EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Evolucioni i njeriut dhe Darvini

3 posters

Shko poshtë

Evolucioni i njeriut dhe Darvini Empty Evolucioni i njeriut dhe Darvini

Mesazh  Solomoni 08.01.17 17:55


Jeta është e shkurtër për disa, dhe e gjatë për disa të tjerë, por gjithësesi në disa gjëra dhe tipare ajo s’ndryshon kurrë.
Njerëzimi është përpjekur me shekuj për të zbuluar origjinën e jetës dhe shumë mistere rreth saj. Darvini dha teorinë se njeriu i parë kishte qënë një qenie shumë e ngjashme me majmunin, që evoloi duke u kthyer në njeriun e sotëm... por nga erdhi “njeriu i parë”, si erdhi dhe si evoloi?
Studiuesë dhe “mendimtarë” të ndryshëm hamendësojnë se njeriu u krijua në laboratoret aliene, por tek e fundit, edhe alienët nga erdhën? Si u krijua në të vërtetë Universi, galaktika jonë, sistemi ynë, planeti ynë, dhe në fund...
Por, çfarë e shtyu Darvinin në studimin e teorisë së evolucionit njerëzor dhe si? Deri në dhjetor të vitet 1835 Darvini kishte fituar famë ndër radhët e shkencëtarëve anglez. Mësuesi i tij Hensloë kishte ndihmuar në krijimin e prestigjit të nxënësit të tij duke i dhënë vazhdimisht gjeologjistëve të famshëm pamfletë ku reflektoheshin zbulimet gjeologjike të Darvinit.. Me të mbërritur në Shrevsbury Darvini shkoi takonte të afërmit e tij në shtëpinë The Mount. Më pas, ai shkoi në Kembrixh për të takuar Hansloë i cili e këshilloi Darvinin që të gjente natyralistë të gatshëm për të permbledhur mostrat e ndryshme të sjella nga udhëtimi i gjatë. Darvini u financua gjithashtu edhe nga babai i tij Robert, i cili e ndihmoi atë të punonte si shkencëtar më vete. Darvini shëtiti në institucionet e Londrës duke kërkuar ekspertë të cilët mund të përshkruanin koleksionin e tij të mostrave. Puna e ekspertëve u bë e mundimshme; kishte mbingarkesë në punë për arsyen e thjeshtë se shumë mostra rrezikoheshin të prisheshin e të humbnin.
Më 29 tetor, në sajë të Charles Lyell, Charles Darvini takoi anatomistin Richard Oven i cili kishte “çelesat” e Sallës Operatore të Royal Collage. Ai e ndihmoi mikun e tij të ri në analizimin e mostrave të sjellura nga Amerika latine dhe më gjerë.
Analizimet e Richard Oven nxorrën në dritë një lloj kafshe gjigante por te zhdukur slothi, skeletin e një scelidotherium të zhdukur dhe një lloj kafke brejtësi amerikano-jugor me përmasat e një hipopotami i quajtur Toxodon që ngjasonte shumë me një capybara dhe të tjera. Këto dhe të tjera mbetje të zbuluara kishin lidhje me lloje të zhdukura kafshësh që kishin jetuar në Amerikën e Jugut. Në dhjetor Darvini filloi të merrte pjesë në lobet e Universitetit të Kembrixh për të organizuar punën dhe koleksionet e fosileve për të rishkruajtur ditarin e tij. Në raport ai shkroi për rritjen graduale por të ngadaltë të Amerikës së Jugut. Me shtytjen e Lyell ai e lexoi këtë raport në Shoqërinë Gjeologjike të Londrës (Geological Society of London), më 4 janar 1837. Po atë ditë ai paraqiti përpara akademisë së zoologëve (Zoological Socity) mostrat e gjetura të gjitarëve dhe zogjve gjatë udhëtimit me Beagle. Më 17 shkurt të po atij viti, Darvini u zgjodh në Këshillin e Shoqërisë Gjegrafike.
Kështu pra, Charles Darvin themeloi teorinë e Evolucionit, duke i mësuar botës shumë mbi origjinën e njeriut, dhe evolimit të tij.
Ndërkohë, ende shumë prej nesh e konsiderojnë ekzistencën e njeriut si të krijuar nga Zoti, pra, me pak fjalë, mendojnë se Zoti krijoi Botën dhe njerëzimin.
E përbashkëta e të gjithave teorive mbi krijimin e Botës dhe origjinës së vërtetë të njeriut është se asnjëra prej tyre nuk mund të konfirmohet plotësisht apo të pohohet me plot siguri.
Solomoni
Solomoni

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Evolucioni i njeriut dhe Darvini Empty Evaluimi i njeriut dhe te pathenat e Darvinit

Mesazh  bojko 16.02.17 23:53

Nga kendveshtrimi im:

Sot njerezimi ndahet ne dy kategori,
1. shumice, njerezimi, shumica trurshperlare dhe te manipuluar.
2. pakice, nje numer shume i vogel, shoqeri te mbyllura, qe kane po thuajse te gjitha informacionet qe bota i kerkon, studion , hulumton, por keta nuk i publikojne thjeshte se nuk ju behet vone, se at pune e kan, shfrytezimin dhe manipulimin e mases njerezore.

Individe te shoqerive sekrete, shpesh here ne forme arti i publikojne shume sekrete te njerezimit, te cilet une personalisht ju besoj, ku ne forma te ndryshme spjegojne edhe si majmuni u be njeri.

Rexhisori i famshem Stanley Kubrik (Mason i shalles 33) ne kryevepren e ti "Odisea 2001" te vitit 1968, jep nje qasje te asaj qe bota kerkon per evaluimin e njeriut. Dmth ne nje pike kur krijesat, majmunet e llojit te vet, ju mungonje nje element pershpejtimi, vjen nga qielli nje monolit i zi,  ku pas kesaj te fundit keta majmune munden te kene edhe energji negative e cila njekohesisht ndikon ne mbijetese te te forteve ose ne zhvillimin e evaluimit. ( Stanley Kubrik ka bere edhe publikime / zbulime tjera per masen permes filmave te tij )
Albert Pike po ashtu nje Mason kategori 33, ka thene njehere "ne ndihmuam Zotin ne zhvillimin e njerezimit" ( Zoti nuk ka nevoj per ndihme por nuk per krijimin e elementit negativ lejon djallin ta kryej per te ).
Kjo fjali e Albert Pike nderlidhet me monolitin e zi te Stanley Kubrik, ose me Anunnaki me qanten e tyre nga planeti Nibiru e cila ka ndihmuar mendimin negativ, nje modifikim ADN, qeles per mbijetese, pasi qe Zoti nuk ofron gjera negative por vetem pozitive.
Matematikisht une personalisht e shoh zhvillimin e Matrix ku ne jetojme te programuar nga pozitivja 1  dhe e negativja 0 , ku kombinimi rezulton me funksionim te programit.

Historia e botes sone pa kontestim te asnjeres pale Librave Fetar apo Shkences ka kaluar shume civilizime, por edhe vazhdimisht ka "qanta" te tilla ne forme te vaksinave nga "Anunnaki" te llojeve te ndryshem per pershpejtim dhe vazhdim te evaluimeve, te cilet perfaqesojne negativitetin ose 0. Ne kete procedure perfshihemi edhe ne njerezit ose civilizimi yne te cilet ende jemi ne evaluim e siper me ndihmen e ketyre cantave apo injeksioneve. Nje monolith i zi ( shih foton ) njerezimit i ka ardhe edhe tani ne New York afer kullave binjake te rezuara ne 2001, te cilen ka shume mundesi qe i madhi Stanley na e ka bere te ditur ne filmin e ti qe ne vitin 1968 "Odisea 2001" dhe kete teori une e besoj pa asnje dyshim.

Pra, si perfundim, une mendoj qe duhet te shohim mes fjaleve te Darvinit apo shkences, informatave te ofruara nga shoqerite sekrete dhe fese dhe pergjegja eshte aty para syve tone.


Evolucioni i njeriut dhe Darvini A053d110

Evolucioni i njeriut dhe Darvini Monoli10

Evolucioni i njeriut dhe Darvini 2001sp10


Edituar për herë të fundit nga bajko në 17.02.17 12:37, edituar 3 herë gjithsej
bojko
bojko

"Janë dy lloje të historisë:. Historia zyrtare, ajo e gënjeshtrave, ajo që na mësojnë në shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia të fshehtë, në të cilën janë shkaqet e vërteta të ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Evolucioni i njeriut dhe Darvini Empty @ Solomon

Mesazh  bojko 17.02.17 10:41

po harrova pyetjen shtese, kush i krijoj alienet ...

Nje citim fetar nga kurani thote " Zoti eshte krijuesi i gjithe asaj qe ne njohim dhe nuk njohim " dhe pamvaresisht perpjekjeve te kota te njeriut qe te gjej pergjegje alternative aty eshte pergjegjja e vetme.

Johan Wolfgang von Goethe ( Mason po ashtu ) qe mesiguri keni degjuar te gjithe per te, dijetari me i madh gjerman, autori i Faust ( nje liber qe jep shume pergjegje per te panjohuren) ne fund te jetes se tij, pak para se te vdiste nuk mund te fliste per shkak se goja nuk i punonte beri me dore shkronjen "W" ( me kende te rrumbullaksuara ) qe nxiti shume debate edhe sot e kesaj dite. Gjermanet nuk duan ta pranojne te verteten dhe thone qe ai ka dashte ta paraqes shkronjen e emrit te tij te dyte, ÇKA nuk paraqet ndonje rendesi te madhe ne mementet e fundit te jetes, por e verteta qe gjermanet dhe bota si dhe une po ashtu e kuptojme qe vdiq ashtu si deshi, si studiues i fese islame,  duke ju perkulur te madhit Zot, krijuesit tone Përendisë qe ne arabisht Përendia shkruhet si shkronja W vetem se pak me e rrumbullaksuar.

Une gjithashtu te dashur miq te portalit, bej hulumtime, studime, eksperimente, dhe mekate po ashtu, por gjithmone nuk e injoroj krijuesin tone te vetem i cili ne dimensionin tjeter duhet ti pergjegjemi per te bemat tona.

me te mira
bojko
bojko

"Janë dy lloje të historisë:. Historia zyrtare, ajo e gënjeshtrave, ajo që na mësojnë në shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia të fshehtë, në të cilën janë shkaqet e vërteta të ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Evolucioni i njeriut dhe Darvini Empty Re: Evolucioni i njeriut dhe Darvini

Mesazh  ardianbeka 08.10.17 21:24

Natyrisht, mjaft shkencëtarë besojnë se Big-Bengu ishte një ngjarje spontane dhe e padrejtuar nga dikush, falë së cilës grimcat e materies u organizuan vetë në yje e planetë gjatë një periudhe kohore. Bibla nuk e përkrah këtë pikëpamje, por thotë se formimi i universit ishte vepër e dorës së Zotit, pavarësisht nëse ai ka përdorur njëfarë shpërthimi kozmik apo ndonjë metodë tjetër krijimi.
ardianbeka
ardianbeka

www.jw.org

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Evolucioni i njeriut dhe Darvini Empty Re: Evolucioni i njeriut dhe Darvini

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi