EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Piramida e madhe dhe Frimasonët

Shko poshtë

Piramida e madhe dhe Frimasonët Empty Piramida e madhe dhe Frimasonët

Mesazh  Neo 31.05.08 18:29

PIRAMIDA E MADHE DHE FRIMASONËT

Piramida e madhe dhe Frimasonët Masoni10

Pse egjiptianët anulluan ceremoninëmë dramatike të Mijëvjecarit?

Mes akuzave të komploteve të cuditshme 'Zioniste' dhe makinacioneve të habitshme 'Masonike', qeveria egjiptiane anulloi vendosjen e gurit të artë në majë të Piramidës së Madhe, e cila ishte planifikuar të ndodhte në mesnatën e hyrjes së Mijëvjecarit të Ri.

Interesant është fakti që historia e ka origjinën në Francë, kur në Maj të vitit 1998, një majë guri e artë u vendos në mënyrë ceremoniale në majën e obeliskut egjiptian,i cili qëndron në Place de la Concorde në zemër të Parisit.

Të ftuar nderi ishin presidenti egjiptian Hosni Mubarak, ministry egjiptian I kulturës, Farouk Hosni dhe kryetari i Antikiteteve Dr. Ali Gaballah. Obelisku i Parisit, i cili u mor nga tempulli Luxor në Egjiptin e Sipërm në vitin 1831, u porosit nga Charles X dhe u ngrit në Place de la Concorde në vitin 1836 mes festimesh masive ku mori pjesë një turmë prej 200,000 njerëzish.

Charles X ishte një frimason dhe historianët dyshojnë që pas idesë së sjelljes së obeliskut egjiptian në Francë ishte Vëllazëria sekrete. Mes obelisqeve që u nxorën jashtë Egjiptit nga frimasonët në fund të shekullit 19 ishin dhe dy "gjilpërat e Kleopatrës", të cilat mund të shihen në Victoria Embankment në Londër dhe në Central Park, Neë York.

Obelisku i Londrës u porosity dhe u pagua nga një frimason i mirënjohur, Sir Erasmus Ëilson, dhe ceromia e ngritjes në Londër u ndoq nga qindra frimasonë aglezë në shtator të vitit 1878 nën mbështetjen e Princit të Ëellsit, i cili gjithashtu ishte Mjeshtër I Madh (Grand Master) i Dhomës së Madhe të Bashkuar (United Grand Lodge), organi rregullues i frimasonëve në Britani.

Në të njëjtin vit obelisku i 'Neë York-ut' u vu re nga presidenti amerikan Ulysses S. Grant dhe Gjeneral Ëilliam T. Sherman gjatë një vizite në Egjipt, i cili ndjeu që edhe Amerika duhej të kishte një obeliskt të lashtë egjiptian të vetin.

Henry Ë. Gorringe, një frimason i mirënjohur, u zgjodh për detyrën e sjelljes së obeliskut në New York. Obelisku u ngrit në Tetor të vitit 1880 jashtë Muzeumit Metropon të sapo ndërtuar, me rreth 10 mijë frimasonë pjesëmarrës në ceremoni të veshur më rrobat dhe shenjat dalluese masonike.

Aspekti i rëndësishëm simbolik i një obelisku nuk është trungu i tij i gjatë, por kryesisht maja e tij e cila ka formën e një piramide të vogël. Piramidad, sidomos me 'syrin e providencës' në to, paraqiten mjaft dukshëm në ritualet masonike.

Ky simbol mund të shihet në faqen e një-dollarëshit amerikan si dhe në Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara.

Për frimasonerinë, piramida ndricuese dhe syri përfaqësojnë të ashtuquajturin Arkitektin e Madh të Universit ose Qënien Supreme, që të dyja epitete për Zotin.

Simbolizmi masonik u përdor dukshëm në Francë gjatë Revolucionit të vitit 1789 dhe u stampua në krye të Deklaratës së të Drejtave të Njeriut.

Në festimet e para të Revolucionit francez që u zhvilluan 1793 u përdorën shumë piramida të improvizu ara të ngritura në zemër të Parisit dhe në oborrin e Museumit të Luvrit, duke bërë kështu që shumë historianë të dyshojnë në një përfshirje masonike. Sot një piramidë qelqi me të njëjtat përmasa gjeometrike si ajo e Piramidës së Madhe të Gizas, zbukuron oborrin e Luvrit..

Gjatë majit të viti 1998, në kohën kur oblisku në Place de la Concorde ishtë kurorëzuar me një piramidë të artë, ministri egjiptian I kulturës deklaroi që një ceremoni e ngjashme do të zhvillohej në Piramidën e Madhe të Gizas për estimet e mijëvjecarit.:

"Ne nuk mund t'i rindërtojmë piramidat gur pas guri, "u shpreh Farouk Hosni, "kështu që ne kemi zgjedhur një ngjarje simbolike sic bënë egjiptianët e lashtë kur u vinin majat obelisqeve ashtu sic bënë francezët në Place de la Concorde".

Në tetor të vitit 1998 Farouk Hosni deklaroi që kompozitori francez Jean-Michel Jarre do ta orgonizonte këtë eveniment në Giza. Autoritetet zyrtare të Turizmit në Egjipt deklaruan që Jean-Michel Jarre do të kompozonte një opera 12 orë të gjatë të titulluar "Ëndërra e 12 e Diellit" kundrejt shumës së 10 milion dollarëve amerikanë dhe që,

"Në mesnatë një helikopter do të fluturonte për tek vendi dhe duke qëndruar pezull I ndricuar nga drita lazeri dhe prozhektora , do të vendosë një gur të shkëlqyeshëm në majë të Piramidës së Madhe dhe e gjithë kjo si hapje e asaj që pritet të jetë një kreshendo muzike elektronike nga Jarre.

Maja e artë e cila është rreth 28 ft e lartë (afërsisht me përmasat e një shtëpie dy-katëshe) po ndërtohet vecanërisht për të mbrojtur strukturën e piramidës. Në atë pozicion, kjo majë do të kapë rrezet e para të dritës të mijëvjecarit të ri pasi dielli të ngrihet mbi Egjipt. Vendosja e majave të arta në piramida dhe caktimi i festimeve të ngjarjeve të rëndësishme në perëndimin dhe ngritjen e diellit janë pjesë e traditës së lashtë faraonike egjiptiane, duke e bërë këtë pjesë të teatrit të Jarre-së vecanërisht domethënëse. "

Në vitin 1989 Jean-Michele Jarre kishte organizuar një eveniment thuajse të ngjashëm në Paris për Dyqindvjetorin e Revolucionit Francez ku ai ngriti një piramidë me skelet metali si skenë për bandën e tij përballë Grande Arche at La Defense në skajin perëndimor të Champs Elysees.

Një tjetër shoë nga Jarre u organizua disa vite më vonë në Canary Wharf, londër, e cila ka në majë një piramidë qelqi vezulluese që dukshëm ka përmasat e njëjta gjeometrike me ato të Piramidës së Madhe së Egjiptit as the one that stands in the courtyard of the Louvre Museum in Paris, e ndërtuar nga arkitekti amerikan Ming Pei.

Idea e një maje të re të artë për piramidën e Madhe duket të jetë e Dr. Zahi Haëass, nën sekretari I Shtetit për Monumentet e Giza-s. Në fillim të vitit 1998, Dr. Haëass zbuloi dy blloqe guri gëlqereje me mbishkrime të lashta dhe viztime që përshkruanin punëtorë që lëviznin një majë gur i të artë për një piramidë mbretërore mes skenash kërcimi dhe festimesh dhe propozoi që egjipti duhej të festonte mijëvjecarin në mënyrë të ngjashme.

Në fillim, u planifikuan 3 milion njerëz për të marrë pjesë falas në eveniment por autoritetet egjiptiane e kufizuan numrin e njerëzve në 250,000 për 'arsye sigurie'. Evenimente jashtëzakonisht të mëdha reklame u organizuan në kryeqytete të ndryshme të botës perëndimore përfshirë këtu Nju jorkun, Los Angeles, Sydney dhe qytete të ndryshme europiane.

Atëhere filluan pregatitjet për një skenë të stërmadhe në shkretëtirë, në jug të Piramidës së Madhe, e ideuar të kishte një kapacitet prej 25 000 vendesh me cmim bilete $ 400. Bileta 15 dollarëshe u shitën për vendet në këmbë në shkretëtirën e afërt.

Planet po shkonin sipas parashikimit deri në vitin 1999, kur një anëtar I lartë I parlamentit egjiptian filloi ankesat për koston e këtij evenimenti si dhe për faktin që festimet e mijëvjecarit koincidonin këtë vit me muajin e Ramazanit, si pas kalendarit islamik atëhere kur muslimanë të devotshëm në Egjipt agjërojnë nga agimi në perëndim dhe të huajve u kërkohet të përmbahen nga pirja e alkoolit apo të ngrënit në vende publike gjatë orëve të agjërimit.

Pët t'iu këndërvënë kësaj kritike, ministry I kulturës Farouk Hosni deklaroi që do të vendosej ndalimi për alkoolin gjatë festimeve dhe nuk do të luhej muzikë deri kur të mbaronte agjërimi.

Për t'i shtuar benzinë këtij zjarri politik, shtypi radikal egjiptian, vecanërisht gazeta Al Shaab (Populli) zbuluan që Jean-Michel Jarre kishte ndërmend të projektonte të ashtuquajturin 'syri i Horus-it' në Piramidën e Madhe me drita lazeri, dhe denoncoi menjëhere organizatorët për një prezantim 'Masonik'. Al Shaab pretendoi që 'syri në piramidë' evokonte hapur symbolin e njohur masonik në kartmonedhën e njëdollarëshit amerikan.

Gjithashtu frimasonët janë të njohur për ruajtjen e Ritualeve të mocme Hebreje që kanë të bëjnë me Tempullin e Solomonit në Jeruzalem, g jë e cila gjithashtu nxiti akuzat e infiltrimit 'Zionist' në gazetat arabe. Këto akuza u mohuan me forcë nga ministry i kulturës Farouk Hosni. "Sugjerimi është i pabazë", deklaroi dhe Dr.Haëass, zyrtari që përjigjet për Pyramidat." Festimi nuk ka të bëjë me besmet masonike. Figura në dollarin amerikan është një imitim i gabuar i Piramidave të Perandorisë së Mesme."

Një tjetër kthesë në këtë histori të cuditshme shtoi publicitetin gjithnjë e në rritje të saj. Kjo kishte të bënte me të ashutquajturat profeci të bëra nga amerikani Psychic Edgar Cayce I njohur si Profeti i Fjetur I cili vdiq në vitin 1945, parashikoi vendosjen e majes së gurit vezullues në Piramidën e Madhe, i cili sipas tij do të shërbente si simbol për rizbulimin e legjendarit "Holl i Dokumentave të Atlantis" nën putrat e Sfinksit të Madh dhe ngjarjeve të ardhjes së dytë të Kishtit:

"Maja, kurora ose maja (ose guri i majës) ishte metal, që do të ishte e pashkatërrueshme, e përbërë nga bakri, tunxhi, ari dhe përzierje të tjera tu bë shumë e natyrshme që kurorrëzimi apo vendosja e këtij simboli të dhënash të bëhej na një që të përfaqësonte të vjetrën dhe të renë kështu që dolën nga kjo ceremoni shumë nga gjërat që mund të shikohen se përfaqësojnë tingëllimiën e Vitit të Ri 1998 nga vdekja e Birit të Njeriut"

Cuditërisht, Cayce e lidh ngjarjen me vendosjen e një lloj rendi të Ri Botëror të bazuar në parime masonike.

Cayce pretendoi që Jezusi dhe Gjon Pagëzori (konsideruar si shenjti mbrojtës i frimasonëve të cilët e festojnë Vitin e Ri të tyre në Ditën e e shën Gjonit me 24 Qershor) "fituan shkallët e fundit të Vëllzarërisë" në Piramidën e Madhë të Gizas. Që në vitin 1973 Fondacioni Edgar Cayce ka kryer disa ekspedita në Giza për të gjetur "Hollin e të Dhënave".

Eksplorimi I parë zyrtar u bë me Stamford Research International në fillim të vitit 1978. Në vitin 1996 dy anëtarë të mirënjohur të Fondacionit Edgar Cayce shkaktuan një polemikë të madhe duke deklaruar se kishin lokalizuar me anë të radarit një zgavër të bërë nga njeriu nën putrat e Sfinksit ku kishte treguar.

Eksplorime të tjera u zhvilluan gjatë viteve 1997-1998 por amerikanëve nuk iu dha leje për gërmime. Por në gusht të vitit 1999, gjatë një konference në Fondacionin Edgar Cayce, Dr. Zahi Haëass deklaroi që amerikanëve u ishte dhën ë një licensë e re për kërkime më të hollësishme me radar për të gjetur Hollin e të Dhënave nën Sfinks.

Dr. Haëass gjithashtu deklaroi që një "qepen" I vogël I zbuluar në vitin 1993 në fund të një tuneli të ngushtë brenda Piramidës së Madhe për të cilën shumë besojnë që të con në një dhomë secrete, do të hapet në vitin 2000 nga grupi I National Geographic nga SHBA. Amerikanët kishin planifikuar të ishin në Giza me 7 Dhjetor 1999 për të filluar kërkimin e tyre të Sfinksit por edhe kjo tentativë, ashtu si guri i majës, u anullua.

Grupi shpreson të kthehet në Shkurt të këtij viti. Një polemikë e madhe ka rrethuar marrëdhëniet e vërteta të Fondacionit Edgar Cayce dhe Organizatës Egjiptiane të Antikiteteve, me supozime që kjo e fundit apo ndonjë nga anëtarët e saj të spikatur mundësoi ndjekjen e universitetit për disa zyrtarë të lartë në Egjipt të cilët ishin të përfshirë në cështjen e Piramidave të Gizas.

Në fillim të dhjetorit të vitit 1999, nën presionin e madh të gazetave egjiptian e, Organizata e Antikiteteve mori një qëndrim të tilë që të ruajë prestigjin duke iu nënshtruar vendimit të një komiteti shkencor në lidhje me vendosjen e gurit të artë të majës. Dr. Zahi Haëass deklaroi që maja e gurtë, e cila dukshëm do të bëhej nga një skelet i lehtë metali 8m i lartë dhe i mbuluar me fletë të arta, nuk mund të ulej me helikopter "sepse do të dëmtojë piramidën.

Prandaj nëse mësojmë që vendosja e kësaj maje do të dëmtojë piramidën, atëhere ne nuk do ta bëjmë vendosjen." Por disa kritikë në mënyrë të drejtë thanë që një majë majë e lehtë mbi piramidën 6 milion tonëshe do të ishte njëlloj sikur të vedosej një plesht mbi kurrizin e një elefanti.

Më në fund ministry egjiptian I kulturës u dorëzua, dhe pas njëmbëdhjetë orësh pranoi që si pasojë e zemërimit publik për implikimet masonike dhe për të shmangur ndonjë rrëmujë, cermonia e majës së artë nuk do të zhvillohej. Ironikisht, me 31 dhjetor një mjegull e dendur ra mbi Piramidën e Madhe, e cila do të kishte bërë të pamundur që një helikopter të vendoste majën e artë mbi kulmin e piramidës.

Megjithatë Jean-Michele Jarre ia doli të projektonte disa imazhe në piramidën më të vogël nga të tre Piramidad e Gizas duke përfshirë sytë derisa dhe ajo u përfshi nga mjegulla dhe tymi I dendur shkaktuar nga fishekzjarret e shumta.

Tani nuk mbetet tjetër vetëm të shihet nëse autoritetet egjiptiane do të hapin "derën" në Piramidën e Madhe nëvitin 2000 ashtu sic patën premtuar dhe të tregojnë cfarë ka pas saj.

Dhe a do të lejojnë ata eksplorime të mëtejshme tek Sfinksi për të kërkuar Hollin e Dokumentave ?
Sytë e botës po vështrojnë.

Nga Robert G. Bauval
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi