Margot Wolk,gruaja qe provoi per 2.5 vjet ushqimin e Hitlerit
Margot Wolk,gruaja qe provoi per 2.5 vjet ushqimin e Hitlerit
Frika e Hitlerit se mos helmohej nga aleatët, një histori e rrallë
/a>Secili vakt mund të kishte qenë i fundit për të, por shijuesja e ushqimit të Adolf Hitlerit, Margot Wolk jetoi për të treguar historinë e saj. E detyruar të provonte ushqimet e udhëheqësit nazist për më shumë se dy vjet, 95-vjeçarja tregon për Spiegel se ajo ka jetuar nën një frikë të vazhdueshme.
Mund të ishte diçka e thjeshtë si për shembull një racion asparagus i bardhë. I qëruar, gatuar me avull dhe shërbyer me një salcë të shijshme, sipas traditës më të mirë gjermane të gatimit. Shoqëruar dhe me gjalpë të vërtetë, i cili mungonte në kohë lufte.
Ndërsa pjesa tjetër e vendit luftonte për të gjetur qoftë edhe pak kafe, ose përdorte margarinën e holluar me miell për të lyer bukën, Margot Wolk mund të shijonte me ëndje gjellë perimesh të shtrenjta – nëse nuk do të ishte për frikën e vdekjes. Wolk ishte një prej 15 grave të reja që u detyruan të shijonin ushqimin e liderit nazist Adolf Hitler për rreth dy vjet e gjysëm, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sekretarja 24-vjeçare ishte larguar nga apartamenti i prindërve në Berlin i cili ishte bombarduar nga aleatët në dimrin e vitit 1941, duke u transferuar tek shtëpia e vjehrrës në fshatin prusian të Gross-Partsch, në lindje të Prusisë, tani Parcz, Poloni. Ishte një vend i mrekullueshëm mes gjelbërimit, dhe ajo jetonte në një shtëpi me një kopsht të madh. Por më pak se tre kilometra larg ishte vend i përzgjedhur nga Hitleri për të ndërtuar selinë qendrore të Frontit Lindor – Strofka e Ujkut ose Wolfsschanze siç e thërrisnin gjermanët.
“Kryetari i Bashkisë së qytezës ishte një nazist i vjetër”, thotë Wolk. “Unë sapo kisha arritur në qytezën e vogël kur u shfaq në portë SS-ja dhe urdhëroi: “Ejani me ne!”.
Qëndron e ulur në të njëjtin apartament ku lindi 95 vite më parë, në zonën Schmargendorf të Berlinit. Ha me kujdes një copë të vogël torte me një pirun argjendi. “E mrekullueshme”, thotë ajo. Wolk ka mësuar të shijojë ushqime përsëri, por kjo nuk ishte e lehtë.
Shërbyesit e Hitlerit e sollën Wolk së bashku me të tjera gra të reja në kazermat pranë Krausendorf, ku kuzhinjerët gatuanin dhe përgatisnin ushqim për selinë qendrore të Frontit “Strofka e Ujkut”, në një ndërtesë dykatëshe. Personeli i shërbimit mbushte pjatancat me perime, salcra, gjellë të ndryshme dhe fruta ekzotike. Pjatancat vendoseshin në një dhomë tjetër mbi një tavolinë të madhe prej druri, ku ushqimi duhej shijuar. “Asnjëherë nuk u shërbye mish pasi Hitleri ishte vegjetarian,” kujton Wolk. “Ushqimi ishte i mirë – shumë i mirë, por ne nuk mund ta shijonim atë.”
Bllokuar në Strofkën e Ujkut
Kishte shumë zëra se Aleatët kishin plane për të helmuar Hitlerin. Pasi gratë konfirmonin se ushqimi ishte i sigurt, anëtarë të SS-ve e dërgonin atë në selinë kryesore të futur në kuti të mbyllura. Çdo mëngjes në 8:00, Wolk hidhej nga shtrati nga SS-ja, i cili bërtiste nga poshtë dritares së saj “Margot, çohu!”. Ajo ishte e nevojshme vetëm nëse Hitleri kishte ardhur në të vërtetë tek “Strofka e Ujkut”, edhe pse ajo në fakt nuk arriti ta shihte asnjëherë atë.
Në këtë mënyrë gruaja e re e cila kishte refuzuar të bashkohej me Lidhjen e Vajzave Gjermane (BDM), versioni për femra i Rinisë Hitleriane, dhe babai i të cilës ishte dërguar larg sepse refuzoi të bashkohej me partinë naziste, u bë ndihmëse e Hitlerit. Çdo ditë, jeta e saj vihej në rrezik për një njeri që ajo e përçmonte thellë.
Largimi, nuk ishte një opsion. Bombat aleate kishin dëmtuar apartamentin e saj në Schmargendorf, i cili ishte mbuluar nga uji që arrinte deri ne gju. Karli, burri i saj ishte në luftë dhe nuk kishte marrë asnjë lajm prej tij në dy vite. Ajo kishte kohë që mendonte se ai kishte vdekur. “Ku mund të shkoja?” pyet ajo. Të paktën në Gross-Partsch ajo kishte vjehrrën dhe një krevat.
Dhe ja ku erdhi 20 korriku i vitit 1944. Një grup ushtarësh kishte ftuar gratë nga zona në një shfaqe filmike të organizuar në një tendë në afërsi të selisë kur bomba e vënë nga koloneli Claus von Stauffenberg shpërtheu. “Shpërthimi na fluturoi përtej stolave prej druri,” thotë Ëolk. Pastaj dikush çirrej, “Hitleri ka vdekur!” Por komploti për vrasjen e tij kishte dështuar. “Hitleri u largua vetëm me disa të nxira”, thotë Ëolk me ton të thatë.
Pas kësaj, nazistët forcuan sigurinë rreth Strofkës së Ujkut, dhe shijuesve të ushqimit nuk ju lejohej të jetonin më në rrethina. Ata u zhvendosën në një shkollë bosh aty pranë. “Ne po ruheshim si kafshët në kafaz,” thotë Wolk.
Arratisja drejt Berlinit
Një natë, një oficer i trupave SS përdori një shkallë për të hyrë në dhomën ku ajo ishte duke fjetur dhe e përdhunoi. Ajo thotë se qëndroi e heshtur gjatë sulmit. “Derri i vjetër,” thotë Wolk, duke shtuar se ajo kurrë nuk ishte ndjerë kaq e pafuqishme. “Mëngjesin tjetër shkalla ishte ende në ballë të ndërtesës.” Qëndron e qetë duke thënë se është e rëndësishme që historia e saj të merret seriozisht.
Kur ushtria sovjetike ishte vetëm disa kilometra larg nga Strofka e Ujkut, një toger e tërhoqi mënjanë dhe i tha: “Ik, dil nga këtu!” Oficeri e hipi në një tren për Berlin, dhe i shpëtoi jetën. Pas luftës, Wolk e takoi përsëri oficerin dhe ai i tregoi se të gjithë shijuesit e tjerë të ushqimeve ishin qëlluar dhe vrarë nga ushtarët sovjetikë.
Jeta e saj u shpëtua për të dytën herë nga një mjek në Berlin i cili e strehoi pasi ajo u arratis nga Strofka e Ujkut. Kur ushtarët e trupave SS erdhën në klinikën e tij për të kërkuar për të arratisurën, ai gënjeu duke e fshehur dhe oficerët u larguan.
Megjithatë, kur u kthye në Schmargendorf ajo ra në duart e ushtrisë sovjetike. Për dy javë me rradhë, ata e dhunuan në mënyrë të ripërsëritur, duke i shkaktuar lëndime brutale të tillë që ajo kurrë nuk ishte më në gjendje të kishte fëmijë. Ndalon nën kujtesën e dhimbshme. “Isha e dëshpëruar”, pëshpërit 95-vjeçarja. “Nuk doja të jetoja më.”
Një truk për të mbijetuar
Shpresa për jetën rilindi përsëri kur u ritakua me burrin e saj Karl në vitin 1946, tregon Wolk. Ai ishte sëmurë nga vitet e luftës dhe të burgimit, por ajo e kuroi burrin, dhe çifti kaloi 34 vjet të lumtura së bashku.
Wolk buzëqesh kur mendon për burrin e saj. Pas të gjitha përvojave, ajo nuk është një grua e hidhur. Në të vërtetë është e kundërta. Ka veshur në një triko ngjyrë blu mbretërore dhe një gjerdan me rruaza prej druri. Gjithashtu me pak truk, ose “pikturuar veten,” siç e quan ajo. Pavarësisht të kaluarës, ajo thotë se është përpjekur gjithmonë të jetë e lumtur. “Unë nuk e humba humorin tim,” thotë ajo. “Edhe pse humori tashmë kishte tone sarkastike.”
Ajo vendosi të mos i marrë shumë seriozisht të gjitha gjërat. “Ky ishte truku im për mbijetesë”, thotë ajo.
Por për një kohë të gjatë, Wolk nuk donte të mendonte për çka ndodhi në Gross-Partsch, dhe as të fliste për të. Megjithatë, përvojat shpesh i vinin si ëndrra. Kjo ndodhte deri këtë dimër, kur një gazetar lokal bëri një vizitë për ditëlindjen e saj të 95-të dhe filloi ta pyeste. Aty ajo filloi të fliste në lidhje me atë që ajo i quan vitet më të rënda të jetës së saj. Në atë moment, ajo papritur vendosi të prishë heshtjen e saj. “Doja vetëm të tregoja se çfarë ka ndodhur në atë vend”, thotë ajo. “Që Hitleri ishte një njeri me të vërtetë i pështirë. Dhe një derr.”
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
» Personaliteti
» Gruaja që arrin të flasë me engjëjt
» Bashkimi Europian ishte ëndër e Hitlerit
» Humbja e Hitlerit, dhe superfuqia e SH.B.A-ve