Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
+3
I638
Siroco
gjilanasi
7 posters
Faqja 1 e 1
Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
Nga perspektiva e jashtme është shumë e vështirë të imagjinohet se përse dikush mund t'i bashkohet me dëshirë të plotë një kulti adhurimi, organizate apo partie politike. Ekzistojnë mijëra kulte dhe organizata adhurimi në botë dhe miliona anëtarë. Sipas një sërë psikologësh dhe sociologësh, nuk ekziston një stereotip i një personi që është i predispozuar të ndjekë domozdoshmërisht një kult.
Në fakt mund të jetë gjithkush nga ne që i bashkohet kulti, nëse nuk do jemi igjilent aq sa duhet që kjo të mos ndodhë. Në Shqipëri gjithashtu ekzistojnë një sërë kultesh apo forma adhurimi ku një sërë shqiptarësh janë bërë pjesë, përfshirë dëshmitarët e jahovait e deri tek një sërë shqiptarësh që i janë bashkuar ISIS. Ndaj është e rëndësishme që përpara se të mendojmë për t'u bërë pjesë e një kulti, është e rëndësishme të kemi njohuritë elementare psikologjike se çfarë fshihet pas kësaj dëshire nga aspekti psikologjik.
1. Proçesi joshës i rekrutimit
Lider i rrethuar nga ndjekës
Sipas një artikulli në shkruar nga Dr. Filip Zimbaro për Shoqatën Amerikane të Psikologëve, nuk ekziston një person i caktuar apo prototip që është i prirur t'i bashkohet ndonjë kulti apo organizate adhurimi. Zimbaro pretendon se gjithkush mund të binded në rrethana të caktuara për t'iu bashkuar një kulti. Pra në vend që të fajësohen viktimat, ai insiston që njerëzit të fokusohen në mënyrën se si themeluesit e organizatës ia kanë dalë ta bëjnë procesin kaq joshës dhe kanë arritur të rekrutojnë ndjekësit.
Kultet shpesh ofrojnë një mënyrë të struktururar jetese, pa përgjigje definitive se çfarë është e drejtë apo e gabuar. Shpesh janë shumë të dashur, të hapur dhe mirëpritës. Sa më shumë njerëzit qëndrojnë pranë kulteve apo organizatave të adhurimit, aq më shumë u premtohet shëndet i mirë dhe mirëqenie.
2. Ndarjet
Thuajse gjithkush që ka përjetuar një ndajre është shoqëruar nga emocione negative dhe pozitive që mund ta shpien drejt një kapitulli të ri në jetë, një rast i tillë është ish-gruaja e ish-presidentit të Serbisë Boris Tadiç, e cila pas ndarjes me të u bë murgeshë. Pra disa njerëz përshtaten duke kaluar shpejt në një marrëdhënje tjetër, ndërsa të tjerë festojnë ndarjen. Por në fakt të tjerë njerëz i bashkohen një kulti. Dr. Aleksandra Stejn thotë se rreziku më i madh këtu është se njerëzit janë në një fazë tranzirore të jetës së tyre.
Në moshën 20 vjeçare Dr. Stejn nisi të kërkojë për organizata politike në SHBA që pretendonin se kanë prëmirësuar jetën e amerikanëve në lidhje me kujdesin shëndetësorë dhe aspekte të tjera. Udhëheqësit orkestruan që ajo të lidhej me një anëtarë të grupit, në mënyrë që ajo të ishte e motivuar që të qëndronte në një nga këto organizate. Ajo do të punonte me kohë të plotë për 8 orë rresht për çdo ditë, dhe më pas pjesa tjetër e jetës së saj përfundojë duke punuar për liderin e organizatës. Më pas ajo e kuptoi që ishte manipuluar në izolim dhe larg familjes së saj, duke rënë në kurthin e kultit politik për disa vjet rresht.
3. Dëshira për perfeksion
Sipas Dr. Stanli Kath në Universitetin e Mjekësisë së Tufts, SHBA, shumë njerëz që i bashkohen kulteve janë rritur në ato familje ku anëtarët e familjes janë përpjekur t'u mësojnë kristjanizmin, budizmin apo ndonjë fe tjetër, dhe sërish këta e kanë kundërshtuar. Këta njerëz nuk janë domozdoshmërisht ateistë, por refuzojnë të ndjekin traditën e familjes së tyre sepse ndjejnë që ekziston diçka më e mirë.
Dëshira për perfeksion përdoret si një lojë nga shumë kulte. Shumica e kulteve u mësojnë ndjekësve të tyre se ata janë superiorë nga njerëzit e tjerë që nuk janë pjesë e kultit. Kjo u jep këtyre njerëzve një sens "ne kundër atyre", dhe kjo bën që këta të jetojnë të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Duke trajtuar ish-anëtarët e kulteve, Dr. Kath vëren se shumica e njerëzve që ajo ka trajtuar dhe kanë përfunduar në kulte, kanë përfunduar pas një historie të gjatë të fajësimit të të tjerëve për jetën dhe problemet e tyre. Zakonisht këta njerëz nuk marrin përgjegjësi për veprimet dhe gabimet e tyre, dhe vazhdojnë rrugën për të arritur qëllimet e tyre të perfeksionit me çdo çmim.
4. Kërkimi për një qëllimi në jetë
Thuajse të gjithë kalojnë në një krizë ekzistenciale në një moment të jetës. Të gjesh identitetin dhe qëllimin në jetë mund të jetë një sfidë e vështirë, dhe shpesh kultet u japin njerëzve një kauzë për të cilën ato mund të luftojnë. Qoftë premtimi se do shkojnë në parajsë apo të punuarit ditë e natë për të ndryshuar një aspekt politik, kultet mund t'i japin një qëllim atyre njerëzve që nuk kanë qëllimet e tyre në jetë të bauzara mirë.
Dr. Adrian Furnham ka shkruar për një sërë arsyesh se përse njerëzit i bashkohen kulteve. Ai shpjegon se vit pas viti, bota bëhet gjithnjë e më shumë një vend kompleks për të jetuar. Në kohë konfuzioni dhe që paqarta kur njerëzit ndjehen të humbur, grupimet ekstreme ofronë përgjigje absolute ndaj shumë pyetjeve të këtyre njerëve. Shumë njerëz ndihen rehat ta shohin botën në termat e të mirës dhe të keqes, të djallit dhe të mirit. Adolf Hitleri ishti shumë i aftë në këtë pikë. Ai i motivoi gjermanët që u ndjenin në këtë mënyrë se nuk kishin shumë jetë për të jetuar pas Luftës së Dytë Botërore, dhe kjo ishte e mjaftueshme që ata t'u bashkohen nazizmit.
5. Vetëvlerësimi i ulët
Një nga shumë taktikat që kultet përdorin është "bombardimi me dashuri". Kjo është një teknikë ku anëtarët e grupit janë shumë të dashur dhe komplimentues. Për dikë që ka vetëvlerësim të ulët, kjo është një rritje e madhe e egos. Ndonjëherë nëse është ndonjë kult fetarë, anëtarëve u premtohet se në vend që të marrin dashuri nga njerëzit, ata do marrin dashuri shpirtërore nga një qenie më e lartë.
Sidoqoftë, nëse gjithkush nis të bëjë pyetje e të ngrejë dyshime mbi veprimet e organizatës, e gjitha kjo dashuri mund të venitet. Ata persona që vënë në pikëpyetje autoritetin e kultit apo udhëheqësit, zakonisht poshtërohen publikisht apo izolohen nga shoqëria. Duke pasur frikë nga humbja e këtyre miqësive të reja dhe marrëdhënjeve intime, njerëzit e "qepin gojën". Këta lloj njerëzish që janë më të prirur ndaj një manipulimi të tillë zakonisht vijnë nga familje të ndara dhe marrëdhënje abuzive.
6. Femrat janë më të prirura t'u bashkohen kulteve
Ema Kline, autorja e romanit që lidhet me kultet titulluar "Vajzat", shpjegon se shumë vajzave të reja u është mësuar të kërkojnë vëmendje dhe të presin që një mashkull t'i vërë re ata. Meshkujve u është mësuar që të arrijnë qëllimet e tyre e të planifikojnë të ardhmen e tyre. Kështu që kulti është një mënyrë e mirë për femrat që të ndihen sikur kanë një lloj kontrolli mbi fatin e tyre. Sa më pak mundësi që një femër të ketë në jetë, aq më shumë është e prirur që të ndjekë kultet.
Sipas Dr. David Bromli nga Universiteti i Virxhinias, statistikisht janë femrat ato që ndjekin më shumë se meshkujt mbledhjet religjioze.
7. Duan dikë që të kujdeset për ta
Shumë kulte formojnë komunitete ku anëtarëve u premtohet një dhomë për të fjetur në shkëmbim të shërbimeve dhe besnikërisë ndaj liderit. Për ata që kërkojnë shoqërinë utopike apo ata që kanë vështirësi ekonomike, kjo mund t'ju duket një mundësi joshëse. Profesor Artur Dejkman i Universitetit të San Franciskos, thekson se shumë njerëz kanë nevojë për siguri, gjë që kultet ua ofrojnë, kryesisht ata njerëz që nuk kanë marrë shumë dashuri dhe mbështetje nga prindërit.
Këta njerëz duan mbrojtjen e një figure prindërore që mund t'i shpëtojë nga bota e jashtme. Në vend që të jetojnë të pavarur e të jenë përgjegjës për paratë, strehimin, sigurinë dhe kujdesin shëndetësorë të tyre, liderët ua premtojnë këto gjëra në këmbim të bindjes. Zakonisht këta njerëz përfundojnë në një situatë ku kanë nevojë për liderin e organizatës për të mbijetuar.
8. Përpjekja për të shpëtuar botën
Aktorja amerikane Lea Remini është rritur Kishën e 'Shkencologjisë' (sistem fetar që bazohet tek kërkimi i njohurive dhe përmbushjes shpirtërore) që nga mosha 9 vjeçare. I kishin thënë që të besonte se bota nuk do kishte kuptim pa shkencologjinë bota nuk do kishte kuptim dhe se fati i gjithë planetit ishte në duart e tyre. Pavarësisht faktit se ajo dëshmoi një sërë mizorishë dhe barbarizmash të bëra njerë njerëz në nivele të larta drejtuese të kësaj kishe, ajo sërish mendonte se kjo gjë lidhej për të mirën e të gjithve derisa këto mizori ishin "përpjekje për të pastruar planetin". Në faqen zyrtare të internetit kjo faqe nxjerr në pah se sa e tmerrshme është bota. Këta pretendojnë se ministrat shpirtërorë të shkencologjisë janë të përgatitur për të shpëtuar botën dhe të zgjidhin çdo problem.
Sipas aktorit Tom Kruis - i cili është vetë praktikues i shkencologjisë - një shkencolog ka aftësinë të krijojë relitete të reja dhe më të mira.
Është e vërtetë që shkencologjia ka prodhuar gjëra shumë të mira kryesisht në SHBA. Sidoqoftë ata e prezantojnë informacionin në një mënyrë të tillë sikur janë të vetmit në botë që kujdesen për njerëzit. Për të rinjtë idealistë që ndjejnë nevojë të thellë të bëjnë ndryshimin në botë, kjo organizatë mund të jetë shumë joshëse.
9. Nuk e kanë idenë se çfarë është kulti
Dr. Margaret Taler Singer ia ka kushtuar jetën e saj sutdimeve të psikologjisë së shpëlarjes së trurit nga kultet. Shumica e këtyre njerëzve nuk e kishin idenë se organizata në të cilën po hynin, në fakt ishte një kult. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë nuk është e nevojshme që një kult të jetë domozdoshmërisht fetarë. Singer shpjegon se shpëlarja e trurit është diçka që ndodh kaq gradualisht, sa që njerëzit nuk e kanë idenë çfarë po ndodh.
Ajo shpjegon se "Lideri i kultit rritet më i fortë dhe i shëndetshëm ndërsa ua mbush mendjen ndjekësve që po i ndihmon ata. Por synimi kryesorë është që të krijohet më shumë fuqi dhe kamje për liderin, se sa për ndjekësit."
gjilanasi- 361
Re: Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
Arsyeja eshte mosnjohja e vetvetes, nje njeri qe njeh vetveten nuk mund te indentifikohet me asnje religjion, kult apo sekt te çfaredo natyre qofte.
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Re: Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
edhe per mua mosnjohja e vetvetes eshte nje arsye e forte, arsye tjeter besoj se vetvleresimi i ulet.Nga eksperienca ime (kam qen praktikues i rregullt i fese Islame) ne nuk mbajme pergjegjesi ose egoja jone nuk lejon mbajtjen e pergjegjesive per veprimet apo vendimet tona te gabuara prandaj rastesisht ose qellimisht i drejtohemi nje religjioni te caktuar,por ne te vertete zgjidhja e problemeve behet duke i ballafaquar ato pavarsisht sa e veshtire mund te jete. Besimi ne vetvete duhet te jete RELIGJIONI i GJITHSECILIT
I638- 11
Re: Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
Arsyeja pse njerezit hine ne kulte re ndryshme ashtu siq e jep edhe shkenca eshte qe njeriu ne kete bote kerkon fame dhe autoritet !
edhe une do te isha kyqur me naj kult apo klan fitimprures po te mundja po qe spo me jepet rasti, kam nevoj per te shume gjera momentalisht : )
edhe une do te isha kyqur me naj kult apo klan fitimprures po te mundja po qe spo me jepet rasti, kam nevoj per te shume gjera momentalisht : )
bojko- "Janë dy lloje të historisë:. Historia zyrtare, ajo e gënjeshtrave, ajo që na mësojnë në shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia të fshehtë, në të cilën janë shkaqet e vërteta të ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s
33
Re: Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
Bojko ka dhen pergjigjen e sakt
Toniramun- Knowledge is powerful
8
Re: Arsyet që njerëzit anëtarësohen në Kulte
Ka shume arsye pse njerezit i bashkohen kulteve ,prsh nese dikush ka shum aktivitete dhe nuk ka kohe fare per tu bashkuar ne kulte ,apo dikujt tjeter i duket si humbje kohe duke degjuar dh elexuar per librat ,dikush tjeter ka shume pasuri dhe bisnese qe perseri nuk ka koh te humbi kohen me kulte keto hyjn ke kategoria e atyre qe nuk i bashkohen sepse eshte humbje kohe per ta,tani nese marrim ato persona qe i bashkohen per mendimin tim ato jan persona qe e kan vetem nje shkak qe eshte arsyeja qe une e ndaj arsyen ,ka njerez qe shkojn e i bashkohen kulteve prsh: dikush qe nuk ka ngeohtesi nga ama shpirterore dhe ai gjen ngrohtesi aty,dikush qe nuk ka besim ne asgje dhe aty e gjen besimin,dikush qe ka interes ne planet e tij si nga ana monetare si nga ana e ngritjes se personalitetit me makinen llogarice te tij.por per mendimin tim nje mendje e shendoshe e le menje ane kultin dhe nuk e humb kohen etij qe eshte gjeja me e shtrejnte qe njeriu e gezon.
+- Është me mire te jesh optimist dhe ta kesh gabim sesa te jesh pesimist dhe te kesh te drejte.
23
Similar topics
» 5 arsyet pse Izraeli do sulmojë Iranin..!!
» Kafshët dhe Njerëzit
» Xhindët si njerëzit
» Njerëzit mësojnë në gjumë!
» Njerëzit e malit në shekullin XXI
» Kafshët dhe Njerëzit
» Xhindët si njerëzit
» Njerëzit mësojnë në gjumë!
» Njerëzit e malit në shekullin XXI
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi