Kafshët dhe Njerëzit
2 posters
Faqja 1 e 1
Kafshët dhe Njerëzit
Gjashtë vjet mbi varrin e të zotit
Qeni është i njohur si një prej kafshëve më besnike të planetit, por një qen i rrallë mund të thyejë çdo rekord të besnikërisë.
Një pastor gjerman, i quajtur nga pronari i tij i ndjerë “Kapiten”, prej gjashtë vitesh nuk largohet nga varri i ish-pronarit të tij, argjentinasit Miguel Guzman, i cili ndërroi jetë në vitin 2006.
Në të gjithë këtë kohë, Kapiteni 13-vjeçar largohet vetëm për t’u ushqyer dhe pirë ujë, për të qëndruar më pas natë e ditë roje mbi varrin e ndodhur në varrezat publike të qytetit të Vija Pazit.
I ndjeri e bleu qenin si një dhuratë për djalin e tij në vitin 2005, por pas një viti pësoi një infarkt vdekjeprurës.
Pas funeralit, në të cilin Kapiteni ishte i pranishëm, të afërmit panë se si pastori u zhduk prej tyre.
Askush nuk e dinte se ku ndodhej qeni, deri në vizitën në varreza disa javë më pas, ku kafsha u pa duke qëndruar mbi varrin e Guzmanit.
Ndonëse familjarët u përpoqën ta rikthenin në shtëpi, qeni refuzon të bëjë diçka të tillë, duke zgjedhur të qëndrojë përkrah pronarit të tij të pajetë.
Në këto kushte, e vetmja gjë që mund të bëjnë anëtarët e familjes Guzman për qenin e tyre besnik, është ta vizitojnë vazhdimisht për t’i dhënë ushqim, deri në momentin që ai nuk do të bashkohet sërisht me pronarin e tij.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: Kafshët dhe Njerëzit
Qentë ngushëllojnë çdo njeri që qan
Ashtu siç mund të konfirmojë pothuajse çdo pronar i një qeni, “miqtë” tanë me katër këmbë janë gjithmonë atje kur i zoti i tij ndihet keq me humor apo është i përlotur.
Megjithatë, një studim i ri tregon se kjo sjellje nuk i rezervohet vetëm pronarit, por çdo njeriu që qeni ndien se është keq emocionalisht.
Kërkuesit e Universitetit të Londrës, bënë të ditur ditën e premte, se ndonëse nuk ka studime shkencore për këtë, ekzistojnë prova të qarta për këtë sjellje nga ana e qenve.
Universiteti realizoi një eksperiment me 18 qen të racave të ndryshme, të cilët u vunë përpara provës, në të cilën pronari i tyre si dhe një njeri i huaj hynin zhurmshëm në shtëpi, duke i shtirur sikur qanin.
Midis 18 qenve, 15 prej tyre lanë në mes aktivitetin me të cilin po merreshin, për t’iu afruar personit për ta ngushëlluar, pavarësisht nëse ai ishte pronari ose jo.
Sipas kërkuesve, kjo sjelle e sofistikuar është e njëjta që lejon qentë që të përkujdesen edhe për fëmijët e vegjël.
Megjithatë, mekanizmi mendor me të cilin qeni arrin të kuptojë njeriun mbetet ende gjerësisht i pazbuluar.

Anulojne muajin e mjaltit per te kuruar qenin
Një çift i sapomartuar ka anuluar muajin e tij të mjaltit në Las Vegas, të cilin e ëndërronin prej kohësh, për t’i përdorur paratë e mbledhura për operacionin e qenit të tyre. Kler dhe Keri Morgan mësuan pak para udhëtimit se qeni i tyre Tito, një bulldog amerikan, ishte me kancer dhe kishte nevojë për një trajtim, që kushtonte 7 000 paund. Kështu, çifti i ri nga Morriston, Sauth Uejls, nuk u mendua gjatë, por vendosën që me paratë e udhëtimit të kuronin Titon.
Keri, i cili punon në një garazh makinash, tha se “Kishim kohë që e planifikonim udhëtimin tonë të ëndrrave, por Tito është më i rëndësishëm”. Titos iu pre një këmbë dhe një tjetër e ka ende nën trajtim kimioterapie. Kler, 26 vjeçe, tha se udhëtimi i tyre mund të shtyhej për një periudhë tjetër, sepse “Tito është një mik që vlen përgjithmonë”.

Macja që i shkon ish-të zotit me dhurata përditë te varri
ITALI — Që kur i ka vdekur i zoti, pak më shumë se një vit më parë, Toldo, macja 3-vjeçare në ngjyrë bardhë e gri, çdo ditë i shkon tek varri. Siç tregon Corriere della Sera, merr me vete peceta, degë dhe shkopinj, gota plastike, si dhurata të vogla, dhe i çon tek varri i Renzo Iozzelli, i cili vdiq në 22 shtator të 2011, në moshën 71 vjeç.
Renzo ishte shumë i lidhur me Toldo, e pati marrë atë në një karvan macesh, kur macja ishte 3 muajshe. Nëse nuk do të kishte shumë dëshmitarë, që përditë vërejnë macen se ç’bën, kjo do të dukej si një histori e dalë nga imagjinatat e Walt Disney.
Por në fakt gjithçka është e vërtetë. E tregon këtë edhe vejusha e Iozzelli, zonja Ada, dhe e pohojnë dhe shumë të tjerë. «Edhe sot — rrëfen zonja Ada — kam shkuar te varri dhe Toldo më erdhi nga pas. Rrugës, një njeri që njoh, më tha se, sot herët, macja kishte qenë dhe një herë aty».
M.A

Qe nga vdekja e zonjës, ky qen nuk mungon kurrë në meshat e kishës
"Pasi vdiq e zonja, dy muaj më parë, qeni Tommy nuk ka munguar asnjëherë në meshat e kishës, ku ajo shkonte shpesh dhe ku u organizua ceremonia e saj e varrimit, bënë të ditur sot burime mediatike italiane."
Kur ai dëgjon këmbanat e kishës së Santa Maria Assunta në San Donaci në Brindizi, në jug të vendit, çdo pasdite Tommy shkon përpara altarit.
“Me përjashtim të ditëve kur bie shumë shi, Tommy ka qënë gjithëmonë i pranishëm në kishë, që kur ai e shoqëroi arkivolin e zonjës së tij me katër putra të qëndrojë para altarit”, shkruante e përditshmja vendase “Messaggero”.
E zonja e tij jetonte vetëm me katër qen, por Tommy ishte i preferuari i saj.

Zbulimi, lopët mund të komunikojnë me njerëzit
Lopët janë në gjendje që të komunikojnë në mënyrë të ndryshme, sipas situatave të caktuara me njerëzit.
Të paktën kështu pretendon një grup studiuesish britanikë, të cilët pretendojnë se këto kafshë janë të afta për të komunikuar me njeriun sipas rrethanave.
Një studim, i zhvilluar në Universitetin e Londrës dhe atë të Nottingham, nën drejtimin e Monica Padilla de la Torre ka mbajtur nën vëzhgim një grup lopësh dhe fermerësh dhe ndryshimin e tonit të kafshëve sipas motiveve dhe rrethanave të ndryshme. Mes lopës dhe viçit, u zbulua se toni i zërit është shumë i ulët.
Ndërsa në prani të njeriut, toni i zërit ndryshon dukshëm dhe bëhet më i fortë.
Eksperimenti u krye edhe duke ndryshuar personin që furnizonte kafshën me ushqim, ku në rast se personi ishte i ndryshëm nga ai që lopa ishte mësuar, toni i kafshës ndryshonte edhe më shumë.

gjilanasi- 361
Similar topics
» Si i parashikojne kafshet termetet?
» Gjerat e pabesueshme qe bejne kafshet
» Xhindët si njerëzit
» Ti je me shumë sesa që mendon
» Njerëzit me fuqi mbinatyrore
» Gjerat e pabesueshme qe bejne kafshet
» Xhindët si njerëzit
» Ti je me shumë sesa që mendon
» Njerëzit me fuqi mbinatyrore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi