Pse ne dhe universi ekzistojmë?
Faqja 1 e 1
Pse ne dhe universi ekzistojmë?
Universi ka ekzistuar prej miliarda ose më saktë qindra miliarda vitesh, të cilat mund të shkojnë drejt infinitit
“Sekreti i misterit të krijimit vjen deri në ditët tona. Çdo njeri është një mikrounivers. Tek ai janë të lidhura, gërshetuara e të shkrira tri botë: bota inorganike, bota organike dhe ajo shpirtërore duke formuar shkallën më të lartë të lëvizjes e të përsosmërisë së materies...”
Stephen W.Hawking, një ndër nobelistët, matematicienët dhe kozmologët më të famshëm të shekullit njëzetë, pas një pune hulumtuese shkencore të jashtëzakonshme, në përfundim të librit tij “ NJË HISTORI E SHKURTËR E KOHËS” shprehë bindjen që një ditë “të gjithë ne, filozofë, shkencëtarë madje edhe njerëzit e thjeshtë do të jemi në gjendje të marrin pjesë në diskutimin e problemit : PSE NE DHE GJITHËSIA EKZISTOJMË” dhe vazhdon:” Në qoftë se e gjejmë përgjigjen e kësaj pyetjeje, ky do të jetë triumfi përfundimtar i arsyes njerëzore...”
Në shërbim të kësaj bindjeje dëshiroj, sigurisht me buon sens, të jap disa mendime, të cilat ndoshta mund të kenë një vlerë qoftë sado të vogël në drejtim të konsolidimit të mëtejshëm të pikëpamjeve filozofike veçanërisht në lidhje me gjenezën dhe të ardhmen e Universit.
Shpresoj në mirëkuptimin dhe dashamirësinë e bashkudhëtarëve të shumtë.
Në një kënd vështrimi Gjithësia ekziston sepse jemi ne. Pa njerëzit, qeniet e vetëdijshme e të ndërgjegjshme nuk do të kishte kuptim koncepti i ekzistencës së Universit.
E thënë ndryshe ajo do të ishte baras me një realitet objektiv të pa përceptueshëm nga askush dhe i rrethuar nga të katër anët me“vellon”magjepse të mrekullisë e të misterit.
Shtrohet pyetja: Kanë kaluar disa mijëra breza dhe shpresojmë të vijnë me qindra mijëra të tjerë. Si mund të imagjinohet Universi para lindjes së Njerëzimit, të çdo njeriut dhe pas fundit respektiv të tyre? Në kuadrin e një jete kur shuhet, sidomos të një qenieje të arsyeshme, a mundët Gjithësia, e cila nuk varet absolutisht nga ne, të barazohet me mungesën e vlerësimit për ekzistencën e saj?!
Pse ne ekzistojmë? Natyrisht, sepse ekziston Universi. Pa sistemin tonë diellor, që është një pjesëze tej mase e vogël e Universit, nuk do të kishte jetë. Ne jemi produkt, në një moment të caktuar të kohës, të kombinimit ideal dhe të përsosur të kushteve e të rrethanave favorizuese tepër të veçanta, të cilat kushtëzuan lindjen e jetës organike dhe shumë vonë të njeriut si krijesa më e përsosur e Natyrës.
Universi ka ekzistuar prej miliarda ose më saktë qindra miliarda vitesh, të cilat mund të shkojnë drejt infinitit... Shumica e shkencëtarëve pranojnë që fillimi i Universit zë fill me Big Bengut ose Shpërthimin e Madh që ndodhi para rreth 20 miliard viteve.
Zanafilla e jetës në planetin tonë llogaritet 3 miliard vite, së pari në formën e një qelize të vetme dhe më vonë u shfaqën organizmat e para të thjeshta në tipe të ndryshme bakteresh etj.
Ndërsa prezenca e njeriut mbi Tokë ka ardhur tepër vonë 1 deri 3 milion vite të shkuara. Universi në shumicën dërmuese të kohës ka vazhduar dhe do të vazhdoj të ekzistoj pa patur vetëdijen, ndjeshmërinë dhe përfytyrimin për vlerësimin konkret të kësaj ekzistence!
Jetojmë në procesin e zgjerimit të pandërprerë të Universit, i cili një ditë shumë të largët patjetër do të ndalohet duke filluar tkurrjen e tij, e cila mund të zgjasë përafërsisht aq sa llogaritet koha që solli Big Bengun ose Shpërthimin e Madh.
Sipas shkencëtarëve dikur në Gjithësi ka patur një pikë jashtëzakonisht të vogël dendësimi të materies e quajtur”singularitet” ku të gjitha teoritë shkencore shemben.”Kjo do të thotë se edhe sikur të ketë patur ngjarje përpara Big Bengut, ato nuk mund të përdoreshin për të përcaktuar çfarë do të ndodhte më vonë, sepse të gjitha parashikimet do të asgjësoheshin tek Big Beng.
Për pasojë, në qoftë se, sikurse ndodh në rastin tonë, ne dimë vetëm atë që ka ndodhur nga Big Bengu e këtej, ne nuk mund të përcaktojmë çfarë ka ndodhur më parë. Për sa na përket, ngjarjet para Big Bengut mund të mos kenë ndonjë pasojë, kështu që ato nuk mund të konsiderohen si pjesë përbërëse e një modeli shkencor mbi Gjithësinë.
Kështu që ne duhet t’i heqim ato nga modeli dhe të themi se koha ka filluar me Big Bengun.”Një Histori e Shkurtër e Kohës”f.46
Ngjeshja e jashtëzakonshme e Universit në një pikë kondensimi me dimensione tmerrësisht të vogla, në mbështetje të nivelit të lartë të zbulimeve shkencore të arritura, mund të imagjinohet se ka ardhur nga tkurrja e tij si pasojë e zgjerimit për miliarda vite para Big Bengut ose si mrekulli e krijimit nga një fuqi e mbinatyrshme.
Në këtë kuadër të rrethuar plot mister lindin disa pyetje: A mund të ketë singularitete të tjera? Më saktë çfarë do ti ndodhi Universit pas 10-20 miliard vite. Mos do vijë fundi i tij?!
Po pas 100, 200 dhe 2000 miliard e më shumë vite, të cilat na inkuadrojnë në “ingranazhet” e infinitit të kohës. Së fundi, a ka fillim dhe fund ndonjëherë Universi?
Theksojmë që rezervat e hidrogjenit në Diell, që digjen me 564 milion ton në sekondë, mjaftojnë për jetën në Tokë vetëm për rreth 5 miliard vite, ndërsa tkurrja e Universit mendohet të filloj pas 10 miliard viteve.
Për pasojë ka të ngjarë që Zgjerimi e Tkurrja e Gjithësisë, si domosdoshmëri e lëvizjes së përjetshme të materies, të sjellë pas disa dhjetëra e qindra miliarda vitesh edhe Big Benga të tjerë. Sa?Natyrisht shumë! Ndoshta pa fund! E thenë ndryshe Universi është i përjetshëm!
Sidoqoftë është shumë vështirë të mendohet që Bing Bengu është fillimi i Universit.” ...Shumica e shkencëtarëve e gjejnë burimin e Universit në një fillim shumë të vogël të dendur( një veçanti), ne nuk mund të shmangim këtë çështje kyçe:” Nëse në ndonjë pikë në të kaluarën, Universi ishte më parë afër një gjendje veçantie, me përmasa marramendësisht të vogla e dendësi të pakonceptueshme, ne duhet të pyesim se çfarë kishte më përpara dhe çfarë gjendej jashtë Universit... Ne duhet të përballojmë problemin e fillimit.- Ser Bernard Lovell.
Çfarë kishte para krijimit të Universit?! Kjo pyetja është dilema më e madhe para shkencëtarëve, filozofëve dhe teologëve të kësaj bote! A ka mundësi që Universi të mos ketë fillim dhe as fund në hapësirë dhe në kohë?! Me një fjalë të jetë i përjetshëm!
Dhe, si mund të përfytyrohet hapësira pa kufi në një gjendje krejtësisht boshe, pa materie dhe asgjë tjetër?!
Apo kishte një lloj jashtëzakonisht të veçantë të ekzistencës së materies, në përmbajtje e formë krejtësisht të pa njohur nga ne, e cila me karakteristikat, veçoritë, cilësitë dhe treguesit e saj ishte e lidhur dhe në vartësi të plotë me Qendrën Spirituale të Mrekullive Supreme që në zbatim të vullnetit të saj sovran, të një dëshire extra dhe të një“urdhri” të kompletuar e perfekt krijoj nga ajo Universin. Sekreti i misterit të krijimit vjen deri në ditët tona.
Çdo njeri është një mikrounivers. Tek ai janë të lidhura, gërshetuara e të shkrira tri botë: bota inorganike, organike dhe ajo shpirtërore duke formuar shkallën më të lartë të lëvizjes e të përsosmërisë së materies.
Zbulimi i madhështisë së Frymës Hyjnore, e cila si mrekulli e pa përsëritshme krijoi Universin ka qenë domosdoshmëri, kërkesë dhe fat i madh për Njerëzimin. Si banorë dhe kalimtar të përkohshëm kurdoherë kemi nevojë për humanizëm, inkurajim, lutje, mëshirë, pendesë, dashuri dhe shpresë, të cilat zbusin, pasurojnë e fisnikërojnë ndërgjegjen dhe zemrat e njerëzve. Zhdukja e shumë zotave të egër dhe monoteizmi ishte fitore e madhe e Njerëzimit.
Jon- 1159
Re: Pse ne dhe universi ekzistojmë?
Në lidhje me origjinën dhe të ardhmen e Universit ka dy Alternativa. E para. Universi është vepër e një fuqie të mbinatyrshme, e Krijuesit, i cili ka një rregullator supergjigand e të sofistikuar, i rrethuar plotësisht me“vellon” e mrekullisë hyjnore, që vepron me një domosdoshmëri, saktësi e rreptësi të përsosur mbi të gjitha sendet, fenomenet e krijesat e kësaj bote dhe mbi bazën e veprimit të ligjeve objektive të shkencave të natyrës bën një “kuadrim” të shkëlqyer të kësaj veprimtarie duke sjell një “harmoni perfekt” në lëvizjen e përjetshme të Universit.
Teoria e Evolucionit, pavarësisht nga kundërshtimet dhe“mangësitë” e saj, mbetët një nga zbulimet e mëdha të Njerëzimit. Kjo teori zbulon, natyrisht në linjën e vet, origjinën, prejardhjen dhe zhvillimin, veçanërisht të llojeve të panumërta të qenieve të gjalla, sidomos formimin e botës organike nga gjiri i botës inorganike!
Ajo argumenton marrëdhëniet e ngushta jetike dhe kushtëzimin reciprok të dy botëve për të kaluar drejt botës së parë, tek misteri i krijimit. Menjëherë në ndihmë vjen Kimia, e cila:”mund të quhet shkenca e ndryshimeve cilësore të trupave, të cilat bëhen nën ndikimin e një ndryshimi të përbërjes sasiore.
Të marrim oksigjenin: në qoftë se këtu në një molekulë bashkohen tri atome, e jo dy, siç ndodh zakonisht, kemi ozonin, një trup që ndryshon krejt prej oksigjenit të zakonshëm nga era dhe nga veprimi i tij.F. En.D.N. f.61
Njerëzimi po abuzon rendë me natyrën duke rrezikuar të ardhmen e tij. Natyrisht është mirë të shqetësohemi dhe të bëjmë diçka, brenda “mundësive” që kemi, për parashikimet tona në lidhje me perspektiven e rezervave të hidrogjenit në Diell, të cilat mjaftojnë për disa miliarda vjet.
Rreziku më i madh dhe evident qëndron se kanë filluar të mbarojnë burimet energjetike potenciale dhe në veprim të planetit tonë. Efekti Serë! Vetëm një Sos mund ta shpëtoj Botën nga shkatërrimi i saj.
Shekulli 21-të është prova më e madhe për Njerëzimin.”Ne nuk e sundojmë aspak natyrën ashtu siç sundon pushtuesi një popull të huaj, nuk e sundojmë ashtu sikur të ishim jashtë saj,- se ne, përkundrazi, me mishin, me gjakun dhe me trurin tonë i përkasim asaj dhe ndodhemi brenda saj, se tërë sundimi ynë mbi të qëndron në faktin se ne,ndryshe nga të gjithë qeniet e tjera, dimë të njohim ligjet e saj dhe t’i zbatojmë drejt ato.”F.En.D.N.
PSE NE DHE UNIVERSI EKZISTOJMË? Jeta së pari është produkt, në një moment të caktuar, jashtëzakonisht të radhë, e grumbullimeve, ndryshimeve, transformimeve dhe hop-kalimeve cilësore, të cilat kushtëzohen nga lëvizja e përjetshme e Universit.”Lëvizja e materies nuk është vetëm lëvizje thjesht mekanike, nuk është vetëm zhvendosje: ajo është nxehtësi dhe dritë, tension elektrik dhe magnetik, sintezë dhe analizë kimike, jetë dhe me në fund ndërgjegje.
“ Jeta është mënyra e ekzistencës së trupave albuminoidë, momenti esencial i së cilës është këmbimi i vazhdueshëm i lëndëve me natyrën e jashtme që i rrethon, dhe me ndërprerjen e këtij këmbimi të lëndëve ndërpritet edhe jeta, gjë që shpie në shpërbërjen e albuminës...”Në këtë kuadër, si rezultat i zhvillimeve të sotme moderne të shkencës dhe të teknikës, pavarësisht nga kostoja e lartë, është bërë plotësisht i mundur përgatitja në laborator e trupave albuminoidë.
Siç dukët, bashkë me zbulimin gjenial të ADN etj., po i afrohemi ndoshta“stacionit të fundit”drejt eksplorimit përfundimtar të hapësirave të fillimeve të gjenezës sonë.
”Çështja më intriguese nga të gjitha është në se truri paraqitet aq i fuqishëm sa të zgjidhë problemin e krijimit të vet”.
Gregor Eichele(1992) Krijimi dhe perfeksionimi në shkallën më të lartë të trurit të njeriut, i materies që mendon, është rezultat i një “pune” kolosale të pandërprerë të “Nanës” Natyrë, e cila para disa miliona viteve në kushte e rrethana të veçanta dhe shumë të avancuara nxori “nektarin” e ekzistencës së vet duke i dhanë njeriut, në trurin, mishin, gjakun dhe kockat e tij, të gjitha atributet, veçoritë dhe cilësitë supreme të saj.
Në këtë përvijim mijëra vjeçar lufta për ekzistencë dhe puna ishin dhe mbetën arkitektët e skulptorët më të mirë që projektuan dhe skaliten përsosjen e vazhdueshëm fizike e intelektuale të njeriut, të trurit, duke e çuar atë deri në shkallët më të lartë të zhvillimit të ditëve të sotme.
”...U provuar se gjithë natyra duke filluar prej grimcave të saj më të vogla deri te trupat më të mëdhenj, prej kokrrës së rërës e deri te diejt, prej protistit e deri te njeriu, ndodhet në një proces të përjetshëm lindjeje dhe zhdukjeje, në një proces rrjedhjeje të vazhdueshme, në lëvizje e ndryshim të pareshtur...”
“ Nga dendësimi dhe nga ftohja e mjegullnaja të gazta inkandeshente, që rrotulloheshin në formë shtjelljeje-ligjet e lëvizjes së të cilave, ndoshta, do të zbulohen nga ne vetëm pasi vrojtimet e bëra gjatë disa shekujve do të na japin një ide të qartë mbi vetë lëvizjen e tyre,-u zhvilluan diej dhe sisteme diellore të panumërta të ishullit tonë kozmik, që kufizohen nga unazat e yjve më të largët të Kashtës së Kumtrit...”
“ Po çdo gjë që lind duhet të vdesë. Ndoshta do të kalojnë edhe miliona vjet, do të lindin e do të vdesin qindra mijëra breza, por po afrohet në mënyrë të pamëshirshme koha kur nxehtësia e Diellit, e cila po shteron, nuk do të jetë më në gjendje të shkrijë akullin që po zbret nga polet, kur njerëzit që do të grumbullohen gjithnjë më shumë rreth ekuatorit, nuk do të gjejnë më as atje nxehtësinë e nevojshme për jetën, kur dalëngadalë do të zhduket edhe gjurma e fundit e jetës organike...” Dhe po atë fat që do të pësoj sistemi ynë diellor, duhet herët a vonë, ta pësojnë edhe të gjithë sistemet e tjera të ishullit tonë kozmik, duhet ta pësojnë sistemet e të gjithë ishujve të tjerë të panumërt kozmik, madje edhe ata drita e të cilëve nuk do të arrijë kurrë në Tokë, derisa këtu do të ketë një sy njeriu që të mund ta kapë atë.”
“...Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: ka qenë një kohë kur materia e ishullit tonë kozmik ka shndërruar në nxehtësi një sasi aq të madh lëvizjeje,- deri më sot ne ende nuk dimë se çfarë lloji ishte ajo,- saqë prej saj mundën të zhvilloheshin sisteme diellore, të cilat u përkasin të paktën 20 milion yjve,- sisteme, vdekja graduale e të cilave është po aq e sigurt.
Si u bë ky shndërrim? Për këtë ne dimë po aq pak, sa ç’di pater Seki nëse do të shndërrohet ndonjëherë caput mortuum e ardhshme e sistemit tonë diellor përsëri në lëndë të parë për sisteme diellore të reja.
Por këtu ne jemi të detyruar ose të kërkojmë ndihmën e krijuesit, ose të nxjerrim konkluzionin se lënda e parë inkandeshente për sistemet diellore të ishullit tonë kozmik është formuar vetiu me anë shndërrimesh të lëvizjes, të cilat prej natyre janë veçori e materies që lëviz dhe kushtet e të cilave, si rrjedhim,duhet të riprodhohen përsëri nga materia, qoftë edhe pas miliarda vjetësh, pak a shumë rastësisht, por me një domosdoshmëri që karakterizon gjithashtu edhe rastin.”F.En.D.N.
Hapësirat e Universit janë të pa-arritshme. Edhe mosha, e cila nuk mund të matët me asnjë lloj njësie matjeje qoftë edhe me qindra miliarda zero pas njëshit. Nga ana tjetër shumica dërmuese e hapësirave të Gjithësisë marramendëse nuk mund të eksplorohen, përveç se në dëshirat, aluzionet, romanet dhe filmat fantastiko shkencor.
Ato do mbetën gjithmonë të mbuluara nga misteri sepse“sundohen”nga dikush tjetër. Kolonizimi sidomos i galaktikave të tjera është gati i pamundur. Siguria dhe e ardhmja e Njerëzimit varet në radhë të parë nga mendja dhe duart e tij.
Ato ndodhen kryesisht në Tokë dhe diçka në ndonjë planet tjetër të sistemit tonë Diellor. Për disa shekuj udhëtimi i njeriut në thellësitë e Universit, pavarësisht nga dëshira, pasioni dhe ambicia e tij, do të paraqitet tepër i vështirë, jo efektiv, me kosto shumë të lartë dhe me përfitime të vogla.
“ Ky është cikli i përjetshëm, në të cilin lëviz materia,- cikël që e përfundon trajektoren e vet vetëm në intervale të tilla kohe, për të cilat viti ynë tokësor nuk mund të shërbej më si njësi e mjaftueshme matjeje ; cikël, në të cilin koha e zhvillimit më të lartë, koha e jetës organike dhe, aq më tepër, koha e jetës së qenieve që njohin veten dhe natyrën, zë një vend po aq të vogël, sa edhe hapësira brenda së cilës ekzistojnë jeta dhe vetëdija, cikël në të cilin çdo formë e fundme e ekzistencës së materies.
Diell apo mjegullnajë qoftë, kafshë e veçantë apo lloj kafshësh, sintezë apo analizë kimike - është njëlloj e përkohshme dhe në të cilin asgjë nuk është e përjetshme, përveç materies që ndryshon vazhdimisht dhe ligjeve të lëvizjes e të ndryshimit të saj.
Por sado shpesh dhe sado pa mëshirë të kryhet ky cikël në kohë e në hapësirë; sado miliona diej dhe toka të lindin e të zhduken; sado të zgjasë koha derisa në një sistem diellor dhe vetëm në një planet të krijohen kushtet për jetën organike; sado qenie organike të panumërta të lindin e të zhduken, para se të zhvillohen prej tyre kafshë me tru të aftë për të menduar, duke gjetur për një kohë të shkurtër kushte të përshtatshme për jetën e vet, e pastaj të shfarosen gjithashtu pa mëshirë.
Ne jemi të sigurt se materia në të gjitha shndërrimet e veta mbetet gjithnjë po ajo, se asnjë nga atributet e saj kurrë nuk do të mund të humbasë dhe se prandaj me po atë domosdoshmëri të hekurt, me të cilën ajo një ditë do ta zhduk në Tokë produktin e vet më të lartë - frymën që mendon, do të duhet që ajo ta lind atë përsëri diku në një vend tjetër dhe në një kohë tjetër.” F.En.D.N.
Nga Luigj Temali

Similar topics
» Perse ekzistojme?
» UNIVERSI
» Hapat e parë të Astrologjisë
» Universi Mendor
» Universi i Komedisë Hyjnore
» UNIVERSI
» Hapat e parë të Astrologjisë
» Universi Mendor
» Universi i Komedisë Hyjnore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi