EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raxha Joga

Shko poshtë

Raxha Joga Empty Raxha Joga

Mesazh  Admin 15.06.10 23:37

Raxha Joga

Detyrë e parë dhe kyçe është të arrihet harmonia shpirtërore. Nëse e përqendrojmë shikimin në jetën tonë mendore, në të shumtën e rasteve kemi me vërejt se ajo nuk është e rregulluar. Andaj, nuk kemi kurrfarë pushteti ndaj veti. Gjëja më e imtë është në gjendje të na largoi nga drejtpeshimi. Disponimi ynë ndryshohet gati çdo orë. Gjithnjë diçka paramendojmë dhe brengosemi.

Kur trypi ynë është në qetësi maksimale, trurin tonë e sulmon një luzmë mendimesh që na ka okupuar. Nëse mendimet e tilla i analizojmë në mënyrë më detajoje, gjithmonë do të vërejmë se ne aty jemi personi kryesor, materie kryesore e së cilave është pasuria material edhe kënaqësia e ndjenjave.

Pjesa dërmuese e mendimeve e cila neve na mundon, nëse një nga këto mendime nuk mundem ti deshifronim e cila ka lidhje me pakënaqësi ose pafatin tonë apo edhe personave tjerë. Nëse tentonim që të ndalim rrjedhën e tyre, do ta vërejmë se sa vështirë do të na shkoi për dore, kurrsesi nuk mund të ju largohem. Sa më shumë kujdesemi për ta larguar ndonjë nga këto mendime, aq më shumë na shtohen mendime tjera më të reja dhe të pakuptimta.

Ushtrimi qenësor dhe kyç në të cilin bazohet Raxha Joga është shkyçja totale nga çdo medium. Ky ushtrim kërkon mund të madh dhe durim të gjatë të përqendrimit, mirëpo, është kyç dhe më së i nevojshëm për përparimin vijues. Mënyra më e përshtatshme është kur njeriu shtrihet në kanape, në mënyrë më komode, i shtrirë lëshon trupin në formë qetësuese duke u relaksuar në tërësi.

Shtrirja duhet të jetë e qetë pa kurrfarë lëvizje, apo shtrëngim muskujsh. Në këtë pozitë njeriu duhet të qëndroi së paku një orë. Gjatë kësaj kohe duhet angazhuar terë qenien me një forcë të pa përshkruar për të ju larguar në tërësi ngacmimeve mediale, njëkohësisht mendimet e veta duhet mbajtur në kontroll të përhershëm.

Çdo mendim i veti në veçanti duhet analizuar deri në fund, duke u kujdesur në mënyrë të përpiktë dhe maksimale, që këtë analizë mos ta pengoi mendimi i ri që tenton të ndërhyjë në mendimin paraprak. Gjatë këtij ushtrimi njeriu duhet të jetë i freskët dhe i pushuar.

Në këtë rast, sytë duhet mbajtur të mbyllur, këtu janë gjasat maksimale për dremitje, apo gjumë, po që së ndodhë dremitja apo gjumi në këtë rast çdo gjë do të shkuj huq. Në momentin kur paraqitet mendimi i par gjatë kësaj stërvitjeje, me këmbëngulje duhet përqendruar qe mendimi i paraqitur duhet analizuar në detaje rrjedhën e mendimit deri në fund.

Duhet marrë qëndrime të vrojtuesit objektiv, pa kurrfarë pjesëmarrje aktive fizike. Gjatë meditimit të lirë do paraqiten me dhjeta mendime tjera të reja, të cila tentojnë të prishin ekuilibrin e rrjedhojës së mendimit që është duke u analizuar.

Në këtë rast ne me kurrfarë çmimi nuk duhet lejuar që mendimet e reja të depërtojnë dhe në mendjen tonë deri sa të përfundohet me analizën e mendimit të parë, deri në momentin kur mendimet e porsalindura fillojnë të humbin intensitetin e vet dhe më vonë të zhduken në tërësi. Mendimi i parë edhe për një kohë do të mbajë rrjedhën e vet.

Vetvetiu do të analizohet deri në përfundim, andaj edhe vetvetiu do të zhduket. Qëndrimi i parë që në këtë rast kushtimisht quhet edhe gjendje negative, duhet mbajtur sa më gjatë që është e mundur. Mbajtja e këtij qëndrimi në tërësi duhet mbajt në gjendje pasive dhe në formë të relaksuar.

Frymëmarrja duhet të jetë e qetë, e thellë, në mënyrë uniforme dhe e ngadalësuar. Sytë tërë kohen duhet qëndruar mbyllë.

Deri në fund të stërvitjes duhet pasur kujdes që të jemi sa më pasiv në çdo aspekt. Kjo në një mënyrë tingëllon si kontradiktore, mirëpo kjo vetëm në shikimin e parë duket ashtu. Qëllimi kryesor është që edhe më tutje të mbajmë qëndrim relaksues, njëkohësisht të jemi në gjendje të zgjuar dhe aktiv për nga aspekti i vrojtimit. Në fillim të stërvitjes këtë qëndrim njeriu mund ta majë disa qaste, me ushtrimin permanent dhe vijues pa tjetër do të përvetësohet.

Kjo stërvitje mundëson depërtimin në të gjitha shtresat e UN-it tonë, pa kurrfarë pengese nga mendimet e vetëdijes sonë, në këtë mënyrë mundësohet kapja e informatave nga fusha e ndërdijes. Me stërvitje të pandërprera mund të arrijmë deri të shkrimet e medieve si dhe bisedat me media.

Do vërejmë se në këtë mënyrë zbulojmë një botë tjetër, që gjerë me tani për neve nuk ishte e njohur.

Në fillim përmbajtja e këtyre informatave mediatike, në sy të parë janë të pakuptimta dhe pa lidhje, më vonë marrin formën e caktuar. Më këtë stërvitje, duke i falënderuar stërvitjes së ndërdijes, në mënyrë graduale në veten e vet zbulojmë personin tjetër që më parë me te nuk kemi pasur kurrfarë lidhje. Në të njëjtën mënyrë mund të depërtohet edhe në shtresa më të thella të veprimit të ndërdijes nga jeta shpirtërore.

Pas një kohe vjen në shprehje durimi dhe tejkalimi. Mosdurimi është veti moderne e njeriut, i cili nga ndonjë nguti të përshpejtuar, gjithmonë humb nervat e vet. Nëse një njeri i stërvitur krahason veten me ndonjë njeri të pastërvitur, do të vërejmë që personi i pastërvitur nuk mund të qëndroi as pesë minuta pa e bërë ndonjë lëvizje pa nevojë.

Të gjitha shprehitë e imta siç janë: grimcimi i thonjve, mbajtja e rrmojces në dhëmb, trokitja me gishta ne tavolinë, rrahja me këmbë, imitimi i çdo gjëje që imitohet, shikimi i shqetësuar, kruara, grisja e ndonjë sendi që griset, ndrydhja e gjërave që ndrydhen, rrotullimi i mjeteve kohë pas kohe, fishkëllima, kërcitja, thyerja e gishtave etj. Të gjitha që i përmendem, janë simptome të çrregullimit total dhe disharmonisë shpirtërore.

Vështirë na vjen të përcjellim ndonjë ligjëratë në mënyrë të kujdesshme, ta dëgjonim bashkëbiseduesin në mënyrë të qetë, me durim presim ndonjë ngjarje të re nga ai. Gjithmonë jemi të tensionuar, sikur që dikush po na ndjekë duke mos na lënë rehat e të qetë. Ose sikur presim që në momentin e ardhshëm do të ngjajë diç e jashtëzakonshme e cila do na ve jetën në pikëpyetje. Vazhdimisht jetonim të frikësuar në një mos siguri. Thjeshtë nuk mund të qetësohemi.

Ky shqetësim i brendshëm manifestohet edhe gjatë frymëmarrjes. Ndërsa, tek personi i baraspeshuar frymëmarrja është e qetë e thellë dhe uniforme. Tek njerëzit nervoz frymëmarrja është e çrregulluar, e shpejtë dhe me intervale të shkurta të frymëmarrjes gjithashtu edhe disharmonie të ndryshuar. Vetëm përmes frymëmarrjes vlerësohen vetitë karakteristike të një personi.

Çfarë është personi ashtu është edhe frymëmarrja e tij. Stërvitja e J o g a – së kujdes të posaçëm i kushton procesit të frymëmarrjes, aq shumë i kushtohet kujdes, sa që për frymëmarrje ekzistojnë stërvitje të posaçme për frymëmarrje.

Stërvitja për frymëmarrje i takon grupit stërvitor të H a t a J o g e s, ku do të përshkruhet në detaje.
Për të arritur qëndrueshmërinë dhe durimin, preferohen pikërisht ato punë të cilat deri me sot i kemi kryer jashtë dëshirës sonë.

Mirëpo, nuk kemi pasur rrugëdalje tjetër. Për këtë qellim është e domosdoshme rruarja me zhilet për çdo ditë, zgjidhja e fjalëkryqit, loja me shah, loja “mos u hidhëro njeri”, si dhe të gjitha lojërat që e bien në sprovë durimin e njeriut.

Në këtë grup të stërvitjeve bënë pjesë edhe zgjidhja e nyjave të perit, klasifikimi i kokrrave të drithërave që janë të përziera si dhe riparimi i orëve apo mekanizmave shumë të imtë. Dobi më e madhe për njeriun është atëherë, kur punët e cekura më parë të janë pjesë përbërëse e punëve të përditshme, zyrtare apo private. Ku në çdo hap kemi të bëjmë me sprovën e nervave tonë.

Më tutje të ushtrojmë që një ditë, në një, apo dy ditë në javë mos të flasim fare, sidomos fjalë të panevojshme. Duke stërvitur këtë metodë, kuptojmë se sa fjalë të kota i kemi shpenzuar pa kurrfarë nevoje gjer me tani.

Me këto fjalë të kota, njëkohësisht kemi shpenzuar edhe energji të madhe dhe të panevojshme psikike. Stërvitjet e përmendura duhet vazhduar pa ndërpre, deri sa të arrihet qëllimi që të flasim vetëm fjalë të nevojshme.

Gjatë kësaj stërvitje, duhet të mësojmë të dëgjojmë fjalë të panevojshme dhe të pa kuptimta me një durim të madh, që të tjerëve që flasin fjalë të tilla, mos tu ndërhyjmë fare gjatë bisedës së tyre. Njëkohësisht dhe me respekt të madh të sillemi ndaj personave antipatik, të largohem nga fjalët e rrepta që bëhen për çfarëdo imtësie.

Me përmbajtje stoike dhe të pa lëkundur dhe me veti të palëkundur krenare dhe të matur reflektojmë energji pozitive aty ku ndodhemi. Kur punojmë, duhet punuar me plotë dëshirë, me kujdes të madh, në mënyrë për ta kryer punën e dhënë me nderë dhe me cilësi më të madhe. Kur është koha e pushimit apo e dëfrimit, ta shfrytëzojmë në mënyrë maksimale.

Gjithmonë duhet pasur kujdes, po sa tregohet mundësia të korrigjojmë vetitë e dobëta personale qe posedojmë. Asnjë nxitim i tepruar, apo diç e pamundur nuk guxon të na çrregulloj qetësinë shpirtërore, në momente më të vështira, duhet të qëndrojmë të ftohtë, të qetë dhe të frenuar.

Kjo lloj stërvitje fare nuk është e lehtë. Shumë vështirë është që njeriu të kënaqet me të gjitha kërkesat e cekura, për të përfituar bindje të pa luhatshme në saktësinë e vrojtimit të tillë që gjatë që gjatë jetës mund ti përqafoj filozofia induse. Nëse dikush ka vendosë të bëjë stërvitje të tilla, bindshëm do të vërtetohet se pas ca ditësh i tilli në vete fshehë një forcë të madhe, jashtëzakonisht të përshtatshme që ndikon në organizmin e vet.

Në gjirin e këtyre stërvitjeve bënë pjesë dhe stërvitja për vetëkënaqësi, përjetime të ndryshme dhe depërtimi në media. Detyra përqendrohet se çdo gjë që na rrethon, gjatë transmetimeve të ndryshme edhe ne përjetojmë çfarë të tjerët përjetojnë ndodhitë që ndodhin rreth neve. Pas stërvitjeve të cekura, jemi në gjendje të depërtojmë në thellësinë e disa gjërave si dhe ngjarjeve.

Kur dikush na fletë, nuk është me rëndësi vetëm për të përcjellë bisedën e folësit, por të futemi në brendinë e zërit të bisedës së tij. Qëllimi është që ta zbulojmë krejt atë çfarë fletë gjatë asaj kohe. Kur zogu këndon në degë, kur qeni lehë, kur këndesi këndon.

Të gjitha këto e të tjera duhet dëgjuar me tërë qenien, njëkohësisht duhet kuptuar dhe zbuluar qëllimin e tyre. Me domi shumë të madhe është të uleni pranë një kënete dhe ta dëgjojmë zërin e bretkosave kur ato këndojnë. Në tërësi shtazët janë material i dobishëm dhe i përshtatshëm, të cilat duke i përcjellë me vëmendje të madhe dhe kujdes të posaçëm ushtrojmë ndjeshmërinë tonë.

Këshillohet, që sa më shpesh të vizitohet kopshti zoologjik, për tu njohur sa më afër dhe më mirë me sjelljet e shtazëve. Nuk duhet të kufizohemi vetëm në shikim të thjeshtë, por duhet depërtuar sa më thellë në shpirtin e tyre, kështu që çdo sjellje dhe lëvizje të tyre duhet shpirtërisht ta përjetojmë.

Në përgjithësi, njeriu duhet të shkoj në atë drejtim për ta transmetuar personalitetin e bashkëbiseduesit tonë, në atë formë sa që na duket që ai flet vet. Krejt atë që ai na flet, duhet ta përjetonim shpirtërisht duke imagjinuar fotografinë e tij sikur të ishte e gjallë duke biseduar para neve.

Kjo e fundit, në veçanti ka rëndësi të madhe. Kur dikush na shpjegon ndonjë ngjarje, ose kur ne flasim për diçka, gjithmonë duhet kujdesur që në mënyrë sa më të gjallë ti shqyrtojmë mendimet tona. Kur në shtyp lexojmë që një natë në mes të natës 12 dhe 13 të marsit në Lamansh, është paraqitë një shtrëngatë e madhe, gjatë si cilës janë dëmtuar katër barka të peshkatarëve.

Në këtë duhet përqendruar e terë qenia, si shikimi, dëgjimi dhe përjetimi i asaj ngjarje, ku në mendjen tonë të futën parafytyrimet e ndodhisë që ka ngjarë, duke perceptuar edhe në aspekt vizual ndodhia që e kemi lexuar për një natë jashtëzakonisht të vështirë.

Të gjitha skenat e asaj nate duhet të na parafytyrohen sikur ti shikonim në ekran ndodhinë e atyre barkave gjatë shtrëngatave fatale për peshkatar, siç janë: lufta për shpëtim apo vdekje, dallgët e dalldisura të detit në mesin e asaj nate të kobshme, duke plasë rrufeja k me rremat e saja paraqitën duke qarë qiellin e errtë. Duhet përjetuar fishkëllimën e erës, të reshurit e shiut, krismat bubullimës, thirrjen e zërave të dhimbshëm të detarëve duke u mbytë dhe duke kërkuar ndihmë.

Të gjitha këto duhet përjetuar nga lajmet e paraqitura sikur të ishim në vendngjarje. Kështu që me një shënim të shkurtër të gazetarit, me pak rreshta që mund të lexohej për një periudhë të pak minutave, ne duhet përjetuar së paku gjysmë siç e kemi përshkruar më parë. Njeriu nga shtypi mund të mësoj shumëçka, vetëm e vetëm të i kushtohet kujdes me një kuptim të rregullt.

Për një shikim, dëgjim apo lexim prej dhjetë minutash, me siguri që nuk mundë të flitet një muaj, përveç nëse atë materie e trajtojmë në tërësi. Është më së e qartë se gjatë ushtrimit të tillë, duhet të jemi plotësisht të friktë dhe të pushuar, nuk duhet të zgjas më shumë se gjysmë ore apo tre çerek ore që nga fillimi. Në këtë formë sensibiliteti forcohet në formë të jashtëzakonshme.

Krahas përshkrimit të tillë të ushtrimeve vijon edhe zhvillimi etik i ushtruesit. Nxënësi që ka dëshirë të i përkushtoi kujdes shkencës së J o g a –së mundëson që mos të bëhet vetjak, njëkohësisht kënaqet me kushte minimale të ekzistencës së vet.

Nxënësi i tillë, duhet shoqëruar me njerëz të varfër dhe të pakënaqur për tua lehtësuar fatin sa më shumë. Kjo nuk vlen vetëm për gjendje materiale, por edhe për gjendje shpirtërore si dhe kultivimin e sajë.

Duhet të ketë ndjenja dhe kuptueshmëri të plotë për pafatin e tjetrit. Nuk është e njëjtë nëse të gjitha i kupton, njëkohësisht të gjitha i falën, por duhet edhe ti doja. Të afërmeve tuaj gjithmonë duhet ti dalim në ndihmë në çdo situatë, është nevojë e pa tjetërsuar.

Çdo gjurmë, urrejtje, mendimeve dhe veprimeve të mbrapshta, pa durueshmëria, gjërat e këqija, dëshira për hakmarrje, për përfitimin e të mirave materiale dhe begatisë në kurriz të tjerëve, qysh se në fillim duhet frenuar.

Në fillim kemi përmendur, pasuria nuk është aq e keqe, mirëpo, çfarë është e keqe? Pasuri që shkatërron njeriun në mënyrë shpirtërore është e keqe, siç është dëshira ndaj shkëlqesisë, si dëshira për autoritet dhe nderime madhështore.

Në fund e tërë kjo do të shërben si mjet, mirëpo në asnjë mënyrë nuk guxon të përkrahë qëllimin. Si mjet mund të përdoret, nëse ajo pasuri i shërben një rrethi të gjerë njerëzish. Ai që grumbullon pasuri tokësore, vetëm e vetëm për nevoja të veta duke i shfrytëzuar të afërmit e vet dhe në damë të tyre. Më këtë punë në masë të madhe ngarkon shpirtin e vet.
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi