EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

+3
c6-01
Jon
Zattoo
7 posters

Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  Zattoo 10.09.11 12:04

Shtypja e grave - Plagë njerëzore

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Ss10

Në botën në zhvillim, miliona femra janë shndërruar në skllave. Është e vështirë të përcaktosh numrin e tyre të saktë, megjithatë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës shumë persona punojnë në punë të vështira të çdo lloji

Kur flitet për diskriminimin mes gjinive, lexuesit mendojnë për pabarazi mbi të ardhurat ose ngacmimet e shefit. Por, në botën në zhvillim miliona femra janë shndërruar në skllave. Është e vështirë të përcaktosh numrin e tyre të saktë, megjithatë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 12.3 milionë persona punojnë në punë të vështira të çdo lloji.

Këtu përfshihen edhe skllavet e seksit. Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, vetëm në Azi, një milion fëmijë, vajza e djem të shfrytëzuar seksualisht, jetojnë në kushte të mjerueshme.

Ka gra dhe vajza që mbahen të mbyllura në bordello, keqtrajtohen, nuk ushqehen dhe shpesh drogohen. Një tjetër barrë për gratë e vendeve në zhvillim është vdekja gjatë lindjes. Në botë, çdo minutë një grua vdes gjatë lindjes. Në Nigeri, një në shtatë gra rrezikon të vdesë gjatë lindjes. Në Indi, 70 për qind e grave vazhdojnë të vdesin nga lindjet.

Në Shtetet e Bashkuara raporti është 1 në 4800, ndërsa në Irlandë 1 në 47 600. Arsyeja e kësaj diference është jo se nuk dimë të shpëtojmë jetët e këtyre grave në vendet e varfra, por sepse në Azi dhe Afrikë femrat nuk kanë qenë kurrë prioritet për njeri, madje as për vendet donatore.

Abbas Be është një vajzë bukuroshe nga Hiderabadi, me flokë të zeza dhe dhëmbë të bardhë. Buzëqeshja i jep edhe më shumë nur. Në familjen e saj paratë nuk mjaftonin kurrë, kështu që ajo pranoi të punonte si pastruese në një shtëpi në Nju Delhi. Por gjërat nuk shkuan ashtu si mendonte: kur erdhi në qytet u mbyll në një bordello, u rrah me kamxhik dhe u përdhunua nga një grup burrash. Ata donin t’i mësonin si të kënaqte klientët.

Tri ditë më vonë, Abbas dhe 70 vajzat e tjera të bordellos panë diçka të tmerrshme nga shfrytëzuesit me një vajzë të mitur që nuk u nënshtrohej kërkesave të klientëve.

Shfrytëzuesit e zhveshën vajzën, e lidhën kokë e këmbë, e poshtëruan, e vunë në lojë, e rrahën me grushte dhe shkelma në stomak para shoqeve të saj. Ajo nuk është paguar kurrë për punën e saj. Çdo shenjë e rebelimit është ndëshkuar me dhunë. Dy herë të tjera i është dashur të marrë pjesë në vrasjen e vajzave të reja si ajo, të cilat ishin përballur me klientët. Arriti të lirohej falë një operacioni të policisë dhe më pas u rikthye në shtëpi, në Hiderabad.

Pastaj kishte hyrë në një organizatë joqeveritare që kujdeset për vajzat e liruara nga bordelloja dhe u jep atyre një zanat. Abbas filloi të studionte dhe mësoi të lidhte librat. Sot u jep këshilla moshatareve të veta që të mos përfundojnë si ajo, skllave të seksit.

Me punën e re fiton mjaftueshëm dhe jeton një jetë të thjeshtë, madje prej pak kohësh ndihmon të motrat, duke u mbuluar shpenzimet shkollore. Abbas ndryshoi mënyrën e saj të jetesës nga skllave në prodhuese, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të Indisë dhe rritjen e motrave të saj.

Pak a shumë, mësimi i ofruar nga Abbas është i njëjti: në shumë vende të varfra, burimi më i madh i pashfrytëzuar nuk janë puset e naftës, por femrat të cilave u është mohuar totalisht arsimimi dhe që nuk hyjnë kurrë me të drejta të plota në ciklin ekonomik. Falë studimit dhe ndihmave për të filluar një biznes, gratë mund të fitojnë dhe të mbështesin shtetin e familjen. Ndoshta janë shpresa më e mirë për të luftuar varfërinë nëpër botë.

Në shumë shtete të Azisë kemi vënë re se femrat kanë bërë ndryshime të rëndësishme shoqërore. Në Korenë e Jugut, Malajzi dhe Tajlandë, vajzat e fshatit, që dikur jepnin një kontribut të papërfillshëm në ekonominë e familjes, tani shkojnë në shkollë dhe falë arsimimit janë bërë më autonome: kanë arritur të transferohen në qytete dhe punojnë nëpër fabrika. Kjo ka bërë të rritet më shumë forca e punës. Gjithashtu, falë mundësive të reja, që kur femrat kanë rritur moshën e lindjeve, vendi ka pasur shumë avantazhe demografike.

Në vitet ’90, sipas statistikave të mbledhura, 80% e punëtoreve që punonin në ndërmarrjet e Kinës bregdetare ishin femra. Në zonat e manifakturave të Azisë Lindore, femrat përbënin 70% të forcës punëtore. Oraret e punës ishin të tejzgjatura dhe kushtet jashtëzakonisht të këqija, pikërisht siç ndodhi në Perëndim gjatë kohës së revolucionit industrial.

Por femrat e fshatit fitonin pak para dhe i çonin të gjitha në shtëpi, e ndonjëherë ishin burimi kryesor i të ardhurave në familje. Megjithatë, duke pasur kapacitete të tjera, filluan ta përmirësonin edhe më shumë statusin e tyre shoqëror. Perëndimorët i konsideronin të tmerrshme kushtet e punës në fabrikat e disa vendeve aziatike.

Dhe, në fakt ashtu ishte. Por në vendet e varfra thuhet se gjëja më e keqe e të qenët i shfrytëzuar nga një padron, është të mos kesh fare padron. Në vendet si Kina, puna në fabrikë me pagë të ulët ka qenë një mundësi, sidomos për femrat. Kjo, sepse nuk kërkohej forcë fizike, por zgjuarsi dhe shkathtësi.

Femrat, të përjashtuara nga punët e rënda tipike të vendeve në zhvillim, si bujqësia dhe blegtoria, ishin më të privilegjuara se meshkujt. Mund të duket e çuditshme, por në Azi punët me pagë të ulët u kanë dhënë shumë forcë grave.

Një shekull më parë, në Kinë shumë gra i kishin ende këmbët e deformuara nga fashaturat dhe ecnin me mundim. Diskriminimi, pabarazia dhe dhuna ende nuk janë zhdukur, por kultura ka ndryshuar.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Re: Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  Zattoo 10.09.11 12:06

22-vjeçaren e detyrojnë të shkojë në shtrat me klientë!

Vetëm për dy ditë hetime prapa grilave në kohëzgjatje prej 48 orësh kanë përfunduar tetë persona të dyshuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Viktimë e trafikimit thuhet të ketë qenë një femër e vënë në lajthim për martesë, e cila ka qëndruar për disa muaj te njëri nga të dyshuarit dhe të njëjtën më pas e kanë vënë në trafikim, është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) pas një pune hetimore dhe operative më 7 dhe 8 shtator 2011 në një fshat të Lipjanit kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të trafikimit me qenie njerëzore, ndërsa në rastin në fjalë është identifikuar një viktimë të trafikimit, femër shtetase kosovare (22 vjeçare).

Gjatë hetimeve të rastit hetuesit kanë siguruar prova dhe dëshmi se viktima ishte trafikuar fillimisht nga ana e të dyshuarit kryesor Valon S (1987), i cili fillimisht i kishte premtuar viktimës martesë.

I njëjti dyshohet se më pas sistematikisht përmes kërcënimeve dhe përdorimit të forcës e kishte detyruar viktimën t’u ofronte shërbime seksuale klientëve të ndryshëm në këmbim të të hollave. Viktima ishte mbajtur nën kontroll për tre muaj dhe të dyshuarit kryesorë kanë përfituar shuma të konsiderueshme materiale nga trafikimi i viktimës.

Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në këtë rast kanë ndihmuar në bashkëpunim në kryerjen e veprës penale të trafikimit me njerëz. Viktima aktualisht është strehuar dhe është duke u trajtuar sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit.

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Re: Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  Jon 27.10.11 21:38

Nawal El Saadawi: “Gruaja është e shtypur në të gjitha fetë”

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Nawal-Saadawi

Sa më e madhe të jetë fuqia e fesë në një vend, aq më e madhe bëhet edhe shtypja dhe presioni ndaj gruas

Në moshën 6-vjeçare, në verën e vitit 1937, Nawal El Saadawi u kap me forcë nga katër gra dhe pasi i ulën të mbathurat, i sakatuan klitorin. Ishte një ngjarje që ndodhi në shtëpinë e saj në Egjipt. Ajo e mban ende mend fytyrën e gruas që mbante në duar një brisk të mprehtë dhe që e sakatoi në organin gjenital.

“Që kur kam qenë fëmijë, ajo plagë e thellë nuk më është shëruar kurrë”, ka shkruar gruaja në autobiografinë e saj “Bija e Isis”. “Unë qëndroja në një pellg gjaku. Pas disa ditësh, rrjedhja e gjakut rreshti dhe pash sërish atë gruan që më sakatoi, të vinte dhe të më thoshte se tani gjithçka ishte shumë mirë dhe se plaga do të shërohej. Por dhimbja do të më mbetej gjithnjë e ngulur në mish”.

Sot, vajza e sakatuar, si miliona të tjera afrikane, është një nga aktivistet feministe më të famshme të Afrikës dhe ka kaluar 60 vite nga jeta e saj, në një fushatë të palodhur dhe të pakompromistë me praktikën barbare të gjymtimit të femrave. Çdo vit, vihet në rrezik jeta e 2 milionë grave, nga një praktikë e tillë e vendeve myslimane. Ajo vetë ia doli mbanë që të mbronte vajzën e saj nga kjo praktikë dhe është përpjekur duke luftuar që të krijojë ndërgjegjësim te të gjithë për negativitein e një mase të tillë. Pikërisht puna e saj e palodhshme ka shpëtuar shumë e shumë gra dhe vajza nga sakatimi gjenital.

“Që në vitet e shkollës mjekësore jam duke luftuar kundër një praktike të tillë, por sistemi politik, veçanërisht ai i Sadamit dhe Mubarakut i kanë inkurajuar masakrime të tilla të femrës, duke inkurajuar grupet fundamentaliste myslimane. Gratë janë të shtypura në të gjitha fetë”.

Ajo ka shkruar 47 libra, ku ka prekur të gjitha problemet me të cilat përballet gruaja në një vend islamik, mes të cilëve edhe librin “Gruaja dhe seksi” i vitit 1972, për të cilin humbi edhe vendin e punës, si drejtoreshë e shëndetit publik në Ministrinë Egjiptiane të Shëndetësisë. Në fillim të viteve ‘80, doktoreshë El Saadawi u dërgua tre muaj në burg për “krime kundër shtetit”. Ndërsa ishte në burg, në letrën e tualetit, ajo shkroi kujtimet nga burgu.

El Saadawi është pedagoge e feminizmit dhe çështjeve të grave dhe inkurajon që njerëzit të jenë të lirë dhe të heqin dorë nga praktika të vjetra dhe të dëmshme për shëndetin e tyre. Madje ajo është edhe kundër synetit të meshkujve, edhe pse e njëjta praktikë e ushtruar te femrat është më e rrezikshme dhe më e dëmshme.

Por doktoresha dhe feministja tani është e lumtur tek sheh se janë bërë ndryshime të mëdha me periudhën e shumë viteve më parë. E ndërsa është lektore në shumë universitete në mbarë botën, ajo e ka peng në zemër se në vendin e saj, nuk e lënë që të shprehet në auditorë për mendimet dhe idetë e saj.

Ajo është nga ato gra që e ka ngritur zërin edhe kur kanë ndodhur vdekje të të rejave për shkak të praktikave të tilla, duke nxitur prindërit që të mos heshtin, por të kërkojnë drejtësi. Për të është shumë e vështirë që në një vend si Egjipti, të zhduket kjo praktikë e dëmshme.

Në këtë vend, 90 për qind e vajzave i nënshtrohen praktikës së sakatimit gjenital dhe mbi të gjitha, edhe në shkollë u mësohet se kjo praktikë është e mirë. Kjo praktikë ka zanafillën në shekullin e dytë para Krishtit dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite që të funksionojë në të gjithë botën. Përparimi është i ngadalshëm dhe, edhe në vendet që janë kundër, ato injorohen.

Senegali është një nga vendet ku është arritur njëfarë suksesi dhe në këtë vend, pritet që deri në vitin 2015, të jetë zhdukur e gjithë praktika.

E ndërkohë, pavarësisht kërcënimeve dhe problemeve të shumta me të cilat është përballur, ajo thotë se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga përpjekjet e një jete të tërë, për të zhdukur një metodë sakatuese dhe denigruese për vajzat e reja myslimane. “Unë jam duke luftuar kundër një sistemi skllavërues patriarkal, ushtarak, kapitalist, racist. Dhe lufta ime do të vazhdojë deri në fund”.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Re: Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  c6-01 28.10.11 0:21

Kam lexuar ktu disa qe pranojne te jene ateiste per faktin se sipas tyre feja eshte opium per popullsine, vetem per t'ia mbajtur te skllaveruar mendjen dhe shpirtin. Nqs e pranoni kete, dhe mosekzistencen e zotit, mos i pergjithesoni dhe mos i tensiononi situatat.

Vende si Irani, Iraku, Somalia apo Sudani nuk jane vende islamike ( nga vete fjala i bie te jene paqesore ), por vende te cilet shfrytezojne ne kurriz te fjales islam, fuqine per te zaptuar mendjen dhe lirine e njerezve, dhe per ta mbajtur te lidhur popullin per perfitime te nje grupi te vogel, duke e njollosur ate cka Islami perfaqeson ne te vertete.

Duke iu referuar librit te shenjte, femra ka nje rol te vecante ne shoqeri, dhe ne fillimet e zbatimit te ligjeve islame, femrat ne me te shumten e rasteve kane patur te drejta te barabarta me burrat, ide kjo shume e avancuar per kohen, dhe e perfaqesur shume e shume vite me vone nga vendet europiano perendimore e me tej, ( zelanda e re ishte e para qe ligjeroi te drejten e votes per femren ). Rrespekti ndaj femres shihet qarte edhe ne nje nga rekomandimet me te rendesishme qe jep profeti ( Nenen respektoje 5 here, pastaj babain ).

E bera kete nderhyrje pasi nuk dua qe shume persona, ndoshta edhe nga padija rreth atyre gjerave qe ndodhin ne ato vende qe sapo citova, duke iu referuar edhe shume shkrimeve diskriminuese, te krijojne ide te gabuara. E njejta situate eshte edhe ne disa vende te USA, me besim te theksuar dhe ekstremist ndaj feve te tjera ndryshe nga ajo islame.

Femra dhe mashkulli nuk jane krijuar asnjehere te barabarte, dhe nuk mund te jene te tille, por pse te mos permendet edhe fakti qe femrat jane ato qe ushtrojne 7 here me shume ndaj mashkullit dhune psikologjike dhe asnjeri nuk e kritikon, por ne rast se mashkulli, pas nje jete duke vuajtur nje dhune te tille, GABON ne nje moment dobesie dhe qellon ate, ndoshta pas skenarit te rradhes, ate'here ai eshte qe kritikohet, vuan pasojat dhe vendoset ne qender te sulmeve. E thashe kete vetem qe te shikohen te gjitha aspektet, e jo vetem te njeanshme
c6-01
c6-01

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Re: Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  Dimitrov Xhunga 28.10.11 8:21

  • FORCA E BURRIT QENDRON TEK DASHURIA DHE RESPEKTI PER GRUAN.
    NUK KA BURRE NE BOTE QE TE DOJE VETEN NESE AI NUK E RESPEKTON
    GRUAN E TIJ.
    PASURIA DHE THESARI I NJE BURRI SHIKOHET NE SYTE E GRUAS SE TIJ.
    BORXHET E BURRIT NDAJ GRUAS NUK MUND TE SHLYHEN KURRE NE JETE.
    NJE BURRE TREGON MENCURINE DHE FORCEN E VET KUR I KERKON FALJE GRUAS SE TIJ DHE E DEGJON ATE.
    NJE BURRE ESHTE BURRE KUR VEPRON ME MENDJEN E GRUAS.
Dimitrov Xhunga
Dimitrov Xhunga

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Re: Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  diellina 24.11.11 18:03

dimitrov xhunga shkruajti:
  • FORCA E BURRIT QENDRON TEK DASHURIA DHE RESPEKTI PER GRUAN.
    NUK KA BURRE NE BOTE QE TE DOJE VETEN NESE AI NUK E RESPEKTON
    GRUAN E TIJ.
    PASURIA DHE THESARI I NJE BURRI SHIKOHET NE SYTE E GRUAS SE TIJ.
    BORXHET E BURRIT NDAJ GRUAS NUK MUND TE SHLYHEN KURRE NE JETE.
    NJE BURRE TREGON MENCURINE DHE FORCEN E VET KUR I KERKON FALJE GRUAS SE TIJ DHE E DEGJON ATE.
    NJE BURRE ESHTE BURRE KUR VEPRON ME MENDJEN E GRUAS.


kjo po,kjo eshte e bukur :PPPP
diellina
diellina

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Feja dhe shfrytëzimi i femrës

Mesazh  Niko_ 24.11.11 22:30

Jetojmë në një sistem materjalist ku rivaliteti është shumë i madh, për shkak se vetë sistemi është i tillë. Njerëzit mundohen me ç'do kusht për të sunduar mbi njëri-tjetrin dhe për të arritur këtë synim, shfrytëzimi është parimi bazë. I forti dhe i pasuri sundon dhe shfrytëzon të dobëtin dhe të varfrin. Kështu ka funksonuar gjithmonë njerëzimi! Të gjithë shfrytëzohen në këtë botë, por femrat shfrytëzohen më tepër për shkak se janë nga natyra më të dobëta fizikisht. Ky shfrytëzim ka ekzistuar gjithmonë, që nga kohërat më të lashta dhe vazhdon të ekzistojë njëlloj edhe në ditët tona. Këtë shfrytëzim e kanë ndihmuar edhe fetë, për shkak se ato janë të sunduara nga meshkujt.

Në kohërat e lashta kur njerëzit i përkisnin besimit pagan ndikimi i fesë ishte më i vogël. Zotat ishin të ndarë! Kishte edhe perëndesha. Zotat e Olimpit ishin 12 dhe të ndarë në mënyrë të barabartë. Ishin 6 meshkuj dhe 6 femra. Po ashtu edhe para tyre, megjithëse edhe atje ai që sundonte mbi të gjithë ishte një mashkull. Kemi edhe rastin e Orakullit të Delfit, që kishte një femër si priftëreshë kryesore. Gjithashtu kemi edhe rrëfime mitologjike me Amazona, Sirena, etj. Këto gjëra na tregojnë që në lashtësi kishte një'farë ekujlibri ndërmjet dy sekseve, i cili u zhduk tërësisht me lindjen dhe ardhjen në fuqi të feve monoteiste.

Po të lexosh "përrallat" e biblës do të dallosh qartë se si rrëzohet përfundimisht edhe ky ekujlibër që ekzistonte deri atëherë. Që në fillim të librit, në zanafillë, në kapitullin 3, në paragrafin 16, shkruhet....


16 ZOTI i tha gruas: "Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty.


Dhe bibla është e mushur plot me rrëfime të tilla diskriminuese ndaj femrës. Pra edhe fetë janë njëri nga shkaqet dhe veglat kryesore që vazhdojnë të përdoren akoma edhe në ditët e sotme.

Përse femrat nuk lejohen të bëhen "zyrtare" në shkallët hierarkike të feve?
Përse nuk ishte një femër në vend të Zeusit, Krishtit, profetit Muhamed, apo në vend të zotit?

Për mua përgjigja është e thjeshtë! Femra është e brishtë fizikisht dhe shpirtërisht dhe nuk mund të përfaqësojë ide kaq të mëdha, sepse ato do të ishin të pa'besueshme.
avatar
Niko_

57


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Re: Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  Zattoo 17.12.11 1:16

Burri i pret gishtat gruas që të mos shkollohej

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Gishtat

Grupet e të drejtave të njeriut në Bangladesh po kërkojnë një dënim të rëndë për burrin e një gruaje të re, të cilës i preu gishtat e dorës së djathtë.

Policia thotë se Rafikul Islam, 30 vjeç, e sulmoi të shoqen për shkak se ajo kishte nisur shkollën e lartë pa lejen e tij.

Policia tha se Islam, që punon në Emiratet e Bashkuara Arabe, e lidhi të shoqen 21 vjeçare, i vulosi gojën dhe i preu pesë gishtat.

Doktorët thonë se gishtat nuk mund të ngjiten më.

E shoqja e Islam, Hava Akter Jui thotë se i shoqi e kishte paralajmëruar për pasojat. “Kur u kthye në Bangladesh, më tha se donte të diskutonte me mua. Më lidhi duart e sytë dhe më tha se më priste një dhuratë surprizë. Por në vend të kësaj, më preu gishtat,” thotë Jui.

“Doktorët më thanë se gishtat mund të ngjiteshin brenda gjashtë orësh, por ai refuzoi të më jepte gishtat. Pas kësaj kohe, një kushëri i burrit i hodhi ato në kosh. Kur i morëm, ishin dëmtuar dhe nuk ngjiteshin më.”

Policia tha se Islam, që nuk ishte i mirëedukuar, nuk e mirëpriste faktin që e shoqja do merrte shkollim të lartë.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Re: Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  Berti69 18.11.13 14:06

Skllavëria moderne - 30 milionë njerëz

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Skllaveri%20moderne

Rreth 30 milionë njerëz jetojnë sot në kushte skllavërie.

Kështu thuhet në një studim të bërë publik dhe të mbështetur nga miliarderët. Qëllimi i studimit është eliminimi i skllavërisë.

Luisa ishte vetëm 14 vjeçe kur u rrah nga tutori i saj, derisa i ra të fikët. Ajo megjithatë mundi të ikë nga ky person, i cili një vit më parë edhe e kishte dhunuar. Pastaj ajo mëson se familja e saj ishte vrarë në Afrikë. Tutori i saj i thotë në telefon se ai i kishte dërguar vrasësit. Një fat i tmerrshëm, por jo i rrallë i një skllaveje moderne.

Vajza nga Afrika vjen në Gjermani me shpresë se do të shkojë në shkollë. Kështu i kishte premtuar një burrë, që kishte ardhur në fshatin e saj. Meqenëse jetimja duhet të luftojë çdo ditë për të mbijetuar, pranon. Por me të ardhur në Gjermani është detyruar të merret me prostitucion. "Unë jam betuar në fillim se nuk do të shkoj në polici", i thotë ajo një gazetareje të radios gjermane “Deutschlandfunk”. Ajo megjithatë kishte vendosur të shkojë në polici, por kishte probleme shumë të rënda me gjakderdhje, të cilat zgjasnin për tre vite me radhë.

30 milionë të prekur

Luisa jeton tani në një program për mbrojtjen e dëshmitarëve në jug të Gjermanisë. Koha e skllavërisë ka kaluar, por vlerësohet se në botë ka aktualisht rreth 30 milionë njerëz, që jetojnë në një skllavëri moderne. Ata nuk mund ta gëzojnë lirinë, kontrollohen dhe shfrytëzohen prej të tjerëve. Studimi "Global Slavery Index 2013" i organizatës së re "Walk Free Foundation" paraqet të dhëna të detajuara.

Në veçanti në Afrikë dhe Azi shumë njerëz jetojnë në kushte skllavërie. Në vendet e para janë India, Kina, Pakistani dhe Nigeria. Por edhe Rusia është në mesin e tyre. Studimi bën të qartë se skllavëri moderne ka në të gjitha kontinentet dhe vendet e botës. Proporcionalisht me numrin e banorëve, vendin e parë e zënë Mauritania, Haiti dhe Pakistani, për faktin se në këto vende ka më së shumti edhe martesa të adoleshentëve.
Llojet e skllavërisë janë të ndryshme, shpjegon autori kryesor Kevin Bales.

Shfrytëzimi seksual në Rusi, trafikimi me njerëz në Moldavi, shfrytëzimet në Brazil, mungesa e shtetit juridik në disa pjesë të Kongos, puna e dhunshme në Kinë, skllavëria e skajshme në Indi, apo katastrofat e mëdha njerëzore në Haiti, janë vetëm disa nga problemet e mëdha, që kërkojnë zgjidhje. "Një zgjidhje e përbashkët për të gjitha këto probleme nuk ka, por secili duhet të zgjidhet më vete", pohon Bales.

Gjenda e rëndë faktike

Autorët pohojnë se në Gjermani rreth 10.500 njerëz jetojnë në kushte skllavërie. Kevin Bales pranon se është shumë vështirë të gjesh shifra të sakta. "Shumë shpesh ka dhe krime të fshehura, ndaj është shumë vështirë të gjesh shifrat", shpjegon ai dhe shton: "Skllavëria është si një epidemi. Nëse presim të gjitha të dhënat e sakta, njerëzit do të vazhdonin të jetonin në kushte skllavërie dhe më në fund do të vdisnin. Askush nuk do të ndihmonte".

Organizata për ndihmën e fëmijëve, Terre des Hommes në Gjermani, i gëzohet parimisht shifrave të bëra publike prej organizatës "Walk Free". Ekspertja për të drejtat e fëmijëve Barbara Kuppers vlerëson përkufizimin e ri më të gjerë të skllavërisë, të bërë në këtë studim. "Këtu si skllavëri shihen të gjitha gjërat, me të cilat një person detyrohet, si për shembull martesa me detyrim. Mendojmë se kjo është pozitive", pohon ajo.
Qeverive u bëhet thirrje në këtë studim që të paraqesin të dhëna të sakta për skllavërinë. "Shumë qeveri nuk e dinë se për çfarë bëhet fjalë", thotë Barbara Kuppers. Kjo vlen edhe për shtetet industriale, si Gjermania.

Punën e tyre nuk e kanë kryer si duhet as Organizata Ndërkombëtare për Punë e OKB-së. "Ajo nuk ka mjaft para për të nisur të paktën disa projekte kundër shfrytëzimit të njerëzve", mendon Kuppers. "Walk Free Foundation" mbështetet prej miliarderëve. Një zëdhënëse thotë se organizata është themeluar prej manjatit australian Andrew Forrest, ndërsa mbështetet mes të tjerësh dhe nga Bill Gates, apo Richard Branson.

Barbara Kuppers thotë se duhet shikuar me vëmendje, se cilat janë qëllimet e organizatës. "Është me rëndësi që të paraqiten kërkesa ndaj qeverive, por nuk duhen harruar as shumë sektorë ekonomikë", pohon ajo.

"Skllavëria të bëhet e rrallë si kanibalizmi"

Kevin Bales bën të ditur se së shpejti mund të ketë dhe raporte të tjera, me qëllim që të arrihen sa më shpejt sukese në luftën kundër skllavërisë. "Besoj se së shpejti do të ketë një indeks tjetër, i cili do t'u drejtohet sipërmarrjeve të ndryshme", thotë Bales. "Global Slavery Index" në formën e tanishme duhet të nxirret çdo vit.

Qëllimi është që numri i skllavëve modernë të ulet nga 30 milionë në disa mijëra dhe kjo sa më parë, mbase brenda 30 vitesh. "Skllavëria duhet të jetë aq e rrallë sa edhe kanibalizmi. Pra, diçka aq e rrallë, sa të shokojë njerëzit, kur të paraqitet ndonjë rast", pohon ai.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shtypja dhe shfrytëzimi i grave Empty Re: Shtypja dhe shfrytëzimi i grave

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi