Harmonia dhe Joga
Faqja 1 e 1
Harmonia dhe Joga
Harmonia mes trurit dhe trupit me joga
Nëse keni një humor të mirë që ju shoqëron gjatë gjithë ditës, nëse rritet aftësia juaj për të reaguar, nëse gjendja juaj fizike dhe psikologjike është e mirë, nëse vështirësitë e përqendrimit janë më të vogla, nëse harmonia bëhet pjesë e jetës suaj së përditshme, atëherë pa dyshim që po praktikoni joga.
Trupi juaj do të jetë më elastik dhe ju personalisht jeni më të ndërgjegjshëm dhe më të kujdesshëm për të zhvilluar aftësitë lëvizëse të trupit tuaj. Është normale që rritet çdo ditë numri i të pasionuarve pas kësaj disipline orientale.
"Në shkollat tona mësohen shumë lloje disiplinash, të cilat janë lëvizje fizike që e stërvitin njeriun për një shëndet sa më të mirë, për shembull krija joga, e cila është e përqendruar në dinamikën e frymëmarrjes dhe të tingujve mendorë, drejtojnë qetësinë dhe pikërisht kontrollin emocional", tregon presidenti i Federatës së Krija Jogas. Bëhet fjalë për një disiplinë, e cila përdoret edhe në përgatitjen e atletikës.
Praktika konsiston në mësimin e pozicioneve korrekte, ritmin e frymëmarrjes, që në krija të çon në meditim. Në të gjitha rastet arrihet një mirëqenie si për skeletin ashtu edhe për gjendjen psiko-mentale. "Praktikimi i jogës rrit densitetin kockor me 30%", shpjegon presidenti.
Përveç faktit që ajo është e rëndësishme në parandalimin e osteoporozës, d.m.th. mbikëqyr rritjen e masës muskulore, që është edhe më e ndjeshme në uljen e shëndoshjes. Por nuk duhet të rrëmbeheni nga persona të cilët pasi kanë kaluar 15 ditë në Indi mendojnë se janë mjeshtër të jogës. Ushtrimet e jogës duhen bërë me një specialist të licencuar e me eksperiencë në këtë fushë. Joga është shumë e këshillueshme 2-3 herë në javë, një orë për seancë.
Terapia në tri seanca me kinesiologji
Një terapi e shkurtër, me fillimet e saj në Amerikë, vepron mbi lëkurë për të liruar pacientin nga të këqijat e krijuara prej stresit.
Kinesiologjia biosistematike është një disiplinë, e cila ka filluar të praktikohet në vitet ‘60 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t‘u çliruar nga problemet fizike dhe emocionale. Kinesiologu është një ekspert që të rikthen ekuilibrin fizik dhe energjik me metoda natyrale.
"Seanca e kinesiologjisë lidhet me sistemin e trupit e të mendjes dhe ul shqetësimin përmes stimulimit në zonat ku reagon akupuntura dhe sistemi i lëvizjes për artikulimin e sipërfaqeve që duhen korrigjuar", shpjegon drejtori didaktik i "Criks", Qendrës së Kërkimeve të Integruara për Kinesiologjinë Eksperimentale. Testi i precizonit muskulor mat gjendjen e formës dhe ekuilibrit energjetik të një individi nëpërmjet vlerësimit të fuqisë së një muskuli të vetëm.
Në këtë mënyrë aplikohen teknikat, të cilat kontrollojnë dhe korrigjojnë lëvizjen energjetike të trupit. Kinesiologu përcakton potencialin energjetik të personit dhe kapacitetin e tij të rikuperimit. Edukon pacientin për formën optimale në stilin e jetës, në qëndrimin dhe mbështetjen. Gjithçka kryhet në tri seanca. Nëse nuk ka rezultat me këto seanca, atëherë i drejtohen të tjera rrugëve. Si zgjidhet kinesiologu? Do të ishte mirë të këshilloheshit me të zgjedhurit e "Cricks", të cilët vlerësohen nga një organizëm i kontrolluar.
Me orto-bionomi trupi rigjen shëndetin
Për të shëruar zverkun dhe dhimbjen e shpinës është i nevojshëm pozicioni korrekt, sipas metodës së doktor Pauls.
Trupi ka një kujtesë perfekte për të qëndruar mirë dhe di si ta gjejë formën, duke aplikuar korrigjimin e ligjeve natyrore. Është kjo filozofia e edukimit të trupit, e shpikur nga osteopati kanadez Arthur Lincoln Pauls, që aktualisht praktikohet në të gjithë botën.
"Orto-bionomi është zgjedhja korrekte e aplikimit të ligjeve të natyrës, që reagon duke tërhequr vëmendjen mbi një problem, që përgjithësisht shtyhet, duke bindur trupin tonë për ta zgjidhur", shpjegon një mësues i orto-bionomisë, nga ku referohen edhe rreth 20 shkolla dhe 80 operatorë të ndryshëm.
Me pak fjalë punohet mbi reflekset e vetërregullimit, duke vendosur personin në pozicionin e antalgjik, në mungesë të dhimbjes, për të mësuar eliminimin e kontraktimeve dhe kthimit në një gjendje optimale.
E rëndësishme për të kuptuar formën më të mirë të trupit, trajtimit me respekt dhe kuptim, ashtu siç deklaron edhe mësuesi nëpërmjet një marrëdhënieje të mirë të pjesës fizike, energjetike dhe emocionale. "Te ne vijnë persona me dhimbje të tmerrshme trupi apo me probleme të zverkut, dy nga dhimbjet më të përhapura në jetën e përditshme.
Gjithashtu, ka edhe atletë të cilët praktikojnë sportin, siç është futbolli, basketbolli apo tenisi, që bllokojnë artikulimin e muskujve", shton më tej ai, duke iu referuar orto-bionomisë, një disipline shumë të përdorshme dhe kurative, e cila aplikohet nëpërmjet një trajtimi për një orë.
Objektivi është çlirimi i pacientëve nga stresi dhe vendosjet e këqija, duke i rikthyer trupit mirëqenien e mëparshme, reagimin në harmoninë origjinale.
Mësohet të rigjendet e mira, nëpërmjet prekjeve me respekt dhe të sakta nga duart e operatorëve në orto-bionomi, profesionistë të stërvitur me një praktikë të paktën për 3 vjet, që shpesh i nënshtrohen një përgatitjeje fizioterapike.
GSh

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi