Telepatia arrin suksesin e parë
Faqja 1 e 1
Telepatia arrin suksesin e parë
Transmetohen mendime në 8000 km distancë
Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Harvardit dhe ekspertë francezë e spanjollë kanë arritur që, për herë të parë, të transmetojnë informacione nga një tru në një tru tjetër.
Në eksperiment morën pjesë katër pjesëmarrës, nga 28 deri në 50 vjeç, të cilët ndodheshin larg njëri tjetrit, rreth tetë mijë kilometra. Ata nuk i janë nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjike.
Eksperimenti u realizua kështu: njëri nga personat e testuar ka qëndruar diku në Indi dhe në një tabelë i janë shkruar fjalë me kuptim të caktuar. Në kokë ai kishte një lloj aparati transmetues. Tre personat tjerë pjesëmarrës në testim bartnin në kokë aparatet përkatëse “marrëse”. Detyra e tyre ishte që të përsërisnin fjalët të cilat personi testues numër një ua dërgonte atyre përmes rrugës së transmetimit të mendimeve.
Eksperimenti është realizuar përmes elektroencefalografisë, e cila mundëson matjen e valëve të trurit jashtë trupit. Aparati ka kapur informacionet e dërguara dhe pastaj i ka përcjellë ato përmes internetit. Informacionet janë rikonvertuar përmes induksionit elektromagnetik.
Njëri nga bashkautorët e studimit, Alvaro Pascual-Leone ka thënë se qëllimi i eksperimentit ishte realizimi i komunikimit të drejtpërdrejtë mes dy njerëzve, përmes leximit të aktivitetit të trurit të njërit person dhe injektimit të këtij aktiviteti te personi tjetër.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» A ekziston telepatia
» Si funksionon Telepatia
» Telepatia - biokomunikimi
» Telepatia
» Telepatia Kosmike
» Si funksionon Telepatia
» Telepatia - biokomunikimi
» Telepatia
» Telepatia Kosmike
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi