EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Astrologjia Karmike

Shko poshtë

Astrologjia Karmike Empty Astrologjia Karmike

Mesazh  Berti69 24.08.13 14:52

Astrologjia Karmike - Të fshehtat e jetëve të kaluara

Astrologjia Karmike Astrologie_karmique_2

Nëse jeni të lindur në shenjën e:

D A S H I T

Në jetët e mëhershme keni qenë emocionalisht të pavendosur dhe të varur nga të tjerët, kështu që tani për ju është shumë e rëndësishme që në jetën emocionale ta ndërmerrni iniciativën, të insistoni për nevojat dhe dëshirat tuaja, në mënyrë që ta gjeni identitetin tuaj të humbur. Megjithatë, mos shkoni në ekstremin tjetër, në pavarësinë e tepruar, e cila mund të kalojë në egoizëm. Këmbëngulësia dhe besimi në vete është ajo që ju duhet më së shumti.

D E M I T

Jetët e kaluara, të cilat i kemi lënë pas, në aspektin emocional kanë qenë jostabile dhe të ashpra. Keni njohur shkatërrimet e vuajtjes, frikës dhe ndjenjave të mëdha. Jeta e tanishme ju është dhënë si një rast që të stabilizoheni dhe të shkelni në tokë. Stabiliteti, qëndrueshmëria dhe lidhja e veprave dhe praktikës për ju janë të një rëndësie të veçantë. Është koha që t’ia lejoni qenies suaj shpirtërore që të manifestohet nëpërmjet punës, në mënyrë që të mund të piqet dhe ta mësojë atë që diku në rrugën e jetëve të kaluara e ka harruar.

B I N J A K Ë V E

Problemet në jetën e kaluar për ju kanë qenë probleme që kanë lindur si pasojë e komunikimit të keq me njerëzit e tjerë. Kjo jetë përbën një rast që të bindeni se sa është e rëndësishme të thuhet ajo që ndihet…Korrigjoni rastet e humbura në mënyrë që ta realizoni kuptimin emocional dhe harmoninë. Posesiviteti, largimi nga njerëzit e tjerë dhe tërheqja në botën vetjake tani do të duhej të kapërceheshin me modelin e ri të përgjigjes emocionale dhe komunikimit të drejtë.

G A F O R R E S

Në këtë jetë mësoni që të bëheni besnikë dhe stabilë, që sipërfaqësinë dhe paqëndrueshmërinë nga jeta e kaluar tani ta ktheni në qëndrueshmëri dhe përkrahje si për të tjerët, ashtu edhe për veten. Pavarësisht se si veproni nga jashtë, natyra juaj e brendshme është e butë, sikur guaskë. Mësimet e shumta nga kjo jetë ju udhëzojnë që t’i kuptoni drejt marrëdhëniet familjare dhe mu për këtë për ju janë shumë të rëndësishëm prindërit dhe fëmijët. Megjithatë, nuk bën që ta harroni edhe veten!

L U A N I T

Në mishërimet (inkarnimet) e kaluara keni mësuar që të doni në mënyrë të paanshme, që të mos i veçoni njerëzit, por tani duhet të mësoni që energjinë tuaj emocionale dhe forcën t’i orientoni drejt njerëzve të caktuar dhe fushave të jetës, të cilat janë të rëndësishme për ju. Keni pothuajse aftësinë fëmijërore që ta përjetoni lumturinë në situatat kur të tjerët ju falënderojnë dhe kur jeni në qendër të vëmendjes…, por mos u zemëroni kur nuk ju kushtojnë vëmendjen dhe respektin e duhur. Mësimi juaj në këtë jetë është vetëbesimi dhe respekti për veten.

V I R G J Ë R E S H Ë S

Jeta e tanishme ju mëson ta keni të drejtën e zgjedhjes të asaj që ju kënaq, si dhe faktin se emocionet e vërteta ndërtohen shkallë-shkallë, gur, gur bëhet mur…Duhet të mësoheni që të mos mbështeteni në të tjerët, por vetëm në veten, madje këtë do ta arrini kur të mësoheni që plotësisht ta pranoni veten me të gjitha të metat dhe cilësitë. Ndjenja e fajit ju përcjell nga jetët e kaluara…lirohuni nga ia! Edhe më tej brengoseni për njerëzit e tjerë, fatin e tyre dhe për atë se si do të mund t’i ndihmonit.

P E S H O R E S

Në jetët e kaluara keni pasur probleme në marrëdhëniet me të tjerët, sikurse edhe me gjininë e kundërt, ndaj edhe në jetën e sotme mund t’ju shoqërojë frika /thellë e fshehur dhe e ndrydhur/ nga njerëzit, refuzimi ndaj ekipit të punës dhe mosbesimi. Në mënyrë që ta përmirësoni këtë gabim, kjo jetë do t’ju ofrojë një numër të madh partnerësh të dashurisë dhe një rreth të gjerë miqsh, ashtu që të mësoni si ta zhvilloni harmoninë me njerëzit e tjerë.

A K R E P I T

Keni krijuar një pamje të madhe emocionale dhe intuitive mbi esencën e jetës. Intuita juaj ofron ndjenjën e detyrës që e keni përpara dhe udhëzuesin se në cilën rrugë do të duhej të niseshit, sikundër edhe elementin e nxitjes që është i domosdoshëm për t’u nisur në një rrugë. Frikat irracionale nga jeta e kaluar janë frika që shkaktohen nga sëmundja dhe vuajtja, si dhe nga humbja e të afërmve, ndaj në këtë botë mund të shkoni në skajin tjetër, në posesivitet ndaj miqve të afërm dhe partnerit, ndonjëherë edhe në mënyrë të pavetëdijshme, në gjakimin që t’i mbani vetëm për vete.

S H I G J E T A R I T

Në jetën e tanishme keni ardhur për t’i çrrënjosur paragjykimet tuaja dhe që të mësoni të bëheni fleksibël, ashtu që në këtë aspekt të porsazbuluar të personalitetit ta gjeni lirinë tuaj. Çrrënjosja e të gjitha trajtave të paragjykimeve dhe përhapja e tolerancës është diçka që konsiderohet përcaktim i jetës tuaj, ndaj edhe jeta do t’ju çojë në këtë drejtim. Prandaj, për ju janë të rëndësishme udhëtimet, njohja me kultura të ndryshme dhe me modele sjelljes dhe të besimit.

B R I C J A P I T

Përvojat nga jetët e kaluara ju kanë shkaktuar konflikt me autoritetet, ndaj në vete bartni frikën nga ajo se dikush tjetër do t’i kontrollojë ose do t’i shfrytëzojë dobësitë tuaja dhe besnikërinë ndaj tyre. Në jetën e tanishme mësoni që vetes t’i bëheni autoritet dhe se si të bëheni përgjegjës ndaj emocioneve tuaja dhe të të tjerëve. Kjo jetë është jetë e stabilizimit dhe e të kuptuarit të së vërtetës jetësore, sipas së cilës të jesh i përgjegjshëm dhe i disiplinuar nuk do të thotë të jesh i ftohtë dhe i distancuar.

U J O R I T

Kjo pozitë tregon se në jetët e kaluara ka pasur shumë xhelozi dhe posesivitet në planin emocional. Nxitja e jetës së tanishme qëndron në ndarjen nga pasqyrimet e rrejshme dhe xhelozia, posesiviteti dhe gjakimi që ta drejtojmë atë që e duam. Duhet t’ia ofroni lirinë vetes dhe të tjerëve. Detyra e juaj është që të zhvilloni marrëdhënie Miqteësore me të gjithë, sikundër që duhet t’i zhvilloni edhe humanizmin, shpirtgjerësinë dhe tolerancën.

P E S H Q V E

Në jetën e kaluar nuk keni mundur që sa duhet ta vlerësoni emocionin e vërtetë, ashtu sikurse nuk keni pasur kohë që t’u dorëzoheni emocioneve…Jeta e tanishme, nëpërmjet kësaj shenje tepër fine dhe intuitive, jua ofron mundësinë që “ta prekni fundin” dhe të mësoheni t’u dorëzoheni emocioneve, në mënyrë që ta pasuroni veten dhe vetë përmbajtjen e jetës. Këtu jeni që të mësoni se ne të gjithë jemi pjesë e Njërit dhe nëpërmjet kësaj të dhëne ta përmbyllni ciklin e hapjes emocionale që ka filluar para shumë jetëve.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi