EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Budizmi

Shko poshtë

Budizmi Empty Budizmi

Mesazh  Lapsi 29.10.11 10:08

Budizmi

Budizmi është fe botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në Azi. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama Budës, i cili jetoi në shek. V p.K. mes Nepalit e Indisë Veriore dhe te tom titi.Budizmi lindi në Indi në kastën Kshatrije (kastë e luftëtarëve).

Themelimi i budizmit lidhet me emrin e princit Gautama nga familja Sindarta, më vonë i quajturi Buda (i zgjuari, i arsimuar). Është injohur edhe me emrin Sakja Muni (murg, i urti nga fisi Sakja ). Emri i tij Gautama si zakonisht përmendet vetëm në burimet jo budiste, ndërsa burimet budiste përmendin vetëm emrin Buda.

Sipas të dhënave të sigurta, lindi në vitin 557 para Krishtit a.s. U rrit dhe u edukua në pallatin prindëror, sepse i ati ishte sundimtar indan. U martua dhe pati një djalë. Qysh në këtë kohë tregoi mosinteresim për jetën.

Në moshën 23 vjeç ra në një krizë morale dhe kur ishte në një depresion të fortë në një shëtitje hasi në një plakë, një njeri të sëmurë, pas këtij në një njeri të vdekur dhe më në fund në një asket (murg-dervish, njeri i larguar nga kjo botë).

Nga tri rastet e para përfundoi se “asgjë nuk vlen rinia për arsye se e shkatëron pleqëria” as “shëndeti për arsye se e shkatron sëmundja”, as “jeta për arsye se e shkatron ate vdekja “, por mbetet i vetmi dinjitet të cilin e hasi në fytyrën e murgut-të urtit.

Pas kësaj Gautama e pa se jeta është e vështyrë dhe e mundishme dhe kështu vendosi ta lëshojë pallatin. Me vjedhuri hyri në dhomë ku flenin gruaja dhe djali në mënyrë që t’i sheh për herë të fundit. Këtë ndarje nga bota dhe familja, budistët e quajnë “mohim madhështor”.

Pas kësaj ai ia mësyti shkretëtirës “Gaja” me shpresë se atje do ta gjejë të vërtetën mbi jetën dhe gjithçka që ekziston. Pas gjashtë apo shtatë viteve vuajtjeve dhe mundimeve arriti t’i fusë nën sundimin e vet (djallëzit ) dhe një natë në lindje të indisë në vendin Bud’ha Gaja papritmas depërton në të “Vërtetën sekrete “.

Pasiqë të bëhet Budë filloi predikimet e mësimeve të veta dhe së pari takohet me pesë asketikë të cilëve ua mëson mësimet e veta. Këto më vonë u quajtën pesë nxënësit e parë të Budës.

- Edhe pse budizmi u shfaq ne shek. VI p.e.s., libri nuk u shkrua deri në shek. II të e. s. Gjatë tetë shekujve të ekzistimit budizmi u përhap dhe u mësua me mësim gojor. Libri quhej Tipitaka ose Tripitaka që d.m.th. se është trepjesësh apo trilogji.

Është e shkruar në gjuhën Pali dhe Sanskrite dhe është shkruar në Shri Lankë (ishull i Indisë, emri i tij i vjetër është Ceylon). Tipitaka është karakteristikë e theravada budizmit, ndërsa pos kësaj qenë edhe disa përmbledhje librash si: Sutra dhe Tantra. Sutrat janë karakteristikë e Mahayana budizmit, ndërsa Tantra është karakteristikë e Vajrayama budizmit.

- Shenjat mbinatyrore të Buddhës ishin gjithsej 32. Kishte një beng me qime në mes të vetullave (urna); kishte një gungë mbi kokë, si shenjë e urtësisë (ushnish); veshët e zgjatur sepse 29 vjet kishte bartur vathë t rëndë; kishte 40 dhëmbë. Pozita meditative e tij ishte: i ulur këmbëkryq me shputa përpjetë. Kishte pas kokës një Aureolë që simbolizon arritjen hyjnore (rrasmi), e cila ishte gjashtë ngjyrëshe (kishte diametër 6 m). Shputat e tij ishin të një gjatësie dhe të rrafshët, në to kishte nga një sfastikë si simbol i lumturisë. Ndërsa paraqitjet figurave të Buddhës fillojnë në shek. II p.e.s.


Bazat e budizmit janë:

1. hierarkia institucionale

2. klerikët

3. stupat (tempujt varror)

4. Tempujt.

Nga Budizmi i hershëm u zhvilluan disa degë ose shkolla:

1. Theravada budizmi – është shkolla e budizmit më të hershëm dhe ishte e përhapur në Shri Lankë, Birmani, Tajlandë, Kampuqi dhe në Azinë Juglindore. Ithtarët e kësaj shkolle besojnë në një Buddhë;

2. Mahayana budizmi – është shkollë kundërshtare e theravadës. Shtrihej në Mongoli, Kinë dhe Japoni. Kjo shkollë mësimet i kishte të përmbledhura në libra të quajtura Sutra. Sutra diamant është libri më i vjetër i shtypur në Kinë, në vitin 868 p.e.s. Ithtarët e saj besonin në shumë Buddha. Si dhe

3. Vajrayama budizmi ose budizmi tantrik – është shkollë e cila u zhvillua në shek VI e.s. dhe e cila qëllimin e arritjes së Nirvanës e realizoi përmes meditimit, ritualeve, simboleve dhe magjisë. Klerikët e Vajrayama budizmit quhen Lama (udhëheqës i Manastirit), ndërkaq kleriku quhej Dalaj Lama. Kjo shkollë është e pranishme vetëm në Tibet. Dalaj Lama gjithmonë përtërihet. Pas vdekjes së tij, shpirti i tij kalon tek një fëmijë (7 vjeç) dhe ky fëmijë kërkohet nëpër tërë vendin për të marrë pozitën e tij si Dalaj Lama i ri. Këta fëmijë deri në moshën 20 vjet ndihmohet nga dikush, e kur arrin moshën e duhur merr plotësisht postin. Dalaj Lama edhe pse akoma zgjidhet që 45 vite nuk jeton në Tibet.

Budizmin sot mund ta ndajmë:

1. Budizmi kinez – i cili fillon në shek. I e. s., në formë të Mahayama nudizmit. Ky budizëm lulëzon gjatë shekujve VII-X të e. s., respektivisht në kohën e sundimit të dinastisë Tang (618-907). Perandorët kinez përkrahën budizmin për shkak të nxitjes së pacifizmit dhe të moralit qytetarë. Shkollat e budizmit kinez janë: Chan, Tian-Tai, Hua-Yen.

2. Budizmi korean - arrin në shek IV të e. s. Këtu krijohen dy shkolla: Popsong dhe Son të cilat më 1935 bashkohen dhe krijojnë shkollat lokale.

3. Budizmi japonez – ndikimet e Mahayama budizmit depërtojnë në Japoni nga Korea nga shek. VII. Shkollat e para ishin: Tendai, Shingon dhe Zen. Në shek XIII të e.s. murgu Nichiren e themeloi budizmin e pastër japonez. Sot 2/3 e japonezëve janë budist.

4. Budizmi tibetian – u përhap në mes shekujve VII-XIII. Këtu u zhvilluan shkolla të posaçme të vajrayama budizmit me specifikat e veta.
Lapsi
Lapsi

67


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi