EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hata Joga

Shko poshtë

Hata Joga Empty Hata Joga

Mesazh  Admin 15.06.10 23:42

HATA JOGA

Hata Joga Hatha_10

Në çoftë se në tërësi është përvetësuar stërvitja e Raxha Jogës, atëherë pa vështirësi mund të kalohet në stërvitjen e HATA JOGA- së. Kjo stërvitje kryesisht mirret me veprimtari aktive me ndihmën e forcës shpirtërore të përkryer për nga zhvillimi i saj.

Në këtë stërvitje vendin e parë e zënë stërvitja e frymëmarrjes. Numri më i madh i njerëzve në botën e sotme është ka frymëmarrje të çrregulluar dhe aritmik. Andaj, me këmbëngulësi të madhe njeriu i sotëm duhet ë ja kushtoi mbizotërimit frymëmarrjes së vet.

Frymëmarrja duhet të bëhet e thellë dhe vetëm e vetëm përmes vrimave të hundës. Gjatë frymëmarrjes goja duhet të qëndroi e mbyllur. Duke marrë frymë përmes hundës, frymëmarrja duhet të jetë e qetë, uniforme dhe e ngadalësuar.

Kohëzgjatja e frymëmarrjes duhet të bëhet e barabartë me frymën qe largohet jashtë. Ndërsa, intervali kohor në mesë frymëmarrjes dhe largimit të frymës nga mushkëritë duhet të zgjatë sa gjysma e kohës së frymëmarrjes dhe largimit të frymës.

Shembull; nëse merr frymë gjashtë (6) sekonda deri sa i ngopë mushkëritë, ashtu gjashtë (6) sekonda duhet të largohet fryma në mushkri, mirëpo, në mes të frymëmarrjes dhe jashtëqitjes së frymës, patjetër duhet që fryma e marr të qëndroi tre (3) sekonda para se të qitët jashtë. Efekti më i madh i kësaj stërvitje arrihet, në mëngjes para lindjes së diellit, si dhe në mbrëmje menjëherë pas perëndimit të diellit.

Gjatë kësaj stërvitjeje pjesa e epërme e trupit duhet të qëndroi lakuriq. Kjo stërvitje gjatë verës bëhet në natyrë, ndërsa dimrit në dhomë të ngrohtë, por me dritare të hapua.

Gjatë frymëmarrjes, duart vihen mbi kokë duke i takuar mes veti. Gjatë mbajtjes së frymës në mushkëri, duart qëndrojnë mbi kokë. Gjatë lirimit të frymës ashtu si lirohet fryma edhe duart lëshohen ngadalë në pjesën e poshtme.

Numri i këtyre stërvitjeve bëhet shtatë deri në tetë herë. Ky proces i tërësishëm i frymëmarrjes qysh nga frymëmarrja, mbajtja e frymës në mushkëri dhe largimi i frymës në Indi quhet PRUAKA KUMBAKA dhe REHAKA. Ky proces i stërvitjes në fillim zgjatë pesëmbëdhjetë (15) sekonda.

Ditëve të ardhshme ky proces duhet zgjatur më shumë. Kohëzgjatja e procesit të frymëmarrjes nuk bëhet me ritmin e madh dhe të përshpejtuar, sepse shkakton humbjen e vetëdijes dhe dhimbjen e kokës. Stërvitja më e preferuar është që në javën e dytë të kalohet nga gjashtë sekonda (12 sekonda procesi i tërësishëm) në atë tetë sekonda (procesi i tërësishëm 20 sekonda).

Në javën e tretë në dhjetë sekonda (procesi i tërësishëm 25 sekonda). Në javën e gjashtë dymbëdhjetë sekonda (procesi i tërësishëm 30) sekonda, ky është edhe finalizimi i stërvitjes për nga procesi i frymëmarrjes.

Në formë tabelore kishte mu dukë sa vijon:
J a v ë t Frymëmarrja/sek. Pushimi i frymës/sek Largimi i frymës/sek. Procesi i tërësishëm/sek.
Java e parë 6 3 6 15
Java e dytë 8 4 8 20
Java e tretë 10 5 10 25
Java e katërt 10 5 10 25
Java e pestë 10 5 10 25
Java e gjashtë 12 6 12 30

Gjatë procesit të frymëmarrjes, të menduarit duhet përqendruar në suksesin që është arrit gjatë këtij procesi me një besim të pa lëkundur, në mënyrë që forca e fshehur shpirtërore të zgjohet, dhe si e tillë të forcohet edhe më tutje. Frymëmarrje është e lidhur ngushtë me qarkullimin e gjakut.

Andaj, gjatë stërvitjes edhe më tutje në mënyrë të bindshme dhe substanciale do të përforcohet qarkullimi i tërësishëm gjakut. Me këtë përforcim, në mënyrë të dukshme do të përforcohen edhe të gjitha organet në organizmin e njeriut.

Kur në mëngjes mirët fryma me kapacitet të plotë të mushkërive, sipas stërvitjes së përshkruar më parë, organizmi i tillë, tërë ditën do të heton një freski të këndshme trupore ashtu edhe shpirtërore. Në çoftë se bashkë me frymëmarrjen e stërvitur gjatë tërë ditës mirët frymë më të njëjtin ritëm, atëherë organizmi vetvetiu do të bëjë një lloj përtëritje dhe vitalizëm të tërësishëm trupore.

Të ju kujtojmë se një numër i madh i sëmundjeve paraqitët pikërisht për shkak të frymëmarrjes së çrregulluar siç është frymëmarrja sipërfaqësore, apo e cektë. Në këtë rast, majatë e mushkërive fare nuk preken me ajër të pastër, apo me kurrfarë ajri, që do të thotë se nuk ventilohen fare.

Vendet e pa ventiluar të mushkërive janë vatra më të përshtatshme për sëmundje të ndryshme të organizmit si dhe çrregullimi trupor i njeriut. Për atë sportistët gjithnjë janë më të shëndoshë dhe më vital.

Për tu arrit harmoni e madhe në mes të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut, çdo ditë duhet të bëhet stërvitja e frymëmarrjes ritmike. Ky ritëm mbështetët në harmonizimin e frymëmarrjes me pulsin e gjakut. Në praktikë kishte me qenë sa vijon: së pari prekët pulsi i dorës përcjellë trokitjet e pulsit, bashkë me pulsimin e zemrës harmonizohet edhe frymëmarrja pa e sforcuar atë.

Në çoftë se vërtetojmë se gjatë frymëmarrjes bëhen 20 trokitje të pulsit (pulsime) dhe frymëmarrja zgjatë me ritmin 8-4-8 (20sekonda), atëherë ky baraspeshim është më i volitshëm për organizmin e njeriut. Andaj këtë baraspeshim duhet mbajtur sa më gjatë që është e mundur.

Stërvitja e frymëmarrjes në mëngjes dhe në mbrëmje, duhet të kontrollohet dhe të harmonizohet për të funksionuar frymëmarrja në raport me pulset e zemrës e kurrsesi sipas trokitjes së sekondarit të orës, siç kemi bërë në fillim të stërvitjes.

Kësaj stërvitje duhet ti kushtojmë vëmendje të posaçme, sepse nga suksesi i arritur në harmonizimin frymëmarrjes dhe punës së zemrës nuk varet vetëm nga disponimi i njeriut, por edhe nga gjendja shëndetësore.

Për njeriun mjafton një shëtitje kohore prej 10 – 15 minutash në ajër të freskët dhe të pastër me një ritëm të harmonizuar të frymëmarrjes së stërvitur. Gjatë kësaj shëtitje, njeriu përfiton një freski të pa përshkruar, përtëritje dhe forcim të kënaqshëm, pas çdo ngarkese fizike apo psikike.

Nëse gjatë shëtitjes së cekur, ecja fillon me këmbë të djathtë dhe njëkohësisht edhe frymëmarrja me vrimën e djathtë të hundës, ky lloj i stërvitjes quhet S U R I A.

Në këtë rast veprimi i njeriut do bëhet i sforcuar ashtu siç është përshkruar më parë. Në këtë rast ecja duhet të bëhet e matur, i sigurt, në formë krenare apo me gjoks përpara dhe në mënyrë pedante.

Në këtë ecje, njeriu do të hetoi se si për gjatë tërë trupit hetohet rrymimi i një energjie të pa njohur jetësore. Një shëtitje e tillë nuk preferohet fare të bëhet në prezencën e ndonjë shoku apo partneri, sepse prezenca e personit tjetër shkakton, sepse prezenca e tjetrit shkakton rrymim disharmonik të frymëmarrjes.

Puna e të menduarit duhet të bie në minimum, sipas mundësisë të shkyçet fare. Në këtë mënyrë sistemi nervor bëhet pranues i madh i rrezatimit të energjisë jetësore i cili reflektohet nga shkurret e ndryshme, si dhe nga çdo komponentë që gjendet në natyrë andej ku ecët.

Për kundër nëse jemi në gjendje të pa disponuar, të mërzitur dhe shpirtërisht të çrregulluar, në këtë rast edhe frymëmarrja do të shfaqet në formë të çrregulluar, po ashtu për organizmin e njeriut krijohen një ambient i pa përshtatshëm për ti shfrytëzuar këto reflektime në formë rrezatimi. Pas përvetësimit të stërvitjes së parë për frymëmarrje, pason stërvitja për përforcimin e shikimit.

SH I K I M I


Me plotë kuptimin e fjalës thuhet: “sytë janë pasqyrë e shpirtit të njeriut”. Atë që shikojnë sytë, kurrsesi nuk mund të përshkruhet me fjalë, apo të flitet me gojë. Njeriu mund të simuloi ashtu si donë vet, mirëpo, natyra e vërtetë e tij mund të lexohet vetëm përmes syve. E sigurt është që për këtë dukuri duhet stërvitur në mënyrë permanente pa ndërpre, duke mos u përkulur ndaj asgjëje për të arrit ndjeshmërinë e duhur.

Njeriu që dëshiron të veproi në rrethin e vet atje ku jeton, duhet përforcuar shikimin deri në atë masë që mendimet, qëllimet dhe dëshirat e vet, në çdo kohë mund ti paraqes pa e thënë asnjë fjalë. Për magjinë e bardhë kjo stërvitje ka rëndësi shumë të madhe.

Pasi që nxënësi ka arrit pjekurinë e duhur në aspekt etik, atëherë është formuar që të rrezatoi pozitivisht në formë aktive, andaj, duhet kërkuar energjinë e tij psikike që të rrezatoi në mënyrë të koncentruar në shikimin e parë. Përshkrimi i stërvitjeve për shikim janë të shumëllojshme që nga ana publike u jepet rëndësi e madhe.

Duhet pasur ndërmend si në Evropë dhe Amerikë ekzistojnë shumë lloje të sistemeve për zhvillimin e përforcimit të forcës së shikueshmërisë që përmes reklamave ju preferohen të gjithë atyre që kryesisht dëshirojnë të përmirësojnë gjendjen e vet materiale.

Shtypi ditor është i mbushur përplot reklama siç janë: “rruga në drejtim të suksesit të shpejtë”, “dashuria dhe paraja po ju ofrohet”, “unë do tu ndihmoj” , “suksesi ju pret juve” e kështu me radhë. Megjithatë, sistemi J o g a e Indisë asgjë nuk ka të përbishtë me reklama të tilla, sepse bota perëndimore gjithmonë bënë luftë, vetëm e vetëm për të mira materiale.

Syve ju kushtohet kujdes i posaçëm. Për stërvitjen e syve është një metodë e veçantë dhe komplekse. Në këtë stërvitje bënë pjesë: kozmetika e qerpikëve, vetullave dhe kapakëve. Krejt kjo ka rëndësi dekorative, sepse me kurrfarë mjeti të jashtëm nuk ka mundësi të krijohet aftësimi i forcës magjike për një rrezatim magjik.

Në aspektin e magjisë së bardhë syri duhet stërvitet me metoda fizike, ose me përdorimin e materive të ndryshme kimike, duke shikuar gjithë ato që janë vetëm të bukura që ngacmojnë shpirtin, shpirtmadhësinë dhe kënaqësinë tonë. Duhet stërvit ndjenjat e dashurisë, mirësisë, momente harmonike shpirtërore përmes syve duke soditur natyrën që na rrethon.

Edhe ata që nuk na njohin dhe të cilët nuk kanë biseduar me neve asnjë fjalë, duhet të ndjejnë mirësi dhe kënaqësi duke na shikuar sytë tonë. Duhet të largohemi nga shprehitë e këqija siç janë: mbyllja e shpeshtë e kapakëve, kur gjendemi duke biseduar me dikë kthimi i shikimit të syve në kahe të kundërt, shikimi i shqetësuar, i frenuar dhe pa mprehtësi .

Rëndësi të madhe ka shikimi sa më larg, ky shikim merr formën e vet të mprehtë dhe të fortë duke u përcjellë me një qetësi të kënaqshme. Kur ditët janë me diell, më rëndësi të madhe është që të bartim syza të diellit, sidomos me ngjyrë të gjelbër.

Për largimin e materieve që lëvizin në hapësirë siç është pluhuri me përbërje të ndryshme, preferohet që çdo mbrëmje dhe mëngjes të pastrojmë sytë me qaj kamomili. Leximi në dritë të dobët dhe në pozitë e shtrirë, fare nuk është i preferuar. Drita e dobët dhe drita e fort, ndikojnë në mënyrë shumë negative në punën normale të syve. Sytë i dëmton edhe shkrimi lëvizës (kur lëvizin shkronjat si në Kajron) dhe shkronjat shumë të imta.

QËNDRIMI I NJERIUT

Ecja gjatë lëvizjes duhet të jetë e matur dhe duke sforcuar kohë pas kohe. Gjoksi duhet ngritë përpara dhe krihet duhet lëshuar poshtë. Pas frymëmarrjes së thellë, gjoksi duhet liruar nga kjo lloj frymëmarrje. Gjatë uljes, pjesa e epërme e trupit duhet qëndruar drejt, ndërsa kryqet duhet qitë përpara. Ulja e tillë në fillim është mjaftë e vështirë dhe e pa përshtatshme.

Nëse stërvitet kjo mënyrë e uljes, krijon vetëpohim, qetësi dhe harmoni shpirtërore. Gjatë fjetjes, trupi duhet shtri në drejtim te poleve magnetike siç është koka në drejtim të veriut, ndërsa këmbët në drejtim të jugut.

Gjimnastika duhet bërë çdo ditë, për ti përforcuara muskujt përkatës me gjimnastikë përkatëse.
Sugjestioni, menjëherë pas zgjimit në mëngjes dhe rënës në mbrëmje për të fjet duhet së paku të flitet më zë të ultë kjo lutje (autosugjestion):
“Unë jam i shëndoshë, i qetë dhe i kënaqur. Kënaqësia ime forcohet nga dita në ditë. Pa kurrfarë dyshimi jam i bindur në sukseset e mia përfundimtare që i ushtroi. Vetëm mendimet e mira ma plotësojnë shpirtin tim. Jam pjesë e energjisë së universit, andaj nuk ka pengesa që mund të më kundërshtojnë kërkesat dhe dëshirat e mia për të mirë”.

Sugjestioni i cekur në qenien tonë do të ndikoi në atë mënyrë që të mbrojë një qetësi të pa mposhtur.
Në mënyrë të plotë dhe pa kurrfarë ngarkese edhe me një gjykim objektiv duhet vlerësuar të gjitha veprimet personale dhe të bëjmë në mënyrë sa më të drejtë vlerësimin e vlerave morale që ne posedojmë.

Me një shikim kritik duhet shikuar vetveten, sidomos në aspekt të lakmive të cilat i posedoj, në një apo drejtimin tjetër. Në këtë mënyrë do të zbulojmë në regjistër të madh të tejkalimeve morale dhe punëve të papërshtatshme për vetveten dhe rrethin ku jetojmë dhe veprojmë.

Duhet të jemi shumë të ashpër, duke mos pas mëshirë fare në kualifikimin dhe korrigjimin e punës ditore që paraprakisht ka kaluar, mirëpo, nëse i nënshtrohemi vrasjes së ndërgjegjeje, pendimit dhe vajit, duke na lejuar që të na shkatërrojnë qetësinë tonë shpirtërore që kanë pasur për pasojë shkatërrimin dhe zhvillimin e më tejmë të rrjedhës normale gjatë jetës, mjafton të konstatojmë gabimet e bëra, duke u betuar që në mënyrë të fortë dhe të vendosur të përmirësojmë ato me rastin e parë që na ofron në atë nivel aq sa kemi gabuar.

Andaj, duhet angazhuar që me tërë forcën të kujdesem për të mos përsëritur gabimet e ditës së sotme të bindur në gjykimin e ardhmërisë, që do të rezultoi të përmirësuar në mënyrë të dukshme. Gjatë tërë ditës së nesërme para syve duhet të na qëndrojnë gabimet e djeshme, duke u ruajtur që ato mos të përsëriten. Në këtë kontest, rol me rëndësi luan edhe ushqimi i njeriut për zhvillimin e forcës shpirtërore.

USHQIMI

Lukthi dhe zorrët nuk janë kurrfarë hapësire për luks, por janë qendra kryesore për krijimin e energjisë. Askund nuk gabohet siç gabohet me ushqim dhe mënyrën e të ushqyerit.

Nuk është fare e çuditshme, që të njeriu të paraqitet numri i madh i sëmundjeve kronike, të cilat nga dita në ditë vetëm shtohen. Nga konsumi i mishtit, nga dita në ditë duhet të çmësuar, ashtu nga alkooli, duhani, kafeja si dhe nga pijet tjera ngacmuese. Ushqimi kryesor që duhet ta konsumoi njeriu janë: pemët, perimet, qumështi, mjalti dhe drithërat.

Artikujt e cekur ushqimor, sipas mundësisë duhet konsumuar në gjendje sa më të qulltë. Gjatë zierjes së ushqimit shumë materie me vlerë të madhe ushqyese shkatërrohen. Në qetësin shpirtërore, vlerat kalorie të ushqimit nuk kanë kurrfarë rëndësie, sesa shfrytëzimi i rregullt i materieve të duhura për organet tretëse.

Me rëndësi është që njeriu të koncentrohet në atë që konsumon që së bashku me materien të konsumoi dhe absorboi edhe energjinë që e rrethon dhe e përjeton gjatë konsumit të ushqimit. Gjatë konsumit të ushqimit të përgatitur nga artikujt e freskët e që nuk zihen, krijohet mundësi më e madhe për shfrytëzimin maksimal të energjisë. Në masë të madhe popullata ushqimin e konsumon me nguti shumë të madhe, ku nganjëherë nuk e kuptojnë as çfarë kanë ngrënë.

Shumë kush gjatë ushqimit lexon gazeta, duke lexuar ngjarje të trishtuara dhe tragjike, bashkë me ushqim konsumon edhe energjinë negative që është krijuar nga leximi i lajmeve të trishtuara dhe tragjike siç janë: vrasjet, vetëvrasjet, lufta, plaçkitja, të kallurat e të ngjashme.

Ndoshta ju duket e pakuptimtë, mirëpo është e vërtet, që ushqimi i konsumuar gjatë një leximi i tillë shumë humbë nga vlera e vet energjetike, si nga pikëpamje e përpunimit ashtu edhe ajo e shfrytëzimit nga organizmi. Njeriu ngrënë atë çfarë e mendon. Roli i ushqimit të njeriu është i përshkruar në kapitullin e posaçëm të këtij libri.

Rruga e mëtejshme për përvetësimin dhe zhvillimin e aftësive vijuese për të ushtruar këtë magji është shumë e vështirë, njëkohësisht në vete fsheh shumë rreziqe dhe peripeci të mëdha. Preferoi që askush mos ti ushtroi dhe ti përdorë, kur personi nuk është i pjekur dhe i gatshëm për këtë gjë. Pa pasur një udhëheqës rutinor dhe provojë të madhe e cila në tërësi i njeh përshtatshmërinë dhe përgatitjen e nxënësve të vet, kurrsesi nuk lejohet të eksperimentohet me to.

Në këtë kontest bëhet shfrytëzimi i energjisë diellore, të hënës, ndarja e trupit astral nga ai material, mbështjellja më mbështjellësin mbrojtës siç është ODSKI që do të thotë zgjim, zhvillim dhe aktivizim i shumë qendrave nervore okulte që gjinden në pjesën e kërthizës, shpretkës, pleksi diellor, hipofiza (boça e trurit), zemrës, tëmthit e sidomos pjesës së poshtme të kurrizit.

Qendra më e rrezikshme dhe e fundit që zgjohet gjatë këtyre stërvitjeve është KUNDALIMI (zjarri i gjarpinjve) që në vete fsheh forcën më të madhe të njeriut. Me zgjimin e kësaj qendre nervore, zgjohen të gjitha qendrat nervore që janë të zbuluar deri me tani. Më këtë të fundit nuk ka asnjë fenomen tjetër okulti që nuk funksionon dhe që nuk mund të përdoret.

Me zhvillimin e forcave kulte (pamore) rritet rreziku për vet qenin njerëzore që stërvitë këtë fenomen. Një stërvitje dhe edukim i tillë i ashpër ka peshë shumë të madhe në kontroll mbi vetveten kështu që arrihet forca e nevojshme morale që ka rëndësi të madhe për magjinë e bardhë. Kur njeriu me aftësinë e vet ka dëshirë të mirë në mënyrë aktive.

Çdo zgjim i parakohshëm i çfarëdo qendre më herët apo më vonë mund të shkaktoi çmendje, për këtë shkak ne do tu japim shënime tjera për stërvitje të veçanta nga grupi i hata jogës. Çdo njeri që ka arrit një shkallë të caktuar të pjekurisë etike dhe forcë të paluhatshme mbi vetveten, kur të vjen koha e tij do të gjejë udhëzime gjithashtu edhe forma okuluese (pamore) për këtë dukuri natyrore.

Shpirtrat e mjeshtërve të mëdhenj, në magjinë e bardhë por edhe në magjinë e zezë, pa ndërpre sjellën rreth neve, me një sy jashtëzakonisht të zgjuar përcjellin zhvillimin e të gjithë atyre të cilët janë nisë për këtë rrugë të lavdishme me njohuri të lartë. Në qoftë se dikush, vetëm nga kureshtja, mburrja, apo për çfarëdo motivi egoist provon që të zbuloi vetitë e fshehtësisë magjike, menjëherë do të kapet nga rrethi i magjisë së zezë e cila nuk do të lëshoi kurrë, njëkohësisht do të shfrytëzoi për të mirën e rrethit të vet dhe në kurriz të kundërshtarit të vet.

Duke u bazuar në dëmet dhe rreziqet që kanosen nga shumë stërvitje, e sidomos nga grupi hata joga për një rrugë të drejtë më së shumti preferohet që përmes UN-it të fshehur gjatë meditimeve të përgjithshme të arrihet në mbretërinë e së vërtetës së drejtë dhe në mençuri përfundimtare.

Meditimet e tilla të aplikuara me rregull dhe të përpikta, nuk fshehin asgjë të rrezikshme në vete, ashtu që edhe pa mësues mund të aplikohen. Në fillim duket mjaftë thjeshtë, mirëpo, kërkohet vullnet i mirë dhe i pathyeshëm,qëndrueshmëri dhe këmbëngulësi për njohuri më të larta.

INKORPORIMI I UNIT

Tales nga mileti thotë: “njihe vetveten”. Në Greqi kjo fjalë është e shkruar në faltoren e Apolonit në Delfi. Akrobacioni i këtij mendimi shumë vështirë deshifrohet. Njohja e vetit është kyçi dhe pikënisja për të kuptuar fshehtësitë e mëdha të natyrës së njeriut.

Për deshifrimin e këtij mendimi duhet stërvitje e madhe siç është Raxha Joga. Nga Raxha Joga, ndryshimi i stërvitjes është siç vijon: Së pari, në vetëdijen ton duhet ti përmbahem dëshirës sonë në mënyrë permanente, stoike dhe me një vendosëshmëri të fortë dhe të pa luhatur, për të njohtë vetveten. Gjatë stërvitjes çdo mendim tjetër duhet shkyçë në mënyrë absolute.

Kjo metodë më së miri stërvitet në natyrë. Siç është bjeshka, mali, bregu i detit ose vend tjetër, kryesisht në një vend ku nuk është prezent fare qenia njerëzore për të mos penguar as njeri. Në këtë rast nuk bënë që askush të vështroi nga afër apo larg. Stërvitja nuk bënë fare të pengohet e kurrsesi të ndërkrehet.

Së pari fillohet me shtrirjen e personit në tokë, shtrirja behët me kokë në drejtim të veriut dhe më këmbë në drejtim të Jugut. Një kohë duhet shikuar vetëm qiellin lartë. Pastaj të mbyllën sytë dhe të shkyçet çdo mendim. Pastaj të bëjmë veti pyetjen: “kush jemi” ?

Në vijim këtë mendim nuk guxojmë fare të lëshonim nga vëmendja, sepse kjo pyetje do ti largon të gjitha pyetjet tjera qe na sjellën përreth kokës.

Ashtu duhet qëndruar deri sa pyetjet që sjellën përreth kokës të largohen në tërësi. Duhet pasur kujdes që mos të përvidhet ndonjë pyetje tjetër, pa marrë parasysh se çfarë përmban ajo, vetëm e vetëm mos të depërton në vetëdijen tonë.

Nëse nuk mund të largohemi nga mendimet që na kanë vërsul, apo rrethuar, atëherë duhet marrë një mendim, apo pyetje më dominonte, të cilën duhet analizuar dhe përsëritë analizat përkatëse. Kësaj analize nuk duhet shkuar deri në fund, sepse u lejohet pyetjeve tjera të na vërsulen. Duke bërë analizën e pyetjes së parë që kemi pranuar nga fundi e deri në fillim, gjatë analizës do fitonim pikat më kyçe që neve na nevojitën.

Duke pushuar i shtrirë në bari, duhet përkujtuar një përjetim më të këndshëm që kemi përjetuar gjatë jetës sidomos ajo rinore. Do vërejmë se ky përjetim është më interesant dhe më kyç në krahasim me përjetime tjera. Tani parashtrohet detyra, të mos analizohet përjetimi i tillë, por të hulumtohen rrethanat nën ndikimin e të cilave kemi përjetuar atë përjetim.

Duke analizuar dhe duke shkuar prapa, të gjitha mendimet do të zhduken në personalitetin tonë, kështu që do të mbetët vetëm vetëdija. Pasi që shkyçën të gjitha mendimet , duhet vu veti pyetjën “kush jam unë”? gjatë kësaj kohe ne duhet të gjendemi në një qëndrim të qetë dhe në një pritje të kujdesshme. Radio pranuesi unë psikik është i kurdisur në një ndjeshmëri të madhe. Atëherë jemi të gatshëm për pranim.

Kur ja arrijmë qëllimit që ta njohim vetveten, atëherë do ta përfitojmë një përjetim të cilin kurrë më parë nuk e kemi pasur. Dashurin që kemi pasur më parë, tani do të ndryshoj në tërësi, sepse t6ani do të dashurojmë shumë më shumë dhe me një kënaqësi të jashtëzakonshme.

Çdo gjë që na rrethon si në shtëpi, ashtu në natyrë siç janë: çdo qenie e gjallë , bimë guri, etj ne i dashurojmë. Atëherë vijmë në përfundim, se dashuria është leva themelore e lëvizjes dhe forca që çdo gjë futë në lëvizje.

Dashuria paraqet një burim të madh energjetik që rrezaton tërë rrethin aty ku jetojmë. Kjo i ngjanë një kulle të detit që shndritë terë hapësirën e detit për orientimin e anijeve në cakun e dëshiruar.

Çdo vështirësi që na kanoset gjatë jetës, duhet ta përjetojmë në mënyrë të urtë të qetë duke ju mbështetë forcës Hyjnore e cila na mbron dhe na shtyn kah e mira. Mirëpo, të gjitha obligimet si dhe detyrat duhet kryer sipas zërit qe emeton faktori Hyjnor, të cilin e kemi thirre përmes stërvitjeve të cekurave më parë, si dhe me futjen e UN-it tonë.

Në këtë rast fati është mirë i përcaktuar, asgjë nuk është e rastësishme. Dëshira e lirë është vetëm iluzion. Rruga jetësore është trasuar në tërësi qysh se me lindje. Asgjë nuk varet nga dëshira e jonë e lirë, por është kushtëzuar me KARMË nga INKARNIMI paraprak. Ajo që ka ndodhë, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi do të marrim ne, ajo do të ndodhë.

Mirëpo se çfarë qëndrimi marrim ne, varet nga kapitali ynë moral, të cilin askush nuk mund të na rrëmbej dhe i cili krijon personalitetin tonë të drejt.

Nga qëndrimi ynë varet edhe fati ynë në jetën vijuese dhe përkryerjen tonë shpirtërore në tërësi.
Me një aksent të posaçëm duhet cekur, se njerëzit nuk vriten në luftë, sepse ka plasë lufta. Mirëpo, sepse njerëzve të tillë ju ka skaduar afati në këtë botë dhe duhet të shpërngulen nga këtu.

Këtë mendim e argumentojnë shumë faktor tjerë si shkaktar të vdekjes siç janë: fatkeqësitë, epidemitë, sëmundjet etj.

Ka nevojë që të mobilizohen të gjitha forcat pozitive të magjisë së bardhë, për të luftuar dhe natyralizuar të gjitha lëkundjet negative, për të pamundësuar magjinë e zezë e cila ka grumbulluar energji për të kënaqë vetveten dhe që i jap vetes hapësirë për të marrë frymë në formë të lirë, të krijoj energji të re negative për të krijuar kushte të reja për luftëra me trishtim të madh, edhe pse lufta përcaktohet me fat.

Në këtë rast kur me një vetëmohim heroik, kur nga shtytjet e pastra jo vetjake ai bënë një vepër të mirë dhe fisnike armikut të vet, atëherë aty për aty do të vij deri të një rilindje mistike e personalitetit të tij në tërësi.

Njeriu i rëndomtë kur të arrijë atë shkallë të zhvillimit shpirtëror dhe në veti ka filluar të ndijë forcën hyjnore e cila ka krijuar gjithë universin dhe bashkë me veten time që ka jap një nxitim dhe forcë për ta luftuar të keqën, atëherë fitohet grada kualifikuese më e lartë për mjek të vërtetë, mjek i jashtëzakonshëm dhe magjistar i magjisë së bardhë, si dhe shpëtues besnik i thirrjes së vet për shërim.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi