EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përmbytja e madhe

Shko poshtë

Përmbytja e madhe Empty Përmbytja e madhe

Mesazh  Jon 20.04.09 16:48

A ka ndodhur ndonjëherë përmbytja e madhe?

Shpesh kemi degjuar te permendet Permbytja e Madhe ose sic njihet rendom Permbytja Biblike.

Po i referohem me kete term pasi nga njerezit e thjeshte dhe ata qe nuk kane ndonje interes te caktuar per arkeologjine dhe historine termi Permbytja Biblika perfaqeson nje ngjarje te pershkruar nga tekstet fetare si nje katastrofe qe ka goditur njerezimin dhe vete planetin tone mijera vjet me pare.

Shumekush kufizohet brenda ketij kuptimi dhe nuk e lodhin koken te mesojne qe termi Permbytja e Madhe (Biblike) eshte shume me i vjeter se bibla, madje shume shume me i vjeter.

Ne kuptimin e ngushte te fjales arkeologji, Permbytja e Madhe nuk trajtohet aspak si nje fakt real ose merret ne konsiderate thjesht pjeserisht si dicka lokale dhe me permasa shume te vogla. Po ashtu dhe gjeologjia nga ana e saj refuzon me force mundesine e nje permbytje globale te dimensioneve te permendura ne tekstet e shenjta.

Me pak fjale shkencerisht ky fenomen nuk konsiderohet i mundshem dhe ndonese zbulime te reja ne fushen e gjeologjise, fizikes, termodinamikes dhe kimise si dhe permiresimi i raporteve astronomi/paleoastronomi/gjeologji kane ndihmuar ne vertetime te faktoreve qe deri dje konsideroheshin fantazi apo thjesht teori te dyshimta, perseri ideja e nje permbytje globale konsiderohet aktualisht shkencerisht e papranueshme.

Pra ne kete kontekst une nuk besoj se kjo teme do shkonte larg nese do e trajtoja me shkencat e mesiperme. Ideja ime eshte qe per te dhene nje pamje me te qarte dhe konsideruar mundesine e ekzistences se nje permbytje ne shkallen globale rruga me e mire per momentin eshte pasqyrimi i saj nepermjet referencave ndaj miteve, legjendave dhe gojedhenave te ndryshme.

Perpara se ta shtjelloj do me duhet tju kujtoj qe shkenca eshte vazhdimisht ne progres dhe teori te vjetra po zevendesohen nga te reja per te cilat me pare mendohej se ishin te pamundura. Shpesh ne kete forum kam permendur teorine e spostimit te kores se tokes te Ch. Hapgood apo efektin e planeteve te tjera te sistemit tone diellor mbi token te Velikovskit.

Keto teori u priten me shume acarim nga komuniteti shkencor dhe autoret e tyre ndonese shkenctare me nje reputacion te padiskutuar dhe dinjitoze u denigruan dhe lane ne harrese per te ardhur ne ditet e sotme kur keto teori jo vetem po merren ne konsiderate por edhe po provohen si te sakta etj. Pra me kete dua te them qe ajo qe dime sot nuk eshte absolute dhe e nesermja mund te kete rezervuar shume surpriza te kendeshme dhe jo te tilla.

Per kete teme si fillim do perdor nje informacion qe e kam marre nga libri qe po punoj per forumin Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura dhe me pas do e pasuroj me materiale te tjera te cilat do me duhet ti grupoj dhe pershtas per temen.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytja e madhe Empty Re: Përmbytja e madhe

Mesazh  Jon 20.04.09 16:50

A Ka Ndodhur Ndonjehere Permbytja e Madhe?

Kjo eshte pyetja qe mundon shume nga arkeologet dhe historianet kur ndeshen me mitet e ndryshme ne pothuajse gjithe kulturat e lashta te botes dhe sidomos ne ato indigjenet apo aborigjenet e cilat i kane mbijetuar 'ndotjes' nga kontakti me njeriun modern.

Dhe pikepyetja tjeter e madhe qendron ne faktin qe keto mite, legjenda dhe gojedhen ngjajne kaq shume me njera tjetren ndonese vendet apo kulturat te cilat i perkasin jane shume larg njera tjetres dhe skane patur fare kontakte me njera tjetren.

Ne disa nga mitet me te fuqishme dhe te qendrueshme qe kemi trasheguar nga kohet e lashta, specia jone duket se ka perftuar nje kujtese konfuze por rezonante mbi katastrofa te temerrshme globale.

Nga vijne keto mite?

Pse, ndonese ato rrjedhin nga kultura te palidhura me njera tjetren, jane historite kaq te ngjashme? Pse ato jane te veshura me nje simbolizem kaq te perbashket? Dhe pse ato shpesh ndajne kaq shume te njejtet personazhe dhe subjekt? Nese ato jane ne fakt nje kujtese atehere pse nuk ka te dhena historike per nje fatkeqesi ne rang planetar te cilat ato duket se i referohen?

A eshte e mundur qe vete mitet te jene te dhena historike? A eshte e mundur qe keto histori te pavdekshme dhe finoke, te krijuara nga gjeni anonime, te jene ne fakt nje mjet i perdorur per te rregjistruar nje informacion te tille dhe ta kalojne ate nga koha perpara se te fillonte historia?

Sa larg dhe sa gjeresisht shtrihet miti i njerezimit mbi permbytjen e madhe? Shume. Mbi 500 legjenda permbytjesh njihen sot ne bote dhe sipas nje studimi te specialistit Dr Richard Andree u konkludua se 86 prej tyre (20 Aziatike, 3 Europiane, 7 Afrikane, 46 Amerikane dhe 10 Australiane dhe te Pacifikut) jane komplet te pavarura nga legjendat tradicionale te permbytjes ne rrefenjat e Mesapotamise dhe ato Cifute.

DHE ARKA LUNDROI MBI MAJEN E UJRAVE

Ne Sumerine e Lashte ishte nje mbret i cili kerkonte perjetesine. Emri i tij ishte Gilgamesh. Ne kemi njohuri per perpjekjet e tij pasi mitet dhe traditat e Mesapotamise kane mbijetuar te gdhendura ne shkrimin kuneiform mbi tabela argjili te pjekur. Me mijera nga keto tabela disa prej te cilave datojne ne fillim te mijevjecarit te trete p.e.s. jane nxjerre gjate germimeve ne reren e Irakut modern.

Ato transmetojne nje pikture unike te nje kulture te zhdukur dhe na kujtojne ne se edhe ne ato dite kaq te lashta njeriu filloi te ruante kujtimet e kohes qe i perkisnin nje periudhe edhe me te lashte – kohe kur ata u ndane nga nje interval i nje permbytje te madhe dhe te frikshme:

Do i deklaroj botes veprat e Gilgamesh. Ky ka qene njeriu i cili dinte cdo gje; ky ka qene mbreti i cili njihte te gjitha vendet e botes. Ai ishte i urte, ai pa misteret dhe dinte gjerat sekrete, ai solli tek ne nje rrefenjen e diteve perpara permbytjes. Ai shkoi ne nje kalvar te gjate, ishte i lodhur, i rraskapitur nga puna dhe kur u kthye pushoi dhe gdhendi ne gur te gjithe historine.

Historia qe solli Gilgamesh ju tha atij nga nje fare Utnapishtim, nje mbret i cili kishte mbreteruar mijera vjet me pare dhe qe i kishte mbijetuar permbytjes se madhe dhe qe ishte shperblyer me dhuraten e pavdeksise pasi ai kishte ruajtur faren e njerezimit dhe te gjithe gjallesave.

Ka qene kohe me pare, shume kohe me pare, tha Utnapishtim, kur zotat jetonin ne toke: Anu, zoti i Kupes Qiellore, Enlil, zbatuesi i vendimeve hyjnore, Ishtar, perendesha e luftes dhe e dashurise seksuale dhe Ea, zoti i ujrave, miku natyral dhe mbrojtes i njeriut.

Ne ato dite bota gelonte, njerezit shumoheshin, bota pelliste si nje buall i eger dhe zoti i madh zgjohej nga gerthitjet. Enlil i degjoi zhurmat dhe ju drejtua zotave ne keshill, ‘Kjo potere e njerezimit eshte e patolerueshme dhe gjumi eshte i pamundur per shkak te babelit.’ Ne kete menyre zotat rane dakort qe te zhduknin njerezimin.

Por Ea pati meshire per Utnapishtim. Duke folur nepermjet murit te kallamte te shtepise se mbretit ai i tha atij per katastrofen qe do vinte dhe e mesoi si te ndertonte nje anije ne te cilen ai dhe familja e tij mund te mbijetonte:

Prish shtepine dhe nderto nje anije, braktis pronat dhe shiko per jeten, perbuz te mirat materiale dhe shpeto shpirtin tend... Prish shtepine tende te them dhe nderto nje anije me permasat dhe ne proporcion me te – gjeresine e saj dhe lartesine ne harmoni te plote. Merr ne bord farat e cdo gjallese.

Brenda nje kohe rekord Utnapishtim ndertoi anijes si ju urdherua. ‘Ngarkova ne te cdo gje qe kisha,’ tha ai, ‘e ngarkova ate me faren e cdo gjallese’:

Vendosa ne bord te gjithe miqte dhe sojin tim, ngarkova ne bord bageti, kafshe te egra nga natyra e gjalle, te gjithe llojet e zejtareve... Koha kishte mbaruar. Kur doli drita e pare e agimit u shfaq nje re e zeze ne mes te qiellit; gjemoi nga ku kaleronte Adad, zoti i stuhise... Nje shtangie deshperuese u ngrit ne qiell kur zoti i stuhise shnderroi driten e dites ne nje erresire te frikshme, kur ai e goditi token me nje kupe...

Diten e pare furtuna fryu me ashpersi dhe solli permbytjen... Asnjeri nuk mund te shikonte tjetrin. As njerezit nuk mund te dalloheshin nga qielli. Edhe vete perendite ishin te friksuara nga permbytja. Ato u terhoqen, ato u ngjiten lart ne qiell tek Anu dhe u kruspullosen neper qoshe. Zotat u struken si qen pazot ndersa Ishtar vajtoi duke vikatur me ze te larte, ‘A nuk i kam lindur une keta njerez qe te ngop detrat me trupat e tyre si te ishin peshq?’

Nderkohe, vazhdon Utnapishtim:

Per gjashte dite e gjashte nete fryu era, rrekete dhe stuhia dhe permbytja pushtoi boten, stuhia dhe permbytja u terbuan si ushtri armike. Kur agoi dita e shtate stuhia u qetesua nga jugu, deti u qetesua dhe permbytja rreshti. Pashe ne faqe te dheut dhe nuk pipetinte asgje. Siperfaqja e detit shtrihej nga te gjitha anet. I gjithe njerezimi ishte kthyer ne balte... Hapa kapakun e hambarit te anijes dhe drita ra mbi fytyren time.

Me pas u perkula dhe u ula ne gjunje ndersa lotet me pershkuan faqet pasi nga te gjitha anet pashe vetem uje... Ne distance, katermbedhjete lega larg dallohej nje mal dhe anija ndaloi aty; mbi malin e Nisir anija ngeci shpejt dhe nuk levizi me... Kur agoi dita e shtate mora nje pellumb dhe e leshova. Ai fluturoi larg por nuk gjeti asnje vend ku te ndalonte dhe u kthye mbrapsht. Me pas leshova nje turtull qe fluturoi larg por nuk gjeti asnje vend ku te ndalonte dhe u kthye mbrapsht. Me pas leshova nje korb, ai pa qe ujrat kishin rene, hengri, fluturoi perreth dhe nuk u kthye mbrapsht.

Utnapishtim e kuptoi qe tashme ishte parrezik te zbarkonte:

Hodha pak pije alkolike mbi majen e malit... Grumbullova dru dhe kallama dhe keder dhe mërsine... Kur perendite nuhaten eren e embel ata u mblodhen si miza perreth sakrifices...’

Keto tekste nuk jane aspak te vetmet qe na kane ardhur nga toka e lashte e Sumerise. Ne tabelat e tjera – disa pothuajse 5 mije vjecare, disa 3 mije vjecare – ‘figura Noah’ e Utnapishtim njihet me emra te ndryshem si Zisudra, Xisuthros ose Atrahasis. Por edhe me keto emra ai njihet menjehere si karakteri patriarkal i paralajmeruar nga e njejta perendi e meshirshme e cila drejton te njejten permbytje universale ne te njejten arke/anije pasardhesit e te ciles ripopullojne boten.

Ka shume ngjashmeri te dukshme midis mitit te permbytjes te Mesapotamise me historine e famshme biblike te Noahs dhe permbytjes. Studiuesit debatojne pambarimisht mbi natyren e ketyre ngjashmerive. Por ajo qe ka rendesi me te vertete eshte qe ne cdo sfere influence ruhet e njejta tradite solemne – tradite e cila na thote me nje gjuhe grafike per nje katastrofe globale dhe per nje zhdukje pothuajse totale te njerezimit.

AMERIKA QENDRORE

Mesazhi identik u ruajt dhe ne Luginen e Meksikes, shume larg ne anen tjeter te botes nga Mali Ararat dhe Nisiri. Aty te izoluar nga ana kulturore dhe gjeografikisht nga influenca Judeo-Kristiane, shume epoka perpara ardhjes se Spanjolleve, jane treguar histori per permbytjen e madhe. Sic duhet ti kujtohet lexuesit nga Pjesa e III, besohej se kjo permbytje kishte perfshire gjithe faqen e dheut ne fund te Diellit te Katert: ‘Shkaterrimi erdhi ne formen e shiut me rrebesh dhe permbytje. Malet u zhduken dhe njerzit u transformuan ne peshq...’

Sipas mitologjise Azteke vetem dy qenie njerezore mbijetuan: nje burre, Coxcoxtli dhe gruaja e tij Xochiquetzal te cilet ishin paralajmeruar per kataklizmen nga nje perendi. Ata iken ne arrati me nje anije te madhe te cilen ishin instruktuar ta ndertonin dhe ndaluan ne majen e nje mali te larte. Aty ata zbriten dhe me pas linden shume femije te cilet ishin pagoje deri sa nje pellumb ne maje te nje peme ju dha atyre dhuraten e gjuheve. Keto gjuhe ndryshonin kaq shume sa femijet nuk mund te kuptonin njeri tjetrin.

Nje tradite e afert Amerikano Qendrore, ajo e Mechoacanesecs, eshte edhe me e ngjashme me historine qe kemi ne Librin e Gjenezes dhe burimet e Mesapotamise. Sipas kesaj tradite perendia Tezcatlipoca e vendosur te shkaterronte njerezimin me nje permbytje duke shpetuar vetem nje fare Tezpi i cili hipi ne nje varke te madh sebashku me gruan e tij, femijet e tij dhe nje numer te madh kafshesh dhe zogjsh si dhe nje sasi te madhe dritherash dhe farerash, ruajtja e te cilave ishte thelbesore per ekzistencen e metejshme te rraces njerezore.

Anija ndaloi me majen e dukshme te nje mali mbasi Tezcatlipoca kishe vendosur qe ujrat e permbytjes te uleshin. Me deshiren per te mesuar nese ishte apo jo e sigurt qe te zbriste nga anija, Tezpi leshoi nje hute e cila u ushqye me kufomat me te cilat ishte mbushur toka dhe nuk u kthye mbrapsht. Me pas njeriu leshoi zogj te tjere nga te cilet vetem kolibri u kthye me nje dege ne sqepin e tij. Me kete shenje te qarte qe me ne fund toka kishte dale mbi uje Tezpi dhe familja e tij zbriten nga arka, u shumuan dhe ripopulluan token.

Memorie te nje permbytje te temerrshme si rezultat i nje pakenaqesie hyjnore jane te ruajtura po ashtu dhe ne Popol Vuh. Sipas ketij teksti arkaik, Zoti i Madh vendosi te krijonte njerezimin menjehere mbas fillimit te kohes. Ishte nje eksperiment dhe ai filloi me ‘figura te krijuara prej drurit te cilat dukeshin si njerez dhe flisnin si njerez’. Keto krijesa u treguan mosmirenjohese dhe e harruan Krijuesin e tyre’:

Dhe keshtu nje permbytje erdhi nga Zemra e Qiellit; nje permbytje e madhe u krijua dhe qe ra mbi koken e krijesave prej druri... Nje rreshire e rende ra nga qielli... faqja e dheut u erresua dhe nje shi i zi filloi te binte dite e nate... Figurat prej druri u asgjesuan, shkaterruan, thyen dhe vrane.’

Sidoqofte jo te gjithe u zhduken. Si Azteket dhe Mechoacanesecs, Majat e Jukatanit dhe te Guatemales besonin se nje personazh si Noah dhe gruaja e tij ‘Babai i Madh dhe Nena e Madhe’ i mbijetuan permbytjes per te populluar toka te reja duke u bere keshtu paraardhesit e gjeneratave njerezore qe pasuan.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytja e madhe Empty Re: Përmbytja e madhe

Mesazh  Jon 20.04.09 16:52

AMERIKA E JUGUT

Tani le te levizim tek Amerika e Jugut ku gjejme Chibcas te Kolumbise Qendrore. Sipas miteve te tyre ata fillimisht kane jetuar ne gjendje te eger, pa ligje, agrokulture apo fe. Por nje dite midis tyre u shfaq nje njeri i moshuar i nje rrace tjeter. Ai mbante nje mjeker te gjate e te dendur dhe emri i tij ishte Bochica. Ai ju mesoi Chibcas si te ndertonin shtepiza dhe si te jetonin ne bashkesi si shoqeri.

Gruaja e tij qe ishte shume e bukur dhe qe quhej Chia, u shfaq mbas tij por ajo ishte e lige dhe kenaqej duke sabotuar perpjekjet bujare te te shoqit. Duke qene se ajo nuk i tejkalonte dot ne menyre direkte aftesine dhe fuqine e te shoqit, ajo perdori magji per te shkaktuar nje permbytje te madhe ne te cilin vdiq pjesa me e madhe e popullates. Bochica u zemerua dhe e perzuri Chia nga toka per ne qiell ku ajo u shnderrua ne Hene dhe ju dha detyra qe te ndriconte naten.

Ai po ashtu beri te mundur qe te uleshin ujrat e permbytjes dhe solli nga malet disa nga te mbijetuarit te cilet ishin fshehur aty. Me pas ai ju dha atyre ligjet, mesoi si te kultivonin token dhe institucionalizoi adhurimin e diellit nepermjet festivaleve periodike, sakrificat dhe pilgrimazhin. Me pas ai ndau pushtetin e qeverisjes tek dy kryetaret dhe shpenzoi kohen e mbetur te diteve te tij ne toke duke jetuar i qete dhe ne vetmi si nje asket i vertete. Kur u ngjit ne qiell ai u be nje perendi.

Me poshte ne jug, ne Kanariet nje tribu indiane e Ekuadorit permend nje histori te lashte te permbytjes nga ku dy vellezer shpetuan duke u ngjitur ne majen e nje mali te larte. Ndersa ujrat ngriheshin po ashtu dhe mali lartesohej dhe ne kete menyre dy vellezerit i shpetuan katastrofes.
Kur indianet Tupinamba te Brazilit u zbuluan ata adhuronin nje sere heronjsh civilizues dhe krijues. I pari i ketyre heronjve ishte Monan (i lashte, i vjeter) per te cilin thuhej se ishte krijuesi i njerezimit por qe me pas shkaterroi boten me permbytje dhe zjarr...

Sic e pame dhe ne Pjesen e II, Peruja eshte e pasur me legjenda mbi permbytjen. Nje histori tipike tregon per nje Indian i cili ishte paralajmeruar nga nje llama per permbytjen. Te dy sebashku, njeriu dhe llama u larguan ne majen e nje mali te larte te quajtur Vilca-Coto:

Kur ata mberriten ne maje te malit pane qe aty ndodheshin shume lloj zogjsh e kafshesh te ardhur qe me pare. Deti filloi te ngrihej dhe mbuloi te gjitha pllajat dhe malet pervec majes se Vilca-Coto; madje dhe aty dallget ngriheshin aq larte saqe kafshet u detyruan te mblidheshin grup ne nje zone te ngushte... Pese dite me pas ujrat rane dhe deti u kthye ne shtratin e tij. Por te gjitha qeniet njerezore pervec njerit u mbyten dhe nga kjo qenie kane rrjedhur te gjitha kombet ne toke.

Araucnaians te Kilit pre-kolombian kane ruajtur nje tradite qe flet per nje permbytje te larget ku vetem disa indiane arriten te shpetonin. Te mbijetuarit gjeten strehim ne nje mal te larte te quajtur Thegtheg (‘gjemues’) i cili kishte tre maja dhe aftesine per te pluskuar mbi uje. Ne ekstremin jugor te kontinentit nje legjente Yamana nga Tierra del Fuego thote: ‘Gruaja Hene shkaktoi permbytjen. Kjo ka ndodhur ne kohen e trazirave te medha... Hena ishte e mbushur me urrejtje ndaj qenieve njerezore... Ne ate kohe te gjithe u mbyten pervec disave te cilet ishin ne gjendje te largoheshin per ne pese maja te larta malesh te cilat nuk u mbuluan nga uji.’

Nje tjeter tribu e Tierra del Fuego, Pehuenche, e lidhin permbytjen me nje periudhe te tejzgjatur erresire: ‘Dielli dhe Hena rane nga qielli dhe bota qendroi ne ate menyre pa drite deri sa dy kondore gjigande ngriten diellin dhe henen perseri ne qiell.’

AMERIKA E VERIUT

Nderkohe ne anen tjeter te Amerikes, midis Inuiteve te Alaskes ekziston nje tjeter tradite mbi nje permbytje te temerrshme e shoqeruar nga nje termet i cili rrafshoi kaq shpejt siperfaqen e tokes sa vetem disa njerez te ngurtesuar nga tmerri arriten te shpetonin me kanoet e tyre dhe u fshehen ne majat e maleve me te larte.

Luisenot e Kalifornise se Poshtme kane nje legjende mbi nje permbytje qe mbuloi malet dhe qe shkaterroi pjesen me te madhe te njerezimit. Vetem disa shpetuan pasi arriten te largohen per ne majat me te larta te maleve te cilat u kursyen ndersa pjesa tjeter e botes u permbyt.

Te mbijetuarit qendruan aty deri sa mbaroi permbytja. Ne larg, ne veri, kemi nje tjeter mit te ngjashem te permbytjes qe eshte rregjistruar tek Huronet. Si dhe legjenda e Montagnais qe i perkiste familjes Algonquin tregon sesi Michabo ose Lepuri i Madh rikrijoi boten mbas permbytjes me ndihmen e nje korbi, vidre dhe urithi.

Historia e Dakotave te Lynd, nje veper autoritare e shekullit te nentembedhjete e cila ruante shume tradita te indigjeneve te cilat pa kete liber do kishin humbur me kohe, raporton nje mit Irokas qe thote: ‘deti dhe ujrat njehere e nje kohe kishin pushtuar cdo gje dhe cdo jete njerezore ishte shkaterruar’. Chickasaws deklaronin se bota eshte shkaterruar njehere nga uji ‘por nje familje arriti te shpetonte sebashku me dy kafshe te cdo lloji’. Po ashtu Siouxs flasin per nje kohe kur nuk ka patur toke te thate dhe kur te gjithe njerezit pushuan se ekzistuari.

UJE, UJE GJITHANDEJ’

Sa larg dhe sa gjeresisht shtrihet miti i njerezimit mbi permbytjen e madhe? Shume. Mbi 500 legjenda permbytjesh njihen sot ne bote dhe sipas nje studimi te specialistit Dr Richard Andree u konkludua se 86 prej tyre (20 Aziatike, 3 Europiane, 7 Afrikane, 46 Amerikane dhe 10 Australiane dhe te Pacifikut) jane komplet te pavarura nga legjendat tradicionale te permbytjes ne rrefenjat e Mesapotamise dhe ato Cifute.

Per shembull studiuesit e hershem jezuite te cilet ishin midis Europianeve te pare qe vizituan Kinen, kane patur mundesine te hynin ne Biblioteken Perandorake dhe te studionin nje veper gjigande qe konsistonte ne 4320 volume per te cilen thuhej se ishte kaluar dore mbas dore nga kohet e lashta dhe qe permbante “gjithe diturine”.

Ky liber i mrekullueshem perfshinte dhe nje numer traditash te cilat flisnin per pasojat qe erdhen kur ‘njerezimi u rrebelua ndaj zotave te larte dhe sistemi i universit u pushtua nga rremuja’: ‘Planetet ndryshuan drejtimet e tyre. Qielli u fundos poshte drejt veriut. Dielli, Hena dhe yjet ndryshuan levizjen e tyre. Toka u be cope dhe ujrat nga thellesia e saj dolen me vrull dhe force ne siperfaqe duke permbytur token. ‘

Ne pyjet tropicale te Malajzise populli Chewong beson se here pas here bota e tyre te cilen ata e quajne Toka Shtate, kthehet permbys dhe nga kjo cdo gje permbytet dhe shkaterrohet. Por nepermjet nderhyrjes te Zotit Krijues Tohan siperfaqja e sheshte e re qe ishte ne brendesi te Tokes Shtate, shnderrohet ne male, lugina dhe pllaja. Mbillen peme te reja dhe njerez te rinj lindin.

Nje mit per permbytjen ne Laos dhe ne veri te Tailandes thote se qenie te quajtura Thens epoka te tera me pare jetonin ne nje mbreteri te siperme ndersa mjeshtrat e botes me te ulet ishin tre njerez, Pu Leng Seung, Khun K’an dhe Khun K’et.

Nje dite Thens deklaruan se cdo njeri perpara se te hante vaktin duhet t’u jepte atyre nje pjese te ushqimit ne shenje rrespekti. Njerezit kundershtuan dhe Thens te zemeruar krijuan nje permbytje e cila shkaterroi te gjithe token. Tre mjeshtrat e medhenj ndertuan nje **** ne maje te te cilit ndertuan nje shtepi te vogel dhe hipen ne te sebashku me nje numer grash dhe femiijesh. Ne kete menyre ata dhe pasardhesit e tyre i shpetuan permbytjes.

Po ashtu Karens te Burmes kane tradita te nje permbytje globale nga e cila shpetuan vetem dy vellezer me nje varke. Nje permbytje e tille eshte pjese dhe e mitologjise Vietnameze ku nje vella dhe nje moter thuhet se mbijetuan ne nje arke te madhe druri e cila mbante dhe dy nga cdo lloj kafshe.

Disa nga banoret aborigjene te Australise, sidomos ata te cilet kane jetuar tradicionalisht pergjate bregut tropical verior, ja atribuojne origjinen e tyre nje permbytje te madhe e cila rrafshoi tokat dhe shoqerine e meparshme. Nderkohe ne origjiinen e miteve te disa tribuve te tjera, gjarperi kozmik Yurlunggur (i asociuar me ylberin) konsiderohet si shkaktari i permbytjes.

Ka dhe tradita Japoneze sipas te cilave Ishujt e Paqesorit te Oqeanise jane formuar mbasi u ulen ujrat e nje permbytje te madhe. Ne vete Oqeanine nje mit i banoreve vendas te Hawaii thote se si u shkaterrua bota nga nje permbytje dhe si u krijua me pas nga nje perendi e quajtur Tangaloa.

Samoanet besojne se njehere e nje kohe ka ndodhur nje permbytje e frikshme e cila pothuajse zhduku komplet rracen njerezore. Te vetmit te mbijetuar ishin dy njerez te cilet arriten te largohen me nje varke qe mesa duket ndaloi ne arqipelagun Samoa.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytja e madhe Empty Re: Përmbytja e madhe

Mesazh  Jon 20.04.09 16:53

GREQIA, INDIA DHE EGJYPTI

Ne anen tjeter te botes, mitologjia Greke eshte e perhumbur nga kujtimet e permbytjes. Ashtu si dhe ne Ameriken Qendrore permbytja nuk shikohet si nje ngjarje e izoluar por si nje sere shkaterrimesh dhe rikrijimi te botes. Azteket dhe Majat flisnin ne terminologji ‘Diejsh’ te kaluar ose epoka (ne te cilat e jona eshte e pesta dhe e fundit).

Ne nje menyre te ngjashme, traditat gojore te Greqise se Lashte qe u mblodhen dhe u shkruan nga Hesiodi ne shekullin e tete p.e.s. i referoheshin faktit qe perpara krijimit aktual ka patur kater rraca me te hershme ne toke. Sejcila prej tyre mendohet se ka qene me e avancuar se ajo qe e pasonte. Dhe sejcila, ne nje moment te caktuar eshte ‘gelltitur’ nga nje kataklizme gjeologjike.

Krijimi i pare dhe me i lashti ka qene ‘rraca e arte’ e njerezimit te cilet ‘jetonin si perendite, pa asnje shqetesim, pa turbullira ose fatkeqesi... Me nje moshe te paplakshme ata vetem gezonin dhe festonin neper bankete... Kur vdisnin dukej sikur thjesht pushtoheshin nga nje gjume i qete.’ Me kalimin e kohes dhe me urdher te Zeusit, kjo rrace e arte mesa duket ‘u zhyt ne thellesi te tokes’.

Ajo u pasua nga ‘rraca e argjende’ e cila u pasua nga ‘rraca e bronzte’ e cila u zevendesua nga rraca e ‘heronjve’ dhe kjo e fundit u zevendesua nga ‘rraca e hekurt’ – rraca jone, e pesta dhe e fundit nga krijimet.

Eshte fati i rraces se bronzte ai qe ka shume interes te vecante per ne ketu. Te pershkruar nga mitet sikur kishin ‘forcen e gjigandeve dhe duar te fuqishme dhe kembe te fuqishme’ keta njerez te pushtetshem u shfarosen nga Zeus, mbreti i perendive, si denim per prapesite e Prometeusit, Titani rebel i cili i dha njerezimit dhuraten e zjarrit. Mekanizmi i hakmarrjes qe zgjodhen perendite per te pastruar token ishte nje permbytje e pashoqe.

Ne versionin me te perhapur te historise Prometeusi la shtatezane nje femer njerezore. Ajo lindi nje djale te quajtur Deukalion i cili mbreteronte ne vendin e Phthia, ne Thesali dhe u martua me Pyrrha, vajza ‘kuqalasha-bjonde’ e Epimeteusit dhe Pandores. Kur Zeus mori vendimin e tij per te shkaterruar rracen e bronzte, Deukalioni i lajmeruar nga Prometeusi ndertoi nje arke prej druri dhe futi ne te ‘cdo gje te nevojshme’ dhe me pas hipi vete ne te sebashku me Pyrrha.

Mbreti i Perendive beri qe shira madheshtore te binin nga qielli duke permbytur pjesen me te madhe te tokes. I gjithe njerezimi u zhduk ne kete permbytje pervec disa te cilet ishin fshehur ne malet me te larta. ‘Po ne kete kohe ndodhi qe malet e Thesalise u ndane vec e vec dhe i gjithe vendi deri ne Isthmus dhe Peloponez u shnderruan ne nje siperfaqe te vetme uji.’

Deukalioni dhe Pyrrha lundruan mbi det me arken e tyre per nente dite dhe nete dhe me ne fund zbriten ne Malin Parnassus. Aty kur shirat pushuan ata zbriten dhe bene nje sakrifice per perendite.

Ne pergjigje Zeusi dergoi Hermesin tek Deukalioni duke i dhene lejen qe ky i fundit te kerkonte cdo gje qe deshironte. Ai kerkoi per qenie njerezore. Dhe Zeusi i tha aij qe te merrte gure dhe ti hidhte mbrapa kraheve. Guret qe hodhi Deukalioni u shnderruan ne burra dhe ato qe hodhi Pyhrra u shnderruan ne gra.

Ashtu si cifutet konsideronin Noah si paraardhes te tyre edhe per Greket ishte Deukalioni – si paraardhes i kombit te tyre dhe themeluesi i nje numri te madh qytetesh dhe tempujsh.

Nje figure e ngjashme eshte nderuar ne Indine Vedike me shume se 3 mije vjet me pare. Nje dite (sic thote historia):

Kur nje njeri i urte i quajtur Manu ndersa pastrohej ne uje ai gjeti ne pellemben e dores nje peshk te vogel i cili e luti qe ta lejonte te jetonte. Duke patur meshire per te ai e futi ne nje qyp me uje. Diten tjeter peshku ishte rritur kaq shume sa ai u detyrua ta conte ne liqen. Shume shpejt dhe liqeni ishte i vogel per peshkun. ‘Me hidh ne det,’ i tha peshku [qe ne fakt ishte perfytyrimi i zotit Vishnu] ‘dhe do jem me rehat’. Me pas ai paralajmeroi Manu per permbytjen qe do ndodhte. Peshku i dergoi Manuse nje anije te madhe dhe e urdheroi qe ta mbushte me dy nga cdo lloj qenie te gjalle dhe farat e cdo bime dhe me pas te hipte dhe vete.’

Manu sapo kishte zbatuar keto urdhera kur oqeani u fry dhe mbuloi cdo gje dhe asgje nuk mund te shihej me pervec Vishnu ne formen e peshkut qe tashme ishte shnderruar ne nje krijese gjigande me nje bri dhe me luspa te arta. Manu ankoroi arken e tij ne bririn e peshkut dhe Vishnu e terhoqi permes ujrave te tejfryra deri sa arriti ne nje maje te dale mbi uje te ‘Malit te Veriut’.

Peshku tha, ‘Te shpetova ty; lidhe varken tek nje peme ne menyre qe mos ta marrin me vete ujrat nderkohe qe ju jeni ne mal dhe ne proporcion me renien e ujrave ashtu duhet te jete dhe zbritja juaj.’ Manu zbriti ne te njejten kohe me ujrat. Permbytja kishte marre me vete te gjitha krijesat dhe Manu kishte mbetur fillikat.

Me te dhe me kafshet e bimet qe ai kishte shpetuar nga shkaterrimi filloi nje epoke e re per boten. Mbas nje viti aty doli nga ujrat nje femer e cila e prezantoi veten si ‘vajza e Manu-se’. Cifti u martua dhe linden femije duke u bere keshtu paraardhesit e rraces njerezore aktuale.

Po ashtu traditat e Egjyptit te Lashte permendin nje permbytje te madhe. Nje tekst funeral i zbuluar ne varrin e Faraonit Seti I flet per shkaterrimin e njerezimit mekatar nga nje permbytje. Arsyet per kete katastrofe jepen ne Kapitullin CLXXV te Librit te te Vdekurve i cili i atribuon fjalimin e meposhtem Perendise se Henes, Thoth:

Ata luftuan beteja, perkrahen grindje, bene gjera djallezore, krijuan armiqesira, bene kasapana, ata shkaktuan turbullira dhe shtypje... [Si rezultat] do e hedh ne ere cdo gje te cilen kam krijuar. Kjo toke duhet te hyje ne thellesite e ujit nepermjet nje permbytje te madhe dhe do kthehet sic ka qene ne kohet e qemotshme.

NE GJURMET E NJE MISTERI

Me fjalet e Thoth ne plotesuam rrethin deri tek Sumeret dhe permbytjet biblike. ‘Toka u mbulua nga dhuna’, thote Gjeneza:

Dhe Zoti pa mbi toke dhe vuri re qe ishte e korruptuar; pasi cdo qenie e gjalle kishte korruptuar veten mbi kete toke. Dhe Zoti ju drejtua Noah, ‘Fundit te gjallesave i ka ardhur koha pasi toka eshte mbushur me dhune prej tyre dhe do i shkaterroj ata bashke me token.’

Si permbytja e Deukalionit, permbytja e Manu-se dhe permbytja qe shkaterroi ‘Diellin e Katert’ te Aztekeve, permbytja biblike ishte fundi i nje epoke te botes. Nje epoke e re e pasoi ate: e jona, e populluar nga pasardhesit e Noahs. Qe prej fillimit u kuptua qe edhe kjo epoke do perfundoje ne te njejten menyre si rezultat i nje katastrofe. Ashtu sic thote kenga e vjeter, ‘Zoti i dha Noah shenjen e ylberit; jo me uje por me zjarr heren tjeter.’
Burimi shkrimor per kete profeci te shkaterrimit te botes gjehet ne 2 Pjeter 3:

Ne duhet te kemi kujdes te kujtojme qe gjate diteve te fundit do dalin njerez te mbushur me percmim dhe [qe do thone], ‘Cdo gje do vazhdoje ne te njejten menyre sic ka filluar qe ne krijim’. Ata po zgjedhin te harrojne qe ka patur qiej ne fillese dhe se toka u formua nga fjalet e Zotit qe nga uji dhe midis ujit dhe bota e asaj kohe u zhkaterrua nga permbytja e ujit.

Por nga e njejta fjale, qielli dhe toka aktuale jane te destinuara per zjarr dhe po ruhen deri ne Diten e Gjykimit ne menyre qe te gjithe mekataret te shkaterrohen... Dita e Perendise do vije si nje hajdut ne erresire dhe me nje gjemim qielli do zhduket, elementet do marrin zjarr dhe do coptohen dhe toka dhe cdo gje qe permban ajo do digjen.

Si pasoje Bibla trajton dy epoka te botes ku e jona eshte e dyta dhe e fundit. Tjeterkund, ne kultura te tjera jane rregjistruar numra te ndryshem krijimesh dhe shkaterrimesh. Per shembull ne Kine epokat e zhdukura quhen kis dhjete prej te cilave thuhet se kane kaluar qe nga koha e krijimit deri ne kohen e Konfucit. Ne fund te cdo kis ‘me nje konvulsion te pergjithshem te natyres, deti spostohet nga shtrati i tij, malet burojne nga dheu, lumenjte ndryshojne drejtimin, qeniet njerezore dhe cdo gje tjeter shkaterrohen dhe gjurmet e lashta fshihen nga faqja e dheut...’

Shkrimet budiste flasin per ‘Shtate Diej’ ku sejcili perfundon ose nga uji, zjarri ose nga era. Ne fund te Diellit te Shtate, ‘cikli aktual i botes’ pritet qe toka te perpihet nga flaket. Traditat aborigjene te Sarawak dhe Sabah kujtojne qe qielli njehere e nje kohe ‘ishte i ulet’ dhe na thone se ‘gjashte diej u sosen... aktualisht bota eshte e ndricuar nga dielli i shtate’. Perafersisht Libri Sibylline flet per nente Diej te cilat jane nente epoka dhe profecia per dy epoka qe duhet te vijne – ajo e Diellit te tete dhe te nente.’

Ne krahun tjeter te Oqeanit Atlantik, indianet Hopi te Arizonas (te cilet jane kusherinjte e larget te Aztekeve) permendin tre diej te meparshem, sejcili duke kulmuar me nje shfarosje totale e pasuar nga nje rilindje graduale e njerezimit.

Ne kozmologjine Azteke ka patur kater diej te tjere perpara ketij aktual. Ndryshime kaq te vogla ne lidhje me numrin e sakte te shkaterrimeve dhe krijimeve te skalitura ne kete apo ne ate mitologji nuk duhet te na shperqendrojne vemendjen nga ngjashmeria e madhe e traditave te lashta qe paraqita.

Ne te gjithe boten keto tradita duket se perkujtojne nje numer te madh katastrofash me nje shperndarje te gjere gjeografike. Ne shume raste karakteri i sejciles prej kataklizmave eshte megulluar nga perdorimi i gjuhes poetike dhe mbufatja me metafora dhe simbole. Nga keto tekste del se te pakten dy fatkeqsi te ndryshme mund te kene ndodhur ne menyre simultane (permbytje dhe termete por ndonjehere dhe zjarre dhe erresire e frikshme).

Te gjitha keto kontribuojne ne krijimin e nje pamje te ngaterruar dhe te paqarte. Mitet e Hopit sidoqofte spikasin per thjeshtesine dhe qartesine e tyre. Ajo qe ata na thone eshte kjo:

Bota e Pare u shkaterrua nga nje zjarr perpires qe erdhi nga siper dhe nga poshte si denim per prapesite e njeriut. Bota e Dyte perfundoi kur nje globi toksor u spostua nga akset e tij dhe cdo gje u mbulua nga akulli. Bota e Trete perfundoi nga nje permbytje universale. Bota aktuale eshte e Katerta. Fati i saj do varet nga menyra sesi do sillen njerezit dhe nese kjo sjellje eshte ose jo ne perputhje me planet e Krijuesit.

Ketu ne jemi perpara gjurmeve te nje misteri. Dhe ndersa lutemi duke shpresuar qe mos prishim planet e Krijuesit, ne duhet te jemi ne gjendje te arrijme nje gjykim ne lidhje me mitet kaq te gjalla mbi nje shkaterrim global. Nepermjet ketyre miteve zerat e te lashteve na flasin direkt.

Cfare po perpiqen te thone ata?
Jon
Jon

1159


Elsavrana likes this post

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytja e madhe Empty Re: Përmbytja e madhe

Mesazh  Jon 20.04.09 17:06

Materialin po e e vazhdoj me mite dhe legjenda te mbledhura nga popuj te ndryshem te botes. Disa here ato i perkasin te njejtit vend por grupeve te ndryshme entike dhe gjuheve te ndryshme.

E perseris qe ky material nuk eshte historik apo arkeologjik por nje folklor i popujve te ndryshem dhe arsyeja pse e marr ne konsiderate eshte pasi ndonese largesia dhe kulturat jane te ndryshme dhe larg njera tjetres, ato cuditerisht kane elemente te perbashket qe deshmon ose nje lidhje midis tyre ne lashtesi (per te cilen ne skemi asnje prove sot) ose jane shprehi e kujteses se njerezimit per kete ngjarje kaq misterioze te te kaluares.

Nuk po pretendoj se kam arritur te mbledh cdo gje qe ekziston per permbytjen por besoj se kaq do jete i mjaftueshem per te dhene nje ide sesa thelle eshte i rrenjosur ne ndergjegjen e njerezimit faktori natyror me pasoja katastrofike.

Po i bej nje grupim miteve sipas shperndarjes gjeografike dhe po e filloj me Europen

Europe

• Greke, Arcadian, Samothrake

• Romake

• Skandinave, Gjermane

• Kelte, Uellsi

• Lituaneze, Ciganet e Transilvanise

• Turqi

Greke

Zeusi dergoi nje permbytje per te shkaterruar njeriun e Epokes se Bronzit. Prometeusi lajmeroi birin e tij Deukalionin qe te ndertonte nje arke. Te gjithe qeniet e tjera njerezore u zhduken pervec disave te cilet u fshehen neper male te larta. Malet ne Thesali u ndane nga njeri tjetri dhe e gjitha bota pertej Istmit dhe Peloponezit u trondit.

Deukalioni dhe gruaja e tij Phyrra (vajza e Epimeteusit dhe e Pandores) mbasi lundruan ne arke per nente dite dhe nete zbriten ne Parnas. Kur pushoi shiu Deukalioni beri nje sakrifice per nder te Zeusit, Perendise se Shpetimit. Mbas kerkeses se Zeusit ai hodhi gure pas kokes se tij dhe ato u bene burra ndersa guret qe hodhi Phyrra u bene gra. Ja pse njerezit jane quajtur Laoi, nga laas “gur” [Apollodori 1.7.2]

Rraca e pare e njerezve u shkaterrua komplet pasi ata ishin shume te persosur. Rrjedhat e thellesive dolen ne siperfaqe, shiu ra me rrebesh dhe lumenjte e detet u fryne deri sa mbuluan token duke vrare gjithe gjallesat. Deukalioni mbijetoi per hir te kujdesit dhe devocionit te tij te madh dhe u be hallka lidhese midis rraces se pare dhe te dyte njerezore. Ne arken e madhe ai ngarkoi gruan e tij, femijet dhe gjithe kafshet. Kafshet erdhen tek ai dhe me ndihmen e Zotit ato u treguan miqesore pergjate gjithe permbytjes. Ujrat e permbytjes iken neper nje te care te hapur ne Hierapolis. [Frazer, fq 153-154]

Nje version me i vjeter i historise treguar nga Hellanicus e vendos zbritjen e arkes se Deukalionit ne Malin Othrys ne Thesali. Ndersa nje tjeter e vendos zbritjen ne nje maje mali, mbase Phouka ne Argolis e cila me pas u quajt Nemea. [Gaster, fq 85]

Megarianet thone se Megarus, i biri i Zeusit i shpetoi permbytjes se Deukalionit duke notuar per ne drejtim te majes se Malit Gerania, i drejtuar per aty me ndihmen e klithmave te lejlekeve. [Gaster, fq 85-86]

Nje permbytje me e hershme raportohet te kete ndodhur ne kohen e Ogyges, themeluesi dhe mbreti i Tebes. Permbytja mbuloi gjithe boten dhe ishte kaq shkaterruese sa vendi mbeti pa mbret deri ne mbreterine e Kekropsit (Cecrops) [Gaster, fq 87]

Nannacus, mbreti i Frigjise ka jetuar ne kohet perpara Deukalionit dhe parashikoi qe ai dhe populli i tij do zhduken nga permbytja qe do vinte. Ai dhe frigjianet vajtuan me hidherim dhe nga ketu ka dale dhe proverba “Te lotosh si (per) Nannacus.” Mbasi permbytja shkaterroi njerezimin, Zeusi urdheroi Prometeusin dhe Athinen qe te ndertonin imazhe prej balte dhe Zeusi beri ererat qe t’i jepnin jete atyre. Vendi ku i krijuan qeniet quhet Iconium. [Frazer, fq 155]

”Shume permbytje kane dnodhur pergjate nente mije vjeteve” qe nga koha kur Athina dhe Atlantida kane qene te shquara. Shkaterrimi nga zjarri dhe katastrofa te tjera ka qene po ashtu i zakonshem. Ne keto permbytje, uji u ngrit qe nga poshte duke shkaterruar qytete dhe banoret e saj por jo banoret neper male. Permbytjet, sidomos permbytja e trete perpara Deukalionit mori me vete pothuajse pjesen me te madhe te tokes pjellore te Athines. [Platoni, “Timaeus” 22, “Critias” 111-112]

Arcadian

Dardani (Dardanus), mbreti i pare i Arkadias u perzu nga vendi i tij prej nje permbytje te madhe e cila mbuloi tokat e ulta duke i bere ato te papershtatshme per mbjellje. Njerezia gjeti strehe neper malet e larta por ata shume shpejt vendosen qe toka e mbetur nuk mjaftonte per te gjithe. Disa ndejten me Dimasin, djalin e Dardanit, si mbreti i tyre; Dardani udhehoqi pjesen e mbetur per ne ishullin e Samothrakes. [Frazer, fq 163]

Samothraka

Deti u ngrit kur penda qe ndante Detin e Zi nga Mesdheu u shemb duke leshuar ujrat nga Deti i Zi me nje terbim te madh qe rrafshoi nje pjese te brigjeve te Azise dhe tokat e ulta te Samothrakes. Te mbijetuarit ne Samothrake u terhoqen neper malet dhe u luten per shpetim. Mbasi shpetuan ata ndertuan monumente dhe altare ne te cilat vazhduan sakrificat pergjate shekujve. Peshkataret edhe sot e kesaj dite vazhdojne te nxjerrin me rrjetat e tyre pjese kollonash, shenja te qyteteve qe u permbyten dhe sot gjenden ne fund te detit. [Frazer, fq 167-168]

Romaket

Jupiteri, i zemeruar me menyrat djallezore te njerezimit vendosi ti shkaterronte. Ai ishte gati ta digjte token por duke menduar se ne kete menyre mund ti vinte flaken dhe qiellit, ai vendosi qe ta permbyste token. Me ndihmen e Neptunit ai krijoi stuhi dhe termete per te permbytur cdo gje pervec majes se Parnasit (Parnassus) ku Deukalioni dhe gruaja e tij Phyrra gjeten strehe. Duke vleresuar perkushtimin e tij, Jupiteri i lejoji te jetonin dhe terhoqi permbytjen. Deukalioni dhe Phyrra sipas keshilles se nje orakulli ripopulluan token duke hedhur gure mbrapa kraheve; sejcili nga guret u shnderrua ne njerez. [Ovidi, libri 1]

Njeri nga mbreterit e Albes (i quajtur Romulus, Remulus ose Amulius Silvius), u vetshpall perendi ne te njejtin rang ne mos me lart se vete Jupiteri. Ai shpiku makineri qe te imitonin bubullimat dhe vetetimat dhe i urdheroi ushtaret e tij qe te krijonin bubullima te verteta duke goditur mburojat e tyre. Per kete mungese respekti te treguar prej tij, shtepia dhe ai vete u shkaterruan nga nje shkreptime gjate nje stuhie te papare. Liqeni Alban u fry dhe permbyti pallatin e tij. Mund te shikohen ende rrenojat kur ujrat e liqenit jane te kthjellta dhe te qeta. [Frazer 1993, fq 149]

Skandinavet

Oden, Vili dhe Ve luftuan dhe munden gjigandin e madh te akullit Ymir dhe ujrat e akullta nga plaget e tij permbyten pjesen me te madhe te Rimes Gjigande. Gjigandi Bergelmir iku sebashku me gruan dhe femijet e tij me nje anije te bere nga trungu i gerryer i nje peme. Prej tyre lindi dhe rraca e viganeve te ngrire. Trupi i Ymir u shnderrua ne boten qe jetojme ne sot. Gjaku i tij u shnderrua ne oqeanet. [Sturluson, fq 35]

Gjermanet

Nje morr dhe nje plesht ishin duke fermentuar birre ne nje levozhge veze. Morri ra brenda dhe u dogj. Kjo e beri pleshtin te lotonte, kjo beri deren te kerciste, kjo beri fshesen te pastronte, kjo beri karrocen te vraponte, kjo beri hirin te digjej, kjo e beri pemen te dridhej, kjo beri vajzen te thyente shtamben me uje dhe kjo beri burimin te gufonte. Dhe ne ujrat e burimit u mbyt cdo gje. [Grimm 30]

Keltet

Qielli dhe Toka ishin gjigande dhe Qielli shtrihej siper Tokes; ne kete menyre femijet e tyre ishin strukur midis dhe femijet dhe nena e tyre nuk ishin te mjere dhe ne erresire. Me trimi nga vellezerit udhehoqi vellezerit e tjere qe te prisnin qiellin ne disa pjese. Nga kafka e tij ata bene steren. Rrjedhja e gjakut krijoi nje permbytje te madhe e cila vrau gjithe njerezimin pervec nje cifti te cilet u shpetuan nga nje anije e bere me bujari nga nje Titan. Ujrat mbushen humnerat duke u shnderruar ne oqeane. Djali i cili udhehoqi masakren e Qiellin ishte nje Titan dhe ai u be mbreti i tyre por Titanet dhe perendite e urrenin njeri tjetrin dhe mbreti i Titaneve u rrezua nga froni i tij nga vete i biri i cili kishte lindur perendi. [Sproul, fq 172-173]

Uellsi

Liqeni i Llionit u fry duke permbytur te gjitha tokat. Dwyfan dhe Dwyfach iken ne arrati me nje anije sebashku me dy nga cdo lloj krijese e tokes. Ata zbriten ne Prydain (Britani) dhe ripopulluan boten. [Gaster, fq 92-92]

Lituanezet

Nga dritarja e tij qiellore, perendia supreme Pramzimas nuk pa gje tjeter vecse lufte dhe padrejtesi midis njerezve. Ai dergoi dy gjigande, Wandu dhe Wejas (uje dhe ere) per te shktaterruar token. Mbas 20 dite e nete asgje nuk mbeti. Pramzimas shikonte ngjarjen nga siper. Ne ate moment qelloi qe ai po hante arra dhe hidhte poshte levozhgat.

Njera prej tyre ra ne maje te malit me te larte ku ishin strehuar disa njerez dhe disa kafshe. Te gjithe hipen ne levozhge duke i mbijetuar keshtu permbytjes. Zemerimi i perendise u ul dhe ai urdheroi eren dhe ujin te pushonin. Te gjithe njerezit vdiqen pervec nje cifti te cilet qendruan aty ku zbriten. Per te ngushelluar ata, Perendia dergoi nje ylber dhe i keshilloi qe te ngjiteshin mbi eshtrat e tokes nente here. Ata vepruan sic ju tha dhe u shfaqen nente cifte nga te cilat rrjedhin nente tribute e Lituanezeve.

Ciganet e Transilvanise

Njeriu njehere e nje kohe jetonte pergjithmone dhe nuk kishte asnje shqetesim. Toka prodhonte fruta te mrekullueshme, mishi rritej neper peme dhe qumshti e vera rridhnin neper lumenj te shumte.

Nje dite ne vend erdhi nje njeri i moshuar dhe kerkoi strehe per nje nate dhe qe ju dha nga nje cift i ri. Kur ai u largua diten e neserme ai i tha ciftit se do kthehej pas nente ditesh. Ai ju dha bujtesve te tij nje peshk te vogel ne nje varke dhe ju tha se do i shperblente nese nuk e hanin peshkun deri sa te kthehej ai.

Gruaja mendoi se peshku duhet te ishte shume i shijshem per t’u ngrene por burri tha se i kishte premtuar te moshuarit qe do e mbante dhe e detyroi te shoqen qe ti betohej qe mos e hante peshkun. Mbas dy ditesh gruaja e tunduar nga mishi e hodhi peshkun ne qymyrin e ndezur. Menjehere ajo vdiq nga nje rrufe dhe nje shi me rrebesh filloi te binte papushim.

Lumenjte filluan te fryhen dhe permbysin vendin. Diten e nente njeriu i moshuar u kthye dhe i tha bujtesit te tij qe te gjithe qeniet e gjalla do mbyteshin por duke qene se ai e kishte mbajtur premtimin e tij atehere ai do shpetonte. I moshuari i tha burrit qe te merrte nje grua, te mblidhte farefisin dhe sebashku te ndertonin nje anije me te cilet te shpetonin veten e tyre, kafshet dhe farat e pemeve dhe te bimeve. Burri beri si i thane.

Shiu ra per nje vit rrjesht dhe ujrat mbuluan cdo gje. Mbas nje viti ujrat u terhoqen dhe njerezit e kafshet zbarkuan nga anija. Tani ata duhet te punon per te jetuar dhe semundja e vdekja ra mes tyre. Ata u shumuan me ngadale dhe duhet te kalonin me mijera vjet deri sa toka u popullua edhe njehere sic ishte perpara permbytjes. [Frazer, fq 177-178]

Turqit

Iskender-Iulcarni (Aleksandri i Madh) gjate pushtimeve te shumta te tij kerkoi harac nga Katife, Mbreteresha e Smirnes. Ajo kundershtoi me perbuzje dhe e kercenoi mbretin se do e mbyste nese ai ngulte kembe.

I terbuar nga paturpsia e saj, pushtuesi vendosi ta ndeshkonte mbretereshen duke e mbytur ate ne nje permbytje te madhe. Ai punesoi Moslems dhe disa punojes te pabese per te bere nje ngushtice ne Bosfor duke paguar punonjesit nje e pesta e asaj qe pagonte moslemet.

Kur kanali pothuajse mbaroi ai ndryshoi pagesen duke paguar tani moslemet sa nje e pesta e asaj qe paguante te pabeset. Moslemet braktisen punen te zemeruar dhe ja lane perfundimin e kanalit te pabeseve. Deti i Zi rrodhi vrullshem neper kanal duke mbytur puntoret.

Permbytja u shpernda edhe mb vendin e Mbretereshes Katifa duke e mbytur ate dhe disa qytete ne Afrike. E gjithe bota do ishte permbytur por Iskender-Iulcarni i kishte marre masat duke hapur Ngushticen e Gjibraltarit dhe duke lene keshtu Mesdheun qe te rridhte ne oqean.

Evidenca e permbytjes mund te shihet ende ne formen e qyteteve te fundosura ne brigjet e Afrikes dhe spirancat e anijeve ne brigjet e larta te Detit te Zi.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytja e madhe Empty Re: Përmbytja e madhe

Mesazh  Jon 20.04.09 17:13

Lindja e Afert

• Sumeria

• Egjypti

• Babilonia

• Asiria

• Kaldea

• Cifutet

• Islami

• Persia

• Zoroastrianet


Sumeret

Perendite kishin vendosur te shkaterronin njerezimin. Perendia Enlil paralajmeroi mbretin prift Ziusudra per permbytjen e ardhshme duke folur drejt nje muri nderkohe qe Ziusudra degjonte perbri. Ai u keshillua qe te ndertonte nje anije te madhe dhe te ngarkonte ne te kafshe dhe shpende.

Erera te fuqishme mberriten dhe nje rrebesh shiu mbuloi token per shtate dite dhe nete. Pas kesaj Ziusudra hapi dritaren e anijes se madhe duke lejuar te hynin rrezet e diellit dhe u gjunjezua perpara perendise diell Utu. Mbasi zbarkoi ai sakrifikoi nje dele dhe nje ka dhe u perkul perpara Anu dhe Enlil. Per mbrojtjen qe i beri kafsheve dhe fares se njerezimit atij ju dhurua perjetesia dhe u cua ne vendin e Dilmun nga ku lind dielli. [Hammerly-Dupuy, fq 56; Heidel, fq 102-106]

Egjyptianet

Njerezit ishin bere rrebela. Atum tha se ai do shkaterronte cdo gje qe kishte krijuar dhe do e kthente token ne Ujrat Primitive te cilet ishin gjendja e tokes ne fillim. Atum do mbetej aty ne formen e nje gjarperi sebashku me Osirisin. [Faulkner, pllaka 30] Fatkeqesisht versioni i pepirusit me historine e permbytjes eshte i demtuar dhe i paqarte ne lexim.

Babilonasit

Tre here (cdo 1200 vjet) perendite ishin te shqetesuara nga mbipopullimi njerezor. Ata e zgjidhen kete situate fillimisht nepermjet epidemive dhe me pas urise. Te dyja heret perendia Enki paralajmeroi njerezit qe te dorovisnin perendine qe shkaktonte kete gje.

Heren e trete Enlil i keshilloi perendite qe te shkaterronin gjithe njerezimin me nje permbytje por Enki i tha Atrahasis qe te ndertonte nje arke dhe keshtu te shpetonte. Po ashtu ne anije ndodheshin bageti, kafshe te egra dhe zogj si dhe Atrahasis me gjithe familjen e tij. Kur erdhi stuhia Atrahasis mbylli dyert me bitum dhe preu litarin e anijes.

Perendia e stuhise Adad u terbua duke e kthyer diten ne nate. Mbas shtate ditesh permbytje perendite u penduan per veprimin e tyre. Atrahasis ju blatoi nje dhurate ndaj te ciles perendite u mblodhen si miza dhe Enki per te eleminuar problemet ne te ardhmen beri te mundur qe femrat te mbeteshin shtatezane. [Dalley, fq 23-35].

Asirianet

Perendite te udhehequra nga Enlil rane dakort qe te pastronin token nga mbipopullimi por Utnapishtim u lajmerua nga perendia Ea ne gjume gjate nje endrre. Ai dhe disa marangoze ndertuan nje anije te madhe (me siperfaqe 1 hektar dhe me shtate kuverta) brenda nje jave. Me pas ai hipi aty se bashku me familjen, marangozet dhe ‘faren e cdo gjeje te gjate’. Ujrat e thellesive u fryne dhe stuhia zgjati per gjashte dite.

Edhe vete perendite u tremben nga furia e permbytjes. Ndersa shikonin te vdisnin te gjithe njerezit perendite u penduan dhe u ngasheryen. Ujrat mbuluan cdo gje pervec majes se malit Nisur ku ndaloi anija. Shtate dite me pas Utnapishtim la te lire nje pellumb por qe u kthye mbrapsht pasi nuk gjeti asnje toke ku te ulej. Me pas ai leshoi nje harabel i cili po ashtu u kthye mbrapsht dhe me pas nje korb i cili nuk u kthye.

Ne kete menyre ai mesoi se ujrat ishin ulur mjaftueshem dhe ai dhe njerezit e tij tashme ishin te sigurit se mund te zbrisnin. Utnapishtim beri nje sakrifice per perendite. Atij dhe se shoqes ju dha pavdeksia dhe jetuan deri ne fund te tokes. [Sandars, kapitulli 5].

Sharun shkaterroi Asag, demonin e semundjeve dhe fatkeqesive duke permbytur ndertesen e tij. Nerkohe ‘Ujrat e lashte te Kur u ngriten dhe si rezultat i forces se tyre asnje pike uje i pijshem nuk mund te arrinte me neper fusha dhe kopshte.’ [Kramer, fq 105].

Kaldeanet

Perendia Kronos gjate nje vegimi paralajmeroi Xisuthrus, mbretin e dhjete te Babilonise per ardhjen e nje permbytje ne diten e pesembedhjete te muajit te Daesius. Perendia e urdheroi ate qe te shkruante nje histori dhe ta groposte ne Sippara dhe me pas i tha qe te ndertonte dhe pajiste nje anje per veten e tij, miqte dhe te afermit e tij si dh megjithe llojet e kafsheve. Xisuthrus e pyeti se per ku duhet te lundronte dhe Kronos ju pergjigj, ‘Tek perendite por me pare lutu qe njerezimi te kete gjithe te mirat.’

Xisuthrus ndertoi nje anije te madhe sic ju tha dhe e ngarkoi sic ju kerkua. Mbas permbytjes e cila erdhi dhe shkoi, ai leshoi disa zogj te cilet u kthyen mbrapsht. Me pas ai provoi perseri dhe zogjte u kthyen me balte neper kembet e tyre.

Ne proven e trete zogjte nuk u kthyen me. Ai po se toka me ne fund kishte dale mbi uje dhe hoqi disa derrasa nga anija per te pare brigjet dhe me pas lundroi drejt tokes per ne malet Corcyraean ne Armeni. Aty zbriti sebashku me gruan dhe vajzen, pilotin dhe blatoi nje theror per nder te perendive. Keta te katert u lejuan te jetonin me perendite.

Te tjeret fillimisht i drejtuan diku ku nuk mund te gjenin kater te paret por aty ata degjuan zerin e Xisuthrus ne ajer qe i thoshte se duhet te beheshin besimtare dhe te kerkonin shkrimet e tij ne Sippara. Nje pjese e anijes vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite dhe disa njerez bejne hajmali nga druri i saj. [Frazer, fq 108-110; G.Smith, fq 42-43].

Sipas disa kronikave te cilat i atribuohen Berosusit, antediluvianet (njerezit e para permbytjes) ishin gjigande te cilet u korruptuan dhe u degjeneruan pevec njerit prej tyre i cili respektonte perendite dhe ishte i urte dhe i matur. Emri i tij ishte Noa dhe ai banonte ne Siri sebashku me tre femijet e tij Sem, Japet, Chem dhe grate e tyre Tidea, Pandora, Noela dhe Noegla.

Nga yjet ai parashikoi shkaterrimin dhe filloi te ndertonte nje arke. 78 vjet pasi filloi ndertimin e arkes, oqeanet, detrat dhe lmenjte u bymyen qe nga poshte si shkak i shirave te vrullshem disa ditore.

Ujrat permbyten te gjitha malet dhe rraca njerezore u mbyt e gjitha pervec Noa dhe familjes se tij te cilet mbijetuan fale anijes. Anija ndaloi perfundimisht ne maje te Gendyae ose Mal. Pjese te saj vazhdojne te jene aty dhe njerezit bejne hajmali me pjeset e drurit per te mbajtur larg djallin. [H.Miller, fq 291-292].

Cifutet

Perendia e zemeruar me ligesine e njerezimit vendosi ta shkaterronte ate por Noah duke qene se ishte njeri i drejte u favorizua pre Tij. Perendia i tha Noah te ndertonte nje arke 450 x 75 x 45 kembe dhe me kuverta. Noah beri sic i thane dhe hipi ne anije familjen e tij (8 persona gjithsej) dhe nje cift nga cdo lloj kafshe (7 prej me te pastrave).

Per 40 dite e nete ujrat permbytes rane nga qiejte dhe nga thellesite e tokes deri sa malet me te larta u mbuluan teresisht. Ujrat permbyten token per 150 dite; dhe me pas Perendia dergoi nje ere te fuqishme dhe ujrat rane dhe arka ndaloi ne Ararat.

Mbas 40 ditesh Noah leshoi nje korb i cili vazhdoi te fluturonte deri sa u thane ujrat. Me pas ai leshoi nje pellumb i cili u kthye pa gjetur asgje. Pas kesaj ai leshoi perseri nje pellumb qe kete rradhe u kthye me nje gjethe ulliri ne sqep. Javen tjeter pellumbi nuk u kthye me. Mbas 1 viti e 10 ditesh nga fillimi i permbytjes te gjithe dhe cdo gje dolen nga arka.

Noah blatoi disa kafshe te pastra dhe zogj si theror per nder te Perendive dhe Perendia e kenaqur nga ky veprim premtoi se nuk do e shkaterronte me kurre njerezimin me permbytje dhe si shenje e fjales se tij ai na dhuroi ylberin. Kafshet u bene te egra dhe te pershtatshme si ushqim dhe Noah me familjen e tij ju tha se duhet te ripopullonin Token.

Noah mbolli nje hardhi dhe nje dite ai u deh. Djali i tij Ham e pa ate te shtrire lakuriq ne tenden e tij dhe lajmeroi vellezerit Shem dhe Japheth te cilet erdhen rrembimthi dhe e mbuluan te atin duke mbajtur koken anash. Kur Noah u zgjua ai mallkoi ham dhe pasardhesit e tij dhe bekoi femijet e tjere. [Gjeneza 6-9]

Njeriu jetonte i shkujdesur para permbytjes; nje e korrur e vetme perftonte ushqim per 40 vjet, femijet lindnin vetem mbas disa ditesh ne vend te nente muajsh shtatezaneri dhe mund te ecnin dhe flisnin menjehere dhe njerezit mund te komandonin diellin dhe henen. Kjo pertaci e coi njerezimin ne rruge pa krye sidomos ne mekatin e paturpsise dhe pangopesise.

Perendia vendosi te shkaterronte mekataret por meshiroi Noah te cilin e udhezoi qe t’i lajmeronte ata per kercenimin nga permbytja dhe te luteshin qe te gjenin rrugen e drejte. Noah e beri kete gje per 120 vjet.

Perendia i dha njerezimit nje jave te fundit per te ndryshuar dhe nderkohe dielli nderroi drejtim por njerezit keqinj nuk ndryshuan madje u tallen me Noah kur ky ndertoi arken. Noah mesoi si te ndertonte arken nga nje liber te cilin ja kishte dhene Adamit engjelli Raziel dhe qe permbante gjithe diturine.

Ky liber ishte i bere me zefira dhe Noah e vendosi ne nje kuti te florinjte gjate kohes se permbytjes, e perdori ate qe t’i tregonte ditet dhe netet pasi henda dhe dielli nuk ndriconin ne ato kohera. Permbytja u shkaktua nga ujrat mashkullore qe rane nga qielli duke u takuar me ujrat femerore te tokes.

Perendia krijoi vrima ne qiell duke hequr dy uje nga Pleiadet dhe keshtu uji mund te binte ne toke. Ai me pas mbylli vrimat duke marre hua dy yje nga Arusha. Ja pse Arusha eshte gjithmone ne ndjekje te Pleiadeve.

Kafshet erdhen tek arka ne nje numer kaq te madh saqe Noah nuk mund ti merrte te gjitha; ai i kerkoi qe te uleshin ngjitur me deren dhe mori ne arke ato kfshe te cilat ishin shtrire tek derea. 365 specie reptilesh dhe 32 specie zogjsh u moren ne arke.

Duke qene se shtate cifte te cdo specie kafshesh te pastra u shpetuan, kafshet e pastra mbas permbytjes u bene me te shumta ne numer se kafshet e papastra.

Nje krijese, reem (urusi) ishte kaq e madhe se u detyruan ta lidhin jashte mbas varkes qe te ndiqte kete te fundit gjate lundrimit. Gjigandi Og, Mbreti i Bashan po ashtu ishte shume i madh dhe i shpetoi permbytjes duke ndejtur siper arkes.

Pervec Noah, gruas se tij Naamah, femijeve dhe grave te tyre ne varke u strehua po ashtu dhe Fati i Keq dhe Fati i Rreme. Fati i Rreme u refuzua kur ai u paraqit pa shoqeruesen e tij keshtuqe ai nxiti Fatin e Keq qe te bashkohej me te dhe u kthye serisht tek arka. Kur filloi permbytja, mekataret u mblodhen rreth arkes dhe donin te hynin por bishat e egra ruanin dyert dhe ju treguan dhembet. Ata qe shpetuan nga bishat gjeten vdekjen nga permbytja.

Arka dhe kafshet ne te u lekunden ne uje per nje vit por veshtiresia me e madhe per Noah ishte te ushqyerit e kafsheve pasi i duhej te punonte dite e nate per te ushqyer kafshet e dites dhe ato te nates. Kur Noah u vonua njehere te ushqente nje luan, ky i fundit i leshoi gulcimen e tij duke e turperuar keshtu per gjithe jeten dhe duke e ndaluar ate qe te sherbente si prift. Ne diten e dhjete te muajit te Tammuz, Noah leshoi nje korb por korbi gjeti nje kufome per tu ushqyer dhe nuk u kthye.

Nje jave me pas Noah leshoi nje pellumb i cili ne fluturimin e trete te tij u kthye me nje dege ulli ne sqep te marre nga Mali i ullinjve ne Jeruzalem pasi Toka e Shenjte nuk kishte pesuar asgje nga Permbytja. Noah kur doli nga arka u ngasherye kur pa shkaterrimin nga permbytja dhe Shem ofroi nje kurban te cilin Noah nuk mund ta bekonte si njeri i shenjte per shkak te takimit te tij me luanin. [Ginzberg, fq 319-355; po ashtu Frazer, fq 143-145].

Shkrimet akroptifale tregojne se Adami urdheroi qe trupi i tij sebashku me gjithe arin, temjanin dhe miren (kimi) duhet te merreshin ne Arke dhe mbas permbytjes duhet te vendoseshin ne mes te Tokes. Perendia do vinte aty dhe do shpetonte njerezimin. [platt, fq 66, 80 (2 Adam 8:9-18, 21:7-11)].

Nje grua ‘e veshur me diell’ lindi nje djale i cili u mor ne qiell nga Perendia. Gruaja me pas jetoi ne gjendje te eger kur Djalli Dragua zbriste ne toke dhe e persekutonte ate. Nje here ai krijoi nje permbytje me ujin qe leshoi nga goja e tij duke u perpjekur qe ta zhdukte gruan por toka e ndihmoi ate dhe gelltiti permbytjen. [Apokalipsi 12].

Persianet

Ne kohet e hershme, toka ishte mbushur plot me krijesa te keqija te krijuara nga djalli Ahriman. Engjelli Tistar (Ylli Sirius) zbriti tre here ne formen e nje njeriu, kali dhe demi duke shkaktuar 10 dite e nete me shi per cdo here. Cdo pike shiu ishte e madhe sa nje tas dhe ujrat u fryne ne gjithe token sa gjatesia e nje njeriu. Permbytja e pare vrau krijesat nga ku shpetuan vetem ato qe u futen neper vrimat e tokes.

Perpara se te kthehej per te shkaktuar permbytjen e dyte, Tistar, ne formen e nje kali te bardhe luftoi me demonin Apaosha i cili morri formen e nje kali te zi. Ormuzi e goditi demonin me nje vetetime duke e bere te qante, e qare qe mund te degjohet edhe sot gjate stuhive dhe Tistar ne triumf beri lumenjte te permbyten. Helmi qe u la nga toka ne permbytjen e dyte i beri detrat te kripur. Ujrat u terhoqen ne fundin e tokes nga nje ere e madhe dhe u shnderruan ne detin Vourukasha. [Carnoy, fq 270; Vitaliano, fq 161-162; H.Miller, fq 288].

Zoroastrianet

Yima, nen kujdesin yjnor, mbreteroi mbi boten per 900 vjet. Duke qene se ne ate kohe nuk kishte semundje dhe vdekje popullsia u shumua aq sa doli e nevojshme qe mbas 300 vjetesh toka te zgjerohej; Yima e realizoi kete gje me ndihmen e nje unaze te arte dhe nje kame te lare me flori te cilen e kishte marre nga Ahura Mazda, Krijuesi.

Zmadhimi i tokes u be i nevojshem perseri edhe mbas 600 vjeteve. Kur mbas 900 vjeteve popullsia u rrit shume ne numer, Ahura Mazda paralajmeroi Yima per nje shkaterrim qe po vinte ne formen e nje dimri, acari dhe shkrirjen e debores qe do e pasonte. Ai e keshilloi Yima qe te ndertonte nje vara, nje arke te madhe katrore ne te cilen te ruante specie te bagetive te imta e te trasha, qenie njerezore, qen dhe zogj, bime dhe ushqime, dy nga cdo lloj.

Njerezit dhe kafshet qe do fuste aty duhet te ishin nga me te persosurat ne toke. Ne brendesi te arkes njerezit kaluan nje kohe te lumtur ku kalimi i nje viti dukej si kalimi i nje dite. [Frazer, fq 180-182; Dresden, fq 344].

Nga Darius
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përmbytja e madhe Empty Re: Përmbytja e madhe

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi