Astrologjia
5 posters
Faqja 1 e 1
Astrologjia
Astrologjia
Siç dimë, ASTROLOGJIA studion ndikimin e yjve në jetën e njerëzve.
Kjo është një SHKENCË E LASHTË, që për qëllim ka - ta njohim vetveten në radhë të parë, e, duke njohur vetveten, t'i njohim edhe të tjerët.
▪ "Çdo gjë që lindet apo krijohet në momentin e caktuar, ka vetitë e momentit." Kështu që, nuk mund të injorohet, as mohohet, edhe ndikimi i planetëve dhe i kushteve të caktuara natyrore në botën e gjallë, e posaçërisht në njeriun.
Astrologët thonë se situata në qiell në momentin e lindjes, si dhe raporti i të gjithë planetëve ndaj njëri-tjetrit përcaktojnë fatin dhe karakterin e njeriut, sidomos duke pasur parasysh ndikimin e planetit që dominon atë vit.
Sipas astrologëve e psikologëve, po të jetë e sigurt data e lindjes, si dhe vendi i lindjes, mund të definohet tipi i njeriut: karakteri i tij, qëllimet, prirjet, shëndeti, sjelljet...
Por, natyrisht, nuk mund të mohohen as faktorët tjerë, si: rrethi, trashëgimia, edukata dhe arsimimi.
Pra, edhe astrologjia, si shkencë, shërben në radhë të parë për t'i ndihmuar njeriut ta njohë vetveten dhe të tjerët në bazë të ZODIAKUT (zodiak nga gr. rrethi i jetës, që nënkupton qiellin mbi ne, mbushur projeksione botërash të largëta).
Njohuri elementare
Siç dimë, kemi dymbëdhjetë shtëpi, ku në secilën dominon planeti i caktuar; dhe, secila shtëpi ka shenjën e caktuar, që përfshin periudhën e caktuar kohore (përafërsisht një muaj). E këto shtëpi janë:
1. Shtëpia e I-rë: sundon MARSI (dashi)
2. Shtëpia e II-të: sundon VENERA (demi)
3. Shtëpia e III-të: sundon MERKURI (binjakët)
4. Shtëpia e IV-t: sundon HËNA (gaforja)
5. Shtëpia e V-të: sundon DIELLI (luani)
6. Shtëpia e VI-të: sundon MERKURI (virgjëresha)
7. Shtëpia e VII-të: sundon VENERA (peshori)
8. Shtëpia e VIII-të: sundon MARSI (akrepi)
9. Shtëpia e IX-të: sundon JUPITERI (shigjetari)
10. Shtëpia e X-të: sundon SATURNI (capi)
11. Shtëpia e XI-të: sundon URANI (ujori)
12. Shtëpia e XII-të: NEPTUNI (peshku)
Kështu, kemi dymbëdhjetë shenja horoskopi; e këto janë:
1. DASHI (21 mars-20 prill): e karakterizon pasioni
2. DEMI (21 prill-22 maj): e karakterizojnë mundësitë e mëdha latente
3. BINJAKËT (23 maj-21 qershor): të paparashikueshëm, indiferentë, pa shpirt sakrifice
4. GAFORRJA (22 qershor-22 korrik): përdëllimtar, sensitiv, romantik, i ngathtë
5. LUANI (23 korrik-22 gusht): shkëlqim, lartësi, superioritet
6. VIRGJËRESHA (23 gusht-22 shtator): analitikë dhe racionalë
7. PESHORI (23 shtator-21 tetor): emocion
8. AKREPI (22 tetor-21 nëntor): energji;
9. SHIGJETARI (22 nëntor-21 dhjetor): optimistë dhe entuziastë;
10. CAPI (22 dhjetor-21 janar): i fortë, mendimtar, materialist, despot
11. PESHKU (22 janar-21 shkurt): mistik, religjioz, artsit
12. UJORI (22 shkurt-20 mars): i pavarur, origjinalë.
Secila nga dymbëdhjetë shenjat e horoskopit ka njërin nga katër elementet kryesore të natyrës: tokën, ujin, zjarrin apo ajrin. Prandaj, kemi shenjat e tokës, shenjat e ujit, të zjarrit dhe të ajrit.
Shenjat që element kanë TOKËN: demi, virgjëresha, capi
Shenjat që element kanë UJIN: gaforja, akrepi, peshku
Shenjat që element kanë AJRIN: binjakët, peshorët, ujorët
Shenjat që element kanë ZJARRIN: dashi, luani, shigjetari
Para se të fillojmë t'i paraqesim shenjat e Zodiakut një nga një, duhet të theksohet dhe të kihet parasysh se HOROSKOPI, ASTROLOGJIA nuk e nënkupton fallin, parashikimin e gjërave, parathënien e kështu me radhë, siç zakonisht mendojnë ende një përqindje e konsiderueshme e njerëzve.
Kjo nënkupton njohjen e vetvetes, në radhë të parë, e, pastaj, edhe të të tjerëve, të atyre me të cilët mund të kemi punë, kontakte, marrëdhënie.
Për shembull, po patëm njohuri nga astrologjia, ne do ta kishim parasysh se: Po qe se na duhet një përfaqësues simpatik tregtarësh - rekomandohen individët me shenjën BINJAK.
Për sekretaresha pedante - preferohen VIRGJËRESHAT. Për dizajnerë imagjinativë - do të preferoheshin GAFORRET. Për drejtor, shef sipërmarrjeje, kush do t'i tejkalonte LUANËT e kështu me radhë.

Admin- 1132
Re: Astrologjia
Astrologjia
Astrologjia eshte nje shkence antike qe studion levizjen e trupa qiellore te sistemit tone planetar, te projektuar ne Zodiak.
Te gjithe planetet zene ne Zodiak pozicione te percaktuara, te rregulluara nga shpejtesite e ndryshme e orbitave te tyre, te cilat behen gjithmone e me te ngadalda hap pas hapi qe largohen nga Dielli.
Nje planet i vetem qendron i palevizshem, i vendosur, DIELLI. Te tjeret:Hena, Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, Plutoni krijojne pozicione dhe lidhje me kalimin e kohes.
Cdo planet ushtron influencen e saj mbi nje grup fenomenesh, pervec se mbi nje sektor te percaktuar te sjelljes se njeriut. Sipas pozicionit ne te cilen ndodhet planeti, kjo influence do te marre karakteristika te ndryshme, te nevojshme per te inkuadruar personalitetin e nje individi, duke dhene aresyet e sjelljes se tij dhe duke na dhene te dhena mbi te ardhmen e tij.
Karakteri, por edhe momentet e ndryshme te evolucionit te nje jete, jane te dhena te marra nga nderlidhja e shenjave dhe e planeteve.
Simbolet e Planeteve
Dielli Hena Merkuri Venera Marsi
Jupiteri Saturni Urani Neptuni Plutoni

Jon- 1159
Re: Astrologjia
ASTROLOGJIA
Sigurisht se shumë herë gjatë jetës tuaj jeni pyetur se cili është roli juaj unik në këtë botë - kush ua dhuron talentin, kush frikën e kush dashurinë. Madje, mund të keni pasur edhe shumë pyetje të tjera, për të cilat asnjëherë nuk keni gjetur përgjigje ose mund të keni marrë përgjigje të prera të formës – vjen nga natyra ose Zoti.
Një gjë duhet kuptuar mirë, astrologjia nuk i mohon këto shpjegime - mirëpo çdoherë ka kërkuar dhe kërkon më shumë - kërkon të dijë se cili është roli i njeriut në këtë botë dhe se në çfarë forme është i lidhur mikrokozmosi i brendshëm i tij me makrokozmosin që e rrethon atë. Pra, astrologjia është metodë shumë e përparuar e vetënjohjes.
Më ndihmën e saj ne jemi në gjendje t’i njohim dhe t’i zhvillojmë potencialet tona, duke iu përshtatur energjive të planetëve në planin shpirtëror, mental, emotiv dhe fizik. Imazhi i pozitave të planetëve në momentin e lindjes së një personi është, në të vërtetë, mikrokozmosi i atij personi, respektivisht ID-ja e tij e përhershme.
Karakteri i njeriut, por edhe momentet e ndryshme të evoluimit në jetën e tij, janë të dhëna të marra nga ndërlidhja e shenjave dhe e planetëve.
Çfarë është raporti i njeriut me Universin?
Si ndikon lëvizja e trupave qiellorë në jetën e njeriut?
Si ndikon astrologjia në vullnetin e lirë?
T’u përgjigjesh këtyre pyetjeve, do të thotë të fillosh një rrugëtim drejt vetënjohjes dhe vetëkuptimit. Astrologjia është një vegël antike që ju mundëson të vetënjiheni, vetinformoheni dhe vetëtransformoheni. Astrologjia ju shpie drejt kuptimit më të madh të asaj se kush në të vërtetë jeni dhe si mund të rriteni.
Astrologjia ju ndihmon ta realizoni potencialin tuaj dhe t’i zhvilloni aftësitë tuaja. Së fundi, nëpërmjet vetëkuptimit që e promovon, astrologjia ka kapacitet të ndikojë në shpirtin e njeriut dhe ta mbajë gjallë atë.
Të gjitha gjërat lëvizin. Sikundër që Toka sillet rreth boshtit të vet brenda 24 orëve, po ashtu edhe planetët e tjerë lëvizin me shpejtësi të ndryshme në orbitën e madhe rreth Diellit. Astrologjia, pra, ka të bëjë me marrëdhëniet ndërmjet këtij kozmosi të madh që na rrethon dhe kozmosit brenda secilës qenie njerëzore. Energjitë e njëjta që funksionojnë rreth jush në univers, po ashtu veprojnë edhe brenda jush: ato reflektojnë, formojnë dhe ndikojnë në botën tuaj të brendshme.
Çka është horoskopi ?
Origjina e fjalës horoskop rrjedh nga fjala greke “horoscopos”, që do të thotë “shenjë e ngritur mbi horizontin lindor në një moment të caktuar”. Horoskopi më i vjetër i ruajtur deri sot, daton nga viti 410 para erës sonë.
Horoskopi, ose harta jetësore, është imazh ose diagram që prezanton orën e ndalur kozmike në momentin kur keni lindur, pra imazh që shpërfaq pozicionin e planetëve në atë moment. Lëkundjet planetare, ose energjitë që kanë vepruar në momentin kur keni lindur, janë unike. Horoskopi është projektplan i karakterit dhe potencialeve tuaja – pra portreti juaj kozmik.
Sidoqoftë, trupat qiellorë nxisin, por nuk largojnë: një kuptim i energjive planetare që operojnë në jetën tuaj ju lejojnë të jeni në kontroll dhe t’i përdorni këto energji me mençuri, për suksesin dhe evoluimin tuaj personal.
Për çka shërben astrologjia?
Astrologjia është një vegël që ju mundëson përparimin personal dhe që ta përmirësoni cilësinë e jetës suaj. Sot, miliona njerëz në botë, kërkojnë t’u punohet harta e jetës për t’i vjelë të mirat e ditës dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë që ua ofrojnë planetët.
Një shpjegim më i avancuar na thotë se ndryshimet dhe përparimet janë mësimet që duhet t’i marrim në një kohë të caktuar të jetës dhe kështu mund t’i përballim sfidat, periudhat e vështira dhe ta rrisim qenien tonë shpirtërore.
Asnjë mashkull ose femër nuk e sheh veten sikur i shohin të tjerët dhe shpesh ndodh që para njerëzve të tjerë ata të shfaqin paragjykimet për vetveten, por pyetja e vërtetë është – a dëshironi të bëheni më të vetëdijshëm, t’i pranoni vetitë e këqija dhe të filloni t’i zhvilloni vetitë e mira? Astrologjia ju mëson ta njihni veten më mirë dhe si të jetoni në harmoni me të tjerët rreth jush, sidomos me partnerin ose familjarët. Për këtë shkak është i nevojshëm krahasimi i horoskopëve të njerëzve.
Astrologjia: Shkencë, ose art?
Mund të thuhet se astrologjia është edhe shkencë, edhe art. Astrologjia studion ndikimin e forcave kozmike mbi karakterin e njeriut, që burojnë nga trupat qiellorë. Përpilimi i një harte jetësore (horoskopi) është punë që kërkon llogaritjen e saktë të çdo faktori.
Ndërsa arti i astrologjisë gjendet në aftësinë e astrologëve për ta sjellë një kuptim të duhur psikologjik, shpirtëror dhe human për mënyrën se si energjitë kozmike ndikojnë mbi jetën tonë.

Astrologjia krijon principet e saj mbi baza shkencore dhe mund te percaktohet si nje instrument i njohjes per te ndihmuar njeriun ne njohjen sa me te mire te cilesive te tij , duke u nisur nga mendimi qe, planetet e sistemit tone diellor, nepermjet ritmeve orbitale, krijojne influenca.
Astrologjia e orientit ka lindur ne Mesopotami rreth vitit 3000 p.k, dhe eshte trasheguar deri ne ditet tona, nepermjet Grekeve dhe Romaneve.
“DOKUMENTI”, antik me i rendesishem qe ka arritur deri ne ditet tona, eshte Enuma Anu Emil, e cila eshte e perbera nga 70 pllaka te shkruara rreth vitit 900 p.k.. Aty dukeshin qarte kontaktet midis fenomeneve qiellore te lidhura me jeten e njerezve.
Ikonografia zodiakale eshte me e re dhe vjen nga periudha e Egjiptit, te cilet kane zbuluar qe nje grup yjesh ndikonte mbi disa nevojshmeri njerezore, ketyre fenomeneve ju bashkangjitej nje gjeoglif, duke zgjedhur nje lloj kafshe, ose xhesti qe simbolizonte kete fenomen. P.sh. Ujori konkordonte me grupin e yjeve ne te cilat ndodhej Hena e plote dhe me fillimin e permbytjeve te Nilit.
Shenjat jane zgjedhur ne kete menyre duke pershkruar kafshe (Dashi, Demi, Gaforrja, Luani, Akrepi, Peshqit), disa pershkruan personazhe fantastike ose njerezore (Binjaket, Virgjeresha, Shigjetari, Bricjapi), ndersa disa te tjera prezantohen me emra sendesh (Peshorja).
Nga antikiteti deri ne shekullin e XVIII, astrologjia eshte konsideruar si nje shkence dhe nuk ndahej ne menyre thelbesore nga Astronomia. Shume njerez te ditur kane qene dhe njohes shume te mire te astrologjise si p.sh Pitagora, Talete e Newton. Sistemi astrologjik oriental eshte i bazuar, po ashtu si dhe e paraardheseve te mirenjohur, mbi vezhgimin e sistemeve dhe llogaritjen e statistikave, kjo organizohet rreth Diellit dhe u jep karakteristika te vecanta planeteve.
Zhvillohet sipas nje zodiaku tropikal, shenjat e zodiakut jane nje ndarje arbitrare e rripit zodiakal yjor, nepermjet te cilit kalojne planetet. Jane imazhe te kohes, te cilat takohen ne shenjen e Dashit dhe kane te gjitha nje kend prej 30 gradesh.
Jane domethene nje prezantim i kohes diellore, te stineve dhe te ciklit jetesor te natyres.
Kater elemente te universit
Astrologjia si te gjitha shkencat okulte, bazohet mbi kater elemente te universit: Zgjarri, Toka, Ajri dhe Uji. Keta elemente ne kombinim ndertojne ambientin tone natyror.
Shenjat e Zgjarrit jane: Dashi, Luani dhe Shigjetari. Keto shenja tregojne kurajo dhe entuziazem.
Shenjat e Tokes jane: Demi, Virgjeresha dhe Bricjapi. Personat qe bejne pjese ne shenjen e Tokes jane praktike dhe bashkebisedues shume te mire.
Shenjat e Ajrit jane: Binjaket, Peshorja dhe Ujori. Personat qe bejne pjese ne kete elemente kane nevoje te vazhdueshme per ide dhe per tu ambienturar me te tjeret.
Shenjat e Ujit jane: Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit. Personat qe bejne pjese ne kete elemente jane shume te ndjeshem.

A është shkencë astrologjia?
Ka mendime se astrologjia është shkencë. Lidhur me çështjen se me çka merret astrologjia ka pikëpamje të ndryshme, ndërsa njëra ndër më të shpeshtat është se astrologjia është shkencë e cila merret me studimin e ndikimit të energjisë së planetëve dhe yjeve në njeriun.
Kjo pikëpamje daton nga astrologët të cilët e praktikojnë të ashtuquajturën astrologji moderne (të popullarizuar), është plotësisht e gabuar, paraqet përpjekjen që me qëllim të komercializimit, astrologjia të harmonizohet më mirë më mënyrën bashkëkohore të të menduarit dhe me idetë bashkëkohore shoqërore dhe, veç tjerash, është pasojë e mosnjohjes elementare të natyrës së përmbajtjes së astrologjisë.
Po çka është në të vërtetë astrologjia?
Kjo është një pyetje shumë e komplikuar, të cilës nuk është lehtë t’i jepet një përgjigje e shkurtër. Dikur afërsisht deri në shekujt XVI - XVII, në kohën kur ka jetuar dhe ka vepruar Francis Bekoni, astrologjia konsiderohej shkencë, por në atë kohë edhe vetë shkenca kishte një kuptim dhe një domethënie krejtësisht tjetër kundruall asaj moderne, kundruall shkencës postbekoniane.
Astrologjia merret me studimin e lidhjeve ndërmjet qiellit të dukshëm dhe tokës, ndërsa natyra e saj lidhjeje nuk është fizike, shkak-pasojë, por simbolike.
Astrologjia, pra, nuk studion kurrfarë ndikimi të energjisë së planetit dhe të yjeve në njeriun, por vetëm lidhjen simbolike ndërmjet qiellit të dukshëm (shtatë planetëve të dukshëm, yjve të palëvizshëm, kometave të dukshme dhe të dukurive të tjera në qiell të cilat gjithashtu mund të shihen) dhe zhvillimeve në tokë. Pikërisht për shkak të simbolizmit të cilin e studion, astrologjia assesi nuk mund të jetë shkencë në konceptimin modern të kësaj fjale.
Edhe pse është pararendëse e shumë shkencave, astrologjia sot konsiderohet shkathtësi ezoterike, e cila nënkupton unitetin e gjithësisë dhe ndërlidhjen e çdo gjëje në të, ndërsa në pikëpamje të njohurive të saja dhe metodave që zbaton është plotësisht e përmbyllur dhe e përfunduar, ndaj në këtë pikëpamje, për dallim nga shkenca moderne, lënda dhe metodat e saj nuk mund të ndryshohen, përkatësisht të zgjerohen.
Astrologjia është një sistem i përkufizuar i njohjes, që nuk mund të ndryshohet dhe i cili pranohet ashtu sikundër është. Nga ky shkak astrologjia më parë mund të konsiderohet shkathtësi ezoterike sesa shkencë.
Cilave pyetje mund t’u përgjigjet astrologjia?
Besoj se astrologjia mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje. Do ta vëreni se kam theksuar se astrologjia (dhe jo astrologu) mund t’i përgjigjet çdo pyetjeje me çka dua të theksoj se astrologjia është e kufizuar vetëm me dijen dhe përvojën e atyre që e praktikojnë. Astrologjia është e saktë po aq sa është i shkathtë astrologu.
Secili astrolog, i cili merret me astrologjinë në mënyrë serioze, herët ose vonë do të përballet me çështjet, sikundër janë përcaktimi profesional i personit që parashtron pyetjet, pastaj se si do të jetë statusi financiar në një periudhë të ardhshme, marrëdhëniet me partnerin, numrin e fëmijëve që do të lindin dhe në raste të shpeshta madje edhe bëjnë pyetje lidhur jetën në botën e jashtme e të ngjashme.
Astrologu, nganjëherë, mund të ndodhet në një situatë delikate, posaçërisht kur parashtrohen pyetje lidhur me vdekjen e ndonjë personi, përfundimin e ndonjë sëmundjeje të rëndë, gjetjen e personave të zhdukur etj. Është çështje e secilit astrolog që, në pajtim me shkathtësinë, përvojën dhe parimet morale, të vendosë nëse do t’u përgjigjet këtyre pyetjeve.
Për hir të së vërtetës, duhet theksuar se astrologu më parë fokusohet në mënyrën sesa në kohën e vdekjes, për shkakun se përcaktimi i jetëgjatësisë është njëra nga çështjet më komplekse astrologjike, e cila kërkon zbatimin e teknikave të përparuara të kësaj fushe dhe çështjes së zënë ngoje astrologët me përvojë duhet t’i qasen në mënyrë shumë të kujdesshme.
Gjithashtu, horoskopi vazhdon “të jetojë” edhe pas vdekjes së personit për të cilin bëhet horoskopi, ashtu që nga horoskopi i personit tashmë të ndjerë mund të konstatohen shumë zhvillime lidhur me personat e tij të afërm të cilët kanë mbijetuar.
Rëndësia e horoskopëve ditorë, javorë dhe mujorë?
Shumica e astrologëve, të cilët merren me astrologjinë e popullarizuar (moderne) merren njëkohësisht edhe me të ashtuquajturit "horoskopë natyrorë", te të cilët shenja në të cilën ka dalë Dielli në ditën e lindjes merret si substitut për shtëpinë e vërtetë që bazohet në momentin e saktë të lindjes dhe në koordinatat gjeografike të vendit të lindjes, ndërsa shenja pasuese deri te Dielli është si zëvendësim për shtëpinë tjetër dhe kështu me radhë deri te shenja e dymbëdhjetë, e cila i paraprin shenjës diellore.
Në bazë të pozitave ditore, javore, mujore etj. të planetëve, bazuar në shenjat e tilla e tilla dhe në marrëdhëniet e ndërsjella, mund të bëhen analiza dhe parashikime për personat e lindur në kuadër të një shenje të caktuar.
Kjo është plotësisht e pamjaftueshme, sepse trajtohet vetëm Dielli dhe madje në kuadër të të tridhjetë shkallëve të një shenje që, gjithashtu, vetvetiu del shumë e palogjikshme.
Përndryshe pozita e Diellit përfaqëson pjesën qendrore në pikëpamje të treguesit të individualizimit të personit, por në mënyrë të pashmangshme vetëm në lidhje me elementet e tjera të një horoskopi radikal. Dielli, në këtë pikëpamje, nuk mund të analizohet në mënyrë të izoluar, sepse personaliteti i paraqitur nëpërmjet të gjitha elementeve të një horoskopi, për të cilin Dielli është përbërës i rëndësishëm, por gjithsesi jo i vetmi.
Horoskopët natyrorë kanë lindur në kohët e fundit si pasojë e komercializimit të astrologjisë. Kjo gjë e ka sjellë astrologjinë në një nivel të sensacionit të ulët, të përmbajtjeve sipërfaqësore dhe në rastet më të shpeshta edhe të përmbajtjeve të pasakta, të cilat i gjejmë, pothuajse përditë, në media.
Astrologjia nuk është një argëtim banal, por një shkathtësi e komplikuar e interpretimit ndërmjet të raporteve ndërmjet Tokës dhe pjesë së dukshme të Kozmosit.
Astrologjia tradicionale nuk i njeh horoskopët ditorë, javorë, mujorë, pastaj horoskopët e kanakarëve dhe sajime të ngjashme kuaziastrologjike.
A mund ta parashikojë astrologu të ardhmen e një personi?
Ka mundësi, me kusht që koha e lindjes së atij personi të komunikohet saktësisht, me një dallim prej më së shumti katër minutash (gjë që natyrisht është një rast i rrallë). Madje, edhe në rast të mossaktësimit prej katër minutash (por jo më shumë se pesëmbëdhjetë minuta) edhe më tej është e mundur që, me një saktësi të madhe, të parashikohen ngjarjet në të ardhmen e jetës së një personi (nga lindja deri te ditëlindja). Kuptohet e gjithë kjo është e kushtëzuar nga dija dhe shkathtësia e vetë astrologut.
Në qoftë se është e njohur vetëm përafërsisht koha e lindjes së një personi, është e mundur që të aplikohet një metodë e përparuar astrologjike, i ashtuquajturi rektifikacioni i horoskopit, që paraqet përcaktimin e shkallës së saktë të ashendentit të horoskopit që analizohet.
Për ta përcaktuar shkallën e saktë të ashendentit, nëpërmjet zbatimit të rektifikacionit të horoskopit me rëndësi jetike është njohja e rregullave tradicionale të astrologjisë dhe përvoja e astrologut për rektifikacionin e horoskopit.
Personave, të cilëve nuk u dihet koha, madje as edhe data e lindjes, është e mundur t’u jepet përgjigje për çështje konkrete. Përgjigjet për këto çështje i gjejmë në kuadër të astrologjisë horare, nëpërmjet analizimit të horoskopit për kohën dhe vendin e saktë në t cilin astrologu është njoftuar lidhur me pyetjet që i janë bërë.

Disa njerëz, besojnë se shenja e tyre e horoskopit, në kombinim me ditën e lindjes, ndikon në rrjedhën e ndodhive që kanë lidhje me të. Pra, për ato çka do të vijojnë e do të ndodhin në jetën e tij. Kjo ide është quajtur astrologji.
Ndërsa njerëzit të cilët, zotërojnë aftësi, njohuri dhe dije mbi zodiakun dhe parashikojnë të ardhmen, quhen Astrologë.
Siç dhe e keni vënë re, kohët e fundit, fenomeni i horoskopit është kthyer në pasion dhe një nevojë e pa shmangshme për shumë njerëz. Janë të shumtë ata të cilët mezi presin të zbardhë e nesërmja, që të lexojnë horoskopin e shenjës së tyre në gazetë, revistë apo në internet.
Fakti, se si horoskopi dhe shenjat përdoren, apo merren në konsideratë (sidomos nga ana e femrave) për rrjedhën e ngjarjeve të së përditshmes, është qesharak. Është vënë re se, njerëzit mendojnë dhe thonë, gjithfarë okazionesh dhe hamendësishë, si p.sh; nëse i përket shenjës së Luanit, bënë kombinimin dhe krahasimin, duke gjykuar, shkuarjen me shenjën tjetër, në rastin tonë shenjës së Gaforres, si dhe anasjelltas.
Të gjitha këto, thjeshtë, janë iluzione në mendjen tuaj! Pasi realiteti është krejt ndryshe!
Për më tepër lexoni më poshtë:
Shembull: Ditëlindja ime, është më 11 gusht. Kur unë them: “Unë jam një Luan”, kjo do të thotë se në ditëlindjen time, vija imagjinare nga Toka, ndërmjet Diellit, të drejtohet tek Konstelacioni i Luanit.
Ose më saktë, nëse unë e gdhij natën jashtë dhe pres lindjen e Diellit, mëngjesin e 11 gushtit, atëherë unë pres që dielli të kaloj në një nga 12 shenjat e zodiakut dhe pikërisht në lindjen e tij, atë ditë, sipas shenjës time, ai duhet të kalojë përball Konstelacionit të Luanit.
Në fakt, këtë gjë e kanë bërë (jo zbulimi kohërave “moderne”) para 3000-vjetësh Babilonasit, të cilët vunë shenjat zodiakut në funksion.
Pra, fakti që Dielli kalon çdo muaj përball një shenje sipas zodiakut nuk është i vërtetë!
Disa forma simbolike në hapësirë, bëjnë të mundur gjetjen e yjeve. Këto simbole, qëndrojnë për të formuar Konstelacionet ose siç edhe quhen në shqip; Shenjat e Horoskopit.
Çfarë është zodiaku dhe çfarë i bënë kaq speciale këto konstelacione?
Imagjinoni një linjë të drejtë nga Toka në drejtim të Dellit dhe shumë më tej në hapësirë. Pastaj, imagjinoni Tokën duke vazhduar orbitën e saj rreth Diellit. Kjo linjë e drejtë imagjinare, rrotullohet duke treguar Konstelacione të ndryshme, në kohën kur Toka vazhdon orbitën e saj rreth Diellit.
Konstelacionet në zodiak, janë thjesht, figura imagjinare që shtrihen në linjë të drejtë, gjithashtu tregojnë dhe gjatësinë e vitit. Në kohët e lashta, astronomët, nuk e kuptonin plotësisht se si Toka, Dielli dhe Yjet, lëviznin përreth tyre dhe diellit. Gjithashtu, ata nuk e kishin idenë se dhe vetë Universi, ishe aq i madh.
Por, ata ishin vëzhgues të mprehtë të qiellit. Ata u përpoqën shumë për t’i dhënë një kuptim Universit. Njerëzit mendonin se konstelacionet mund të jenë simbole të rëndësishme, duke i kombinuar ato me historitë e perëndive të tyre, si dhe me mite të tjera. Ky nuk ishte ndonjë hap i madh, për të supozuar se ndryshimet e pozicioneve të Konstelacioneve në kohë të ndryshme të vitit mund të jenë të rëndësishme për njerëzit dhe ngjarjet në Tokë.
Babilonasit, jetuan 3000-vjet më parë. Ata e ndanë Zodiakun në 12 pjesë të barabarta –ashtë siç edhe ne presim një picë në 12 pjesë. Kështu, ata zgjodhën 12 Konstilacione/Shenja në Zodiak, që i përkiste një për secilën prej 12 pjesëve. Pra, kur Toka rrotullohet rreth Diellit, ky i fundit kalon nëpër secilën nga 12 pjesët e Zodiakut.
Që kur Babilonasit, kishin thuajse gati një kalendar 12-mujor (në bazë të fazave të Hënës), çdo muaj mori një pjesë nga 12 të zgjedhurat e Zodiakut.
Por, duke u nisur edhe nga vetë tregimet e Babilonasve të lashtë, shikohet qartë se në të vërtet, ka pasur 13 konstelacione në zodiak. Kultura dhe tradita të tjera në botë kanë njohur ml shumë se 24 Konstelacione të Zodiakut.
Pra, Babilonasit zgjodhën një Konstelacion/Shenjë, për ta lënë jashtë. Konstelacioni që u la jashtë, njohet me emrin Ophiuchus, që në shqip do të thotë; “Mbajtësi i Gjarprit” (Shikoni figurën e më poshtme)
Gjithsesi, disa nga 12 shenjat e zgjedhura, nuk përshtaten absolutisht me pjesën e tyre, që do të thotë se format e tyre janë thjeshtë imagjinare, duke mos u përputhur me një formë të vërtet reale. Çfarë dua të them me format Imagjinatë/Reale.
Format e konstelacioneve, ose siç njihen ndryshe, Shenjat e Horoskopit, nuk plotësojnë të gjithë pjesën e muajit kur Dielli kalon përball këtyre të fundit. Pra, disa janë më të vogla dhe disa janë më të mëdha. Që do të thotë se; nëse këtë vit, ti i përket shenjës së Luanit, atëherë vitin tjetër ti i përket një shnje tjetër.
Gjithsesi, siç e kam shpjeguar dhe më sipër, 3000-vjet më parë Babilonasit, e vunë re këtë gjë dhe e vendosën në funksion, por nga ajo kohë deri më sot, pozicionet kanë ndryshuar me mijëra herë, kështu nuk dihet dhe nuk mund të përcaktohet me saktësi se cila shenjë i përket ditëlindjes së çdo peroni.
Kur Babilonasit e parë krijuan 12 shenjat e zodiakut, një ditëlindje në mes të 23 korrikut dhe 22 gushtit, do të thotë se i përket shenjës së Luanit. Tani, 3000-vjet më vonë, qillei ka lëvizur, sepse boshti i Tokës (Poli i Veriut) nuk të çon më në të njëjtin drejtim.
Tani, ditëlindja ime më 11 gusht, do të thotë që unë kam lindur në Shenjën e Gaforres (Një Konstelacion më herët) dhe jo të Luanit. Konstelacionet janë të madhësive dhe formave të ndryshme, kështu që Dielli kalon periudha të ndryshme kohe duke u rreshtuar në linjë të drejtë me secilën prej tyre.
Në fakt: Linja nga Toka, përmes Diellit e tregon Shenjën e Virgjëreshës për 45 ditë rresht, kurse tek shenja e Akrepit, linja e drejtë zgjat vetëm për 7-të ditë (pra të lindurit e shenjës së Akrepit nuk i plotësojnë/zgjasin 30/31 ditë që ka një muaj i plotë, por vetëm 7 ditë).
Për të sinkronizuar Zodiakun me 12 muajt e kalendarit të tyre, babilonasit e injoruan faktin që Dielli në të vërtet lëviz nëpër 13 Konstelacione dhe jo në 12. Ata përcaktuan secilin prej këtyre 12 Konstelacioneve në varësi të barabartë të kohës.
Përveç 12 Konstelacioneve të njohur të Zodiakut, në t[ë vërtet Dielli është në një linjë edhe me Konstelacionin ose Shenjën “Ophiuchus” (Mbajtësi i Gjarprit), me një kohë prej rreth 18 ditësh për çdo vit.
Elton Balla

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Astrologjia
Ky Elton Balla as qe ia ka idene astrologjise perendimore. Ai mund ta njohe shume mire astronomine, por astrologjine serioze nuk po e njeh fare me kete shkrim qe paska bere me siper. Ai ngaterron konstelacionet me shenjat e zodiakut. Me te vertete prane rrethit te zodiakut shtrihen 13 konstelacione qe nuk kane gjatesi te njejte asnjera prej tyre. Por rrethi i zodiakut eshte nje ndarje arbitrare e qiellit me nga 12 pjese te barabarta secila dhe seciles pjese i vendosen emrin e nje konstelacioni qe kishte prane. Pra moren emrat e 12 yjesive (konstelacioneve) dhe lane jashte Ofiukusin (gjarpermbajtesin). Por kjo s'ka asnje rendesi ne astrologji dhe as nuk ndikon fare. Datat e shenjave te zodiakut perendimor bazohen tek ekuinokset dhe solsticet dhe jo tek levizja e konstelacioneve. Kete e kam shpjeguar tek tema "ndryshimi midis shenjave dhe yjesive". pra mos keni frike aspak shenja e juaj e horoskopit nuk leviz as nuk ka per te levizur kurre. Dashi fillon gjithmone me ekuinoksin pranveror me 21 mars, pas 30 ditesh nis Demi. Me solsticin veror nis Gaforrja (gjithmone me 22 qershor), me ekuinoksin vjeshtor nis Peshorja (kur dita dhe nata jane barazim me 23 shtator), me solsticin dimror nis Briocjapi dhe pas 30 ditesh Ujori e keshtu me radhe. Pra autori ngaterron shenjat e horoskopit me yjesite dhe nuk e njeh astrologjine perendimore e cila mbeshtetet sipas zodikut tropikal dhe jo sideral. Yjesite levizin ndersa shenjat asnjehere, mund te shkojne nje date perpara ose prapa por aspak me shume.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Astrologjia
Astrologjia
Astrologjia apo dëftimi i yjeve janë mësimet të cilat mundohen që në bazë të pozicionimit të yjeve të para tregojnë fatin e njerëzve.
Përndryshe nga shkencëtarët Astrologjia merret si pseudoshkence qe pretendon të parashikoje ndikimin e pozicionit te yjeve dhe planetëve tek njeriu. Astrologjia në të kaluarën është marrë seriozisht ndërsa ndër kohë ka filluar që të shërbejë si formë argëtimi dhe sot përdoret vetëm si e tillë.

Albaniaa- 409
Similar topics
» Astrologjia Indiane
» Astrologjia Egjiptiane
» Astrologjia Karmike
» Astrologjia në Dorëshkrimet e Detit të Vdekur
» Astrologjia Kineze

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi