EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hapat e parë të Astrologjisë

5 posters

Shko poshtë

Hapat e parë të Astrologjisë Empty Hapat e parë të Astrologjisë

Mesazh  Nikolaos 02.12.11 17:02

Hapat e parë të Astrologjisë 8planetsen

HAPAT E PARË TË ASTROLOGJISË

A e keni hedhur ndonjëherë shikimin nga qielli, ndonjë natë të kthjellët dhe, duke përjetuar shikimin magjik të yjeve, a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse ekziston ndonjë domethënie e figurave që yjet krijojnë në qiell?

Popujt e çdo periudhe historike kanë vështruar qiellin dhe kanë ndjerë se aty ka një mister magjepsës. Shumë më përpara se njerëzit të shpiknin teleskopin apo të kuptonin se çfarë ishin në të vërtetë yjet, në një farë mënyre ata mendonin se këto figura qiellore ishin të rëndësishme. Ndjenë se yjet ishin kaq magjikë dhe të bukur saqë duhej të përmbanin ndonjë mesazh të veçantë.

Kurioziteti i njeriut ishte pikënisja e shkencës astrologjike. Arkeologët kanë gjetur gjurmët e studimeve astrologjike në rrënojat e pothuajse të gjitha vendeve të qyetetërimeve antike, nga Greqia në Babiloni, nga Kina në Romën e lashtë. Astrologjia është shkenca më e vjetër në botë.

Astrologët vunë re se pothuajse të gjithë yjet dukeshin sikur po lëviznin në qiell. Por ata vunë re gjithashtu se disa "yje" të veçantë lëviznin në mënyrë mjaft të pavarur në lidhje me të tjerët. Ata i quajtën këta yje të veçantë "endacakë".

Sot ne i quajmë ato planetë. Edhe vet Toka jonë është një planet dhe çdo planet rrotullohet rreth Diellit, i cili është një yll i vërtetë, dhe ne e quajmë këtë lëvizje orbitë. Dielli dhe familja e tij planetare formojnë sistemin diellor. Astrologët u vendosën emrat ketyre 5 "endacakëve", dhe këto planete mbajnë akoma emrat e tyre të lashtë: Merkuri, Venusi (Afërdita), Marsi, Jupiteri dhe Saturni.

Ata kanë të gjithë emrat e perëndive, që njerëzit e lashtë besonin se ishin planetët. Gjatë dyqind viteve të fundit janë zbuluar tre planetë të tjerë të cilëve astronomët modernë u dhanë emrin e perëndive të tjera të lashtë: Urani, Neptuni dhe Plutoni. Disa astronomë besojnë se ka planetë të tjerë në Sistemin Diellor që ende nuk janë zbuluar.

Përveç yjeve dhe planetëve, astrologët vunë re se Hëna lëvizte në qiell. Ne e dimë prej kohësh se kjo ndodh ngaqë Hëna lëviz rreth Tokës në orbitën e saj. Edhe Dielli duket sikur lëviz, duke u ngritur në Lindje dhe duke rënë në Perëndim.

Në fakt ne e dimë se është Toka ajo që lëviz në të vërtetë, duke bërë një rrotullim të plotë rreth vetes çdo 24 orë, që quhet rotacion. Kur një pjesë e sipërfaqes së Tokës është përballë Diellit, quhet ditë. Kur e njëjta pjesë është nga ana e kundërt e Diellit, është natë.

Astrologët shënuan gjithçka që dinin mbi lëvizjet e Diellit, Hënës dhe Planetëve. Sot, me anë të astronomisë, ne e vazhdojmë këtë studim falë teleskopëve të mëdhenj. Astrologjia ishte nëna e astronomisë.

Sot ne e dallojmë astronominë nga astrologjia. Ndërsa astronomët janë të interesuar në zbulimin e fakteve shkencore në lidhje me sistemin diellor, astrologët modernë studjojnë lidhjet ndërmjet lëvizjeve së planetëve dhe jetës së njerëzve. Astrologët e lashtë besonin se planetët ishin perëndi që qeverisnin jetën e individëve.

Astrologët modernë nuk e besojnë më këtë, megjithatë, besojnë se ekziston, në njëfarë mënyre, një lidhje ndërmjet Diellit, Hënës, e planetëve dhe jetës së secilit prej nesh.


Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 31.12.11 16:33, edituar 1 herë gjithsej
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapat e parë të Astrologjisë Empty universi

Mesazh  Ushtari i krishtit 02.12.11 19:21

universi eshte nje mister per vet faktin se ne nuk kemi teknologji te deportojme rreth tij pra ne jemi shum larg misterit te tij ne thjesht mund te hamendesojme ose te imagjinojme por do te vij ajo dite kur njeriu ta zbardh kte mister ce e ka munduar per mira vjet
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapat e parë të Astrologjisë Empty Re: Hapat e parë të Astrologjisë

Mesazh  Ekonomisti 04.12.11 17:16

Te kuptosh konceptin mbi zotin nevoitet dije dhe vetem dije . dhe kur permendet fjala dije nuk ka konvertim me asnje fjal tjeter. injoranca njerzore mendojne se po ''lidhi nje kontrat' me nje liber profetik njohen zotin dhe konceptin e tije ! kaq mjafton dhe mbillet ne injorance duke e pranuar cdo genjeshtren si te vertet pa asnje lloj analize ,fakti dhe anasielltas .kjo eshte nje genjeshter e madhe qe i bane njerzit te mbillur ne hijen e mosdijes . te prodhojne lloj lloj iluzionesh mbi zotin , por mbani mend se ketoj jane vete prodhime te mendjeve tuaja te cekta . madie duke e personifikuar ate si nje njeri djallzore ku ai qendron larte dhe gjykon kete do ta le te jetoj shum , tjetrin me pak , nje do ta lind sakt nje do ta lind pa duar . per te gjith ata qe duan ta njohin zotin dhe absoluten duhet te thellohen thelle , sepse ne siperfaqe eshte vetem injoranca djallzore . duhet te mbani mend se zoti nuk loz me zare. jeni ju qe duhet te zgjoheni dhe te exploroni te verteten e vertet..
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapat e parë të Astrologjisë Empty Re: Hapat e parë të Astrologjisë

Mesazh  ILIRA 05.12.11 9:23

Nje analize e drejte kjo e jotja ekonomist,,, do te ishte e dobishme te tregoje dicka me shume sesi gjendet ajo rruge, sepse keq mire feja te con drejt nje drejtimi, por si duket te gjithe jane te interesuar te shtojne numrin e "deleve"...
ILIRA
ILIRA

137


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapat e parë të Astrologjisë Empty Re: Hapat e parë të Astrologjisë

Mesazh  Ekonomisti 08.12.11 11:58

Nikolaos kur Dielli dhe Hëna janë në shenjën e shigjetarit, që nën dominimin e planetit të Jupiterit sjellin pasuri . ne cfar date.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapat e parë të Astrologjisë Empty Re: Hapat e parë të Astrologjisë

Mesazh  Gjinkalla 08.12.11 12:09

ekonomisti edhe une jam shigjetare
Gjinkalla
Gjinkalla

111


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapat e parë të Astrologjisë Empty Re: Hapat e parë të Astrologjisë

Mesazh  Ekonomisti 08.12.11 17:17

i nderuar Nikolaos me vjen shum mire dhe besoj se shume te tjere ndiejn te njejten ndiesi ne kete forum, se populli yne po hedhe nje hap drejt te vertetave te bukura , te vertetave apsolute .jam shume i bindur se jemi te shumet ne kete forum te interesuar mbi kete shkence . dhe kur permendet fjala shkence nuk eshte me i nevojshem besimi . se besojme apo jo ne , eshte thjeshte ceshtie e projektimit te mendimeve tona , dhe ata qe do rezohen pa e kuptuar do jene thjeshte ata qe do kundeshtojne , sepse duam apo nuk duam ne toka rrotullohet , sepse duam apo nuk duam ne , po u hodhe nga nje ndertese ne shesh do perfundosh, keto jane ligje qe i ka universi , ketu nuk ka ceshtie deshire , ceshtie besimi , si mund ta quesh kete supersicione , shkenc subjektive po.
Me deshiren me te madhe do te ftonim ju te na mesojet me sa te mundeshe me nje rubrik te posacme ne kete forum mbi astrologjin e verte.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hapat e parë të Astrologjisë Empty Re: Hapat e parë të Astrologjisë

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi