EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia Kineze

5 posters

Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Astrologjia Kineze

Mesazh  Neo 11.05.08 15:17

Astrologjia Kineze

Astrologjia Kineze Images15

Rrënjët e astrologjisë kineze gjenden në historinë e lashtë të njerëzimit.

Legjenda thotë se Buda i kishte ftuar të gjitha shtazët që ta vizitonin për Vitin e Ri, por vetëm 12 shtazë i ishin përgjigjur ftesës së tij dhe ato ishin: miu, bualli, tigri, kali, dhia, gjeli, lepuri, dragoi, gjarpri, majmuni, qeni dhe derri.

Në shenjë mirënjohjeje, Buda kishte urdhëruar që secili vit të identifikohej me ndonjërën nga këto shtazë, ndërkaq tiparet e kësaj shtaze të zotëronin atë vit.

Kjo legjendë është bartur nga gjenerata në gjeneratë, ndërkaq astrologjia kineze sot është një prej astrologjive më të famshme në botë.

Kjo astrologji përbëhet nga 5 elementet e filozofisë kineze: druri, zjarri, toka, metali dhe uji, si dhe 12 shtazëve simbolike, që përfaqësojnë nga një vit të caktuar.

Horoskopi kinez paraqet një interpretim të ndërlikuar të ciklit 10-vjeçar të diellit dhe të hënës, që është hartuar në bazë të kalendarit të vjetër kinez.

Në këtë astrologji ndikon edhe fuqia kozmike pozitive mashkullore dhe ajo negative femërore, të cilat i paraqet principi Jang-Jin; një shprehje për baraspeshën dhe harmoninë universale.

Astrologjia kineze është më shumë e njohur si shkencë që jua mundëson t'i mësoni karakteret e personave që ju rrethojnë, por njëkohësisht edhe ta njihni fuqinë tuaj personale dhe të metat tuaja.

MIU

Jeni persona joshës, komunikues dhe gaztorë. Jeni të vlerësuar dhe të kërkuar në shoqëri.

Gjatë njohjes, megjithëse jeni tërheqës, shpesh lini përshtypjen se jeni arrogantë, sado që nën atë maske, në të vërtetë, ndodhet një person i ndjeshëm.

Kur jeni të trishtuar kërkoni një dëgjues të mirë! Në konflikte jeni të ngutshëm, impulsivë, ndaj në situata të tilla do të duhej të kishit kujdes për temperamentin tuaj.

Dashuria: Në dashuri jeni romantikë, të ndjeshëm dhe të gatshëm që të dashurit tuaj t'i mbroni në çdo situatë.

Keni në vete një dozë të caktuar të xhelozisë dhe të posesivitetit, gjë që partnerin tuaj mund ta sjellë në kufirin e çmendurisë.

Me vështirësi i shprehni emocionet, por jeni shumë të përkushtuar, sensualë, plot afsh dashurie dhe besnikë kur e gjeni shpirtin tuaj binjak. Për ju është shumë i rëndësishëm aspekti seksual i dashurisë.

Puna: Në punë keni shumë suksese, jeni partnerë të mirë në biznes dhe shpesh i shpëtoni punët tuaja që kanë marrë tatëpjetën.

Jeni të paracaktuar për arritjen e sukseseve të mëdha në financa dhe në veprimtaritë juridike. Gjithnjë dëshironi të jeni në rrjedhë të ngjarjeve, kështu që edhe gazetaria ju shkon për dore. Vija ndërmarrëse e personalitetit mund t'ju çojë deri te një pasuri e madhe.

Ngjyra: e verdha
Kafsha: derri i egër
Ushqimi: orizi
Lulja: zambaku
Pija: birra
Numri: 11

BUALLI

Në jetën shoqërore një vëmendje të madhe ua kushtoni miqësive të vjetra dhe kënaqeni në shoqërinë e njerëzve nga fqinjësia.

Rrethin e të njohurve dhe miqve e zgjeroni me piknikët e shumtë, udhëtimet, vizitat që ua bëni ekspozitave dhe koncerteve.

Dallimet në qëndrime ndërmjet jush dhe miqve tuaj do të mund të shkaktonin konflikte serioze. Megjithëse keni karakter të fortë, i cili nuk lëshon pe pa luftë, mos e përdorni atë për t’i bërë luftërat e të tjerëve.

Dashuria: Shndritni me sharmin dhe sensualitetin. Mirëpo, në kërkim për një partner serioz jini të kujdesshëm meqenëse ju lehtë mund të lëndoheni.

Në mënyrë që ta pranoni ftesën për një darkë, ose që ta filloni një aventurë, duhet t’ju bindin shumë. Mirëpo, me një partner të vërtetë, i cili di si të arrijë te ju, bëheni të butë, të sinqertë dhe të relaksuar.

Kërkojeni partnerin, i cili mund të bashkohet me ju si në aspektin emocional, ashtu edhe në atë trupor, që është i sinqertë dhe besnik. Vështirë falni nëse partneri ju zhgënjen.

Puna: Në jetën e biznesit projektet e ideuara i realizoni me një lehtësi të pabesueshme.

Nganjëherë keni nevojë për më shumë kohë për ta mbaruar një punë, por në fund gjithnjë vjen shpërblimi i merituar.

Veçanërisht jeni të shkathtë në mbledhjen e informatave dhe kështu nuk i lini t’ju ikin ngjarjet e rëndësishme në biznes. Jeni të kujdesshëm me paratë, ndaj investimet që bartin rreziqe për ju janë të papranueshme.

Ngjyra: e gjelbër e çelë, vjollce
Kafsha: bualli, ariu
Ushqimi:brumërat
Lulja: bozhuri
Pija: çaji i fortë
Numri: 24

TIGRI

Je inovator të cilin e tërheqin aventurat. Je partner i këndshëm për të shkuar në argëtime nga më të ndryshmet. Në marrëdhënie miqësore je i ndershëm, madje nganjëherë edhe së tepërmi i besueshëm.

Njerëzit të cilët i takoni përditë nga xhelozia ose nga lakmia mund t’ju bëjnë keq.

Gjithnjë kini kujdes! E urreni dyfytyrësinë dhe arrogancën, ndërsa dominimin e dikujt ndaj jush e konsideroni të pafalshëm.

Dashuria: Konfliktet e pandërprera, ndarjet zulmëmëdha, emocionalisht të forta dhe pajtimet romanike e bëjnë jetën tuaj dashurore tejet tronditëse. Jeni në kërkim të partnerit individualist, i cili është paksa ekscentrik.

Meqenëse jetoni në botën e llojllojshmërisë, shpesh përfundoni në lidhje të lira dhe kur përfundoni në lidhje afatgjate gjithnjë jeni të detyruar që ta mbani atë me aventura dhe përjetime të reja.

Puna: Në ambientin tuaj të punës gëzoni një respekt dhe dini që ta dalloni rastin e mirë.

Mënyra inventive e të menduarit ju siguron sukses në biznes dhe ju ofron pozita të larta në punë. Probleme në punë do të mund t’ju krijonte mosgatishmëria për bashkëpunim dhe për të mos i përfillur mendimet e të tjerëve.

Jeni individualistë që punoni me rezultate të larta, dinamikë dhe efikasitet. Puna ekipore sado që ju duket jorezultative, mund t’ju sjellë juve dhe kolegëve tuaj më shumë suksese dhe fitime.

Ngjyra: e kuqja
Kafsha: jaguari, mustangu
Ushqimi: mishi
Lulja: trëndafili i egër
Pija: sheri
Numri: 33

LEPURI

Jeta juaj shoqërore është plot gjallëri dhe intensive. Gjithsesi ju dini se si të argëtoheni mirë.

Shpesh jeni të ftuar nëpër dasma, argëtime e festa në të cilat kënaqeni deri në orët e vona. Sharmi i juaj është i papërballueshëm dhe është koha që ju të vetëdijesoheni për këtë fakt.

Vikendet dëshironi që t’i kaloni jashtë vendbanimit në shoqëri të miqve të vjetër. Jeni së tepërmi komunikues, por kini kujdes në prirjen tuaj tepër të theksuar që t’i përgojoni të tjerët, sepse ajo do të mund t’ju sillte probleme të shumta në jetën tuaj.

Dashuria: Ju kënaqeni në kuptimin e plotë të fjalës me jetën dashurore. Ju tërheqin partnerët sensualë dhe romantikë.

Prej tyre prisni besnikëri, përkushtim, ndjeshmëri dhe aftësi të imagjinatës. Në lidhjet serioze ndaj partnerit jeni të përkushtuar me shpirt dhe me trup. Shmangni konfliktet dhe qetësisht, qartë dhe në mënyrë të sinqertë, thoni çfarë ju mundon.

Shikimi i shtrembër ose gjesti i shkujdesjes mund t’ju krijojnë një humor melankolik dhe madje-madje edhe t’ju bëjnë të qani.

Puna: Puna për ju është e keqja e domosdoshme! Ndiheni keq në obligimet e vrazhda të përditshmërisë, sikundër janë për ju pjesa më e madhe e obligimeve.

Puna, e cila nuk e krijon hapësirën e duhur për kreativitetin tuaj, thjesht, nuk është një punë për ju. Kolegët shpeshherë ju shfrytëzojnë për qëllimet e tyre.

Për shkak të mosgatishmërisë për të rrezikuar, ju shpesh i lëshoni nga dora rastet e mira të biznesit. Nëse merrni guxim dhe hidheni në ujërat e biznesit, do të mund t’ju prisnin befasi të këndshme.

Ngjyra: e përhimëta
Kafsha: ketri
Ushqimi: peshku
Lulja: bathra
Pija: vera franceze
Numri: 20

DRAGOI

Jeni luftarakë, të lumtur dhe të fuqishëm, sundimtarë të lindur. Në shoqëri gjithnjë gjeni shumë mbështetës.

Meqenëse lehtë e humbni kontrollin mbi veten, kini kujdes nga shigjetat e helmuara që i hidhni, sepse ndonjëra do të mund t’ju kthehej.

Në konflikte shpesh jeni irritues, kokëfortë dhe tiran i paparë. Nga grindjet dilni si fitues. Megjithatë, jeni mik i mirë dhe këshillat e tua ia vlen të dëgjohen.

Jeni i preokupuar me pozitën shoqërore, famën, pasurinë, glamurin dhe nga pak jeni edhe snob!

Dashuria: Në dashuri keni shumë fat; jeni shumë sharmant dhe karizmatik, ndaj nuk e keni problem që të pushtoni shumë zemra.

Mirëpo, për shkak të mungesës së fleksibilitetit, bashkëndjenjës dhe tolerancës vështirë ia dilni që të realizoni lidhje afatgjate, cilësore dhe stabile.

Nëse i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj dhe nevojave të tij, jeta e përbashkët mund t’ju bëhet e këndshme.

Puna: Në planin e punës nuk keni pengesa që nuk mund t’i kapërceni. Jeni të aftë që të realizoni të mira të shumta materiale, sado që paraja nuk është motivimi kryesor.

Keni dëshirë që të fitoni dhe që gjithnjë të jeni i pari. Jini në gjendje që t’i realizoni me sukses edhe idetë më të pamundura që lidhen me punën.

Megjithatë, kini kujdes nga dehja me suksesin dhe me fuqinë, sepse në duelin e dy dragonjve njëri duhet të humbasë.

Ngjyra: e arta, portokallia
Kafsha: demi
Ushqimi: shpendët
Lulja: trëndafili
Pija: lëngjet e pemëve
Numri: 9
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Neo 11.05.08 15:17

GJARPRI

Keni dëshirë që t’i kënaqni të tjerët, ndaj jeni shumë të popullarizuar në shoqëri. Në diskutime merrni pjesë me kënaqësi, por kurrë nuk e humbni ndjenjën për mirësjellje dhe masë.

Kur bashkëbiseduesi juaj fillon të përsërisë gjërat e humbni interesimin për diskutim. Mos kultivoni simpati ndaj njerëzve të dyshimtë dhe ndaj atyre që shpesh e humbin kontrollin mbi sjelljet e tyre. Në të vërtetë konsiderojini të dobët.

Dashuria: Jeni persona joshës dhe, kur të përcaktoheni për personin të cilin doni ta bëni për vete, nuk tërhiqeni lehtë.

Megjithëse kënaqeni në flirt, e keni shumë të qartë kufirin të cilin nuk mund ta kaloni në rast se nuk dëshironi që ta humbni atë që tashmë e keni.

Për ju dhe për partnerin tuaj shpesh vlejnë rregullat e kundërta; ju duhet hapësirë dhe mundësi e lëvizjes pa i dhënë kujt llogari, përderisa në të njëjtën kohë dëshironi të dini se çka po ngjet me partnerin tuaj.

Mirëpo, kur dashuroni, jepni çdo gjë nga vetja!

Puna: Keni aftësinë e marrjes së vendimeve të shpejta, gjë që ju sjell shumë raste të mira për fitime. Situatat e punës i vlerësoni me lehtësi, reagoni në mënyrë të duhur dhe me kokë të ftohtë. Bashkëpunëtorët, të cilët duan t’jua bëjnë varrin, i hetoni dhe nënshtroni me kohë.

Puna shpesh ju rrëmben, ashtu që nganjëherë nuk keni kohë për familjen dhe për shoqëri të personave të dashur.

Ngjyra: e kaltra indigo
Kafsha: pëllumbesha
Ushqimi: të brendshmet
Lulja: kameliet
Pija: lëngjet
Numri: 16

KALI

Jeni të pavarur dhe me vetëbesim, ashtu që gjithnjë keni fjalë të mira për miq dhe të njohur. Kënaqeni duke e kaluar kohën në shoqëri.

Jeni bashkëbisedues të mirë, por vështirë i ruani fshehtësitë. Në dhënien e këshillave dhe të propozimeve nuk e keni të vështirë që të jeni bindës, por brenga e tepruar i fsheh dyshimet tuaja të brendshme.

Dashuria: Në jetën tuaj dashurore kurrë nuk mungojnë tronditjet. Jeni mashtrues të lindur dhe loja me dy partnerë për ju nuk është situatë e parëndomtë.

Fatkeqësitë në dashuri për ju nuk janë të panjohura. Edhe pse balanconi mirë, ekzistojnë situata të cilat jua humbin drejtpeshimin dhe atëherë e humbni kontrollin mbi ngjarjet. Vështirë qetësoheni dhe përqendroheni në një partner, por kur ia dilni që ta mposhtni hamendjen, filloni t’i merrni seriozisht obligimet. Në brendi ju jeni romantikë të vërtetë.

Puna: Ide për plane ose projekte biznesi keni sa të doni. Rëndom, pa menduar shumë filloni t’i realizoni idetë, mirëpo ekziston rreziku që entuziazmi juaj të ju rrëmbejë aq shumë sa nuk do të vëreni asgjë rreth jush.

Nëse përfundoni në diçka që nuk e keni pritur, i lini gjërat anash dhe e filloni projektin e ri. Të menduarit e mossuksesit ju përmbush me nervozë. Suksesi juaj fushën e biznesit varet nga forca e përqendrimit në një problem.

Ngjyra: e kaltër e çelë
Kafsha: puma, gjeli
Ushqimi: ushqim deti
Lulja: hibiskusi
Pija: shampanja
Numri: 45

DHIA

Kalimi i pasditeve duke imagjinuar është përshkrimi i parajsës për ju! Jeni të pasigurt në marrëdhëniet shoqërore, ndaj jeni në kërkim të vazhdueshëm për personin që do t’ju udhëheqë.

Mirëpo, natyra juaj artistike mund të jetë autodestruktive. Në periudhat e errëta, melankolike dhe joaktive vetvetes i shkaktoni dhimbje dhe vuajtje.

Shpesh në fund të kësaj periudhe vjen frymëzimi. Atëherë i përkushtoheni krijimtarisë dhe ndërmerrni punë që ju sjellin suksese të mëdha dhe famë.

Dashuria: Mbi të gjitha e vini nevojën për dashuri dhe kujdes.

Megjithatë, kurrë nuk do ta bëni hapin e parë, por në qoftë se inkurajoheni, me sharmin tuaj i rrëmbeni shikimet dhe zemrat. Kur thyhet akulli, shprehni sensualitet dhe përkushtim.

Megjithëse aventurat për ju nuk janë të panjohura, ju përcaktoheni për lidhje serioze dhe stabile. Kur ju mungon dashuria, bëheni nervozë dhe tërhiqeni në imagjinatë.

Puna: Duke marrë parasysh qëndrimin e lirë ndaj jetës, të urdhëruarit nuk përbën anën tuaj më të fortë. Puna për të cilën ju gjakoni është ajo që ju mundëson shprehjen e kreativitetit dhe talentit.

Jeta e organizuar në mënyrë rigoroze jua krijon ndjenjën e robërimit, ndaj për këtë edhe vështirë gjendeni me oraret. Gara në punë ju shkakton brengë dhe stres.

Ngjyra: e gjelbra e çelë
Kafsha: mjellma, bilbili
Ushqimi: perimet e freskëta
Lulja: narcisi
Pija: pijet minerale
Numri: 36

MAJMUNI

Gjithnjë është mirë ta kesh një mik sikundër jeni ju. Do t’i ndihmoni mikut atëherë kur ndihet keq ose kur ka probleme, ndërsa në çdo situatë tjetër do ta bëni të qesh.

Jeni të pavarur dhe megjithëse adhuroni shoqërimin me njerëzit, ju me kujdes i zgjidhni shoqërinë dhe vendin e shoqërimit; shpesh në një klub nate, rrallë në ndonjë pab. Stili juaj i jetës frymon me argëtimin, gazin dhe shoqërimet e këndshme.

Pëlqeni të udhëtoni dhe të gjurmoni vende të reja, sikundër edhe t’i rrëfeni aventurat të cilat ju kanë ndodhur. Për shkak të dëshirës së pashuar për të dalë, madje edhe në ditët e punës, shpesh edhe në vende luksoze, do të mund ta harxhoni energjinë dhe ta zbrazni kuletën.

Dashuria: Lidhja monogamike për ju është test i vetëbesimit, sepse nuk keni mundësi, nuk keni forcë që t’i kundërviheni flirtimit dhe lajkatimit. Aspekti seksual i lidhjes për ju është posaçërisht i rëndësishëm.

Shprehja e dashurisë nëpërmjet shpenzimeve të tepruara ju shqetëson, ndërsa me partnerin më me kënaqësi shkonit në ahengje elegante.

Dëshira për dominim mbi të tjerët mund t’ju bëhet pengesë në rrugën e krijimit të marrëdhënies cilësore dhe të shëndoshë me partnerin.

Puna: Qetësia dhe ndjenja për diplomaci ju ndihmojnë në rrugën e realizimit të suksesit të madh në biznes. Kur i përvisheni punës, sikundër një i hipnotizuar, e kryeni deri në detajet më të imëta.

Asgjë nuk mund t’ju ikën. Kur e përcaktoni qëllimin, bëheni shumë të vendosur në realizimin e tij. Shtrëngatat të cilat bien në rrethinën tuaj biznesore në njëfarë mënyrë ju anashkalojnë.

Ngjyra: e bardhë
Kafsha: pulëbardha
Ushqimi: djathërat
Lulja: zambaku
Pija: frapeja
Numri: 13

GJELI

Detyra juaj themelore është përparimi personal, ndaj kohën tuaj të lirë ua përkushtoni leximit, mësimit ose kurseve. Interesoheni shumë për dukjen tuaj, ashtu që vizitat në sallat e fitnesit, sallonet e kozmetikës dhe qendrat sportive për ju janë diçka e rëndomtë.

Marrëdhëniet me të afërmit janë harmonike dhe pa shpërthime të emocioneve. Jeni shumë të përkushtuar ndaj familjes, jeni prindër të shkëlqyeshëm.

Me ju është vështirë të biesh në konflikt. Mirëpo, kur ju hidhërojnë, rreth jush fluturojnë shigjetat e helmuara.

Dashuria: Në kërkim të shpirtit binjak i përdorni të gjitha marifetet e joshjes. Në dashuri jeni të përkushtuar dhe besnikë, gjë që e kërkoni edhe nga partneri. Sinqeriteti dhe besnikëria janë shumë të rëndësishme.

Rreziku potencial fshihet në posesivitetin tuaj dhe mosgatishmërinë për kompromise, e cila partnerin tuaj mund ta largojë nga ju.

Puna: Shkathtësia e diskutimit dhe bindjes së të tjerëve mund t’ju sjellin edhe avancime, madje edhe deri te posti i drejtorit.

Ia dilni mbanë me sukses në punën ekipore, veçanërisht kur ia dilni që t’i përmbani krenarinë e dëshirën që haptas t’ua thoni të gjithëve atë që mendoni.

Para se t’i bëni vërejtje bashkëpunëtorit, mendoni për qasje diplomatike. Keni aftësi të madhe të mbajtjes mend dhe të të mësuarit, ndaj situatën shpejt ia përshtatni vetes.

Ngjyra: e kuqe e mbyllët
Kafsha: dreri, impala
Ushqimi: skara
Lulja: krizantema
Pija: lëngu i mollës
Numri: 46

QENI

Kryesisht jeni të tërhequr dhe me kënaqësi zgjidhni shoqëri të vogël në të cilën i përkushtoheni bashkëbiseduesit me një kujdes të veçantë.

Jeni të këndshëm për shoqëri derisa keni vullnet të mirë, mirëpo kur ndokush ju hidhëron bëheni cinikë.

Brengoseni për gjithçka, kurse në rastet kur harroni të bëni ndonjë gjë bëheni nervozë dhe zemërakë. Jeni besnikë në miqësi, të gatshëm që gjithnjë të viheni në shërbim.

Dashuria: Në dashuri jeni të lidhur, mirëpo, megjithatë, vështirë e gjeni partnerin ideal. Nuk shprehni besim lehtë dhe nevojitet më shumë kohë për t’ju njohur.

Mirëpo, kur e mposhtni frikën fillestare, bëheni të sinqertë, të ngrohtë dhe të këndshëm.

Në marrëdhëniet me partnerit jeni tepër të kujdesshëm, ndërsa partnerin tuaj ndonjëherë e lodhni së tepërmi me këtë.

Do të duhej të tregonit më pak kujdes, por edhe heqja dorë nga standardet tuaja të larta, për shkak të së cilës ndonjëherë e humbni personin e dashur, nuk duhet të merret parasysh.

Puna: Për shkak të themelësisë së lindur mund të bëheni të suksesshëm pothuajse në çdo punë që filloni. Jeni këmbëngulës dhe të shtruar në punë, ashtu që nuk e njihni fjalën "e pamundur”.

Kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë për shkak të punës suaj dhe përkushtimit që keni për të. Mosgatishmëria për ta marrë barrën e rrezikut, në kombinim me panikun, ju frenon.

Ngjyra: vjollce
Kafsha: delja
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: tulipani
Pija: kafeja e fortë
Numri: 27

DERRI

Meqenëse për ju familja do të thotë shumë, energji të shumta angazhoni për edukimin e fëmijëve dhe për kultivimin e lidhjeve familjare.

Megjithëse e keni një rreth të gjerë të miqve dhe të të njohurve, vetëm disa prej tyre kanë qasje në jetën tuaj emocionale.

Keni dëshirë t’u lini hapësirë të mjaftueshme privatësisë suaj dhe përjetimeve të vogla, që janë të rezervuar për persona shumë të dashur.

Jeni shumë të ndjeshëm dhe paksa me prirje ëndërrimtare, por, megjithatë, në çdo situatë, e vëreni botën përreth jush dhe ngjarjet e saj.

Dashuria: Nga partneri kërkoni standarde të larta morale, pikërisht të tilla sikundër i keni edhe ju. Jeni të hapur dhe të kthjellët, ashtu që nuk ngurroni ta kërkoni atë që dëshironi. Ju përgjigjet partneri me vetëbesim dhe intelekt të lartë. Kënaqeni në bisedat dhe diskutimet provokuese.

Të dashurit tuaj do të mund t’jua shihnin për të madhe kryeneçësinë dhe mosgatishmërinë për kompromise. Nëse dëshironi të kënaqeni në dashuri, duhet të jeni të gatshëm për kompromise të vogla dhe zgjidhje të përbashkëta.

Puna: Jeni persona ambiciozë, por e keni shumë të vështirë që ta ndani jetën private nga ajo e punës. Megjithëse frenat e jetës familjare dhe të biznesit i mbani mirë në duar, gjërat nganjëherë ju dalin nga kontrolli.

Jo rrallëherë ju ngjet që të ndodheni në situatën kur njëkohësisht i bëni edhe disa punë! Mundësi të mëdha për fitime gjeni në gjuhët e huaja, drejtësi dhe në muzikë.

Ngjyra: e purpurta
Kafsha: balena, luani i detit
Ushqimi: ëmbëlsirat
Lulja: luledielli
Pija: pije nga xhumbiri
Numri: 14
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:07

Horokopi Kines bazohet mbi bashkimin e dates se lindjes me nje cikel te vecante te kohes, e cila percaktohet nga levizjet e henes.

Cdo cikel ka nje zgjatje prej 60 vjetesh, gjate te ciles alternohen 12 sektoret, secila me nje zgjatje te nje viti henor qe konsiston ne 354 dite, sipas elementeve: Uji, Metali, Zjarri, Toka dhe Druri.

Cdo sektor eshte i bashkangjitur me nje kafshe e mbiquajtur "mbajtes".
Ne 22 janar nise viti i Majmunit[drurit] dhe mbaron ne 8 shkurt .

Vazhdimesia e shenjave eshte e percaktuar nga data e henes se pare te re e vitit te ri henor, e cila nuk koincidon me nje janarin: ne qofte se ke lindur ne Janar ose Shkurt, mund te zbulosh qe shenja jote nuk eshte ajo qe ke menduar gjithmone qe je.

miu
bualli
tigri
kali
dhia
gjeli
lepuri
dragoi
majmuni
qeni
deri eger
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:09

Miu

Te lindurit nen shenjen e Miut, jane persona shume simpatike dhe jane gjithmone te rrethuar nga Miqte te besuar dhe nga nje partner qe eshte ne lartesine e tyre, te zote per te ndare kenaqesite e rafinuara te jetes, qe Miu deshiron tju jape.

Kapaciteti per te kontrolluar nervat edhe ne situatat me te veshtira ju garanton shpesh nje karriere shume te shpejte ne sektorin e punes.

Pasioni per udhetimet dhe deshira per te provuar dhe per te pasur gjithmone eksperienca te reja, e ben Miun trasgresiv ne moshe te re dhe te mencur ne moshe te rritur.

I vetmi rrezik per Miun eshte mos kontrollimi i vetvleresimit dhe mos dhenia e hapesires se duhur te atyre qe ka rrotull tij.

Partneri Ideal:
Dragoi ose Majmuni

MINJTE me te Njohur:
Louis Armstrong, Marlon Brando, Doris Day, Clark Gable, Hugh Grant, Charlton Heston, Gene Kelly, Sean Penn, Burt Reynolds, Olivia Newton-John, Donna Summer, Kim Wilde.

Numerat me Fat:
1, 4, 5, 10, 11, 14, 41, 45, 51, e 54.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:13, edituar 3 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:11

Bualli

Te lindurit nen shenjes e Buallit kane dhuntine e durimit, por kur arrijne limitin e durimit mund te kalojne ne nje rrembim te tmerrshem dhe te pakontrollueshem.

Ne pergjithesi jane ne menyre te jashtezakonshme korrekte dhe metodike. Kur jane te perqendruar mbi nje pune e urrejne te jene te shqetesuar.

Zotesia e tyre per tu perqendruar dhe per te reflektuar thelle mbi aresyet e nje problemi, i ben ata qe shpesh te arrijne ne zbulime te reja duke arritur pozicione prestigjoze ne grupin e brendshem te nje multinacionale.
Difekti i tyre eshte mungesa e tolerances dhe faljes se veprimeve te parregullta.

Partneri Ideal:
Gjarpri ose Gjeli.

BUAJT E Njohur:
Warren Beatty, Jon Bon Jovi, Jeff Bridges, Richard Burton, Charlie Chaplin, Bill Cosby, Walt Disney, Dustin Hoffman, Anthony Hopkins, Don Johnson, Jane Fonda, Eddie Murphy, Jessica Lange, Paul Newman, Jack Nicholson, Robert Redford, Peter Sellers, Sissy Spacek, Bruce Springsteen, Meryl Streep.

Numrat me Fat:
1, 3, 5, 12, 15, 33, 35, 51 e 53.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:14, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:13

Tigri

Te lindurit e shenjes se Tigrit kane dhuntine e lidership-ve (te drejtuasve), dhe dine si te bejne per vete lehtesisht njerezit, fale manjetizmit te tyre te vecante.

Per kete aresye jane shpesh politikane shume te mire, me te vetmin rrezik te mbivleresimit te kapacitetit te tyre.

Ne pergjithesi jane edhe me fat ne loje. Forca e tyre i con shpesh qe te jene shume konkurrues, aq sa per tu bere antipatike.

Nje difekt tjeter i te lindurve nen shenjen e Tigrit eshte paqendrueshmeria e humorit te tyre.

Partneri Ideal:
Kali ose Qeni.

TIGRAT E Njohur:
Agatha Christie, Tom Cruise, Leonardo DiCaprio, Jodie Foster, William Hurt, Marilyn Monroe, Demi Moore, Lionel Ritchie, Kenny Rogers, Dylan Thomas, H.G. Wells, Stevie Wonder, Natalie Wood.

Numerat me Fat:
4, 5, 7, 9, 13, 34, 44, 45 e 54.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:14, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:14

Kali

Pjesemarres te medhenj ne jeten shoqerore, jane shpesh te perzgjedhurit e grupi. Jane shume te sjellshem me miqte dhe te zote per te mbajtur diskutime te gjata, jane shoket me te mire per nje mbremje argetuese.

Kane edhe nje cilesi shume te vlefshme, ate te kapurit te mendimit te tjetrit shume shpejt, ose qe ne ajer.

Pika e tyre e dobet mund te jete ndjenja e tyre e pasigurise ne disa momente te caktuara.

Nje difekt tjeter mund te jete, qe jane llafazane te medhenj dhe per kete jo te gjithe i duan.

Partneri Ideal:
Qeni ose Tigri.

KUAJT E Njohur:
Ingmar Bergman, Sean Connery, Kevin Costner, Cindy Crawford, James Dean, Clint Eastwood, Ella Fitzgerald, Harrison Ford, Bob Geldof, Gene Hackman, Rita Hayworth, Jimi Hendrix, Janet Jackson, Paul McCartney, Barbra Streisand, Raquel Welch, John Travolta.

Numerat me Fat:
1, 3, 4, 8, 13, 14, 41 e 43.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:14, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:32

Dhia

Ata qe jane te lindur nen vitin e Dhise, kane dhuntinete e nje krijmtarie te dukshme, por qe duhet te jete e drejtuar nga kush rri prane ketij te linduri ne shenjen e Dhise.

Vetem ne kete menyre do te mund te ecin ne profesionin e tyre dhe te kene arritje personale dhe ekonomike.

Sensi i tyre artistik eshte i shoqeruar nga nje zemermadhesi drejt gjeneracioneve te ardheshme.

Te lindurit e Dhise ju pelqen te japin pa pretenduar mirenjohje.

Ne dashuri, sinqeriteti mbizoteron ne raportin me partnerin dhe pikerisht per kete aresye eshte nje raport me jetegjatesi te madhe. Domethene Dhia nuk ka interes te vecante per flirte te rastesishme.

Difekti kryesor I te lindurve nen Dhine, mund te jene lirshmeria me te cilen e lene veten pas nje zhgenjimi ose depresioni, ne qofte se nuk arrijne pikeqellimit e tyre.

Partneri Ideal:
Derri I Eger ose Lepuri

DHITE E Njohura: Pamela Anderson, Jane Austen, Catherine Deneuve, Robert De Niro, Mel Gibson, George Harrison, Julio Englesias, Mick Jagger, Sir Laurence Olivier, John Wayne, Bruce Willis, Debra Winger.

Numerat me Fat:
3, 4, 5, 12, 34, 45 e 54.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:14, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:33

Gjeli

Jashtezakonisht praktike dhe konkrete, te lindurit e Gjelit jane vezhgues shume te mire. “perfundimi justifikon mjetet” mund te jete motoja e tyre.

Jashtezakonisht te drejte per drejte me te rinjte, kane dhuntine te jene shume inteligjente dhe me nje sens shume te forte per biznes.

Per kete aresye jane natyrisht te destinuar te kene sukses.

Preferojne te kene pak Miqte, por qe te jene te mire, tek te cilet te kene besim dhe per te cilet te jene gati te bejne sakrifica te medha.

Difektet e tyre mund te jene te shumta si dhe cilesite e tyre: egoizem, deshire per te qene perfekte ne menyre te tepruar dhe tendeca qe kane per te qene hakmarres pasi ju kane bere nje te keqe.

Partneri Ideal: Bufalo ose Gjarpri

GJELAT E Njohur:
Michael Caine, Eric Clapton, Joan Collins, Errol Flynn, Melanie Griffith, Richard Harris, Katherine Hepburn, Diane Keaton, Steve Martin, Van Morrison, Willie Nelson, Kim Novak, Yoko Ono, Michelle Pfeiffer, George Segal, Peter Ustinov.

Numerat me Fat:
1, 5, 6, 12, 15, 16, 24 e 51.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:15, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:34

Lepuri

Te lindurit nen shenjes e Lepurit, jane jashtezakonisht altruiste dhe per kete jane shume te vleresuar nga ata qe i rrethojne.

Ne dashuri jane jashtezakonisht romantike dhe shpesh e idealizojne raportin me partnerin e tyre.

Lepuri per tu ndjere sa me mire duhet te gjendet ne ambientin e tij natyral dhe per kete aresye nuk ju pelqen te largohen nga shtepia per periudha te gjata.

Shume e rendesishme per ta eshte edhe familja dhe ndjenja e sigurise qe kjo ju trasmeton vazhdimisht dhe qe u lejon te lindurve nen shenjen e Lepurit te kalojne nje jete te lumtur.

Difekti i tyre kryesor eshte pesimizmi nga i cili vuajne gjithmone.
Lepuri shpesh identifikohet edhe me nje kafshe tjeter: Macja.

Partneri Ideal:
Dhia ose Derri I Eger.

LEPUJT E Njohur:
Harry Belafonte, Ingrid Bergman, Peter Falk, Peter Fonda, Cary Grant, Whitney Houston, Michael Keaton, John Keats, Julian Lennon, Arthur Miller, Roger Moore, Tatum O'Neal, George Orwell, Neil Simon, Sting, Orson Welles.

Numerat me Fat:
1, 3, 5, 9, 15, 19 e 35.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:15, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:35

Dragoi

Te lindurit nen shenjen e Dragoit kane nje personalitet ecentrik, qe shpesh merret me simpati. Dragoi eshte kafsha me e fuqishme e Horoskopit Kinez: inteligjente, kokeforte e mbi te gjitha te vendosur per te arritur objektivat e tyre ne cdo menyre.

Terheqes te medhenj, Dragonjte mund te terheqin pas nje ideali, nje popull te tere duke u bere lideri natyral dhe I padiskutueshem.

Difektet e vetme te tyre mund te jene: opurtunizmi I tyre gati ne cinizem dhe pazotesia e tyre per te pranuar humbjen.

Partneri Ideal:
Majmuni ose Miu.

DRAGOJTE E Njohur:
Michael Barrymore, Julie Christie, Bing Crosby, Matt Dillon, Placido Domingo, Kirk Douglas, Michael Douglas, Marlene Dietrich, Tom Jones, John Lennon, Nick Nolte, Al Pacino, Gregory Peck, Martin Sheen, Ringo Starr, Shirley Temple.

Numerat me Fat:
3, 4, 5, 6, 15, 21, 34, 35, 36 and 45


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:15, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:37

Gjarperi

Gjarperi, fale zotesise se tij diplomatike eshte ne gjendje te reagoje ne cfaredo lloj situate dhe te gjeje gjithmone zgjidhjen me te mire.

Gjarperi eshte i parezistueshem, por ne te njejten kohe eshte edhe rrezikshem: dhuntine e te qenit inteligjent shpesh e perdor deri ne ekstrem, deri sa arrin ne manipulimin vullnetit te te tjereve, per te arritur qellimet e veta.

Gjarperinjve ju pelqejne shkencat filozofike dhe ju pelqen te jene ne qender te vemendjes.

Mungesa e te pranuarit dhe e te diturit te pozicionit qe I perket, eshte difekti me I madh dhe kryesor e te lindurve nen kete shenje.

Partneri Ideal:
Gjeli ose Bufalo.

GJARPERINJTE ME TE Njohur:
Kim Basinger, Randy Crawford, Bob Dylan, Greta Garbo, Art Garfunkel, Audrey Hepburn, Paul Hogan, Liz Hurley, Dean Martin, Robert Mitchum, Mike Oldfield, Ryan O'Neal, Brad Pitt, Brooke Shields, Paul Simon, Dionne Warwick, Virginia Woolf.

Numerat me Fat:
1, 2, 4, 6, 13, 24, 42 e 46.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:15, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:38

Majmuni

Te lindurit nen shenjen e Majmunit jane gjithmone ne levizje dhe gjithe energji, eshte e pamundur per ta te rilaksohen duke mos bere asgje, edhe ne pushime duan te jene gjithmone te zene me Dicka.

Duke qene degjues shume te mire, shpesh jane te rrethuar nga Miqte, te cilet nuk ezitojne tju besojne sekretet e tyre te vogla e te medha.

Shume te lirshem dhe te disponueshem per aventurat e lehta, ata mund te martohen vetem pasi te kene kaluar nje numer te konsiderueshem eksperiencash dhe vetem me nje partner, i cili mund te mbaje te njejtim ritem jete me ta.

Difekti i tyre me I madh eshte mungesa e vetkontrollit pasi kane pire me shume sec duhet.

Partneri Ideal:
Miu ose Dragoi.

MAJMUNE TE Njohur:
Jacqueline Bisset, Yul Brynner, David Copperfield, Joan Crawford, Timothy Dalton, Ian Fleming, Jerry Hall, Tom Hanks, Harry Houdini, Walter Matthau, Peter O'Toole, Anthony Perkins, Debbie Reynolds, Diana Ross, Tom Selleck, Omar Sharif, Rod Stewart, Elizabeth Taylor.

Numerat me Fat:
3, 4, 5, 7, 16, 23, 34, 45 e 54.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:15, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:40

Qeni

Te ndershem, te lindurit nen shenjen e Qenit, kane nje sens te thelle te korrektesise, ne pune dhe jeten e perditcme.

Ne qofte se mendojne qe kane te drejte luftojne deri ne ekstrem per te treguar qe kishin te drejte, duke perdorur edhe faktin qe jane shume te zote ne te folur.

ane jashtezakonisht te kujdesshem dhe trasmetojne besim tek brezat e rinj, dine te mbledhin konfidencat e miqve duke ju dhene atyre keshilla shume te vlefshme.

Difekti i tyre me i madh mund te jete largpamesia e tyre e madhe, e cila mund te jete edhe e tepruar dhe mungesa e nje raporti perfekt me partnerin.

Partneri Ideal:
Tigri ose Kali.

QENTE ME TE Njohur:
Brigitte Bardot, David Bowie, Kate Bush, Naomi Campbell, Cher, Jamie Lee Curtis, Zsa Zsa Gabor, Ava Gardner, Michael Jackson, Sophie Loren, Shirley MacLaine, Madonna, Liza Minnelli, David Niven, Sydney Pollack, Elvis Presley, Prince, Sade, Claudia Schiffer, Slyvester Stallone, Sharon Stone.

Numerat me Fat:
1, 4, 5, 9, 10, 14, 19, 28, 30, 41, 45 e 54.


Edituar për herë të fundit nga Jon në 28.12.08 12:16, edituar 1 herë gjithsej
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Jon 27.07.08 11:41

Derri i eger

Te lindurit ne shenjen e Derrit te Eger, jane shpesh pak te ashper me brezin e ri, por kur arrin te fitosh besimin dhe favorizimin e tyre, dine te jene jashtezakonisht xhentile dhe zemermedhenj.

Sensi i familjes dhe i miqesise per ta ka vlera jashtezakonisht te rendesishem.

Zotesia e tyre e perqendrimit ju favorizon studimin e lendeve komplekse, si per shembull fizika. Ju pelqen shume ushqimi, adhurojne darkat ne shoqeri te miqve te zemres.

Difekti kryesor I tyre eshte mungesa e nje raporti te mire me brezat e ardhshem.

Partneri Ideal:
Dhia ose Lepuri.

DERAT E EGER TE Njohur:
Bryan Adams, Woody Allen, Julie Andrews, Fred Astaire, Humphrey Bogart, Glenn Close, Richard Dreyfuss, Farrah Fawcett, Ernest Hemingway, Alfred Hitchcock, Elton John, Jerry Lee Lewis, Ginger Rogers, Arnold Schwarzenegger, Steven Spielberg, Emma Thompson.

Numerat me Fat:
1, 3, 4, 5, 8, 16, 18, 34, 41 e 48.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Zbuloni shenjen ne horoskopin Kinez!

Mesazh  Fikrro 14.06.10 23:35

Ne horoskopin Kinez jane dymbedhjet shenja. Perkatesia tek shenjat, ndryshe nga horoskopi yjor, behet ne varesi te vitit te lindjes. Shikoni me poshte per te kuptuar cila eshte shenja juaj.

Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948,1960,1972, 1984,1996,2008
Bualli: 1901, 1913,1925,1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951,1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977,1989, 2001, 2013
Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978,1990, 2002, 2014
Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979,1991, 2003, 2015
Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981,1993, 2005, 2017
Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Luli 29.03.14 21:16

Viti i Kalit Blu.Kush do të jetë më me fat?

Astrologjia Kineze Kali-blu-300x225

Më 31 janar, sipas Kalendarit Kinez, ka hyre viti i Kalit Blu. Cilët do të jene me te favorizuarit? Astrologet  zbulojne sekretet e së ardhmes dhe na tregojne  se kush duhet të jetë më i kujdesshëme cili do të jetë i përkëdheluri i fatit:

Miu

Njerëzit, që i përkasin kësaj shenje të horoskopit kinez, janë mjaft të sofistikuar dhe energjikë. Por në vitin 2014 ata duhet të bëjnë kujdes dhe t’i peshojnë mirë vendimet e veta. Ata janë shumë të rrezikuar për të bërë gabime dhe për të ndjekur rrugë të shtrembër. Do të jetë mirë për ta t’i venë veshin zemrës së vet, ajo nuk do t’i gënjejë kurrë ata.

Bualli

Njerëzit e kësaj shenje janë të fortë dhe të durueshëm. Këtë vit ata do të jenë jashtëzakonisht tërheqës për seksin e kundërt. Karizma, një dhunti e tyre e lindur kjo, do t’i bëjë ata të suksesshëm edhe në punë. Gjëja kryesore, që duhet të mbajnë vath në vesh ata, është të mos harrojnë t’i kushtojnë vëmendje të afërmve të tyre.


Tigri

Njerëzit e kësaj shenje mbretërore do të kenë mundësi të mirë për të përmirësuar gjendjen e tyre financiare. Ata duhet të përpiqen të mos lënë përgjysëm punën e filluar. Kjo është shumë e rëndësishme për ta, edhe pse për natyrën e tyre impulsive dhe pasionante, nuk është aspak e lehtë një gjë e tillë.


Lepuri

Njerëzit dashamirës dhe me natyrë gazmore të shenjës së Lepurit do të mund të vlerësojnë në mënyrë të plotë se sa e mrekullueshme është jeta kur të mos fshehin në shpirt zilinë dhe të mos ruajnë hatërmbetje. Për ta do të jetë diçka mjaft e mirë të takohen sa më shpesh me miqtë e tyre, sepse këta të fundit mund t’u bëjnë atyre surpriza të papritura, por shumë të këndshme. Viti 2014 do të jetë jashtëzakonisht i favorshëm për ta në frontin e jetës personale.


Dragoi

Personat karizmatikë, shpërthyes dhe plot pasion të kësaj shenje mund ta gjejnë veten në epiqendër të intrigave. Megjithatë ata duhet të përpiqen të ruajnë qetësinë dhe dinjitetin e vet. Nuk duhet të kenë frikë që të marrin vendime dhe për të marrë mbi vete përgjegjësi. Nëse ata e ndjejnë se ka ardhur koha për të ndryshuar diçka në jetën e tyre, pikërisht tani është periudha më e favorshme për ta bërë këtë.


Gjarpëri

Personat nazemëdhenj dhe mjaft tërheqës të kësaj shenje duhet t’u vënë më shpesh veshin dëshirave të veta. Atyre do t’u bëjë mirë ta përkëdhelin paksa veten këtë vit. Të ndërmarrin më shumë udhëtime. Në fund të fundit, ata duhet të kujtojnë momentet e mrekullueshme të jetës, të cilat i bëjnë të ndihen si me krahë, të frymëzuar, kur zbulojnë gjëra të reja…


Kali

E si të mos ndërtojnë plane të madhërishme dhe t’i lëshojnë pa fre për realizim iniciativat dhe idetë e veta njerëzit e kësaj shenje në vitin e tyre. Atyre do t’u duhen shumë energji dhe guxim në këtë vit, prandaj u këshillohet t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë shëndetit të vet! Këta persona duhet të bëjnë kujdes në muajt e dimrit, kur rreziku i ftohjes është veçanërisht i lartë.


Delja

Njerëzit romantikë dhe të qetë të kësaj shenje do të duhet të analizojnë me kujdes se si qëndrojnë punët në familjen e tyre. Gjatë gjithë vitit të kaluar, duke u marrë intensivisht me zgjidhjen e problemeve në punë, ata kanë lënë paksa mbas dore njerëzit e rrethit të vet të ngushtë, ndërkohë që pikërisht këta të fundit dhe janë për ta mbështetja më e sigurtë dhe prapavija e tyre e besueshme.


Majmuni

Personat simpatikë, sfidues dhe kokëkrisur të kësaj shenje do të jenë gjithë kohës të ftuar diku. Atyre do t’ju drejtohen shpesh për këshilla apo ndihmë, prandaj do t’u nevojitet një sasi mjaft e madhe energjie për të arritur gjithçka që kërkohet prej tyre.


Gjeli

Njerëzit buzëqeshur, optimistë dhe me mendje pjellore të shenjës në fjalë do të jenë pothuajse tërë vitin shpirti i çdo shoqërie. Të gjithë ata do të jenë të suksesshëm në gjithçka të planifikuar dhe punët do t’u shkojnë mbarë e mirë, me përjashtim të shëndetit. Pastaj duhet të bëjnë përpjekje maksimale për ta ruajtur atë.


Qeni

Njerëzit e ndershëm dhe mjaft të hapur të kësaj shenje, të cilët e kanë filluar në mënyrë energjike dhe mjaft aktive këtë vit, ka shumë mundësi që aty nga vera të humbasin fuqitë e ta ndjejnë veten të rraskapitur. Ata nuk duhet t’ia hyjnë të gjitha punëve njëherësh, lypset t’i seleksionojnë ato sipas rëndësisë. Do të ishte e këshillueshme për ta që të zgjedhin një prioritet të caktuar, dhe atëhere ata do të mund të arrijnë një progres të ndjeshëm në të tashmë aty nga fundi i vitit.


Derri

Për njerëzit e ndjeshëm dhe të ndershëm, që i përkasin të shenjës së Derrit, viti 2014 do të jetë shumë i suksesshëm! Dhe në qoftë se ata do të kenë mundësi për të udhëtuar më shumë, do të karikohen me energji, emocione pozitive dhe frymëzim të vërtetë për një kohë të gjatë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:34

Astrologjia kineze dhe tradita e saj është zhvilluar paralelisht me astronominë tradicionale, duke nisur nga shekulli i XI-të p.e.s dhe në Kinë bazohet në kalendarin diellor dhe hënor si dhe në disa njësi tradicionale të matjes së kohës. Astrologjia është e lidhur ngushtë me filozofinë kineze të yuin dhe yuang, të trungjeve qiellore dhe të 12 degëve tokësore.

Qeni

Astrologjia Kineze C30f7210

Shenja e Qenit dhe e Kalit kanë të përbashkët inteligjencën dhe besnikërinë. Sipas horoskopit kinez Qeni do të ketë marrëdhënie të mira miqësore gjatë këtij viti. Fati i personave të shenjës së Qenit do të përmirësohet ndjeshëm gjatë vitit 2014 duke i sjellë mundësi të mira në karrierë, në fushën financiare dhe të dashurisë. Viti 2014 do të jetë me shumë fat për shenjën e Qenit.

Karriera: 2014 do të hapë mundësi të reja për karrierën e personave të shenjës së Qenit. Rritja në karrierë do të jetë e lehtë për ta. Madje karriera e Qenit do të ngrihet në nivele të larta drejtuese. Por në të njejtën kohë Qeni do të sulmohet nga armiq dhe konkurrentë të tij në karrierë.

Paratë: Në sferën financiare Qeni nuk do të ketë shumë sukses gjatë vitit 2014. Të ardhurat më të mëdha personat e shenjës së Qenit do ti sigurojnë nëpërmjet rrogës, që do të arrihen me shumë punë.

Investimet afatshkurtra të parave nuk do të sjellin fitime, kurse për investime afatgjata duhet të këshilloheni me një ekspert të kësaj fushe.

Dashuria: Qeni do të ketë marrëdhënie të mira intime gjatë vitit 2014 dhe kjo arrihet pasi do të shpenzojë kohë me shoqërinë. Ai do ta ketë të lehtë të lidhë miqësi këtë vit. Nëse jeni single viti 2014 do të jetë i mbarë për një lidhje të re sentimentale. Për femrat beqare 2014 do të sjellë një të dashur ose një bashkëshort. Pra nëse jeni femër single e shenjës së Qenit, 2014 është viti ideal për gjetjen e partnerit ideal.

Nëse jeni duke jetuar një marrëdhënie në çift ka ardhur koha ta forconi atë, por interesohuni mirë për familjen e të dashurit, ose të dashurës suaj. Nëse jeni të martuar, bashkëjetesa juaj do të jetë e mbushur me dashuri, kurse femrat e kësaj shenje duhet të shpenzojnë më shumë kohë për bashkëshortët e tyre.

Shëndeti: Personat e shenjës së Qenit mund të ndjehen të stresuar gjatë vitit 2014, si pasojë e karrierës së tyre. Madje lodhja mendore dhe stresi mund të sjellin dobësim të shëndetit tuaj dhe sëmundje. Ju këshillojmë të shtoni orët e gjumit për të kaluar pa pasoja shqetësimet e shëndetit, që u sjell stresi në punë. Duhet të keni kujdes për shëndetin gjatë vitit 2014, pasi parashikohet dhe ndonjë sëmundje. Ndërkohë personat e shenjës së Qenit do të rritin veprimtarinë e tyre shoqërore dhe do të udhëtojnë shumë gjatë 2014. Për këtë duhet të jeni të kujdesshëm kur ngisni makinën dhe shmangni sportet e rrezikshme. Mund të keni probleme me aparatin tretës gjatë vitit 2014, ndaj duhet të përshtatni një dietë për përmirësimin e stomakut dhe zorrëve. Ju këshillojmë të pini sa më shumë ujë.


Edituar për herë të fundit nga Hokus-Pokus në 22.04.14 19:59, edituar 1 herë gjithsej
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:35

Derri

Astrologjia Kineze C30f7211

Në horoskopin kinez Derri trajtohet si shenjë me fat. Por Derri dhe Kali mund të krijojnë shqetësime për njeri-tjetrin, pasi janë natyra shumë të ndryshme. Në teorinë kineze të pesë elementeve, Derri i përket grupit të Ujit, ndaj dhe nuk krijon harmoni në marrëdhëniet me shenjën e Kalit. Megjithatë viti i Kalit do të jetë i qetë për shenjën e Derrit. Viti 2014 do të jetë fatsjellës për Derrin. Yjet e fatit dhe ato të tersit përzihen gjatë vitit 2014.. Derri në 2014 do të ketë më shumë fat se vitin e kaluar.

Karriera: Gjatë vitit 2014 personat e shenjës së Derrit do të jenë shumë të zënë me punë. Për të realizuar këtë Derrit i nevojitet shumë energji fizike dhe mendore. Gjatë vitit 2014 një mikeshë femër do të ndihmojë Derrin për ngjitjen në karrierë. Kjo punë do të ndikojë në rritjen e të ardhurave tuaja. Duhet të përgatiteni fizikisht dhe mendërisht për të përballuar sfidat me të cilat do të përballet karriera juaj. Nëse do të shmangni përtacinë, që shpesh ju karakterizon mund të realizoni arritje pozitive në karrierë.

Paratë: Për shtimin e të ardhurave personat e shenjës së Derrit do të përdorin gjithë njohuritë e tyre. Marrëdhëniet shoqërore për Derrin gjatë vitit 2014 do të jenë të shkëlqyera. Derri do të jetë i aftë të marrë këshilla mjaft të vlefshme financiare nga të afërmit apo miqtë e ngushtë. Pritet një rritje e dukshme pasurore e Derrit gjatë vitit 2014. Do të bëni marrëveshje që lidhen me financat gjatë vitit të Kalit. Kujdes se me rritjen e të ardhurave, do të shtoni dhe shpenzimet. Mënyra më e mirë për shpenzimin e parave është të investoni për familjen tuaj dhe të afërmit si dhe të bëni bamirësi. Ndërsa do të shpenzoni para do të jeni të kënaqur se po bëni diçka me vlerë.

Dashuria: Për personat e shenjës së Derrit që janë single gjatë vitit 2014 do të shfaqen shumë mundësi për gjetjen e dashurisë. Do të keni disa vështirësi të përshtateni në shoqëri. Ju nuk i gjykoni njerëzit nga pamja e jashtme, ndaj do të keni mundësi për njohje të reja. Derri nuk ka dëshirë ta bëjë publike dashurinë e tij. Ai nuk flet me të tjerët për lidhjen e tij intime. Nëse ju jeni i dashuruar apo i martuar, marrëdhënia juaj në çift do të jetë mjaft e mirë gjatë vitit 2014. Nëse keni lidhje jashtëmartesore do të keni shqetësime të mëdha, madje mund të humbni partnerin tuaj zyrtar.

Shëndeti: Puna mund të krijojë lodhje dhe stres tek Derri gjatë vitit 2014. Ju këshillojmë të gjeni kohë për të pushuar. Gjithashtu duhet dhe të këshilloheni me mjekun nëse keni shqetësime me shëndetin. Mos harroni të bëni ekzaminimin e përvitshëm mjekësor. Nëse nuk ndjeheni mirë me shëndet, mos e neglizhoni kujdesin ndaj vetes.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:37

Gjeli

Astrologjia Kineze C30f7212

Kali dhe Gjeli nuk kanë marrëdhënie shumë të mira. Madje sipas horoskopit kinez Gjeli ka frikë nga Kali, megjithatë parashikohet që viti 2014 të jetë mjaft i mirë për të. Për personat e shenjës së Kalit ndriçon ylli i Lumturisë dhe Dashurisë në 2014.

Karriera : Gjatë vitit të Kalit, Gjeli do të ketë mundësi të reja për punë por edhe shumë presion e lodhje. Gjeli do të gjejë shumë përkrahje për realizimin e karrierës. Ka mundësi që personi që ju ndihmon të jetë femër. Nuk duhet të harroni se marrëdhëniet me kolegët në punë dhe shefat janë tepër të rëndësishme, ndaj duhet te jeni i kujdesshëm në ndërtimin e tyre. Nëse rrini i vetmuar apo i izoluar nuk do të gjeni ndihmën dhe mbështetjen e kolegëve. Gjeli do të përballojë me vështirësi stresin që i shkakton karriera.

Paratë: 2014 do të jetë një vit pozitiv për të ardhurat e personave të shenjës së Gjelit. Përpara se të merreni me çeshtje parash largoni stresin. Nuk duhet të flisni shumë me të tjerët për planet tuaja financiare, sepse do të ndikojnë negativisht në realizimin e tyre. Pra përpiquni të jeni të rezervuar. Ka shumë mundësi që gjatë këtij viti të fitoni shumë para dhe kjo ju ndihmon të shijoni jetën.

Dashuria: Sipas horoskopit kinez mes Gjelit dhe Kalit mund të lindë një dashuri e veçantë. Gjeli ka shumë fat në dashuri. Në vitin 2014 ylli i dashurisë do të ndriçojë për shenjën e Gjelit. Madje shumë persona të shenjës së Gjelit do të bëhen të njohur në rrjetet sociale si dhe do të kenë shumë shance pët të takuar partnerë të mundshëm. Personat meshkuj të shenjës sl Gjelit do të kenë shumë mundësi për të gjetur të dashur, madje dhe gruan e jetës. Gjeli i dashuruar do të ketë shumë mundësira për të thelluar marrëdhënien me personin e zemrës. Ka shumë mundësi që gjatë vitit 2014 lidhja juaj dashurore të kthehet në martesë. Nëse keni lidhje jashtëmartesore, ka shumë mundësi të humbisni shuma të mëdha parash.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:39

Majmuni

Astrologjia Kineze C30f7213

Në horoskopin kinez thuhet se mes Majmunit dhe Kalit ekziston një lidhje e veçantë. Parashikohet që Majmuni të përballet me disa presione gjatë vitit të Kalit. Majmuni shquhet si një kafshë inteligjente ndaj duhet të përballojë me sukses sfidat e këtij viti.

Gjatë vitit 2014 Majmuni do të ketë një axhendë të pasur me udhëtime, pasi atij i pëlqen të gjejë mundësi të reja për jetën, që do ta zhvendosin nga vendlindja.

Karriera: Stresi i punës për Majmunin do të jetë pothuajse i njejtë si gjatë vitit të kaluar. Do të udhëtoni më shumë dhe do të jeni shumë i zënë me punë. Ndaj duhet të përdorni inteligjencën tuaj për të shmangur stresin. Këto përpjekje do të shpërblehen me rritje të të ardhurave gjatë vitit 2014.

Paratë: Viti 2014 do të sjellë shumë mundësi fitimi për Majmunin, por duhet të gjeni rrugën e duhur për ti siguruar ato. Majmuni duhet të punojë shumë dhe me ritëm të shpejtë për të rritur të ardhurat. Kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi

Majmuni do të shpenzojë shumë energji dhe kohë. Një ide e mirë do të ishte të udhëtoni jashtë qytetit për tu relaksuar.

Dashuria: Do të shfaqen probleme në jetën dashurore të Majmunit gjatë vitit 2014, por do të zhduken shpejt. Nëse dëshironi të gjeni partnerin ideal do tju duhet ende shumë udhë për të bërë. Nuk mund ta gjeni njeriun e zemrës në ambjentet që frekuentoni.

Nëse jeni të dashuruar, do të ruani marrëdhënien që keni. Do të jetë disi e vështirë për Majmunin, pasi ka një axhendë të ngjeshur pune. Nëse jeni të martuar, do të keni mosmarrëveshje të vogla në familje , por me inteligjencën tuaj do ti shmangni.

Shëndeti: Karriera dhe sigurimi i të ardhurave mund të ndikojnë shëndetin tuaj. Majmunit i duhet gjumë i mjaftueshëm dhe ushqim i mirë për të përballuar stresin dhe lodhjen e ditës. Ai do të ketë një verë shumë të lodhshme sepse do të punojë larg shtëpisë. Kujdes kur ngisni makinën dhe mos u merrni me sporte të rrezikshme. Ndoshta njerëz të moshuar në familjen tuaj gjatë këtij viti do të kenë probleme me shëndetin. Nëse keni njerëz të dashur larg duhet të kujtoheni për ta, qoftë edhe me një telefonatë.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:42

Dhia

Astrologjia Kineze C30f7214

Është shenja e tetë e horoskopit kinez dhe në gjuhën kineze quhet "Yang". Personat që i përkasin kësaj shenje kanë lindur në vitet 1943,1955,1967,1979,1991,2003.

Ata që i përkasin shenjës së Dhisë janë elegantë dhe krijues, por dhe shumë të ndrojtur. Të lindurit e kësaj shenje shkojnë shumë mirë me Derrin dhe Lepurin por nuk shkojnë mirë me Kaun.

Të lindurit e shenjës së Dhisë janë tipa të ndjeshëm dhe të qetë. Ata janë të kujdesshëm, optimistë dhe inteligjentë. U mungon ambicja, vetëbesimi dhe duan të krijojnë ambjentin e tyre të rehatshëm dhe të sigurtë. Këta persona nuk dëshirojnë të ndryshojnë mjedisin e tyre dhe janë gati indiferentë ndaj të kaluarës dhe të ardhmes. Ata jetojnë çastin, sipas thënies latine "Carpe Diem" dhe janë shumë miqësorë, u gëzohen takimeve me miqtë. Janë të pavarur dhe u pëlqen liria. Ata janë të sinqertë dhe i ndihmojnë të tjerët. Personat e shenjës së Dhisë janë romantikë në dashuri, por rrallë krijojnë lidhje të gjata dhe të qëndrueshme. Nuk u interesojnë paratë dhe ndaj nuk merren me biznes.

Personalitete të famshme botërore të lindura në shenjën e Dhisë janë Mark Twain,Thomas Edison dhe Michelangelo.

Sipas horoskopit kinez Dhia dhe Kali tërhiqen nga njeri-tjetri. Kjo siguron që Dhia të ketë fat gjatë vitit 2014.

Karriera: Rezultatet e punës së palodhur që Dhia ka bërë gjatë vitit të kaluar do të japin frytet e tyre gjatë vitit të Kalit. Në mjedisin profesional Dhia gëzon shumë popullaritet. Kur të keni nevojë për ndihmë, një mik apo drejtori juaj do të japë rekomandime pozitive për ju. Këtë vit do të krijohen mundësi të reja për karrierën e personave të shenjës së Dhisë. Nëse ju përmirësoni rezultatet e punës, një promovim do të jetë i mundur. Megjithatë nuk ka garanci që të gjitha planet tuaja për karrierë të realizohen. Shancet për karrierë rriten por ju ndodheni në një nivel disi të ulët profesional.

Paratë: Pasuria e shenjës së Dhisë gjatë vitit 2014 nuk do të shënojë rritje të mëdha. Investimet afatgjata do të kenë më shumë sukses se sa ato afatshkurtra. Fitimet më të mëdha gjatë vitit 2014 do ti realizoni nga rroga ose një e ardhur tjetër fikse. Për të fituar të ardhura shtesë, do ta keni të lehtë nëse do të merreni me projekte. Për të arritur rezultate nevojitet energji, kohë dhe angazhim. Kujdes mos investoni në biznese të rrezikshme sepse mund të humbisni paratë.

Dashuria: Kjo shenjë gjatë vitit 2014 ka lajme të mira në fushën e dashurisë. Marrëdhëniet tuaja në çift do të përmirësohen ndjeshëm. Femrat e kësaj shenje do të kenë më shumë fat në dashuri, se sa meshkujt. Nëse jeni një femër single viti 2014 është ideal për të gjetur shpirtin tuaj binjak. Mjafton të bëni një jetë më të pasur shoqërore, ku shancet për njohje të reja janë të mëdha.

Nëse jeni të dashuruar, viti i Kalit sjell zhvillim të mëtejshëm të dashurisë dhe marrëdhënies me të dashurin tuaj. Nëse jeni të martuar ju do të keni një vit plot dashuri dhe embëlsi në çift.

Shëndeti: Dhia do të ketë përgjithësisht shëndet të mirë gjatë vitit 2014, por nuk përjashtohen sëmundje të lehta. Disa nga personat e kësaj shenje do të jenë shumë të zënë me punën e përditshme dhe karrierën. Disa të tjerë do të udhëtojnë shumë.

Nëse do të keni kujdes ushqimin dhe pushimin atëhere shëndeti juaj do të jetë vërtet i mirë. Mund të keni probleme me trejten dhe presionin e gjakut.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:43

Kali

Astrologjia Kineze C30f7215

Shenja e shtatë e zodiakut kinez është kali i cili në gjuhën kineze quhet "Ma". Ata që i përkasin kësaj shenje kanë lindur në vitet- 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Karakteristikat e Kalit

Personat e kësaj shenje janë tërheqës, por shpesh kapriçiozë. Shkojnë mjaft mirë me Tigrin dhe Qenin, por shumë keq me Miun. Ata janë plot pasion dhe me shpirt luftarak si dhe nxisin simpati, madje dhe zili tek të tjerët.

Shenja e Kalit ka një nevojë të vazhdueshme për ndryshim, udhëtime. Janë agresivë dhe ambiciozë, por nga ana tjetër janë shumë bujarë dhe të kujdesshëm me të tjerët. I kanë qejf thashethemet dhe bisedat. U pëlqen të jenë në qendër të vemendjes dhe ndjehen të lumtur për këtë. Të lindurit në shenjën e Kalit janë të pakontrollueshëm dhe impulsivë dhe kjo gjë bën të jenë me humor të ndryshueshëm gjatë shpesh herë.

Në lidhjet e dashurisë Kali është i butë dhe romantik. Nëse partneri nuk i kushton vemendje të plotë dhe pasion, ai mërzitet. U pëlqen joshja dhe ka raste që krijojnë lidhje jashtë martesore. Kali si person është i devotshëm, por jo shumë besnik dhe kalon nga një lidhje në tjetrën.

Të lindurit e kësaj shenje nuk janë shumë të interesuar për biznes, pasi janë shumë të dhënë pas festave dhe qejfit. Në lidhje me paranë janë mëndjelehtë dhe e jetojnë jetën ditë pas dite. Rrethohen nga miq të devotshëm dhe të vërtetë.

Personalitete të famshme që i përkasin shenjës së Kalit janë- Theodor Rusevelt, Frederic Chopin, Isak Newton, Franklin D. Rusevelt.

Shenja e Kalit në vitin e Kalit sipas horoskopit kinez nuk do të kenë një vit të mbarë. Personat e shenjës së Kalit do të kenë vështirësi , kurse marrëdhëniet e tyre miqësore, financiare, të dashurisë apo profesionale do të jenë të kufizuara gjatë vitit 2014.

Karriera: Karriera e Kalit do të përmirësohet në aspektin e lidershipit dhe ai do të jetë në garë për të fituar kreun. Por për të arritur këtë shenjës së Kalit do ti duhet shumë punë. Duhet të shpenzoni shumë kohë me miqtë që ju përkrahin për të zgjidhur çeshtjet e biznesit. Nëse nuk do të fitoni garën , atëhere reputacioni juaj do të pësojë rënie.Ju këshillojmë të jeni të duruar.

Nëse ndërtoni marrëdhënie të mira miqësore, ato do tju ndihmojnë në karrierë. Dëgjoni me vemendje opinionet dhe sugjerimet e të tjerëve, para se të ndërmerrni një veprim të rëndësishëm.

Paratë: Kali do të realizojë shumë veprime financiare gjatë vitit 2014. Do të keni shumë burime të ardhurash dhe të tjerët do të duan të perfitojnë nga kjo. Ka persona që do të bëhen shumë kureshtarë për shpenzimet tuaja.

Kujdes mos u ngatërroni me miqtë për çeshtje parash, sepse rrezikon të humbisni miqësinë. 2014 mund të jetë një vit i keq për sa i përket investimit në biznese të paqarta. Kujdesuni për të ardhurat tuaja veçanërisht gjatë verës,pasi ato do të shtohen pas pushimeve verore.

Dashuria: Shenja e Kalit do të gëzojë shumë popullaritet gjatë vitit 2014. Kjo do të ndikojë që personat e kësaj shenje të realizojnë lehtësisht takime sentimentale.

Megjithatë marrëdhëniet dashurore për Kalin do të jenë me ritme të ngadalta. Nëse jeni student kushtojini më shumë vemendje studimeve, pasi nëse harxhoni kohë me personin e zemrës do të ulni rezultatet e shkollës. Nëse jeni i martuar, ju këshillojnë të fokusoheni në problemet e karrierës dhe të menaxhimit të të ardhurave.

Shëndeti: Kali do të gëzojë shëndet të mirë fizik dhe mendor gjatë vitit 2014. Nëse do të sëmureni, shëndeti juaj do të përmirësohet shpejt, pasi të kujdeseni të pushoni normalisht. Por Kali nuk ka një gjendje të mirë shpirtërore. Ju këshillojmë të bëni kontrollin e përvitshëm mjekësor.

Një tjetër këshillë për personat që i përkasin kësaj shenje është të ngasin ngadalë makinën dhe të shmangin sportet e rrezikshme. Kujdesuni për sistemin tuaj kardiovaskular dhe urinar.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:45

Gjarpri

Astrologjia Kineze C30f7216

Shenja e gjashtë e Horoskopit kinez është Gjarpri, që në gjuhën kineze quhet "She". Ju i përkisni kësaj shenje nëse keni lindur në vitet-1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Personat e kësaj shenje janë të fortë dhe të bukur. Snob dhe me temperament Gjarpri shkon shumë me Gjelin dhe Kaun, por jo me Derrin.

Karakteristikat e Gjarprit

Personat e lindur në këtë shenjë janë të qetë dhe të ngathët, por dinë të jenë të mençur dhe aktivë. Janë të mirëorganizuar dhe e gjejnë shpejt rrugën për të vepruar. Kanë prirje të jenë misteriozë dhe të vetëkontrolluar. Ata janë punëdashës dhe ambiciozë. Gjarpri i urren njerëzit që ndërhyjnë në punët e tij dhe nuk pranon këshilla nga të tjerët. Ata mund të jenë mizorë dhe të distancuar, por shumë të ndjeshëm. U pëlqen miqësia dhe të ndihmojnë të tjerët. Askush nuk duhet të përpiqet të përfitojë nga Gjarpri se do të pendohet.

Në lidhje dashurie Gjarpri është sensual, pasionant, por i fsheh emocionet. Gjarpri e ruan me fanatizëm jetën private dhe nuk do të jetë në qendër të vemendjes. Njihen si njerëz të ftohtë, xhelozë dhe egoistë. U pëlqen të flirtojnë madje dhe kur i duan partnerët e tyre. Ka raste kur një gjarpër tradhëton thjesht për kuriozitet. Kanë shumë shoqëri dhe i dëgjojnë problemet e shokëve dhe shoqeve me vemendje dhe mirëkuptim.

Persona të famshëm të shenjës së Gjarprit janë Pablo Picaso, Greta Garbo, Zhaklin Kennedy-Onassis, Mahatma Gandhi, Bob Dilan, John F. Kennedy, Martin Luther King.

Shenja e Gjarprit gjatë vitit të Kalit

Viti 2013 nuk ishte shumë i mirë për shenjën e Gjarprit, pasi shumë prej tyre kanë tabu. Ndërsa viti 2014 , viti i Kalit, sipas teorisë kineze të 5 elementeve i takon grupit të zjarrit. Ndaj parashikohet që viti 2014 të jetë i mirë për Gjarprin.

Fati do të vijë tek Gjarpri në sferën ekonomike, në karrierë por dhe në dashuri. Ka ardhur koha të bëni ndryshime në jetë. Gjarpri duhet të mësojë nga Kali, i cili lëviz shpejt për të arritur qëllimet për veten dhe familjen.

Karriera: Përgatitja, disiplina që ju ka karakterizuar vitin e kaluar do të sjellë rezultate të mira për Gjarprin në vitin 2014. Pritet të ketë rritje në karrierë për Gjarprin, nëse ai do të ruajë marrëdhënie të mira me të tjerët. Ndonëse të ardhurat e Gjarprit në vitin 2014 nuk do të jetë të qëndrueshme, do të ketë rritje të tyre.

Nëse jeni student, do të keni përmirësime në rezultatet tuaja. Personat e kësaj shenje që konkurojnë për ndonjë punë të re të rëndësishme, do të kenë sukses.

Paratë : Personat e shenjës së Gjarprit patën rritje të ngadaltë të të ardhurave gjatë vitit të kaluar, por në vitin 2014 Gjarpri do të ketë sukses në fushën financiare. Ju do keni ide krijuese dhe mendje të hapur gjatë vitit të Gjarprit.

Mund të nisni një projekt të ri investimesh që do të rritë të ardhurat si dhe të keni shance për rritje rroge. Meshkujt e shenjës së Gjarprit do të fitojnë më lehtë lekë gjatë këtij viti, se sa femrat.

Dashuria: Në horoskopin kinez, Kali dhe Gjarpri janë shenja që tërhiqen.Ndaj Gjatë vitit të Kalit, personat e shenjës së Gjarprit do të kenë fat në dashuri. Madje tek disa dashuria do të jetë e përkryer. Nëse jeni single, ka ardhur koha të zgjeroni rrethin e njohjeve ku mund të gjeni dashurinë.

Nëse jeni të dashuruar, marrëdhënia juaj do të bëhet më e sigurtë dhe më e bukur. Nëse jeni të martuar, në vitin 2014 bashkëjetesa juaj do të jetë e shkëlqyer. Ndërsa nëse keni marrëdhënie jashtë martesore, viti i Kalit do të sjellë probleme për ju.

Shëndeti: Gjatë vitit 2014 për personat e shenjës së Gjarprit do të kenë shqetësime të lehta shëndetësore. Nëse do të flini dhe të ushqeheni mirë do të rikuperoni shpejt shëndetin tuaj. Personat e moshuar që i përkasin kësaj shenje do të kenë më shumë shqetësime shëndetësore. Gjithsesi ata mund të shmangin përkeqësimin e shëndetit, nëse evitojnë udhëtimet e gjata në verë. Problemet shëndetësore do të shfaqen në sistemin kardiovaskular dhe në atë urinar.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:46

DRAGOI

Astrologjia Kineze 54ed7510

Shenja e pestë e zodiakut kinez është Dragoi, që në gjuhën kineze njihet me emrin "Lóng". Të lindurit e kësaj shenje i përkasin viteve-1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

Karakterikat e Dragoit

Dragoi është ekcentrik dhe ka një jetë komplekse. Është mjaft pasionat dhe i shëndetshëm. Shkon mjaft mirë me shenjat e Majmunit dhe Miut, por duhet të shmangë Qenin.

Të lindurit në këtë shenjë nuk kalojnë asnjëherë pa rënë në sy. Ata kanë një qëndrim të spikatur dhe kanë shumë besim në vetvete, por mund të jenë dhe arrogantë dhe snobë. Ata pëlqejnë gjërat e reja, me të cilat mërziten shpejt.

Personat që i përkasin shenjës së Dragoit janë energjikë, me humor, të qejfit dhe bujarë me miqtë, por me një temperament shpërthyes.

Ata i pëlqejnë sfidat dhe situatat e vështira, në të cilat shpenzojnë shumë energji. U pëlqen liria, natyra dhe nuk rrinë në ambjente të mbyllura, madje as në shtëpi. Ata mund të kenë shumë miq dhe u pëlqejnë lëvdatat.

Në lidhjet dashurore, Dragoi nuk duron monotoninë, por kur gjen personin e duhur, dashuron me shumë pasion por njëherësh me xhelozi dhe posesivitet. Dragoi do që të gjithë ta adhurojnë.

Nga kjo shenjë njerëz të famshëm ndër vite janë Kery Grant, John Lennon, Sigmund Freud, Salvador Dali.

Shenja e Dragoit në vitin e Kalit

Dragoi është një element i qiellit. Ndaj ai nuk ka shumë të përbashkëta me Kalin.

Të dyve ju pëlqen roli i liderit. Megjithatë ata nuk kanë një konflikt të drejtpërdrejtë, pavarësisht se nuk arrijnë të jenë miq të ngushtë. Viti i Kalit nuk sjell shumë lumturi për Dragoin.

Kjo shenjë do të përballet me vështirësi gjatë vitit 2014. Për ti zgjidhur ato Dragoi duhet të bëjë shumë përpjekje, pasi nuk mund ta ndihmojnë as miqtë.

Karriera: Gjatë vitit 2014 marrëdhëniet e Dragoit me të tjerët do të shënojnë ulje. Dragoi duhet të dallojë miqtë e vërtetë nga armiqtë e tij. Në fushën e karrierës Dragoi duhet të tregohet ambicioz dhe këtë ta manifestojë para të gjithëve. Ndërrimi i vendit të punës gjatë fillimit të vitit të Kalit, nuk është një lëvizje e zgjuar.

Ka shumë paqartësi në fatin e karrirës së Dragoit gjatë vitit 2014, ndaj dhe do të ketë ulje e ngritje. Ka ardhur koha të mbani afër miqtë tuaj, pasi ata do tju ndihmojnë kur të keni probleme. Mund të merrni në konsideratë opinionet e miqve lidhur me karrierën tuaj.

Në këtë menyrë Dragoi do të arrijë të shënojë realizime në karrierë gjatë vitit 2014.

Paratë: Dragoi do të jetë me fat gjatë vitit 2014 pasi shumë nga personat që i përkasin kësaj shenje do të kenë shance të pasurohen. Gjithashtu Dragoit do ti shtohen mundlësitë për fitime, por kjo nuk do të thotë se do të pasuroheni lehtësisht.

Personat e shenjës së Dragoit do të kenë shumë fat me lekët në 2014, por ata mund të bëjnë investime të rrezikshme në 2014. Megjithatë Dragoi duhet të shfrytëzojë energjinë dhe mendjen për të pasur sa më shumë para. Për kryerjen e investimeve duhet të këshilloheni me një ekspert financiar përpara se të nisni veprimtarinë. Investimet e dragoit mund të kryhen në transport, në sektorin e pijeve, në media, në fushën shoqërore dhe të internetit.

Dashuria :Gjatë vitit 2014 dashuria për Dragoin do të jetë në nivelin e duhur. Megjithatë Kali nuk sjell shumë takime dashurie të sukseshme për Dragoin. Nëse jeni single dhe në kërkim të dashurisë, duhet të keni durim, pasi nuk shihet ndonjë romanticitet i lartë për shenjën tuaj, gjatë vitit 2014. Shancet më të mira për lidhje dashurie i keni gjatë muajve Mars, Gusht, Shtator dhe Nëntor.

Nëse jeni i dashuruar, lidhja juaj do të jetë e ngadalshme. Nëse jeni të martuar, ndoshta do të jeni shumë i zënë me karrierën dhe të ardhurat. Ju këshillojmë të ruani qetësinë dhe të qëndroni pranë familjes.

Shëndeti: Dragoi do të ketë disa shqetësime shëndetësore gjatë vitit 2014, si pasojë e stresit për karrierën, të ardhurat apo çeshtjet e dashurisë. Nervozizmi dhe depresioni do të jenë vazhdimisht në shoqërinë e Dragoit. Ju këshillojmë të flisni me miqtë tuaj të afërm për problemet që ju shqetësojnë. Kjo do të ndihmojë trupin dhe mendjen tuaj, duke u përcjellë energji pozitive shpirtërore. Personat e shenjës së Dragoit duhet të kenë kujdes gjatë udhëtimeve, për të shmangur aksidentet e ndryshme rrugore. Veprimtaritë që lidhen me detin, oqeanin, si të lundruarit apo të notuarit nuk ju këshillohen gjatë vitit 2014. Për të siguruar qetësinë, duhet të flini mirë dhe të relaksoheni sa më shumë. Megjithatë gjatë vitit të Kalit, shenja e Dragoit do të jetë plot shëndet dhe energji për të përballuar sfidat. (Eda Merepeza)
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:48

Tigri

Astrologjia Kineze 54ed7511

Tigri është shenja e tretë e horoskopit kinez dhe në gjuhën kineze quhet "Hu". Kësaj shenje i përkasin të lindurit në vitet 1938, 1950, 1962, 1974, 1986,1998, 2010.

Karakteristikat e Tigrit

Të lindurit në këtë shenjë janë guximtarë, të sinqertë dhe të ndjeshëm. Ata shkojnë shumë me shenjat e Qenit dhe Kalit, por jo me Majmunin. Tigri ka shumë energji, i merr shpejt vendimet dhe i pëlqen të rrezikojë.

Personat e kësaj shenje duan të jenë në qendër të vemendjes dhe të gëzojnë respekt, por ata dallohen për bujarinë e tyre. Janë shumë të talentuar dhe synojnë majat e suksesit. Sjelljet impulsive ndonjëherë sjellin pengesa në marrëdhëniet personale dhe në marrëdhëniet me kolegët. Kompromisi nuk bën për Tigrin dhe është i drejtpërdrejtë.

Fati i shoqëron në jetë personat e kësaj shenje. Për Tigrin çdo situatë është një sfidë dhe është shumë optimist. Ka vullnetin të merret me ide dhe projekte të reja.

Në dashuri Tigri është i ndjeshëm dhe pasionant dhe nëse gjen njeriun e zemrës i përkushtohet tërësisht. Kujdes në marrëdhënien me Tigrin, sepse nëse lëndohet ai ju mohon gjithë jetën. Lidhur me biznesin, Tigri mërzitet shpejt dhe kërkon ide të reja. Tigri ka pak miq, por i ka përjetë.

Personat e famshëm të lindur në këtë shenjë janë- Marie Curie, Charles De Gaulle, Marilyn Monroe, Ho Chi Min, Oscar Wilde, Ludwig Van Beethoven dhe Eisenhower.

Tigri në vitin e Kalit

Në teorinë kineze të 5 elementeve Tigri është shenjë e drurit. Sipas horoskopit kinez Tigri dhe Kali tërhiqen nga njeri-tjetri. Kjo është diçka e mirë për ata që i përkasin shenjës së Tigrit. Por parashikohet që gjatë 2014 do të shfaqet Ylli i fatkeqësisë për Tigrin dhe fati i kësaj shenje do të ketë ditë të mira dhe të këqija.

Ka mundësi që persona xhelozë për suksesin tuaj të përpiqen tu pengojnë. Ndaj parashikohet që personat e shenjës së Tigrit të mos kenë shumë fat gjatë vitit 2014.

Karriera : Tigri do të përmirësojë aftësitë profesionale dhe do të rriten përgjegjësitë e tij. Këtë vit Tigri do të fuqizohet në aspektin e karrierës. Ai është një shenjë e prirur për të udhëhequr. Ata që e rrethojnë perkrahin iniciativat e tij dhe shprehni kreativitetin para të tjerëve.

Gjatë vitit 2014 Tigri do të ketë rritje të rrogës dhe të ardhura shtesë si dhe shance për promovim profesional.

Aktiviteti i tepërt profesional mund ta lodhë Tigrin, por në këtë mënyrë ai do të tregojë aftësinë e tij para kolegëve. Tigri do të jetë i aftë të tejkalojë sfidat e këtij viti në karrierë.

Paratë: Tigri do të ketë një pagesë të mirë dhe të qëndrueshme gjatë vitit të Kalit. Tigri nuk i fiton lehtë lekët, as me llotari dhe as me bixhoz, por me mund dhe punë. Viti 2014 do të jetë për Tigrin viti i mundësive për fitime.

Miqtë e ndihmojnë Tigrin në investime financiare. Në investime duhet të jeni të kujdesshëm që të mos keni humbje. Përderisa ju jeni shumë të lidhur me karrierën nuk duhet të shqetësoheni për rritjen e të ardhurave.

Dashuria : Marrëdhëniet dashurore të Tigrit gjatë vitit 2014 do të jenë shumë të mira, krahasuar me vitin e kaluar. Nëse jeni i lidhur me dikë, duhet të jeni më të afërt me të. Tigri, Kali dhe Qeni mund të jenë partnerë shumë të mirë. Nëse jeni në kërkim të dashurisë, përpiquni të gjeni dikë të shenjës së Kalit apo të Qenit. Nëse marrëdhënia e dashurisë është e paqëndrueshme, duhet të gjeni personin që ndërhyn në lidhjen tuaj me partnerin.

Ju duhet të ndërtoni një marrëdhënie të qëndrueshme dhe mos lejoni emocionet të ndërhyjnë në lidhjen tuaj. Përndryshme rivali juaj në dashuri do të fitojë.

Shëndeti: Personat që i përkasin shenjës së Tigrit do të jenë plot energji në vitin e Kalit. Tigri do të ketë një gjendje të mirë emocionale, sepse shkon mirë me të tjerët.

Veprimtaritë tuaja në kohën e lirë do të shtohen dhe ju do të udhëtoni shumë. Ndaj ju këshillojmë të jeni të kujdesshëm gjatë udhëtimeve. Kujdes gjymtyrët kur bëni ushtrime fizike se mos lëndoheni. Nëse keni shqetësime të sistemit kardiovaskular apo të tretjes, ka ardhur koha të bëni një kontroll mjekësor.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:52

Miu

Astrologjia Kineze 54ed7512

Shenja e parë e horoskopit kinez është Miu, që në gjuhën kineze quhet "Shu".

Kësaj shenje i përkasin të gjithë ata që kanë lindur në vitet 1936, 1948,1960,1972,2984, 1996 dhe 2008.

Karakteristikat e Miut

Ambicioz por i ndershëm, Miu nuk krijon miqësi afatgjata, por shkon më shumë me shenjën e Dragoit dhe Majmunit. Të lindurit e shenjës së Miut janë shumë shoqërorë dhe u pëlqejnë daljet me shoqërinë, jeta e natës. Në karakter Miu rri në mbrojtje dhe është mjaft dyshues. Të tjerët lidhen shpejt me personat e shenjës së Miut dhe u besojnë atyre çdo gjë, por kujdes se Miu e shfrytëzon konfidencën tuaj.

Miu është sa gjakftohtë aq indiferent, sa manipulues aq dhe i zgjuar. Të lindurit në këtë shenjë kanë aftësi për biznes dhe për zgjidhje të shpejta, pasi nuk dorëzohen kurrë para vështirësive. Miu nuk shpenzon pa ndonjë arsye të fortë dhe e ruan shumë paranë. Në lidhje dashurie Miu është mjaft i dobët dhe i pavendosur, pasi nuk shpreh emocione të fuqishme. Duke qenë egoistë dhe xhelozë personat e shenjës së Miut dashurojnë me pasion dhe janë shume besnikë deri posesivë ndaj partnerit.

Njerëz të famshëm të shenjës së Miut janë Louis Armstrong, William Shakespeare, George Washington, Marlon Brando, Johann Strauss dhe Tchaikovsky.

Miu në vitin 2014

Kali nuk ka marrëdhënie të mira me Miun, ndaj fati i personave që i përkasin shenjës së miut, gjatë vitit 2014 nuk do të jetë i mire. Sipas horoskopit kinez, Miu është shenjë uji, kurse Kali është shenjë zjarri.

Viti 2014, viti i Kalit bën pjesë në vitin e dytë të ciklit të zjarrit. Kjo do të thotë që nëse shenja juaj ka patur fat dhe sukses gjatë vitit 2013 dhe në vitin 2014 do të ketë mbarësi. Në të kundërt, nëse gjatë 2013 keni patur fat të keq, përgatituni që edhe në 2014 të keni probleme.

Pjesa më e madhe e veprimtarisë së Miut gjatë vitit 2014 do të jetë e lidhur me lekët dhe miqësinë. Personat e shenjës së Miut do të kenë mungesë energjie gjatë 2014-ës.

Karriera

Gjatë vitit 2014 karriera e Miut nuk do të jetë shumë pozitive. Kjo ndodh sepse Miu dhe Kali nuk kanë marrëdhënie të mira. Karriera e Miut gjatë 2014 do të jetë a paqëndrueshme. Ata mund të kenë shance për punë, por në distanca të largëta. Gjithashtu mund të shfaqen mundësi për një punë të re. Nëse nuk i pranoni sfidat, ju do të humbitni shancin për ndryshim.

Nëse ankoheni për punën që keni, ju nuk do të jeni të lumtur në ambjentet e saj. Edhe pse mund të ndërroni pronar apo vend pune, nuk do të ndodhë ndonjë ndryshim pozitiv tek ju. Marrëdhëniet tuaja me të tjerët gjatë vitit të Kalit nuk do të jenë të shumta. Ju këshillojmë të tregoheni të duruar dhe të mos konfliktoheni me të tjerët. Përndryshe ju do të hasni pengesa gjatë karrierës.

Paratë

Për shenjën e Miut do të ketë rritje të të ardhurave gjatë vitit 2014. Personat e shenjës së miut do të kenë mundësi për të fituar lekë, por duhen shumë përpjekje për ta realizuar këtë. Përpjekjet për përmirësimin e gjendjes financiare do të jenë të lodhshme dhe nuk do të ndjeheni të lumtur për këtë.

Njerëzit e shenjës së miut kanë nevojë për shumë njohuri për të menaxhuar financat e tyre. Ata do të shqetësohen lidhur me ndonjë investim të mundshëm gjatë vitit 2014. Nëse do ju nevojiten partnerë për investime është mirë të bashkëpunojnë me persona të shenjës së Majmunit apo të Dragoit. Ata mund tu ndihmojnë të përballoni presionin e Kalit dhe të ruani shëndetin.

Dashuria

Marrëdhëniet dashurore për shenjën e Miut gjatë vitit 2014 do të jenë të varfra. Meshkujt e shenjës së Miut kanë më shumë mundësi të takojnë partnere. Ju mund të arrini sukses në kërkim të dashurisë, nëse do të shmangni konfliktet me miqtë.

Nëse jeni single dhe në kërkim të dashurisë, hapi i pare është të shpenzoni lekë për veprimtari me shoqërinë. Ju mund të takoni apo të njihni dikë që jeton larg jush, ndaj për ta takuar atë duhet të udhëtoni me makinë. Ekziston mundësia që të njihni dikë me anë të internetit.

Nëse do të kini fat, gjatë vitit 2014 do të jeni tepër i zënë me dashurinë. Nëse jeni tashmë i dashuruar do të shpenzoni kohë për të ruajtur lidhjen tuaj. Ndërsa nëse jeni i martuar mund të bëni plane për pushime me personin e dashur. Për aq kohë sa personat e shenjës së Miut do të kontrollojnë temperamentin e tyre, marrëdhënjet dashurore do të jenë mjaft të mira.

Shëndeti

Për të shtuar fitimet gjatë vitit 2014, njerëzve të shenjës së Miut do të konsumojnë shumë energji, lodhje mendore. Viti i Kalit do të jetë i ngarkuar me punë, ndaj duhet të gjeni kohë për të pushuar. Nëse gjatë vitit të kaluar keni patur shqetësime të veshkave dhe sistemit kardiovaskular, duhet të kontrolloni shëndetin dhe të parandaloni përkeqësinim e tij.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:54

LEPURI

Astrologjia Kineze 54ed7513

Shenja e katërt e zodiakut kinez është Lepuri, që në gjuhën kineze quhet "Do".

Të lindurit e kësaj shenje i përkasin viteve- 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Karakteristikat e Lepurit


Është një shenjë me fat, e talentuar dhe e komunikueshme. Tepër miqësor, por i ndrojtur Lepuri është në kërkim të qetësisë. Shkon shumë me Delen dhe Derrin, por jo me Gjelin.

Personat e lindur në këtë shenjë janë të kujdesshëm dhe të rezervuar. Janë diplomatë në sjellje dhe mund të kuptojnë shpejt qëllimet e të tjerëve. Lepuri është një shenjë që krijon besim dhe kujdeset për të tjerët. Personat e kësaj shenje kanë shumë miq dhe janë të disiplinuar. Nuk mund të përfitosh prej tyre, ndonëse janë emocionalë dhe ndikohen shpejt.

Në lidhjet dashurore Lepuri është tekanjoz dhe i paqëndrueshëm, ndonëse nuk priret nga pasioni apo aventurat. Janë tipa shumë të ndjeshëm dhe shfaqin besnikëri ndaj partnerit. Lepuri do qetësi dhe nëse ka një partner që ndan të njejtin mendim, lidhja e tyre shkon gjatë.

Lepuri ka aftësi për biznes. Respektohet nga të tjerët dhe admirohen për punën e bërë. Ndonëse nuk e pëlqejnë rutinën, personat e kësaj shenje janë shumë punëtorë dhe nuk i kanë shumë qejf festat shoqërore.

Personat më të famshëm të shenjës së Lepurit janë-Mbretëresha Viktoria, Andi Warhol, perandori kinez Shi Huangdi (ndërtuesi i Murit të Madh ), Agatha Christie dhe Albert Einstein.

Lepuri në vitin e Kalit

Në teorinë kineze të pesë elementeve Lepuri i takon grupit të drurit dhe viti 2014 do të jetë i mbarë. Këtë vit për Lepurin do të ndrisë ylli i fatit, i lumturisë, i romantikës dhe ngrohtësisë.

Lepuri do të ketë sukses në karrierë dhe marrëdhënie të mira shoqërore, familjare dhe intime. Një ngjarje shumë e lumtur do të ndodhë papritur për shenjën e Lepurit gjatë vitit 2014.

Karriera : Viti 2014 do të sjellë për Lepurin mbështetje të miqve dhe kolegëve. Talent dhe lekë do të ketë Lepuri gjatë vitit të Kalit. Njerëzit e shenjës së Lepurit do të përballojnë çdo sfidë gjatë vitit 2014 dhe të realizojnë fitime të kënaqshme. Lepuri është i këndshëm, i qetë dhe i talentuar. Gjatë vitit 2014 do të ketë shumë ide fitimprurëse. Lepuri ka energjinë e duhur për të realizuar nismat e veta. Në ambjentin e punës Lepuri ka marrëdhënie të mira dhe do të përmirësojë ndjeshëm komunikimin me kolegët. Të gjitha këto veçori do ta ndihmojnë karrierën profesionale të Lepurit.

Gjatë 2014 Lepuri nuk do të ketë ndonjë ngritje në detyrë por pritet të ketë rritje të të ardhurave. Lepuri duhet të ketë kujdes nga sukseset se mund ta bëjnë arrogant dhe mendjemadh.

Paratë: Do të ketë shumë fat Lepuri lidhur me paratë në vitin 2014. Ai do të përdorë talentin, pamjen fizike dhe reputationin për të fituar sa më shumë. Nëse punoni për vete apo për të tjerë do të përdorni aftësitë tuaja për rritjen e të ardhurave. Të ardhurat gjatë 2014 do të jenë të mira, por nuk do të kurseni shumë. Lepuri do të shpenzojë shumë në daljet me shoqërinë. Nuk është ide e mirë tu jepni lekë miqve tuaj. Nëse një mik ju fton në ndonjë aventurë financiare, kjo nuk është ide e mirë.

Ka mundësi të humbisni lekë gjatë 2014 nëse do të ndiqni këshillat e miqve për përdorimin e lekëve. Përdorni intelektin tuaj dhe të ardhurat do të rriten.

Dashuria: Në vitin e Kalit do të shtohet lumturia dhe do të jeni shumë romantik. Marrëdhëniet e Lepurit me të tjerët do të jenë të shkëlqyera. Nëse po kërkoni dashurinë, atëhere dilni me shoqërinë dhe njihni njerëz të rinj. Paraqitja juaj dhe komunikimi do tu bëjnë përshtypje të madhe të tjerëve. Kështu do të lindin miqësitë e reja.

Nëse jeni të dashuruar duhet të ndërtoni një marrëdhënie më të rëndsësishme. Ka shance për fejesë apo martesë gjatë këtij viti. Duhet të respektoni ndjenjat e partnerit tuaj. Nëse jeni të martuar dhe planifikoni një fëmijë, viti 2014 është i duhuri.

Shëndeti: Ashtu si në vitin 2013 Lepuri duhet të përdorë shumë energji intelektuale për karrierën dhe marrëdhëniet me të tjerët. Lepuri duhet të planifikojë sa më mirë kohën për punën, familjen dhe shoqërinë.

Për një shëndet të mirë Lepurit i këshillohet çlodhje dhe qetësi. Lepuri gjatë vitit 2014 mund të udhëtojë më shumë se një vit më parë, ndaj duhet të jetë i kujdesshëm në timon.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Odin 22.04.14 19:58

Kau

Astrologjia Kineze 54ed7514

Kau, që në gjuhën kineze quhet "Niu" është shenja e dytë e horoskopit kinez.

Kësaj shenje i përkasin personat e lindur në vitet 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009.

Karakteristikat e Kaut

Personat e lindur në shenjën e Kaut janë të duruar, por dhe shumë frymëzues për të tjerët. Ata shkojnë mjaft mirë me Gjarprin dhe Gjelin, por shkojnë keq me Delen.

Të lindurit në këtë shenjë janë analitikë dhe konstruktivë, janë persona me këmbë në tokë dhe me shumë vullnet. Ata nuk nxitohen në marrjen e vendimeve. Shpesh herë u pëlqen të mos varen nga të tjerët dhe duan një ambjent miqësor pune. Personat e kësaj shenje janë të vendosur, me energji dhe të besueshëm.

U pëlqen të vlerësohen nga të tjerët. Janë shumë të kujdesshëm ndaj shëndetit të tyre. Në marrëdhëniet me të tjerët të lindurit në shenjën e Kaut janë të ndershëm dhe besnikë. Në lidhjet intime u mungon romantizmi, por nëse Kau gjen partnerin e duhur e dashuron marrëzisht. Kau nuk e duron dot mashtrimin, ndaj bëhet shkatërrues për personin që e mashtron.

Personat e kësaj shenje janë shumë punëtorë dhe nuk e humbasin kohën kot. Njerëzit kanë shumë besim tek të lindurit e kësaj shenje. Në shoqëri ata janë të besueshëm dhe kanë miq të vërtetë. Dallohen për organizatorë të mirë dhe janë shumë të rregullt.

Persona të famshëm në shenjën e Kaut janë Charles Chaplin, Napoleon Bonaparti, Johann Sebastian Bach, Paul Newman dhe Clark Gable

Kau në vitin 2014

Jemi në vitin e Kalit dhe siç dihet Kau ashtu si Kali jeton në një fermë. Por duket se Kali është më i privilegjuar nga njerëzit se sa Kau, ndaj ky i fundit mund të bëhet xheloz për Kalin.

Mes tyre marrëdhëniet nuk janë shumë të mira. Në horoskopin kinez, Kau është shenjës Toke, kurse Kali shenjë Zjarri.

Karriera

Viti 2014 është i mbarë për karrierën e njerëzve që i përkasin shenjës së Kaut, ndaj ata e përqëndrojnë vemendjen tek karriera. Nëse do të dalin probleme në marrëdhëniet profesionale Kau i përballon me ndihmën e të tjerëve.

Karriera e Kaut do të jetë shumë më e mirë se gjatë vitit 2013. Njerëzit e shenjës së Kaut janë shumë punëtorë dhe nuk ankohen lehtë. Për këtë arsye shefi i ngarkon me punë jashtë orarit dhe kanë pak kohë të lirë.

Paratë

Fati në para për vitin 2014 për Kaun është pak a shumë i njejtë me vitin e kaluar.

Ai mund të kërkojë një punë të qëndrueshme apo rritje rroge. Nuk këshillohet të investoni, por mund të investoni në pasuritë e paluajtshme.

Dashuria

Njerëzit e shenjës së Kaut kanë marrëdhënie të mira me të tjerët dhe mundësi për takime sentimentale gjatë vitit 2014. Marrëdhëniet dashurore të Kaut në 2014 do të jenë të vështira, pra do të jetë e pamundur për lidhje afatgjata dashurore.

Nëse jeni i dashuruar apo i martuar kushtojini më shumë vemendje partneres. Dashuria tek njerëzit e shenjës së Kaut është plot dyshime, kritika dhe pakënaqësi. Ndaj ju këshillohet të jeni tolerantë, të pranoni dhe të falni personin që ju dashuron. Kjo është mënyra e vetme për të shmangur konfliktet mes jush.

Shëndeti

Kau di si të kujdeset për shëndetin. Megjithatë nëse udhëtoni gjatë vitit 2014 duhet të kujdeseni për shëndetin.

Ju këshillohet të jeni të kujdesshëm nëse ngisni makinën, që të shmangni aksidentet. Gjithashtu ju këshillohet të bëni ushtrime fizike dhe të pushoni më shumë këtë vit.

(Eda Merepeza)
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Astrologjia Kineze Empty Re: Astrologjia Kineze

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi