Xhindët si njerëzit
Faqja 1 e 1
Xhindët si njerëzit
Xhindët si njerëzit
Bota ku njeriu jeton nuk është vetëm ajo çka syri human sheh, por në të vërtetë është botë e çudirave ku gërshetohen përveç njeriut dhe ekzistenca të tjera.
Xhindet për njeriun janë një botë e padukshme. Fjala xhind është shumësi i fjalës arabe "xhinij", që domethënë: i mbuluar, i padukshëm. Xhindet sidoqoftë janë krijuar para njerëzve dhe ndryshe nga ata, xhindet u krijuan nga zjarri, gjë për të cilën flasin edhe Kurani dhe Hadithi. Ato janë qenie, të cilat ne nuk mund t’i shohim sikur janë në realitet.
Në këtë botë transcendentale, paralelisht me njerëzit (por nuk janë botë paralele) jeton edhe bota e xhinëve, nga lloji i të cilëve janë edhe shejtanët (djajtë). Këtë e vërteton edhe Kurani e Sunneti.
Jeta e xhindeve është mjaft e përafërt me jetën natyrore të njerëzve. Edhe tek ta ekziston dashuri e urrejtje, harmoni e mospajtim, miqësi e armiqësi.
Ndryshimet mes tyre dallohen nga pamja, zakonet, si dhe shpenzimet midis njërës dhe klasës tjetër sociale. Ka dallim edhe midis familjeve, qyteteve, shteteve.
Marrëdhëniet seksuale midis xhindit mashkull dhe femër janë të njëjta si tek njerëzit. Edhe te xhindet ekzistojnë ereksionet, epshi, gjakimi, dashuria, simpatia, ndjenjat, të cilat nuk ndryshojnë me asgjë nga ato njerëzore.
Nga aspekti i ngjyrave dhe pamjes janë: të kuq, të bardhë, të zinj, të verdhë dhe ngjyra të tjera që janë prezente edhe te njerëzit.
Për sa i përket numrit të tyre është vështirë të numërohen të tërë, mirëpo, një pasqyrë paksa më të përafërt do të na japë hadithi i Muhammedi-t a.s., në të cilin, lidhur me këtë, thotë: “Ekzistojnë tri lloje të xhindeve: një e treta (1/3) e tyre kanë flatra dhe fluturojnë në ajër, një e treta e tyre janë në formë të gjarpërinjve e qenve, ndërsa një e treta e mbetur lëshohen e ngrihen aty ku dëshirojnë”.
Secili prej këtyre tre llojeve të përmendura brenda tyre kanë edhe nënlloje të ndryshme. Qentë për shembull në të vërtetë, janë një lloj i xhindit, por qeni tejet i zi, i cili i ka dy pika të bardha mbi sy është shejtan katil.
Edhe te gjarpërinjtë ekziston e njëjta gjë, por sipas paralajmërimit të Pejgamberit a.s., gjarpërinjtë më të rrezikshëm janë helmuesit bisht cub dhe helmuesi me dy vija të zeza në shpinë.
Macja e zezë nga ana tjetër është kryesisht shejtan. Për sa u përket të tjerave, xhindet mund të shndërrohen edhe në figurën e tyre. Veçanërisht xhindeshave ua ka ëndja të shndërrohen në mace me ngjyrë të çelët apo të bardhë.
Ekzistojnë lloje të xhindeve, të cilët nuk mund të shndërrohen e mishërohen (trupëzohen). Siç është, bie fjala, rasti me xhindin përcjellës të njeriut (Karinin). Përderisa është te njeriu, për të cilin është i obliguar për ta përcjellë, nuk mund të mishërohet.
Pasi personi përkatës të ketë vdekur, xhindi mbetet, meqë xhindi jeton më gjatë se njeriu dhe atëherë mund të shndërrohet në diçka tjetër e të mishërohet.
Gjithashtu, ekzistojnë lloje të xhindeve, të cilët nuk mund të mishërohen për shkak të mundësive të tyre të kufizuara, meqenëse mishërimi kërkon energji jashtëzakonisht të madhe. Për këtë arsye, këtë janë në gjendje ta bëjnë vetëm xhindet demonë (Ifritët).
Maridët janë xhindet që janë fare të vegjël e të dobët, deri sa të rriten e të arrijnë moshën e caktuar. Me kalimin e viteve, ata e fitojnë edhe fuqinë. Atëherë edhe ata e kanë këtë mundësi, por deri te një kufi i caktuar. Gjithashtu, edhe nga shejtanët ekzistojnë të atillë që mund të mishërohen dhe të atillë që nuk mund ta bëjnë këtë.
Akti i shndërrimit dhe i mishërimit është gjë shumë e vështirë si për xhindet, ashtu edhe për shejtanët. Për këtë lypset një mundim i madh fizik e psikik, gjë që është vështirë edhe për ta marrë me mend.
Mishërimi kryhet për një a disa minuta, varësisht nga forca dhe energjia e xhindit. Për këtë shkak, është shumë vështirë, të mos themi, e pamundur dhe e paparamendueshme që xhindi të shndërrohet në fytyrë të bashkëshortit të gruas apo në ndonjë figurë të ndonjë njeriu tjetër dhe në këtë gjendje të mund të të qëndrojë për kohë të gjatë.
Xhindet apo shejtanët kanë frikë nga njerëzit. Forma në të cilën shndërrohet xhindi a shejtani, e frenon në këtë. Kështu që, po ta kapte ndokush në atë formë apo edhe ta mbyste, ai patjetër do të vdiste.
Përveç kësaj, shumë nga xhindet ua kanë frikën njerëzve, meqenëse janë të vetëdijshëm se ka njerëz që dinë të vënë kontakt me këtë botë (të xhinëve), prandaj kanë frikë se mos njerëzit e tillë do t’i denonconin te kryetari i fisit a qytetit e do të gjykoheshin me burgim, meqenëse në mesin e tyre ka edhe komunistë, budistë, çifutë e të krishterë dhe secili vepron sipas ligjit të ideologjisë së vet, por në të njëjtën kohë dhe të gjithë duhet të sillen sipas ligjeve.
Në kuptimin ideologjik, doktrinar, xhindet janë pasues, njësoj si njerëzit, të religjioneve, besimeve, sekteve e drejtimeve të ndryshme.
Një pjesë dërrmuese e dijetarëve konsiderojnë se, ndonjëherë, disa individë të veçantë mund t’i shohin në format e tyre të paraqitura, e jo në format e tyre natyrore, origjinale, ndërsa disa të tjerë konsiderojnë se xhindet s’mund t’i shohin as të dërguarit, as njerëzit (e zgjedhur) të rëndomtë. Xhindet gjenden dhe banojnë nëpër shtëpitë e njerëzve.
Xhindi shtëpiak e ka emrin ‘Amir, shumësi ‘Ummar. Banojnë në vende të papastra, nëpër banja, në nevojtore, në varreza, në kantiere për mbeturina e në vende të ngjashme, të ndyta.
Megjithatë për sa u përket xhindeve, gjithashtu transmetohet se xhindet frikësohen prej njerëzve siç frikohen njerëzit prej tyre.
Por paçka kësaj, njerëzit shpesh janë rrezikuar nga sulme nga ana e xhindeve, mund të jetë i shkaktuar me ndonjë veprim ose irritim pa dashje njerëzore që s’ka përherë motiv logjik, e mund të jetë edhe pa kurrfarë shkaku.
Xhindet kanë fuqi të cilat njerëzit nuk i kanë. Për një gjë të tillë ka mjaft të dhëna nga burimet tradicionale dhe fetare.
Ndër specifikat e tyre mbizotërojnë shpejtësia e lëvizjes, për çka bëhet fjalë në rrëfimin Kuranor, ku Sulejmani a.s. kërkon që t’ia sjellin fronin e mbretëreshës nga Saba, kurse xhindi e lajmëron.
Mundësia e lëvizjes së tyre natyrore në kozmos është deri te kufiri i caktuar, sepse xhindet që nga momenti i krijimit të tyre kanë pasur mundësi të ngjiten në sferat qiellore dhe të dëgjojnë lajmet qiellore.
Ata gjithashtu kanë aftësinë e ndërtimit të sofistifikuar të materialeve shkencore-teknike, të cilat kanë qenë me shekuj para atyre njerëzore, si dhe aftësinë për t’u materializuar. Mbi të gjitha, ata kanë dhe aftësinë për të qarkulluar nëpër trupin e njeriut sikur gjaku.
Nëse ndodh që njeriu pushtohet nga xhindi, atëherë shërimi i vetëm janë kurimi me librin e shenjtë dhe lutjet e bëra nga persona me besim të fortë.
Si përfundim, edhe pse në tokë flitet se ekzistojnë dy krijesat me inteligjente, njerëzit dhe xhindet, në tokë përparësi i është dhënë njeriut, pasi ai është qenia më e dashur tek Zoti.
Përktheu: Lorena Kollobani

Jon- 1159
Similar topics
» Xhindet
» Xhindët te shqiptarët
» Histori me entitete
» Engjëj dhe Djaj - Xhindët
» Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
» Xhindët te shqiptarët
» Histori me entitete
» Engjëj dhe Djaj - Xhindët
» Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi