EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia Egjiptiane

Shko poshtë

Astrologjia Egjiptiane Empty Astrologjia Egjiptiane

Mesazh  Zattoo 08.10.11 20:03

Shenjat e astrologjisë egjiptiane

Astrologjia Egjiptiane Aeegyp11

Astrologjia egjiptiane sipas disa astrologëve paraqet astrologjinë më të vjetër në botë. Në Egjiptin e lashtë, faraonët e përdornin atë për të drejtuar vendin, luftërat por edhe për të parashikuar dashurinë.
Astrologjia e tyre është e ndarë në 12 shenja, secila shenjë është e përfaqësuar nga një Zot egjiptian me mbretërinë e tij.


Perënditë


AMON (1 janar - 2 shkurt)

Zoti Amon është zoti i profetëve.
Ai jep fuqi dhe stabilitet për njerëzit e lindur në këtë shenjë.
Nga natyra ata janë të zellshëm, ata e duan një sfidë, por jo të ndryshojnë. Ata janë kokëfortë dhe jo shumë tolerant, ndonjëherë edhe të pamatur, dhe kjo mund të çojë në përfundime të këqija.
Në shikim të parë ata duken të ftohtë, por ata në fakt kanë ndjenja të thella. Ndonjëherë ato duken të pa interesuar, por kjo është vetëm një maskë, për shkak se ata janë të dashur dhe besnik të cilët në dashuri shkojnë me të gjitha ose për asgjë.
Ata e manaxhojnë mirë edhe profesionin që është i lidhur me financën.


SOBEK (3 shkurt - 4 mars)

Zoti krokodil, kujdestari i Nilit të shenjtë.
Personat e lindur në këtë shenjë janë të lartë për nga natyra, shumë optimist dhe energjik.
Edhe pse ata e mbajnë në vetvete natyrën e një dirigjuesi, ata tërhiqen dhe preferojnë të operojnë në grupe.
Ata nxjerrin konkluzionet e tyre vetëm nga përshtypja e parë dhe shumë rrallë ndryshojnë mendjet e tyre.
Në marrëdhënie dashurie, ata së pari kanë nevojë të bëjnë shkëmbim intelektual dhe miqësor, dhe kanë tendencë të kenë marrëdhënieve harmonike.
Ata janë të suksesshëm si sportistë, mësues ose shkrimtarë.


OSIRIS (5 mars - 9 prill)

Osiris eshte zot i pjellorisë dhe i vegjetacionit .
Njerëzit e kësaj shenjë janë komunikativ, ata kanë një preferencë për të mësuar dhe për të marrë njohuri të reja, por në nivel emocional, ata shpesh mund të jenë të hutuar dhe të pasigurt në dëshirat të tyre.
Ata kanë nevojë për mjaft kohë për të rënë në dashuri me dikë, por nëse kjo ndodh një herë, atëherë dashuria e tyre është e fortë dhe e besueshme.
Ata janë jashtëzakonisht të ndjeshëm, besnik dhe të pasionuar, ata janë partner ideal për personin që ata e duan.
Ata janë të suksesshëm në arsim dhe shitje.


PTAH (10 prill - 2 maj)

Ptah është Perëndia e së vërtetës.
Personat e lindur në këtë shenjë nuk pranojnë asnjë marrëdhënie që nuk është e sinqertë.
Këta njerëz janë nga natyra optimistë, ata janë në gjendje për të menaxhuar situata të vështira dhe nuk heqin dorë.
Ata janë kaq optimist dhe kokëfortë sa që nganjëherë ata nuk janë në gjendje të pranojnë humbjen edhe në qoftë se kjo shihet qartë.
Zakonisht ata nuk kanë durim për sjelljen e tyre impulsive, ata kanë nevojë për një person që i kupton mirë dhe që është në gjendje t’i falë ata, dhe mbi të gjitha nëse ai person i respekton sikur ata, sinqeritetin dhe besnikërinë.
Ata mund të jenë të suksesshëm në biznes.


HORUS (3 maj - 16 qershor)

Horus është zot i jetës.
Ai u jep njerëzve të kësaj shenje një natyrë shqetësuese; ata nuk kanë frikë nga rreziku, duke përballuar rreziqet dhe problemet me guxim.
Ata e duan aventurën dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për të kënaqur kureshtjen e tyre. Për dashuri të vërtetë, ata kanë nevojë për një person të qëndrueshëm dhe të fortë që mund të zbus shpirtin e tyre të gjallë, por edhe që mund të ofrojë kënaqësi në eksitimin në atë që ata kërkojnë.
Ata nuk pranojnë kufizime, njerëzit posesiv ua zënë frymën.
Ata janë politikanë të suksesshëm dhe oratorë.


NEPHTYS (17 qershor-21 korrik)

Nephtys është perëndesha e dashurisë.
Ajo u jep njerëzve të kësaj shenje një jetë dashurie dhe familjare mjaft të suksesshme.
Ata janë shumë romantikë dhe kanë pikë të dobët artin që shpreh emocione dhe krijimtari.
Ata janë të durueshëm dhe të gatshëm të vijnë në ndihmë dhe të ofrojnë zgjidhje që të tjerët nuk mund ta bëjnë.
Në dashuri, ata janë sensualë, të pasionuar dhe shumë emocional.
Ata janë të vetëdijshëm për brishtësinë e tyre, dhe me kujdes zgjidhin partnerin me të cilin ata do të kalojnë jetën e tyre.
Ata janë të suksesshëm në të gjitha format e artit.


SETH (22 korrik-18 gusht)

Seth është zoti i bubullimës dhe i stuhisë.
Personat e lindur në këtë shenjë janë në gjendje për tu përshtatur në çdo situatë.
Ata janë shumë intuitivë, kurioz dhe të gatshëm të provojnë diçka të re.
Ndonjëherë, kurioziteti i tepruar mund të krijojë probleme për ta.
Kriteret e tyre me dashuri nganjëherë janë shumë të mëdha, kështu që ata mbesin vetëm dhe ëndërrues në vend se ti i jepen dikujt që vetëm pjesërisht i përmbushur kënaqësitë e tyre.
Ata kanë nevojë për një person me karakter dhe temperament të balancuar që do të përballen me kërkesat e tyre.
Ata zgjedhin profesione ku janë të vetmuar apo padron.


ANUBIS (19 gusht-21 shtator)

Anubis është perëndia e rojës.
Personat e lindur në këtë shenjë dinë të kontrollojnë gjërat, ata janë të vendosur dhe të sigurt. Nga natyra, ata janë idealistë dhe nuk kanë frikë të mbrojnë bindjet e tyre.
Kokëfortë dhe mbrojtës të atyre që ata aq shumë i duan sa që nganjëherë ata janë në gjendje të i lëndojnë ata duke mos i lejuar të shprehin mendimet e tyre.
Në dashuri, ata nuk kanë iniciativë, sepse ata janë të aftë për të dashur dikë për një kohë të gjatë pa u afruar dhe pa u përpjekur që të fillojnë një marrëdhënie.
Ata gjinden mirë në botën e modës dhe marketingut.


RE apo RA ( 22 shtator - 15 tetor)

Ra është zot i diellit dhe i dritës.
Personat e lindur në këtë shenjë janë krijues dhe romantikë.
Kujdesën për të tjerët, ata kanë tendencë për të kënaqur njerëzit rreth tyre dhe i konsiderojnë ata miq të mirë.
Për shkak të pavendosmërisë së tyre dhe të mosbesimit, ata mund të prishin mundësitë që janë në dispozicion të tyre.
Emocionalisht janë të matur, me shumë vëmendje dhe mirësjellje.
Kur ata gjejnë një partner, ata nuk u jepen deri në fund dhe ata gjithmonë mbajnë një seriozitet.
Ata janë të suksesshëm në punë sociale, punë shëndetësore, konsultime dhe mbrojtjen e kafshëve.


ISIS (16 tetor - 9 nëntor)

Isis është perëndesha e mrekullive.
Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë të interesuar në çdo gjë që është e pazakontë dhe okulte. Ata kanë një shpirt të drejtë dhe ata janë në gjendje të dëgjojnë problemet e secilit dhe të gjejnë zgjidhje të nevojshme.
Edhe pse nga jashtë ata duken të ftohtë, brenda ata e kanë zjarrin.
Ata nuk kritikojnë dhe fyejnë të tjerët, por duan të nxjerrin në pah pikëpamjet e tyre.
Në dashuri, ata shpejt marrin iniciativën. Ata janë të pasionuar dhe mbi të gjitha të hapur.
Ata presin të njëjtën gjë nga partnerët e tyre.
Ata janë të suksesshëm në art, fotografi dhe marketing.


TOTH (10 nëntor - 3 dhjetor)

Toth është zoti i urtësinë, dritës dhe magjise.
Njerëzit e lindur në këtë shenjë janë të vërtetë dhe të saktë, në sajë të organizimit të tyre të mirë ata i shmangin problemet e mundshme.
Ata kanë dhunti të shumta, por ato janë kryesisht të interesuar në filozofi dhe nga natyra janë estetikë.
Në dashuri, ata kanë nevojë për një partner i cili do të jetë gjithmonë kur ata ndjejnë nevojën për paqe dhe dashuri.
Marrëdhëniet e gjata iu përshtaten atyre dhe ata bëhen mbi të gjitha, miq me partnerin e tyre.
Ata janë të mirë si aktorë, gazetarë, avokatë ose profesorë.


HATHOR (4 dhjetor - 31 dhjetor)

Hathor është perëndesha e artit dhe muzikës.
Personat e lindur në këtë shenjë janë imagjinativë, krijues, simpatik dhe çdo gjë që bëjnë, ata e bëjnë këtë vetëm nga dashuria.
Ata jetojnë në botën e tyre dhe i ikin realitetit. Ata duan dashuri, por në të njëjtën kohë ata janë në frikë.
Për këtë arsye, ata kanë nevojë për një partner që do t’i kuptojë dhe të jetë në gjendje të stimulojë të gjitha ndjenjat e fshehura që ata kanë.
Problemet që ju sjellin atyre janë pasiguria dhe braktisja në emocionet e tyre.
Ata janë të suksesshm në art, komunikim dhe punë sociale.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi