Gruaja që arrin të flasë me engjëjt
2 posters
Faqja 1 e 1
Gruaja që arrin të flasë me engjëjt
Gruaja që arrin të flasë me engjëjt
Lorna Byrne nuk të jep përshtypjen e një mistikeje. Nuk mban veshur as fustane të gjata e as vello, e për më tepër nuk mban ndonjë top kristali në duar.
Është 1.63 e gjatë, 54 vjeçe, irlandeze me një fytyrë të porcelantë, sy të gjelbër dhe flokë të gjatë të kuq, që i derdhen supeve. Por pamja mund të të gabojë. Vitin që shkoi, Lorna, gruaja që pohon se ka parë engjëj që nga momenti kur ka hapur sytë e vazhdon ta bëjë edhe sot e gjithë ditën, konsiderohet si një nga autoret më të shitura mistike të kohëve moderne.
Botuesit parashikojnë shitje të jashtëzakonshme, sidomos të librit të saj të fundit, "Engjëlli në flokët e mi". Për të marrë autografin e saj, njerëzit nuk mënojnë të qëndrojnë në radha të gjata e në të ftohtë. Libri është blerë nga shtëpia botuese që publikoi "Kodi Da Vinçi".
Sipas cinikëve, ajo është thjesht një sharlatane që spekulon me dëshirën e njerëzve për të njohur të ardhmen e tyre, por për publicisten e saj, që është mësuar të punojë me disa prej penave më të famshme të botës, Lorna nuk ka të bëjë fare me sharlatanizmin.
E nisi veprën e Lornës me skepticizëm, por në përfundim të saj u bind se gjithçka brenda saj ishte shkruar me sinqeritetin dhe pastërtinë më të madhe. "Autorja ka bërë kërkime të mirëfillta në kulturën jude-kristiane. Nuk mendoj të ketë ndonjë autor tjetër si ajo në botë që të ketë këtë lloj kontakti dhe aksesi në botën shpirtërore".
Publicistja ka edhe një arsye personale të besojë në fuqitë e Lornës. Në takimin e tyre të dytë, irlandezja i tha asaj se ajo kishte nevojë për një operacion në stomak dhe se duhej të kontaktonte me një mjek menjëherë. "Unë shkova te mjeku dhe ai më diagnostikoi me një sëmundje të lehtë. Sot, falë mjekimit në kohën e duhur, jam mirë".
Sot, njerëz të rëndësishëm të botës së letrave parashikojnë se nëna e katër fëmijëve, bashkëshorti i së cilës vdiq 10 vjet më parë, do të shndërrohet shumë shpejt në një fenomen ndërkombëtar dhe do t‘u ofrojë njerëzve shpresë e ndihmë shpirtërore në këto momente të errëta ekonomike. Por ajo nuk ka karrierën e një mistikeje.
Për vite e vite me radhë, Lorna e mbajti për vete faktin se shihte engjëj. Madje për këtë arsye asaj i dukej vetja si e huaj në këtë botë. Për vite e vite nuk ia tha të fshehtën e saj askujt, as njerëzve më të afërt. Kur më në fund vendosi t‘ia thoshte të shoqit, ai iu përgjigj: "Kjo që ti thua, është qesharake. Njerëzit e zakonshëm si unë e si ti, nuk shohin engjëj".
Sot ajo ngulmon se e ka shkruar librin e saj sepse Misheli, një engjëll që ajo e sheh që nga ditët e fëmijërisë, i tha se ishte koha ta shkruante këtë libër. "Por unë i thashë engjëllit që kisha frikë ta bëja një gjë të tillë, sepse trembesha mos bëhesha qesharake", thotë autorja.
Sigurisht që do të ketë shumë nga ata që do ta gjykojnë Lornën thjesht si një fantaziste, por ata do ta kenë të vështirë që të kritikojnë ndershmërinë e saj. Lorna nuk flet kurrë për vete dhe thotë se ajo thjesht ka një dhunti që të tjerët nuk e kanë.
Në fakt, kur e takon, gjëja e parë që të bën përshtypje është se me sa këmbë në tokë është ajo. "Unë jam një person i zakonshëm", ngulmon Lorna, e cila më pas tregon se kur ishte foshnjë e kish parë të ëmën të rrethuar nga qenie të mrekullueshme e të shndritshme me të gjitha ngjyrat e ylberit. Ato ishin shumë të mëdha.
Më vonë ajo e kuptoi se ato qenie ishin engjëjt. Kur ishte e vogël, Lorna konsiderohej si një fëmijë "i vonuar", sepse e kishte të vështirë që të lexonte. Më pas u diagnostikua me disleksi, por kjo nuk ndikoi në rritjen e fuqive të saja psikike.
Ajo pati një vizion të Virgjëreshës Mari dhe Shën Mishelit Arkanxheli më i moçëm, si dhe një engjëlli që ajo e quan Elijah. Ajo në atë kohë nuk e dinte se një nga profetët e Testamentit të Vjetër kishte atë emër. "Unë shoh engjëj kudo kur jam zgjuar.
Janë engjëjt mbrojtës të njerëzve. Secili prej nesh e ka një të tillë. Shoh edhe engjëj të tjerë si arkengjëj dhe kerubinë. Ata flasin me mua çdo ditë dhe më ndihmojnë që të kuptoj se çfarë po ndodh në botë dhe unë i ndihmoj që të bëjnë punën e tyre me njerëzit që takoj", thotë autorja. Kur e dëgjon të flasë kështu, gjithçka tingëllon fantastike, por Lorna e bën me një thjeshtësi e modesti që nuk mund ta vesh në dyshim.
Ajo nuk është një grua që kërkon të të marrë para për të të thënë të fshehta apo sekrete, por një grua që vihet shumë në siklet kur thotë gjëra të tilla, nga frika se mos keqkuptohet. Për të, vizioni më i jashtëzakonshëm që ka parë është ai i Krishtlindjes.
Versioni i saj i lindjes së Jezusit mund të jetë tronditës për disa, pasi në të nuk përmendet ylli i shndritshëm, njerëzit e mençur, apo barinjtë. Po cili është ky vizion? Ajo nuk e ka rrëfyer kurrë një gjë të tillë, megjithatë ka gjithmonë një herë të parë. Ka ndodhur rreth dhjetë vjet të shkuara, kur i shoqi ishte i sëmurë në spital. "Shkova në dhomën kryesore të shtëpisë për t‘u lutur për të.
Doja shumë që të vinte në shtëpi për Krishtlindje. Shoh shpesh engjëj që fluturojnë mbi shtëpi dhe që hedhin topa drite mbi to gjatë Krishtlindjeve dhe pyesja veten ç‘të ishin vallë? Çfarë ishin duke bërë engjëjt? Ndërsa nisa atë ditë të lutesha, ndjeva engjëjt të mblidheshin rreth meje, duke më mbuluar me krahë fillimisht butësisht e më pas më shtrëngueshëm.
Sytë i kisha të hapur, por më dukej sikur po largohesha nga kjo botë. Më pas ndjeva, për një çast të vetëm, të më ikte fryma". Lorna rrëfen se ajo e gjeti veten në një tjetër dimension teksa po e transportonin drejt një muri të madh.
Muri ishte kaq i lartë, saqë dukej se kapte qiellin dhe shkëlqente me drita shumëngjyrëshe. Në mes të murit ishte një dalje dhe rreth tyre ndodheshin dy engjëj të artë të mëdhenj. Ndërsa ajo afrohej, engjëjt nisën të hapnin dyert. "Befas, ndërsa unë u afrova shumë, pati një shpërthim drite të madhe nga e cila dolën shumë engjëj të tjerë më të vegjël. Ata ishin kudo dhe fluturonin në miliona, disa me krahë e disa jo.
Më pas pashë se secili prej tyre mbante një top drite, si ata që engjëjt në tokë hidhnin mbi shtëpitë e njerëzve gjatë Krishtlindjeve. Disa prej tyre më buzëqeshnin, por të tjerët vërtiteshin e vërtiteshin sikur unë të mos ekzistoja". Më pas Lorna e gjeti veten sërish në errësirë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. "Unë e ndieja që toka poshtë këmbëve të mia ishte e butë. Bëra më përpara dhe pashë një si shpellë. Shpellës i vinte era kafshë.
Fillimisht më zunë sytë një grua të re. Ishte Maria që qëndronte në mesin e shpellës. Kokën e kishte të përkulur, ndërsa flokët e zinj mblidheshin nga një shall i bardhë. Në duar mbante një bebe. Ajo çka më bëri përshtypje ishte mosha e re e Maries.
Ajo ishte një adoleshente me një fytyrë të rrumbullakët, të bukur dhe mundohej t‘i krijonte rehati foshnjës së saj. Bebja Jezus ishte shtrirë mbi diçka të mbuluar me një copë të bardhë dhe Maria po mundohej t‘i hidhte ca rroba të tjera". Pikërisht në atë moment Lorna pa të atin.
Ai ishte shumë i gjatë dhe më i madh në moshë. "Jozefi kishte një fytyrë të mprehtë dhe një mjekët ngjyrë kafeje. Pas disa çastesh foshnja kapi gishtin e së ëmës dhe tundi kokën duke buzëqeshur. Ishte shumë i këndshëm dhe i shëndetshëm. Nuk kishte shumë flokë. Gjëja që më bëri përshtypje ishte se kishte qerpikë shumë të gjatë e të lakuar, por çdo gjë tjetër ishte e zakonshme si te çdo bebe tjetër".
Gradualisht Lorna e kuptoi se Jezusi po qeshte me engjëjt që ishin rreth tij. Ata ishin të gjatë e të bukur, me krahë të verdhë. Disa këndonin, të tjerët kërcenin me ca zilka të arta që e zbavitnin shumë foshnjën. Më pas, befas, Jezusi bëri sikur e zuri gjumi, por pas pak hapi sytë dhe buzëqeshi sërish, sikur të donte të thoshte se kishte bërë shaka.
Të gjithë engjëjt rreth tij vunë buzën në gaz. Dashuria dhe drita e atyre momenteve nuk kishte të treguar. Pas disa çastesh dy engjëjt që e sollën në këtë dimension iu afruan dhe ajo e kuptoi se ishte koha e lamtumirës. "Unë e gjeta veten sërish në dhomën time duke u lutur. Përvoja që pati i ndryshoi tërësisht jetën vajzës së lindur në periferitë e Dublinit.
"Më pas, kur mendoja për atë që pashë, nisa të kuptoja shumë gjëra. Kur mendojmë për Krishtlindjen, ne zakonisht mendojmë për njerëzit, të mençurit dhe barinjtë që i sjellin dhurata foshnjës, por ajo që unë pashë nga engjëjt që mbartnin topat e dritës ishte që foshnja i jepte dhurata botës, dhurata pafund.
Në njëfarë mënyre, të gjitha foshnjat dhe fëmijët na japin dhurata të mrekullueshme, sepse ata sapo kanë mbërritur nga parajsa dhe janë plot me dashuri e ndjenja të pastra shpirtërore dhe në këtë mënyrë ata ndikojnë te prindërit dhe tek ata që u rrinë pranë.
Gjëja më e trishtë është se kur rritemi, ne e harrojmë se si ishte parajsa dhe pjesën më të madhe të kohës e kalojmë duke kërkuar gjëra materiale.
Por për Krishtlindje ne na jepet një imazh tjetër". Lorna është e bindur se në fundin e çdo viti ndodh diçka për t‘u shënuar. "Diku në botën shpirtërore hapet porta e madhe që unë pashë. Ajo hapet në fillimin e çdo viti të ri. Në zemrën e dimrit ajo hapet dhe çon në tokë një lloj të veçantë engjëlli, engjëllin e Krishtlindjes, që i jep më shumë dritë errësirës dhe mbush zemrat me dashuri dhe shpresë.
Ky është shpjegimi për atë që unë shoh çdo vit për Krishtlindje, për engjëjt që hedhin dritë mbi shtëpi e njerëz. Engjëjt ndihmojnë të rriturit që të rilidhen me kujtimet e së shkuarës në parajsë, me ndjenjat e dashurisë dhe shpresës që fëmijët mbajnë brenda tyre".

Admin- 1132
Re: Gruaja që arrin të flasë me engjëjt
Aq sa beson se mundesh aq edhe arrin...sa gjera ka qe i besojm por nuk i shofim...kjo esht dhunti qe mund te arrihet,kjo esht rruga shpirterore...!
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Similar topics
» Telepatia arrin suksesin e parë
» Engjejt e Sintezes
» Personaliteti
» Margot Wolk,gruaja qe provoi per 2.5 vjet ushqimin e Hitlerit
» Engjujt

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi