Joga nxitë energjitë
Faqja 1 e 1
Joga nxitë energjitë
Joga nxitë energjitë e brendshme të njeriut
Në një palestër të Londrës praktikohet një formë e re e Joga-s, ku përdoren gjarpërinjtë për t’i larguar njerëzve frikën. Praktikuesit e mjekimit me gjarpërinj thonë se kapërcimi i frikës nga gjarpërinjtë i lejon njerëzit të mos stresohen nga problemet e shumta, madje të kapërcejnë edhe vështirësi më të mëdha me të cilat ata ndeshen në jetë:
Thonë se ata të ngjallin ndjenjën e dashurisë dhe besimit, por edhe të frikës të madhe… Gjarpërinjtë janë si ikona që gjenden në të gjitha llojet e kulturave. Sipas Dhjatës së Vjetër, gjarpri ishte përgjegjës për shkatërrimin e njeriut. Por në disa shoqëri kjo krijesë nderohet si e shenjtë. Gjarpri i bërë kular njihet tashmë si simboli i mjekësisë, shërimit dhe shkathtësisë.
Në këtë klasë praktikantët mësojnë kryesisht jogën e tipit Kundalini, raporton VoA. Instruktorët e Kundalinit thonë se njerëzit zotërojnë një energji e cila ndodhet në gjendje të fjetur në bazën e shtyllës së tyre kurrizore. Instruktorët thonë se pengesë për shfrytëzimin e kësaj energjie me potecialin e saj të plotë bëhet kultura dhe kodet e sjelljes.
Në këtë klasë pjesa më e madhe e praktikuesve të jogës tregohen të kujdesshëm ndaj gjarpërinjve, por vetëm një prej tyre ka një lloj frike për ta. Aleksandra Croucher duket e alarmuar nga fakti se instruktorja e Kundalinit, Kwali Kumara Haribhajan Kaur, ofron gjarpërinjtë gjatë klasës së jogës. Në një moment ajo duket se është gati për të ikur me vrap. Ajo arrin të qëndrojë dhe të qetësohet vetëm pasi instruktorja komunikon me gjarpërin, duke i mërmërirë. Aleksandra arrin ta prekë gjarpërin. Ajo është e bindur se frika e saj për gjarpërinjtë ka të bëjë me gjendjen e saj nervore dhe është tregues për problemet që ajo ka. Ajo është e bindur se joga do ta ndihmojë të kapërcejë vështirësitë me të cilat ajo ndeshet. Aleksandra tani kujton:
"Pasi preka gjarpërin kuptova se e gjithë frika ishte në kokën time. Pra, frika nuk ekziston realisht, ajo krijohet në mendjen tonë. Dhe kjo nuk ka lidhje me frikën ndaj gjarpërinjve, në fakt me këtë lidhet edhe frika ndaj gjërave të tjera".
Instruktorja Kaur ka dhënë shfaqje me gjarpërinj. Koleksioni i saj përfshin shtatëmbëdhjetë gjarpërinj, mes tyre ajo ka Boa dhe Pajthone. Ajo thotë se nuk i kërkon vetë gjarpërinjtë, por ajo ofron një strehë dhe një vend të shenjtë për ato krijesa të cilat janë keqtrajtuar më parë. Ajo thotë:
"Unë jam e sigurtë se nuk jam personi i vetëm që meditoj me gjarpërinjtë, zoti Shiva mjeshtri i Yogas në të vërtetë gjithmonë mediton me gjarpërinjtë. Pra, kjo është një lidhje e drejtpërdrejtë që krijojmë me energjinë Kundalini që ndodhet në bazë të shtyllës sonë kurrizore dhe që aktivizohet, ashtu sikurse gjarpri që ngrihet, duke u spërdredhur. Pra ne kemi brenda vetes një gjarpër eterik dhe pikërisht kjo është energjia që ne kemi në brendësi dhe që e shfrytëzojmë kur praktikojmë Jogën. Pra, për mua gjarpërinjtë dhe joga janë të lidhura thelb".
Para se studentët të bëhen të aftë për të komunikuar me gjarpërinjt, ata i nënshtrohen një ore me ushtrime të fuqishme dhe meditimi. Ata thonë se çfarë i ka sjellë këtu, çfarë kanë frikë dhe çfarë shpresojnë të mposhtin, apo realizojnë. Një pjesë të kohës ata mërmërijnë. Ushtrimet e frymëmarrjes në formën spirale si lëvizjet e gjarprit gjatë jogës, synojnë t’i fokusojnë praktikuesit. Vetëm pasi ata ndjehen të relaksuar, instruktori nxjerr shportën e gjarpërinjve dhe e vendos atë në mes të dhomës. Rafik Siahmed po praktikon Kundalini dhe shërimin Kumara me gjarprinj për herë të parë. Ai thotë:
"Kur e pashë gjarpërin pata pak frikë, sepse gjatë meditimit sytë mbahen mbyllur, por kur i hapa, pashë instruktoren që kishte mbështetur gjarpërin tek kolegja ime dhe atëhere i thashë, jo nuk dua ta prek".
Të gjithë instruktorët e Kundalinit janë veshur me të bardha, thotë intruktorja Kaur. Kjo thotë ajo, "I ndihmon për të transformuar dhe shndërruar energjinë që çlirojnë studentët. Kjo lloj yoge është një formë shumë e shpejtë e shërimit, pra një vit joga e tipit Kundalini është njëlloj si njëmbëdhjetë vjet Hatha, që është joga tradicionale.
Në fund të klasës së jogas Siahmed po meson me kënaqësi se cila është mënyra për të mbajtur një gjarpër. Pas disa orësh mësimi joge, asnjëri nga praktikuesit nuk ka më frikë, madje edhe Alexandra Croucher, që kishte fobi për gjarpërinjtë, shpreson se do t’i mposhtë të gjithë demonët e saj të brendshëm.

Zattoo- 600
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi