Universi Mendor
2 posters
Faqja 1 e 1
Universi Mendor
Universi Mendor
“Universi është Mendor, i përfshirë në Mendjen e GJITHËSISË” – Kybalioni
GJITHËSIA është SHPIRT!
Por çfarë është Shpirti? Kësaj pyetjeje nuk mund t’i jepet përgjigje, pasi përkufizimi do të ishte vetë GJITHËSIA, çka nuk mund të shpjegohet e as të përkufizohet. Shpirt është thjesht emri të cilin njerëzit i japin konceptit më të lartë të Mendjes së Gjallë të Pafundme; shpirt do të thotë “Thelb i Vërtetë”; do të thotë Mendje e Gjallë më e lartë se Mendja e Jeta që njohim, ashtu siç qëndrojnë këto të fundit më lart se Energjia mekanike dhe Materia. Shpirti e tejkalon botëkuptimin tonë dhe ne e përdorim këtë fjalë thjeshtë që të kemi mundësi të mendojmë apo flasim për GJITHËSINË.
Jemi të justifikuar kur mendojmë për Shpirtin si të ishte një Mendje e Gjallë e Pafundme për arsye studimi e arsyetimi, për sa kohë pranojmë njëkohësisht se nuk mund ta kuptojmë atë plotësisht. Duhet patjetër t’i përmbahemi këtij pohimi, ose përfundimisht të mos mendojmë më mbi këtë çështje.
Le ta trajtojmë tani natyrën e Universit në GJITHËSINË e tij dhe në pjesët përbërëse. Çfarë është Universi? Kemi parë se nuk mund të ketë asgjë jashtë GJITHËSISË. Atëherë a është Universi GJITHËSIA? Jo, ai nuk mund të jetë, pasi Universi duket se përbëhet nga shumë gjëra dhe është në ndryshim të vazhdueshëm, e përfundimisht nuk përputhet as me idetë e formuluara në kapitullin paraardhës mbi GJITHËSINË, të cilat jemi të shtrënguar ti pranojmë.
Nëse Universi nuk është GJITHËSIA, atëherë është “Asgjë”; ky do të ishte përfundimi i menjëhershëm i mendjes pa arsyetuar gjatë. Por as kjo përgjigje nuk mund të jetë e kënaqshme për pyetjen tonë, pasi ne jemi të ndjeshëm ndaj ekzistencës së Universit. Atëherë nëse Universi nuk është as GJITHËSIA e as “Asgjë”, çfarë mund të jetë? Le ta shqyrtojmë pyetjen.
Si në rastin kur Universi ekziston vërtetë, ashtu edhe në rastin kur duket sikur ekziston, ai duhet të burojë në ndonjë farë mënyre nga GJITHËSIA, pra duhet të jetë një krijim i GJITHËSISË. Por meqenëse diçka nuk mund të vijë kurrë nga hiçi, nga çfarë mund ta ketë krijuar GJITHËSIA atë? Disa filozofë i janë përgjigjur kësaj pyetjeje duke thënë se GJITHËSIA e krijoi Universin nga VETEVETJA; domethënë nga qenia dhe nga substanca e vetë GJITHËSISË.
Por kjo nuk mund të jetë e vërtetë pasi siç e pamë, GJITHËSIA nuk mund të ndahet dhe as të hiqet diçka prej saj; e nëse do të qe vërtetë kështu, a nuk do të ishte vallë çdo grimcë në Univers e vetëdijshme për faktin se është GJITHËSIA? GJITHËSIA nuk mund të humbë vetëdijen e as të KTHEHET në atom, forcë të verbër apo gjallesë të rëndomtë.
Njerëz të ndryshëm pasi rrokën idenë se GJITHËSIA është realisht GJITHÇKA, dhe duke pranuar që ata, njerëzit, ekzistonin, u hodhën në përfundimin se ata dhe GJITHËSIA ishin identikë, e kështu nisën të thërrisnin në kupë të qiellit “UNË JAM ZOTI”, duke dëfryer turmat e duke pikëlluar të urtët. Pretendimi i një atomi “Unë jam Njeri!” do të ishte më modest krahasuar me deklaratat e tyre.
Por vërtetë, çfarë është Universi nëse nuk është GJITHËSIA, e as krijim i GJITHËSISË duke fragmentuar vetveten në pjesë? Ç’tjetër mund të jetë; prej ç’të jetë krijuar? Kjo është pyetja e madhe. Le ta shqyrtojmë me kujdes. Vërejmë se këtu na vjen në ndihmë “Parimi i Përkimit” (shikoni Kapitullin II). Aksioma e vjetër Hermetike “Si lart, ashtu edhe poshtë” mund të bëhet e dobishme në këtë pikë. Le të përpiqemi të hedhim një shikim në çështjet e rrafsheve të epërme duke shqyrtuar ato në rrafshin tonë. Parimi i Përkimit është i zbatueshëm si në këtë rast, ashtu edhe në të tjerë.
Të shikojmë pak! Si krijon Njeriu në rrafshin e tij ekzistencial? Së pari, ai mund të krijojë duke ndërtuar diçka prej materialeve që e rrethojnë. Por kjo nuk mund të vlejë në rastin tonë, pasi nuk ka materiale jashtë GJITHËSISË me të cilat mund të krijohet diçka. Së dyti, ai shumon apo riprodhon specien e tij nëpërmjet procesit të çiftimit, që është riprodhim i përftuar nëpërmjet transferimit të një pjese të substancës së tij te filizat e rinj.
Por edhe ky nuk mund të jetë rasti që kërkojmë pasi GJITHËSIA as nuk mund të transferojë apo të heqë një pjesë nga vetvetja, e as mund të riprodhojë apo shumëfishojë veten; në rastin e parë diçka do të zbritej apo hiqej prej saj, e në rastin e dytë GJITHËSIA do të shtohej apo shumëfishohej; që të dy rastet pra përbëjnë absurditet. A ka vallë një mënyrë të tretë nëpërmjet të cilës Njeriu mund të krijojë? Patjetër që ka; njeriu KRIJON MENDËRISHT. E duke vepruar në këtë mënyrë, ai nuk përdor materiale të jashtme dhe as shumëfishohet, e megjithatë Shpirti I tij përmbush Krijimin Mendor.
Duke zbatuar Parimin e Përkimit, mbërrijmë në arsyetimin e justifikuar, se GJITHËSIA e krijon Universin MENDËRISHT, në një mënyrë të ngjashme me procesin nëpërmjet të cilit Njeriu krijon Imazhet Mendore. Është pikërisht këtu që zëri i Arsyes përputhet saktësisht me zërin e të Përndriturve, siç dëshmohet edhe nga mësimet e shkrimet e këtyre të fundit. Të tilla janë mësimet e të Urtëve. Të tilla ishin mësimet e Hermesit.
GJITHËSIA nuk mund të krijojë në mënyrë tjetër përveçse mendërisht, pa përdorur material (sepse nuk ka të tillë për t’u përdorur), e pa u riprodhuar (çka është gjithashtu e pamundur). Nuk ka arrati prej këtij konkluzioni të Arsyes, i cili siç e thamë më lart, është në ujdi me mësimet më të rëndësishme të të Përndriturve. Ashtu siç ju, një nxënës, mund të krijoni në mendjen tuaj një Univers tuajin, ashtu edhe GJITHËSIA krijon Universe në Mendjen e saj.
Por Universi juaj është krijim mendor i një Mendjeje të Fundme, ndërkohë që ai i GJITHËSISË është krijim i një Mendjeje të Pafundme. Të dy janë të ngjashëm në natyrën e tyre, por pafundësisht të ndryshëm në gradë. Do ta trajtojmë më nga afër procesin e krijimit dhe manifestimit teksa përparojmë më tej. Por ajo çka duhet të ngulitni në mendje në këtë pikë është: UNIVERSI DHE GJITHÇKA AI PËRMBAN, ËSHTË NJË KRIJIM MENDOR I GJITHËSISË. Pa asnjë pikë dyshimi GJITHËSIA ËSHTË MENDJE!
“GJITHËSIA krijon në Mendjen e saj të Pafundme Universe të panumërt, të cilët ekzistojnë në amshim; e megjithatë, për GJITHËSINË, krijimi, zhvillimi, rënia dhe vdekja e një milion universeve zgjat sa një pulitje qepallash.” – Kybalioni
“Mendja e Pafundme e GJITHËSISË është gjiri i Universeve.” – Kybalioni
Parimi i Gjinisë (shikoni Kapitullin II dhe të tjerët që vijojnë) manifestohet në të gjitha rrafshet e jetës, materiale, mendore apo shpirtërore qofshin. Por siç e kemi përmendur edhe më lart, “Gjini” nuk do të thotë “Seks”; seksi është thjesht një manifestim material i gjinisë.
“Gjinia” është “ajo çka ka lidhje me gjenerimin apo krijimin”. Kurdo që diçka gjenerohet apo krijohet, në cilindo rrafsh, manifestohet doemos Parimi i Gjinisë. Dhe kjo vlen edhe për krijimin e Universeve.
Mos u hidhni në përfundimin e nxituar se po ju mësojmë që ka një Zot ose Krijues mashkull apo femër. Kjo ide nuk është tjetër veçse një shtrembërim i mësimeve të lashta mbi këtë çështje. Doktrina e vërtetë thotë se GJITHËSIA në vetvete, qëndron mbi Gjininë, ashtu siç qëndron mbi çdo Ligj tjetër, përfshirë ata të Hapësirës e Kohës.
GJITHËSIA është LIGJI nga i cili burojnë Ligjet e nuk u nënshtrohet këtyre të fundit. Por kur GJITHËSIA manifestohet në rrafshin e gjenerimit apo Krijimit, atëherë vepron në përputhje me Ligjin dhe Parimet, për vetë faktin se po zhvendoset në një rrafsh më të ulët të Ekzistencës. Si pasojë, GJITHËSIA manifeston Parimin e Gjinisë në aspektin Mashkullor e Femëror, natyrisht në rrafshin mendor.
Kjo ide mund të tingëllojë befasuese për disa nga ju që e dëgjojnë për herë të parë, por në të vërtetë, të gjithë ju e keni pranuar në mënyrë pasive në botëkuptimin e përditshëm. Ju flisni për Atësinë e Zotit dhe
Amësinë e Natyrës, për Zotin, Atin e Shenjtë, e për Natyrën, Mëmën Universale, duke pranuar instinktivisht Parimin e Gjinisë në Univers? A nuk është kështu vallë?
Nga ana tjetër, mësimet Hermetike nuk nënkuptojnë një dyzim të vërtetë. GJITHËSIA është NJË; Dy Aspektet nuk janë veçse aspekte të thjeshta të manifestimit. Sipas mësimeve, Parimi Mashkullor I shfaqur nga GJITHËSIA qëndron në një farë mënyre i ndarë nga krijimi mendor ekzistues i Universit. Ai ushtron Vullnetin e tij mbi Parimin Femëror (i cili mund të quhet “Natyrë”) e kështu ky i fundit nis punën e vërtetë të evolucionit të Universit, që nga “qendrat e thjeshta të aktivitetit” deri tek njeriu, dhe më tutje e më lart akoma, gjithçka në përputhje me Ligjet e ngahershme e të prera të Natyrës.
Nëse preferoni mënyrën e vjetër figurative të të menduarit, mund ta mendoni Parimin Mashkullor si ZOTI, Ati, dhe Parimin Femëror si NATYRA, Mëma Universale nga gjiri i së cilës ka lindur gjithçka.
Kjo është shumë më tepër se një figurë poetike; është një ide e procesit real të krijimit të Universit. Por mos harroni kurrë se GJITHËSIA është gjithmonë NJË dhe është pikërisht brenda mendjes së saj që Universi gjenerohet, krijohet dhe ekziston.
Zbatimi i Ligjit të Përkimit mbi veten dhe mendjen tuaj, mund t’ju ndihmojë të kuptoni më saktë këtë ide. Ju e dini që pjesa juaj të cilën e quani “Unë”, në një farë mënyre qëndron veçmas dhe vështron krijimin e Imazheve Mendore në mendjen tuaj. Pjesa në mendjen tuaj në të cilën kryhet gjenerimi mendor mund të quhet “Mua”, e dallueshme nga “Unë” që qëndron veçmas si dëshmitar pasiv dhe këqyr mendimet, idetë dhe imazhet e gjeneruara nga “Mua”. Mos harroni “Si lart, ashtu edhe poshtë” dhe fenomenet e njërit rrafsh të jetës mund të shfrytëzohen për të zbardhur misteret në rrafshe të tjera, më të larta apo më të ulëta.
Nuk ju duket vallë e çuditshme që Ju, bijtë, ndjeni një nderim instinktiv për GJITHËSINË, ndjenja të cilat i quajmë “fé”, respekt e përulësi për MENDJEN ATËRORE? Nuk ju duket vallë e çuditshme që kur këqyrni veprat dhe mrekullitë e Natyrës, përfshiheni nga një ndjenjë e fuqishme e cila i ka rrënjët thellë brenda qenies suaj?
Kjo ndodh sepse ngjisheni butë pas MENDJES AMËNORE ashtu siç bën një foshnjë pas gjirit.
Mos bëni gabimin të mendoni se kjo botë e vogël që shikoni përreth jush, Toka, e cila nuk është veçse një grimcë pluhuri në Univers, është vetë Universi. Ekzistojnë miliona e miliona botë të tilla, e më të mëdha akoma. Dha ka miliona e miliona Universe që ekzistojnë Brenda Mendjes së Pafundme të GJITHËSISË. Madje edhe në sistemin tone të vogël diellor ka zona e rrafshe jetësore shumë më të larta se tonat, e qenie krahasuar me të cilat, ne, të vdekshmit tokësorë, ngjajmë sikundër format baltake jetësore që rrojnë në shtratin e oqeanit kur krahasohen me Njeriun.
Ekzistojnë qenie me fuqi dhe atribute më të larta se ato që Njeriu mund të imagjinojë se vetëm Perënditë i zotërojnë. E megjithatë, këto qenie dikur kanë qenë si ju, madje edhe më poshtë, e ju një ditë do të jeni si ato, madje edhe më lart me kalimin e kohës, sepse i tillë është shkruar Fati i Njeriut në kumtimet e të Përndriturve.
Vdekja nuk është reale as në kuptimin relativ të fjalës; ajo nuk është veçse Lindja në një jetë të re; Ju do të ngjiteni e ngjiteni, lart e më lart në rrafshe jetësore, në përjetësinë e kohës. Universi është shtëpia juaj dhe ju do të eksploroni edhe skutën më të largët të tij përpara fundit të Kohërave. Ju jetoni në Mendjen e Pafundme të GJITHËSISË dhe keni mundësi e shanse të pafundme si në Kohë ashtu edhe në Hapësirë.
Dhe në fund të Ciklit të Madh të Kohërave, kur GJITHËSIA do të tërheqë pas brenda vetvetes të gjitha krijimet e saj, ju do të shkoni buzagaz sepse atëherë do të jeni të aftë të njihni të Gjithë të Vërtetën e të qenit Një me GJITHËSINË. Ky është kumtimi i të Përndriturve; ata të cilët kanë ecur larg përgjatë Udhës.
Ndërkohë jetoni të qetë e në paqe; ndodheni të sigurt e të mbrojtur nga Fuqia e Pafundme e MENDJES ATËRORE-AMËNORE.
“Brenda Mendjes Atërore-Amënore, bijtë e vdekshëm ndodhen në shtëpinë e tyre.” – Kybalioni
“Në Univers askush nuk është pa Atë apo pa Mëmë.” – Kybalioni
Përktheu: Adrian Kosturi

Jon- 1159
Re: Universi Mendor
Universi, pasqyra e ndjenjave
Ne jemi pjesë e pandashme e universit, pjesëmarrës në këtë lojë të madhe që e quajmë jetë. Jemi lojtarë dhe lojë. Jemi rezultati i lojës dhe shikuesit. Ne jemi të lidhur me gjithçka që ekziston dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha pjesët e tjera.
Nëse shikojmë natyrën, shohim një pasqyrim të vetes. Çdo marrëdhënie, çdo ndodhi, çdo arritje në jetën tonë, është pasqyrim i asaj se çfarë ne mendojmë dhe besojmë. Thuhet se jemi krijesa hyjnore, shëmbëlltyra e krijuesit, fusha energjike që veprojnë në një fushë më të madhe energjike, grimca, ne jemi valë, ne jemi... E cila nga këto pohime mund të jetë më afër realitetit?
“E gjithë materia është krijuar dhe përbëhet nga një forcë inteligjente, nga e cila nisi ekzistenca”. Kjo forcë është shumë reale, prezente dhe lidh gjithçka. Nuk është e ndarë prej nesh, por ekziston në ne dhe rreth nesh. Dikur supozohej se pjesa më e madhe e universit është e zbrazët, por tani, në kohët e fundit shkencëtarët kanë vërtetuar se kjo zbrazëti është e mbushur nga një fushë energjike, e cila është prezente kudo.
Kjo fushë gjendet në të gjithë universin, në planetin e trupin tonë. Kjo fushë është ura që lidh botën e jashtme me botën e brendshme. Është pasqyra që i reflekton mendimet, besimin dhe bindjet tona.Ç'ka është më e rëndësishme për jetën tonë, është se kjo fushë inteligjente reagon sipas ndjenjave. Ndjenjat, lutjet dhe bindjet, janë gjuha të cilën e kupton kjo fushë.
Në këtë fushë ekzistojnë mundësi të pakufizuara dhe varet nga vet ne se cilën zgjedhim. Në univers ekziston tanimë mundësia që ti të jesh milioner, që ti të kesh një jetë të lumtur bashkëshortore, të kesh shëndet dhe qetësi shpirtërore e një jetë të gjatë. Të gjitha këto janë të ruajtura në univers për ty dhe varet vetëm nga ti, se në cilën mundësi përqendrohesh.
Se a do të zgjedhësh humbjen apo fitoren, do të zgjedhësh sëmundjen apo shëndetin, për universin nuk ka rëndësi. Në kompjuter bëjmë zgjedhjen përmes tastierës dhe mjeteve të tjera përkatëse, ndërsa në univers bëjmë zgjedhjen përmes ndjenjave, besimit dhe bindjeve tona. Ndjenjat tona janë kodet programuese që i njeh universi ynë. Ato janë shifrat që e programojnë jetën, ndërsa realiteti është pamja që ne shohim në ekran, pasi kemi bërë zgjedhjen e duhur. Universin mund ta paramendojmë si një kompjuter të madh, proçesori i të cilit ka një shpejtësi të pakufishme.
Ndjenjat janë kodet programuese që njeh ky kompjuter, ndërsa mendimet, programet të cilat na ndihmojnë t’i zgjedhim kodet për programim. Ashtu si pasqyra i pasqyron objektet që ndodhen para saj, kështu është edhe kjo që shohim ne, një pasqyrim i asaj që kemi në brendi. Shohim vetëm figurën në pasqyrë, por atë që është para pasqyrës nuk e shohim. Ajo para pasqyrës është brendia jonë, janë mendimet dhe ndjenjat tona.
Pasqyra asnjëherë nuk na gënjen. Ajo na pasqyron ashtu si jemi. Nëse i kemi flokët e krehura dhe të rregulluara mirë, nëse jemi në humor të mirë dhe buzëqeshemi, atëherë, pasqyra padyshim do të pasqyrojë një fytyrë të qeshur e të hareshme.
Por nëse ne ndihemi keq, jemi të zbehur, kemi urrejtje ndaj dikujt, pasqyra padyshim që do të pasqyrojë një fytyrë të zbehur e të vrazhdë. Kështu ndodh edhe me ne. Ajo që ndiejmë, pasqyrohet në jetën tonë. Nëse ndiehemi mirë, nëse ndiejmë dashuri e respekt për të tjerët, nëse jemi të mëshirshëm dhe falenderues, atëherë padyshim se pasqyra universale do të pasqyrojë çaste dashurie, gëzimi e hareje. Në jetën tonë do të pasqyrohet respekti e mëshira dhe falenderimi.
Atëherë nëse në jetën tënde ke vështirësi apo nëse ke probleme shëndetësore. Kujto se këto janë pasqyrim i brendisë tënde. Asnjeri nuk është shkaktar i asaj se çfarë ti përjeton. Çdo marrëdhënie me të tjerët, qoftë me prindërit, me kolegët e punës apo me partnerin tënd, janë pasqyrim i asaj që ti mendon për këta njerëz dhe mendimet e tua reflektohen në realitetin tënd.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Transmutacioni mendor
» Lidhja e krijimtarisë me shëndetin mendor
» DIANETIKA- shkenca e shendetit mendor
» UNIVERSI
» Hapat e parë të Astrologjisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi