Krijimi apo Evolucioni
3 posters
Faqja 1 e 1
Krijimi apo Evolucioni
Krijimi apo evolucioni?
Kjo është një nga temat më interesante për të shqyrtuar për shkak të mashtrimit të pafund që bëhet në emër të shkencës, “fakteve” shkencore, intelektualëve, etj, etj. Kuptohet që meqë shumë prej nesh jemi rritur nën sistemin ateist, ne jemi të mirëinformuar mbi këtë çështje. Nuk ka asgjë të re që evolucionistët mund të na mësojnë ne, që, që nga klasa e pestë mund të rrecitonim çdo rresht nga librat e Darvinit. Duke qënë se unë besoja në teorinë e evolucionit, dhe isha mjaft i zellshëm në këtë fushë, besoj se argumentat e dhëna në këtë artikull, do të jenë jo të pakta për të mbuluar një temë kaq të gjërë.
Ajo që të bën përshtypje në ata që besojnë evolucionin, sidomos në Shqipëri, është përrallat e imagjinatës së zhvilluar, syren apo të tjerëve, që ata i besojnë verbërisht duke i mbështjellur me fraza shkencore, dhe këmbënguljen e tyre për vërtetësinë e kësaj teorie.
Në këtë artikull, do të shikojmë të dyja pikëpamjet nga ana shkencore, dhe si fillim, le të themi që ne sfidojmë çdo njeri që nuk bie dakord me këtë artikull që të paraqesë fakte shkencore për të kundërshtuar ato që do lexoni më poshtë. Nëse dikush është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë, ne do e heqim këtë artikull nga ky webiste, dhe do kërkojmë falje për gabimin e bërë. Ky është një premtim.
E themi këtë, për asnjë arsye tjetër, veçse për të treguar se evulocioni nuk është shkencë, nuk është as e llogjikshme, por në të vërtetë është një sistem fetar, që ka më tepër besim sesa ata që besojnë tek “gogoli” apo “plaku me thes”, dhe siç do ta shikojmë më poshtë, kjo thënie nuk është aspak e egzagjiruar.
Atëherë, pa humbur kohë, le ta fillojmë nga fillimi.
Është mjaft interesante, që në shumicën e shkrimeve me përmbajtje evolucioniste, nuk fillohet nga fillimi, por shumica e këtyre shkrimeve fillojnë duke besuar se universi dhe e gjithë lënda e nevojshme për mbështetjen e jetës egzistonte në një farë mënyre. Siç thamë më lart, le ta marrim këtë shtruar, duke filluar nga koka.
Të gjitha teoritë e krijimit të Universit mund të përfshihen në sa më poshtë:
Universi:
1. U krijua rastësisht nga asgjë.
2. U krijua rastësisht nga një krijues.
3. Ka egzistuar në përjetësi.
4. Nuk egziston, është thjesht një iluzion.
Nuk ka asnjë mundësi tjetër për origjinën e universit, përveç atyre që janë përmendur më lart. A njihni ju ndonjë mundësi tjetër? Nëse po, do dëshironim ta dinim.
Le t’i shikojmë me rradhë atëherë.
Pika e parë nuk mund të jetë e vërtetë, sepse kundërshton ligjin e parë të Termodinamikës, i cili thotë se energjia (lënda) nuk mund të krijohet, as të zhduket, ajo thjesht ndryshon nga një formë në tjetrën. Nëse ka ndonjë ligj që është më i vërtetuar dhe universal sesa çdo ligj tjetër në fizikë, këto janë ligjet e Termodinamikës, për të cilët nuk është gjendur ndonjë rrethanë që të mos jenë të vërtetë. Pra, ligji i parë thotë qartë që universi nuk mund të jetë krijuar nga rastësia nga asgjë, sepse lënda nuk krijohet dot rastësisht. Keni kundërshtim ndaj kësaj?
OK, provojeni një herë. Krijoni diçka nga asgjëja, pa pasur asnjë element, madje as ajër, krijojeni atë në vakum. Nuk po ju kërkojmë ndonjë gjë të madhe, psh, krijoni një kuti me përmasa 30 cm x 30 cm, më çfarë lloj materiali t’ju vijë për mbarë juve. E bëni dot? Padyshim që jo! Si mund ta bëni atë nga vakumi. Ligji i parë i termodinamikës, është i pakundërshtueshëm.
Pika e tretë nuk mund të jetë e vërtetë, sepse kontradikton ligjin e dytë të Termodinamikës, që është ligji i entropisë, i cili shkurtimisht thotë që gjërat e lënë në vetvete pa ndërhyrje të jashtme shkojnë drej shkatërrimit. Edhe një herë le t’ju kujtojmë se ky është një ligj, jo teori (si ajo e evolucionit) dhe mund të provohet në çdo vend, në çdo kohë. Ky ligj është një shuplakë në fytyrë për evolucionistët.
Të gjithë ne besojmë në këtë ligj. Nëse keni një makinë, ju besoni në këtë ligj, nësë keni një biçikletë, shtëpi, apo çfarëdo objekti tjetër, ju e dini mjaft mirë se ato nuk evolojnë, por shkatërrohen me kalimin e kohës. Unë do të doja shumë që makina ime të bëhej më e bukur dhe më e mirë me kalimin e kohës, por nuk do të mbyll sytë përpara fakteve.
Dmth, universi nuk ka mundësi të ketë egzistuar nga përjetësia (pra të mos ketë fillim) sepse nëse kjo është e vërtetë, sipas ligjit të dytë të Termodinamikës, ai do të ishte shkatërruar kohë më parë sesa të kishte mundësi që jeta të fillonte në ndonjë vend.
Të vetmit ata që nuk bien dakord me këtë ligj, janë a) evolucionistët, b) politikatët, sepse ata duhet të premtojnë që gjërat do bëhen gjithmonë e më mirë, që të marrin votat tona, c) të çmendurit. Fakti që universi nuk është zhdukur tregon se ai nuk ka egzistuar nga përjetësia (pra ka patur një fillim).
Meqënëse një ditë do të ketë një fund (sipas ligjit të dytë të Termodinamikës), në qofte se proceset aktuale vazhdojnë të ndodhin, tregon se koha nuk mund të ketë qënë e përjetshme. Universi ynë është njësi i hapësirës, lëndës, dhe kohës, kështu që nëse një nga këto elemente pati një fillim, edhe dy të tjerat kanë filluar në të njëjtën kohë.
Pika e katërt nuk mund të jetë e vërtetë, sepse ne të gjithë dëshmojmë se universi dhe jeta është e vërtetë, nuk është iluzion. Nëse është iluzion, atëherë shkoni bëni diçka tjetër, mos humbisni kohë duke lexuar këtë artikull.
Duke ditur se nuk ka asnjë mundësi tjetër për krijimin e universit, dhe duke kundërshtuar me ligje shkencore ato teori që egzistojnë në lidhje me krijimin e rastesishëm të universit, e vetmja mundësi e mbetur ështe që Universi i krijua nga një krijues (Zoti).
Por, a ka kuptim që një fuqi e mbinatyrshme të ketë krijuar universin? A është kjo gjë shkencore?
Le ta shikojmë këtë në hollësi dhe objektivisht.
Modeli i evolucionit, nëse është i vërtetë, parashikon se lënda evoloi nga rastësia, nëpërmjet fazave të ndryshme, që nga fillimi më i thjeshtë (që evolucionistët nuk e shpjegojnë dot me shkencë), në elemente më komplekse, yje, galaktika, sisteme djellore, qeliza të gjalla, amfibë, zvarranikë, gjitarë, dhe së fundi njeriu, si shkalla më e lartë e evolucionit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është e qartë që ekziston një ligj i fuqishëm që ndryshon sistemet drejt niveleve gjithmonë e më të larta kompleksiteti. Pra, ky është parimi kryesor i evolucionit, një ligj i rritjes në organizim, që si rezultat sjell sisteme të reja në natyrë dhe perfeksionon sistemet aktuale.
Nga ana tjetër, modeli i krijimit (nga një krijues, Zoti) parashikon të dy ligjet e Termodinamikës. Së pari, ligjin e parë, që shpjegon se krijimi nga Perëndia ishte i plotë dhe i përsosur, dhe me një qëllim. Së dyti ligjin e dytë të Termodinamikës, si dhe ligjin e konservimit (ruajtjes) së energjisë.
Ligjet e konservimit, janë disa nga ligjet kryesore dhe bazë të çdo shkence. Këtu përmendim, ligjin e konservimit të energjisë, lëndës, momentit, etj. Këto ligje janë të padiskutueshme dhe shumë të rëndësishme për të kuptuar natyrën e të dy modeleve në shqyrtim. P.sh. Termodinamika klasike shpreh se në çdo ndryshim fizik që ndodh në një sistem, entropia gjithmonë rritet.
Entropia përkufizohet si sasia e energjisë që është e pamundur të kryejë punë. Le të japim një shembull konkret, meqënëse deri tani mund të duket shumë abstakte. Le të flasim për motorrin e një makine.
Sasia e energjisë së prodhuar për të vënë në punë makinën, nuk përdoret 100% nga motorri. Faktikisht 20%-30% e kësaj energjie është energji që bën ‘punë’, pjesa tjetër humbet duke u kthyer në nxehtësi. Pra 70% e energjisë është entropi, dhe kjo energji shkon kot, të paktën jo për gjëra që na interesojnë ne. Ne më mirë do të dëshironim që të ecnim 100 km me një litër benzinë sesa 10-15 km.
Ky është një ligj i pakundërshtueshëm dhe i vëzhgueshëm kudo. Mirëpo modeli i evolucionit, nënkupton të kundërtën, që në një farë mënyre energjia e duhur për punë shtohet dhe bëhet më produktive, duke kundërshtuar një ligj që askush s’e ka hedhur poshtë. Pra deri tani shohim se si modeli i evolucionit kundërshton ligjet bazë të shkencës, dhe modeli i krijimit konfirmon ligjet e shkencës.
Le të supozojmë se evolucionistët kanë të drejtë në lidhje me origjinën e universit. Pra, në një farë mënyre apo tjetër, universi u krijua nga rastësia, dhe të gjitha elementet bazë të jetës ishin prezente që nga fillimi i universit. Cili është propabiliteti që dy elemente që kryejnë një funksion të caktuar të lidhen së bashku?
Përsa kohë që numri i elementeve që kërkohen për të kryer një funksion të caktuar është i vogël, propabiliteti është i mundshëm. Psh, le të shqyrtojmë mundësinë e dy elementeve që bashkohen për të krijuar një kompozitet që kryen një funksion të caktuar. Dy elementet janë A dhe B dhe kombinimi i suksesshëm është AB.
Meqënëse ka vetëm dy mundësi të kombinimit të këtyre elementeve (AB, BA), atëherë propabiliteti i suksesit është një në dy, ose 0.5. Nëse kemi tre elemente që nevojiten për të krijuar një substancë që kryen një funksion, dhe vetëm një kombinim është i suksesshëm, atëherë propabiliteti është një në gjashtë (ABC, ACB, BAC, BCA, CAB, CBA) nga të gjitha kombinimet e mundshme. Nëse mund ta shprehnim këtë me gjuhë matematikore, kjo do të thotë se për çdo kombinim të X elementeve, numri i kombinimeve është X! (X faktorial). P.sh, për tre elemente, numri i kombinimeve është 3! ose 3 x 2 x 1 = 6.
Tani le të shqyrtojmë një organizëm me vetëm 100 elemente që duhen kombinuar për të kryer një funksion të thjeshtë. Propabiliteti që kjo mund të ndodhë nga rastësia është 100! ose 10^158 (dmth 10 me 158 zero prapa).
Ky është një number i paimagjinueshëm. Le të mos harrojmë që sipas shkencëtarëve universi përmban rreth 10^80 elektrone. Eshtë e pamundur që një organizëm i tillë të krijohet nga rastësia. Padyshim skeptikët thonë që përsëri ka një mundësi megjithëse propabiliteti është i vogël. Në fund të fundit kjo nuk ndodhi (sipas tyre) brenda natës, por në një periudhë miliarda vjeçare.
Sipas shkencëtarëve universi është jo shumë se 30 miliardë vjeçar. Le të supozojmë që çdo element bazë i jetës ka egzistuar për 30 miliardë vjet, që e kthyer në sekonda del 10^18 sekonda. Le të supozojmë se një sekond ndodhin 1 miliardë (10^9) kombinime të mundshme për të krijuar organizmin me 100 elemente që po shqyrtojmë (vini re që këto numra janë vërtetë të ekzagjiruara në dobi të teorisë së evolucionit).
Propabiliteti që ky organizëm mund të krijohet nga rastësia për 30 miliard vjet është 10^9 x 10^18 = 10^27. Siç e përmendëm propabiliteti i saktë 10^158, që do të thotë, se nëse ndodhin 1 miliardë kombinime në sekond për 30 miliardë vjet, propabiliteti që kombinimi i saktë do ndodhë është 10^158 / 10^27 = 10^128, që është një absurditet. Ne zgjodhëm një organizëm me 100 elemente, që sipas NASA-s (agjensia Amerikane e austronatëve) trajnimi i austornatëve përmban mësime se si ata të dallojnë format më të thjeshta të jetës, më e thjeshta prej së cilave përmban 400 amino acide, ku çdo amino acid është një kombinim i katër deri pesë elementeve baze kimike, dhe secili prej këtyre elementeve është një kombimin i veçantë protonesh, elektronesh dhe neutronesh.
Të besosh se kjo erdhi nga rastësia jo vetëm që kërkon një besim të verbër, por është çmenduri. Çdo njeri që beson në teorinë e evolucionit ka më tepër besim se të gjithë besimtarët në Zot të marrë së bashku.
Ka dy arsye pse njerëzit pranojnë teorinë e evolucionit. Arsyeja e parë është padituria. Shqipëria fatkeqësisht është e mbushur me njerëz që nuk kanë asnjë njohuri nga këto gjëra që ne përmendëm më lart, dhe janë aq krenare saqë nuk pranojnë asnjë mendim ndryshe nga tyrin.
Arsyeja e dytë pse njerëzit besojnë Teorinë e Evolucionit është sepse nuk duan të pranojnë që ka një Zot dhe një ditë do të japin llogari për jetën e tyre para Tij, prandaj vazhdojnë të gënjejnë veten se një teori e tillë është e vërtetë.
Shikoni pak tabelën e mëposhtme. Ka të bëjë me ligjin e shkakut dhe pasojës.
Shkaku i parë i hapësirës së pafund duhet të jetë i pafund
Shkaku i parë i kohës duhet të jetë i përjetshëm
Shkaku i parë i energjisë pa kufi duhet të jetë i gjithpushtetshëm
Shkaku i parë i kompleksitetit të pafund duhet të jetë i gjithëditshëm
Shkaku i parë i vlerave morale duhet të jetë i moralshëm
Shkaku i parë i vlerave shpirtërore duhet të jetë shpirtëror
Shkaku i parë i integritetit duhet të jetë i vërtetë
Shkaku i parë i dashurisë duhet të jetë dashuri
Shkaku i parë i jetës duhet të jetë i gjallë
Cili model përputhet më mirë me këto karakteristika? Evolucioni që mëson se çdo gjë erdhi nga rastësia? Apo krijimi që mëson se ishte Perëndia vetë që krijoi gjithçka, i cili ka ato cilësi që përshkruhen më lart. Ai është i gjithëditshëm, i gjithëpushtetshëm, i përjetshëm, i moralshëm, dashuri dhe i gjallë. Këto janë ato cilësi që Bibla na mëson për Zotin tonë. Ai na do dhe na ka krijuar për një qëllim. Jeta jonë nuk është rastësi, është plot me qëllim dhe kuptim, e dizenjuar personalisht nga Zoti i gjithësisë.
Argumenti më “i fortë” që ata që besojnë evolucionin sjellin për të mbrojtur atë teori ka të bëjë me zhvillimin e shkencës, njohurisë, teknologjisë, etj. Megjithëse kjo mund të duket sikur përputhet me teorinë e evolucionit, kjo s’ka asgjë të bëjë me atë teori. Kjo ka të bëjë me faktin se sa më tepër njerëzit të jenë në planetin Tokë, aq më shumë do të rritet njohuria dhe përparojë shkenca.
Kjo është llogjike. Në fund të fundit, fëmijët e brezit të sotëm lindin në një ambjent me teknologji të zhvilluar dhe i mësojnë që të vegjël parimet kryesore që shkencëtarët më të famshëm të 200-300 vjetëve më parë nuk i dinin.
Prandaj, ata nuk kalojnë 20-30 vjet studime për të shpikur ato gjëra që tashmë jane zbuluar, por ndërtojnë mbi njohurinë aktuale. Kjo nuk do të thotë evolucion. Pse a mund të themi ne se një 18 vjeçar sot është më i zgjuar sesa Njutoni? Padyshim që jo, cili është ai i marrë që do të bënte një deklaratë të tillë? Por Njutoni nuk dinte asgjë për kompjuterat, ndërsa një 18 vjeçar sot di shumë për to.
Por, nëse Njutoni do të kishte lindur në vitin 1970, ku i dihet se çfarë do të kishte bërë. Ky është një parim i thjeshtë që nuk ka të bëjë me teorinë e evolucionit, por ka të bëjë me faktin se çdo brez ndërton mbi atë njohuri që është dashur mijëra vite të mësohet dhe përcillet në brezat pasardhës, dhe çdo brez do të jetë gjithmonë e më i zhvilluar.
Nëse evolucioni është i vërtetë, atëherë do të shikonim që do të kishim njerëz më të zhvilluar në vendet më të zhvilluara. Kuptohet që shumica e zbulimeve teknologjike janë bërë në Shtetet e Bashkuara. A do të thotë kjo që ata janë një shkallë më lart në shkallën e evolucionit sesa kombet e tjera?
Nëse kjo është e vërtetë, si shpjegohet që shumë nga nxënësit e shkollës së mesme në Amerikë mezi dinë të shkruajnë e të lexojnë? Ose si shpjegohet që nëse një nxënës Shqiptar shkon në Amerikë, jo vetem që konkuron me vendasit, por qëndron shumë më lart se shumica e tyre? Çfarë është kjo evolucion?
Në qofte se i njëjti nxënës do të ishte lënë në një fshat të humbur të Shqipërisë, a do te jepte ai të njetjtat rezultate? Padyshim që jo, sepse nuk do të kishte mundësi të mësonte të njëjtat gjëra. Atëherë, çfarë kemi këtu evolucion, apo devolucion?
Padyshim që jo, kjo është absurde, le të mos ngatërrojnë njohurinë me inteligjencën. Shume njerëz sot kanë më tepër njohuri sesa kishte Njutoni, por janë të rrallë ata që do të kenë ndonjëherë inteligjencën e tij.
Teoria e evolucionit dështon përpara çdo ligji shkencor dhe llogjikës së thjeshtë. Është absurditet të besosh se organet e trupit të njeriut (apo gjitarëve) u krijuan nga rastësia. Si mundet syri të krijohet nga rastësia, apo me “evolim”? Evolim drejt kujt? Njerëzit i fusin ato miliona vitë në mes të çdo fraze sikur ato do ndryshojnë ndonje gjë. Le të flasim për organet e riprodhimit për shembull. Në qoftë se evolucioni është i vërtetë, atëherë do të thotë se ato u zhvilluan në një periudhë miliona vjecare, dhe çdo specie perfeksionoi diçka më tepër në atë sistem. Vërtetë? Po si riprodhoi ajo specie kur organi i riprodhimit nuk egziston akoma?
Një organ 70% i zhvilluar nuk mund të kryejë një funksion, e jo më të ketë pasardhës që ta perfeksionojnë këtë funksion. Njerëzit sot kalojnë vite të tëra kur kanë një sëmundje, shpesh herë pa asnjë rezultat pozitiv, dhe ju mendoni se syri i njeriut u krijua nga rastësia? Po si mundet një organ si syri me 20% zhvillim të vazhdojë të zhvillohet deri 100%? Kjo është çmenduri!
Asnjë njeri që ka dy pare tru në kokë nuk mund të besojë nje idiotizëm të tillë.
Dhe nëse ndodhi një herë nga rastësia, si ka mundësi që i njëjti organ të zhvillohet në qënie të ndryshme që janë në linja të ndryshme të shkallës së evolucionit? Kjo do të thotë që paralelisht organi i të parit u zhvillua në qënie të ndryshme, që nuk janë drejtpërdrejt të lidhura me njeri tjetrin. Kjo nuk është pamundësi, kjo është çmenduri të besosh se kjo erdhi nga rastësia.
Evolucionistët kanë vendosur që të besojnë diçka që është jashtë çdo lloj llogjike dhe ligji shkencor. Kjo quhet fe, jo shkencë. Shkencë quhet diçka që bazohet në ligjet shkencore, dhe evolucioni dështon para çdo ligji shkencor. Sistemi i evolucionit nuk është asgjë tjetër sesa një fe e rreme, që i mban njerëzit në errësirë duke i gënjyer sikur nuk ka një Zot, krijues të gjithësisë.
Sot në botë ka shume fe, dhe nëse dikush vendos që të besojë tek teoria e evolucionit, kjo është zgjedhja e tyre, por nëse ju vendosni të bëni këtë gjë, ju lutem mos a quani atë shkencë, quajeni ashtu siç është në të vërtetë, fe.
Kjo temë është aq e gjërë saqë është e pamundur ta trajtojmë më gjërë në një artikull (sepse ju nuk do lexonit një libër në internet), por ne shpresojmë që t’ju kemi dhënë aq informacion saqë nëse ju besoni në evolucion, të merrni parasysh anën tjetër të fakteve. Nëse kërkoni më tepër informacion, ju lutem na kontaktoni. Zoti ju bekoftë.

er jon- 20 vjec
1
Re: Krijimi apo Evolucioni
Persa i perket faktit qe nuk mund te krijohet asgje ne vakum madje as edhe nje leter me permas 30x30 e keni shume gabim! Shkencetaret (nqs mund te egzistojne te tille) kane arritur te krijojne antimaterien ne gjendje vakumi.
Kurrsesi nuk mund te egzistoj nje krijues(Zoti) por mund te egzistoj Burimi.=> Eshte energjia pozitive dhe negative qe mbajne ne gjendje ekuilibri universin.Dicka duhet te kete ardhur nga asgje.A nuk mendoni keshtu????

Round Table-
Libri është një parajsë i cili të ndriçon edhe në qoshet më të errëta të qelive ...!!
Padija na verbon dhe na mashtron. O vdekatare te mjere, celini syte!
4
Re: Krijimi apo Evolucioni
Cilat jane zbulimet e shkences moderne ?
Biologjia
- Ne Biologji (Ne klase te 8-te dhe vit te 2-te ne gjimnaz) kemi mesuar rreth “fakteve” te evolucionit. Kemi mesuar sesi njeriu erdhi nga majmuni, majmuni nga kafshe te tjera, keto kafshe nga peshku dhe peshku nga gjallesa (pema e evolucionit).
Por ajo qe shume njerez nuk dine se shume prej ketyre “fakteve” qe paraqiten ose jane mashtrim ose te deformuara, si psh rasti i “Provave Embrionale”.
Nje njeri qe e quante veten shkenctar pretendonte se keto prova paraqesin ngjashmerine midis embrionit njerezor dhe embrionit te kafsheve duke pohuar se kjo tregonte se ne kemi ardhur nga majmuni dhe ne kishim evoluar.
Ajo qe nuk dinin njerezit ishte se ky studies i kishte deformuar pamjet, te dhenat, dhe perfundimet, por me vone ai e pranoi se kishte mashtruar.
Njeriu nuk erdhi nga majmuni
Studuesit e mikro-biologjise, kane bere nje zbulim teper interesant. Eshte zbuluar se ADN e te gjithe njerezve ne bote eshte aq e ngjashme me njera-tjetren (99.8 %) sa pothuaj gjithe studuesit e kesaj fushe pohojne se te gjithe duhet ta kemi pasur prejardhjen nga nje nene e vetme.
Zbulimet me te fundit te Biologjise bien ne kundershtim me Teorine e Evolucionit. Evolucionistet pretendojne se ndryshimi (mutacioni) i udhezimeve gjenetike (d.m.th te gjeneve) shkakton formimin e nje lloji te ri. Por, nje mutacion parimisht eshte nje ndryshim negativ ne strukturen gjenetike.
Meqe nje mutacion eshte para se gjithash nje c’rregullim i struktures gjenetike, ai s’eshte ne gjendje te prodhoje nje lloj me perparimtar. Nje biznes nuk i shton dot fitimet duke humbur te ardhura pak e nga pak.
................................

Albaniaa- 409
Similar topics
» Evolucioni dhe krijimi
» Zhdukja e dinosaurëve dhe evolucioni njerëzor
» Krijimi i qytetërimeve
» Evolucioni Ciklik dhe Karma
» Evolucioni i njeriut dhe Darvini

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi