EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Budizmi tibetian dhe sekreti i astralizmit

Shko poshtë

Budizmi tibetian dhe sekreti i astralizmit Empty Budizmi tibetian dhe sekreti i astralizmit

Mesazh  Big Bang 26.03.09 12:52

Budizmi tibetian dhe sekreti i astralizmit

Budizmi është një nga fetë më të mëdha, i cili të mahnit me karakteristikat e ritualeve të tij të veçanta dhe magjiplota. Një ndër këto rituale është edhe aftësia e braktisjes së vullnetshme të trupit fizik, duke transferuar shpirtin njëkohësisht në trupin astral.

Edhe pse budizmi është shumë i përhapur në botë, budizmi tibetian është ai më mistiku i cili është i përqendruar në Tibet, në Mongolinë e Brendshme të Kinës dhe në zonat përreth.

Ndryshe, kjo fe quhet nga populli “lamaizmi”, që është feja budiste me ngjyrat lokale tibetiane dhe e shkrirë nga fetë e lashta vendase me ato të hyra nga India e lashtë dhe nga krahinat e brendshme të Kinës.

Për shkak të ndikimeve të budizmit të kombësisë Hane të Kinës dhe të budizmit indian, shumica e tempujve të budizmit tibetian kanë marrë formën e pallateve të kombësisë Hane dhe mbi këtë bazë janë zhvilluar edhe më tej.

Ata janë në përgjithësi madhështore me kolona të larta e të pikturuara bukur e me finesë. Sallat e pallateve janë zakonisht të larta e të mëdha dhe në kolonat e pallateve janë varur shumë sixhade të ngjyrave të larmishme, por me ngjyra të errëta. Muret e tempullit janë lyer me ngjyrë të kuqe dhe mbi mure përdoren shirita të bardhë ose me ngjyrë kafe, kurse salla e shkrimeve të shenjta dhe kulla janë lyer me të bardhë. Në muret e bardha përdoren korniza të zeza të dritareve, duke bërë që këto ngjyra të theksojnë edhe më shumë misterin e tyre.

Brenda këtyre mureve gjendet edhe sekreti i astralizmit që ndryshe mund të shpjegohet si aftësia e braktisjes së vullnetshme të trupit fizik, duke transferuar shpirtin njëkohësisht në trupin astral, për t’i përdorur së bashku gjatë qëndrimit paralelisht si në nivelin fizik ashtu edhe në atë astral.

Sipas mësimeve të teozofisë, trupi astral është njëri nga shtatë nivelet tona të ekzistencës. Aty janë të vendosur qendrat e ndjenjave dhe dëshirave tona. Filozofia tantriste tregon për shtatë qendrat të energjisë që quhen Çakra, ku janë të vendosura burimet e vetë esencës së mundësive njerëzore të ekzistencës.

Pothuajse të gjithë besimtarët e kësaj feje mendojnë se trupi është vetëm një mburojë e fortë e energjive të brishta, substile që ekzistojnë tek ne.

Megjithatë, kjo nuk është vetëm një bindje e besimtarëve, por edhe e shkencëtarëve perëndimorë të cilët kohët e fundit kanë arritur në përfundim se njeriu ka disa trupa të adaptuar për ekzistim në nivele më të larta astrale, mentale dhe hyjnore, ndërsa e përbashkëta e qëndrimit në këto nivele, është vetëdija unike pa marrë parasysh se në cilin prej të tyre arrihet.

Kërkuesit e ndryshëm janë më afër se kurrë drejt përgjigjes së zgjidhjes, tani për tani të këtij fenomeni parapsikologjik.

Megjithatë, tentativat e ngjashme shkencore janë koma të bllokuara nga empirizmi i cili bën të mundur shkencërisht të vërtetohen fenomenet psikike.

Mjetet dhe metodat të cilat, në të vërtetë, do të mund ta regjistronin si duhet fenomenin psikik, janë të bazuara në supozimin e vjetër se fakt shkencor është vetëm ai i cili mund të matet dhe shikohet.

Përgjithësisht, këndvështrimi teofizik përbëhet nga pikëpamja se këta trupa të ndryshëm pas vdekjes ndahen, kurse vetëdija edhe më tutje është aktive në një numër të caktuar “drejtuesish”, prej të cilëve secili ka trajtën gjegjëse.

Sipas budizmit të kësaj krahine, mendohet se në secilën krijesë njerëzore fshihen trupi eterik, trupi mental, trupi spiritual, trupi dëshiror, trupi që rrezaton, trupi i dukjes dhe, natyrisht, trupi astral. Edhe pse dallimet janë të shumta, më së shpeshti përdoret shprehja se trupi astral shënon një trajtë substile e i cili banon në trupin fizik.

Natyrisht se mospajtimet në definimin e trupit astral janë të shumta në mesin e hulumtuesve. Por kjo edhe nuk është aq e rëndësishme. Me domethënie është se shumica pajtohen në një – se trupi astral ekziston dhe se i posedon përmasat e caktuara materiale.

Gati të gjithë hulumtuesit e fenomenit të përjetimeve jashtëtrupore kanë ardhur gjer tek përfundimi se ekziston dallim i dukshëm (i formuar në koncept) në mes të autoskopisë (përvoja e pamjes së vetvetes gjatë kohës së operimeve, ndeshjeve, ëndërrimit etj.) dhe autofanisë (të shfaqurit e vetvetes, në disa raste edhe takimi me dublikatin tënd), që do t’i përshkruajmë në kapitujt vijues.

Autoskopia niset nga premisa se vetëdija është e vendosur jashtë trupit fizik në atë mënyrë që ia mundëson subjektit ta “kundrojë” trupin fizik nga largësia e caktuar dhe, sigurisht, nga fokusi krejt i ri i vetëdijes.

Në rastin e autofanisë, sakaq, qendra e vetëdijes mbetet në trupin fizik dhe e përballur është me dublikatin e vet, respektivisht trupin astral.

Përvoja e vetiniciativës gati gjithmonë e përcjell projeksionin astral dhe nuk duhet të jetë e shkaktuar apo e lidhur me ndonjë traumë.

Për sa u përket po prapë mësimeve të lashta kineze, na përkujtojnë për teorinë shumë të zhvilluar të trupit astral apo jetësor, kurse tekstet e dy përfaqësuesve më të shquar të taoizmit* - të Lao Cesë dhe Çuang Cesë – u kanë shërbyer gjeneratave të mëvonshme të mendimtarëve fetarë që dëshironin t’i mbidominonin kushtet kufizuese të jetës njerëzore.

Ambicia e tyre ka qenë, sipas botimit enciklopedik “Religjionet e botës”, t’ia vidhnin të fshehtën “Qiellit e Tokës”, të nxirrnin prej saj të fshehtën e vetë jetës, që të përmbushej dëshira e tyre për pavdekësinë.



Lorena Kollobani
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi