EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Budizmi Tibetian

2 posters

Shko poshtë

Budizmi Tibetian Empty Budizmi Tibetian

Mesazh  Neo 09.09.11 23:49

BUDIZMI TIBETAN = VAXHRAJANA

= „vetura e xhevahirit“ = Tantra tibetane

Idetë-bazë janë si në Budizmin Mahajana, por Vaxhrajana synon ndriçimin e shpejtë, brena kësaj jete.

Tantrizmi është çlirimi i shpejtë, gati i dhunshëm, i njeriut. Qëllimi është identifikimi me natyrën e Budës.


Idetë kryesore:

- Samsara dhe nirvana janë njëlloj

- Secili ka natyrën e Budës

- Duhet udhëheqja e një mjeshtri (sidha, lama).



Metodat:

- Vizualizimi (përfytyrimi) i një Bude apo Bodisatve

- Mantra (këndime të fjalëve apo fjalive të shenjta)

- Mudra (gjeste me duart)

- Meditimi

- Këndimi

Të bëhesh njësh me atë që vizualizon të çon drejt ndriçimit.

Për të arritur ndriçimin, duhet praxhna = urtësi dhe upaja = metodë.

Tantra është e njohur sidomos për përfshirjen e seksualitetit. Mirëpo, gjatë ritualeve, bashkimi seksual ndodh rrallë. Atëherë shërben për të transformuar energjitë seksuale në ato spirituale për ta arritur kështu ndriçimin.



4 shkollat bazë të Budizmit tibetan:

- Njingma

- Shakja

- Kagjy – më e përhapur në perëndim

- Gelug – shkolla e Dalai Lamës, që megjithatë respektohet si udhëheqës fetar nga të gjithë tibetanët.



4 klasat e Tantrës:

- Krija Tantra: rituale

- Çarja Tantra: veprimi ritual bashkë me përqëndrim të brendshëm

Njeriu ushtron si lutës, që i drejtohet hyjnisë së përfytyruar sikur të ishte qenie më e lartë

- Joga Tantra: meditim, vizualizim i mandalave (simbole përreth një qendre), identifikim me aspektet e Budave

- Anutara Joga Tantra: bashkimi i të gjitha polariteteve, kuptimi që në gjithçka ndodhet zbrazëtia

Njeriu duhet të praktikohet me bodiçita = një shpirt drejtuar ndriçimit, bashkë me mëshirë. Bodiçita është dashuri dhe mëshirë për të gjitha qeniet.


Hyjnitë janë ndihmës. Njeriu u drejtohet nëpërmjet vizualizimeve, mudrave, mantrave dhe mandalave.

Përfshihen 5 Buda transcendentë = Tatagata. Të gjithë Budat e tjerë janë emanacione (manifestime, shfaqje konkrete) të tyre.



Mjeshtrat janë lama (mësues spiritual) dhe tulku (një mësues që është rilindja e një mjeshtri të vdekur). Shumë funksione fetare përcaktohen me parimin e tulkus.

Kështu, Dalai Lama është rilindja e paraardhësit te tij, e kështu me radhë. Dmth. në të vërtetë ka vetëm një Dalai Lama në rimishërimet e tij.



Kozmosi është manifestimi i polariteteve.

Ka vetëm një zbrazëti – nirvana, por këtu gjithçka manifestohet në polaritete.

Këto klasifikohen sipas koncepteve simbolike mashkullor – femëror.

Kështu, metoda e shkathët është mashkullore, ndërsa urtësia femërore.

Në ritual, femërorja simbolizohet nga këmbana, ndërsa mashkullorja nga vaxhra.



Mësimi Trikaja: Çdo Buda paraqitet në tre trupa njëkohësisht.

- Nirmanakaja: trupi tokësor, që e kemi edhe ne

- Sambogakaja: trupi i lumturisë. Ai përbëhet nga një substancë si dritë, që manifestohet në nivelet e ndryshme të Budave.

- Darmakaja: trupi i së vërtetës. Është një trup i palindur = zbrazëtia = gjendja e hapur e ekzistencës = vetë ekzistenca (tatva) = kuptimi që nuk ka ndonjë Vete në asgjë që është = njësh me të gjitha Budat, sidomos me 5 Tatagatat = natyra e Budës
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Budizmi Tibetian Empty Re: Budizmi Tibetian

Mesazh  gjilanasi 01.11.14 16:28

BUDIZMI TIBETIAN

Budizmi Tibetian Tibet-11

HYRJE

Budizmi tibetan paraqitet ne perendim shpesh i tjetersuar (p.sh. ne filma). Tregohen aspektet ezoterike, valle ne manastir, rituale te rralla, simbolizimi seksual. Fokusi eshte dituria e specializuar e nje elite te vogel dhe te shkolluar murgjerish. Ana tjeter e neglizhuar eshte jeta e perditshme jo aq mbreselenese e murgjerve, murgeshave, nomadeve dhe fshatareve te thjeshte. Sot nje pyetje e rendesishme eshte: Budizmi tibetan a eshte "vetem religjion" apo nje element vendimtar i identitetit te rrezikuar kombetar dhe kulturor tibetan?


BUDIZMI TIBETAN DHE PRAKTIKA TANTRIKE

Budizmi tibetan eshte budizmi i rrymes Vaxhrajana (Vajrayana) me elementet e religjionit Bön. Bön ishte feja e Tibetit para ardhjes se Budizmit, ndersa sot ka marre shume elemente te Budizmit dhe eshte njera nga pese shkollat e Budizmit tibetan.
Ne Budizmin tibetan, mesuesi, "guru", luan nje rol te madh duke udhezuar nxenesit per kryerjen e ritualeve. Vetem "lama", mesuesi i larte, garanton per autenticitetin e mesimit, sepse ai e ka marre nga lama i tij e ashtu me radhe, deri ne kohen e hershme tek themeluesit e rrymave budiste tibetane.

Tantra eshte nje forme e Budizmit verior, qe bazohet ne shkrime te quajtura po ashtu "tantra". Shkrimet e hershme tantrike vijne nga shekulli IV. Tantrat permbajne cdo lloj shkrimesh rituale dhe veprimesh meditative. Teknikat kryesore tantrike jane sisteme te komplikuara nga rituale, vizializime dhe meditime. Qellimi eshte cberja e idese se unit, pervoja e mosdualitetit te te gjitha dukurive dhe te trupit te vet. Dmth. ne te vertete, qe ne zakonisht nuk shohim dot, gjithcka eshte nje, nuk ka dallim midis subjektit dhe objektit, dhe uni dhe trupi jane iluzion. Kuptimi i kesaj con deri te "ndricimi" - njeriu realizon natyren e tij te Budes dhe behet vete Buda.


MURGERIA DHE MANASTIRET

Manastiret ishin shume te rendesishem ne shoqerine tibetane. Manastiri i pare u ndertua ne vitin 779. Nga qendra te vogla, u rriten ne komplekse te medha manastiresh. Mirepo, murgjerit tibetane nuk mbeshteteshin plotesisht nga manastiret. Hyrja ne manastir nuk siguronte dot jetesen. Prandaj murgjerit mbeshteteshin nga familjet, merreshin me tregti ose kryenin rituale kundrejt pageses. Vetem nje perqindje e vogel e murgjerve mund te merrej me meditim dhe doktrinen budiste. Ne pergjithesi, jeta ne manastir ishte e veshtire dhe e mundimshme. Por murgjerit kishin nje status te larte dhe respektoheshin shume ne shoqeri. Rreth 15 % te popullsise mashkullore tibetane ishin murgjer! Numri i murgeshave ishte me i ulet. Shumica e manastireve ne Tibet ndodheshin ne vende te izoluara dhe perfshinin disa dhjetera murgjerish, qe kryenin rituale per bashkesine lokale.

Ne shoqerine tibetane, lamat dhe murgjerit kane nje pozite te privilegjuar. Me gjithe veshtiresite, murgeria idealizohet si hapi me i mire per t'u cliruar nga gjithe jeta tokesore.


REVOLUCIONI KULTUROR DHE SHTYPJA E LIRISE FETARE

Ne vitin 1951, Ushtria Popullore Clirimtare Kineze hyri ne Tibet dhe e pushtoi. Mao Zedong deklaroi qe feja qenka helm. Me 1959, Dalai Lama u detyrua per t'u arratisur ne Indi. Masat politike te ndermarra nga kinezet, indoktrinimi dhe reforma tokesore me shtetezimin e hapesirave bujqesore shkaterroi bazen materiale te ekzistences se manastireve. Prej kesaj, manastiret mund te kryejne funksionet e tyre vetem ne menyre te kufizuar. Nje goditje tjeter qe Revolucioni Kulturor i vitit 1966. U ndalua praktika e fese ne publik, u ndaluan festat fetare dhe shenjat e jashtme e religjiozitetit budist. Pothuajse te gjithe 6000 manastire dhe tempuj u plackiten dhe u shkaterruan (disa u rihapen pastaj ne menyre shume te kufizar). Revolucioni Kulturor ishte perpjekja e shkaterrimit te identitetit kulturor te Tibetit. Qellimi ishte shtypja e ndikimit te religjionit ne jeten e perditshme.

Ushtrimi publik i praktikes fetare eshte i ndaluar ne Tibet, ndersa ne mergim praktikohet feja tibetane. Per tibetanet e qendruar ne vendin e tyre, religjioni eshte nje mbeshtetje e rendesishme ne jeten e perditshme. Ushtrimi i fese kontrollohet rreptesisht nga autoritetet kineze. Ka fushata riedukimi, sidomos ne manastire, qe [sic u pa vjet] konsiderohen si qendrat e levizjes tibetane per pavaresi. Kinezet perdorin edhe spiune. Eshte e ndaluar te kesh nje fotografi te Dalai Lames. Kush kundervepron, denohet me gjobe ose burg dhe torture, edhe sot.

Keshtu po zhduket religjioni i perditshem nga publiku. Megjithate, shume tibetane ruajne traditen e tyre. Festat dhe ritualet mbahen fshehurazi. Ndersa ceremonite fetare qe mbahen ne publik kane vetem rendesi folklorike dhe vihen ne skene per turistet.

Qeveria mergimtare e Tibetit, e kryesuar nga Dalai Lama, pretendon ta perfaqesoje popullin tibetan ne teresi. E perfaqeson ne menyre simbolike edhe kulturen dhe fene tibetane autentike. Historia tibetane tregohet si historia e nje populli paqesor [qe nuk ka qene gjithmone ashtu], qe i perkushtohet ushtrimit te fese se tij dhe per te cilin dhuna nuk ka qene opsion per zgjidhjen e konflikteve. Ky imazh pelqehet sidomos nga simpatizuesit perendimore te Budizmit tibetan.

GJENDJA AKTUALE

Per murgjerit, manastiri perfaqesonte lojalitetin dhe identitetin e bashkesise. Ende nuk kishin nje vetedije kombetare ose nje mendim ne kategorite e nje shteti kombetar ne kuptimin modern. Sipas Dalai Lames, elementi i qendrueshem i Tibetit eshte Budizmi. Per te, qellimi paresor nuk eshte pavaresia, por ruajtja e kultures se Budizmit tibetan. Kjo perputhet me funksionin e Dalai Lames si mbrojtes i nje tradite fetare.

Por brezi i ri nuk gjen dot me shume kuptim ne konceptet dhe ritualet tradicionale duke perfshire edhe parimin e refuzimit te dhunes per te arritur qellime politike. Nga ana tjeter, europianet dhe amerikanet kane nje interes te mirefillte per Budizmin tibetan. Prandaj Dalai Lama deshiron te perfshije boten ne ceshtjen e tij, duke shpresuar per mbeshtetje financiare dhe politike. Por brezi i ri dyshon gjithmone e me shume qe me normen e heqjes dore nga dhuna mund te arrije qellimet politike dhe ve ne pyetje imazhin e perhapur nga qeveria mergimtare te Tibetit tradicional si "Shangri-La" [edhe Shambala, nje vend utopik burim i urtesise]. Nuk pajtohen me pohimin e Dalai Lames qe pavaresia e Tibetit nuk qenka aq e rendesishme sa ruajtja e kultures budisto-tibetane.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi