EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doktrina Sekrete - Përmbytja

Shko poshtë

Doktrina Sekrete - Përmbytja Empty Doktrina Sekrete - Përmbytja

Mesazh  Jon 23.08.09 22:01

Doktrina Sekrete - Përmbytja

Ndodhia siç tregohet në “Mahabharata” jep idenë kryesore, por ende ka nevojë për shpjegimet me anë të kuptimit sekret që përmban Bhagavad Gita. Është prologu i dramës së njerëzimit tonë (Raca e Pestë).

Ndërsa Vaivasvata meditonte devotshëm ndanë lumit, një peshk kërkon ndihmën e tij nga një tjetër peshk më imadh. Ai e shpëton dhe e vendos në një vazo, ku, gjatë rritjes, i kumton lajmin e përmbytjes së afërme. Është i mirënjohuri “Matsya Avatar”, Avatari i parë i Vishnu, Dagoni i Kaldeanit Xisuthrus, e shumë gjërat të tjera veç këtyre.

Historia njihet mirë për ta përsëritur: Vishnu urdhëron ndërtimin e një anijeje, ku thuhet se Manu do të vendoset bashkë me shtatë Rishis, të cilët nuk përmenden në tekste të tjera dhe simbolizojnë shtatë racat, shtatë principet e të tjera gjëra. Megjithatë, ka një mister të dyfishtë që përfshihet në këtë alegori të shumëfishtë.

Kemi thënë se Përmbytja e Madhe ka disa kuptime, një ndër të cilat i referohet edhe Rënia, ngjarjeve shpirtërore dhe fizike, kozmike e tokësore: si lart edhe poshtë. Varka, ose arka, si simbol i principit gjenerues femëror, simbolizuar si Hëna në qiell e Mitra në Tokë: të dyja mjete e mbartëse të farës së jetës e qenies, që dielli, ose vishnu, principi mashkullor, i jep jetë dhe frytëzon.

Përmbytja e Parë Kozmike i referohet krijimit fillestar, ose formimit të Qiellit e Tokave: ku Kaosi dhe Thellësira janë “Përmbytja”. Por përmbytja tokësore dhe historia e saj ka kuptim të dyfishtë.

Një rast është shembulli i misterit, kur njerëzimi shpëtohet nga shkatërrimi absolut, prej gruas së vdekshme, që mbarti farën njerëzore në fund të Racës së Tretë. Në rastin tjetër është ndodhia e vërtetë e historike e përmbytjes së Atlantidës.

Në të dyja rastet “Streha”, ose Manu që shpëtoi farën quhet Vaivasvata Manu. Ky është ndryshimi mes versionit Puranik dhe të tjerëve, ndërsa në Sathapatha Brahmana, Vaivasvata lind një vajzë dhe trashëgon prej saj racën e Manu, që i referohet Manushyasve të parë njerëzorë, që u duhej të krijonin femrën nëpërmjet vullnetit (Kriyasakti), para se të lindeshin natyralisht prej hermafroditëve si sekse të ndara, e që konsideroheshin si bijat e krijuesve të tyre.

Të dhënat Puranike e bëjnë atë (Ida ose Ila) gruan e Budha (Dije), versioni i vonë i së cilave i referohet ngjarjeve të përmbytjes së Atlantidës, kur Vaivasvata, I Urti i madh në tokë, shpëtoi Racën e Pestë nga shkatërrimi bashkë me të mbijetuarit e së Katërtës. Kjo tregohet qartë në Bhagavad Gita, ku Krishna thotë: “Shtatë Rishit e mëdhenj, katër Manut paraprirës (katër racat paraardhëse), pjesë e thelbit tim, lindën prej mendjes sime: nga ta rrodhën (lindën) racat njerëzore dhe bota.” Vdekja e Krishnës, i cili i përket Racës së Pestë, shënon edhe fillimin e Kali Yuga, epokës sonë. Prandaj Vaivasvata Manu, bir i Surya (Diellit) dhe shpëtimtari i racës sonë, lidhet me Farën e Jetës, fizikisht e shpirtërisht.

Por, tani, kur flasim për gjithësa, po merremi vetëm me dy të parat. “Përmbytja” është padyshim traditë universale. Periudhat e akullta kanë qenë të panumërta, e kështu edhe përmbytjet, për shumë arsye. Stockwell and Croll numërojnë rreth 6 epoka akullnajore e përmbytje pasuese: me hershmja e tyre 850000 dhe e fundit rreth 100000 vjet më parë.

Por kush ishte Përmbytja jonë?

Sigurisht e para, ajo që edhe sot ruhet në traditat e gjithë popujve që prej lashtësisë së hershme; ajo që fshiu përfundimisht majat e gadishullit të Atlantis, fillimisht me Ruta e Daitya e pastaj me ishujt e fundit të vegjël përmendur nga Platoni. Kjo shihet nga pajtimi i disa hollësive në të gjitha lgjendat. Ishte e fundit e natyrës së vet. Përmbytja e vogël, gjurmët e së cilës Baron Bunsen gjeti në Azinë Qendrore, dhe që e daton rreth 10000 vjet para Krishtit, nuk ka lidhje as me Përmbytjen gjysmëuniversale, atë të Noas, kjo e fundit merret vetëm si mit i pastër që u referohet traditave të vjetra, as edhe fundosjes së ishujve të fundit Atlantidas, apo të paktën qoftë edhe lidhje morale.

Raca jonë, e Pesta, duke dëgjuar për shumë përmbytje, i ngatërron, e tani di veç një. Mund të krahasojmë traditat e Peruanëve: “Inkasit, shtatë gjithsej, ripopulluan tokën pas përmbytjes”. Përsëri Xisuthrus, Noa Kaldean, shpëtohet e çohet gjallë në qiell – si Enok – me shtatë zotat, Kabirimët, ose shtatë Titanët hyjnorë; kinezi Yao ka shtatë figura që udhëtojnë me të, të cilat i gjallëron kur zbret në tokë, e i përdor për “farë njerëzore”. Osiris, kur hyn në arkë, ose varkën diellore, merr shtatë Rrezet me vete…etj, etj.

Sanchoniathon bën Aletae apo Titanët (Kabirim) bashkëkohës me Agruerus, zotin e madh Fenikas; e kështu Titanët, që janë shtatë, tregohen të lidhur me përmbytjen dhe shtatë Rishis shpëtuar nga Vaivasvata Manu.

Ata janë bijtë e Kronit (Koha) dhe Rhea (Toka); dhe siç Agruerus, Saturn e Sydyk janë i njëjti personazh, siç janë edhe shatët Kabirit bijtë e Sydyk ose Kronos-Saturn, Kabiris dhe Titanë janë identikë.

Por gjithë këto alegori janë pak a shumë jehona të shtrembëruara të traditës Hindu për atë Kataklizmën e madhe, që rrëzoi racën e Katërt njerëzore, megjithëse gjigandë, e cila parapriu atë Ariane.

Prapëseprapë, siç u tha, si gjithë legjendat, edhe ajo e “Përmbytjes” ka më shumë se një kuptim. Në Teogoni i referohen si shndërrim parakozmik, korrelativave shpirtërore – sado absurd mund t’i duket termi veshit shkencor e Kozmogonisë pasuese: PËRMBYTJA E UJËRAVE (materies) në KAOS, ngritur e frutësuar nga ata Shpirtra-Rreze që u fundosën në të e humbën thellë, dallimi misterioz – mister parakozmik, Prologu i dramës së Qenies.

Anu, Bel, e Noah paraprinë Adam Kadmon, Adam të Kuqin e Noan; siç Brahma, vishnu e Siva paraprinë Vaivasvatan e të tjerë.

E gjithë kjo tregon se përmbytja gjysmëuniversale e njohur nga gjeologjia (epoka e parë akullnajore) duhe të ketë ndodhur pikërish në kohën që cakton edhe Doktrina Sekrete: rreth 200000 vjet pas fillimit të Racë sonë të Pestë, pra 850000 vjet më parë.

Si rrjedhim, si çrregullimet e fundit i atribuohen nga gjeologët e astronomët “një jashtëqendërsie ekstreme të orbitës tokësore”, dhe si Doktrina Sekrete po të njëjtit shkak, por bashkë me një tjetër faktor, ndërrimin e akseve tokësore – provë gjendur në librin e Enoch, nëse gjuha e maskuar e Puranave nuk kuptohet – gjithë kjo mëton të tregojë se të lashtët diçka dinin për “zbulimet moderne” të shkencës. Enoch, kur flet për “animin e madh të Tokës”, që “është në vështirësi” është mjaft domethënës e i qartë.

Marrë nga Doktrina Sekrete – H.P. Blavatsky
Përktheu Arben Orhani

mnvr.org
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi