Joga, ndikim i saj
Faqja 1 e 1
Joga, ndikim i saj
Joga, ndikim i saj
Në momentet e vështira jetësore, kur vuajmë për humbjen e personave të dashur, kur jemi të sëmurë, apo kemi ndonjë krizë, te secili prej nesh paraqitet dëshira për t’u tërhequr në vetvete.
Në situata të tilla, na nevojitet pushimi, por edhe ushtrimet e lehta, të cilat mund të sjellin lehtësim dhe një shikim pozitiv ndaj botës.
Studimet tregojnë se 20 minuta në ditë ushtrime të jogës ndikojnë në aspektin psikik, sikur edhe seancat me psikoterapeutë, meqë na ndihmojnë që ta pranojmë veten tonë, ashtu si jemi.
Disa studime shkencore kanë treguar se njerëzit që rrinë ulur gjatë për një pjesë të gjatë të ditës, janë më të prirë që të trashen, si dhe janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, gjë që mund të shkaktojë vdekje të parakohshme.
Fiziologu Mark Hamilton pohon se midis qëndrimit ulur për një pjesë të madhe të ditës dhe pirjes së duhanit ka një ngjashmëri të madhe - ku që të dyja këto dukuri janë mjaft të përhapura në botë dhe janë mjaft të rrezikshme.
Hamilton dhe kolegët e tij në Qendrën Biomjekësore në Luiziana të SHBA-së, kanë zbuluar se qëndrimi ulur ndikon në deaktivizimin e një substance të rëndësishme kimike, e cila ndikon në djegien e dhjamit dhe, njerëzit që rrinë ulur më shumë se gjashtë orë në ditë - edhe nëse ushtrojnë rregullisht - më shpesh vdesin nga diabeti.
Ecja e shpejtë largon mërzinë. Studimet tregojnë se njerëzit depresivë, nëse shëtisin gjysmë ore në ditë, kanë një përmirësim të dukshëm dhe janë më energjikë, sesa njerëzit që vetëm pushojnë dhe nuk bëjnë asgjë.
Notimi ndikon si meditim, meqë gjatë notimit njeriu shkyçet nga të gjitha problemet, përqendrohet në frymëmarrje, gjë që ndihmon që ai të qetësohet.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi