EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me Joga për Paqe

Shko poshtë

Me Joga për Paqe Empty Me Joga për Paqe

Mesazh  Luli 18.01.12 23:18

Me Joga për Paqe

Me Joga për Paqe Main_talibanet

Quhet Cameron Alborzian, është 44 vjeç dhe ka origjinë iraniane. : “Qëllimi përfundimtar është ky: ushtarët amerikanë meditojnë, talebanët gjithashtu. Në burg meditojnë të gjithë bashkë, disa nga njëra anë e hekurave, ndërsa të tjerët nga ana tjetër. Të gjithë ata që janë burg mund të gjejnë paqen së bashku”, thotë Alborzian.

Me armë kanë dështuar anglezët, kanë dështuar rusët, e në këtë rrugë duket se janë edhe amerikanët. Përse të mos provohet joga për të vendosur paqen në Afganistan?

Ideja duket pak e çuditshme, por ka bërë për vete udhëheqësit e vendeve aleate ushtarake.

Kush e besonte se pjesë e kësaj tendence të re do të bëhej edhe zëvendës-admirali Robert Harward, “artileria e rëndë” e “Navy Seals”, personi që vrau Osama Bin Ladenin; apo gjenerali britanik Phil Jones, në shërbim të komandës së forcave të NATO-s në Kabul deri para pak kohësh. Gjithçka ka qenë meritë e një djaloshi shumë simpatik.

Quhet Cameron Alborzian, është 44 vjeç dhe ka origjinë iraniane. Ishte rreth të njëzetave kur u bë i famshëm në të gjithë botën si top-model. Djaloshi ishte tepër i kërkuar nga firmat e mëdha: “Versace”, “Chanel” “Guess Jeans”, “Levi’s”, si dhe ka pozuar disa herë për revistën e modës “Vogue”. Ndryshimi erdhi në vitin 1989, kur u shfaq (gjysmë i zhveshur) në video-klipin e këngës “Express Yourself”, të këngëtares së famshme Madonna.

Kur ishte në majë të karrierës së tij si model, Alborzian braktisi gjithçka për të shkuar në Indi, ku më pas do të studionte joga e për t’u shndërruar më pas në Yogi Cameron. Një jetë tjetër, triumfe të reja: ndoshta i ndihmuar pak edhe nga trupi, u bë guru i yjeve dhe për disa seanca joge fitonte 30 mijë dollarë në javë. Në nder të tij u botua edhe një bestseller i titulluar “The Guru in You”. Kohët e fundit Cameron është bërë pjesë e veprave të ndryshme të bamirësisë.

Në maj të këtij viti, në një konferencë të Dalai Lamas, pranë New Yorkut, Alborzian u njoh me një vullnetare franceze, Amandine Roche, e cila ishte rrëmbyer nga talebanët dhe burgosur në Afganistan pak kohë pas 11 shtatorit të vitit 2001. Me Roche-n lindi projekti i ri për Afganistanin i sintetizuar në këtë slogan: “Paqe dhe Pajtim përmes Pozicionit të Zambakut të Ujit” (e thënë edhe “Padmasana”, e që është një prej qëndrimeve më klasike të jogës, favorizuese për meditimin: të ulur përdhe me këmbë të kryqëzuara).

Fati deshi që misioni i ri i Alborzian të “gllabëronte” edhe zëvendës-admiralin Haward, i cili e ka përdorur gjithmonë jogën si një plotësues për trajnim rraskapitës në komandën e “Navy Seals”. Pikërisht kështu: joga “fizike”, pa ndonjë veçori spiritualiteti apo besimi, është përshtatur nga ky “Rambo”, si një disiplinë e përkryer e trupit dhe e mendjes. Që në fillim, mes admiralit Haward dhe Alborzian “lulëzoi dashuria”, gjë që i dha jetë një projekti të mahnitshëm.

Në një takim me gjeneralin anglez Jones, ish-top modeli e ka shpjeguar me fjalët e tij: “Qëllimi përfundimtar është ky: ushtarët amerikanë meditojnë, talebanët gjithashtu. Në burg meditojnë të gjithë bashkë, disa nga njëra anë e hekurave, ndërsa të tjerët nga ana tjetër. Të gjithë ata që janë burg mund të gjejnë paqen së bashku”.

Për fat mirë, plani ka përparuar. Me bekimin e ushtarakëve të lartë të NATO-s, kjo gjë është eksperimentuar edhe nëpër burgje. Harward kishte pushtetin për ta bërë: në komandën e “Task Force 435” kishte nën mbikëqyrjen e tij të gjitha burgjet ku janë të dënuar të burgosurit talebanë. Në burgun kryesor të Bagram, Alborzian shkoi personalisht për të qenë instruktor për disa seanca të ndryshme joge.

Me këtë rast u xhirua edhe një video-klip i shkurtër promocional, në të cilin u shfaq komandanti afgan i burgut, koloneli Ghulam Ali Batur. Ai duket qartë në video ndërsa fikson telekamerën dhe brohoret: “Yes Yoga!”. Dukej sikur rojet e burgut ishin paksa ngurrues kundrejt kësaj gjëje. Por Alborzian nuk u dekurajua nga kjo gjë. Sipas asaj që treguan ai dhe Roche për “Wall Street Journal”: “Fshehtësish një prej ish-liderëve talebanë u bë nxënësi im, duke pranuar praktikën e jogës për të medituar dhe për t’u çliruar nga fanatizmi”.

Nuk mungojnë as opinionet pozitive në lidhje me eksperimentin, si për shembull ato të organizatave të ndryshme humanitare të angazhuara në Kabul. “Çfarëdolloj tentative që promovon kulturën jo të dhunshme në këtë vend, duhet inkurajuar”, - thotë Alborzian.

Megjithatë, duket se diçka nuk shkoi ashtu siç duhej. Disa njerëz u rebeluan, sepse zbuluan në atë disiplinë një “derivat të hinduizmit”, një devijim nga ritet islame. Kjo gjë solli edhe ndërrimin e drejtuesve të lartë ushtarakë, ku në vend të gjeneralit Jones ka ardhur australiani Christopher Hawkins, që disa burime e përshkruajnë si “pasiv” ndaj jogës.

Gjithsesi, Alborzian nuk dorëzohet. Ai është i bindur se fara është hedhur dhe se në këtë moment dikush në një qeli afgane po bën “Adho Mukha Svanasana”, pozicionin e “qenit që sheh mbrapa”, ideal për të çlodhur shpinën, shpatullat dhe tendinët e këmbëve.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi