EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia në Dorëshkrimet e Detit të Vdekur

Shko poshtë

Astrologjia  në Dorëshkrimet e Detit të Vdekur  Empty Astrologjia në Dorëshkrimet e Detit të Vdekur

Mesazh  Nikolaos 29.11.11 13:37

Astrologjia në Dorëshkrimet e Detit të Vdekur dhe krishtërimi

Astrologjia  në Dorëshkrimet e Detit të Vdekur  Rouleaumermorte2

Është me të vërtetë mahnitëse që Dorëshkrimet e Detit të Vdekur ia kanë dale mbanë të arrijnë deri në shekullin XXI. Tani kemi provat e lidhjes së dokumentave të vjetra, të judaizmit të shekullit të parë, të Kishës së Krishterë të zanafillës, dhe të astrologjisë së lashtë.

Edhe studiuesit dhe njerëzit e kishës kanë mbetur të tronditur nga ky zbulim dhe nuk arrijnë ende të pajtojnë një praktikë të fshehtë të pabesueshme si astrologjia me versionin e saktë, të rishikuar e të sterilizuar, të fesë së krishterë të predikuar në të gjitha kishat bashkëkohore.

Dorëshkrimet e Detit të Vdekur janë gjetur në shkretëtirën e Judesë në vitin 1947 nga një beduin arab, në shpellat e një vendi arkeologjik afër Kirbet Kumranit, në atë që sot është shteti i Izraelit. Lexuesit e sotëm do të befasohen kur të mësojnë se disa beduinë kanë përdorur pjesë të këtyre dokumenteve me vlerë të pallogaritshme si lëndë djegëse për zjarret e tyre të fushimit; disa kontejnerë argjile, që i kanë mbrojtur këto dorëshkrime në formë rrotullash në dy mijë vitet e fundit, janë përdorur si enë uji për gomarët; disa prej rrotullave prej lëkure janë përdorur nga këpucarët vendas si shollë për sandalet; më në fund, disa rrotulla u janë shitur nga antikuarët koleksionistëve private dhe turistëve.

Rrotullat e horoskopëve janë gjetur në shpellën katër, afër rrënojave të komunitetit esen të Kumranit, aty ku po ky komunitet fshihte librat e vet fetarë. Në atë kohë romakët ishin duke pushtuar Judenë dhe shkatërronin gjithçka që hasnin në rrugën e tyre. Disa studiues biblikë e arkeologjikë besojnë se këto rrotulla janë fshehur nëpër shpella gjatë revoltës hebraike të viteve 132-135 pas Krishtit.

Fshehja e horoskopëve bashkë me shkrime të tjera sektare dhe me Shkrimet hebraike nënkupton tri gjëra të rëndësishme:
• Këta horoskopë duhej të arrinin të plotë tek brezat e ardhshëm.
• Ndjekësit e sektit esen besonin dhe praktikonin “shkencën” astrologjike.
• Edhe Kisha e zanafillës së Testamentit të Vjetër e praktikonte astrologjinë, ashtu sikurse qeveritarët romakë dhe hebraikë të Judesë së shekullit të parë dhe të gjitha kombet që kufizoheshin me Judenë.

Shumë studiues biblikë bashkëkohorë besojnë se “profecia e yllit”, aq popullore në kohërat e Jezusit, nuk është gjë tjetër veçse një profeci astrologjike.

Sot mendohet se tre Magjistarët e legjendës së krishterë të rrëfyer tek Testamenti i Ri kanë qënë tre astrologë dhe jo “mbretërit” aq të përrallisur të tregimeve të tjera.

Historiani hebreo-grek Flavius Jozefi, ashtu sikurse historianët romakë Svetoni e Taciti, e përmend “profecinë e yllit”. Edhe militanti revolucionar hebre Simon Bar Kokba (Simoni i “biri i yllit”) e përmend yllin në emrin e tij, për t’u treguar ithtarëve të vet se ishte njëri prej njerëzve të zgjedhur nga Zoti për të “drejtuar botën”.

Kanë qënë zelotët, një sekt që besonte se fati i popullit të Izraelit ishte zgjedhur nga Zoti, ata që i kanë shkruar Dorëshkrimet e Detit të Vdekur.

Esenët pastaj besonin se komuniteti i tyre ishte Izraeli i vetëm e real dhe nuk e njihnin asnjanësinë, i konsideronin armiq të gjithë ata që nuk bashkoheshin me ta, domethënë ndjekësit e herodianëve: saduçejtë e kohës së Jeruzalemit dhe mbretërit kukulla të zgjedhur nga perandorët e Romës.

Falë Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur sot studiuesit dhe arkeologët janë duke mësuar gjithmonë e më shumë gjëra të reja të ndritura në lidhje me Biblën. Shumë prej tyre besojnë se ka qënë pikërisht komuniteti esen i Kumranit pika e lidhjes midis Kishës së zanafillës dhe Judaizmit.

Ngjashmëritë e pabesueshme ndërmjet riteve, mësimeve dhe termave letrarë janë aq të pastra saqë vetëm më fundamentalist i të krishterëve do të mund të vazhdonte të besonte në natyrën unike e të veçantë të të ashtuquajturit mesazh i krishterë. Është arritur në përfundim se krishtërimi i njëqind viteve të para të erës së krishterë ka qënë njëfarë ndërrimi fetar e kulturor i komunitetit esen të Jeruzalemit.

Esenët vetëdeklaroheshin Nozrei ha-Britë dhe njiheshin edhe si Nozrimë, Nazorei, Nazarenë dhe Ruajtës të Aleancës. Para se të quheshin të krishterë në Antiokinë pagane, të krishterët e parë quheshin nazarenë.

Kur johebrej të ndryshëm filluan të hynin në komunitetin fetar nazaren, nazarenët ishin larguar shumë tashmë prej rrënjëve të tyre hebraike. Banja rituale e komunitetit të Kumranit për të hequr mëkatët, u bë pagëzimi i krishterë; dreka e thjeshtë e esenëve e përbërë me bukë e verë, u bë mesha e krishterë; rabini i devotshëm hebraik Jezu Nazareni, u bë zoti johebraik me sjellje femre i ngjashëm me Serapidin.

Në njëqind vitet e fundit është dashur rivlerësuar saktësia e mirëfilltë e Biblës. Arkeologjia dhe kritika letrare kanë ndihmuar për të fshirë shumë hamendje në lidhje me karakterin historik të mjaft ngjarjeve të ndodhura në Jude në kohën e Jezusit.

Shumë arkeologë bashkëkohorë mendojnë se fshati i Nazaretit nuk ekzistonte në kohërat e lindjes së Jezusit dhe as në vitet e para të jetës së tij, thjesht nuk ka asnjë provë që ta dëshmojë. Ekziston, po, një Nazaret që shfaqet në hartat romake e hebraike, por këto harta megjithatë janë pas vdekjes së Jezusit. Ky zbulim i ri arkeologjik do të pajtohej me mënyrën me të cilët esenët vetdeklaroheshin në Dorëshkrimet e Detit të Vdekur.

Sikurse është thënë tashmë, ata në fakt deklaroheshin Ruajtësit e Aleancës, Nazarenët ha-Britë (komuniteti i nazarenëve). Jezusi quhej Jezu Nazareni (ha-Brit), praktikisht tani ekzistojnë shumë arsye për të besuar se Jezusi ishte një hebre i thjeshtë esen i asaj epoke, jo zoti greko-romak i perandorit Kostandin!

Është hedhur hipoteza se autorët helenë të Testamentit të Ri në greqisht, në atë kohë e kanë eleminuar këtë dallim të vogël që ekzistonte midis fshatit të vonë të Nazaretit dhe kuptimit real të termit Nazarenë; kjo mund të ketë ndodhur me lehtësi kur shteti hebraik u shkatërrua në vitin 70 pas Krishtit, apo në vitin 133 pas Krishtit. Pjesa më e madhe e Testamentit të Ri është shkruar jo më vonë se 70 vjet pas vdekjet së Jezu Nazarenit.

Studiuesit dhe njerëzit e interesuar për këtë argument janë me fat që jetojnë në shekullin XXI, pasi tani autoritetet fetare dhe të tjerë ekspertë “të përfshirë nga afër” nuk munden dot më t’i fshijnë referimet astrologjike dhe informacionet e tjera të pranishme në Dorëshkrimet e Detit të vdekur, të cilat në të kaluarën janë mbajtur fshehur.

Krejt komuniteti akademik bashkëkohor duhet ta pranojë dhe ta njohë këtë mënyrë të re për ta vështruar botën e shekullit të pare.

Monopoli elitar i intelektualëve të besimeve tradicionale ortodokse, që i mbante këto informacione të fshehta ndaj studiuesve të tjerë, është hequr nga Biblical Archaelogy Society në vitin 1991.

Të gjitha Dorëshkrimet e Detit të Vdekur “të papublikuara” i janë bërë të njohura krejt botës falë një serie me dy vëllime pa censura e as rishikime të quajtur A Fascimile Edition of The Dead Sea Scrolls të publikuar nga Biblical Archaelogy Society më 19 nëntor 1992.
Doktor Alan Albert Snow.


Horoskopët


Dy dokumenta të Dorëshkrimeve të Detit të Vdekur të gjetura në shpellën katër, që i përkasin sipas gjasës fundit të shekullit të pare para K., njëri në hebraisht e tjetri në gjuhën aramaike, përmbajnë fragmente “horoskopësh”, apo, më saktësisht profilesh astrologjike që shprehin një përkim midis karakteristikave të fatit të një njeriu dhe pozicionit të yjeve në ditën e lindjes së tij.

Teksti hebraik i publikuar nga J.M. Alegro, është shkruar me një kod foshnjarak. Teksti shkon nga e majta në të djathtë, në vend se nga e djathta në të majtë dhe përdor, përveç alfabetit hebraik “katror”, germa të huaja nga hebraishtja arkaike (apo fenikase) dhe nga dorëshkrime greke.

Në këtë dokument janë përshkruar tre persona në bazë të pjesëve me “ dritë” e “errësirë” të zotëruara prej tyre. Njeriu i parë është shumë i lig: tetë pjesë me errësirë dhe një pjesë me dritë; i dyti është mjaft i mirë: gjashtë pjesë me dritë kundrejt tre pjesëve me errësirë; i fundit është gati i përkryer: tetë pjesë me dritë dhe vetëm një me errësirë.

Përsa i përket karakteristikave fizike, shtatshkurtësia, trashësia dhe parregullsia e tipareve i bashkëshoqërohen ligësisë, ndërsa e kundërta e tyre do të thonë virtyt.

Në terminologjinë astrologjike të dokumentit, “kolona e dytë”, do të thotë pa dyshim “shtëpia e dytë” dhe, një përvjetor “ tek këmbët e demit”, sipas gjasës duhet interpretuar si prania e Diellit në pjesën e ulët të yjësisë së Demit. “Horoskopi” aramaik është, sipas kuratorit J. Starki, ai i Princit të fundit të Kongregacionit, apo i Mesisë Mbretërore; megjithatë, ka të ngjarë që teksti të aludojë për lindjen mrekullibërëse të Noes.

Hë për hë, është e pamundur të dimë nëse anëtarët e sekteve e parashikonin të ardhmen nëpërmjet astrologjisë, apo nëse i përdornin krijimet e ngjashme me horoskopet thjesht me qëllim letrar.

Sidoqoftë, fakti që këto tekste janë gjetur së bashku me Dorëshkrimet, nuk duhet të çudisë asnjeri, sepse edhe pse disa hebrej nuk e miratojnë astrologjinë, të tjerë, si autori greko-hebre Eupolemus, ia atribuonin shpikjen e saj Abrahamit!

G. Vernes (marrë nga The Complete Dead Sea Scrolls in English)
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi