të cilën Mormonët pagëzohen në vend të atyre të cilët kanë vdekur pa patur një pagëzim të duhur. Kisha e Krishterë mëson që ne nuk jemi në gjendje që të jetojmë një jetë me drejtësi e cila përmbush standartet e shenjta të Perëndisë. Prandaj, ne vendosim një mardhënie besimi me Perëndinë në veprën e Krishtit në kryq, dhe jo nëpërmjet veprave tona. Pagëzimi dhe veprat e mira janë akte bindje ndaj Perëndisë, dhe jo mënyra se si ne fitojmë jetën e përjetshme.
Jeta Pas Vdekjes
Kisha Mormone mëson që megjithëse ka një dënim të përkohshëm për ata që janë më të ligët, Jezus Krishti do të vendosi një mbretëri të re me tre nivele: mbretëria qiellore, mbretëria tokësore, dhe mbretëria telestiale. Kisha e Krishterë mëson që ka vetëm dy destinacione të mundshme pas vdekjes, parajsë ose ferr. Këto vende janë finale, qoftë në apektin fizik si dhe atë frymor.

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Pseudo-feja mormone
Ne Shqiperi, gjate 20 viteve te fundit kane hyre e kane dale me dhjetera religjione te shpikura ne vende te huaja, mes te cileve edhe feja mormone. Duke qene se jetoj afer me pseudo-kishen e tyre, shpesh kam pasur rast te flas me ta per fene e krishtere. Por ne fakt kam pare se mormonet nuk jane as te krishtere, madje as nuk mund te quhen monoteiste, pra njerez qe besojne ne nje Zot. Nga bisedat me ta kam kuptuar se mormonet besojne se ka tre perendi, duke prishur keshtu konceptin e Trinitetit qe kane mbare kishat e krishtera ne bote, sipas te cilit Zoti eshte Nje.
Gjithashtu profeti i mormoneve, Joseph Smith, e ka perkthyer librin e (pa)shenjte te tyre nga nje gjuhe te cilen ai nuk e kishte degjuar apo lexuar ndonjehere ne jeten e vet (fakt ky i konfirmuar zyrtarisht ne besimin e tyre; shiko http://en.wikipedia.org/wiki/Mormon, ku thuhet se gjuha origjinale ne te cilen eshte shkruar Libri i Mormonit ishte e "vecante" dhe nuk e fliste njeri ne bote). Sic thote edhe nismetari i temes, duke u mbeshtetur ne shkrimet Biblike, fare mire mund te jete ky rasti i paraqitjes se Mesise se rreme ose profeteve te rreme.
Nje tjeter besim i mormoneve, qe bie ndesh me historine e faktuar, pretendon se kristianet e lashte e braktisen fene e tyre pasi vdiq Papa i pare. Por si mund te thuhet nje gje e tille kur mbas Shen Pjetrit, Papes se pare, me mijera romake, ilire, etj. u konvertuan ne krishterim?! Perkundrazi, ata u bene edhe martire duke pranuar me mire te vriteshin barbarisht nga paganet, se sa te mohonin fene!
Per me teper, dy nga themeluesit e fese mormone, te cilet predikonin se kishin pare engjejt me syte e tyre (cdo besimtar i vertete ne Zotin e di se engjejt nuk mund te shihen sepse nuk jane qenie materiale!), i mohuan keto thenie perpara nje publiku te gjere, duke e braktisur perfundimisht religjionin qe vete kishin krijuar.
Mormonet, pra nuk jane as te krishtere, as nuk besojne ne nje Zot te vetem (mund t'i quajme edhe
pagane), dhe as nuk kane nje religjion me baza solide, por te ngritur mbi fantazite e nje ose disa personave jo-serioze.

Edituar për herë të fundit nga Marinus_Scodra në 19.08.10 2:13, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Shtesa)
Marinus_Scodra- 8
Re: Mormonët dhe Mormonizmi
Si është jeta brenda një komuniteti mormon
Pranë pjesës jugore të parkut kombëtar të kanioneve në Utah, SHBA, në një nga vendet më të bukura në botë, jeton një familje e madhe.
Ata janë mormonë fondamentalistë, që praktikojnë poligaminë.Enoch Foster ka dy gra dhe 13 fëmijë.Shtëpia e tyre është brenda një shkëmbi në komunitetin Rockland Ranch.Ky komunitet ka rreth 100 banorë dhe 15 familje poligamiste dhe monogamiste jetojnë pranë njëri- tjetrit.Komuniteti është themeluar 35 vjet më parë në pjesën jugore të një guri ranor.
Poligamia ishte pjesë e mësimeve të kishës së mormonëve dhe u soll këtu në vitet 1840.Por pjesa kryesore e braktisën këtë praktikë, ndërsa 37 mijë fondamentalistë mormonë e vazhdojnë praktikën edhe sot duke besuar se martesa me shumë gra do sjellë gëzim në parajsë.Shtëpitë e mëdha janë futur brenda shkëmbinjve. Për këtë qëllim është përdorur eksploziv.
Aty punojnë të gjithë bashkë për të mbajtur komunitetin.Fotografi që ka sjellë këto imazhe, Jim Urquheart, thotë se ka bërë një test gjykimi përpara se të lejohej për të marrë fotot.Ai thotë se ka mbetur i mahnitur për shkak se ishte një gjë e rrallë të dokumentoje jetën e tyre.Fotografi thotë se ishte një vend ideal për të rritur fëmijët..
Ai shton se fëmijët nuk e çonin ditën dëm me video- lojëra, por punonin përkrah prindërve duke e njohur natyrën dhe eksploruar botën.Alkooli dhe drogat nuk lejohen në komunitet.

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Mormonët dhe Mormonizmi
Të fshehtat e mormonizmit
Themeluesi i kësaj lëvizjeje, e cila nuk mund të quhet aspak e krishterë, Xhozef Smith, e filloi karrierën e tij si drejtues i një agjencie për kërkim thesari. Veçantia e tij ishte përdorimi i magjisë për të zbuluar thesaret, sepse nisej nga aksioma se thesare të tilla ruheshin nga shpirtrat. Këto hollësi dolën në dritë kohët e fundit (në njërën prej letrave të tij të hershme, e botuar për herë të parë më 1985).
Kështu doli se Smithi ishte nën ndikimin e magjisë popullore dhe të okultizmit (gjërave të fshehura që kanë të bëjnë me djallin). Ithtarët e kësaj lëvizjeje (mormonët) predikojnë se Perëndia dhe Jezus Krishti e emëruan drejpërsëdrejti Smithin për të përhapur disa “shkrime të shenjta”, të shkruara mbi pllaka të arta, të cilat i kishin groposur izrealitët e lashtë që kishin emigruar në Amerikë.
Sipas tregimit të Smithit për këtë ndodhi të rëndësishme, engjëll Moroni i tregoi vendin jashtë Palmyrës (në SH.B.A.) ku ishin gjoja të fshehura pllakat e arta. Harrisi, autori i letrës, ishte njëri prej “tre dëshmitarëve” të kishës së Mormonit, të cilët pohojnë se edhe ata i kishin parë pllakat e arta dhe se kjo dëshmi duhej besuar. Letra e Harrisit, e datuar shtatë muaj pas botimit të librit të Mormonit, tregon se cilat ishin, sipas tij, fjalët e Smithit në lidhje me zbulimin e “shkrimeve”: “Unë e mora vetëm për shkak të fallit”, – thotë Smithi. – “Një shpirt i vjetër më tha ta gërmoja arin, por kur e gërmova mëngjesin tjetër, shpirti u shndërrua në një salamandër të bardhë në fund të gropës dhe më rrahu tri herë”.
Në këtë tregim nuk ka asnjë aluzion për ndonjë ëngjëll nga Perëndia, siç pohohet në librin e Mormonit. Letra e Harrisit përmend se Smithi merrej me gërmim për para, duke përdorur fuqitë e tij gjoja të veçanta dhe një gur magjik për të gjetur thesare të groposura. Letra lë të kuptohet, gjithashtu, se Smithi përdori një gur magjik për të gjetur “shkrimet” e groposura.
Kohët e fundit ka dalë në dritë një letër tjetër, e shkruar nga Smithi më 1825 dhe drejtuar një klienti të mundshëm për kërkim thesari, ku diskutohet se si t’ia hedhë shpiriti të zgjuar që ruan thesarin e groposur. Një historian i njohur jomormon arrin në përfundimin se këto letra provojnë se magjia dhe praktika okulte luajtën një rol të rëndësishëm në fillimin e kësaj lëvizjeje fetare. Duke u përpjekur për t’i dhënë rëndësi fetare Amerikës para Kolombit, Smithi ka shpikur një tregim që mban erë shkence fantastike, por për të cilin nuk ka asnjë dëshmi historike. Theksi amerikan shihet në mendimin e tij për mbretërimin mijëvjeçar të Krishtit: ky do të mbretërojë nga dy kryeqytete: Zioni (d.m.th. indipendenc në Mizuri të Sh.B.A.-së dhe Jeruzalemi në Palestinë.
Në disa pika thuhet se libri i Mormonit ka epërsi madje edhe ndaj Biblës; në Bibël ka gjoja gabime përkthimi, ndërsa në librin e Mormonit (origjinali ishte shkruar gjoja në gjuhën egjiptiane!) jo. Ky është pretendim i çuditshëm duke marrë parasysh se qysh nga koha e botimit të parë në tekstin e këtij libri janë bërë rreth 3000 ndryshime! Përveç kësaj, disa pohime në librin e Mormonit u anulluan nga “zbulime” të mëvonshme. Versioni i tyre i Biblës përmban ndryshime dhe shtesa të shumta që nuk kanë fare lidhje me probleme përkthimi, por bazohet në mendimin se Bibla është e paplotë dhe se duhet plotësuar nga profeti i madh, Xhozef Smithi, që erdhi pas rreth 1800 vjetësh. Është e tepërt të themi se Smithi nuk ishte çifut.
Mësimet karakteristike të mormonizmit janë: triteizmi (Trinia përbëhet nga tri perëndi); politeizmi (ka lloje të shumta perëndish përveç Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë – ato mbretërojnë në planete të tjera). Ndryshimi midis Perëndisë dhe engjëjve është vetëm relativ. Sipas tyre, Adami ishte njëherë qenie shpirtërore (d.m.th. perëndi) që zbriti në tokë për të marrë një trup. Njeriu është në thelb perëndi në formim, i cili do të rimarrë në fund hyjninë e tij të plotë (shih herezinë gnostike dhe filozofinë pagane greke). Krijimi i kësaj bote ishte veprim i përbashkët midis perëndive dhe shpirtrave të njerëzve të veçantë që ekzistonin përpara krijimit.
Gjithashtu, ndryshimi midis mormonëve dhe Krishtit është ndryshim shkalle, por jo lloji. Trupi i Krishtit ishte pasojë e marrëdhënies fizike midis Atit dhe vigjëreshës Mari (shih mitologjinë pagane). Vepra pajtuese e Krishtit nuk e përcakton vendin ku shkon njeriu pas ringjalljes, pasi kjo përcaktohet nga veprat e njeriut (d.m.th. shpëtimi nëpërmjet veprave). Në rastin e mëkateve të rënda, njeriu duhet t’i shtojë gjakut të Krishtit gjakun e tij, që mëkatet e tij të shlyen (ky është sulm kundër njëlloshmërisë së Krishtit si Personi i Dytë i Trinisë).
Një prej mësimeve dalluese të mormonizmit është pagëzimi për farefisin e vdekur. Kjo jo vetëm që rrit prestigjin e “kishës” mormone si e vetmja agjenci nëpërmjet së cilës mund të shpëtohet njeriu, por edhe u mundëson mormonëve të bëhen “shpëtimtarët” e farefisit të tyre të vdekur. Mormonët pohojnë se, meqenëse pagëzimi është i domosdoshëm për shpëtim dhe meqenëse shumë njerëz kanë vdekur para se të rikthehej “kisha” e vërtetë nën Xhozef Smithin, duket e pashmangëshme se shumica e të vdekurve janë të humbur. Megjithatë, sipas pohimive të mormonëve, të gjallët mund të pagëzohen si zëvendës për të vdekurit – d.m.th. për ata që kanë vdekur pa njohjen e “ungjillit” të rikthyer.
Një mësim tjetër karakteristik për mormonët është martesa qiellore. Mormonët pohojnë se ka një lloj të veçantë martese – martesa e lidhur në një tempull mormon – që zgjat në përjetësi dhe nuk anullohet nga vdekja. Fëmijët mund të lindin prej një martese të tillë madje edhe pas vdekjes! Vetëm individët e martuar në këtë mënyrë mund ta arrijnë pozitën e hyjnisë (d.m.th. shpëtimin e plotë; të tjerët bëhen engjëj. Është e tepërt të themi se ky mësim nuk ka asnjë bazë biblike dhe kundërshton mësimin biblik për shpëtimin nëpërmjet bësimit në veprën pajtuese të Krishtit.
Reagimi i pashmangshëm ndaj pohimeve të tilla është: si mund t’i besojë ndokush me mendje të kthjellët një trillimi të tillë që kundërshton qartë mësimet themelore të Biblës? I vetmi shpjegim i mundur është se kemi të bëjmë me një mashtrim të fuqishëm djallëzor, që mund të mashtrojë çdo njeri që nuk ka bindje të forta shpirtërore dhe që nuk njeh mirë Biblën. Një mashtrim i tillë bën pjesë në shërbimin e disinformimit të djallit. Por të gjithë ata që dëshirojnë ta gjejnë Perëndinë me çdo kusht, do ta gjejnë, ndërsa ata që janë me dy mendje, mund të bëhen viktima të një mashtrimi të tillë.
A është mormonizmi i krishterë?
Kjo ndoshta duket si një pyetje misterioze si për shumë mormonë, ashtu edhe për disa të krishterë. Mormonët do të shënojnë se ata e përfshijnë Biblën ndërmjet katër librave, të cilët ata i mbajnë si Shkrimet e Shenjta dhe se besimi në Jezu Krishtin është në qendër të fesë së tyre, siç evidentohet edhe nga emri i tyre zyrtar, Kisha e Jezu Krishtit e Ditëve të Fundit (KJKDF). Për më tepër, shumë të krishterë e kanë dëgjuar Korin e Tabernakullit Mormon të këndojë himne të krishterë dhe i ka bërë përshtypje të mirë vendosmëria e tyre për virtyte të larta morale dhe familje të forta. A nuk të çon kjo të mendosh se mormonizmi është i krishterë?
Mormonët kanë shumë terma të rëndësishme biblike dhe norma etike me të krishterët e rilindur. Megjithatë, pikat e mësipërme janë shembuj të ndryshimeve thelbësore dhe të papajtueshme midis kristianizmit historik e biblik dhe mormonizmit. Ndërsa këto dallime nuk na ndalojnë të jemi miqësorë me mormonët, nuk mund t’i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra në Krisht. Bibla në mënyrë të veçantë na paralajmëron për profetët e rremë, të cilët do t’ju mësojnë “një ungjill tjetër”, i përqendruar rreth “një Jezusi tjetër” dhe i dëshmuar nga një “shpirt tjetër” (2 Kor 11:4, 13-15; Gal 1:6-9). Duke u bazuar në evidencat e paraqitura më sipër, besojmë se mormonizmi përfaqëson një ungjill tjetër të korruptuar.
Është thënë se nëse ndonjë pranon se është mormon, por mohon të gjitha parimet bazë të mormonizmit — se Jozef Smith-i ishte një profet i perëndisë, se Libri i Mormonëve është i vërtetë dhe i frymëzuar hyjnërisht, se Perëndia më parë ishte një njeri, i cili përparoi në hyjni duke mbajtur ligjet e urdhërat e KJKDF dhe se Kisha Mormone është krijuar në mënyrë hyjnore - të gjithë mormonët e tjerë nuk do të të pranojnë të quhesh një Shenjt i Ditëve të Fundit.
Një njeri nuk mund ta quajë veten mormon nëse nuk beson doktrinat themelore të besimit mormon, që të gjithë mormonët besojnë. Për të njëjtën arsye, nëse të Shenjtët e Ditëve të Fundit nuk besojnë as të vërtetat themelore biblike që të gjithë të krishterët e tjerë besojnë, si mundet që të krishterët në mënyrë logjike t’i pranojnë ata si miq të krishterë?
Nëse mormonët besojnë se ata janë të vetmit të krishterë të vërtetë, ata nuk duhet të përpiqen ta quajnë veten si pjesë e Kishës së Krishterë. Në vend të kësaj, duhet t’i thonë botës hapur se ata pretendojnë se janë të krishterë të rilindur dhe se mormonët janë të krishterët e vërtetë. Kjo, në fakt, është çfarë mësojnë privatisht, por jo publikisht.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi